Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/11

Kryebashiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, kanë zhvilluar snjë takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.


66298863 2356454461268934 7303677472661307392 N
Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi kryebashkiakja Ademi iu drejtoi një letër gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, duke iu kërkuar të ngrenë një komision ndërkombëtar që ajo të dorëzojë detyrën te pasardhësi socialist i zgjedhur nga 30 qershori 2019.

Vetë Ademi ka njoftuar në “Facebook” takimin me kryediplomatin italian, duke u shprehur se ka zhvilluar me të një bisedë tejet konstruktive.


“Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore.

Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike.

Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti. #FaleminderitAmbasadorCutillo”, ka shkruar Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, iu ka drejtuar një letër ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë



Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, iu ka drejtuar një letër ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë, lidhur me vendimin që duhet të marrë për dorëzimin e detyrës te pasardhësi socialist, i fitoi pa garë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Db62f2a0a42d7ff6c1443b0bdb64c8de L

Z.Voltana Ademi iu kërkon ndërkombëtarëve të ngrenë një komision administrativ evropian, si në vitet 1913-1914 dhe 1918-1920, pasi vetëm me një komision të tillë do të dorëzojë Bashkinë e Shkodrës te kryeministri Edi Rama.

“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar”, shkruan Ademi në letër.

Letra e plotë:

E nderuara znj. Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë,
I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian,
I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë;
E nderuara Sh.S.Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë,
I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar
I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë
I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë
I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës

Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ju shkruaj shkëlqesi të nderuar, miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive, që ne kemi ëndërruar e ndjekim si model për vendin tonë!

Sot në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm ekziston një trysni dhe ankth i madh!

Më 30 qershor në metropolin e veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale, por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij, ato zhvillohen më dt. 13 tetor.

Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE-ODIHR që në raportin paraprak! Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate, dolën 8% të qytetarëve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin, duke shkelur çdo princip të lirive të individit!

Me modesti, pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës!

Shumica në Shkodër në veçanti, dhe në Shqipëri në përgjithësi ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur!

Të nderuar ambasadorë!

Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standardeve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative.

Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjencitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve. Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi ryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penalë. Fatkeqësisht, gjatë asaj dite të kobshme ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale, por dhe te çdo njeri me të drejtë vote, deri te përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga bashkia.

Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur procedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proces elektoral europian nuk bëhej fjalë!

Të nderuar ambasadorë!

Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendrore. Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar njëherë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim, që buron vetëm nga vetë njerëzit.

Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 Këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë. Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të së njëjtës parti me kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki, duke cenuar rolin vendimmarrës në interes publik.

Situata aktuale e ajo që larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë.

Të nderuar ambasadorë!

Kthehem me trishtim të thellë te realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm, duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e saj! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në neodiktaturë. Ata e dinë mirë e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar. Shkodra nuk e pranon komisarin politik të Kryeministrit. Ne si qytet jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia.

Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.

Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim.

*Kryetare e Bashkisë së Shkodrës

Lista e zezë e politikanëve serbë

Haha

Persona non grata 


Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka treguar se Aleksandar Vulin dhe disa zyrtarë të tjerë serbë e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë.



Ish-ministri Petrit Selimi ka publikuar një dokument pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.


Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Selimi ka shkruar se ka qenë ai i cili e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

“Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”, ka shkruar Petrit  Selimi.

Petrit Selimi në Twitter ka publikuar një dokument nga koha kur ishte ministër i Punëve të Jashtme, ku ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave-ministreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine ; : Merrni urgjent masa, pritet përplasje e fuqishme

Janu 00000 1000x600 600x360

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ka bërë një paralajmërim të frikshëm, duke tmerruar botën. Në një video të publikuar në Youtube, ai ka paralajmëruar se ka një mundësi shumë të madhe për përplasjen e një meteori në Tokë.



“Duhet të sigurohemi që njerëzit e kuptojnë se kjo nuk është Hollivud. Nuk është film. Duhet ta mbrojmë planetin e vetëm për momentin që ka jetë dhe ky planet është Toka”, ka thënë Bridenstine.

Bridenstine i është referuar një meteori të madh që hyri në atmosferën e Tokës dhe shpërtheu afër Chelyabinsk në Rusi më 2013. Meteori ishte i madh rreth 20 metra  në diametër dhe udhëtonte 64.000 (mijë) km/h.


“Kur hyri në atmosferën e Tokës, ishte më i ndritshëm sesa Dielli. Njerëzit mund ta ndjenin nxehtësinë e këtij objekti nga një largësi prej 62km… Kur shpërtheu, kishte energji 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima… Dëmtoi ndërtesa në gjashtë qytete”, është shprehur Jim  Bridenstine.

“Do të doja t’ju thosha se kjo është diçka shumë e rrallë, por nuk është”, ka shtuar ai. Jim Bridenstine ka deklaruar se meteorët hyjnë në atmosferën e Tokës çdo ditë, por një meteor kaq i madh sa ky në Chelyabinsk hyn vetëm një herë në 60 vjet.

“E dimë se dinozaurët nuk kishin program hapësinor, por ne kemi, dhe duhet ta përdorim urgjentisht”, ka përfunduar zyrtari i NASA-së Jim Bridenstine.

2019/07/09

Poezi nga Jakup Gjoçaj : KU TË TË KËRKOJ?


Rrëmoj në sirtarët e kujtesës


fotografitë e tua që më dërgove

ato të atëhershmet

studente dhe më thoshe:

– Ishin për Ty…

Kërkova dhe gjeta

letrën e fundit që nuk munda të ta dërgoja

Fjalë të zverdhura në letër

Që kurrë nuk munda të t’i thosha

Që kurrë as Ti nuk i lexove….

Memorie e mbarsur me udhëtime

Në vendet tona

Ku u takuam për herë të parë

Ku të përqafova për herë të parë

Ku ti e para më puthe për herë të parë

Ku unë të putha për herë të fundit

vende, ku bashkë

Nuk do të shkojmë më kurrë…

Në cilat udhëtime

Unë do të të takoj?

Te cilat dallgë furtunash

Ti do thërrasësh emrin Tim?

Ledhatime, pa duar janë tashmë mendimet e mia për Ty

Ndjej buzët e tua të më prekin…

Në cilat nga vendet që jetuam bashkë do të të takoj?

në cilat rrebeshe shiu do shkruash emrin Tim?

E padukshme,

e paformë, pangjyrë prania e syve të Tu


që më shikojnë pa mëshirë

I trembur fsheh mendimet, porse Ti i shikon.

A i lexon vallë?

Në kë kohë do të të gjej

Në kë errësirë Ti do dëftosh emrin Tim?

Monologje pa shpresë janë katandisur fjalët e mia…

Veçse asnjë sekondë nuk kanë ndalur duke thërritur dashurinë për Ty…

Në cilat udhëtime dhe vende do takohemi

Në cilat Yje Ti do psherrëtish emrin Tim?…

Kujtimet e një oficeri policie. Rruga e burgut.



Nga Ndriçim Mesiti

Më në fund e mbarova lejen e zakonshme në plazhin e Durrësit ,

që “leje i thënçin”,pasi u shkëputa nja dy ditë për disa vjedhje me thyerje lokalesh,të cilat kishin ndodhur brenda një nate dhe shefi i krimeve Jani, me patjetër kërkonte ndihmën time.

Gjithsesi pushova mire, atë 15 ditësh të parë të muajit gusht. Ngaqë nuk kisha patur kontakte me kolegët gjatë kohës që isha me pushime, rrugës tek afrohesha në Komisariat e ndjeja veten si një njeri i ardhur rishtas,i cili nuk ia ka fare idenë se çfarë bëhej brenda asaj godine 3 katëshe e stilit Italian , e ndërtuar rreth viteve 30,ndërtesë me mure të trasha me dhoma të vogla,që nuk ishte gjë tjetër veçse burgu i kryeqytetit në kohën e pushtimit fashist të vendit tonë. Ndonëse në të ishin bërë disa ndryshime,përsëri hija e burgut të dikurshëm kishte mbetur.



Si ndjenjë trishtimi dhe turp historie në polici përballë kësaj ndërtese qëndron një lapidar, që më së miri transmeton kujtesë tek brezat, pasi aty u vra një nëne, e cila protestonte kundër burgosjes së rinisë shqiptare në këtë burg famëkeq të kohës. Mbeti në memorie të njeriut sa herë bisedohet për të,apo kur dikush ka punë në këtë ndertesë, togëfjalëshi ”banoj tek Mine Peza”,”kam punë tek Mine Peza”.

Pikërisht tek kalova pranë lapidarit, në çastin kur hyra në komisariat,takova dhe u përqafuam të malluar me kolegun dhe njëkohësisht shokun tim Raxhin,ndihmës specialist i policisë kriminale në komisariat.

-Bos,si ia kalova me leje ? – tha ai dhe duke mos më lëshuar dorën e tij si morsë shtoi- Do të jem ndihmësi yt tani e tutje.

-Si është puna ?- ia bëra unë.

-Ke ndërruar zonë dhe ke marrë lagjen përballë politeknikumit, rrugën Don Bosko dhe rrugen e burgut.

-Atëhere do punojmë bashkë!-ia bëra unë i gëzuar dhe duke i shtërnguar sërish dorën thashë – shihemi sa të mbaroj një herë mbledhjen e mëngjesit me shef Janin.



Nëse mbledhja me shefin ishte shkurtër,një gjë e tillë nuk mund të thuhej për marrjen e detyrës në zonën e re që do të mbuloja. Ndaj pa humbur kohë iu përvesha punës për marrjen në dorëzim të dokumentacionit përkatës nga vetë shef i krimeve, pasi specialisti i mëparshëm i kësaj zone kishte dalë në reformë. Shfletoja çdo dokument,që s’ishte gjë tjetër veçse produkt i tendencës së veprimtarisë kriminale. Fiksoja me kujdes personat e implikuar në të dhe vendet ku shfaqej më e mprehtë kjo veprimtari, duke mbajtur shënime përkatëse. Situata kriminale që paraqitej në dokumentet shkresore nuk ishte aq e panjohur për mua,pasi aty gjeja persona të botës së krimit,të cilët i njihja,të implikuar në ngjarje në zonën që kisha punuar më parë. Nëse struktura e policisë ndahet në zona dhe drejtime te caktuara me synim që të jetë efikase në luftë kundër kriminalitetit, por kjo gjë nuk ndodh me personat e botës së krimit. Ata shfaqen kudo ku e shikojnë të arsyeshme për te realizuar qëllimet e tyre.



Përqëndrimi mbi dokumente më mori një ditë të tërë. Të nesërmen paradite me ndihmësin tim Raxhin dolëm në zonë. Kot i thonë asaj shprehjes popullore “gusht e gunë”, pasi dielli digjte si saç dhe tek përshkonim rrugën në këmbë na vinte mirë që mbroheshim nga pemet,apo kur kalonim poshtë pallateve.Nëse vapa më bezdiste sadopak, krejt e kundërta ndodhte tek bisedoja me ndihmësin dhe mikun tim Raxhin këtë mesoburrë shpatullgjërë,trup muskuloz,të cilin sa herë e kërkoja i thërrisja me nofkën “hekur”. Gjithashtu kishim marrë pjesë bashkë në disa aksione policore, ku ai dallohej për gjakftohtësi dhe i vendosur në veprime. Veç të tjerash ndihmësi im ishte njeri me kulturë në çdo aspekt dhe jo vetëm në atë profesional.Të impresiononte me të folurën e tij të shtruar e të qartë. E shihja si komunikonte me pedagogët,apo me vetë drejtorin e politeknikumit sa herë ata kërkonin ndihmën e policisë dhe Raxhi ishte i papërtuar t’u vinte në ndihmë. Ndërsa ndjeja kënaqësinë që e kisha në krah,ai më preku lehtas në bërryl dhe me zë të ulët tha:

-Ky që është ulur në krahun tim të djathtë në trotuar pranë hyrjes së pallatit ështe Altin Nasufi,për të cilin ka informacione që merret me vjedhje makinash dhe banon po në këtë pallat në katin e tretë.

– Lexova diçka për të kur merrja dokumentet nëdorëzim – ia bëra unë, duke hedhur vështrimin tek personi me emrin Altin,i cili ishte një djalë hollak, i hequr në fytyre,pa brisk në faqe, qethur shkurt,ku pamja e tij perkonte me moshën 20 vjeçare, gjeneralitetet e të cilit tashmë i kisha të fiksuara nga studimi i materialeve shkresore.



-Me se merret dhe çfarë profesioni ka ?- vazhdova unë.

-Është i papunë. Gjithë ditën këtu në hije e gjen poshtëpallatit të tij.-sqaroi më tej ndihmësi im- ndërsa natën merret me vjedhje.

-Hekur, ti bashkë me ndihmësin tjeter Gimin dhe dy puntorët e policisë Ismetin dhe Eqremin akoma nuk i keni verifikuar këto informacione ? O lereni në hije tëpallatit, ose çojeni në burg Altinin.- i mëshova zërit unë.

-Mos u mërzit bos! Tani me ardhjen tënde gjithçka dotë eci mirë.

-Miku im unë e di respektin dhe njohjen që ke në zonë.Natyrisht kjo ndikon pozitivisht në marrjen e informacioneve ndaj personave që merren me veprimtari kriminale, por ato duhen verifikuar shpejt dhe në kohen e duhur.

-Patjetër,por në këtë drejtim ka dhe vështirësi,pasi nuk mjafton vetëm njohja në zonë,apo respekti që ke tek banorët – ia bëri Raxhi,ndërsa përshëndeste banorë ku kalonim aty pranë kryqëzimit të rrugës së burgut meunazën dhe shtoi – pa drejtimin e specialistit te policisëkriminale të zonës nuk bëhet detyra me cilësi. Ndaj tani jemi bashkë.

Bashkëbisedimin dhe rrahjen e mendimeve për situatën kriminale në zonë e ndërpreu një zë i fortë që dëgjovambrapa nesh.

-Shef Çimi !

Jo vetëm ktheva kokën, por menjëherë bëra hapa drejt dyqanit të riparimit të biçikletave.

-Astrit si je ! –ia bëra unë,duke i zgjatur dorën personit , i cili u shkëput nga pragu i derës së dyqanit të tij dhe erdhi të më takonte.



-Mirë shef. E mora vesh se ke ardhur në zonën tonë dhe u gëzova pa masë. Zap do e bësh dhe këtu.-ia bëri ai,teksa rrotullonte në dorë një kuzhinietë biçiklete.

-Familja mirë? Babai,nëna mbahen ?

-Nuk të heqin nga goja shef ! Nuk ka burrë si ty thonë. Shef Çimi të ka sjellë në rrugë të drejtë.- tha Astriti dhe ndërsa rrotullonte kuzhinietën fort shtoi – Nuk kam tëlarë unë me ty shef. E dija që ishe me leje dhe mezi tëprisja.

– Si është puna ?

– Është një Xake Krutani,me shtëpi tek rruga e burgut,nuk le gjë pa vjedhur. Deshi të më sillte për të shitur dy biçikleta. Nuk ia pranova,duke i nxjerrë llojlloj preteksesh.

– E ke kushëri ti atë ?

– Asgjë nuk e kam. Vetëm mbiemrin kemi njëlloj. Ai vjen dhe më takon pothuajse çdo ditë.

– Astrit, se mos vjen tani Xakja.- i thashë unë duke i dhënë dorën.- Do flasim gjërë e gjatë pasdite vonë në darkë në vendin dhe në orën që tashmë ti e di. Mirë u pafshim dhe të fala nga shtëpia.

-Të fala paç shef Çimi dhe bëji të fala Raxhit që nuk deshi të më takonte – tha ai dhe ia bëri me dorë kolegut tim,i cili ia ktheu përshëndetjen po të njëllojtë ngaqëndodhej disa metra më larg nesh dhe nuk mori pjese ne bisedë.

Vijuam të ecim unë me Raxhin, duke lënë pas pallatet në një rrugë gjithë pluhur e pa asfalt, që gjarpëronte përmes shtëpive përdhese, ndërtuar në kohëra tëhershme s’di se kur, të cilat ishin me katërma e tek tuk diku me qerpiç,por të gjitha pa formë e të sajuara si mos më keq.

-Çfarë është kjo rrugë kështu gjithë pluhur !

-Kjo është Brraka e famshme ! – foli me qesëndi Raxhidhe me sy tregoi.- Këtu e ka shtëpinë Lul Dhia, ndërsa ajo që ka derën me dryn është e Ner Bajramit,persona të dyshuar për vjedhje banesash.

-Ku rrijnë ata zakonisht ?- e pyeta unë.

-Në lokalin me teneqe përballë politeknikumit. Kanë shoqëri dhe me Astritin që takove. I kam parë disa herë duke pirë kafe së bashku.

-Me Astritin the?

-Po me atë,por ai nuk është më soji tyre. Ka bërë kthesë.

Më vinte mirë që shoku im jo vetëm kishte informacion të bollshëm dhe me vlerë ndaj personave me tendencë kriminale,por ishte objektiv nëpërcaktimin e personalitetit të tyre.



Si në revistë me doli ngjarja e para disa muajve ku zbuluam nje grup për vjedhje lokalesh tek Medreseja. Gjatë procesit të pyetjes një nga autorët e e vjedhjes implikonte Astrit Krutanin,pasi i kishte lënë për të shitur një biçikletë të vjedhur. Astriti jo vetëm nuk kishte pranuar t’ia shiste pa një dokument përkatësbiçikletën, por kërkoi ndihmë tek një nga lidhjet e mija miqësore për shqetësimin që i ishte krijuar. Gjatëprocesit të hetimit materialet proceduriale në ngarkim të tij u veçuan pasi nuk kishte konsumuar veper penale.

Akoma e ndjeja fjalën e dhënë të Astritit “ Të premtoj shef se unë kurrë nuk do jem si ata. Unë jam baba i dy femijëve të vegjël dhe me dyqanin e riparimit të biçikletave mbaj familjen time dhe prindërit”.

I besoja fjalës së tij dhe për vetë faktin që kisha mëse 3 muaj që krahas grupit që ndiqja studioja dhe personalitetin e Astrit Krutanit,këtij djaloshi trup mesatar por të lidhur mirë,ku binin në sy muskujt e formuar si të një shtangisti. Nuk i kishte kaluar te 25vitet me moshë,por ishte mjaft i matur kur fliste.

-Bos, nuk do i mësosh të gjitha sot në zonë,se u bë kohë dreke.- më tha Raxhi.

-Mirë shoku e prishim dhe takohemi pasdite.

Në vend që të takohesha pasdite siç e kisha lënë me ndihmësin tim, tek oborri i Komisariatit më doli përpara shef Jani.

-Çimi ke një vjedhje banese tek rruga e burgut. I thashë të dëmtuarës të të presi në banesë,të cilën e ka pa shkuar tek shinat e trenit.

-Çfarë i kanë vjedhur ?

-Një televizor me ngjyra- tha shefi dhe shtoi – lajmëruam dhe Raxhin,i cili po vjen tani.

Nuk mbaroi fjalën veç kur ia behu ndihmësi im tek pragu i derës së hekurit të Komisariatit.

-Shkojme Raxhi se po na pret makina policisë.

Sipas adresës që dha shef Jani shtëpinë e gjetëm pa vështirësi pasi e dëmtuara na priste në krye të rrugës automobilistike.Si zbritëm nga makina policisë, të cilën e lamë të shkonte,iu drejtova një gruaje të imët dhe verdhacuke në fytyre.

-Ti je Vezire Qylja, që të kanë vjedhur shtëpinë?

-Po.- ia bëri ajo me një zë të dobët ashtu siç ishte dhe vetë, duke na shoqëruar disa metra më tutje tek banesa e saj.

-Nga të kanë hyrë se derën e paske të mbyllur me dryn.



-Më kanë hyre nga dritarja-ia bëri ajo duke hapur derën prej kompesate,e cila ishte jo më e lartë se një bojënjeriu normal.

Duke e matur me sy derën jo vetëm na binte tëpërkuleshim si une ashtu dhe Raxhi,por ajo që mëvinte në siklet të futesha brenda ishte një rrjetë e madhe merimange në kanatin e sipërm të derës. E mora me mend se sa pisllik do ishte brenda.

-Raxhi,futu ti i pari se do të qeras me çfarë të duash ti.

Vërtet nuk ma bëri dysh fjalën miku im dhe u fut ai dhe më pas unë në atë shtëpi që ishte sa një furrik pulash. Banesë i thënçin përbëhej nga një koridor i vogël as katër metra katror,i cili të çonte në nje dhomë me tavan të ulët saqë e preknim me kokë nëse nuk rrinim disi të kërrusur. Në dhomë ndodhej një krevat hekuri me mbulesa të zhubravitura dhe të mbuluara nga pluhuri. Ngjitur me krevatin ishte një tavolinë ku sipër saj ndodhej një pjatë e palarë me ushqim të mbetur,ku nuk e përcaktoje dot se sa ditë kishte aty. Pranë nesh lëvizi i trembur një mi që nuk e pashë nga u fut. Papastërtia nëdhomë mbante era kërmë.

-Ku e ke patur televizorin me ngjyra ?- pyeta unë.

-Ja tek kjo tavolina. –ia bëri ajo me dorë nga e vetmja tavolinë që ndodhej në dhomë.

– Ku e ke blerë televizorin?

-Ma ka sjellë djali nga Greqia.

-Ku e ke djalin?

-Është në Greqi refugjat.

-Po burrin?

-Jam e ndarë.

-Sa kohë ke pa ardhur në shtëpi?

-Kam qenë e shtruar në sanatorium dy muaj dhe më pas kam qenë tek motra një muaj.

-Domethënë kjo pjatë me gjellë të mbetur paska tre muaj këtu- ndërhyri në bisedë Raxhi.

-Mirë, do të bësh kallzim – ia bëra unë dhe pa i dhënëdorën shtova – Për gjysëm ore të presim në Komisariat.

Kur dolëm në rrugë nxituam hapat,ndërsa Raxhi tha:

-O Bos, ndalojmë ndonjë makinë, pse të ikim nëkëmbë.

-Shoku im, lermë të marr frymë thelle në ajër tëpastër,se ti e ndjeve vetë që brenda vinte era qen i ngordhur. Çfarë ishte kjo grua rome,apo egjyptiane?

-Egjyptianë janë i gjithë grupi i familjeve që banojnëaty.

-E njeh familjen e saj?

-Burrin pijanec,gjithë ditën xurxull rrinte dhe kur i vinte në shtëpi e rrihte të shkretën,prandaj e ka ndarë, ndërsa djalin hajdut.Bëri mirë që u largua në Greqi se do e kishim problem këtu.

Nuk kaloi as çerek ore dhe u ndodhëm në Komisariat.

-Hë more Çimi si është puna e vjedhjes së banesës- pyeti shef Jani sapo shkela në pragun e zyrës së tij,pasi dera ishte e hapur.

– Ishte një televizor bardhë e zi i tipit Iliria – sqarova unë shefin.

-Çfar televizori bardhë e zi më thua ! Pse gënjen, ai ishte televizor me ngjyra.

-Çfar thua ti !- ngrita tonin unë- Mua nuk më del njëjavë era e kalbësirës që gjeta atje,ndërsa ti e ke mëndjen tek televizori që vjedh djali i saj në Greqi dhe atij ia vjedhin këtu në shtëpi.

Nga pas dëgjoj një të qeshur. Ishte shefi i Komisariatit Gjergji, të cilin nuk e ndjeva që kishte dëgjuar të gjithë bisedën ndërmjet meje dhe shefit të krimeve.

-Ec Çimo se do e zbulosh ! Nuk ta kam merakun unë ty. – foli ai me atë zërin e tij karakteristik të bëshëm.

– Shef ! Do të përpiqem ta bëj punën si duhet.

Me Gjergjin njiheshim që në vitet e rinisë,bashkëstudentë në Shkollën e lartë të MPB,ku ai ishte veç të tjerash dhe basketbollist i Dinamos. Detyra në polici e kishte bërë që t’ia varte një çikë sportit,por megjithatë trupi i tij i gjatë i ruante shpatullat e gjëra dhe fizikun e fortë. Shoqërinë nuk e kemi ndarë dhe gjatë kohës kur punonim larg njëri tjetrit. Tani që e kisha shef me vinte mirë,por mbi të gjitha isha shumëkorrekt në detyrë dhe nuk i lejoja vetes të më thonin “Ja bën kështu se është shoku i Gjergjit”.

Në zyrën time me Vezire Qylja biseduam gjërë e gjatë. Përpilova kallzimin mbi rrethanat e vjedhjes dhe në fund para se të ndaheshim e porosita:

-Bisedo me djalin dhe thuaji që të kanë vjedhur televizorin dhe se ku dyshon ai tek ish shoqëria e tij në lagje. Çfarë të thotë ai më njofto mua.

Ia thashë këto fjalë,por besim nuk kisha se do të nxirrja ndonjë gjë me interes rreth vjedhjes se banesës, nga njëgrua e fjetur siç ishte Vezirja.

Më vinte mirë nga njëra anë, që detyrën në zonën e re e filloja me ngjarje,pasi kështu do njhesha më shpejt me situatën kriminale, por nga ana tjetër mendoja sikur dita të ishte dyzet e tete ore vetëm atëhere do të mundja të vija punën përpara,sepse kisha disa ngjarje të mëparshme të pazbuluara si vjedhje lokalesh dhe banesa.

Sikur të mos mjaftonin ngjarjet e pazbuluara, si thelëmbi bisht erdhi dhe pjesmarrja ime në përbërje të efektivit të Komisariatit për sigurimin e një tubimi politik në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në sallën embushur tej e tej me të pranishëm, subjekti politik Konfederata e Sindikalistëve të Shqipërisë mbajti njëtubim. Papritur shoh dhe dëgjoj në mikrofon ligjërimin e babait tim,në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm tëkësaj Konfederate për të drejtat e punonjësve. Ndërsa dëgjoja me vëmëndje tim atë dikush nga kolegët tha:

– Çimi ! Bukur dhe rrjedhshëm flet babai,!

Kthej kokën dhe shoh specialistin e Sherbimit Informativ të rendit. Nëse nuk më bëri fare përshtypje ironia e tij,por në një takimi që pata me shefin e komisariatit disa ditë më pas ndjeva një farë shqetësimi kur ai më tha:

-Çimi nuk e di babai yt që ti punon në polici dhe tëshohin në vrimë të gjilpërës nëse ke probleme politike në familje?

-Babai im foli në mbrojtje të interesave të punonjësve.

-Kaq po të them,se nuk haj dynjanë unë për ty!-foli shef Gjergji prerë dhe disi i nevrikosur,ndërsa shef Jani i pranishëm aty ma bëri me sy të dilja jashtë.

Nuk isha aspak i ofenduar nga kjo situatë që po krijohej rreth meje,por gjithsesi erdhi një çast kur dukej si bisedë e harruar,une tek po pija kafe se bashku me shef Janin ia bëra :

-Pse më tha atë ditë në zyrën e tij shef Gjergji se haj dynjanë unë për ty?

-Ta them,por mos e bëj bisedë me njeri !

-Fol,as që bëhet fjalë !

-E kishte thirrur në takim Gjergjin ministri i rendit Agroni dhe në bisedë e sipër i kishte thënë “ Ç’është një vartësi yt, Ndriçim Mesiti dhe babai i tij proteston kundra qeverisë? Ma hiq atë nga specialist dhe caktoje oficer roje.” “ Si urdhëron!” i kishte thënë Gjergji. – tha shef Jani dhe duke mos hequr vështrimin nga unë më këshilloi:- Ne të njohim mirë dhe e dime karakterin tënd,ndaj mos u shqetëso,por puno normalisht.

Ndonëse zieja nga inati, intriga që qarkonte ndaj meje nuk ndikonte aspak në detyrën time. Studioja ipërqëndruar mbi dokumentet e grumbulluara për situatën kriminale në zonë dhe pikërisht materialet proceduriale të grumbulluara ndaj Xake Krutanit.Shfletoja me radhë materialet,të cilat me pak redaktim përbënim një tregim të bukur policor. Ai kishte rënë në grackën e punës tone. Në dosjen e ngritur me materialeqë provonin aktivtetin e tij kriminal lexoja me kërshëri:

Personalitetin e Xake Krutanit,të cilin ndihmesit e mi Raxhi dhe Agimi me aq hollësi dhe vërtetësi nëpërmjet një raporti kishin përpiluar. Më pas vijonin informacionet:

“Nuk e di ku të shes disa biçikleta,sepse një kushëriri im i largët nuk m’i merr në dyqanin e tij për t’i shitur.Nuk përzihem me njeri tjetër në vjedhje,pasi kam frikë se më spiunojnë”.

“Një televizor që kam vjedhur tek rruga e burgut, aty afër shtëpisë time ia kam shitur radioteknikut Selman Vathit,i cili është me dyqan afër stacionit trenit. Akoma nuk i kam marrë leket,pasi Selmani më tha kur t’i shes do t’i jap lekët”.

“ Isha duke pirë birrë pasdite me Selman Vathin,i cili më tha,se jam shumë i shqetësuar se Xakja më ka sjellëtre televizorë për t’i shitur,por atij i kam nxjerrëpreteksin që kur t’i shes do të jap lekët.

Ai i tha që denoncoje se për ndryshe je bashkpunëtor në vjedhje”.

Shletoj fletë pas flete,ku pasqyrohet serioziteti,shkathtësia e veprimeve, detyrat e realizuara në kohën e duhur nga ndihmësit e mi,si dhe analiza e dosjes bërë nga ana e ime referuar shefit të krimeve Janit. Në fund të dosjes është proces verbali i deklarimit të shtetasit Selman Vathi,i cili deklaron:

“Më duket sikur do më djegin dyqanin tre televizorë që kam marrë. M’i ka sjellë shtetasi Xake Krutani për t’ishitur,por unë nuk e bëj një gjë të tillë,ngaqë mendoj se janë të vjedhura.”

Isha kredhur aq shumë në lexim,saqë dhe kur hyri ndihmësi im Raxhi në zyrë nuk e prisha terezinë, duke lexuar.

-Boso,ndalo një çikë,ndërpreje leximin. Shef Janin e transferuan në Ministri. Ka ardhur shef krimesh Azemi.

Ngrita sytë,duke parë Raxhin. M’u fshi nga memorja gjithçka kisha lexuar. Hodha vështrimin në dosje. Më dukej se ajo nuk ndodhej aty. Ma kishte vjedhur dhe atë Xake Krutani. Aq shumë më bëri përshtypje ky lajm,pasi në atë dosje ishte në çdo fletë përkujdesja dhe miratimi i çdo veprimi policor nga ana e shef Janit.

-Po mirë o shoku, ky Azemi ka punuar komandat reparti policie – ia bëra unë ngaqë e njihja karrierën e tij dhe shtova- çfarë drejtimi mund t’i japë policisë kriminale në një kohë që në këtë sektor nuk ka punuar asnjë herë.

Mbylla në kasafortë dosjen në fjalë,pasi mora njoftimin në radio që kishim mbledhje me shefin e Komisariatit. Atë që kisha marrë vesh me parë nga ndihmësi im e bëri fakt shef Gjergji.

Të nesërmen para shefit të ri raportova situatën kriminale në zonë dhe në prezencë të shefit komisariatit u konkludua për vijushmërinë e veprimeve proceduriale në ngarkim te Xake Krutanit. Menjëhere thirra në zyrë ndihmësit e mi Raxhin dhe Agimin.

-Sot pasdite dua të shoqëroni në komisariat Xake Krutanin.

-Po nëse nuk e gjejme?- kundërshtoi Raxhi.

-Pyetje është kjo? Jua përsëris. Me patjetër Xaken nëKomisariat. Që tani veproni në zbatim të detyrës.

Ndihmësit e mi u larguan,ndërsa unë hidhja vështrimin mbi disa dosje të pezulluara që bënin fjalë për vjedhje banesash dhe lokalesh. Si e pashë që isha i lodhur u nisa për në shtëpi të haja drekën e vonë dhe tëqetësohesha pak ndonëse ora shënonte katër pasditë. Nuk isha afruar akoma në shtëpi kur dëgjoj zërin e Raxhit në radio:

-Nuk po e gjejmë atë pakon ! Ku nuk e kemi kërkuar.

-Mos më prisni në Komisariat nëse nuk e gjeni.Që tani po jua them publikisht,nëse nuk e shoqëroni deri nëorën shtatë të darkës nuk keni punë më me mua!

Radiot zakonisht gëlojnë orë e minut nga raportimet e shërbimeve,por pas fjalës time ra një heshtje varri,pasi nuk e prisnin që unë të komunikoja aq ashpër me shokun dhe në të njëjtën kohë ndihmësin tim me të cilin të gjithë e dinin që kisha marëdhënie të shkëlqyera.

Nuk kisha ngrënë as dy tre kafshata bukë kur sërish buçet zëri i Raxhit në radio:

-51/1 jam 52/1 !

– Urdhëro të dëgjoj !

-Pakon e shoqërova në komisariat !

– Unë e di çfarë shoku kam!- ia bëra i gëzuar dhemenjëherë thirra në radio një nga makina e shërbimit , e cila punë minutash më çoi në komisariat.

Duke përqafuar ndihmësit e mi,iu drejtova Agimit.

-Se mos e ke rrahur Xaken në rrugë,se nuk ta përton ti.

-Jo shefi se na u bind menjëherë kur e kapëm – tha ndihmësi tjeter,i cili shquhej për guximin dhe shkathtësinë e tij në kapjen e autorëve të veprave penale.

-Gimi nuk dua asnjë person kureshtar përballë komisariatit. Kush ta bën fjalën dysh ti e di si të veprosh.

-Kush kundërshton për zverku në komisariat- u përgjegj Agimi.

-Raxhi, ma bjer në zyrë atë që na e ka nxjerrë shkumën si ty ashtu dhe mua.

Sapo nxorra dosjen nga kasaforta, veç kur ia behu Raxhi me Xaken me duart lidhur në pranga. Pamja e tij fytyrë hutuar,me sytë ulur përdhe dukej që nuk ishte mësuar të shoqërohej në komisariat. Këtë fakt e dija nga procesi i ndjekjes se aktivitetit të tij kriminal. Nxorra nga sirtari shkopin e gomës,duke mos e hequr për asnjë çast shikimin nga ai. E pashë që u tremb.

-Çfarë vjedhjesh ke bërë të gjitha i ke këtu ! – ia bëra dhe me dosjen e tij e godita në fytyrë.- E sheh emrin tënd me gërma të mëdha në kapakun e dosjes.

– Shef, lëre t’i them të gjitha.- foli ai,ndërsa unë nuk e prisja për hir të vërtetës një pohim kaq të shpejtë.

– Ulu dhe fol-ia bëri Raxhi,duke i zgjatur karriken dhe hequr prangat nga dora.

Xakja si fërkonte kyçet e duarve,hidhte vështrimin sa nga shkopi gomës aq dhe vidhte vështrimin nga dosja.

-Shef,mendo për mua! Unë me fillore jam. Me shtëpi tek rruga e burgut jam.

-Pse ata që e kanë shtëpinë tek rruga e burgut,të gjithë duhet të vjedhin dhe të hyjnë në burg? Pse Raxhi që e ka shtëpinë tek ambulanca e lagjes duhet të jetë infermier,apo doktor?Po unë që e kam shtëpinë tek stadiumi Dinamo duhet të jem futbollist,apo trajner?Fol !

-Shef, do t’i tregoj të gjitha vetëm mos më rrih!-tha dhe nga sytë e tij i dilnin lotë,që i fshinte me pëllëmbë të dorës.

-Që tani do bëjmë një marrëveshje. Çfarë janë në dosje do mi tregosh vjedhjet një e nga një. Ndoshta kemi harruar ndonjë do na tregosh gjithçka ke bërë. Përndryshe e prishim në çast edukatën.

– Shef kam vjedhur 6 televizorë, dy tek rruga e burgut në banesat afër shtëpisë time dhe 4 të tjerë i kam vjedhur në rrugë të Durrësit,ku dy banesa janë afër Zogut të Zi dhe dy tjera afer Ministrisë Arsimit.

-Tjetër! Vazhdo! Jo vetëm televizorë ! –ia bëri Raxhi,duke e parë drejt në sy.

-Kam vjedhur 2 tapete në banesat perballë politeknikumit. Po aty kam vjedhur dhe një ekspres nënjë lokal.

-Me kujdes t’i shkruajmë me radhë dhe të tregosh ku ke vjedhur në fillim fare.

-Në fillim fare kam vjedhur biçikleta,që i kam fshehurafër stadiumit Dinamo, ngaqë nuk kisha mundësi tëgjeja persona ku t’i shisja ato.

Ai fliste,ndërsa unë me shkrim dore, duke shkurtuar fjalët,skicoja aktivitetin e tij si parathënie e veprimeve proceduriale që do të kryeja. Mbusha duke shkruajturnjë faqe letër nga dy anët. Po kështu bëra me të dytën dhe të tretën fletë. Dosja e Xake Krutanit tashmë ishte veçse themeli i aktivitetit të tij kriminal, sepse ç’ka pohonte ai përbënte një ngrehinë të tërë kriminale.Menjëherë njoftoj shefin e krimeve dhe shefin e komisariatit,i cili erdhi në zyrën time ku punoja. Duke parë volumin e punës së krijuar,që ishte e papërballueshme ta kryeja vetëm unë, duke parë dhe orën që kishte kapërcyer dymbëdhjetë e natës, ai dha urdhër dhe në ndihmën time caktoi dy specialistët e policisë kriminale Tanin dhe Nikun. Gjithashtu nëmbështetjen tonë vuri në dispozicion dy makina shërbimi policie,të cilat do të grumbullonin provat materiale.

-54 jam 51/1 ! – fola unë në radio,ndërsa si me sustëpushuan raportimet e tjera.

– Urdhëro, të dëgjoj – ia bëri shefi komisariatit me atëzërin e tij karakteristik autoritar,por që e ndjeja tashme më të butë dhe më të gatshëm për të më plotësuar gjithçka që më nevojitej.

-Më duhet një furgon,pasi janë biçikleta të panumurta në një garazh pallati në katin e parë.

– Sa biçikleta janë ?

-Mund të jenë nja treqind copë.

-Çfarë ?- zgjati zanoren a nga habija- Më prit se erdha dhe vetë aty.

U hap një dhomë e madhe në komisariat që të sistemoheshin biçikletat televizoret, ekspresin dhe dy tapetet. Ndërsa unë së bashku me kolegun tim Nikun po merreshim me sistemimin e provave materiale,ndërsa kolegu tjetër Tani mori në pyetje Xaken,duke plotësuar të gjitha dokumentet proceduriale dhe raportuar shefit të krimeve për punën e bërë.

Si mbarova punë në katin e parë mora sërish Xaken në pyetje. Luaja gishtat me shpejtësi marramendëse mbi tastierën e makinës së shkrimit,çka tregonte Xakja i vënë plotësisht në pozita pohuese të aktivitetit të tij kriminal. Ndërsa shkruaja, e hap derën në gjysëm dhe shfaqet trupi i bëshëm i shef Azemit,i cili serioz flet nëpër dhëmbë :

-Çimi çfarë po bën që vonohesh Tani mbaroi,kurse ti akoma.

– Çfarë the ? Unë nuk kam pushuar asnjë minut.

Ai mbylli derën pa thënë asnjë fjalë.

Të nesërmen në mëngjes si kisha përfunduar të gjitha materialet proceduriale gjatë natës pa vënë gjumë në sy dhe si kisha bërë dhe arrestimin në flagrancë të Xake Krutanit përpiloj komunikatën,duke ia paraqitur për miratim shefit të komisariatit,si dhe lëshuar një lumëfjalësh i zëmëruar:

-Unë kam mbi dy muaj që punoj natë e ditë me ndihmësit e mi për këtë çështje dhe ju e dini fare mirëqë kolegët e mi do i kishin të pazbuluara këto ngjarje dhe më vjen shefi krimeve e më thotë që pse vonohesh,kolegët e tjerë kanë mbaruar punë me kohë.

Shefi nuk më ktheu fare përgjigje,por menjëherënëpërmjet sallës operative thërret në zyrën e tij shefin e krimeve, dy kolegët Tanin dhe Nikun si dhe dy ndihmësit e mi Raxhin me Agimin. Si vlerësoi intesitetin e lartë të punës së bërë shtoi:

Në komunikatën drejtuar Ministrisë së Rendit në fund të shënohet punoi Ndriçim Mesiti e të tjerë.

Vërtet të tjerët ulën kokën të bindur që nuk ishte puna e tyre por vetëm kishin luajtur një rol ndihmës në një proces për goditjen e veprimtarisë kriminale të një personi të rrezikshëm.

Kaluan ditë nga kjo ngjarje dhe rastësisht takohem me mall me ish shefin tim te krimeve Janin. Kishte marrëvesh goditjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të Xake Krutanit dhe në bisedë e sipër teksa gjerbnim kafen në të njejtin lokal aty pranë Komisariatit tha :

-Sërish mos e hap dhe këtë bisedë që do të bëj.

-Urdhëro – i thashë – se mos më fut ndonjë pykë prapësi atëhere po këtu në të njëjtin vend.

– Shef Gjergji të ka tamam shok për kokë.

-Po thuaje të shkretën si është puna-ngulmova unë.

-Ka qenë shefi tek ministri i rendit për disa probleme pune dhe ndër të tjera ministri i ka thënë atij “ Gjergj kishe bërë namin në zbulimin e vjedhjeve të banesave, lokale e treqind copë biçikleta”! Gjergji i ishte përgjigjur që “ Po zoti ministër është ai specialist Ndriçim Mesiti që deshe ta çoje oficer roje”! Ministri kishte reaguar menjëherë duke thënë “ Lërini çunat të punojnë,lëre çfarë thonë këta të sherbimit informativ të rendit” dhe kishte marrë informacionin e tyre që bëhej fjalë për ty dhe e kishte grisur në sy të Gjergjit.

– E di more shef Jani e di që shoku nuk njihet tek kafja,nuk njihet dhe kur nuk të afron për biseda tërëndomta. Nuk kemi ku ta çojmë njeri tjetrin jemi shokë .

Si u ndava me shef Janin me vrap ngjita shkallët e Komisariatit dhe si hodha veshtrimin në mbishkriminnë derë “Shefi Komisariatit” trokita.

-Hyrë!

-Me leje një minutë.

-Dil përjashta !

– Jo nuk dal !

Iu hodha në qafë dhe e përqafova fort pa i thënë njeri tjetrit asnjë fjalë. Ajo heshtje ishte më e bukur se çdo fjalë,ndonëse i thashë:

-Faleminderit !

Ky tregim i kushtohet respektit dhe vlerave që ka shoku im i pandarë i jetës, ish shefi Komisariatit Policisë Nr.3 Tiranë, Gjergj Jorgo.

Sot , fenomeni Ilir dhe fenomeni “President” janë në qëndër të vëmëndjes të shqiptarëve si dukuri krize,

Burrë shteti, apo burrë gruaje?



Nga Agron Berdaj

Sot , fenomeni Ilir dhe fenomeni “President”janë në qëndër të vëmëndjes të shqiptarëve si dukuri krize,imoraliteti politik dhe disbalancimi të ekuilibrave mes pushtetit të zgjedhur nga populli dhe pushtetit të mafies që kërkon ta rimarri atë me dhunën e rrugës .Në këtë klimë tensioni , ka që e vleresojnë Metën jo, si president i vendit , por si president i korporatave të mafies dhe korrupsionit në Shqipëri .

Dikush e quan atë tradhëtar të kombit ,të tjerë hero ,disa i vënë epitetin budalla apo sherr budalla ,ca të tjerë e vlerësojnë si burrë gruaje dhe jo si burrë shteti .Shumica e quajnë gabim ndërrimin prej tij të datës së zgjedhjeve , të 30 Qershorit. Të tjerë e vlerësojnë këtë një krim institucional dhe kushtetues .Nga të gjitha këto ,një gjë është kryesore se me veprimet e bëra Meta ,e nxorri veten nga errësira në dritë , hoqi maskat e kamuflazhit , i la mënjanë nazet dhe qëndrimet e shumfishta ,vendosi t’i dalë zot misionit të tij, jo si president i popullit dhe kushtetusës, por si udhëheqës i mafjes dhe i krimit . Tani ai nuk fshihet dot as pas ngjalave të Ramës , as nga darka e gabuar me Berishën, ku plakun Mere e gostisën me gjellën dibrane , mish me kumbulla të gatuar nga shefja e guzhinës, Monika .Dalja hapur e Ilirit si kryetar i opozites shqiptare nuk është pak ,është një lloj guximi dhe trimërie, gati e çartur .Dhe aq më tepër kur flitet se drejtësia e re është duke zbritur nga qielli .Ai, po e pret atë me shpatë në dorë ,gati për luftë .Ndoshta nuk kemi qënë shumë të saktë kur e kemi parë Metën , më tepër se politikan, si ngritës peshash , mediokër dhe aspak intelektual ,një dinak i pa skrupullt se sa luajal dhe largëpamës .Aspak një politikan i frymëzuar nga parimet e hekurta te demokracisë liberale ,por si një hero I mafjes dhe krimit të organizuar .Më tepër se nga leksione që ai , duhet t’i jepte demokracisë shqiptare në përqasje me postet dhe funkjonet shtetërore dhe partiake , ai është bërë i njohur në publik përmes skandaleve të përfolura ,vrasjeve që kanë mbetur hipotetike ,thasëve me para në zyrën e tij , si afera korruptive .Ai mbahet mënd në publik jo si president ,udhëheqës partie apo kryeministër , por si një i dyshuar për vjedhjen e floririt të shtetit ,ku skenarët e kësaj vjedhjeje do t’i kishte zili edhe Hollivudi . Partinë që krijoi, LSI-në, e modeloi si një organizëm në shërbim të krimit dhe mafies së organizuar .Është nga ata politikanë që si parim në zgjedhjen e aleancave për pushtet ka pasur se sa hapsira do t’i krijonin ato , për banditizëm dhe vjedhje .Këtë e bëri me qeveritë e djathta dhe të majta ,duke e njohur mirë faktin se të gjitha ato , me ardhjen në pushtet hëndërrohen pa ngjyrë,satelit të parasë .Ai ,ka meritën se u është afruar pushteteve , si ujku i plagosur kërmës .



Postin e presidentit ja dhuruan socialistët ,si gjithmonë të nxituar ,dritëshkurtër dhe emocional,të pazotë në zgjidhjen e krizave ,por edhe ata , shpesh , si pjesë e çorbës së korrupsionit . Pra ,një njeri i tillë si Meta duhet ta përmbyllte me çdo kusht ciklin në shërbim të korporatës së krimit dhe mafies shqiptare, madje shumë trimërisht pa llogaritur ligjet e shtetit , detyrimet elementare demokratike , sovranitetin e pushteteve , faktorin ndërkombëtar, as edhe sovranin .Shtyrja e zgjedhjeve vendore prej tij ishte shënjë e karshillëkut të pushtetit të mafjes ndaj sistemit demokratik dhe shoqëror në vend .Është sinjali që lëshon pushtati I krimit se tashëm ai , nuk është më në ilegalitet , por i hapur dhe publik , i cili kërkon të llogaritet si faktor në spektrin politik nga ku duhet të kaloi zhvillimi I demokracisë ,përparimi I shtetit dhe reforma në drejtësi . Shtyhen zgjedhjet vendore nga presidenti ,me qëllim që aleanca e krimit dhe korporata e krimit të fitojnë kohë ,të organizohen , te përsosin akoma mjetet e terrorit dhe të dhunës ndaj ligjit dhe shtetit ,të thellojnë diversionin psikologjik ndaj popullit .Nga njëra anë liderit e aleances së krimit thonë se po të bëhen zgjedhje të menjëherëshme , ata i fitojnë ato, nga ana tjerër kanë deklaruar mosmarien pjesë ne zgjedhjet e 30 Qershorit .Pse ata i tremb fitorja?. Trumbeton me të madhe kryetari i opozitës se po krijon grupet dhe skuadrat për terror në zgjedhje ,njëlloj si grupet esese të Hitlerit në mbrojtje të fashizmit në Gjermani dhe askush nuk shqetësohet ,as drejtësia .Vetëm Ilir Meta dhe udhëheqësi i Kores së Veriut gjejnë guximin t’ju kundërvihen SHBA-së dhe botës demokratike duke krijuar precedent të rrezikshëm në izolimin e vendeve të tyre .Aq më tepër për Shqipërinë në prag të hapjes së negociatave me BE .Pushteti i mafjes dhe i krimit në vend po përparon . Çështja është se a duhet t’i nënshtrohemi ,apo luftën ndaj kësaj të keqje duhet ta shikojmë si fitore të lirisë dhe demokracisë në vend? Armën e kësaj lufte e ka në dorë populli në 30-Qershor. Kompromisin e ka në dorë politika .

Agron Berdaj

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...