Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/20

Ramush Haradinaj :"Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Pse fitoi Vetëvendosje?



6 tetori 2019 solli ndryshim. 


Këtë herë me të vërtetë, ngase PDK si eksponentë e përhershme e koalicioneve në pushtet për mëse një dekadë, tash do të jetë në opozitë. Befasi apo pritshmëri reale rezultati i 6 tetorit, është fare e parëndësishme. Dramatizimin banal e primitiv të politikës e rezultateve zgjedhore do t’ua lëmë meraklive të senzacionit.




Në këtë copë shkrimi do të mundohemi që të trajtojmë rrethanat që nxorën rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Themi do të mundohemi sepse nuk pretendojmë që do të jemi të saktë, ndryshe nga analistët që flasin me bindje profetike, por ia huqin në shumicën e herave.


Rezultate imazhesh për albin kurti



LËVIZJA VETËVENDOSJE



Fitoi më në fund. Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, do të bëhet Kryeministër, sepse kështu duan qytetarët. Konsistenca e Vetëvendosjes në parimet dhe bindjet e veta politike, u përqafua nga qytetarët, edhe si nevojë për të shpëtuar nga krimi e korrupsioni, por edhe si bindje se ajo përfaqëson modelin më të përshtatshëm qeverisës për situatën tonë ekonomike dhe politike. Një grup rebelësh që nisën aktivitetin politik duke kundërshtuar projektet e imponuara ndërkombëtare, si dhe krimin e korrupsionin e politikanëve vendorë si pasojë, nesër do të jetë Qeveri e ardhshme, pavarësisht propagandës së pandalshme kundër tyre për vite me radhë. Vetëvendosje fitoi sepse është e pastër nga krimi dhe korrupsioni, këmbëngulëse në qëllimet e veta kombëtare e shtetërore dhe dukshëm më intelektuale e progresive në politikat që përfaqëson dhe vizionin për shtetin modern që duhet ta kemi. Pa dyshim, kjo është arsyeja kryesore, pra substanca e fitores së saj. Ka edhe arsye të tjera periferike por të rëndësishme, siç është fushata e mirëorganizuar, ku Albin Kurti pati paraqitje jashtëzakonisht të mira në teren, të kombinuara me fjalimet e kujdesshme, përmbajtësore e shpresdhënëse, duke i hequr nga letra rreshtat apokaliptik. Kurti e ka kuptuar se në fushata duhet pranuar këshillat e profesionistëve, dhe kështu ka bërë në këto dy të fundit, pra në fushatën e vitit 2017 dhe atë të vitit 2019. 









Negativiteti i tepruar në fjalime, sado real që të jetë për situatën tonë, shqetëson qytetarët, sidomos këta tanët, ndërkohë që imazhi (dukja) ka një rëndësi shumë të madhe se si do të perceptohesh prej tyre. 




Rezultate imazhesh për VJOSA OSMANI




Pra, Kurti foli bukur, u vesh bukur, qeshi më shumë, lëshoi hajgare të këndshme në tubime e paraqitje televizive, por nuk kapërceu kufirin, sepse edhe kjo mund të jetë e rrezikshme nëse ia tepron. Ai dukej i sigurt dhe i bindur se do të fitojë dhe se Vjosa Osmanin do ta bënte kryeparlamentare. PSD-në nuk e bëri hesap për hiçgjë, siç nuk e bënë hesap as qytetarët. Foli shumë shkurt për ta, vetëm kur pyetej me insistim të gazetarëve, por edhe në ato pak herë që foli, i goditi rëndë dhe i skualifikoi nga gara zgjedhore. Për PDK-në foli edhe më pak, sepse ajo fliste mjaftueshëm për veten; premtonte luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Të dashur lexues, kështu 

fitohen zgjedhjet!

Një komunikim që Vjosa Osmani ka pasur me një gazetar kosovar, zbulon urrejtjen e saj të madhe për 3 figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën,Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.

Osmani nuk i ka kursyer ofendimet e rënda për kolegët e saj nënkryetarë të LDK-së.

Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, me miratimin e të cilëve është nominuar për kandidate të LDK-së për kryeministre të Kosovës, ajo i ka quajtur “burreca”.

Gjuha e Vjosa Osmanit ka degraduar, sidomos ndaj kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, për të cilin ajo ka thënë se është “analfabet, idiot dhe debill”.

Indeksonline ka siguruar një bisedë midis Vjosa Osmanit dhe gazetarit të një mediumi kosovar, të zhvilluar kohë më parë në Facebook, ku ajo flet në hollësi për betejat e brendshme në LDK.

Osmani tregon se si kishte luftuar për largimin e Isa Mustafës, ndërsa nga biseda duket se bëhet fjalë për një grup më të madh që po përpiqej t’ia bënte gropën kryetarit të LDK-së.

“Kemi bo lufte të madhe nëpër degë, që krejt me kërku largimin e Isës”, thotë Vjosa Osmani.

Në pyetjen e gazetarit se pse LDK nuk po e nominon atë për Kryeministre, Vjosa Osmani përdor gjuhë ofenduese ndaj figurave qendrore të LDK-së, të cilat i quan “burreca”.

“Nuk më nominojnë se burrecat si len inati. Pritja e tyre është që unë komplet mu largu, me ja u lonë në duar atyre”, thotë ajo.

Më pas, ajo shton se nuk do të dorëzohet “para do burrave analfabeta”.

E pyetur për Agim Veliu, Vjosa Osmani thotë se ai është “e keqja më e madhe” dhe “më katastrofa”, ndërsa e akuzon atë edhe për diplomë false.

“Agim analfabeti, që ia kanë bo diplomën brenda natës”, thotë Osmani.

“Atë veç Podujeva mundet me rrëzu”, shton ajo.

Pyetjes së gazetarit se çfarë po kërkon ai, Vjosa Osmani vazhdon me ofendime për kryetarin e Podujevës.

“Ai debill është një idiot i rrezikshëm. Don me pas pushtetin mbi parti”, thotë ajo.


Vjosa Osmani është nominuar kandidate e LDK-së për kryeministre pikërisht me një marrëveshje të arritur midis Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut, me të cilët ajo shihet sot e buzëqeshur në fushatë, por që tani dalin fakte se ajo i kishte luftuar dhe sharë ata.



Rezultate imazhesh për VJOSA OSMANI








LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS



Pa Vjosa Osmanin, LDK garën do ta bënte me PDK-në dhe jo me Vetëvendosjen. Lëvizje e mençur dhe e nevojshme kandidimi i Vjosa Osmanit për Kryeministre, por jo e mjaftueshme. Me siguri, sikur Vjosa Osmani ta kishte fituar betejën brenda partise, me gjasë do të fitonte edhe garën zgjedhore. Qytetarët e kuptuan se diçka nuk shkonte me Vjosa Osmanin. Lutfi Haziri i rrinte si stupc mbi krye asaj kudo që shkonte, sepse kështu vendosi partia dhe ky ishte konsensusi. 



Imazh i ngjashëm




Vjosa Osmani nuk duhej që të pranonte konsensuse të tilla, por është dashur që të kandidojë për kryetare të partisë dhe të shkaktojë një tërmet të brendshëm për t’i shkundur nga degët e larta njerëzit obstruktivë. Keq shumë, sepse angështia e saj për shkak të situatës së rëndë në LDK, reflektohej në paraqitjet që i bënte në tubime e televizione. 



Imazh i ngjashëm



Megjithatë, jo për faj të Vjosa Osmanit, LDK ka trashëguar një të kaluar të shëmtuar politike. Disa herë ka tradhtuar votuesin e saj, duke i çuar votat te PDK e Hashim Thaçit. Askush nuk mund të garantonte që kjo parti nuk do ta bënte të njëjtën gjë, sikur të dilte e para. Disa zyrtarë me pushtet të madh në LDK kanë një afinitet të çuditshëm për të bashkëpunuar lezetshëm me PDK-në.





 Nevoja e tyre për PDK-në është sikur ajo e një alkoolisti në rehabilitim për një gotë raki. Kjo vërehet edhe me parehatinë që e shprehin publikisht për koalicionin që do të ndodh me Vetëvendosjen. Paramendoni të njëjtit sikur LDK të ishte e para në zgjedhje; koalicioni me Vetëvendosjen do të ishte i pamundur. Ndodhi kjo që ndodhi, LDK përkundër se rriti votat në përgjithësi, humbi ngusht ndaj Vetëvendosjes.



Rezultate imazhesh për VJOSA OSMANI



 Vjosa Osmani, bashkë me Kujtim Shalën, Lumir Abdixhikun, e të tjerë politikanë të një fryme më progresive, duhet ta marrin drejtimin e LDK-së, duhet ta bëjnë guximshëm atë betejën e paevitueshme që duhet bërë brenda partisë. Janë politikanë të rinj e të pastër, kundërshtarë të hapur e të dëshmuar të së keqes dhe si drejtues të LDK-së, një ditë mund të fitojnë në zgjedhje dhe ta drejtojnë edhe shtetin.





Fotografia e Partia Demokratike e Kosovës - PDK


PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS


Në këtë fushatë, PDK u tha partive të tjera, mos shani më sepse do ta shajmë ne veten dhe qytetarët. Pra, shini budallakinë tonë sepse asgjë s’keni parë deri tani. Premtimi për luftë kundër krimit dhe korrupsionit nga partia që i mbolli këto dukuri, të trembte fillimisht, për t’u dukur gërditshëm qesharake më pas. Pse të trembte? Pas mohimit të fajit, PDK shkoi edhe më tej, tha se do ta ndëshkojë fajtorin. Një pushtet i këtillë të bjerrë shpirtërisht, ta shembë arsyen si mekanizëm i vetëm për të argumentuar e komunikuar, të dhunon psiqikisht. Po të mos kishte zgjedhje, e vetmja mundësi që do të mbetej për t’iu qasur një idiotizmi të tillë do të ishte shkelmimi i tyre prej pushtetit. Një qytetari e përparuar, një parti të tillë do ta ndëshkonte edhe më rëndë. Nuk është se ka pasur diçka gjeniale në premtimin kryesor të PDK-së për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, siç pandehin disa, por ka pasur gatishmëri sadiste për të luajtur disi argëtueshëm edhe më tej me qytetarët. Nuk duhet të impresionohemi nga gatishmëria e partive për të qenë sa më të këqija, kjo gjë është e gabuar.



Fotografia e Partia Demokratike e Kosovës - PDK



 PDK është partia që mbanë përgjegjësinë kryesore për shumë krime të pasluftës, për shumë krime ekonomike, për shitjen e aseteve kombëtare në procese korruptive, për dobësimin e pozitës së Kosovës kundrejt Serbisë, duke i lëshuar pe skajshmërisht asaj në mënyrë që ndërkombëtarët të mos e ndalnin që ta vjedhë shtetin. Ka shumë të këqija që i ka shkaktuar Kosovës, dhe për krejt këto të bëma, është e çuditshme se si ende arrinë të marrë mbi 20% të votave. 



Fotografia e Partia Demokratike e Kosovës - PDK




PDK ka korruptuar shumë media, analistë, OJQ, personalitete të ndryshme të jetës publike, ka kapur Drejtësinë dhe shumicën e institucioneve kruciale të shtetit.



Fotografia e Partia Demokratike e Kosovës - PDK



 E kuptueshme që rënia e saj shkakton ankth e frikë, sepse lëkundet piramida e rehatisë e privilegjeve të padrejta, por kjo gjë duhet të përfundojë; jo për inat, por sepse drejtësia duhet të vihet në vend. Vartësve të saj duhet t’u mësohet dinjiteti dhe t’u jepet mundësia që të fitojnë e jetojnë ndershëm. PDK i ka humbur zgjedhjet shumë vonë, përkundër se arsyet i kishte të forta, jo vetëm për të përfunduar në opozitë, por edhe për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë qe disa vite. Ka shumë probleme kjo parti, vështirë t’ia fillosh diku. Shpresojmë që opozita do ta kthjellë.


AAK PSD Programi Qeverises i Kosoves Qeverisje


KOALICIONI AAK-PSD



Dy ditët e fundit të fushatës Ramush Haradinaj u vrenjt në fytyrë. Jo se e lëshoi energjia, sepse dihet që ka mjaftueshëm, por sepse duhet të ketë kuptuar diçka për rezultatin e mundshëm që do ta korrte partia e tij. AAK, pa PSD-në, sipas sondazheve para fushatës pati rritur votën e saj. Shpresonte që do të mblidhte 18%-20% të votave në Kosovë. Haradinaj si Kryeministër arriti ta fuqizojë imazhin e tij, përkundër se ishte në Qeverisje me PDK-në. Kishte krijuar një energji pozitive që shpresonte se do t’i shpërblehej në zgjedhjet e 6 tetorit. 


100 zotimet e Ramush Haradinaj AAK PSD Kosove Kosova


Megjithë defektet në Qeveri, Haradinaj projektin e tij qeverisës e koncentroi tërësisht në kundërshtimin e ndarjes së Kosovës. Dorën në zemër, Haradinaj ka bërë një qëndresë stoike karshi këtij projekti dhe e ka penguar suksesshëm atë. Taksa ishte një element në krejt këtë luftë që po e bënte. U çuan të gjithë defetistët e të korruptuarit në këmbë duke i thënë që të lëshojë pe, por ai nuk e tradhtoi qytetarin e as shtetin e tij. 



Haradinaj pritet nga të rinjt pejanë: E mbështesin konceptin100% shtet



Në fund e thirrën në Gjykatë Speciale për ta intervistuar, si formë e re shantazhi pas këmbënguljes së tij që projektet e rrezikshme të mos zbatohen dhe dha dorëheqjen për ta zhvleftësuar këtë shantazh. Por çfarë ndodhi? 



Rezultate imazhesh për GJYKATA E HAGES DHE RAMUSHI




Menjëherë pas dorëheqjes, Haradinaj me një entuziazëm të veçantë trokiti në zyrat e PSD-së, duke i ftuar për bashkëpunim, në kohën kur kësaj partie jo që s’i trokiste kush në derë, por as nuk ia hapte kur i luste për bashkëpunim (bie fjala LDK). Nuk e analizoi mirë situatën Haradinaj, sepse PSD-së ia bëri një ofertë gjeneroze vetëm si akt i një vullneti të mirë për mbështetjen që ia kishte dhënë në disa raste gjatë qeverisjes së tij. 




Rezultate imazhesh për RREHJA E DARDAN MULLIQIT



PSD gjasat i kishte zero që ta kalojë pragun dhe në mungesë të alternativave “më të mira” u detyrua të hyjë në gjirin e AAK-së, anipse aty nuk ka ndonjë simpati të madhe për Haradinajn e AAK-në, për arsye të ndryshme, por edhe motive krejt lokaliste. Kjo e theu energjinë që Haradinaj me mund e kishte krijuar në Qeverisje dhe qytetarëve nuk iu pëlqeu ky koalicion. 



Imazh i ngjashëm



Figurat e PSD-së shihen si politikanë të zhvleftësuar pas daljes nga Vetëvendosje. Ish partia e tyre, ku përkisnin, Lëvizja Vetëvendosje suksesshëm i ka demonizuar dhe ka shkatërruar potencialin politik që e përfaqësonin dikur. Dalja e tyre e shpejtë, e paqartë, e orkestruar edhe sot mbetet enigmë, përkundër se janë munduar të japin arsyetime për këtë veprim, por gjithçka që thonë duket e e paqëndrueshme dhe kontraverse. Megjithatë, këtij koalicioni i ka munguar edhe një strategji e mirë për fushatën dhjetëditore. E nisi shumë herët e me zhurmë të madhe, por pa artikulim të mirë. Shumë materiale, shumë takime, shumë fjalime, një fletushkë me 100 zotime, një tjetër me program zgjedhor. Pakëz e komplikuar. Video të panumërta në faqen e Haradinajt, pa ndonjë renditje e ndërlidhshmëri mes vete. Në emisione shfaqeshin vetëm përfaqësuesit e PSD-së, të cilët kërkonin egërsisht të përlaheshin me zyrtarët e VV-së, deri aty sa Dardan Molliqaj sulmoi fizikisht Haki Abazin. 





Pas kësaj, Vetëvendosje ua bëri bllok dhe këta mbetën duke folur me veten, ndërkohë që prezantohej shumë pak vizioni i koalicionit e zyrtarët e AAK-së nuk shiheshin kund. Haradinaj është politikan tejet origjinal, shprehet në gjuhën e popullit dhe i ka hije kjo gjë, por edhe ai duhet të marrë këshilla se cilat tema t’i rreh më fortë. Ndoshta duhet që edhe Haradinaj, sikur Kurti, t’i pranojë këshillat e profesionistëve për paraqitjet publike dhe AAK ta organizojë më mirë fushatën dhe të mendojë më mirë për koalicionet që i lidhë. Më shumë se sasia e materialeve në zgjedhje, me rëndësi është përmbajtja dhe efketiviteti i tyre. AAK ka rritur votat në këto zgjedhje, por ka dalë larg pritshmërive.



Heroi i demokracise -Ramush Haradinaj  :

"Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.










Në Ballkan shpesh thuhet se “heroi i një personi është kriminel për një tjetër”. Ky përkufizim nuk do të mund të ishte më adekuat se në përshkrimin e Ramush Raradinajt, i cili dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi Gjykata Speciale e Hagës e ka thirrur sërish (për herë të tretë) si të dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile.
Për shumë shqiptarë në Kosovë, Haradinaj është hero i modelit klasik, djali i vrazhdë dhe trim nga fshati, që bëri vepra të mira duke pasur guximin të luftojë për idealet e tij. Për serbët në Kosovë, Haradinaj është ndryshe. E akuzojnë se vendosi terror te popullsia civile në zonën e Dukagjinit në vitet 1998-1999.
Dy javë më parë ai festoi 51-vjetorin. Lindi në fshatin Gllogjan më 3 korrik 1968, fëmija i dytë nga 9 të tillë në familjen e tij. Si të gjithë shqiptarët e Kosovës të lindur në vitet e 60-të, Haradinaj vijoi mësimet në shkollë etnikisht të përzier, dhe mësoi të flasë serbo-kroatisht.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1987, ai e kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave, duke treguar talent të mjaftueshëm ushtarak, gjë që çoi në gradimin e tij si oficer komandant, gjë e rrallë kjo për shqiptarët.



Pas ushtrisë, Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në universitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga serbët, por ai thotë se i ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme me autoritetet.
Në vend të studimit, ai shkoi në Lucern të Zvicrës, ku së bashku me xhaxhanë e tij e krijoi një biznes ndërtimi. Gjatë një vizite në Kosovë, në mars të vitit 1991, Haradinaj u përfshi nga vala e protestave dhe kryengritjeve që po ndodhnin në këtë krahinë si reagim ndaj një numri ligjesh anti-shqiptare të implementuara nën urdhrat e liderit serb Sllobodan Millosheviç.
Haradinaj u mbajt në paraburgim për një natë dhe u mor në pyetje nga policia serbe. Pas lirimit, u kthye në Zvicër ku iu dha më vonë azili politik. Nga ekzili, Haradinaj shihte se si Millosheviç vazhdonte ta torturonte Kosovën duke larguar shqiptarët nga universiteti dhe duke i përzënë ata nga vendet shtetërore të punës.
Fillimisht u bë pjesë e Lidhjes Popullore të Kosovës, (LPK) një grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët u bënin thirrje shqiptarëve të përdorin çdo mjet të mundshëm, përfshirë këtu edhe kryengritjen e armatosur, për të siguruar pavarësinë e krahinës.
Gjatë kohës në ekzil, u dashurua me një finlandeze dhe filloi të jetonte me të. Kohë pas kohe kthehej në Kosovë ilegalisht duke kaluar nëpër male nga Shqipëria, ndonjëherë duke marrë edhe armë me vete.



Në mars të vitit 1997, në kulmin e krizës në Shqipëri pas rënies së firmave piramidale, Haradinaj filloi grumbullimin e armëve. Ai e dinte se tragjedia në Shqipëri do të shërbente për të pajisur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 
Mblodhi një grup njerëzish duke përfshirë edhe vëllanë e tij, Luanin, në aksione të transportit të armëve përtej kufirit. Në maj të vitit 1997, grupi i Haradinajt ngarkuan armët në shpinë dhe kaluan kufirin për në Kosovë. Pak pasi kishin kaluar kufirin, u përballën me një pritë nga trupat serbe. Luani u vra, dhe një person tjetër u plagos rëndë.

Grupi u tërhoq dhe Haradinaj e mbajti në shpinë trupin e vëllait të tij përtej kufirit për ta varrosur dhe më pas u kthye në Zvicër.
“Kam qenë i humbur pas asaj ngjarjeje” – do të rrëfente Haradinaj më vonë: “Ndjehesha përgjegjës për vdekjen e vëllait tim. Doja të vazhdoja, por nuk mundesha gjatë asaj kohe.”
Gjithsesi do të rikthehej 2 muaj më vonë. Sërish nga Shqipëria kapërceu sërish malet për të shkuar në Kosovë ku themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes, Gllogjan. E shndërroi shtëpinë e familjes në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukagjinit, duke e transformuar një grup të paorganizuar djemsh të rinj në një forcë që do të trondiste regjimin serb.

Në mars të vitit 1998, gjatë përpjekjeve për të eliminuar UÇK-në, trupat serbe ndërmorën një sulm në bazën rebele në Gllogjan, duke përdorur helikopterë dhe makina të blinduara. Falë një sërë rastësish fatlume konfuzionit që përfshiu palën serbe, grupi i shqiptarëve i mbijetoi sulmit, edhe pse Haradinaj u plagos rëndë.
Gjatë 2 viteve të ardhshme, Haradinaj do të humbte edhe një vëlla tjetër në luftime dhe disa nga shokët e tij të ngushtë. Por ndërkohë UÇK po shndërrohej në një forcë të vërtetë guerile dhe Haradinaj fitoi reputacionin e një luftëtari që nuk i frikësohet asgjëje.
Shumë shpejt ai lidhi marrëdhënie me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara duke u bërë i vlefshëm për ta ushtarakisht dhe në fushën e inteligjencës. Edhe pse respektohej në mesin e bashkëluftëtarëve të tij dhe konsiderohej i vlefshëm nga amerikanët, ai konsiderohej mjaft i ashpër për ata që guxonin të vinin në dyshim urdhrat e tij. Për këtë kishte marrë edhe pseudonimin “Rambo”.



Komandant i UÇK-se
Haradinaj akuzohet se ka rrëmbyer dhe vrarë 40 civilë serbë të cilët konsideroheshin të zhdukur në vitin 1998 dhe 1999. Akuzat janë ngritur në vazhdimësi nga Serbia dhe dy herë nga Gjykata e Hagës. Në fund të dhjetorit të 2002, vëllai i Haradinajt, Dauti u dënua nga gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë me 5 vjet burg për pjesëmarrjen e tij në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e 4 anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të cilët ishin rivalë të UÇK-së gjatë konfliktit.
Pas luftës, Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Pas një kohe të shkurtër, Haradinaj dha dorëheqje nga detyra dhe themeloi partinë e tij politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët. Teksa partitë tjera politike përqendroheshin kryesisht në çështjen e Pavarësisë, Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave.
Edhe pse shumica e respektonin të kaluarën luftarake të Haradinajt, partia e tij politike nuk gëzonte përkrahje të gjerë popullore, dhe mbetej e treta në distancë pas partisë së Ibrahim Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe partisë së liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
“Ramushi nuk është njeri i politikës. Kur flas me të, mund ta bëj të qeshë një minutë, dhe ta bëj të më vrasë minutën tjetër. Nuk mund të jesh emotiv në politikë” – do të thoshte për mediat një nga bashkëluftëtarët e tij në vitin 2000 kur Haradinaj hyri në skenën politike për herë të parë. Në zgjedhjet lokale të atij viti do të mbahet mend për një përleshje fizike me ushtarët rusë paqeruajtës në një pikë kalim kontrolli.



Në vitet që pasuan, stili i jetës së Haradinajt shkaktonte shpesh kuriozitet në Kosovë. U nda nga partnerja e tij finlandeze dhe u martua për së dyti duke u vendosur në një shtëpi luksoze në Prishtinë. Edhe pse shtëpia thuhej t’i ishte dhënë nga miqtë e tij, shume shqiptarë të Kosovës e vështronin një gjë të tillë me dyshim. Asaj kohe, kundërshtarët politikë e akuzonin për përfshirje në tregtinë e paligjshme të cigareve.

Përkundër komenteve kontroverse, Haradinaj mbetej një person mjaft popullor. Biografia e tij në dy pjesë në formë të intervistës së zgjatur u publikua nga një ndër shtëpitë botuese më të famshme në Kosovë, dhe ishte ndër librat më të shitur.
Në Kosovën perëndimore ai gëzonte përkrahje besnike. “Ne kemi njerëz tjerë për politikë” – thoshin fshatarët e rajonit të Dukagjinit: “Por nëse serbët kthehen, ne e kemi Ramushin.”
Pas zgjedhjeve të vitit 2004, AAK hyri në koalicion me LDK dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës. Dha dorëheqje pas 100 ditësh për shkak të thirrjes nga Gjykata e Hagës.


Gjatë gjykimit në Hagë
Në 2008-ën u shpall i pafajshëm, por procesi do të përsëritej edhe në 2012-ën. Haradinaj do të pritej me nderime nga ish-bashkëluftëtari i tij, Hashim Thaçi. Do të merrte sërish vendin në qeveri në 9 shtator 2017, por pas 22 muajsh po e lë sërish detyrën.
Edhe gjatë qeverisjes së tij të dytë ai tregoi kokëfortësinë e tij për vendimet e marra. Do të mbahet mend si kryeministri që mori vendime të forta kundër Serbisë duke vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake e cila mbetet në fuqi edhe pas presionit të fortë të BE dhe SHBA.

“Rambo” nuk ruajti linjën e paraardhësve për të mbajtur tone nën zë edhe me Tiranën, por shpesh herë ai doli hapur dhe publikisht kundër veprimeve të homologut shqiptar Edi Rama të cilin e akuzonte se i ishte bashkuar idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Edhe në fjalimin e tij të dorëheqjes, ku nuk munguan emocionet Haradinaj do të kujdesej të theksonte fjalët: “Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor

Rezultate imazhesh për fatmir limaj




KOALICIONI NISMA-AKR



Në këto momente kur po shkruhet kjo analizë, shkruesi e pranon që ka një dëshirë të madhe që ky koalicion të mos bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pa ndonjë motiv personal, me arsye shumë parimore e dashuri të madhe për shtetin. Po të dalësh në shehër dhe ta harxhosh pak kohë me elitën e lokaleve të kryeqytetit, që impresionohen vetëm nga aftësia e keqbërjes së partive politike, dëgjon fjalë admirimi për aftësinë e Nismës për të manipuluar me procedurat, tenderët, punësimet e për të mashtruar në institucione. Thonë që është më e aftë se PDK në këto aspekte, dhe sipas disa njerëzve, për këtë gjë ajo meriton respekt.


Imazh i ngjashëm


 E çuditshme! NISMA dhe AKR kanë një votë tërësisht klienteliste. Askush që nuk përfiton prej tyre nuk ua jep votën, e as të gjithë ata që përfitojnë prej tyre, nuk ia dhanë votën, prandaj po përpëliten për pragun. Janë parti destruktive. Me një përfaqësim tërësisht të blerë, ata marrin pushtet të madh në Qeveri dhe krijojnë hapësirë për të zhvilluar korrupsionin, punësimin e militantëve, kurdisjen e tenderëve e krime të tjera. Nëse dështojnë që të hyjnë në Kuvend, ky do të ishte një lajm i mirë për shtetin tonë. 


Imazh i ngjashëm


Fundja, Kuvendit do t’i kthehej estetika dhe nuk do të ndotej nga fjalime banale si të Milaim Zekës e fjalime monotone si të Bilall Sherifit.


Por duket se dikush ka një interesim të madh që ata të kalojnë, në mënyrë që të përdoren për destruktivitet në Qeverinë e ardhshme dhe që të zvogëlohet numri i deputetëve të VV-së e LDK-së. Prandaj po ririririnumërohen votat.

 Si duket do të numërohen derisa të jenë të mjaftueshme që të kalojnë. Për AKR-në, çfarë të thuhet, aty kanë mbetur vetëm vëllezërit Pacolli. Më shumë ngjan në një kompani për mirëmbajtje parqesh se në një parti, shkruan mes tjerash.

Prof.dr. Flori Bruqi,Ph.D &  Shpend Gudaqi .



Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, është rikthyer për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.


Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet-Promotori i P.D.K-së ,  nga ky subjekt politik,Prof.Dr. Hajredin Kuçi, është rikthyer për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuçi në emisionin “Personale”, ka thënë se ka menduar tërheqjen nga politika por për shkak të disa vendimeve të mëdha që e presin Kosovën dhe sipas tij pas kërkesës së kryetarit Veseli për të ruajtur një kohezion në PDK ka vendosur të kandidojë përsëri për deputet.

Ai ka thënë se politikën nuk e ka për “jetë a vdekje” siç mund ta kenë disa të tjerë.

Nënkryetari i PDK-së ende nuk e di nëse do të jetë deputet në Kuvend apo jo, por ai nuk shpreh shumë entuziazëm në krahasim me të kaluarën.

Thotë se dikur politika ka qenë për ideal ndërsa sot ajo është shndërruar në një profesion.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Kuçi ka thënë se do të jenë opozitë e mirë dhe nëse asgjë do të jenë shembull për opozitën e ardhshme si duhet të sillen kur nuk janë në pushtet.

Ai thotë se PDK mban përgjegjësi për dështimet e Kosovës në të kaluarën por edhe meritat për sukseset i takojnë kësaj partie.

I pyetur për arsyet pse PDK ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit 2019 , prof.dr.Hajredin  Kuçi është përgjigjur: “Kushdo që i fiton katër herë rresht zgjedhjet do të ketë të vështirë t’i fitojë herën e pestë. Unë jam shumë i bindur se asnjë formacion politik në Kosovë nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet katër herë”, tha ndër të tjera Prof.Dr. Hajredin Kuçi.




Prof. Dr. Hajredin Kuçi

Lagjja e Universitetit p.n.,
10000 Prishtinë, Kosovë
00 377 45 700 887
Hajredin.kuci@uni-pr.edu

Data e lindjes: 02/01/1971

Përvoja akademike:

Ligjëron lëndët në Bachelor:


  • E drejta ndërkombëtare private
  • E drejta e unionit evropian
  • E drejta ndërkombëtare private konvencionale
  •  (Moduli i shkencave ndërkombëtare)

Ligjëron lëndët në Master:



  • E drejta ndërkombëtare private I
  • E drejta ndërkombëtare private II
  • E drejta evropiane I
  • E drejta e unionit evropian 
  • E drejta evropiane private


 Asistent për lëndën E drejta ndërkombëtare private që nga 1 tetori i vitit 1996, ndërsa nga viti shkollor 2001/02 ligjerues për
këtë lëndë;

 Ligjërues i autorizuar për lëndën E drejta e Unionit Evropian që nga viti 1998, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës;

 Është zgjedhur ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Universitetit të Prishtinës që nga
viti 2001 për lënden E Drejta Evropiane;

 Ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Universitetit të Prishtinës që nga viti 2002 për lëndën Marrëdhëniet Ndërkombëtare;

 Mësimëdhënës në Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë, IRJM, nga viti shkollor 2002-2007;

 Ligjërues i lëndës E drejta Ndërkombëtare Ekonomike në Shkollën Universitare të Biznesit në Pejë që nga viti shkollor 2001-
2007;

 Gjatë muajve mars-tetor 2000 ka mbajtur mësim në TMK lëndën: “Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut”, i angazhuar nga Finish Human Rights Project dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës;

 Ligjërues në Universitetin Veror të Prishtinës, korrik-gusht,2002, për lënden: ’Të drejtat përtej kufijëve’ (bashkëligjërues
Prof.Thomas W.Simon,USA).

 Eshtë zgjedhur Asistent Profesor për lëndët ‘E drejta ndërkombëtare private dhe E drejta e Unionit Evropian’, në shkurt të vitit 2003 nga Komisioni ndërkombëtar prej tre antërëve: një nga Prishtina, një nga Northen Colorado University-USA dhe nga
Universiteti i Gracit-Austri;

 Eshtë zgjedhur Profesor i Asocuar në vitin 2008 për lëndet: E drejta e Unionit Evropian dhe E drejta Ndërkombëtare Private

 Eshtë zgjedhur Profesor i rregullt në vitin 2012 për lëndet: E Drejta e UE-se, E Drejta Ndërkombëtare Private, E drejta
Evropiane Private dhe E drejta ndërkombëtare Private konvencionale

 Ligjërues në Universitetin Veror të Prishtinës 2003 për lëndën:”Nxitja e Negociatave”;

 Ligjërues në Universitetin Veror të Prishtinës 2004 për lëndën: Marrëdhëniet Ndërkombëtare (bashkëligjeruesi nga Universiteti i
Harvardit)

 Profesor vizitor në Universitetin Vaxjo në Suedi Prill-Maj 2006 për lëndën: Marrëdhenie Ndërkombëtare

 Profesor visitor edhe në Universitetin e Hamburgut, Gjermani në vitin 2007

 Profesor në Shkollën për Integrime Evropiane të organizuar nga SOROS-i në Prishtinë që nga viti 2002;

 Është pranuar Profesor visitor në Universitetin e Hamburgut, Gjermani;

 Ka mbajtur ligjerata edhe në Universitete të tjera të huaja, si në Universitetin e Oxford-it, etj;

 Profesor i lëndës E Drejta Evropiane dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në disa Universitete private në Kosovë deri në vitin
2008

Përgatitja shkollore

 Shkollën fillore: 1977 - 1985 në Tërstenik – Pejë, me sukses të shkëlqyeshëm;

 Shkollën e mesme: 1985 - 1989 SHMPB në Vushtri, me sukses të shkëlqyeshëm

 Përgatitja e lartë: 1989 - 1993 Fakultetin Juridik në Prishtinë, lauerat i çmimit “Student i dalluar” i ndarë nga Kuvendi i
Universitetit të Prishtinës më 15 shkurt 1992;



 Studimet pasdiplomike: a) 1994 - 1996 në Fakultetin Juridik në Prishtinë në Drejtimin Civil - Ekonomik ku mbaroi të gjitha
provimet dhe seminaret me notë mesatare 10 (dhjetë).

 Studimet e dyta pasdiplomike 1997 - 1999 në Universitetin e Bilkentit (Universitet anglofon) në Ankara - Turqi, në Drejtimin e
Marrëdhënieve Ndërkombëtare ku ka mbrojtur Temën e magjistraturës me titull: ”Pavarësia e Kosovës: Faktor Stabiliteti apo Destabiliteti në Ballkan”, me 07.09.1999.

 Studimet e doktoraturës 1999-2002: Në sistemin modular në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetit të Gracit në Austri me
bashkëmentor prof. dr. Wilibald Posch nga Universiteti i Gracit dhe Prof.Dr. Asllan Bilalli nga Universiteti i Prishtinës, dhe ka
mbrojtur temën e doktoraturës me sukses të dalluar me titull: ”Konflikti i ligjeve të marrëdheniet statusore dhe familjare” me
28.VI.2002;

 Doctor Honoris Causa, Prill 2011, është shpallur nga Universitetit i Bozokut, Ankara Turqi

Përgatitje profesionale të tjera

o Kursin “Menagjimi i konfliktit dhe negociatat” i organizuar nga Instituti për Paqe i Departamentit të SHBA - ve, një mujor në Maj
1998, i mbajtur në Sofje – Bullgari;

o Kursin “ Politika e jashtme amerikane dhe qendrat e vendosjes”, i mbajtur në Universitetin “George Washington”, Janar 2000,
në Washington D.C. në SHBA

o Specializimin “ Konflikti i ligjeve te marrëdhëniet statusore dhe familjare”, një muaj në Universitetin e Gracit në Austri, 1 gusht
deri 1 shtator 2001.

o Në vitin akademik 2000 - 2001 bursist i Institutit “Civic Education Project” New Haven,Yale nga SHBA

o Në vitin akademik 2001 - 2002 rizgjedhet bursist i Institutit “Civic Education Project” New Haven,Yale nga SHBA;

o Kursin”Ligjet dhe Vendim-Marrja në shtetet demokratike: Sfidat përpara” organizuar nga Center for Applied Studies in
International Negotiations (CASIN),i mbajtur në Gjenevë 19-31 Gusht 2002;

o Kursin:”Logical Framework Aproach”, të organizuar nga Danish Human Rights and Balkan Human Rights Network, i mbajtur në Tiranë, prej 24-28 Prill,2002;

o Seminarin Ndërkombëtar “Procesi i stabilizimit dhe Asocimit dhe e ardhmja e Evropës”, i organizuar nga Fakulteti Juridik,
Universiteti i Zagrebit,Akcioni Jean Monet, i mbajtur në Dubrovnik, Kroaci prej 1-9 Mars, 2003;

o Kursin ”Vendim-Marrja dhe negocimi në shtetet demokratike” organizuar nga Center for Applied Studies in International
Negotiations (CASIN), i mbajtur në Gjenevë Gusht-Shtator 2003;

o Kursin “Aspekte dhe teknika të vendim-marrjes në shtetet demokratike”, organizuar nga Instituti East-West, Hage, Holandë,prej15-23 tetor 2003;

o Kursin “Crafting Strategies for Negotiation”, organizuar nga Universiteti i Harvardit, SHBA, i mbajtur në Burg-Schlaining, Austriprej 15-20 dhjetor 2003;

PJESËMARRJET NË SIMPOZIUME:

 Simpoziumi ndërkombëtar: ”Zgjerimi i Unionit Evropian - humbësit dhe fituesit” organizuar nga Instituti “Civic Education
Project”, i mbajtur në Ohër, IRJ e Maqedonisë, dhjetor 2000;

 Simpoziumi ndërkombëtar: “Shqiptarët si shumicë dhe si pakicë” i organizuar nga Instituti për Marrëdhënie Etnike i SHBA - ve, i mbajtur 2-5 dhjetor 2000;

 Simpoziumi ndërkombëtar: Të drejtat kushtetuese dhe të drejtat njerëzore” i organizuar nga CEU Universiteti i Evropës
Qendrore prej 7 - 11 qershor 2000 në Budapest - Hungari;

 Simpoziumi ”Kosova: Post Milosevic time” i organizuar nga Grupi Ndërkombëtar për Kosovën, 13-15 Korrik 2001, në Selanik -
Greqi;

 Simpoziumi “Negocimi në Ballkan” organizuar nga Unversiteti i Lirë i Berlinit dhe Instituti Bertlesman i Berlinit, 21-24 Gusht
2001 në Berlin-Gjermani;

 Seminari “Ndërtimi i një të ardhme Evropiane për Kosovën” i organizuar nga Misioni i Unionit Evropian dhe Fakulteti Ekonomik
i Universitetit të Prishtinës, 9 Maj 2001, Prishtinë;




 Seminarin “Pozita ndërkombëtare e Kosovës sot” organizuar nga Forumi për Inciativë Demokratike në Gjakovë, 12 janar 2000,
Gjakovë;

 Simpoziumin “Asistenca humanitare dhe Universitetet nga emergjenca te zhvillimi” organizuar nga Komisioni Evropian, 25-31janar 1999;

 Simpoziumi “Të drejtat dhe liritë themelore të fëmijëve” organizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Helsinkit, 14-16 dhjetor 1998,Beograd-RFJ;

 Simpoziumi “50 vite të Deklaratës Universale të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut”, organizuar nga KMLDNJ në
Prishtinë, 8-10 dhjetor 1998, Prishtinë

 Simpoziumin ndërkombëtar “Annual European Law Conference” i organizuar nga Qendra e të Drejtës Evropiane e KolegjitMbretëror të Londrës, mbajtur 2-3 Mars 2001, Londër-Britani e Madhe;

 Konferencën:”Negotiating the Balkans”, organizuar nga Center for Policy research(CAP), University ofMuenich,Gjermani,mbajtur në Berlin,20-25 Gusht,2001;

 Konferencën Ndërkombëtare:”Albanian societies and euro Atlantic Integration: A contribution to Peace and stabilty in south
Eastern Europe”,organizuar nga Friedrich Ebert stiftung,9-11 Nëntor 2001,Prishtinë;

 Konferencën Ndërkombëtare: ”Raportet në mes të Tribunalit të Hages dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë” ,organizuar
nga Universiteti i Lirë i Berlinit, Gusht,2002,Berlin,Gjermani;

 Konferencën Ndërkombëtare: ”Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë” i pesti me radhë ,i mbajtur në Cyrih,Zvicer, prej 14-16
Tetor,2002

 Simpoziumi ndërkombëtar “Rezoluta 1244-gjendja dhe perspektiva” i organizuar nga Fakulteti Juridik i Prishtinës dhe Gracit të Austris, i mbajtur prej 11-12 korrik në Prishtinë;

ANGAZHIMET TJERA:

 Kryeredaktor i parë (pas ridaljes) i revistës “Bota e Re” 1992-1994;

 Nënkryetar i UPS të UP-ës, dy mandate, 1992-94 dhe 1994-96;

 Sekretar i redaksisë së revistës shkencore të Fakultetit Juridik “E drejta” 1996-1997;

 Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës, 1997-2004;

 Prorektor i Universitetit të Prishtinës për Marrëdhënie me Jashtë 2004-2005

 Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për marrëdhënie ndërkombëtare, 1999 - 2000;

 Anëtar i Komisionit për çështje statutare të Universitetit të Prishtinës i emëruar nga Senati i Universitetit të Prishtinës në vitin
1998 -2005;

 Themelues dhe Koordinator i Universitetit Veror të Kosovës, 2001-2005;

 Deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, katër mandate 2001,2004,2007,2010

 Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji i Kuvendit të Kosovës 2001-2004;

 Kryetar i Këshillit Organizativ dhe Laudator i Presidentit Klinton me rastin e shpalljes Doctor Honoris Causa të Universitetit të Prishtinës më 19.09.2003.

 Laudator i ish Kryeministrit Toni Blair në rastin e shpalljes së tij Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010

 Kryetar i Kosomisionit për Rregullore të Punës së Kuvendit të Kosovës në 2001 dhe 2004-2007

 Anëtar-ekspert për çështje juridike në Procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim
ndërkombëtar, 2005-2007;

 Kryetar i Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës, Kushtetutës së parë të shtetit, nga 2006-2008

 Kryetar i Komisionit për përcaktimin e simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës 2008

 Zëvendëskryeminisitër i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2008-2011

 Zëvendëskryeministër dhe Ministër i drejtësisë 2011 ende
 Anëtar i Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës 2011 ende

 Anëtar i delegacionit të Republikës së Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga UE

 Ka kryer dhe kryen edhe një varg aktivitetesh me rëndësi shoqërore;

PUNIMET SHKENCORE TE PUBLIKUARA:

 Hajredin Kuçi “Transformimet në strukturën, organizimin dhe aktivitetet e OSBE-së (KSBE) pas vitit 1990”, botuar “E Drejta”
nr.4 tetor-dhjetor 1997;

 Hajredin Kuci “Përpjekjet e OSBE-së në mbrojtjen e Lirive Themelore dhe të drejtave të njeriut pas mbarimit të Luftës së Ftohtë- rasti i Kosovës”, botuar “E drejta” nr. 3-4 viti 1998, Prishtinë;

 Hajredin Kuçi “Baza juridiko - politike e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi”, botuar “E drejta” nr. 4, 2000 Prishtinë;

 Hajredin Kuçi“Disa aspekte të së drejtës për vetëvendosje të Kosovës” botuar në “Shqipetaret dhe Ballkani” revistë e Institutit
Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, 2001, Tiranë-Shqipëri; “

 Hajredin Kuçi“Reagimi ndërkombëtar ndaj krizes së Kosovës 1991-mars 1999”, botuar, “E drejta” Nr.4 2003;

 Hajredin Kuçi, “Disa aspekte juridike-politike,gjendja faktike në Kosovë dhe ndikimi i tyre në zgjidhjen e statusit të Kosovës,
Statusi i Ardhshëm i Kosovës,botues ASHAK, 2005 pp.47-93

 Hajredin Kuçi, “The Legal and Political Grounds for,and the Influence of the Actual Situation on the demnand of the Albanians
of Kosovo for Independence’, Chicago Kent Law Review Vol. 80, No.1 2005 pp331-353, Chicago, USA

 Hajredin Kuçi, “The demant of the Kosovar Albanians for Independence:Legal and Political Bacground”,The EU and the
Outside World,Acta Wexionensia No 109/2007, Vaxjo University, Sweden, pp.203-227

 Hajredin Kuçi,” The Events in Kosova Leading to its Formal Independence from Serbia and Former Yougoslavia”, Euro-Atlantic
Studies No 10 2006,University of Bucharest,pp.117-131

 Hajredin Kuçi. “Pavarësia e Kosovës-faktor Stabiliteti në Rajon”, Pozita Juridike-Politike e Kosovës sipas Rezolutes 1244 të KS te OKB-se-gjendja dhe perspektiva, Fakulteti Juridik,Prishtinë,
2005, pp.147-160

 Hajredin Kuci, “Ndikimi i Pavarësisë se Kosovës në Stabilitetin e rajonit”,Universitas, Viti IV,Nr.6&7,Tetor 2005,Tetovë-Vjenë
pp.61-76

PUNIMET SHKENCORE TE PUBLIKUARA:

 Hajredin Kuçi, ”Independence of Kosova: A Stabilizing or destabilizing Factor in The Balkans?, Huston,Texas,USA
2005(botim në gjuhën angleze)

 Hajredin Kuçi, ” Pavarësia e Kosovës: Faktor Stabiliteti në Ballkan”, Kairo, Egjipt.2009 (botim në gjuhën arabe)

 Hajredin Kuçi- Asllan Bilalli,”Zanafilla, zhvillimi historik dhe burimet e së drejtës ndërkombëtare private”, Universiteti i
Prishtinës, 2006

 Hajredin Kuçi-Asllan Bilalli, ”Kolizioni i ligjeve-konflikti ndërkombëtar dhe interlokal i ligjeve”,Universiteti i Prishtinës 2006

 Hajredin Kuçi-Asllan Bilalli, ”E drejta ndërkombëtare Private-Zhvillimi historik,burimet dhe kodifikimi”,Universiteti “FAMA”
Prishtinë,2007

 Hajredin Kuçi-Asllan Bilalli, ’E Drejta Ndërkombetare Private”,Universiteti i Prishtinës,2008

 Hajredin Kuçi-Asllan Bilalli, “E drejta ndërkombëtare private-pjesa e përgjithshme”, Universiteti i Prishtinës 2008

 Asllan Bilalli-Hajredin Kuçi, “E drejta ndërkombëtare private, Libri i”,Universiteti i Prishtinës 2009

 Asllan Bilalli- Hajredin Kuçi, “E Drejta ndërkombëtare private-pjesa e përgjithshme, Universiteti i Prishtinës 2012

 Asllan Billli-Hajredin Kuçi, ”E drejta ndërkombëtare private-pjesa e veçantë” (dorëshkrim)
Curriculum Vitae


PREZANTIME NE KONFERENCA

 “Qëndrimet e Unionit Evropian ndaj krizës së Kosovës 1990-1999”, në simpoziumin “Zgjerimi i UE - humbësit dhe fituesit”,
dhjetor 2000, Ohër - IRJ e Maqedonisë;

 “Të drejtat e shqiptarëve dhe minoriteteve në Kosovën e pasluftës”, në simpoziomin “Shqiptarët si shumicë dhe si minoritet”,dhjetor, Athinë-Greqi;

 “Liritë themelore dhe të drejtat e njeriut si kategori kushtetuese dhe standard ndërkombëtar”, në simpoziumin: “Të drejtat
kushtetuese dhe të drejtat e njeriut”, CEU, qershor, Budapest - Hungari;

 “Përceptimi i të drejtave të minoriteteve në Kosovë”, në simpoziumin “Negocimi në Ballkan”, gusht 2001, Berlin-Gjermani;

 “Unioni Evropian - shpresat dhe realitetet për Evropën Juglindore, në simpoziumin “Ndërtimi i një të ardhme Evropiane për Kosovën”, Maj 2001, botuar në “Koha ditore”, Prishtinë;

 ”Mohimi i të drejtës për shkollim të fëmijëve në Kosovë”, në simpoziumin “Të drejtat dhe liritë themelore të fëmijëve”, dhjetor
1998, Beograd-RFJ;

 “Mbrojtja e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në Kosovë nga ana e OSBE-së”, në simpoziumin “50 vjet të Deklaratës
Universale të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut”, dhjetor 1998, Prishtinë;

 “Mbijetesa e Universitetit të Prishtinës 1991-1999”, në simpoziumin “Asistenca humanitare dhe Universitetet nga emergjenca te zhvillimi”, janar 1999, Romë - Itali;

 “Statusi i Kosovës – sfidë për të sotmen dhe të ardhmen e saj”, në simpoziumin “Pozita ndërkombëtare e Kosovës sot”, janar
2000, Gjakovë;

 “Deklarata Universale si e respektuar por jo obligative”, Qendra Universitare për të Drejtat e Njeriut, Qershor 2001, botuar
“Zëri”, Prishtinë;

 “Ndikimi psikologjik i aplikimit të Euros në Kosovë”, në Annual Conference of European Law, Mars 2001, Londër - Britani e
Madhe;

 “Aspekti i sigurisë së të drejtës së Kosovës për vetëvendosje”,Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë i 5-ti,Cyrih,
Zvicer,14-16 Tetor,2002.

 “Respektimi i Konventes Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë”,Seminari i organizuar nga organizata
joqeveritare “Save the Children”, Prishtinë, 17-19 Nëntor 2002;

 “Pavarësia e Kosovës faktor stabiliteti në rajon”, Simpoziumi ndërkombëtar “Rezoluta 1244-gjendja dhe perspektiva” i
organizuar nga Fakulteti Juridik i Prishtinës dhe Gracit të Austris, i mbajtur prej 11-12 korrik në Prishtinë;

 Fjala e Laudatorit në rastin e shpalljes së Presidentit të SHBA-ve W.J Clinton Doctor Honoris Causa të Universitetit tëPrishtinës,
 19 shtator 2003;

 “Përfshirja e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtet e fëmijëve në programet mësimore në Kosovë”;Seminar i organizuar
Universiteti i Prishtinës dhe nga OJQ “Save the Children”,19 Nëntor 2003,Prishtinë;

 “Ndikimi i gjendjes faktike në Kosovë në përcaktimin e statusit final të saj” e paraqitur në takimin “Crafting Strategies for
Negotiaton”,organizuar nga Universiteti i Harvardit,SHBA, i mbajtur në Burg-Schlaining,Austri prej 15-20 dhjetor 2003.

 “Kriminaliteti dhe korropsioni në Kosovë” paraqitur në konferencen: “Ballkani Perëndimor: punë e papërfunduar në
bashkëpunimin e sigurisë Euro-Atlantike” organizuar nga Folk och forsvar and the Swedish Atlantic Council, dhjetor 2013.

 “ Bashkëpunimi juridik-ndërkombëtar i Kosovës me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare” organizuar nga Univeristeti i Gracit,
Grac 21-22 Mars 2014.

 Disa kumtesa brenda dhe jashtë Kosovës mbi zhvillimin politike-juridike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar;

VESHTRIME

 “Sublimim multidisiplinar juridik”, për librin e Prof. dr. Mehdi Hetemit, ”E drejta afariste”, në ”Rilindja” 1996, Prishtinë;

 “Vepër me çasje bashkëkohore”, për librin e Prof. dr. Mehdi Hetemit, ”Pagesat ndërkombëtare”, në “Rilindja” 2001, Prishtinë;

 “Njohja e shpejtë e shteteve zvogëlon rrezikun”, vështrim për “Bota e Re” 1995, Prishtinë;

 “Sukcesioni rrumbullakëson procesin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë”, vështrim mbi punën e Komisionit të Sukcesionit mbi
ish Jugosllavinë, kater fejtone, ”Interesi Nacional”, Shtator, 2001, Prishtinë;

Prgatiti :Flori Bruqi 


Të krijohet një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Kosovën dhe atje një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilat do të ndjekin marrëveshjet dhe çfarë duhet bërë më tutje”, tha Edi Rama.

Pas marrjes së përgjigjes negative për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat. Gjatë konferencës, Rama është pyetur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet e Kosovës më 6 tetor 2019.

Edi Rama është shprehur se do të takohen së shpejti me Kurtin, ndërsa theksoi se ka edhe disa propozime të reja për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri theksoi se një nga propozimet që do i bëj kryeministri të ardhshëm të Kosovës është krijimi në të dy shtetet të Ministrive për Bashkëpunimin.

“Të krijohet një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Kosovën dhe atje një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilat do të ndjekin marrëveshjet dhe çfarë duhet bërë më tutje”, tha Edi Rama.

Po ashtu, Rama duke iu referuar qeverisë së Ramush Haradinajt tha se; “Mendoj se duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe të mbushim boshllëqet që u krijuan nga Qeveria e kaluar”.

Franca refuzoi dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel.



Kryeministri Zaev, sot në konferencë për shtyp, ka kërkuar që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kjo vjen pas mosfillimit të negociatave me BE-në, ku Franca refuzoi dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...