Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/30

Flori Bruqi : Kosova po vdes moralisht!




Rezultate imazhesh për rroga mesatare ne ballkan



Pagat mesatare më të larta mujore në rajon i ka Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa më ultat Kosova (360 euro), Maqedonia (376 euro) dhe Shqipëria (378 euro).

 Paga mesatare prej 422 euro e ka  Serbia, e cila duket të jetë ndër më të ultat në Evropë dhe në rajon, 


Pagat mesatare në Bosnje-Hercegovinë janë 440 euro, Mali i Zi 512, Kroacia 832, Sllovenia 1,077, Hungaria 703, Rumania 535 dhe Bullgaria 457 Euro.

Paga e ulët mesatare në Serbi bëhet e qartë kur krahasohet me ekonomitë më të forta të Bashkimi Evropian.

Paga mesatare neto në disa vende të BE janë deri në 8 herë më e lartë se në Serbi.


Pagat e ulëta në Serbi janë një pasqyrim i situatës së keqe ekonomike.

Sipas FMN -Paga mesatare mujore neto në Shqipëri arrin deri në 290 euro. Kjo është paga mesatare më ulët në të gjithë Europën. Sipas të dhënave të përpunuara nga Wikipedia, bazuar në informacionet e marra nga FMN, Banka Botërore dhe institucionet përkatëse statistikore vendase, në Shqipëri, paga mesatare neto (pas taksave) është 347 euro në muaj, sipas të dhënave që janë përditësuar në tremujorin e parë 2017. Në këtë nivel, paga mesatare është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Wikipedia i referohet të dhënave të INSTAT për pagën mesatare në sektorin shtetëror, që ishte 56,500 lekë në fund të tremujorit të parë, ndërsa të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se paga reale në ekonomi, përfshirë edhe sektorin privat, është akoma më e ulët.


Paga mesatare


Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas group-profesioneve dhe gjinisë në fund të vitit 2016 ishte 45,845 lekë, pra rreth 334 euro bruto dhe 290 euro neto. 

Këtu ka ndikim edhe fakti që informaliteti i pagës në sektorin privat është shumë i lartë dhe një numër i madh subjektesh nuk deklarojnë pagën reale për të punësuarit e tyre(shënim i Monitor). 

Në krahasim me një vit më parë, paga mesatare në ekonomi ra me 2.1% në vitin 2016. Në Kosovë, paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro.

 Në rajon, sipas Wikipedia, pagën mesatare më të lartë e ka Mali i Zi, me 509 euro në muaj, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372 euro.

Imazh i ngjashëm

Fuqia blerëse


Edhe e matur sipas metodës së fuqisë blerëse, ku të ardhurat përshtaten me shpenzimet e jetesës, paga në Shqipëri është sërish më e ulëta në Europë, me rreth 1000 dollarë. 

Madje në këtë renditje, Shqipërisë ia kalon edhe Bjellorusia, që ka pagë mesatare më të ulët sesa ne.

 Më të lartë pagën, sipas fuqisë blerëse, e kanë Mali i Zi, që me 1422 dollarë ia kalon edhe Portugalisë, Bullgarisë dhe Rumanisë dhe Kosova (1251), që ia kalon dhe Serbisë e Bosnjës.

 Në të dy këto shtete, kosto reale e jetesës është më e lirë, rroga është më e mjaftueshme për të blerë produkte të ndryshme, në krahasim me Shqipërinë, apo shtete të tjera të rajonit. 

Në Europë, vendi ku ke mundësi të marrësh më shumë të ardhura përmes pagës është Zvicra me 4,421 euro në muaj, të ndjekura nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia (3,405), Danimarka (3,270), Luksemburgu (3,159), Suedia (2,713).



Kosova është vendi më i varfër dhe me papunësi më të lartë në rajon, me rrogë minimale prej 150-170 eurosh (çdo i dyti kosovar, sipas statistikës, jeton me më pak se 1 euro e 40 centë në ditë), kurse politikanët më shkollë dhe pa të marrin pagë mujore prej tre mijë eurosh .

Rezultate imazhesh për rroga mesatare ne ballkan


Ish Kryeministri i Kosovës 2,950.00 euro


Kryeministri i Shqipërisë ka pagë mujore 1,700.00 euro


Kryeministri i Maqedonisë 1,300.00 euro


Kryeministri i Malit të Zi 1,130.00 euro


Kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës 1,070.00 euro


Kryeministri i Serbisë, me traditë shtetërore dyqindvjeçare dhe me resurse shumë më të mëdha se Kosova e Shqipëria bashkë, merr rrogë mujore prej vetëm 1,000.00 eurosh!


Imazh i ngjashëm

Pensionistët e shkretë, profesorë, doktor juristë, ekonomistë, që po e ngrysim jetën me një pension prej 260 eurosh në muaj (nga 80 sa ishte në fillim!) pas dyzet vjet pune në Universitet dhe pas gjithë atij kontributi në arsim, shkencë, art, kulturë, ekonomi e edhe në politikë?




Po për hallexhinjtë e shumtë anembanë Kosovës, që mund të mos kenë as bukë në sofër dhe që s’kanë me se t’i blejnë ilaçet në barnatore?


Po e mbysni solidaritetin, virtytin, moralin, po e vrisni shpresën...





Rezultate imazhesh për rroga mesatare ne ballkan
Sipas statistikave, paga mesatare dallon shumë në rajone të ndryshme të Evropës. Teksa me paga të mëdha prijnë Evropa Perëndimore dhe Skandinavia, ku mesatarja i kalon 2,000 euro.

Konkretisht, paga më e lartë është në Lihtenshtajn, ku sipas raporteve për vitin 2012, paga mesatare neto arriti në 5,314 euro. Pastaj vjen Zvicra (3,994 euro), Monako (3436 euro), Norvegjia (3,212 euro) dhe Luksemburgu (3,149 euro), raporton ‘Al Jazeera Balkans’.
Pagat më të ulëta janë në vendet e Evropës Lindore. Në Ukrainë, paga mesatare është vetëm 130 euro, e më mirë se ky shtet qëndrojnë Azerbajxhani (224 euro), Kazakistani (257 euro) dhe Bjellorusia (272 euro).

Sipas agjencive të statistikave të vendeve të rajonit, paga më e lartë mesatare në Ballkan është në Slloveni 1,022 euro, pasuar nga Kroacia 752, pastaj Mali i Zi 488, BeH 424, Serbia 374, Kosova 364, Shqipëria 357 dhe paga më e ulët mesatare është në Maqedoni 354 euro.
Imazh i ngjashëm
Paga mesatare neto e përafërt.

Austria2 320,24 €
Belgjika2 232,85 €
Bullgaria324,89 €
Zvicra5 130,92 €
Republika Çeke725,92 €
Gjermania2 315,20 €
Danimarka3 041,08 €
Estonia832,57 €
Greqia1 262,05 €
Spanja1 679,21 €
Bashkimi Evropian 152 258,68 €
Finlanda2 479,56 €
Franca2 223,89 €
Kroacia755,21 €
Hungaria532,08 €
Irlanda2 284,40 €
Islanda2 634,88 €
Italia1 736,18 €
Lituania496,23 €
Luksemburgu3 187,82 €
Letonia379,22 €
Malta1 406,02 €
Holanda2 793,73 €
Norvegjia3 850,41 €
Polonia634,49 €
Portugalia1 056,92 €
Rumania345,56 €
Suedia2 825,57 €
Sllovenia993,80 €
Sllovakia664,77 €
Turqia590,35 €
Mbretëria e Bashkuar2 810,26 €
Shtetet e Bashkuara2 360,88 €


John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pas dorëheqjes së Dan Coatsit, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresistin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. 53 vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar. 


                               Lidhjet me shqiptarët të kandidatit për drejtor të Inteligjencës Kombëtare amerikane


Por interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.
Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim.

Në takime të tjera, John Ratcliffe
 në krah të Pandeli Majkos, ministër i Shqipërisë për Diasporën, dhe Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

Image
Por, në takime me Ratcliffen janë parë edhe zyrtarë nga Kosova, nga PDK e LDK, si ish-ministri Besim Beqaj, deputetja Ganimete Musliu, pastaj deputeti Armend Zemaj e të tjerë.


  John Ratcliffe.JPG

Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së.

(https://en.wikipedia.org/wiki/John_Ratcliffe_(American_politician)

Flori Bruqi

38 për qind e qytetarëve serb kanë thënë se Serbia duhet t’i pranojë kushtet e BE-së rreth Kosovës.

Anketë në Beograd: Kosova me çdo kusht duhet të mbetet në Serbi
Kosova, sipas vlerësimit të 53 për qind të qytetarëve serbë, me çdo kusht duhet të mbetet në përbërje të Serbisë, zbulon anketa e bërë nga Qendra për studime evro-atlantike në bashkëpunim me Cesidin, thotë drejtori i CESID-IT Bojan Klaçar.

"Për ndarjen e Kosovës në veri – pjesa serbe dhe në jug – pjesa shqiptare, ëshë një e treta e qytetarëve, ndërsa kufizimin, me kushtin që veriu t’i përkasë Serbisë, e përkrahin 36 për qind e qytetarëve”, citon “kurir” të ketë thënë Bojan Klaçar.

"Për 25 % të qytetarëve, Kosova është e pavarur dhe ata mendojnë se Serbia duhet ta pranojë këtë gjendje e t’i kthehet të ardhmes”, ka zbuluar anketa.

38 për qind e qytetarëve ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë kushtet e BE-së rreth Kosovës.

2019/07/29

Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan lartë në qiell



Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Kushdo që është bërë i dehur nga fuqia (pushteti) dhe ka përfituar prej saj, nëse vetëm për një vit, kurrë nuk do të heq dorë prej saj vullnetarisht. Horrat janë shumë frikacak, por pasi në ju shikojnë do burra të pavendosur, nuk u trembet syri. Dhe, do ta çojnë në vend amanetin e armiqve me të cilët kufizohemi por jo vetëm, që Vendi dhe emri jonë të vdes përgjithmonë.
Ju nuk mbyteni duke rënë në ujë, por duke qëndruar shumë gjatë nën sipërfaqe.
***
Jemi të vetmit në botë që e kemi bërë kozmopolitizmin një identitet kombëtar.
Të vetmit në botë që i lutim pushtuesit t`ia dhurojmë edhe pjesën tjetër të tokës.
Guximi, besnikëria dhe trimëria prej kohësh nuk është më një virtyt që është vendosur lartë në ideologjinë e shtetit amë, Kosovës, trojeve tjera jashtë kufirit të imponuar dhe mentalitetin e shqiptarëve.
Është Tradhti Kombëtare të lejohet në Shqipëri (dhe Kosovë) biznesi i pushtuesve dhe shteteve tjera armiqësore si Rusia, Kina etj që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kriminalitet dhe Tradhti Kombëtare t`u shesësh apartamente në bregdet të huajve që me kohën do të shtohen shumë dhe do të na kolonizojnë; do t`i blejë Rusia të gjitha.
Kriminalitet dhe Tradhti Kombëtare alarmante privatizimi i zonave bregdetare (plazheve publike-shoqërore) në të cilat lahen, shëtitin dhe i rrezitin vithet të huajt, ndërkaq shqiptarët (95% të varfër) as që mund t`u afrohen. Plazhet më përpara janë të të gjithë shqiptarëve, dhe ata do të lahen dhe rreziten aty pa pagesë, ore kriminelë të fëlliqtë!
Tradhti Kombëtare të përdorësh policinë të prish Teatrin Kombëtarnë Tiranë dhe terrorizon popullatën me gaz helmues  dhe shkopinj, e të mos kontrollosh kufirin shtetëror, ku hyjnë lirisht “refugjatët” fals afrikan, arabik e aziatik pa pyet fare të zotin e shtëpisë, dhe që do të mbeten e trashëgojnë atë që u takon pasardhësve tanë. Shtetet e BE-së që Shqipërinë nuk e marrin aspak seriozisht, e kontrollojnë kufirin e vet.
Tradhti Kombëtare, katastrofë alarmante që për shkak se shteti i horrave nuk siguron mirëqenien e popullatës, të rinjtë ikin. Vendi boshatiset, kanë mbetur thuajse vetëm pleqtë.
Shqipëria është në errësirë morale-shpirtërore. Pasoja e kësaj është se Shqipëria (e gjithë shqiptaria) shpejt shpërbëhet, nëse nuk zgjohemi menjëherë.
Në gjithë botën Tradhtia ndaj Vendit sjell ndëshkimin më të rëndë për keqbërësin; ndryshe nga dy shtetet tona të dështuara, për shkak se janë kapur nga minjtë e ujërave të zeza, ku asgjë nuk funksionon normalisht.
***
Zyrtarë të kompanive të huaja në shtetin tënd. Të gjitha vendet që kanë miratuar një model të tillë të drejtimit (menaxhimit), në një ritëm të shpejtë, e kanë sjellë ndarjen e shoqërisë në: disa njerëz të pasur dhe shumë njerëz të varfër.
***
Trashëgiminë pellazge/ilire që shqiptarët nuk e duan.
Vetëmohimi shqiptar, sakrifikimi i interesave kombëtare për të mirën e armiqve. Armiku e urren atë trashëgimi të lavdishme më shumë se sa shqiptarët e duan. Dhe sa më pak që shqiptarët e duan atë, nuk duhet të ketë kaq shumë armiq për ta fshirë nga historia jonë dhe t`ia përfshijë (shtoj) historisë së tyre false, duke e përvetësuar tonën.
Kështu që, bota do të na konsiderojë si ardhacak nga Azia (saktësisht siç lehin barbarët e ardhur nga Karpatet etj) e jo si i vetmi popull autokton i Gadishullit Ilirik (Ballkanik), që gjatë gjithë historisë jeton në trojet e veta etnike, pjesa më e madhe e së cilës është pushtuar nga fqinjët ardhacak që na rrethojnë. Si ardhacak pushtues, ti nuk mund të kesh aq të drejta sa fqinjët “autokton”, dhe BE “demokratike” na neglizhon (injoron).
Po si të kujdeset për ne kur vet plehrat shqipfolës duan ta bindin që Dardanisë (Kosovës) antike t`i bëhet copëtimi i radhës për t`ia dhuruar Serbisë?
***
Kur një i çmendur udhëheq shtetin.
Shqipëria dhe Kosova të kapura kryesisht nga tre horra(kryesorin prej tyre e vranë serbët në 1998-99 dhe pas luftës e ngjallën, Halleluja), kalojnë nëpër një nga periudhat më të këqija në historinë e saj (tyre)në të gjitha frontet.
Armiqtë e mi të vërtetë janë ata që morën kontrollin e këtij vendi dhe e konsideruan atë si pronën e tyre personale për 30 vjet. Ata plaçkitën çdo centimetër katror dhe mendonin se po i bënin popullit një favor. Ata shfrytëzuan varfërinë, urinë  dhe mungesën e arsimimit kur rekrutuan të rinjtë në forcat e rendit dhe i bënë ata të sulmonin këdo që kundërshtonte. Më besoni, fundi është afër këtyre njerëzve. Dhe unë ju lutem për të marrë pjesë aktive në ndryshimet pozitive, largimin e mafiozëve aktual (në bashkëpunim me disa oligark) që e kanë kapur shtetin, sepse Shqipëria (dhe Kosova) nuk do të ndryshojë nëse thirrjet tona të betejës shkruhen  vetëm në Facebook.
Arsyetimi i disa pseudo-intelektualëve se edhe paraardhësit e këtij regjimi ishin të këqij, prandaj edhe ti nuk lëvizësh nga kauçi, nuk e falën indiferencën tënde. Indiferenca është më seriozja nga sëmundjet e shpirtit.
Nëse edhe më përpara ka sunduar një psikopat, nuk do të thotë se ne do ta lejojmë të sundoje psikopatin e radhës. Nëse edhe më përpara ka pas shumë vrasës, nuk do të thotë që ne t`i tolerojmë dhe falim vrasjet e vrasësit të tashëm. Kjo sepse ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por vetëm të marrim mend prej saj, dhe të mos lejojmë rreziqet e tanishme.
***
Çdo shantazh (politik apo ushtarak) nga armiqtë e huaj, patjetër të kundërshtohet menjëherë, qysh në fillim. Nëse zmbrapseni përpara atij që të kërcënon dhe frikëson që të veprosh kundër dëshirës tënde (t`ia japësh Trepçën, Liqenin e Ujmanit), ai nuk do të ndalet, por do të keni gjithnjë e më shumë kërkesa.
Shkundni kombin dhe zgjoni popullin. Ne nuk e japim më asnjë milimetër të atdheut tonë.
***
Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan lartë në qiell.Ata gjithmonë ishin besnikë ndaj vendit të tyre. Dhe luftuan kundër të gjitha frikave të brendshme. Duhet që ne të gjithë të bashkëpunojmë për të ndryshuar Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare. Ata nuk mund ta bëjnë këtë vetëm.
***
Fitorja do të jetë e jona, sepse ne luajmë me kartela të hapura. Sepse ne nuk i kuptojmë politikat, kompromiset, negociatat dhe mashtrimet e lira. Fitorja do të jetë e jona, sepse lotët tanë vijnë nga zemra. Sepse ëndrrat tona janë të drejta. Sepse ne kemi një aftësi të natyrshme për të dashur atdheun. Sepse shpresa tani ka ndërtuar një kështjellë brenda nesh. Fitorja do të jetë e jona, sepse ne më tepër zgjedhim të vdesim me nder se sa të jetojmë pa dinjitet. Fitorja do të jetë e jona, sepse Shqipëria (dhe Kosova) vjen më parë dhe është më e madhe se çdo gjë.
Le të lejojmë zgjimin e shpirtit luftarak. Portat e lirisë janë të hapura.

Lamtumir Ramush në luftēn e radhës, “mirëserdhe” në betejën e re!

Prof.Dr.Fadil Maloku,Ph.D


Ramushin si kryeministër,s’duhet vajtuar askush, pērveç; miqëve lokal dhe atyre global,të cilët u dakorduan për ta mos kontestuar si kryeministër (me shpresën se;ai si demarkacionin, ashtu edhe ndrrimin e kufijve do ta qonte deri në fund), si edhe deputetëve injoranta e konformista, të cilët me aktin e ngritjes së dy gishtave e votuan (formën më të sofistikuar të presionit mbi vlerat sublime të luftēs)Gjykaten Speciale. 

Tani, krej vajtimet pasuese viktimizuese, e mazohiste janē vetëm pjesë e një ikonografie e folklorizmi të kulluar kurtuaz qē do përdorën ekskluzivisht dhe me qëllim të konsumit të brendshëm. 

Sepse, ate, në dorëheqje e detyruan si “miqtë” global ashtu edhe “armiqët” e koalicionit lokal. 

Në fakt, këtë hap dy palët e ndërmorrën me një marrëveshje të pathënë dhe me “kushtin e premtimin”, se ai në Gjykatë do bëjë vetëm një “shetitje formale” në cilësinë e “dëshmitarit”.

 Dhe se rikthimi i tij “triumfal”, e me tepih të kuq në politikën kosovare do ndodhë njejtë sikurse ai i vitit 2005!

Por, kjo nuk do ndodhë kështu, edhe nga shkaku se: as rrethanat politike e as konstelacionet gjeostrategjike më s’janë as të njejta e as në favor të gjëja shtetndërtimit të Kosovës; nuk do ndodhē kështu, edhe shkaku, i vetëkënaqësisë së brendshme për gjëja finalizimin e projektit të procesit tē përmbylljes sē ndikimit rus në Ballkan.

 Dhe se e gjithë kjo “dramë e dorheqjes dhe dëshmitarit” në Gjykatën Speciale, është vetëm një farsë për ta ridimensionuar presionin (lexo; zhbë shtetin e dytë shqiptar në rajon, të cilave ai me vetëdije u rezistoi deri në fund!) për koncesionet e reja, që Kosova duhet (përmes; idesë së trojkes Thaçi&Vuçiq&Rama, për korigjimin e kufijve) të ia bëjë Serbisë...

E krejt ky skenar, mund të ndodhē kështu shkaku; se e gjithë elita politike e pasluftës, gjatë gjithē kohës e ka improvizuar si shtendërtimin, ashtu edhe pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. 

Natyrisht, krijimin e këtij perceptimi të rrejshëm dhe farse për gjëja; pavarësinē, sovranitetin, demokracinë (për çka nga paslufta e këndej, ua kam hapur sytē gjithë spektrit politik shqiptar),e kanë simuluar edhe miqët tanē lojal e jojal (!). 

Sepse atëbotë, ishte nevojë dhe interes i tyre gjeostrategjik, për t’a improvizuar si; pavarësinë (e paqenē), ashtu edhe sovranitetin (e cunguar) dhe demokracinë (e simuluar përmes folklorit tē pluralizmit, lirisë së qarkullimit, e sundimit të ligjit) e Kosovës, që tani ka pushuar së egzistuari.


Pra, Haga dhe Gjykata Soeciale, janë vetëm maskë provizore, për ta gjetur, jo at “formulën” e heqjes së taksës, por, për të gjetur “lojtar” të rinj për kompromiset tjera të dhimbshme (lexo; copëtimin e ri të Kosovës) që duhet të ndodhin në raport me Serbinë!

 Natyrisht, “Dorëheqjes”, s’duhet t’i gëzohet as opozita (LDK-ja e VV), sepse, gama e kompromiseve shkaku i interesave të reja gjeostrategjike të miqve në Ballkan, ende s’ka marr fund. 

Kompromise dhe fakte këto, që ca politikan naiva dhe të shantazhuar të Kosovē, nuk e kanë kuptuar, sa dhe si duhet. 

Ata të zhytur në hedonizmin e tenderomanisë, dhe sidomos në “meritat” për krijimin e “klasës së re kapitaliste (lexo; oligarkinē politike) e kanë projektuar vetën si “lojtar”kyq, edhe në procesin e ritreshtimit të rajonit.

 Duke harruar kështu, që lotarët global, ata i kanë pëdorur sikurse limonin e shtrydhur me afat skadence! 

Dhe se kohës që po vjen i nevojitet një profili i ri i poltronizmit dhe konformizmit politik, në skenën politike kosovare.

Andaj, Ramushin s’duhet vajtuar me “lot krokodili”, e as me emocione politike, e aq më tepër me paradigma sociale, sepse, ai dhe garda e komandantave “misionin dhe obligimin” e tyre historik, e ka pêrmbush me faktin dhe aktin e; demarkacionit (ku 8000ha, iu dhanë Malit të Zi) dhe sidomos me formimin e Gjykatës Speciale. Duke gjykuar kështu, kujtoj se ai me të kuptuar lojën djallēzore të “lojtarëve” global, në historinë politike tē pasluftës kosovare do mbahet në mend si “mohikani” i fundit që i bëri rezistencē stoike tendencës së rikthimit të Serbisë, në Kosovë!

Kadare dhe muzika...

Nga Prof. Dr. Klara Klara Kodra

Për veprën e Akademikut Vasil S. Tole, “Kadare  dhe Muzika”

“Arti i fjalës” dhe  arti i “mungesës së fjalëve”

 -“Studimi  i Vasil S.Toles është një  hap i vendosur në këtë drejtim që zbulon  një anë  të re  të një  vepre të gjerë dhe të fuqishme letrare  dhe njëkohësisht mundësitë e “artit  pa fjalë”, muzikës  të  ndërveprojë me “artin e fjalës”.

 - “Studiuesi arrin në përfundimin se  muzika popullore shqiptare në  llojet e saj të ndryshme është një element gjenerues dhe përbërës i brendshëm i artit të Kadaresë. Ky zbulim i tij e mundëson  të parit e këtij arti në një optikë  të re përtej mundësive  që jep shkenca letrare, po të kufizohet  thjesht  me mjetet e veta.”

-“Ky punim  ndërdisiplinor ka rëndësi përsa i përket  shkencave  tona  albanologjike, jo vetëm me arritjet e veta, që janë të ndjeshme, po si udhërrëfyes për punime të tjera, qoftë  kadarejane, qoftë  në përgjithësi historiko-letrare dhe kritike  që ndriçojnë  autorë të  tjerë”.

ps: lexo shkrimin e plotë të botuar në gazetë NACIONAL, datë 28 korrik, 2019

 Nga Prof. dr. Klara Kodra

Letërsia është quajtur për antonomazi “arti i fjalës”, ndërsa  muzika  përfaqëson  një gjuhë të një lloji  tjetër, “pa fjalë”.
Kështu në dukje, këto  dy arte  qëndrojnë në pole  të  kundërta.
Po ç’do  të ndodhte  sikur  studiuesi të merrte në analizë ato pika që i bashkojnë dy artet e sipërpërmendura?
Këtë udhëtim  eksplorues  në hapësirën  e dy arteve  guxon  ta bëjë studiuesi Vasil S.Tole në monografinë “Kadare dhe muzika” ku analizohet  vepra e një  shkrimtari  të shquar, ndofta  më të madhit shkrimtar bashkëkohor shqiptar në  lidhjet e tij  me lloje  të ndryshëm të muzikës shqiptare.
Ideja e vënë  në bazë  të kësaj monografie është e guximshme dhe origjinale, po s’bëhet fjalë për një origjinalitet të kërkuar, po për një  origjinalitet që ka rrënjët e veta objektive në terrenin e realitetit.
Shekulli i  nëntëmbëdhjetë  ka qenë  një shekull  specializimi  të disiplinave  shkencore në të cilin  morën tipare të qarta të tilla  lloje të  shkencës  letrare si historia e letërsisë  dhe teoria e  letërsisë, krahas shumë llojeve  të shkencave  të tjera, shekulli  i njëzetenjëtë, është një shekull  afrimi  të shkencave  që lind përherë e më tepër  studimet  ndërdisiplinore.
Ëndrra e romantikëve ishte shkrirja e arteve, studiuesit e sotëm zbulojnë  gjithnjë  e më tepër  pikat që i  afrojnë ato.
Studimi  i Vasil S.Toles është një  hap i vendosur në këtë drejtim që zbulon  një anë  të re  të një  vepre të gjerë dhe të fuqishme letrare  dhe njëkohësisht mundësitë e “artit  pa fjalë”, muzikës  të  ndërveprojë me “artin e fjalës”.
Para se t’i vihet  këtij  studimi të gjerë monografik  autori e ka analizuar  dukurinë  që merr  në shqyrtim  në mënyrë të pjesshme te autorë të  tjerë shqiptarë si Konica  dhe Migjeni.
Monografia është strukturuar në dymbëdhjetë kapituj ku vihen re kalime  nga analiza  te  sinteza dhe, në të kundërtën, nga sinteza  te analiza.
Ndofta  ky numër nuk është zgjedhur  rastësisht nga studiuesi meqenëse është  një numër tradicionalisht domethënës në poezinë tonë popullore.
Autori flet  për një  formim të  shkrimtarit, për një brumosje të tij që në fëmijëri nga këngët dhe vallet  tradicionale të krahinës së tij.
Në monografi hidhet  mendimi  kuptimplotë se pasqyrimi i traditës  muzikore  te Kadareja  është element i qëndresës, pra, mbrojtjes  së identitetit shqiptar që, siç dihet, përbën një  nga  temat qendrore  në krijimtarinë e Kadaresë, më aktuale se kurrë.
Pra, ndikimi i muzikës në krijimtarinë e Kadaresë shihet si shenjë e frymës shqiptare të kësaj krijimtarie.
Autori shkruan  me kompetencën  e muzikologut, po edhe  me shijen e lexuesit  të përgatitur  që përkthen  fjalën e shumëngjyrshme të Kadaresë në nota muzike, pra, sheh dy  “gjuhë” të veprës së tij që ndërthuren  dhe plotësojnë dhe gjithashtu fuqizojnë njëra-tjetrën.
Studiuesi veçon  karakteristikat  shqiptare të  lidhjes së  Kadaresë me muzikën dhe zbulon  gjithashtu veçori  të përgjithshme  që e bashkojnë këtë dukuri  me traditat  e popujve  të tjerë të cilat,  zbulohen  nga  Kadareja kritik si origjina e  tragjedisë nga  vajtimet, madje  një përgjigje origjinale e Kadaresë ndaj çështjes  homerike.
Vasil Tole e sheh, pra, Kadarenë në lidhjet  e tij të dyanshme me muzikën  si artist që e shkrin në  brendësi të artit të vet  dhe si  vëzhgues që e  kundron së jashtmi duke bërë zbulime  teorike.
Studiuesi arrin në përfundimin se  muzika popullore shqiptare në  llojet e saj të ndryshme është një element gjenerues dhe përbërës i brendshëm i artit të Kadaresë. Ky zbulim i tij e mundëson  të parit e këtij arti në një optikë  të re përtej mundësive  që jep shkenca letrare, po të kufizohet  thjesht  me mjetet e veta.
Ky punim  ndërdisiplinor ka rëndësi përsa i përket  shkencave  tona  albanologjike, jo vetëm me arritjet e veta, që janë të ndjeshme, po si udhërrëfyes për punime të tjera, qoftë  kadarejane, qoftë  në përgjithësi historiko-letrare dhe kritike  që ndriçojnë  autorë të  tjerë.

2019/07/28

Adem Demaçi, zëri i lirisē!!!

U mbajt akademia përkujtuese në njëvjetorin e ndarjes nga ne të Demaçit, Prishtinë, 26.07.2019                    
Fjala e kryetarit të LSHK-së Prof. dr. Shyqri Galica

ADEM DEMAÇI - ZËRI I KOMBIT E I LIRISË, ZË I BASHKIMIT E I ARDHMËRISË, ZËRI QË DËGJOHET GJITHNJË!

Para një viti u nda nga ne atdhetari i paepur si asnjë tjetër, figura më e veçantë kombëtare, njeriu më fisnik i kombit, Adem Demaçi.
Vepra e tij ndër dekada ka qenë dhe mbetet frymëzim kombëtar dhe nuk do të pushojë sa të ketë jetë.
Atdhedashës deri në flijim, shkrimtar specifik me vepra që frymëzuan e frymëzojnë breza të tërë, njeri me diapazon të jashtëzakonshëm dhe gjithsesi demiurg i historisë kombëtare.
Adem Demaçi qe zëri i kombit e i lirisë, zë i bashkimit e i ardhmërisë, zë që dëgjohet gjithnjë!
Adem Demaçi është ndër figurat tepër të rralla jo vetëm në arealin shqiptar, por në tërë rruzullin, i cili me veprimtarinë e tij politike, atdhetare e letrare diti të udhëheqë një epokë të tërë me veprimet e tij, duke synuar konkretisht atë që synon dhe tërë kombi ynë – lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare!
Rruga e tij jetësore është dëshmi e qëndrimit dinjitoz për të qëndruar vertikalisht si personalitet me përmasa ndërkombëtare, që dëshmojnë çmimet më të larta që jepen për të nderuar figurat e këtilla që vërtet janë tepër pak në botë...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...