Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/11

Analisti Andi Bushati ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuar”, në News24, se socialistët nuk do të mund ta rrëzojnë Presidentin Ilir Meta.

 Rezultate imazhesh për AMNDI BUSHATI

Duke iu përgjigjur pyetjes “kush e kërkon kokën e Ilir Metës”, Bushati është shprehur se askush nuk po e kërkon një gjë të tillë dhe as nuk po bëhet ndonjë komplot, por sipas tij, mazhoranca po tenton të krijojë psikozë, siç bëri me opozitën dhe arriti ta thyejë para 30 qershorit.



“Nuk besoj se po e kërkon njeri kokën e Metës, nuk besoj te një teori e madhe komploti. Ka një tendencë që kemi një konsensus ndërkombëtar që Meta mund të përfundojë në burg, Basha për ato lobimet. Unë do uroja që këta të shkonin në fund të çmendurisë dhe të shkarkonin Ilir Metën. Por unë besoj se nuk do e marrin.

Këta bënë një test, duke përdorur shantazhonin ndërkombëtar dhe arritën ta thyenin opozitën. E njëjta gjë po përdoret dhe me Metën. Krijohet një psikozë e tillë, njëherë na eci për 30 qershorin, po na eci për herë të dytë dalim të fituar dhe e neutralizojmë Presidentin. Të rrëzosh Ilir Metën, Kushtetuesja do duhet të marrë dy vendime. Ligjërisht nuk hiqet Ilir Meta”, tha Bushati.


ËNDRRT E EDI RAMËS : 


Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)


.... zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme.

Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit. Të marra veç e veç dhe të shkëputura nga konteksti aktual, të gjitha këto arsyetime ndoshta qëndrojnë. Ato do t’i përqafonte çdo mendje e ekuiliburar në çdo situatë zakonshme. Por, pavarësisht se sa normale dhe bashkësisht të pranueshme të duket logjika e mësipërme, ajo duhet testuar me rezultatin që prodhon.

Sepse asnjë ide nuk është e mirë apo e keqe, e bardhë apo e zezë, pa kaluar nën testimin e efektit që sjell. Dhe për të parë këtë na vjen në ndihme një projektim i Shqipërisë së pas 30 qershorit. Në këtë moment ne do të realizojmë se për herë të parë në pluralizëm do kemi zhvilluar zgjedhje që nuk e meritojnë këtë emër, pasi shumicës së shqiptarëve u është hequr mundësia të votojnë për më shumë sesa një alternativë të vetme.

Në këtë moment ne do të shohim se, gjithashtu për herë të parë, të tëra bashkitë e vendit do të jenë të ngjyrosura me një bojë të vetme. Por anomalitë nuk do të mbarojnë këtu.

Shqipëria e pas 1 korrikut do të ketë parlamentin me një parti unike që bën estradë me disa opozitarë qesharakë. Ajo do të ketë të parën kryeprokurore të pjellë nga reforma në drejtësi, të zgjedhur me votat e njërës palë. Ajo do të ketë një shërbim sekret të kontrolluar nga ai kryeministër që e hoqi qafe me ngritje si ambasador “spiunin dixhital të Saliut”, vetëm për ta kapur edhe ShiSh-in.

Ajo do të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit të sakatuar, sepse shumica rrfuzon të votojë edhe të vetmet kompetenca që kushtetuta i ka lënë në dorë kreu të shtetit. Ajo do të ketë një Gjykatë Kushtetuese të vdekur, që nuk kthen dot asnjë nga ligjet “ad hominem” që kryeministri i çon parlamentit për të qerasur klientët e tij.

Ajo do të ketë një parti në pushtet, pa rryma, pa fraksione dhe pa zëra kundër, ku kryetari nuk pranon të organizojë as zgjedhje formale, duke qëndruar në majë pa u votuar prej dhjetë vjetësh. Ajo do të ketë për udhëheqës unik të vetmin lider politik shqiptar që nuk e ka praktikuar qoftë edhe njëherë dorëheqjen.

Ajo do të ketë për herë të parë në histori një sistem ku oligarkët më të mëdhenj të vendit mbështesin dhe financojnë ekskluzivisht njërën palë dhe kur mediat kombëtare janë shndërruar në autoporlant të saj.

Kjo pra do të jetë Shqipëria moniste e pas 30 qershorit, domeni ekskluziv i një njeriu dhe ku do të jetë zhdukur çdo lloj kundërpushteti demokratik.

I gjithë ky “udhëtim” imagjinar në Shqipërinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, nuk është i rëndësishëm vetëm për të ngritur pyetjen që kundërshtarët e tij bëjnë rëndom: A ja vlen sakrifikimi i karriges së një njeriu për të penguar krijimin e kësaj mostre diktatoriale? Personalisht besoj se kjo është një dilemë retorike që i asgjëson të gjitha alibitë e ngrituara në fillim të këtij shkrimi.

Por, kjo panoramë, është mbi të gjitha e vlefshme për të kuptuar një gjë tejet më thelbësore. Për tu ndërgjegjësuar për faktin se atdheu i një dite më pas, nuk do të jetë thjeshtë një aksident, i prodhuar prej vendimit kapriçoz të opozitës për të mos marrë pjesë në një garë elektorale. Ai është fryti i një projekti të përgatitur me kujdes për ta trajtuar Shqipërinë si një tepsi personale.

Në këtë kuptim, 30 qershori do të jetë epilogu i finalizimit të një regjimi anti demokratik. Fillimi i marshimit përmes një tuneli të errët, me të gjitha rrisqet dhe vështirësitë që përmban kjo rrugë. Por ndoshta pikërisht për këtë, ai mund të përbëjë edhe ditën e parë të përligjjes së dhunës për tu përballur me këtë monstër.( Andi Bushati )

Boll më në pushtet !


Deputetja Rudina Hajdari vijon sulmet ndaj gjithë kësaj klase politike, e cila qeveris vendin që prej rreth 30 vitesh.


Ipiccy Collage 13

Deputetja  Rudina Hajdari ka publikuar  emrat e politikanëve  në “Facebook” vjetërsinë e angazhimit të klasës politike post-komuniste.


z.Rudina Hajdari rendit politikanët që në vitin 1991 e deri në vitin 2009, shumica e të cilëve vazhdojnë të mbajnë postet politike.

E revoltuar nga kjo situatë, deputetja duket se ka mbetur pa fjalë, por e shoqëron foto-mesazhin e saj vetëm me një “No comment!”.


Hajdariii


foto galeri



Ajo ka falënderuar Kongresmenin amerikan, Eliot Engel, i cili nderoi ditën e sotme figurën e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, teksa ishte në Tropojë së bashku me Presidentin Ilir Meta.



Duke shmangur Kreun e Shtetit, me të cilin kohët e fundit është përplasur në distancë, Hajdari i ka përcjellë një urim të veçantë Kongresmenit Engel, duke e cilësuar atë një mik të çmuar të kombit shqiptar.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, deputetja sjell në vëmendje fjalët e Engel, i cili tha se “miqësia mes popullit amerikan dhe atij shqiptar do të jetë e përjetshme”.


“Një falenderim të veçantë për Kongresmenin Eliot L. Engel që nderoi sot figurën e Azem Hajdarit dhe kontributin e tij sublim për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane. Kongresmeni Engel është një mik i çmuar për kombin tonë dhe për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen.
Hajdari
Ashtu sikurse Engel u shpreh: “miqësia mes popullit amerikan dhe atij shqiptar do të jetë e përjetshme. SHBA, Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë bashkë si aleatë përkrahë lirisë e demokracisë”!”, shkruan Rudina Hajdari.

Kujtojmë që po gjatë ditës së sotme, Hajdari i dërgoi një mesazh Ilir Metës, në të cilin i shkruante: “Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim ati në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim ati që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vij në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruan Hajdari.




Kush e vrau shkencëtaren amerikane ,biologen 59-vjeçare Suzanne Eaton ?


Një shkencëtare amerikane është zhdukur pa lënë gjurmë në Kretë të Greqisë.


Searching For Suzanne/ Facebook

CNN raporton se bëhet fjalë për biologen 59-vjeçare Suzanne Eaton, e cila është zhdukur në mënyrë misterioze në ishullin grek.


Ajo punonte në Institutin Max Planck, në Universitetin e Drezdenit në Gjermani, dhe kishte shkuar në Greqi për një konferencë.

Ndërkohë, nga kontrolli në dhomën e saj të hotelit janë gjetur sendet personale të shkencëtares, si dhe pasaporta, portofoli, telefoni dhe para cash.


Shkencëtarja amerikane gjendet e vdekur 
në një bunker të Greqisë

Trupi i një shkencëtareje amerikane është gjetur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

107822005 35d4b910 1ecd 4456 A8f8 5049183a5d25 600x360

Suzanne Eaton, e cila u zhduk më shumë se një javë ka vdekur nga ngulfatja (ndërprerja e frymëmarrjes), policia i konfirmoi BBC-së.

Ata thanë se po hetojnë rastin si një vepër penale.



Policia në qytetin port të Chania, ku po mbahej konferenca, tha se ajo ishte gjetur në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg ku ishte parë.

Ajo u raportua e humbur më 2 korrik 2019 dhe më pas nisi kërkimi për të.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin, i cili është përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas mesazhin që kryeministri Edi Rama i kishte dërguar Presidentit Ilir Meta, të cilin ky i fundit e bëri publik vetëm pak ditë më parë.

Meta Rama Kryemadhi

Në mesazh, Edi Rama i shkruante  presidentit shqiptar Ilir Metës se pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 Lulzim Basha nuk do të ishte më në krye të PD dhe kur Meta të mbaronte mandatin e Presidentit nuk do të gjente më gjurmë LSI-je.

Lidhur me këtë, Monika Kryemadhi tha se nuk kishte ditur një mesazh të tillë dhe për këtë i kishte mbetur hatri nga  Ilir Meta, që nuk ia kishte treguar.

Më tej, ajo tregoi se i ka thënë Metës që kur të mbarojë mandatin e Presidentit të hyjnë të dy në garë për të parë se cili do të fitojë.

“Mua nuk ma kishte treguar Meta mesazhin, i thashë se më ngeli hatri që s’ma ka treguar. Unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidentit të hyjmë të dy në garë dhe të shohim kush do të fitojë.

E çuditshme është si Rama kishte parashikuar si Basha nuk do ishte më kryetar i PD dhe si do zhdukej LSI, kur çuditërisht LSI u shtua. Fallxhore unë, fallxhor Rama, por mua më dalin fjalët, kurse atij jo. Unë nuk them që 85% janë LSI e PD, se nuk ka shanse”, tha Monika Kryemadhi.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.


JU  LUMTË  MINISTRA - LE TË PLASË SERBIA ! 


Të martën në Tiranë, Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nënshkruan marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.


Për jetësimin e kësaj ideje, Cakaj përmes një shkrimi në Twitter tha se “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

Edhe Pacolli shkruajti disa fjalë për këtë marrëveshje të rëndësishme, duke thënë se “Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global“, përcjellë Indeksonline.

Por, duket se Serbisë po i pengon lidhja e fortë diplomatike mes dy shteteve shqiptare. Është kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ajo që ka reaguar ashpër naj marrëveshjes së Cakajt dhe Pacollit.

Veç kësaj, Bërnabiq këtë marrëveshje e dënoi dhe e quajti si të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.


Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik”.

“Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, tha Pacolli.

Edhe homologu i tij, Gent Cakaj shkroi me të njëjtat tone, duke thënë se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

1562264264 Anabernabic840x440

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

FLORI   BRUQI





Ambasadori i Austrisë në Shqipërisë, Johann Sattler, i është përgjigjur letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi komision ndërkombëtar për të dorëzuar detyrën te pasardhësi i saj socialist, Valdrin Pjetri.

Ademi2

Në reagimin e tij, kryediplomati austriak i kujton Voltana Ademit se jemi në vitin 2019 dhe jo më 1913, që sipas tij, do të thotë se duhet të ketë mundësi për zgjidhjen e problemeve.

132
“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, shkruan ambasadori austriak.(Telegraf)

Kryebashiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, kanë zhvilluar snjë takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.


66298863 2356454461268934 7303677472661307392 N
Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi kryebashkiakja Ademi iu drejtoi një letër gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, duke iu kërkuar të ngrenë një komision ndërkombëtar që ajo të dorëzojë detyrën te pasardhësi socialist i zgjedhur nga 30 qershori 2019.

Vetë Ademi ka njoftuar në “Facebook” takimin me kryediplomatin italian, duke u shprehur se ka zhvilluar me të një bisedë tejet konstruktive.


“Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore.

Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike.

Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti. #FaleminderitAmbasadorCutillo”, ka shkruar Ademi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...