Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/11

Nga Flori Bruqi: Fizicienti Nikola Tesla ishte shqiptar



Rezultate imazhesh për nikolla teslla

Shkencëtari i shquar ka dalë në këtë foto në vitin 1880, kur ishte 24 vjeç. E botojmë sot në përvjetorin e lindjes së tij. Si mund të intepretohet ky dokument?
Nikola Tesla në një kostum shqiptar(1880)

Dr. Nikola Tesla – “Unë i kam mbrehur rrezet kozmike dhe i kam detyruar ato të punojnë në një aparat lëvizës“.
Nikola Tesla (10 korrik 1856 Kroaci – 7 janar 1943 New York) ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të, si edhe një nga ndihmuesit më të mëdhenj të teknologjisë moderne.


 Patentat e tij dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.


Imazh i ngjashëm
Në SH.B.A fama e Tesla-s rivalizoi shumë shkencëtarë dhe shpikës. Pas demonstrimit të tij të komunikimit pa patela në vitin 1893 dhe pas fitimit në “War of Currents” (Luftën e Rrymave), ai ishte inxhinieri elektrik shume i respektuar dhe më i madhi i Amerikës. Shumë punë të tij të hershme i hapën rrugë inxhinierisë elektrike moderne dhe shumë prej shpikjeve të tij patën një rëndësi tronditëse. 


Imazh i ngjashëm

Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfër e i harruar në moshën 86 vjeçare në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. “përçuarja e energjisë pa tela” .


Trashëgimia e Tesla-s mund të vërehet në qytetërimin modern kurdoherë që përdoret elektriciteti. Përveç punës së tij mbi elektromagnetizmin dhe inxhinierinë, thuhet se Tesla të ketë ndihmuar në shkallë të ndryshme në fushat e robotikës, balistikës, shkencës kompjuterike, fizikës bërthamore dhe fizikës teorike.

Foto nga pasaporta e udhëtimit e Nikola Teslës.

Rezultate imazhesh për nikolla teslla

Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit "John J. O'Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 - Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. 


Rezultate imazhesh për nikolla teslla

Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). 

Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).

Nikolla Tesla e quanin  të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare
 Imazh i ngjashëm
Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti - Lajmet e Mbrëmjes (www.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.

 Imazh i ngjashëm
Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore.


Rezultate imazhesh për nikolla teslla


 E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj "Serbije Jugperendimore" nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.
Rezultate imazhesh për nikolla teslla
Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht....deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? 



Rezultate imazhesh për nikolla teslla

Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.

 Rezultate imazhesh për nikolla teslla
Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.
Rezultate imazhesh për nikolla teslla
Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.
 Rezultate imazhesh për nikolla teslla

Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. 


Imazh i ngjashëm
Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.

***

Fotografia e fundit e Nikolla Tesllës e prezanton në një gjendje të zymtë shkencëtarin, zbuluesin e novatorin e famshëm.

Teslla, i cili i ka lënë njerëzimit një numër të madh zbulimesh e patentash, vitet e pleqërisë i ka kaluar në varfëri të thellë.

Siç mund të shihet në fotografinë e tij të fundit, në perëndim të jetës së tij, skamja dhe mjerimi kanë lënë gjurmë të thella në jetën e gjeniut.

Rezultate imazhesh për nikolla teslla
Ndonëse ka lënë qindra zbulime, kryesisht nga fusha e elektroteknikës, 112 patenta të regjistruara në SHBA dhe pothuaj po aq të tjerave të regjistruara në vende të tjera, Teslla ka vdekur i mbytyr në borxhe, raporton B92.

Prefekti i atëhershëm i Nju Jorkut, Fiorello H. La Guardia, në ceremoninë mortore të Tesllës, ka thënë:

“Nikolla Teslla vdiq i varfër, ndonëse ishte njëri prej njerëzve më të dobishëm që kanë jetuar ndonjëherë. Ai krijoi gjëra të mëdha, kurse me kalimin e kohës, ato do të jenë edhe më të mëdha”.


Rezultate imazhesh për nikolla teslla
Nikola Teslla ka vdekur më 7 janë 1943 nga një sulm në zemër, me saktë nga një trombozë në zemër, në moshën 87 vjeçare.

Pas vdekjes, të gjitha dokumentet, diplomat dhe mirënjohjet, si edhe shënimet e kërkimeve të tij laboratorike, janë vendosur në arka të mbyllura me dyll. Një kohë ato i ka mbajtur Sava Kosanoviq, i vetmi trashëgimtar i Tesllës, i cili më vonë ia dhuroi trashëgiminë e gjeniut qytetit të Beogradit, me qëllim që të hapej Muzeu i Nikolla Tesllës.


Rezultate imazhesh për nikolla teslla
Shkencëtari Nikolla Teslla në fund të jetës së vet kishte kaluar në islam.



Imazh i ngjashëm
Kështu ka thënë në Rozhajë muftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq, shkruan novosti nga rs, transmeton koha.net.

“Kohë më parë ka pasur një debat të vështirë rreth përpjekjes së Kishës Ortodokse serbe që eshtrat e Tesllës nga muzeu të barten në Tempullin e Shën Savës. 



Imazh i ngjashëm


Nëse vazhdojnë të grinden rreth kësaj, mua më duhet të them se Nikolla Teslla është mysliman, sepse pak para vdekjes ai kaloi në islam. Për këtë shkak nuk mundet që eshtrat e një myslimani të barten në kishë”, ka thënë ai.

Pro et contra dr. të UÇK-së Craig Jurisevic-it



Më dt. 31.03.2012 shkrova tekstin "Pro et contra dr. të UÇK-së Craig Jurisevic-it"

http://floripress.blogspot.com/2012/03/pro-et-contra-kronike-e-vetepromovimit.html.

Ky tekst nxiti një autor serb që ta keqpërdorë dhe në kontekst  negativ  që e përdori si literaturë për ta shkruar librin e tij...


Klikoni këtu:


https://books.google.com/books?id=fk_KBwAAQBAJ&printsec=frontcover&dq=inauthor:%22Miodrag+Novakovic%22&hl=sq&sa=X&ved=0ahUKEwi_tu_Em63jAhV166YKHb-zCMMQ6AEIMjAC#v=onepage&q&f=false

Ja teksti i shkruar nga unë Flori Bruqi:






CRAIG JURISEVIC

Craig Jurisevic was born in Adelaide, South Australia in 1965 and is married with three children. He is a cardiothoracic and trauma surgeon and has worked in many conflict zones. 

These include Israel and Gaza (1992–93), Albania and Kosovo (1999), and with the Australian Army in East Timor (2006) and Afghanistan (2008). He is a member of the International Humanitarian Law Committee of the Australian Red Cross. He currently works full-time as a surgeon in Adelaide and is a Senior Lecturer at the University of Adelaide.




Craig Jurisevic asnjëherë nuk ka menduar se do të bëhet gjithashtu i famshëm kur iu bashkua aradheve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999. Të bëhesh vendor, nuk është shumë e popullarizuar te punëtorët humanitarë në raste të situatave konfliktuoze.

 Craig u ndje se nuk mjafton vetëm të shërohen të plagosurit në Spitalin e Kukësit, me kushte të vështira, por Kosovës i duhej më shumë se aq dhe Craig ishte i gatshëm ta japë atë kontribut.

 Craig Alexander Jurisevic, një australian me origjinë sllovene ka shkruar një libër për përvojat e tij në Shqipëri gjatë luftës së Kosovës dhe depërtimet e tij ‘mbrapa vijave të armikut' me njësitin e tij, si ka qenë dëshmitar i një masakre dhe si projekti i tij është gati të bëhet projekti më i madh ndërkombëtar i realizuar ndonjëherë për një ushtri guerile – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ekskluzivisht për Express, flet Craig Jurisevic




Si keni përfunduar në kufirin në mes Shqipërisë dhe Kosovës?


Kam qenë koordinator i kirurgëve për të gjitha kampet dhe spitalin e Kukësit, kam punuar për International Medical Corps dhe Kombet e Bashkuara. 

Aty kam zbuluar korrupsionin në spitalin e Kukësit, ku refugjatët Kosovar liheshin të vdesin nga zyrtarët e spitalit nëse nuk kishin para të mjaftueshme për t'i paguar doktorët. 

Kjo shumë ishte rreth 200 marka gjermane. Kjo storje u publikua në "The Stars and Stripes", një revistë ushtarake amerikane.


Bosët lokalë të krimit të organizuar, duke përfshirë drejtorin e spitalit, pas kësaj vendosën një çmim për kokën time. Unë në mënyrë që të ndihmoja refugjatët dhe për shkak të sigurisë sime personale iu bashkëngjita njësiteve të UÇK-së. 

Kam trajnuar ushtarët në Helshan dhe pastaj në Cahan, e më vonë edhe në Pashtrik. Kam krijuar një ekip kirurgjik në një shpellë shumë afër vijës së frontit, ku kemi trajtuar qindra ushtarë të plagosur. 

Kam bërë 5 patrullime pas vijave serbe të frontit për t'i tërhequr ushtarët e plagosur si dhe civilët.


Sa kohë keni qëndruar në vijën e frontit?

Dy javë në vijën e frontit, ku kemi bërë rreth 130 operacione të ndryshme si dhe 230 trajtime të tjera. Për këtë kohë ka pasur diku rreth 70 të vdekur

Si keni rënë në kontakt me producenten e filmit?

Kam dërguar përmbledhje të librit për shumëkënd në industrinë e filmit. Asaj i ka pëlqyer pa masë dhe e ka marrë menjëherë. Për momentin ajo po mundohet të gjejë investitor në Amerikë,

 Kosovë apo Shqipëri, të cilët do të mund të ndihmonin me financimin për të siguruar skenografinë më të mirë.

 Sa për aktorët mund të them se Sam Worthington ka treguar shumë interesim, por aktorët tjerë potencialë përfshijnë edhe Eric Banda dhe Matt Damon.



Keni qenë pjesë e patrullave të UÇK-së pas linjave të frontit me serbët?

Kam marrë pjesë në patrulla në veriun dhe veri-lindjen e Kosovës. Me njërën ndër patrullat kemi shkuar rreth 4 km prapa vijës ku ishin serbët në një vend që quhet Kusnin. 

Këtu kemi qenë dëshmitarë të një masakre, ku janë vrarë 12 civilë nga një kompani ushtarake dhe paramilitare jugosllave. 

Patrulla jonë ishte e përbërë vetëm nga 5 persona dhe nuk kemi mundur të intervenojmë. Pastaj së paku 3 nga kjo patrullë (nga njësiti gjermanfolës) kanë vdekur në patrullat tjera. 

Dhe dy tjerët kanë vdekur në një shtëpi të minuar ku ka pasur edhe civilë të plagosur.




M'i përshkruani pak ndjenjat kur ndihmoni luftëtarët guerilë?

Pasi që unë kam pasur shumë përvojë si gjuetar në Australi dhe kam punuar për rreth 12 muaj me ekipet e MEDEVAC në Izrael dhe Gaza, unë isha me siguri më i trajnuar se sa shumica në front. Kam ndjerë se ishte detyra ime të trajnoj, trajtoj dhe përkrah luftëtarët e UÇK-së, të cilët në fund të fundit ishin civilë dhe refugjatë të armatosur.


------------------------



Craig Jurisevic në Frontin e Parë të UÇK’së





Pse keni vendosur të shkruani një librin “Blood in my hands”?

Kam dashur të dokumentoj luftën në mënyrë të saktë dhe pavarur. Nuk i përshkruaj vetëm ofensivat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe për krimet e bëra nga shqiptarët e Shqipërisë ndaj kosovarëve. 

Gjithashtu zbuloj të vërteta për komandën në front dhe si komandantët lëshonin frontin dhe shkonin në një siguri relativisht më të mirë në Krumë, duke lënë burrat dhe gratë e pa përvojë për t'u mbrojtur nga sulme shumë të egra. 

Tregimi im për luftën është pa paragjykime, i vërtetë dhe i përgjegjshëm.





Kur keni qenë në Kosovë për herën e fundit?

Gjatë luftës.

Keni shokë në Kosovë?

Kam pasur kontakte të rralla me njerëzit nga koha e luftës deri më tani. Tani jam i zhytur në mesazhe përkrahjeje nga njerëzit nga Kosova. Do të vizitoj Kosovën në të gjitha rajonet. Shpresoj këtë vit.


-------------------------
3.


Kujtimet e Crag Jurisevic do ta tronditin shumkë me portretet e tij të parregullsive dhe korrupsionit – si dhe heroizmin - prapa frontit të parë të luftës së Kosovës më 1999.

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i Craig Jurisevic nga një spital në Adelaide (Australi) për në frontin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një skenar i shkëlqyer edhe për Hollywood’in. 

Nuk është për t’u çuditur fakti që edhe producentja, fituese e çmimeve të Akademisë Amerikane, Eva Omer, qysh prej fillimi ishte pajtuar për ta transmetuar rrëfimin në ekran televiziv. 

Por, filmi siç duket po mbetet në mëshirë të donatorëve, për të bindur Hollywood’in për ta xhiruar këtë skenar.

Libri i Craig Jurisevic, që u promovua për mbarë botën me 1 maj 2010 dhe i cili në fund të dhjetorit 2011 u përkthye dhe u botua në shqip nga Koha, sipas kirurgut kardiotorakal dhe traumave, do të jetë i mundimshëm për tu lexuar nga disa ish-komandantë të lartë të UÇK’s të cilët tani janë politikanë të lartë ose biznesmenë të fortë.

Ai i tha Gazetës Jeta në Kosovë: “Libri im përshkruan heroizmin e burrave dhe grave, që për ndryshim nga shumica e komandantëve të tyre, qëndruan në frontin e parë pavarësisht nga kushtet e tmerrshme dhe mosmarrëveshjeve të shpeshta”.

“Është një përshkrim i qartë dhe i sinqertë i luftës ashtu siç ka qenë, dhe jo ashtu se siç protagonistët e kanë detyruar shumicën të besojnë se ka qenë”.

“Kam përkrahje të fortë nga njerëzit e Batalionit Atlantik dhe batalionet Gjermane dhe Zvicerane me të cilët kam shërbyer në [malin] Pashtrik edhe ata i kanë verifikuar aspekte të rëndësishme të librit,” shtoi ai.




“Disa nga komandantët të cilët i kanë lënë ushtarët e tyre të pinë kafe në male në Krume tani janë ministra me influencë në Qeverinë e Kosovës dhe pjesë e komunitetit të biznesit, dhe ky libër ndoshta është një ofendim për ta.

“Njerëzit e Kosovës dhe të botës duhet ta dinë se çfarë me të vërtetë ka ndodhur dhe ky libër e tregon atë. Është një testament i vullnetit dhe i forcës të shqiptarëve të Kosovës gjatë kësaj lufte të tmerrshme dhe do të ngelet si një referencë e saktë dhe e paanshme e asaj periudhe.”

Kosova nuk ka qenë eksperienca e parë e Craig në një konflikt. Ai ka punuar në Izrael gjatë fillimit të viteve 1990 kështu duke përfunduar në kufirin e Shqipërisë me Kosovën në vitin 1999 pasi që lufta ishte shkallëzuar në mes të UÇK’së dhe forcave Serbe dhe kur NATO vendosi për kampanjën e bombardimeve.

Pas përfundimit të konfliktit ai ka punuar me armatën Australiane në Timorin Lindor dhe në Afganistan, dhe tani është rikthyer në jetën e tij të zakonshme, si kirurg dhe ligjërues në Adelaide.
Ai erdhi në Kosovë në fillim të vitit 1999 pasi që ishte shokuar nga pamjet televizive të luftës, duke e lënë në shtëpi bashkëshorten Donna dhe djalin e tij pesëvjeçar [në atë kohë] dhe vullnetarizmin në International Medical Corps [Trupat Mjekësore Ndërkombëtare].

Shpejt më pas i trajtonte refugjatët kosovarë të sëmurë dhe të plagosur pasi që ata kalonin kufirin në Kukës, në veri të Shqipërisë, qyteti më i afërt nga kufiri, ku për një kohë të shkurtë dhjetëra mijëra refugjatë arrinin gjatë një dite.

Por derisa i mjekonte të plagosurit, ai filloi të vërejë se diçka nuk ishte në rregull. Pavarësisht nga katastrofa humanitare që ndodhej rreth tij, disa pacientë të dyshuar arrinin të mjekoheshin në spital.
Edhe pse spitali ishte i mbushur me mjete mjekësore të reja, vetëm disa njerëz të plagosur kishin mundësi të përfitonin nga ky spital. Jurisevic në ndërkohë kupton se të sëmurëve u kërkohej të paguajnë për shërbimet.

Craig Jurisevic në Frontin e Parë të UÇK’së

I vendosur për ta publikuar këtë problem, ai takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së Kofi Annan. Ai mandej e adresoi këtë temë tek një gazetar amerikan, dhe pas botimit menjëherë faji iu adresua atij duke kërkuar prej tij që urgjentisht të largohej nga Kukësi.

“Jam ballafaquar me korrupsion në spitalin e Kuksit ku nga refugjatët e lënduar kërkohej të largohen ose liheshin anash nëse nuk paguanin për shërim,” tha Jurisevic.
“Ky rrëfim u botua në Stars and Stripes [gazetë ushtarake amerikane] dhe NATO e hulumtoi korrupsionin.”




The countryside around Kukes, with the town in the distance.
Shpejt pasi u largua nga Kukësi, Craig u njoftua me Hosnje Hoxha, komandant i UÇK’së, i cili i kërkoi atij që t’i bashkëngjitej ekipit kirurgjik që merrej me viktima në një kamp afër vijës të parë të frontit.

Eksperienca e tij në bazën e UÇK’s në Helshan dhe në vijën e frontit që nga fundi i majit deri me 9 qershor ishin dëshpëruese. 
Më tej ai kuptoi se UÇK’ja përbëhej nga rekrutë të rinj pa eksperiencë nga e gjithë bota të cilët vështirë se dinin se si të mbanin një pushkë në dorë, dhe ishin lënë të luftonin një luftë të egër. Ishte shumë e qartë se ata nuk ishin të trajnuar aspak për t’u përballuar në beteja me serbët nga forcat paramilitare.

CIMG5633.JPG

Blood on My Hands in Prishtina, Kosovo.

WDP_DSC2511.jpg

Blood on My Hands Book Launch, Melbourne.

WDP_DSC2573.jpg

Blood on My Hands Book Launch, Melbourne.

From left: Major Gen. Jim Molan, Craig Jurisevic,

Catherine Lewis and Tim McCormack.


Kampi mjekësor i pajisur mirë me mjete kirurgjike nuk u kryente gjë punë sepse ishte shumë larg nga luftimi, dhe mjekët nuk kanë qenë të përgatitur që të udhëtonin aty ku ngjante aksioni në mënyrë që t’i shërojnë dhe shpëtojnë të plagosurit.

Craig kishte vendosur që të bashkëngjitet në vijën e parë të frontit. Udhëtimi për në Malin Pashtrik ishte një rrezik që e çoi atë afër minave të hekurta. Gjatë këtij udhëtimi ai vazhdimisht u ndesh me snajperistë serbë dhe zjarr artilerie.

Në front ai themeloi një ambulantë primitive në shpellë, duke punuar ditë të gjata për t’i trajtuar plagët e tmerrshme dhe duke amputuar edhe gjymtyrë. Ai fjeti pranë trupave të pajetë të vendosur në shpellën e cila shërbente si spital, kënd të mjekut dhe morg. “Jam i ulur në shpellë bashkë me trupat e pajetë, të kalbura në shpinë, duke u kalbur edhe më shumë në të nxehtin e tmerrshëm,” cekë Craig në librin e tij.


An avenue of tents housing refugees in the UAE camp.




Gjatë kësaj periudhe, Craig udhëhoqi ekipe që riktheheshin prapa vijave serbe gjatë mbrëmjes për t’i shpëtuar civilët nga fshatrat më të afërta. Si rrjedhojë, ai i përjetoi pasojat e masakrës së grave dhe fëmijëve dhe nga afër i pa rezultatet e tmerrshme të kampanjës të spastrimit etnik të Sllobodan Milloshevicit.



Dr Ylber Vata and I removing a leg. Notice the dirty and stained surgical drapes and
trolley and scant equipment.


Colonel Toccafundi and I at the Italian Military Surgical Unit.

Një patrullë e dërgoi atë në një fshat të braktisur ku një grua në gjendje të tmerrshme ishte lënë në vuajtje të vdiste ngadalë, e rrethuar nga familja e vrarë e saj. Ajo e luti atë që tu jepte fund vuajtjeve të saj, për çka ai u pajtua që të bënte - me të vetmin mjet që kishte në dorë - një pistoletë që ia kishte dhënë komandanti i UÇK’së për t’u mbrojtur vet personalisht.

Duke e mbajtur premtimin që ia kishte dhënë gruas që ishte duke vdekur, Craig e mori trupin e pajetë të djalit të vogël të saj në majë të malit, duke e varrosur atë në një varr me drejtim nga fshati. “Në frontin e UÇK’së në Pashtrik unë isha mjeku i vetëm sepse të gjithë mjekët e tjerë qëndruan poshtë në Cahan ose Krume ku ishte shumë më sigurt,” rikujtonte ai.

Vetëm katër ose pesë komandantë qëndruan në front në Malin Pashtrik, të tjerët qëndruan në Krume ku ishte sigurt dhe qetë.”


Refugees crossing into Albania at the Morina border crossing. With little more than plastic sheeting to shield them from the elements, many have travelled like this for over a week. Most refugees were from farming communities. They would carry as much of their livestock as could fit on their tractor-trailers when fleeing the attacking Serb troops.






“Ushtarët e UÇK’së ishin urdhëruar të mos sulmojnë pozicionet serbe por të qëndrojnë në pozitat e tyre. [Sidoqoftë,] këto pozicione ishin të ekspozuara rëndë nga mortajat serbe, artileri, raketa dhe zjarr snajperi, duke rezultuar në një humbje të tmerrshme, të diku rreth 75 të vdekur 250 të plagosur ndërmjet 1 qershori deri 9 qershori 1999,” shtoi Jurisevic.

Ushtarët e UÇK’së ishin lënë pothuajse pa udhëheqës në front, tha ai. “Përpos patrullave të rastësishme pas frontit serb, disa nga të cilat i udhëhoqa unë, atje kishte shumë pak aksione sulmuese kundër forcave serbe që nga 30 maji e andej”.

On the front line at the top of Mt. Pastrik: a soldier melting the snow and boiling water for a morning
coffee. Fetching fresh water from the spring put us in extreme water danger from sniper fire.
Improvisation was required to avoid dehydration.




Duke kuptuar se ushtarët e pastërvitur dërgoheshin në beteja ose drejt vdekjes, Craig u angazhua personalisht për t’i trajnuar më mirë ushtarët rreth detyrave të tyre të tmerrshme.

Si një goditës rekreativ që nga Australia, dhe me një eksperiencës ushtarake nga Izraeli dhe Gaza që nga fillimi i 1990’ës, ai i trajnoi të rinjtë rreth përdorimeve bazike të armëve të përdorura në ushtri dhe teknikave ushtarake në terren.

“Në fillim të karrierës sime kirurgjike kam pasur eksperiencë me llojet e plagëve të para në Kosovë”, u rikujtua ai, “plagët e marra nga armë zjarri automatike ose gjysmë-automatike; nga eksplozionet e minave, granata të dorës, mortaja dhe plagë të artilerive”.

“Në Izrael, gjatë Intifadës së parë më 1992 dhe 1993, unë kam parë se çka munden plumbat t’i bëjnë trupit njerëzor dhe kam mësuar se si kirurgjia moderne mundet ndonjëherë t’i kurojë plagët nëpër botë.”



I pyetur pse i është bashkangjitur UÇK’së, ai tha se i janë rikujtuar memoriet e gjyshit të tij slloven në Luftën e Dytë Botërore që e kanë nxitur atë.

“Gjyshi im slloven, i nënës sime, i ka përjetuar Dachau’n dhe Mauthausen’in (kampe koncentrimi Naziste),” tha ai. 

“Ashtu që unë sikur të mos i kisha ndjerë kampet përqendrues të Milloshevic’it, do t’i kisha tradhtuar kujtimet dhe memoriet e atij [gjyshit] njeriu të butë dhe të sinqertë.”


Jurisevic i tregoi Gazetës se po shpreson që të ketë bashkëpunim të ngushtë me shqiptaro-amerikanët për ta realizuar filmin e tij.



Libri ‘Duart e Përgjakura’ i përkthyer në shqip nga botimet Koha mund të blihet në të gjitha pikat e shitjes të gazetave ditore.

Nga Flori Bruqi:Tekstet e historisë në Kosovë përkëdhelin pushtuesin osman

“Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.

Edhe Omer Dincer, ministri i Arsimit, i ka kërkuar ministrit të Arsimit, Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.

E njëjta gjë është kërkuar edhe nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan : “Lloje të tilla të punimeve, të cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë, ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe shumë shteteve, përfshirë edhe vendin tim e posaçërisht ndërmjet vendeve, të cilat kanë marrëdhënie fqinjësore”.


Kështu që në heshtje librat e historisë në Kosovë kanë filluar të korrigjohen.

 Nga klasa e 5-të deri në të 13-ën del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk ishte e ashpër.

 Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë dhe administratën tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.


Në hulumtimin tona  vihet re se fjalët “dhunë “ dhe “vrasje” janë fshirë duke u zëvendësuar me “pushtim” dhe “burgosje”; fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”; “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”, etj.

Një delegacion nga Turqia pritet ta vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji për të biseduar me autoritetet arsimore kosovare për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë .



Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë të tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.

Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli, Frashër Demaj, konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. 

“Delegacioni nga Turqia vjen për presion dhe për asgjë tjetër.


Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka thënë Demaj. Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i.
“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka thënë Demaj. 
Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, i ndjeri Shkëlzen Raça. 
Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.

“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar Demaj. Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes. Megjithëkëtë, Demaj thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.

qev
Delegacioni nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për në fund të muajit mars. Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës.

“Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.
“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.

“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.
Vite më parë  MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Kosovës.
Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. 
Puna e komisionit është përfunduar në fund të vitit të kaluar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.
Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.

Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. 
“Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. 
Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. 
Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.

Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.

“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. 
Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.
Dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. 
Në versionin ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër.
Kosova ka lidhur deri tani 13 marrëveshje me Turqinë, por kjo e fundit ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit: autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë. 
Tani që ndryshimet janë bërë, zyrtarët shtetërorë turq vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore.


Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan,  tha  se ndryshimet në librat e historisë do t’i kontribuojnë marrëdhënieve Kosovë-Turqi të cilat, sipas saj, janë të shkëlqyeshme. Ajo kujton se ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera, “të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët”.


Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. 
Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. 
Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.
Neve kemi   gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. 
Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë.
 Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë.
Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”. Në faqen 48 të librit aktual, në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët “…hakmarrje” dhe “…vrasje”.
 Në vend të tyre është vendosur fjalia “…marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendëse…”!

Fjalia “…osmanët vranë shumë shqiptarë…” është fshirë tërësisht kurse në faqen 69 të librit aktual, fjala “..ashpërsi” është shndërruar në “…ndërhyrje ushtarake”. 
Ndryshimet e tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia “…sundimi i egër osman…”, është shndërruar në “…pushtimi osman”. 
Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia “…merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame…”, tash ka tjetër kuptim. “…
Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit”. 
“Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje, si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka thënë kryesuesi i komisionit. Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast. Emri zyrtar i plotë i komisionit është “Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke”.
Agjencioni  Floripress  ka  siguruar një raport të punës së këtij komisioni, kryetar i të cilit ishte prof.dr. Shkëlzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha.
Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia.
Në muajin mars, një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti – Perandorisë Osmane.
Por, këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT- it nuk do të anashkalohet asnjëherë.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore.
 Sipas tyre ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. 
Ndërsa, kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë.
Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me këtë “problem” në tekstet e historisë si dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve kosovarë.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se do të mbahet një takim ndërmjet ekspertëve të Kosovës që janë marrë me rishikimin e teksteve dhe atyre nga Turqia. 
“Ekspertët turq do të vijnë në fund të muajit tjetër. Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes.
 Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit nuk do të bëhet asnjë ndryshim pa u konsultuar me autorët e teksteve shkollore.
“Grupi i ekspertëve turq do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet tona të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret”.
Ai ka bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Mustafa ka hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. 
Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë.
 “Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët ata që e shkruajnë historinë”.

Ai ka marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që Mustafa e sheh të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. 
“Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”.

Mustafa ka thënë se ardhja e ekspertëve turq nuk duhet të keqinterpretohet. 

“Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet tona, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë, por edhe shtetet e tjera”.

Floripress

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...