2019-10-12

Apologu i Slobodan Millosheviçit, Peter Handke fitues i çmimit Nobel për Letërsi?!’




Skënder MULLIQI

Fituesi jo meritor I çmimit prestigjioz Hanke, me përkrahëjn që ia bëni regjimit criminal të Millosheviqit, e shiti shpirtin për ideologji uuryese komuniste , edhe më gjasë e shiti shpirtin edhe për para.Kjo është gjeja më e keqe që mund ta godas një shkrimtarë.Me qendrimet politike të austriakut Peter Handke nuk u pajtuan kurrë shumë kolegë të vet. Ai më të drejtë edhe mori epitetin “monstrum ideologjik”. Me shumë së kurrë intelektualët e njohur do të duhej të rreshtohen në mbrojtën e lirive elemenatare njerëzore .Handke nuk është përson I tillë, përkundrazi u tregua cinik dhe shumë shpirt ngusht, duke mbrojtur regjimin gjenocidial të Millosheviqit.Ai në vitin 2014 kishte bërë thirrje që të hiqet Nobeli. Fakti së Handke e mori këtë qmim për vitin 2019 nga Akedemia Suedeze, kishte të drejtë.Kjo është Suedia sot: ai që përkrahu hapatazi masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore behët fitues i Nobelit për Letërsi!Dhënja e çmimit një hendikapi si Handke , është fyerja më e rëndë për të gjitha viktimat e luftës në ish-Jugosllavi.Serbia e cila ka merituar të dënohet për gjenocid, në vitin 2015, shkrimtarin austriak Handke, e shpallë qytetarë nderi , dhe anëtar I të SANU. Por, jo më kot ai është antishqiptar dhe proserb, pasi që gruaja e tij është me origjinë serbe…


PEN Amerika: Keqardhje e thellë për zgjedhjen e Peter Handke për Çmimin Nobel në Letërsi 2019

Statement: Deep Regret Over the Choice of Peter Handke for the 2019 Nobel Prize in Literature

“We are dumbfounded by the selection of a writer who has used his public voice to undercut historical truth and offer public succor to perpetrators of genocide”



FOR IMMEDIATE RELEASE
October 10, 2019

(New York) – PEN America issued the following statement from author and PEN America President Jennifer Egan, in response to the choice of Peter Handke for the 2019 Nobel Prize in Literature:

“PEN America does not generally comment on other institutions’ literary awards. We recognize that these decisions are subjective and that the criteria are not uniform. However, today’s announcement of the 2019 Nobel Prize in Literature to Peter Handke must be an exception.

We are dumbfounded by the selection of a writer who has used his public voice to undercut historical truth and offer public succor to perpetrators of genocide, like former Serbian President Slobodan Milosevic and Bosnian Serb leader Radovan Karadzic. PEN America has been committed since the passage our 1948 PEN Charter to fighting against mendacious publication, deliberate falsehood, and distortion of facts. Our Charter further commits us to work to “dispel all hatreds and to champion the ideal of one humanity living in peace and equality.

”We reject the decision that a writer who has persistently called into question thoroughly documented war crimes deserves to be celebrated for his ‘linguistic ingenuity.’ At a moment of rising nationalism, autocratic leadership, and widespread disinformation around the world, the literary community deserves better than this. We deeply regret the Nobel Committee on Literature’s choice.”
#####
PEN America stands at the intersection of literature and human rights to protect open expression in the United States and worldwide. We champion the freedom to write, recognizing the power of the word to transform the world. Our mission is to unite writers and their allies to celebrate creative expression and defend the liberties that make it possible.




“Ne jemi të shtangur nga përzgjedhja e një shkrimtari, që ka përdorur zërin e tij publik, për të tjetërsuar të vërtetën historike dhe ka ofrouar ndihmë publike ndaj autorëve të gjenocidit”


PEN Amerika e lëshoi ​​fjalinë e mëposhtme nga autorja dhe Presidenti i PEN America, Jennifer Egan, në përgjigje të zgjedhjes së Peter Handke për Çmimin Nobel në Letërsi, për vitin 2019:

“PEN America nuk i komenton përgjithësisht çmimet letrare të institucioneve të tjera. Ne pranojmë që këto vendime janë subjektive dhe se kriteret nuk janë uniforme. Sidoqoftë, shpallja e sotme e Çmimit Nobel në Letërsi për Peter Handke duhet të jetë një përjashtim.

Jemi të shtangur nga përzgjedhja e një shkrimtari, që e ka përdorur zërin e tij publik për të tjetërsuar të vërtetën historike dhe ka ofruar ndihmë publike për autorët e gjenocidit, si për ish Presidentin serb Slobodan Milosevic dhe udhëheqësin serb të Bosnjës, Radovan Karadzic.

PEN America është e angazhuar që nga kalimi i Kartës sonë PEN në vitin 1948, për të luftuar kundër botimeve të rreme, falsitetit të qëllimshëm dhe shtrembërimit të fakteve. Karta jonë më tej na angazhon që të punojmë për të “larguar të gjitha urrejtjet dhe për të mbrojtur idealin e një njerëzimi, që jeton në paqe dhe barazi.”

“Ne hedhim poshtë vendimin ku një shkrimtar, që ka admiruar në mënyrë të vazhdueshme krimet e dokumentuara të luftës, meriton të vlerësohet për ‘zgjuarsinë gjuhësore të tij’. Në një moment të nacionalizmit në rritje, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë publik në të gjithë botën, bashkësia letrare meriton me mire se kaq. Ne jemi të prekur thellë për zgjedhjen e bërë nga Komiteti Nobel për Letërsinë.”
#####
PEN America qëndron në pikën e kryqëzimit të letërsisë dhe të drejtave të njeriut, për të mbrojtur shprehjen e hapur në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Ne e mbrojmë lirinë për të shkruar, duke njohur fuqinë e fjalës, për të transformuar botën. Misioni ynë është të bashkojmë shkrimtarët dhe aleatët e tyre, për të festuar shprehjen krijuese dhe mbrojtjen e lirive, që e bëjnë të mundur këtë.



ANTI-KOMUNISTËT PO NA SHFAQEN SHPESH EDHE SI ANTI-SHQIPTARË…

Shikoni reagimet e tre shqiptarëve, për fituesin e çmimit Nobel, pro-Millosheviqistin, Peter Handke! Rama e Çitaku e quajnë turp, Giorgo që nuk di ku lidhet gomari i kombit, e quan vlerë…

Duke u nisur nga fenomene të tilla, duke parë reagimet e tyre tash 30 vjet, kam vënë re se ata që mbahen për anti-komunistë janë shpesh anti-shqiptarë. Duke urryer gjoja komunizmin se u hoqi neurozat fetare, ata në fakt po tregojnë se urrejnë kombin shqiptar dhe vlerat e tij…

Edi Rama në Tweeter:




Kurrë nuk mendoja se do të ndjeha të vjella për shkak të një @NobelPrize por e paturpshmja po bëhet pjesa mē normale e botës ku jetojmë 🤮Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral siç është turpi i Akademisë Nobel është vulosur si një vlerë e re 👎JO nuk mund të bëhemi kaq të mpirë nga racizmi&gjenocidi!


Vlora Çitaku në Tweeter:



“Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën” – Peter Handke, laureat i çmimit të ri #Nobel

Në një botë plot shkrimtarë të shkëlqyeshëm, Komiteti Nobel zgjedh të shpërblejë një përhapës të urrejtjes dhe dhunës etnike

Diçka ka shkuar jashtëzakonisht gabim!


Përse Ismail Kadare nuk ia vlenë të fitojë asnjëherë çmimin Nobel për Letërsinë

                                 
  Pirro Prifti, Tiranë

Sot me dt.10 tetor 2019 u shpallen fitues te `çmimit Nobel per Letërsine`, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke. Të dy çmimet për vitin 2018 dhe 2019 u dhanë sot sepse për vitin 2018 nuk u dha për shkak të një skandali seksual që shpërtheu atë vit në Akademin Suedeze.

Tokarçuk e cila fitoj edhe Çmimin ndërkombëtar të `Njëriut të Librit` ishtë vlerësuar më çmimin Nobel në 2018, çmim i cili i kaloi Peter Handke për 2019.

76 vcjeçari Tomas Handke një dramaturg dhe romanciert u njoh për një punë influenciale me “mëndjemprehtësinë linguistike për të eksploruar periferinë dhe specifitetin e eksperiencës njerëzore“, thuhet në Deklaratën e Academisë Suedeze. Megjithatë Handke mbete një person i kundërshtuar dhe i diskutueshëm për përkrahjen që i ka dhënë ai Millosheviçit në luftën Jugosllave në vitet 1990 dhe për fjalën e tij në funeralin e liderit serb Millosheviç në 2006, i cili është akuzuar për Genocid dhe krime lufte:

(https://w.w.w.bbc.com/neës/entertainment-arts-49976107https://w.w.w.gazeta.ru/culture/news/2019/03/05/n_12710863.shtml).


Olga Tokarsczuk e cila fitoi çmimin Nobel per Letërsine për vitin 2018 është një aktiviste intelektuale dhe kritike e politikave polake është cituar nga Komiteti për cdhënien e çmimit Nobel `për imagjinatën narrative e cila me pasionin enciklopedik përfaqëson kapërcimin e kufijve si formë të jetës“. Ajo është bestseller në Poloni, dhe është shumë e njohur në Angli sidomos pas fitimit të çmimit ndërkombëtar të Librit për romanin e saj të gjashtë.-`Flights` – ikja.“. Anders Olson përfaqësues i Komisionit Nobel tha se… `puna e saj e cila përqëndron në një pikë migrimin dhe tranzicionin kultural, ishte plot inteligjence dhe mëndjemprehtësi:
 (https://w.w.w.theguardian.com/books/2018/may/22/olga-tokarczuk-flights-wins-man-booker-international-prize-polish).
Përse ismail Kadare nuk mund të fitojë çmimin Nobël?

Mendoj sepse Kadare ka rënë pikërisht në kurthin e ideve rraciste dhe nacionaliste në veprën e tij njëlloj si Gjergj Fishta Kandidati i parë për çmimin Nobël të propozuar nga gjermanët në vitin 1937. Dihet se Gjergj Fishta një personalitet i famshëm kaotlik shqiptar i cili ka merita të padiskutueshme në krijimin e gërmave të gjuhës shqipe njëlloi si ato latine në Kongresin e Manastirit në të cilin ishte dhe Drejtuesi Kryesor i Kongrist, ka edh emerita të tjera të padiskutueshme në veprat e tij nacionaliste si “Lahutës së Malësisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset” më 1913 “Mrizi i Zanave”.

Po të krahasajomë veprat e Gjergj Fishtës me veprat e ismail Kadaresë ka një karakteristikë të përbashkët: nacionalizimin dhe rracizmin ndaj fqinjëve ( ndonëse një racizëm i justifikuar). Panegjirizmi ndaj Gjergj Fishtës është i njohur në Shqipëri dhe në gjithë Europën përveç diktaturës komuniste.

E njihnin natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: Nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel! E si pasojë, kur Patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e italisë u trandën:


(https://shkoder.net/fishta6/).

At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetë-mërgua në Itali në vitin 1925 /1926, para se se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër; vdiq më 30 dhjetor 1940. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” (1913) dhe gazetës “Posta e Shypnisë” gazetë (1916-1917). At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi. i mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë-më-gojë.

(https://lajmiexpress.net/cfare-ka-ndodhur-23-tetor-pergjate-historise/).

Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan Gjergj Fishtën. Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga të huajt dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel.

Për çmimin Nobel para disa vitesh është propozuar edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. As në këtë rast, nuk ka rëndësi fort se a do ta fitojë Kadare çmimin Nobel. Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan Gjergj Fishtën. Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga të huajt dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel. Për çmimin Nobel para disa vitesh është propozuar edhe shkrimtari shqiptar ismail Kadare. (http://shekulli.com.al/31474/).

Megjithë rekomandimet për ismail Kadarenë për të fituar çmimin Nobël, është e habitshme se përse disa qarqe shqiptare kërkojnë me insistim që ky shkrimtar oborri duhet patjetër të fitoj çmimin Nobël. ismail Kadare e ka të pamundur për ta fituar këtë çmim megjithë keqardhjen tonë hipokrite.

Përse?

Sepse Ismail Kadare ka qënë dhe mbetet një përfaqësues i Nomeklaturës së kuqe, ka qënë deputet dhe zv. Kryuetar i Fronti Demokratik të Shqipërisë para viteve `90, dhe zëvendës i Nexhmije Hoxhëe cila atëehre ishte Kryetare e Frontit Demokratik. Sëdyti ismail Kadare ka qënë deputet për një kohë të gjatë i diktaturës komuniste.

Së treti ismail Kadare i ka zgjatur jetën rregjimit dictatorial të Eenver Hoxhës me librat e tij si Dimri i Vetmisë së Madhe dhe Pashallarët e Kuq.

Së katërti , nuk ishte e rastësishme që Enver Hoxha afroi përreth tij shkrimtarët dhe artistët më të dëshiruar nga populli sepse sipas mëndjes së tij djallëzore e dinte që nëse populli i do artistët dhe shkrimtarët e vet, automatikisht do të dojë edhe politikanët dhe udhëheqësit që këta shkrimtarë dhe artistë preferojnë. Nuk është e rastësishme që Ismail Kadare në veprën e tij ka shkruar mesazhin e qartë por popullin shqiptar në kohën e Diktaturës që pak a shumë kuptohet me këtë frazë: `Uji nga burimi del i pastër por e ndyjnë ata poshtë` Pra justifikonte veprën e Diktatorit dhe dënonte `pashallarët e kuq`.

Djallëzore ishte dhe ikja e tij mjerane në Francë për të justifikuar se gjoja ai gjurmohej nga sigurimi i shtetit- gjq që nuk është aspak e vërtetë. Ai iku sepse i tha Ramiz Alia i cili kërkonte që kur Ismail Kadare të vinte,- ta bënte President të Shqipërisë.

Por nuk ndodhi ashtu sepse brerja e ndërgjegjes së Kadaresë ishte në atë kohë egzistente.

Më vonë Kadare e ktheu pllakën 180 gradë duke bërë shkrime kundër komunizmit. Ndonëse ato mund të ishin dhe janë të vërteta, të thëna nga një ish eksponent i PPSH sado i talentuar qoftë, nuk mund ti mbushin mëndjen popullit që Ismail Kadare të ishte dissident.

Për fat të keq Shqipëria nuk pati dissidence si në Çekosllovaki (ish presidenti Havel), Poloni, Rusi, Jugosllavi, por vetëm individë të veçantë si i madhi Pjetër Arbnori, i vetmi dissident politik i Shqipërisë i gjallë pas viteve `90.

Hipokrizia e inteligjencës Shqiptare (të emëruar nga Ramiz Alia si e tillë), e trashëguar madje deri në ditët e sotme në forma nga më të ndryshmet si p.sh., nostlgjitë e sa kaluarës, janë koncentruar në idenë që Kadare mbetet si një shkrimtar i talentuar por që talentin e tij e përdori për ti zgjatur rregjimit komunist jetën ( shumë e quajne shkrimtar oborri), – të fitojë çmimin kapitalist Nobël. Por ja që kapitalistët e kuptojnë fare mirë se Kadare nuk është shkrimtari cili duhet të fitojë këtë çmim.

Përse?

Sepse ai nuk ka asnjë Mesazh për të dhënë: as popullit të tij dhe as Botës si shkrimtarët e tjerë që e kanë marë këtë çmim për shkak të talentit tyre por edhe për shkak të mesazhit që ata i kanë dhënë popujve të tyre përkatës dhe botë.

Kështu që as Ismail Kadare dhe as at Gjergj Fishta nuk mund të marrin dot këtë çmim, sepse nuk kanë asnjë mesaxh optimist për popullin e tyre dhe as për Botën përveç Mesazhit Nacionalist dhe Rracist që ata kanë shprehur në veprat e tyre të botuar.

Sot shqiptarët e kanë të vështirë të kuptojnë këtë që po shkruaj dhe e kanë të vështirë të kuptojnë mungesën e interesit të Komisionit të çmimeve për Letërsinë Nobël, për Kadarene dhe për Fishtën.

Shqipëria dhe Kosova ka plot shkrimtarë mjaft të talentuar për të dërguar vitin e ardhshëm për të pretenduar këtë çmim.

Mjaft me një Kadare nacionalist, dhe mjaft me panegjirizma për shkrimtarë nacionalistë që në veprat e tyre shprehin vetëm urrejtje, rracizëm, nacionalizëm të verbër.

Shpresojmë që Tranzicioni shqiptar përfundon krahas hyrjes në BE edhe me largimin e nostalgjikëve që po errësojnë pamjen e Shqipërisë ndaj të ardhmes.

Kadare largohu, mjaft me hipokrizi dhe gënjeshtra

priftipirro2017@gmail.com

E treta – e vërteta dinamitore e Stokholmit!




Gëzim Muçolli




Mos u çuditni me Jurinë suedeze të çmimit Nobel per Letërsi. Ata dijnë të lexojnë edhe mbrapsht. Ata edhe kriminelin e bëjnë të duket humanist, duke ia hequr faqen e zezë dhe përgjegjësinë e fajit historik.



Pikërisht sot me 10 tetor 2019, në kryeqytetin e Suedisë, në Stockholm, e kanë dridhur ndërgjegjen e njerëzve të mirë dhe lexuesve që besojnë në drejtësi e fisnikëri dhe në nivelin elitar që duket ta ketë një nobelist i shpërblyer.

Moti kanë thënë se çdo gjë që shkëlqen nuk është ari !
Edhe ari i medaljes së Nobelit nuk e ka gjithëherë prarimin e vërtetë.
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.
Herën e parë që ari i Nobelit u bë më i zi se thëngjilli ishte kur në vitin 1961 u shpërblye shkrimtari serb Ivo Andric. Ivo-s që me përkushtim kishte përgatitur elaboratin e tij famëkeq për zhdukjen e shqiptarëve, iu dha mirënjohja më e lartë per veprat e tij letrare me motivacionin:



“Për forcën epike me të cilën ka vijëzuar tema dhe përshkruar fate njerëzore të trajtuara nga historia e vendit të tij”.
Gati me të bë me qajtë per “humanizmin” e tij !!!

Tash mbas 58 vitesh , Juria e ftohtë e Stockholm-it pas shkundjeve të mëparshme nga skandali seksual i vjetshëm që e errësoi deri në mosndarje të çmimit 2018, u kujtua që sivjet ta zhvendoste vëmendjen në opinion me shpërblimin e austriakut Peter Handke, i cili per shumë vite ishte shoqërues fizik dhe moral i Hitlerit të Ballkanit, presidentit serbo-jugosllav Slobodan Millosheviq.

Edhe tash marifeti i Jurisë është për tu mbajtur mend se si e motivoi dhënjen e Nobelit austriakut Peter Handke, gjoja ” Per punën influente që me mjeshtri gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specificitetin e eksperiencës humane”!

Bildet kan inneholde: 1 person, står og utendørs
Mos u çuditni as nga hera e parë e as tash nga hera e dytë. Sepse zakonisht thuhet : E treta – E vërteta!

Ivo Andric kishte raporte dhe fotografi edhe me Adolf Hitlerin, Peter Handke kishte simpati dhe plotësisht ishte i dhënë pas Sllobodan Milosheviqit të njohur si Hitler i popujve ballkanikë.

Ndoshta , vitin e ardhshëm juria e Nobelit do t’ia jep çmimin 2020 Adolf Hitlerit (post mortem) per librin e tij famëkeq “Mein Kampf”. Kush e di, mund të ndodhë që të lexojmë edhe motivacionin me fjalë të tilla epike:
“Per shkathtësitë e tij komunikative me masat e dehura nga ideologjia historike e radhës , kontributin me mjeshtri shkencore në zgjidhjen finale të problemeve racore dhe tirazhin e librit gati sa të Biblës në nivel global planetar!!!!”

Bildet kan inneholde: 1 person
Eu, Nobel po shumë të kanë çmuar lexuesit per emrat e dikurshëm me vlerë të shkrimtarëve botërorë e sot i shpërtheve në dorë antarëve të jurisë midis Stockholmit.

E sa per më të mirin e letrave tona që per çdo vit i mohohet ky çmim deri dje prestigjioz, mund të themi deri në kup’ të qiellit:
“Kadare, ma mirë hiq (Nobelin) se fëlliq” !!!

Ndarja e çmimit “Nobel” dhe prostitucioni i Akademisë Suedeze


nga: Bardhyl  Beqir Mahmuti

Zgjedhja e shkrimtarit austriak, Peter Handke, si fitues i çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2019 ka sjellë reagime të shumta, për shkak të mbështetjes së madhe që ky autor i ka dhënë politikës së gjenocidit, që u zbatua nga serbët në Bosnjë dhe në Kosovë.


Reagime të tilla vijnë si rezultat i mosnjohjes së degradimit që ka pësuar Akademia Suedeze e ndarjes së çmimeve “Nobel”. Skandalet seksuale dhe keqpërdorimet financiare kanë bërë që ky institucion të humbë besueshmërinë e intelektualëve të mirëfilltë.

Ndarja e këtij çmimi për letërsinë për vitin 2018 u pezullua, për shkak të publikimit të “skandalit seksual të Jean-Claude Arnault”, njërit nga njerëzit më me ndikim në qarqet artistike suedeze. Nëpërmjet gruas së vet, Katarina Frostenson, anëtare e Akademisë Suedeze, Jean-Claude Arnault ka ushtruar ndikimin e tij në këtë akademi. Në fund të vitit 2017 u bënë publike akuzat e 18 femrave ndaj të cilave Jean-Claude Arnault ka ushtruar ngacmime dhe dhunë seksuale, në një apartament që ishte pronë e kësaj akademie.

Si reagim ndaj kësaj dukurie që ka kapluar Akademinë Suedeze, qindra intelektualë suedezë janë bashkuar rreth “Akademisë së Re”, që ka për qëllim të krijojë një çmim të ri për letërsinë, të zhveshur nga logjika e privilegjeve, e konflikteve të interesit, e arrogancës, e diskriminimit gjinor dhe e prostitucionit.

E shoh të udhës, që në këtë kontekst, të sqaroj këtu përdorimin e fjalës “prostitucion”. Fjala “prostitucion”, me origjinë nga fjala latine “prostituere” (“pro” – përpara dhe “statuerte” -vendos), në kuptimin etimologjik do të thotë “të nxjerrësh në pah”. Mirëpo në aspektin semantik, kjo fjalë ka marrë kuptimin e “përdorimit të pandershëm të diçkaje”, “çnderimin e një gjëje, nëpërmjet përdorimit të pandershëm të saj”.

T’i japësh çmimin “Nobel” një autori që mbështet gjenocidin, nuk është gjë tjetër, pos edhe një shembull i prostitucionit të Akademisë Suedeze, në kuptimin e përdorimit të pandershëm të këtij çmimi!

Të shpresojmë që “Akademia e Re Suedeze” do të gjejë mbështetjen e nevojshme për t’i kthyer këtij çmimi prestigjioz nderin e humbur.

Kur nobelisti Peter Handke iu ndërsehej kosovarëve: Shkoni në ferr atje ku jeni tashmë



Shkrimtari austriak Peter Hankde edhe zyrtarisht ka fituar çmimin Nobel për letërsi, nga Akademia Suedeze.
Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.

Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetin social Tëitter ku shihet fituesi i cmimit “Nobel” për letërsi Peter Handke, teksa ju drejtohet të mbijetuarve kosovarë dhe boshnjakë me fjalët: “Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!”

Ndërkohë turma i drejtohej me fjalët “Fashist, fashist” shkrimtarit i cili shoqërohej nga gruaja e tij e cila mundohej të i kundërpërgjigjej masës.

Çmimin për letërsi këtë vit po ashtu e fitoi edhe shkrimtarja polake Olga Tokarczuk


Na befasoi shumë dhënia e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Petre Handke nga Akadema e Shkencave të Sudisë.

Rezultate imazhesh për Petar Handke
Kundër dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, ka reaguar sot edhe PEN Qendra e Kosovës.

Në këtë reagim ajo ka shkruar:


Na befasoi shumë dhënia e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Petre Handke nga Akadema e Shkencave të Sudisë.

Juria e këtij shpërblimi, duek ia dhënë Çmimin Handkes, ka harruar ose e ka injoruar faktin se ai gjatë tërë kohës së luftës gjenocidale të Serbisë së udhëhequr nga Slobodan Millsoehviqi ka qenë në krah dhe në përkrahje të kësaj lufte e kundër botës demokratike që u ngrit në mbrojtje të viktimave të këtij regjimi në Kosovë duke filluar bombardimet ndaj forcave serbe.


Handke ka mbrotur edhe luftën pushtuese të Serbisë në Bosnjë e Heregovinë

PEN Qendra e Kosovës nuk dyshon në vlerat letrare të Peter Handkes, por kur arti kalon dhe mban anën e keqe të luftës, atëhërë këto vlera nuk kanë si të shërbejnë në të mirën e njerëzimit.

PEN Qendra e Kosovës mendon se Petar Handke është shembull i kësaj.

Solidarizimi i Handkes me diktatorin dhe kasapin e Ballkanit për së gjalli e për së vdekuri të tij, dëshmon se Handke përkrah nacionalizmin e shovinzimin serb ashtu siç kanë bërë edhe shkrimtarët serbë antishqiptarë: Jovan Duçiç, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq e të tjerë.

Madje njëri nga këta, Ivo Andriq është laureat i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1961.


Andriqi ka elabouar planin për zhdukjen e shqiptarëve nag trojet e tyre etnike duke pasur edhe poste të larta diplomatike.

Handke, jo vetëm e ka mbrojtur polikën vrastare të Milloshviqit, por pas lajmit për marrjen e Çmimit, medieve serbe u ka thënë me ekzaltim “se do të vij në Beograd për ta kremtuar këtë shpërblim. Jam i lumtur që serbët janë të lumtur me mua”.

Për arsye të tilla dhe për të gjitha deklaratat anishqiptare por edhe anti evropiane e antibotërore, PEN Qendra e Kosovës kërkon nga Akademia e Shkencave të Suedisë që ta tërheqë vendimin e vet për Nobelin dhënë Peter Handkes.

Sespe ky Çmim fyen ndjenjat jo vetëm shqiptare, por përgjithësisht ato njerëzore.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...