Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/21

‘DUHET THYER HESHTJA’


Dosja JG


Deri sot kam heshtur rreth faktit që e njoh çdo faqe të dosjes hetimore të organeve gjermane. Kam heshtur edhe rreth asaj që kam mësuar nga këto dosje rreth miqve të vërtetë, por edhe armiqve të babait tim. Kam mësuar shumë edhe për armiq të tij, të cilët si atëherë ashtu edhe sot, shtiren sikur kanë qenë shokë të tij.                           



Shkruan: Donika GËRVALLA

Unë kam qenë 10-vjeçare kur u vra Babi në Gjermani. Vrasja u krye nga profesionistë të Sigurimit jugosllav. Jusuf Gërvalla vdiq më 18 janar 1982, në orën tre të mëngjesit në spital, si pasojë e atentatit të ushtruar më 17 janar ndaj tij, vëllait të tij Bardhoshit, si dhe mysafirit të tyre, Kadri Zeka. Rreth rrethanave të vrasjes kam heshtur 30 vjet.

Për mua dhe vëllezërit e mi, ai më shumë se gjithçka tjetër mbetet Babi ynë. Për nënën tonë ai mbetet bashkëshorti dhe shoku i dashur i jetës. Për Nënën Ajshe, së bashku me mixhën Bardhosh, ata mbesin djemtë e saj të dashur, vdekja e të cilëve ia rëndoi zemrën shumë. Për shumë njerëz në Kosovë, njeriu Jusuf Gërvalla, shkrimtar, gazetar dhe kantautor, ka qenë dhe mbetet një figurë e nderuar, por edhe një njeri i dashur për ta. Këtë burrë trupvogël e bëri të madh jeta dhe vepra e tij.

Deri sot kam heshtur rreth faktit, që e njoh çdo faqe të dosjes hetimore të organeve gjermane. Kam heshtur edhe rreth asaj që kam mësuar nga këto dosje rreth miqve të vërtetë, por edhe armiqve të babait tim. Kam mësuar shumë edhe për armiq të tij, të cilët si atëherë ashtu edhe sot shtiren sikur kanë qenë shokë të tij.

Qëllimi i Babit në Gjermani ishte të bashkonte diasporën shqiptare. Këtë qëllim e ndiqte me shumë ngulm, pasion dhe mençuri. Ai me shqiptarët e emigruar bisedonte rreth familjeve të tyre, lirisë dhe asaj që duhej bërë për të përmirësuar situatën në vendlindje. Në fillim të viteve ‘80, për herë parë nën organizimin e tij, shqiptarët mbushën rrugët e Gjermanisë për të demonstruar për të drejtat e tyre dhe kundër tankeve dhe dhunës së ushtruar në Kosovë.

Babi im vendosi shumë shpejt të dëgjojë zërin e popullit në Kosovë dhe e përkrahu menjëherë kërkesën për Republikë, gjë që nuk i solli vetëm miq në radhët e diasporës shqiptare. E mbaj mend mirë skenën kur dëgjoi për herë të parë për demonstratat e studentëve në mars 1981. Rrallë e kisha parë kaq të entuziazmuar.

Nuk duhet të heshtin më dëshmitarët e kohës që i njohin të gjitha këto fakte. Nuk duhet të heshtet as për atë burrë që e dërguan me armë tek Babi në shtëpi që ta vriste. Babi, pa i nuhatur aspak qëllimet e tij, gjatë bisedës së gjatë që zhvilluan e bëri që të nxjerrë armën, ta vërë para vetes në tavolinë dhe t’i thotë: „Jusuf, bëj çfarë të duash me mua. Unë kam ardhur të të vras, sepse më patën bindur se je tradhtar. E shoh që qenkam mashtruar“. Përgjigjja e Babit ishte miqësia që i ofroi. Po i njëjti person, një atdhetar i flaktë dhe i pakompromis, nga të njëjtët njerëz dërgohet në Kosovë, bie në kurth dhe dënohet me 14 vjet burg. Një viktimë e regjimit jugosllav dhe njëkohësisht një viktimë e tradhtisë shqiptare.

E vërtetë është që në mesin e shqiptarëve atë kohë kishte mjaft spiunë, të cilët punonin për UDB-ën ose të tillë, që për një privilegj të vogël në konsullatën aq të urryer jugosllave në Stuttgart raportonin për Jusuf Gërvallën dhe ata që kishin kontakt me të. Sa të ulët paskan qenë këta njerëz që në këtë formë e shfrytëzonin derën dhe zemrën e hapur të familjes Gërvalla.

Babi dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar për arritjen e qëllimit të tyre të përbashkët, lirinë e Kosovës. Kadriu ishte shpesh i pranishëm në demonstratat që organizoheshin në Gjermani. Babi, si gazetar me shumë përvojë, angazhohej me ftesë të Kadriut për një përmbajtje sa më cilësore të gazetës „Liria“, që botohej në atë kohë nga Kadri Zeka. Njëjtë vepronte edhe me gazeta të tjera që botoheshin në diasporë. Ai donte që të flitej fuqishëm dhe me një gjuhë të përbashkët.

Por e gjithë e vërteta është që unë nuk jam e vetmja që e di se sa të tensionuara ishin një kohë relatat mes Babit tim dhe Kadri Zekës. Ata asnjëherë nuk arritën të bëheshin shokë. Shkak për këtë mund të ishte edhe fakti që kishin përfytyrime të ndryshme, se cila do të ishte rruga më e mirë për arritjen e synimeve të përbashkëta. Babi asnjëherë nuk ka punuar me kërcënime, nuk ka mbajtur armë, madje as atëherë kur nuk kishte më asnjë dyshim, se sa në rrezik ishte jeta e tij. Por Babi dhe Kadri Zeka në luftën e përbashkët për liri përpiqeshin të arrinin megjithatë një bashkim.

Pikërisht më 17 janar, pra ditën e atentatit, ata u liruan mjaft me njëri - tjetrin. Nga shtëpia dolën duke qeshur me të madhe dhe duke bërë shaka. Mjaft tragjike që ata vriten pikërisht në këtë ditë të afrimit të tyre. Nuk është ndonjë turp, nëse luftën e përbashkët për liri nuk e kufizon brenda rrethit të shokëve dhe miqve të ngushtë. Përkundrazi, edhe më madhështore na duken në retrospektivë këto figura, kur e dimë që bashkonin forcat në luftë për çlirimin e Kosovës, edhe pse personalisht mund të kishin rezerva ndaj njëri-tjetrit.

Në një kohë kur Kosova kërcënohej nga regjimi jugosllav dhe më vonë edhe më rëndë nga ai serb, rreth këtyre rrethanave nuk është folur asnjëherë për të mos zbehur dhe rrezikuar edhe atë unitet të brishtë, i cili u krijua mes shqiptarëve në diasporë pas kësaj vrasjeje mizore. Kosova sot është e lirë. Kosova sot është Republikë. Shtet i pavarur dhe sovran. Është koha të flitet për të gjitha etapat e luftës për çlirimin e Kosovës dhe është koha që të flitet e tërë e vërteta. Ua kemi borxh brezave të rinj që historinë t’ua përcjellim të pastër dhe pa legjenda. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për historinë e Babit tim.

Pas largimit të detyruar nga Kosova, Babi në Gjermani shkroi qindra faqe. Kohën e kalonte kryesisht „lart“, në dhomën e tij të punës. Kur doja të kaloja pak kohë me të shkoja nganjëherë lart tek ai në dhomë. Ai zakonisht punonte në tavolinë, shkruante dhe korrigjonte. Kishte dorëshkrime pa fund, të cilat i shtypte në fund në një makinë shkrimi mjaft moderne për atë kohë (ai nuk e përjetoi kohën e kompjuterit, sepse vdiq shumë i ri). Shkruante në makinë vetëm me dy gishtat tregues, por me një shpejtësi të jashtëzakonshme që më mahniste si fëmijë. Kur kishte kohë më ftonte të ulesha pranë tij dhe t’ia diktoja tekstet që ishte duke i hedhur nga dorëshkrimi në makinë. Herë pas here ulej këmbëkryq në karrige, ngaqë kaq gjatë shkruante sa i lodheshin këmbët. Ndërpriste shkrimin, më tregonte diçka ose më shpjegonte ndonjë pjesë të tekstit që nuk e kuptoja, dhe vazhdonte të shkruante.

Babi im, shkrimtari dhe poeti, njeriu i artit dhe i letërsisë, në dy vjetët e kaluar në Gjermani nuk shkroi as edhe një poezi të vetme. E kishin privuar nga vendlindja, për lirinë e së cilës luftonte tani nga Gjermania me mjetet e tij, me forcën e fjalës dhe penës së tij. Gjatë këtyre 30 vjetëve kam gjetur nga ajo kohë vetëm një strofë të shkruar me stilograf në këndin e një faqeje të një gazete. Strofa titullohej: Vdekja.

Babi e donte shumë kitarën e tij. Në Gjermani të dy vëllezërit, Bardhi dhe Jusufi, merrnin shpesh kitarat e tyre në dorë dhe këndonin. Kur isha në klasën e tretë dhe duhej të zgjidhja në shkollë një instrument muzikor e pyeta Babin se a mendonte ai që unë të zgjidhja kitarën apo flautin (natyrisht që unë doja ta merrja kitarën si Babi im!). Ai më këshilloi të merrja flautin. „I biem bashkë“ më pati thënë, „ti flautit e unë kitarës“. Edhe pse unë ende nuk dija t’i bija flautit mirë, më ftonte herë pas here të luanim melodinë shumë të thjeshtë të këngës kaq kuptimplote „Për Mëmëdhenë“.

Më 17 janar, ditën e atentatit, pati biseduar me ne fëmijët për Skënderbeun dhe faktin që atë ditë ishte përvjetori i vdekjes së tij. Askush përveç vrasësve të tij dhe atyre që e kishin urdhëruar atë vrasje nuk e dinte në atë moment që Babi im do të vritej në ditën e vdekjes së Skënderbeut.

Por ai do të arrinte ta shtynte datën e vdekjes së tij për një ditë. Jusuf Gërvalla e ka parë vrasësin e tij. E dinte që Kadriu kishte vdekur në vendin e ngjarjes, sepse e shihte të shtrirë përtokë skaj makinës. Në spital është dërguar duke menduar që vëllai i tij më i ri ishte ende gjallë dhe mund t’i kishte shpëtuar atentatit. Më e rëndësishme sesa të operohej, atij do t’i jetë dukur të bënte një deklarim të qartë që nuk linte asnjë dilemë.

Atentati u krye rreth orës 22:15. Babi nguli këmbë të pritej derisa të vinte policia dhe në orën 00:30 të datës 18 janar, deklaron në prani të personelit mjekësor dhe të policisë gjermane që vrasja ishte kryer nga UDB-ja jugosllave.

Ndërkohë e kam shumë të qartë që UDB-ja nuk do të mund ta kishte vrarë Babin pa ndihmës - ose thënë më saktë pa tradhtarë - nga rrethi i njerëzve që ndodheshin rreth tij. Babi kishte shumë kohë që kur binte zilja e derës nuk dilte asnjëherë ta hapte. Të gjithë pjesëtarët e familjes e dinim që kishte kërcënime të vazhdueshme. Unë vetë pata parë një natë nga dritarja një person, që përpiqej të hapte derën e garazhit tonë dhe i pata njoftuar prindërit menjëherë.

Babi pak minuta pas atentatit, ndërkohë që pritej ndihma e shpejtë dhe policia, Mamit i thotë: „Në qoftë shqiptar, kurrë mos u gjettë“. Nuk është e vërtetë që ai nuk donte të zbulohej vrasësi. Jusuf Gërvalla nuk donte që shqiptarët e robëruar të bëheshin viktimë e propagandës serbe, që vazhdimisht thoshte se shqiptarët po vriten mes vete. Ai shumë kohë para vdekjes së tij e ka ditur që edhe në mesin e shqiptarëve kishte vegla në duart e vrasësve jugosllavë.

Si vajzë e tij, e kam përjetuar nga afër Babin tim, kam përjetuar mendimet dhe ndjenjat e tij. Dhe një gjë e di me siguri: Kosova për të cilën Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe shumë të tjerë dhanë jetën, është Kosova e lirë si një shtet, i cili pas gjithë atyre viteve të robërisë na e kthen dinjitetin dhe krenarinë.

Le ta thyejmë heshtjen së bashku…

Çka ju thoshte Jusuf Gërvalla mediave të huaja për lirinë e Kosovës më 1980?


Jusuf Gërvalla e kishte dhënë një intervistë në vitet e 80-ta për gazetën “Tagische Zeitung”.

Ai e kishte shpjeguar vizionin e tij për luftën. Më poshtë është një pyetje dhe një përgjigjje:

TZ: Ju keni bashkëpunuar me një organizatë ilegale të“minoritetit shqiptar” në Jugosllavi, në Lëvizjen Çlirimtare. Si paraqitet puna e kësaj organizate përgjithësisht?

Dosja JG


JG: “Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës. Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull. Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera.

Në fazën e dytë shumëçka mvaret nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend. Faza e dytë përmban luftën e armatosur. Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë”.

Fragment nga libri ,,Agjentura e UDB-s dhe shqiptarët,,


Nga Nafi Çegrani

SPIUNAZHI JUGOSLLAV NË KOSOVË

...Kjo përbën një nga aspektet themelore të spiunazhit, të lojërave sekrete strategjike të operacioneve të UDB-së, që përfshinin me dhunë, mashtrime dhe kurthe shumë shqiptarë në valët e propagandës dhe disinformimit, si fenomene të veçanta të spiunazhit që kurdiseshin nga ekspertë të UDB-së për shembull në “shpartallimin e Grupit të Ukë Sadikut, djalit të Sadik Ramës, të cilin e njeh historia. Me kujdes të posaçëm u ngrit kurthi edhe për asgjësimin në pritë të Qazim Bajraktarit dhe Halil Sadrisë nga Gjurgjevishti, madje OZN-a për këtë përdori djemtë e Din Arifit; Sahitin dhe Sokolin, ky i fundit ishte dhëndër i Ukë Sadikut. Po në këto mënyre tradhtisht duke shkelur besën e shqiptarit, u zbuluan, kapen dhe vranë edhe Gjon Sereçin, Lame Breznicën, Ajet Gërgurin, Ibrahim Lutfiun, Sulë Hotlën, Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçiçën etj.. UDB-ja për eliminimin e tyre përdori spiunë shqiptarë, të shitur të tipit të Sokol Din Arifit, për qëllimet e Sigurimit të Shtetit, kurse në zbulimin dhe kapjen e Gjon Serreçit si informator u përdorën Osman e Abaz Gagica, Bejte Shkodriçi etj., të cilët mund të konstatoj se edhe kanë qenë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë pasi ishin torturuar mizorisht nga oficerët famëkeq të shërbimeve sadiste dhe shkelën në besën shqiptare. Por kishte edhe spiunë të një formati tjetër siç ishte “falanga e tradhtarëve”, të cilët ashtu të thyer e të poshtëruar ishin vënë në shërbim të xhelatëve. Të tillë ishin Avni Mehmet Çorovina, Nexhip Habibaj, Shefki Beqiri, i cili në popull njihej si Shefki Ozna, Kadri Iliazi i Maçitevës, Ismail Zenuni, Mehmet Maliqi, babai i Shkëlzen Maliqit, mik i tradhtarit Bajram Ukë Starova. Mehmet Maliqi famëkeq njëherazi ishte jo vetëm organizator i “Falangës së tradhtarëve”, ndër shqiptarët e Kosovës, por edhe organizator në përgatitjen e kurtheve dhe të likuidimit të Ibrahim Lutfiut, Rifat Berishës, Hasan Remnikut, etj. Dhe i biri, Shkëlzen Maliqi, më zi se i ati, gjatë demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe direkt me Beograd, kontribuoi mjaft në asgjësimin e,, kontrarevolucionit,, shqiptar, duke punuar si analist i devotshëm në fushën e spiunazhit të UDB-së jugosllave.(Mjerisht kosovarët edhe sot e mbajnë si analist dhe publicist në poste e mediume).

Në dhënien e informacioneve përmes BESËS shqiptare me shqiptar të shitur më mirë të themi tradhtarëve, të cilët u vunë në shërbim të UDB-së, një pjesë tjetër u bënë “informatorë” pasi kasapët e shërbimit famëkeq i kishin thyer moralisht e bërë leckë me muaj injoruar dhe të poshtëruar psiqikisht dhe fizikisht në sajë të dhunës dhe dajakut, u bënë vegla dhe u thurën plane e kurthe, u zunë pusi e prita, u bënë kombinacione dhe u kapën, likuiduan shumë njerëz. Kështu UDB-ja përmes Kadri Iliazit nga Miaçiteva, ky duke prerë në besë Belul Kakollarin, dhe në sajë të spiunit që kishte bërë Mehmet Maliqi, Cukuli i Prizrenit përmes Ibrahim Abdyl Buzhallës dhe Sinan Kepës, ky i fundit vëllai prej nëne i martirit Zenun Kepës, u zbulua dhe u vra Ibrahim Lutfiu, një veprimtar i rrallë i kauzës kombëtare dhe intelektual i shkëlqyer, dhëndër i Ferhat bej Dragës. Për krimet që ka bërë në krye te “falangës së tradhtarëve” Mehmet Cukuli i Prizrenit, ndryshe Mehmet Maliqi, që njihet në popull si antishqiptar dhe udbash i përbetuar do të shkruaj historia dhe ajo do ta dënojë rëndë e më rëndë...

***

UDB-a dhe paraprakisht KOS-i jugosllav ruanin një konspiracion të madh dhe vëzhgonin e ndiqnin së tepërmi dhe me metoda e mjete të vrçanta njerëzit të cilët hynin e dilnin në përfaqësitë diplomatike dhe sidomos ishin në vëzhgim dhe përcjellje të vazhdueshme e sistematike diplomatët e Shqipërisë në Beograd.

Në arkivat sekrete bullgare janë zbuluar dokumente të ndryshme të cilat njashtu flasin për survejimet që u bënte ish-sigurimi i shtetit i këtij vendi ballkanik ambasadave të Shqipërisë, Kinës dhe vendeve të NATO-s. Madje supozohej se diplomatët dhe rezidentët e sigurimit të shtetit të Shqipërisë deri në vitin 1983 bashkëpunonin me Perëndimin kundër Bullgarisë, Greqisë, ish-Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës. Ka zëra në historiografinë e sotme ruse që prishja e Tiranës dhe Moskës në vitet 1960-1961 ishte skenar i Perëndimit që duhej përsëritur në Sofje. Në këtë kuadër sigurimi bullgar dhe KGB-ja përhapën lajme dhe për një grusht shteti të organizuar në tetor 1964-prill 1965 nga elementë proshqiptarë e prokinezë dhe inteligjenca perëndimore. Këtë e thotë në një shënim të tijin edhe Enver Hoxha: “Agjencitë e Shërbimeve të fshehta inteligjente dhe informative , duke përhapur lajmin në mënyra të ndryshme dhe konfuze, duke thënë ca, se revolta është “prokineze dhe proshqiptare””, apo: “Dimë, gjithashtu, me siguri se në aktivin e Sofjes, që u bë pas këtyre ngjarjeve, ku foli Mitko Grigorovi, në atë kohë sekretar i komitetit qendror të PKB-së, njerëzit “u vunë në korrent” dhe u shpif se gjoja kjo gjë qe nxitur dhe organizuar nga ambasadat shqiptare dhe kineze në Sofje.Por, të gjitha këto mbeten punë dhe veprimtari spiunazhi edhe në shtigjet e Ballkanit…

***

Në vitet 1948-1950, me konfliktin e informbyrosë, Jugosllavia përjetoi një tronditje të thellë politike në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet shtetërore. UDB-ja në mënyrë permanente vazhdonte me përgatitjen dhe realizimin edhe me tej të planeve, kurtheve, vrasjeve dhe likuidimeve të mistershme mbi shqiptarë. U zhvilluan komplote të ndryshme antishqiptare dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi, bëhej zgjedhja e figurave të shquara kombëtare si në Kosovë dhe në Maqedoni. U zhvilluan edhe një mori operacionesh operativë të spiunazhit dhe agjenturës jugosllave, me të njëjtat motive. I tillë ishte edhe organizimi i vrasjes së Xheladin Hanës, drejtor i gazetës “Ri1indja”, dhe arrestimi i Muhedin Hadrit, rrëfimet e të cilit ishin rrëqethëse dhe do t'i mbaj mend. E takoja shpesh në Tetovë e Shkup gjatë viteve 1969-1972, kur shërbeja si operativ i SDB-së, ato rrëfime të Hadrit kanë ç’ka t’i shtojnë historisë sonë dhe tragjikës shqiptare, ndaj i mbaja shënimet e mia të fshehura, me qëllimin se një ditë do t’i shkruaja....

Me daljen e Rezo1utës së Byrosë Informative dhe prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, një numër i madh shqiptarësh, personalitete, figura të luftës, të kulturës dhe të arsimit, tanimë e kishin kuptuar se ishin zhgënjyer fare me “Bashkim Vëllazërimin”, i cili mbeti vetëm një propagandë për t’i vënë shqiptarët në gjumë për pesë dekada. UDB-ja dhe KOS-i, me ngulm të madh organizonin komplote tanimë edhe kundër vëllezërve kreshnikë të Dibrës, Qema1 dhe Nexhat Agolli, madje Aqif Lleshi, Xhafer Kodra, Rifat Berisha, Sali Lisi, Azem Moranës, Sadudin Gjurës, Xheladin Krifcës, Gajur Dërrallës etj., me operacionet e fshehta operative dhe agjenturore, tanimë, kishte depërtuar mirë e mirë në qarqet dhe radhët e pjesëtarëve të “Frontit Kombëtar Shqiptar” në të cilin ishin të përfshirë edhe një rrjet më i gjerë që formonin “Lëvizjen për bashkimin e trojeve etniken”. Këta persona UDB-ja i mbante nën vëzhgim të pandërprerë, kishte zbuluar edhe lidhjet e tyre më të gjera në terren, ndaj edhe kishte formuar rrjetin e spiunazhit me shqiptarë, duke sjellë madje edhe spiunët e bashkëpunëtorët e vet nga trojet tjera shqiptare, për shembull, bie fjala nga Ulqini i Malit të Zi, përmes Beogradit dhe rezidencës së UDB-së, në redaksinë “ISKRA” erdhën në Shkup e Tetovë disa punonjës arsimi, mësues dhe të profileve të tjera, si Bahri Brisku, Kapllan Resuli etj., (të ardhur kishte edhe nga Kosova) duke krijuar kështu një jetë ankthi, frike e tmerri. Shqiptari nuk ishte i sigurt, gjithnjë ishte ballë për ballë me vdekjen! Qemal e Nexhat Agolli, Xhafer Kodra, Sali Lisi, e shumë të tjerë i hëngri nata e Goli Otokut, famëkeq, u vranë, u likuiduan, torturuan, përgjakën, e disa që mbetën gjallë si Xhafer Kodra, u çmendën fare. Ndërsa të tjerë si Rifat Berisha me shumë kushërinj, disa u arratisën në Shqipëri, kurse ata që mbetën në Kosovë hoqën të zitë e ullirit nga spiunët e angazhuar të UDB-së.



MARTIN CAMAJ

Një nga hapat e parë të jugosllavëve për të fituar zemrat dhe mendjet e refugjatëve shqiptarë ka qenë sigurimi i të ardhurave për disa nga elementët më me ndikim. Derisa Komiteti i Prizrenit tashmë ishte nën kontrollin e plotë të UDB-së, nga viti 1951 Qeveria jugosllave nisi të jepte paga mujore për refugjatët shqiptarë, të cilat varionin prej 3 mijë deri në 6 mijë dinarë. Këto të ardhura, sipas njërit prej raporteve të CIA-s, vareshin nga nevojat individuale të emigrantëve, ku drejtuesit e Komitetit (bëhet fjalë Apostol Tenefin, Nik Sokolin, Rexhep Becën, Lutfi Spahiun, Stathi Kostarin dhe Jovan Memën) pranonin pagesa më të larta. Anëtarët e këtij organizimi udhëtonin gjithandej ku ndodheshin emigrantët shqiptarë. Shpenzimet e tyre hiqeshin nga UDB-ja. Përveç kësaj, shteti jugosllav po u krijonte lehtësira edhe të rinjve shqiptarë, sidomos atyre që llogariteshin se kishin predispozita anti-Cominformiste. Këta studentë të cilët ishin vendosur në “Studenski Dom” (Dhoma e Studentëve) merrnin 1500 dinarë në muaj. Sipas një raporti të hartuar me 21 shtator 1950, në mesin e studentëve që merrnin bursë ishin: Danish Daca, Enver Metani, Çesk Dajçi, Halil Topalli dhe Martin Camaj. Emri i këtij të fundit apostrofohet edhe në raportin e 3 janarit të vitit 1955, ku konsiderohet, i angazhuar si punëtor i Radio Beogradit bashkë me Hasan Kaleshin.



HASAN KALESHI

Një tjetër histori intriguese e rekrutimit të intelektualëve shqiptarë është edhe rasti i orientalistit shqiptar me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë, Hasan Kaleshi (1922-1976). Ndonëse historia e tij nuk tangenton në asnjë mënyrë me Komitetin e Prizrenit dhe as me refugjatët shqiptarë, emri i tij çuditërisht figuron në një nga raportet konfidenciale të CIA-s. Dështimi i përpjekjeve të CIA-s e MI6 britanik për të desantuar elementët anti-komunistë në Shqipëri, historitë fascionuese me Kim Philby e deri te dekonspirimi i planeve subversive nga Moska deri te Sigurimi i Shtetit, duket se janë vetëm njëra anë e medaljes. Ekzistenca e një vistër raportesh konfidenciale të CIA-s flet që inteligjenca amerikane nuk ishte tërhequr krejtësisht nga rravgimi i saj për të bërë një përmbysje në Shqipëri.

Dy dokumente të tilla që lidhen me njëra-tjetrën flasin në të mirë të faktit që inteligjenca amerikane po përçapej sërishmi që të ndikonte mbi emigrantët shqiptarë, kryesisht ata që ndodheshin në Itali. Një raport konfidencial i CIA-s, që mban datën 20 dhjetor 1954, jep dromca interesante edhe nga aktiviteti i inteligjencës amerikane në diasporën shqiptare në Turqi. Duket se ky raport është i përcaktuar më tepër për nevoja të brendshme të shërbimeve amerikane sesa për raportim ndaj qendrës. Në këtë dokument, vëmendja e operativëve të CIA-s tërhiqet nga Hasan Kaleshi, i cili në vitin 1954 ishte dërguar në Stamboll si i angazhuar nga Qeveria jugosllave për një hulumtim të paspecifikuar. Kaleshi asokohe shërbente si profesor në Departamentin e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Beogradit dhe në të njëjtën kohë ishte edhe anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave. Ky dokument bën me dije se një agjent i CIA-s (emri i të cilit nuk jepet madje as me iniciale), që kishte pasur edhe kontakte të mëparshme, me 23 shtator kishte pasur në Stamboll një takim dy-orësh me Kaleshin. Tutje, raporti thekson me një lloj emfaze dyshimin se Kaleshi ishte i përfshirë në aktivitete inteligjente për UDB-në në Turqi, prandaj ai duhej të futej në listë dhe duhej të shikoheshin të gjitha lidhjet në zyra për të, nëse një gjë e tillë nuk ishte bërë ende. Po ashtu, në këtë raport intern kërkohet nga filan agjenti (i cili nuk përmendet as me iniciale) që të qëmtojë çdo informacion të mundshëm për Kaleshin (të dhënat biografike) si dhe veprimtarinë dhe kontaktet e tij në Turqi. Më tutje, raporti nënvizon se pavarësisht që Kaleshi u kthye përsëri në Jugosllavi, hetimi i prapavijës së tij duhet të bëhej me qëllim të mbrojtjes së operacioneve të CIA-s në Stamboll ku ky kishte farefisni. Dyshimi për Kaleshin përsëritet edhe në një paragraf tjetër të këtij raporti. Agjenti që kishte realizuar takimin me të me 23 shtator kishte kërkuar të dinte prej tij nëse mbante kontakte me Qazim Gojanin, një tjetër agjent i UDB-së në Stamboll, gjë që po i mbante të hapura dyshimet se rrethi me të cilën shoqërohej ai ishte disi i dyshimtë.

***

Pas ngritjes së aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Në fund të këtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”në emër të popullit” Adem Demaçit ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej pesë vjetësh burgim të rëndë.

FAHREDIN GUNGA, gjatë marrjen pë pyetje nga udbashi Momo Çanoviq, më 21 janar 1959, ndër të tjera kundër Adem Demaçit dëshmon: ”...Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana, dhe disa të tjerë, të gjithë studentë në Beograd. Jemi takuar në hotel”Nova Jugosllavia” në Prishtinë dhe kemi qenë të ulur në separe të këtij hoteli. Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat e mesme. Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më së shumti i godet shqiptarët në Kosmet, se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve. Në lidhje me aksionin e armëve në Kosme, Ademi ka thënë se ky është barbarizëm ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual.
“Grupit irredentist të Adem Demaçit i vërtetuar si armik i popullitdhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan dënime të merituara”- ka thënë Gunga.
Fahredin Gunga ndonëse i ka takuar klasës intelektuale, që ishte vënë në shërbim të pushtetit komunist,gjegjësisht si informatory i UDB-së për Kosovë, dhe lojal i KQ të LK, në vitet e 70-ta duke qenë si kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës, luajti edhe rolin e zëdhënësit të regjimit, në luftimin e„nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi burgosjes Në burgosjen e tretë të Adem Demaçit, në vjeshtë të vitit 1975 pas hetimesh të mundimshme, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish Koçinajt, në “emër të popullit” sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh.


Pas përfundimit të këtij gjykimi, për të përquar lajmin në opinon u angazhuan të gjitha mediumet në gjuhën shqipe. Dhe i pari medium që kumtoi këtë lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinës(RTP–ja) me një koment spektakular të përgatitur pikërisht nga kryeredaktori Fahredin GUNGA, me titull: "DËNIME TË MERITUARA".

Sa turp, sa keq, Gunga intelektual dhe poet që hobi e kishte edhe kodoshllëkun…


Në komentin e tij GUNGA, më tej ndër të tjera thotë:

” Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret në gojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik.(…) Petku i tij dogmatiko-stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm-leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar... Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”
Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”, ”Zëri i Rinisë” etj. Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.

Me Fahredin Gunga ishte shok i ngushtի edhe Bqeri Berisha i cili nga Tetova ishte i dërguar në redaksinë ,,Shkëndia,, në Ptishtinë bashkë me to edhe informatory ,,Vetulla,, të cilët janë përgjegjës për dhimbjet e shumta që ua kanë shkaktuar mijëra familjeve shqiptare, me denoncimet kundër vëllezërve dhe baballarëve të tyre, në UDB dhe në strukturat tjera pushtetore të regjimit...!!!

***

…Pas Plenumit të Brioneve më 1966 dhe rënies së Rankoviçit, UDB-ja u shndërrua në SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti - Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) ashtu siç ndodhi edhe me KGB-në e Bashkimit Sovjetik (Komitet Gosudarstvenoj Besopasnosti -Komiteti i Sigurimit të Shtetit) që kishte lindur nga Revolucioni Bolshevik, si pjellë e KOMINTERNI-t dhe Sigurimi i Enver Hoxhës dhe Siguritate e Rumanisë së Çausheskut. SDB-ja dhe KOS-i, si dy shërbime sekrete për zbulim dhe kundërzbulim, para dhe pas vdekjes së Titos, si një makineri e madhe, ishin themele të regjimit totalitar komunist që vepronte si shtet brenda shtetit. Ajo ishte si një mafie e çuditshme, përkatësisht shpatë e pamëshirshme e Partisë Komuniste, që mund të shkatërronte cilindo që do t’i kundërvihej. Unë këtu do të shpalos fakte e dëshmi nga dosjet sekrete të veprimtarisë së errët të SDB-së, që vepronte sipas shabllonëve të KGB-së staliniste dhe të Sigurimit enverist, të cilat për nga natyra duken abstrakte dhe enigmatike, për publikun e gjërë.
***
Si vepronin dhe cili ishte konspiracioni i tyre…E keni vënë re diç që ju ndjek hap pas hapi si fantazmë, disi si hije e zezë, si murtajë vdekje dhe tmerri?... Ajo të ndjek gjithkund, si të thuash, këmba –këbës,në çdo kohë në çdo vend, bile edhe kur flenë të vëzhgon dhe survejon…E kjo quhet: UDB-ja, SY DJALLI PËR SHQIPTARËT.

... Në Kosovë ajo u përqendrua tek shërbimi i fshehtë informativ i rrjetit agjenturor agzistues që nga kohërat e Rankoviqit,Mehmet Shoshir e Mehmet Maliqit, Franjo Herleviqit, Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit etj. si strukturë elite, madje që involvonin dhe angazhonin në rrjetet e asaj agjenture famkeqe edhe njerëz të zakonshëm ose me influencë nga radhët e grupeve të rezistencës dhe luftës në aradhat guerile të Shaban Polluzhës. Mulla Idriz Gjilanit, Rifat Berishës, Xhemë Simnicës, Hasan Rremnikut, Sulë Hotles, Aqif Reçanit, Hamid Emini Brunçaj, Azem Moranës, Mefail Zajazit, Ali Stanecit, Kovaçicës etj etj.Madje edhe tek bashkëpunëtorët e saj të viteve të më vonshme, që nuk ishin të paktë dhe që nuk njiheshin të gjithë; tek strukturat e mirë organizuara dhe të pajisura me mjetet më të kohës. Kanë qënë rrethime të katërfishtë, nga të cilët njeriu, kushedi edhe sa të posedonte përvojë lufte dhe eksperiencë që të bëje një shpartallim me armë në dorë, ishte tepër e vështirë të dilje i gjallë nga ato rrethime të tmerrshme kriminale...

***
Ndaj,edhe kur të përdorim këtu në aspektin e shëmtuar dhe trishtues HIJEN e zezë si figuracion tmerri ose syrin e udbs si sy djalli që na ndjek e përcjell në hap gjetiu, mund të thuhet se rritja e HIJES ishte gjithnjë në proporcion të drejtë me veprimet që zhvilloheshin nga operativistët e fsheht të UDB-së sin ë Maqedoni, e sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, duke mos lënë anash, dallgët e spiunazhit edhe të KOS-it bashkarisht të cilat vinin këtej si dallgë të trazuara deti edhe andej nga Bosna e Kroacia ku lufta dhe vdekja bënin kërdi… Kjo ishte një gjë që mund të pritej,gjegjësisht në Kosovë, por edhe në Maqedoni, megjithëse tanimë, ishte disi më e vështirë të paramendoje se çka mund të ndodhëta realisht në dheun ku kishin buluar bozhuret (kuq si gjaku), sepse këto bulojnë vetëm në truallin e Kosovës dhe askund në botë.Po çka të bëhej, le të bëhej, si të thuash, makineria e fsheht e tmerrit dhe vdekjes plotësisht ishte e institucionalizuar, dhe së dyti, sepse ishte bërë më e sofistikuar. Në Prishtinë, krahas kombinimeve konspirative (ngjajshëm edhe në Maqedoni), fillojnë të shquhen disa figura politike që kishin lidhje të ndjeshme me strukturat e fshehta të cilat kishin zgjërime të thella në relacionin Kosovë-Shqipëri-Malin e Zi dhe Maqedoninë, shqiptari i vuajtur edhepse me dinjitet dhe fyrtite fisnike e trimërie , në përballje me spiunazhin dhe servilët udbashian, nuk e kishte lehtë, do të ecte sypatrebur duke trupuar shtigje e barikada të kurdisura, duhej të çante në baticat dhe zbaticat e rrëmujës të cilat me dyzimin e mjegullinës venin e vinin si një stuhi malesh dhe deti me shi e erë, si një murlan, prej nga njeriu nuk e kishte lehtë të kuptonte se, vallë nga lindte dielli ?! Ecte me Gurin e Sizifit mbi shpinë dhe me shpresë se një ditë do të ngadhnjenin me pranverën dhe lirinë e ëndërruar kaherë!

***
…Në Maqedoni, bie fjala, Nevzat Halili hypi si kreshnikët në kali të bardhë, të cili e kishin shaluar të tjerë bylykbasha të cilët dhe kishin dal në ,,allajn,, e Tetovës, të ,,veshur me kësmete,, pelivanësh…(Mu si ata që dalin në në Zhur të Dragashit!).Por, çka dhe si do të zhvillohen më tej në këto disa segmente survejimesh dhe fokusime objektesh dhe personash të shfaqur, kush me parashikime të sakta e kush jo, në ,,logun e kreshnikëve,, dalin edhe disa të tjrë,emrat e të cilëve nuk ka nevojë të përmenden si rrjedhë këtu,përshkaqe vendi dhe hapësire,ishin dyzimi i mjegullnajës e cila sillej vërrdallë, qarrk e qarrk Kosovës, madje herë në Shkup,here në Tetovë dhe… sikur të hiqej një valle e kurrdisur mire me tak dhe muzikë e cila nuk kuptohej lehtë, ose më mire me thënë, luhej një valcer I heshtur dhe i fsheht me ritmet e një konspiracioni agjenturor…

… Për të qenë edhe diaspora pjesë e lojërave operative dhe kombinimeve secrete, do të përfshihen në këtë valle edhe disa persona të tjerë të ,,besueshëm,, në të dhënat e grumbulluara operative, e që në fakt ishte roli i DIZINFORMACIONIT… Herë pas here do të synohej rifutja në lojë e disa prej atyre që ishin thyer gjatë periudhës së paraburgimeve, ku edhe torturat kishin qenë më të egra. Ndodhte edhe kjo.Dilema këtu nuk ka !
Do të ketë, madje, edhe raste të tjera të mëvonshme që do të mbeten brengë a jona, raste edhe të infiltrimit në strukturat e luftës edhe të njerëzve që ishin futur ose që rrugës do të bëheshin denoncues të strukturave të ndryshme të fshehta informative,sin ë Kosovë, njashtu edhe në Shqipëri dhe ndër shqiptarët e Maqedonisë ( të cilët ishin zgjedhur si të ,,besueshëm,, bëhej DEKONSPIRIMI i qëllimshëm ose nga SMIRA që mjerisht shqiptari e posedon si veti negative).Por, për të gjitha këto dhe kahjet tjera të rrjeteve agjenturore dhe informative serbosllavomaqedone të cilat shtriheshin nga disa qarrqe të Shkupit me shumë tipa që kshin gjen kriminelësh siç ishin Sllobodan Stankoviq, Nikolla Ilievski, Dushko Trajkovski, Mirko Bunevski, disa shqipfolsa të shitur dhe në Tetovë ku SDB udhëhiqej nga njerëz të pamoralshëm dhe të korumptuar në krye me Bedri Sinanin dhe Hisen Musliun e Dobërdollit.Ky i fundit ato kohë erdhë në UDB vë verë të vitit 1979 i transferuar nga Zagrebi me propozim dhe garancë të Stipe Mesiqit dhe Zdravko Mustaqit, sepse babai i tij kishte një ëmbëltore dhe ishte vë në shërbim të organeve të atjeshme si aktivish dhe lojal i aparateve të UDB-së dhe atij regjimi komunist.Pasi filloi punën fillimisht si inspektor i SDB, shpej ua futi frikën në asht shqiptarëve të Tetovës me rrethinë dhe shpejt Shkupi e avansuan duke e emruar si kryshef në qytetin e Pollogut, ku popullata, sidomos intelektualët shqiptar dhe patriotë hoqën të zitë e ullirit. Më vonë për motive të ulta amorale dhe për mashtrim e dhunim të një vajze, nxënëse e medicinës në Tetovë dhe disa dallavere të tjera, Hisen Musliu me nofkën ,,Nofulla,, u supendua nga rradhët e atij Shërbimi. E sot, mjerisht ky hajn bëhet edhe patriot!?!

Madje UDB-a si një Shërbim famos dhe me përvojë antishqiptare, me metodat e veta konspiruese si një azhdajë vepronte edhe në anët e Pejës dhe Gjakovës gjer në Dragash dhe Tropojë, që në kohën kur qeveriste Ramiz Alija,para dhe pas vdekjes së Enver Hoxhës, ishin të strukturuara mirë disa Shërbime të fshehta të sigurimit nga Beogradi, por që prezente ishin edhe agjenturat e CIA amerikane dhe ato gjermane,të cilët kishin informacion të duhur se çka ndodhëte me shqiptarët dhe luftërat që kishin nis të përflaknin Ballkanin.

***
… UDBja vepronte edhe në Tiranë përmes disa rrjeteve të saj të trajnuar mirë dhe me metoda special, që më pastaj edhe perms ca ,,lidhjeve,, dhe ,,burimeve ,, të veçanta të vëna në rrjetin e strukturave vëzhguese të saj të spiunazhit, i cili shtrihej nga Dragashi dhe Zhuri e gjer në Kukës e Tropojë ! Këtu vlenë të theksojm edhe faktin se sidomos edhe përmes linjeve telefonike,shpesh herë, për njerëzit që dyshonin se ishin të kyçur në lëvizjet ilegale, bëhej përgjimi dhe regjistrimi i bisedave nga një lokal ,,Kumanova,, përballë hotel Dajtit në Tiranë…UDB-ja vëzhgonte, përcjellte dhe survejonte çdo lçvizje, ndaj dhe dinte çdo gjë për personat dhe objektet e fokusuar, duke ngritur madje edhe disa baza secrete me prsonel të angazhuar, siç ishte ajo në restorantin “Prizreni”, prej nga, padyshim se kanë kaluar mjaft informacione për në Beograd...

***

Ndër vite e vite, UDB-ja dhe KOS-i jugosllav, (ilegalisht dhe të trajnuar mirë në kampet special të Batajnicës dhe Çaçakut, apo edhe në disa vende si baza sekrete në malet e Bosnës dhe të Malit të Zi) me qindra shqiptarë i çonin si diversanta dhe vriteshin në përpjekje me forcat kufitare ose ato të Sigurimit etj. Ose kishte edhe raste të atilla, të cilët vetë UDB-ja duke i vë në lista të zeza, i dorgonte andej malesh e grykash për veprimtari spiunazhi apo agjenturor andej kufirit, dhe ua pregatiste vetë pritat dhe i vriste në pabesi, i likuidonte…Shembuj të tillë ka plotë, rrëfimi për to është mjaft rrënqethës dhe i tmerrshëm !

Në qendër të vëmendjes së veprimeve operative dhe strategjike, Shërbimet e fshehta të Beogradit kishin disa figura, të cilat, në një mënyrë ose në një tjetër, kishin vendosur kontakte, qoftë përmes afërsisë familjare, qoftë përmes njohjeve të hershme, me njerëz ose struktura që kishin lidhje me krerët e rezistencës shqiptare në përgjithësi, me personat të cilët ishin ideatorë të ilegales guerile dhe të luftës në Kosovë që nga koha e Shaban Polluzhës i cili kishte rrefuzuar atë kohë që të shkonin shqiptarët e të luftonin për serbosllavët në Frontin e Sremit në Banat.
Gjatë gjithë periudhës së veprimtarisë së saj të fshehtë dhe lidhjeve të errëta të rrjetit agjenturor të klaneve dhe elementeve të Shërbimeve të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit famoz (të UDB-së dhe KOS-it jugosllav), sidomos gjatë Luftës së Ftohët,duke filluar që nga konfliktet e Informbyrosë të vitit 1948, u zhvilluan sërë betejash dhe luftëra të heshtura, sekrete , me metoda kospirative dhe tejetë perfide, dhe dukej sikur vepronin hije nate dhe thikash të gjata tmerri në shtigjet ballkanike, por edhe më gjërë në rajon. Zhvillimet agjenturore dhe të spiunazhit jugosllav me një intensitet të veçantë dhe konspiracion të thellë ishin të drejtuara ndaj Shqipërisë në një anë dhe ndaj emigracionit shqiptar në anën tjetër.Dhe e tërë kjo, është si të shkruajshë një histori të çuditshme dhe të pabesueshme mbi të bëmat dhe ngjarjet (misterioze) të viteve të rrënuara, shantazhet, aktet diversioniste dhe tronditëse të UDB-së dhe KOS-it ( po edhe të SID-it diplomatik jugosllav) të cilat i organizonin dhe vepronin paralelisht si një makineri që shtriheshin në formë organizatash të ndryshme dhe grupesh operative të stërvitur mirë dhe të cilët ushtronin dhunë tmerresh dhe vdekje mbi shqiptarët, frikë dhune dhe ferri, në stilin e GESTAPOS fashiste…duke arrestuar, burgosur, rrëmbyer e vrarë njerëz të Frontit të rezistencës kombëtare shqiptare, duke vrarë njerëz të pafajshëm, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni gjatë likuidimeve tinëzake dhe në prita të fshehura...UDB –ja gjithashtu vrau shumë njerëz edhe në Perëndim duke iu bashkangjitur rrjeteve të spiunazhit të KGB ruse që mbulonin vendet ballkanike dhe më gjërë. Por, e tërë kjo luftë e fshehtë dhe operacione apo aksione operative të sferave të ndryshme sekrete, kaluan në heshtje, pothuajse pa u vërejtur fare. Pra, për vite e dekada me rradhë, ish – shërbimet sekrete jugosllave të Sigurimit shtetëror funksiononin me mjete dhe metoda perfide të cilat i shfrytëzonin duke sajuar plane operative e kurthe për likuidime dhe vrasje të padukshme dhe të porositura me urdhër qofshin nga bylykbashët e KQ të LKJ ose vetë Rankoviqit (në kohën e tij), apo të Llazar Kolishevskit eStane Dolllancit, Branko Mikuliqit, Stefan Doronjskit,Zdravko Mustaqit,Mamullës ose Velko Kadieviqit dhe gjeneralë të tjerë të KOS-it dhe UDB-së në nivelin federative (njëkohësisht, po me të njëjtën mënyrë vepronin edhe në konsultime për ,,interese të larta shtetërore,, edhe me klanet e tyre në nivele repiblikane ose krahinore,gjegjësisht me bylykbashët në Kosovë siç kanë qënë Mehmet Shoshi, Gojko Medinica, Ali Shukrija, Mehmet Maliqi-Cukulli, Spasoje Gjakoviqi,Xhevdet Hamza, Ismet Shaqiri, Hasan Hasani, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Selim Brosha, Jusuf Karakushi, Kolgeci e Nebi Gashi, Sahit Meraku e Muharrem Dana,Bashkim Hisari e Danush Luri, Shefqet Hashani, shumë Shavella e Turiqevca, Dobruna e Zenuna me nofka e pseudonime të hatashme si ,,Kapetan lesha,, etj.etj.), sidomos, kur ishte fjala për kurthe, arrestime,burgosje, rrëmbime dhe likuidime shqiptarësh brenda dhe jasht Jugosllavisë komuniste, në veçanti nga rradhët e mërgatës shqiptare në BOTËN E LIRË të Perëndimit... Likuidime dhe vrasje të fshehta po kështu janë bërë edhe nga rradhët e grupeve dhe organizatave të ndryshme të emigracionit kroat.Sidomos, zgjojnë kërshërinë dhe janë tejet interesante rasti i likuidimit të ustashit Vjekosllav Luburiqit në Spanjë nga agjenti i UDB-së, Ilija Staniq i infiltruar në qarrqet ustashe ( sot Staniqi jeton në B e H ).

StaneDolanc
Por, kjo është një çështje tjetër, për të cilën duhet shkruar një kapitull i veçantë, përshkak se UDB-ja perms Staniqit dhe disa agjentëve të tjerë të infiltruar rë rradhët e krerëve të emigracionit kroatë, në mënyrë shumë perfide ka përpunuar edhe shumë shqiptarë nga krerët e mërgatës shqiptare në disa vende të Skandinavisë, madje në Danimarkë, Norvegji, Spanjë,Francë,Belgjikë , Gjermani...Por edhe në SHBA. Mjaft I veëant është edhe rasti i vrasjes së Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Amerikës nga dora e zezë e shqipfolsit të shitur e zullumqar. Ai person është hije me kodin e fshehtë të UDB-së që bëri atentatin mbi njeriun fisnik dhe atdhetarin e paluhatshëm, Kalosh Hamdi Reçanin, të cilit UDB-a nuk lejoi varrimin e tij në vendlindjen në Reçan. Por, familja ishin të detyruar, pas dy orësh ajroplani në qiell të merrte drejtimin për në Samboll ku edhe sot gjenden eshtrat e tij.Ky krim nuk falet kurrë, sepse UDB-a dorasin e kishte përzgjedhur një fakin shqiptar!
… Gjersa shfletoja dhe lexoja dosie personash dhe elaborate,analiza e plane operative në sektorin e IV të SDB për Maqedoni ku punoja si zyrtar-analist, më intrigonin faktet që aty i lexoja se në mesin e personave të survejuar dhe të ndjekur, të vëzhguar dhe përcjellur, shumica prej tyre, qofshin se ishin pjestar të ndonjë ,,grupi,, ose organizate të emigracionit, ishin të lidhur në rrjetet informative dhe agjenturore të vetë atyre Shërbimeve sekrete të Jugosllavisë komuniste,në vitet e rrënuara të kohës së Rankoviqit,madje, para dhe pas vdekjes së Titos.Por, më intrigojnë faktet e këtilla edhe sot e sot kur po shkruaj këtë libër…Histori të pabesueshme dhe ironi fatesh me përmasa të sagës shqiptare në Gadishullin e Ballkanit, mjerisht hasim edhe tani si fenomene shoqërore të pazbërthyera.Kemi rastin e disa informatorëve të SDB-së për Kosovë, si ,,Drini,, ,,Hilltoni,, ,,Luboteni,, ose ,,Trigllav,, ,,Belica,, ,,Vega,,/Vetulla/, ,,Sheji,, ,,Luboten,, ,,Cerni kamen,, /Guri i Zi/ ,, Terminator,, ,,Ideollog,, ,,Kobra,, ,,Tara,, ,,Emigrant,, ,,Reporter,, ,,Çakor,, ,,Nerodima,, ,,Morava,, etj.Por, edhe nga Maqedonia si:,,Sulltan,, Zhicara,, ,,Bukovik,, Doktor Zhivago,, ,,Karadak,, ,,Radika,, ,,Vata,, ,,Diplomat,, ,,Karo,, ,,Rizvan,, ,,Razan,, ,,Gorila,, ,,Vezir,, ,,Arnor,, ,,Numerator,, ,,Ideataor 1,, ,,Tajnik,, etj etj.

UDB-ja dhe KOS-i vepronin si shtet në vete, shtet mbi shtet, si një makineri e madhe mafioze…Lufta e tyre e fshehtë zgjati me vite e vite! Operacionet e organizuara të krimit dhe delikteve të gjakut, ose inskenime të proçeseve gjyqësore me akuza të rreme dhe dënime njerëzish të pafajshëm me vdekje pushkatim, ose me burgje të rënda prej 20 vitesh, ishin tmerre jete dhe vdekje, që nga proçeset e montuara të Prizrenit dhe gjer te ai i Pozharevcit, Nishit, ai i Zenicës i vitit 1981, madje i Paraqini,Prilepit etj.Të gjitha këto ishin pjesë e operacioneve sekrete të luftës së heshtur që zhvillonin Shërbimet e fshehta kominterniste të Titos dhe Rankovioqit, më pastaj,( sidomos SDB-a në Kosovë dhe Maqedoni) të kryesuar nga bylykbashët e Petar Graçaninit,Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit, Mirko Bunevskit, Dushko Zgonjaninit, ose dhe ata të KOS-it të cilët bashkarisht dhe në saje të planeve të fshehta operative,tmerrësisht vepronin kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj organizatave apo grupeve ,,seperatiste,, nacionaliste,, ,,irredentiste,, ose kundër ,,emigracionit shqiptarë,, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë…Të gjitha këto histori rrënqethëse dhe mjaft delikate i mësova nga arkivat e fshehta gjersa punoja si zyrtar në sektorët e SDB-së për Maqedoni .
( Megjithatë, ka edhe gjëra të cilat janë të pamundura të kuptohen plotësisht ose të deshifrohen ngjarje enigmatike dhe misterioze të planeve dhe operacioneve të koduara të atyre viteve të rrënuara të ish- Jugosllavisë, sidomos ato të para dhe pas vitit 1981 dhe demonstrative në Kosovë ku tmerri dhe dhuna, vrasjet dhe burgosjet ishin hakmarrje udbashiane ndaj shqiptarëve, me pretekst , kinse, shqiptarët ishin ,,rracë e ashpër dhe armiq,, të sistemit titist, kështu UDB-ja e luftonte ,,irredentizmin,, dhe ,,separatizmin,, shqiptarë ose ,,nacionalizmin,, shqiptar të cilët me dekada dhe brez pas brezi ishin në orvatje grupesh të armatosura për një Shqipëri etnike, duke përfshirë këtu edhe krerët dhe faktorët nga rradhët e organizatave emigrante në Perëndim, e të mos harrojmë as atentatet dhe vrasjet që u bënë në Shtutgard të Gjermanisë, në Bruksel të Belgjikës, apo krismat në Dusseldorf dhe,,Dasma e Stambollit,, etj. )

UDB-ja posedonte në rradhët e saj njerëz të shërbimit të cilët shpesh edhe i angazhonte për vrasje ose të ashtuquajtura ,,likuidime normale,,! Kështu, në disa shtete të Europës perëndimore dhe andej Oqeanit në Amerikë dhe Kanada, ose edhe gjer në Australi, ku fantazmat udbashiane bollshevike ecnin trotuareve të Njujorkut, Çikagos ose Shtutgardit, Diseldorfit, Parisi etj. ecnin si hije nate…

***

…Një rast që më habiti më së shumti, kohët e fundit dhe ende e mbaj në mendje të freskët, intervistën e ish oficerit të lart të KGB-së ruse Vladimir Putin,duke pohuar se, kinse, tanimë, NUK EGZISTOJNË ISH-AGJENTËT E KGB ose të ndonjë Shërbimi tjetër bolsheviksik siç kanë qënë UDB-a jugosllave, Siguritatte , Sigurimi shqiptarë dhe ai bullgarë etj.!

Unë do të kisha thënë se ky pohim i tij është vetëm një maskë, se përndryshe rrjetet agjenturore si dhe klanet e tyre kominterniste, diku më dëndur e diku më pak, veprojnë sipas teorisë dhe praktikës së konspiracionit, sidomos ata të UDB-së dhe KOS-it të ish-Jugosllavisë të përfshirë paraprakisht vetëm në betejat për Ballkanin por edhe në veprime të nëntokës dhe mafies, të krimit të organizuar edhe në analet ndërkombëtare ( here-herë duke pirë kafe edhe në mes Tirane ose Prishtine e Shkupi,por edhe në mes Athine e Selaniku,në Romë,Barcelonë, Sofje apo dhe në plazhet e bukura të Durrësit, Velipojës, Shengjinit dhe Sarandës…) Kjo nuk do mend,sepse agjentët e fsheht të shërbimeve famoze apo edhe të klaneve të tyre nuk janë njerëz nga tri metro të gjatë që të mund të duken nga larg, por përkundrazi janë tejet të thjesht, mbahen të zakonshëm dhe mjaft konspirativ, sipas detyrave, misionit apo dhe angazhimeve konkrete që ata kanë !Këtu vjen në pyetje edhe fenomeni modern i TERORRIZMIT në përgjithësi, për çka më konkretisht do të flasim një rast tjetër dhe kohë të volitshme. Sepse, edhe këto rrëfime që po shkruaj në këtë libër, të lexuara dhe të marra nga arkivet e fshehta, që edhe sot mbeten të pa shlyera në mëndjen dhe memorien time, janë tejet delikate dhe të rrezikshme për mua në kohën e tanishme, edhepse koha e Luftës së ftohtë dhe të përgjakshme udbashiane, ka ikur kaherë. Por, NJERIU mbetet i tmerruar fare nga ajo që shikon në televizor ose dëgjon në radio, në Luftën e të përditshmes jetë për të mbijetuar, për të mbetur gjallë, për atë se çka po ndodh në meridianet e botës pikërisht nga sfera e terrorizmit lokal dhe nërkombëtar…!
Pra, më tej në vazhdën e këtij rrëfimi, më duhet të theksoj se nuk janë përmbledhur krejtësisht rastet e shumë vrasjeve të tjera enigmatike dhe likuidime të ,,pastërta,, brenda dhe jashtë teritorrit të Jugosllavisë titiste, kur shqiptarët janë dënuar ose zhdukur si ,,terroristë,, në intervale kohësh të ndryshme dhe në hapësirë gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas vdekjes së Titos, gjithnjë UDB-a në praktikën agjenturore dhe të spiunazhit , në shumicën e rasteve ka përdorur në mënyrë perfekte metodën e dizinformatës brenda dhe jasht qarrqeve të grupeve apo organizatave emigrante shqiptare, ku paraprakisht kishte të instaluar ose të infiltruar agjentë dhe spiunë të specializuar për dizinformim në rrethin ku vepronin në misionin që kryenin sipas DIREKTIVAVE të udb-së!E që në fakt, të tilla ishin lojërat e spiunazhit dhe planet e fshehta të këtij shërbimi famos, përplotë episode e drama të tmerrshme, të mbajtura në pedestalin e konspiracionit dhe fshehtësisë që rastet e tilla, montime gjyqesh të kurdisura me akuza të rreme etj. janë të bëra dhe të qëllimta që e vërteta mos zbardhet dhe mos del nëshe kurrë, mos del në dritën e diellit.Megjithatë, unë po shkruaj në faqet e këtij libri për sa i takon objektit dhe temës që trajtoj, sa më qartë të kenë shqiptarët në lidhje me botkuptimin e veprimtarisë, spiunazhit dhe konspiracionit të UDB-së, duke u orvatur që sa më shumë të jem i qartë dhe të mësohen shumë gjëra të vërteta nga fshehtësitë e asaj makinerie të hatashme…


Nëse disa mijëra dosie janë zhdukur, diça ka mbetë!


Në shumën e rasteve specifike, në këtë drejtim angazhoheshin një rrjet i tërë informatorësh ose agjentë të cilët në mënyrë precize do të shpërndanin dizinformatë, duke krijuar edhe përçarrje dhe grindje të tjera mes emigrantëve shqiptarë, duke krijuar konfuzione dhe konflikte të reja ndërmjet grupeve të caktuara të cilat UDB-ja, në fakt, edhe i mbante nën survejimin dhe përcjelljen e rrjetit të vet të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav (fillimisht duke organizuar dhe sihronizuar një mori masash dhe metodash delikate dhe precize në përcjelljen dhe vëzhgimin e viktimës, të cilën më pastaj do ta likuidonte me një plumb të vetëm në kokë!) Shpeshherë kur akcioni i fshehtë special është paraparë të kryhet sipas planit operativ nga disa agjentë të quajtur ,,ilegalistë,, dhe pjesëmarrës të tjerë në krim, (siç është rasti i vrasjes në Shtudgart), atëherë janë përdorur disa lloje armë zjarri dhe disa rrafale…Por, janë përdorur edhe metoda të ndryshme siç është, psh. rasti i vrasjes në Çikago,të atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit më 1971 (kufomën e të cilit UDB-ja e Maqedonisë nuk lejoi ta varrosnin familjarët në vendlindjen e tij,në fshatin Reçan të Gostivarit, por të detyruar, e varrosën në Stamboll).
Edhe në këtë rast Shërbimet sekrete të Jugosllavisë dhe ai i SID-it diplomatic-agjenturor, në krye me Lluka Banoviqin, Franjo Herleviqin dhe të tjerë, e paraqitën ,,problemin,, në rradhët e organizatave emigrante shqiptare si një ,,konflikt rivaliteti,, mes krerëve të emigracionit, pikërisht si ,,qërrim hesapesh,, mes grupit të Xhafer Devës , Hysen Terpezës dhe klanit të tyre brenda ,,Lidhjes së Prizrenit,, në Amerikë! Po kështu do të kemi edhe raste të tjera të cilat do të pasojnë dhe do të jenë të kryera mizorisht nën urdhërin direkt të Stane Dollancit dhe të klanit të tij, siç janë disa likuidime po të këtij formati dhe konspiracioni , (kinse si rezultat vrasjesh të këtilla ,,mes shqiptare,, janë hakmarrjet dhe konfliktet e ndryshme mes grupesh rivale emigrante, apo dhe interesesh e ideologjizmash. Si psh.vrasja në Shtutgard të Gjermanisë, apo, në çfarë mënyre u bënë shumë kurthe arrestimesh e tradhëti të tjera , spiunime për burgosje dhe likuidime që nga rastet e Mulla Idriz Gjilanit, Hasan Rremnikut, Gjon Sereçit e Ibrahim Lutfiut, Azem Moranës dhe Mahmut Dumanit, Ahmet Perës e Sali Lisit,madje rasti i ,,kapedanave të Gorjanit dhe vrasja e Xhemë Simnicës tek Livadhet e Priftit mbi kreshtat e Sharrit, vrasjet misterioze të Hamzë Rexhepit e Sadudin Gjurës, dy Mefailave të Zajazit dhe gjer tek vrasja e Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Amerikës, dhe më vonë që pasojnë një taborr vrasjesh të fshehta dhe likuidime pas shpine, apo disa edhe duke i likuiduar me procese të montuara gjyqësore dhe akuza të rreme, të kurdisura për vepra që nuk kanë egzistuar fare. …Të gjitha këto janë sage dhe HISTORI të ngërthyera me dhimbë e dallgë të trazuara me baticat dhe zbatisat e jetos sonë dhe asaj reajes së fshehtë, janë histori të veçanta dhe rrënqethëse, duke u përdorur si dorasës shqiptari ndaj shqiptarit ! E tërë kjo, dhe shumë drama të tjera si këto, të cilat edhe sot e sot mbeten të pazbardhura, janë pjesë e sagës sonë shqiptare brenda dhe jashtë shtigjeve të Gadishullit të Ballkanit

… Gjithashtu UDB-a ka likuiduar edhe pjestarë të emigracionit maqedono-bullgar,likuidimi misterioz i desidentit bullgarë Geogi Markovin në mes të Londrës në operacionin e koduar ,,Ombrella,,.Por, një numër të madh likuidimesh UDB-ja ka bërë edhe nga rradhët e emigracionit kroatë, si psh. vrasja e Bruno Busiqit në mes të Parisit në vjeshtën e vitit 1978, me një plumb në kokë, ( ashtu siç do të ndodh pas shumë vitesh edhe me likuidimin e Miro Bareshiqit në mes të Zagrebit, i cili në vitin 1971 i bëri atentat ambasadorit jugosllav Roloviqit në Stokholm, njëherit edhe shef i sektorit për kundërzbulim të KOS-it në Beograd). Dhe, të gjitha këto, janë rrëfime të sakta, por ka edhe histori e raste të tjera shumë rrënqethëse nga koha e Luftës së Ftohtë, për të bëmat e UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë komuniste që nga koha e Rankoviqit , e sidomos për krime të bëra edhe në Kosovë dhe gjatë kohës së të ashtuquajturës VOJNA UPRAVA NA KOSOVO ( Drejtoria ushtarake në Kosovë) ku rol vendimtarë dhe përgjegjësi personale dhe kolektive kanë edhe kuadri komunist e udbashian si Ali Shukriu, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mehmet Shoshi, Mehmet Maliqi, Xhevdet Hamza, Ismet Shaqiri, Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Riza Sapunxhiu, Shefki Ozna, Sahit Meraku, Kulgeci e Shiroka, Nebi Gashi  Agim Zatriqi e Fahredin Gunga,Azem Hajdini,Murat Shavelli, Selim Brosha e Muharem Dana, Gojko Medinica e Spasoje Gjakoviqi dhe gjer te Franjo Herleviqi, Stane Dollanci, Mamulla, Kadieviqi e Zdravko Mustaqi etj.

Fragment nga libri "Agjentura e UDB-s dhe shqiptarët"(5)


Nafi Çegrani

Çdo shërbim informativ i fshehtë në botë, ka metoda e veta të perfeksionuara për “biseda informative” me qytetarë të zakonshëm, të cilat ndryshojnë kur është fjala për persona që i takojnë një shërbimi tjetër sekret policor për zbulim ose kundërzbulim, ose për persona të ndonjë institucioni tjetër ushtarak-shtetëror sekret, të ndonjë shteti tjetër. Në përgjithësi, kur zhvillohen biseda të ndryshme me karakter informativ (ndryshe nga raportet zyrtare të bashkëpunëtorëve të brendshëm ose të jashtëm, të agjentëve të angazhuar e të tjerëve) prej personave të tillë merren shënime të përgjithshme: emri dhe mbiemri, vendi i lindjes, profesioni, nacionaliteti, posedon ose jo pasaportë, adresa ku jeton etj. Mirëpo, në qoftë se është fjala për ndonjë person për të cilin ka “indikacione informative” se i takon si agjent ndonjë shërbimi tjetër informativ apo organizatë më rëndësi të veçantë, atëherë SDB-ja gjatë veprimeve në terren, hap një “front” dhe më këtë rast përhap dizinformata apo ndërmerr “misione rezidence”. Në rastin konkret duhet të sqarojmë se ky term, në analet e SDB-së dhe të sigurimit vjen nga KGB-ja famoze dhe me të emërtohet një detashment që vepron në një qytet, “qendër” apo një rajon të caktuar, brenda apo jashtë shtetit. Atëherë çdo gjë zhvillohet në mënyrë profesionale, sipas instruksioneve të marra nga eprorët apo kryeshefat e shërbimit të sigurimit dhe e gjitha vihet në rrjedhë me ndonjë aksion ose operacioni të caktuar e të shifruar dhe sekret të cilin e zhvillon SDB-ja ose KOS-i.
* * *
Këtu si shembull po japim vetëm disa nga operacionet sekrete dhe të koduar siç kam përmendur edhe më herët, si “Radika”, “Ballkani”. “Orienti”, “Raketa”, “Atlantida” ,, Kosova Trans,, etj. në të cilat janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorë me emra të shifruar, si “Drini”, “Sulltani”, “Tomori”, “Besa”, “Profesori”, “Bukoviku”, “Doktor Zhivago”, “Luboteni”, “Isidori”, “Çe Gevara” etj. Këtu, njëherit mund të marrim “dosjen Kadare”, i cili si shkrimtar i madh i Shqipërisë ishte ndër më “të besueshmit” e oborrit të Enverit dhe Nexhmijes. Ai kishte “kartë të gjelbër” dhe udhëtonte lirisht nëpër Europë dhe si shkrimtar me famë të madhe, gëzonte besim të plotë edhe te Partia e Punës së Shqipërisë. Kadareja, në kontaktet me “kolegët” e tij serbë në Bor e Majdanpek,- Drashkoviçët, Qosiçët, Bullatoviçët, Maksimoviçët etj.- u fliste atyre për poezinë si “ind që lidh shpirtrat e njerëzve dhe nuk njeh kufij”. Ndërsa në pyetjet e “kolegëve” të tij, se ç’mendim kishte për shkrimtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, për Kapllan Kallushin, Martin Camajn, Hekuran Murrën, Rexhep Qosjen, Teki Dervishin, Adriatik Kallullin, Fahredin Gungën, Rrahman Dedajn, Murat Isakun etj., autori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ngrinte dolli “shlivovice”, si dikur Shollohovi i madh, autor i “Donit të qetë”, që zbrazte kupat me “vodkë” me krerët e KGB-së, kur referonte për shkrimtarët rusë, si Sollzhencinin, Juri Danielin, Andrea Siniavskin e të tjerët, dhe shtonte: “Kapllani, që nga viti 1966 është ndeshur me Partine e Punës dhe Enverin nga pozitat staliniste, por po them se burgun dhe dënimin e ka të rëndë... Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë në Jugosllavi jetojnë me ndërgjegje të rënduar (duke mos sqaruar se ç’ka ka menduar me fjalët “ndërgjegje të rënduar”), ndërsa në Shqipëri kolegët e mi gëzojnë privilegje të veçanta dhe mbrojtje të plotë nga Partia”, -shprehej Kadareja.
Për të vërtetën në Shqipërinë enveriste dhe në Jugosllavinë serbosllave, Kadareja nuk dëshironte të fliste. Ndoshta vetëm ai e dinte se ç’duhej të bënte, si të vepronte shkrimtari i madh, por edhe sot e kësaj dite, nuk e kam të qartë pse vallë villte aq akuza e shpifje për të tjerët, për shkrimtarët nga Shqipëria dhe Jugosllavia, nëse s’ka qenë “intelektual i rrëmbyer” me të cilët SDB-ja dhe KOS-i i Jugosllavisë kishin eksperiencë djalli dhe dinin si të vepronin në mënyrë perfide dhe tinëzare, duke bërë edhe manipulime nga më të tmershmet që ishin praktikë e tyre e zezë.

***


NEXHAT GOLIJA, emigrant dhe spiun i regjistruar në arkivat e SDB / UDB-së në Shkup, me prejardhje nga anet e Peshkopisë e i cili çalonte në një këmbë, gjithë kohën e kalonte në stacionin e trenit në ,,Banhov,, në Esen të Gjermanisë, duke pritur te takonte shqiptaret te cilet andej shkonin e vinin ne ... Ai, vite të tëra mbante ..lidhje,, me policinë gjermane dhe i angazhuar nga SDB-ja jugosllave si spiun në rrjetin agjenturor për përpunimin “operativ” të shqiptarëve nga Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova e Kumanova, e sidomos për interes të SDB-së së Maqedonisë, e qe gjendeshin me pune ne Gjermani. Nexhat Golia kishte detyre qe te spiunonte nje tabor shqiptaresh, e ne vecanti Imer Imerin dhe ca të tjerë nga Çegrani, të cilët në vitet 1969-‘78 gjendeshin në Esen të Gjermanisë/ duke mos i kursyer as ata te cilet gjendeshin ne Dusseldorf me rrethine dhe sidomos ata te cilet mbanin kontakte me oficera te ,,Kompanise 4000,, te Kaizersllauternit. Nga ana tjetër edhe Imer Imeri si bashkëpunonte me Nexhat Golijen për interes karieriste personale i gënjente shqiptarët e Gostivarit dhe Tetovës duke u thënë se gjoja ishte Nexhat AGOLLI dhe se ndihmonte nevojtarët kurbetçinj, për punë dhe shërbime të ndryshme si për shembull “rregullonte” ndonjë dokument në policinë gjermane, ua merrte “shpërblimin” për këtë nga 500-1000 ose nga 1500 deri në 3000 marka, varësisht nga ,,rëndësia,, e dokumentit. Ai kishte edhe rrjetin e vet te bashkëpunëtorëve nga Çegrani, Gostivari, Dibra e Tetova, të cilët bënin shitjen e garancive për punë, formularë që Golija i merrte falas në organet gjermane. Kështu një garanci e shiste në fshatrat e Pollogut nga 2000-3000 marka gjermane. Një pjesë të të hollave të fituara nga marifetet, Nexhat Golija dhe Hashimi Aliji i Lushe i ndanin bashke me shefin e policisë në Gostivar ,Trife Matevskin.

Nexhat Golija kishte edhe një motër në Tetovë që quhej Ajshe, ndërsa mbesa e tij, Suzana Kaba, punonte si spikere në TV e Shkupit në emisionin në gjuhën shqipe, e cila për bashkëshort zgjodhi një Maqedonas. Nexhat Golija ishte informator i SDB-së në Shkup dhe Dibër me pseudonimin “Çupi” ndoshta nga fakti se çalonte në një këmbë. I spiunonte shqiptarët në Esen e më gjërë në Gjermani. Shumë letër-këmbime dhe te tjera dokumente, të cilat ia merrte Imer Imerit (me të cilin jetonte në Esen) ia dorëzonte SDB-së në Dibër sepse atje ishte i regjistruar si informator.


SPIUNËT ,,HUZER-i,, DHE ,,KAMEN,,?

Sipas vlerësimeve operative dhe të spiunazhit të UDB-së të dy personat si informatorë dhe kodosha të rregjistruar: Huzri Zeqiri me nofkën ,,Huzer,, dhe Arif Zeqiri me pseodonimin ,,Kamen,, të cilët udba shpesh i ka përdor si disinformator të mbrojtur dhe si burim paralel për spiunim në qarqe dhe tubime të caktuara në Gostivar, sidimos në rradhët e SHKA ,,Besa,,! Që të dy këta janë të lindur në fshatin tipik malor Tërnovë nja 12 klm në anën juglindore të Gostivarit dhe jetonin në fshatin Bajnicë e Poshtme, ku udba i mbante në lidhje për qëllime të caktuara antishqiptare. Por që ishin persona labil dhe të paqëndrueshëm, si në pikëpamje sociale, ashtu edhe në atë seksuale, ishin të pamoralshëm të dhënë pas hajnive dhe qejfeve me femra të dorës së lehtë.Si të tillë SDB e Gostivarit edhe i kishte angazhuar në rrjetet e tyre si spiuna dhe që nga fillimi i vitit 1971 ishin regjistruar në kartotekat e bshkëpunëtorëve me pseodonimet e lartë shënuara, duke i mbajt në lidhje informative fillimisht Abdullah Jajovski, Stojçe Gjorgjievski madje edhe Temelko Boshkovski, thuhet në anketën e tyre biografike. Nuk dihet përse A.Z. ia kishin dhënë nofkën ,,Kamen,, por, që njihej edhe si i dhënë pas pijeve alkoolike, i pashkolluar dhe endacak.

Që të dy, ,,Huzeri,, dhe ,,Kamen,, duke vepruar sipas instruksioneve të UDB (SDB) në Gostivar, me detyra të caktuara edhe ishin fut si antëtarë folklorist në rradhët e SHKA ,,Besa,, ku me vite kishin provokuar dhe spiunuar disa pjesëtarë dhe aktivista të kësaj shoqërie, duke filluar që nga kryetari i saj dr.Miftar Kurtin, profesorin Feim Reçanin, solistin Maksut Deharin, vëllezërit Stafaj etj. Duke grumbulluar të dhëna dhe informacione të ndryshme dhe komprometuese për nevojat dhe intereset e SDB në Gostivar,pas viteve 1978 të fundit që i kanë mbajtur në lidhje operative si spiunë ishin dy antishqiptarë T.B. dhe S. S.

SEFER SELIMI,

Të gjithë e njihnin e poetin, pedagogun dhe këshilltarin e arsimit, ish sekretarin e komunës së Gostivarit - Sefer Selimin. Për të janë shkruar elegji, janë kënduar këngë dhe gjithmonë në oda flitej për këtë veprimtar të dalluar të kësaj treve.
Në fillim te shkurit të vitit 1968, disa metra para portes se shtepisë së vet, Sefer Selimi goditet për vdekje me disa plumba pas shpine. Ishte punë e kurdisur dhe me skenar nga shefi i UDB-së në Gostivar Stojçe Gjorgjievski.Dorasi Teki Çajla u mbajt dy muaj në paraburgim dhe lirohet që të mbrohet në liri,me asryetim se paskësh shtënë në vetëmbrojtje.Por, një mbrëmje kur qytetin e kishte kapluar qetësia para gjumi, likuidohet edhe dorasi i Sefer Selimit në rrethana që edhe sot mbeten mister…
Me rastin e vrasjes së atdhetarit dhe intelektualit Sefer Selimit nga Gostivari, prof. dr. Fehim Reçani ia dedikoi një elegji, të cilën atë kohë e botoi gazeta ,,Flaka,,:

”Hijeshi e shend oxhakut i ke dhanë,
të vranë qorrat që s’të panë“-Fehim Reçani


Prof FEHIM REÇANI

Në morinë e personazheve të shumtë të këtij libri nuk mund të mbetem indiferent pa thënë edhe dy fjalë me sinqeritet për profesorin, albanologun dhe letrarin, lindur dhe rritur në Reçan të Gostivarit- Prof Fehim Recanin, i cili i takon plejadës së parë të intelektualëve të kësaj zone. Ai gjithnjë ishte një përkrahës i rezistencës shqiptare për të drejtën kombëtare dhe karakterizohej nga nja radikalizëm pozitiv në qenien e tij si nacionalist shqiptar. Kështu, së paku, ai kishte definuar arsyet, kur UDB-ja ia sajoji dosjen, dhe ndaj më pas gjithnjë e kishte nën vëzhgim. Dosja e Fehim Reçanit që edhe sot e kësaj dite mbahet e koduar në arkivat e Shërbimit të Fshehtë të Maqedonisë, është plotësuar në disa faza, dhe është për të ardhur keq se si disa nga miqtë e tij kanë shërbyer si informatorë të SDB-së. Ata kishin marrë instruksione të veçanta për të kontaktuar me të. Disa raporte janë të hershme dhe kanë të bëjnë me faktin se ai ishte skeduar si nacionalist radikal, sipas raporteve të informatorit Adem Shehut dhe personit të regjistruar me nofkën ,,Lisica,, -,,Dhelpra,, një ish koleg i tij nga gjimnazi i Gostivarit, dhe si fakt përmendej qëndrimi i Fehimit në disa ambiente të ngushta ku shprehte konsiderata, duke vlerësuar tej mase si persona të devotshëm kombëtarë, Aqif Reçanin dhe Kalosh Hamdi Reçanin në Amerikë. Në informacionet që gjenden në dosjen e tij thuhet se vlerësime të larta Fehimi ka pasur edhe për intelektualin e shquar shqiptar nga Reçani, Sefer Selimin, të cilin e ekzekutoi dy vjet pas rënies së Rankoviçit, dora e UDB-së nëpërmjet shnqiptarëve. Fehim Reçani kësaj vrasjeje tragjike i ka kushtuar edhe një poezi, që e botoi në “Flaka e vllazërimit”. Fill pas kësaj në dosjen e tij personale u radhitën edhe disaraporte e informacione të tjera të dhëna nga informatorët shqiptarë të SDB-së në atë krahinë. UDB-ja (SDB-ja), nëpërmjet marionetave të saj si; Stojçe Gjeorgjievski, Abdullah Jajovski, Vasil Sinandinovski, Temelko Bokshkovski dhe të tjerë urdhëroi që të survejohej Fehim Reçani dhe Myrteza Çekrezin. Për këtë u angazhuan disa informatorë të përzgjedhur, disa prej tyre ishin intelektualë, të cilët kontribuuan me devotshmëri për UDB-në. Raportet e tyre sekrete për Fehim Reçanin ishin mjaft të “kopsitura” dhe tregonin gjithçka rreth deklarimeve të tij, sidomos pas vrasjes së Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Amerikës. E gjithë kjo ishte mjaft interesante për SDB-në, pasi në skedarët e saj gjendej një dosje mjaft voluminoze e Kalosh Reçanit, i cili që në moshë të re kishte përkrahur rezistencën e armatosur të Aqif Reçanit dhe Xhemë Gostivarit. Duke ndjerë arrestimin në vitin 1950, Kaloshi ishte larguar në Turqi përmes Greqisë, dhe më pas kishte shkuar në Amerikë, ku ishte shquar si veprimtar në radhët e mërgatës shqiptare atje. Ai ishte një ndër aktivistët e “lidhjes së Prizrenit” në SHBA.
Nuk mund të lë pa thënë një fakt shumë domethënës, informatorët më të angazhuar në të gjithë këtë histori të prof Fehim Reçanit ishin arsimtari Adem Shehu, prof Shaban Sh. Me nofkën ,,Dhelpra, i cili jeton në Shkup, si dhe kodosh i regjur me emrin Xhemil Shehu, me pseodonimin “Kuçali” i cili tani gjendet në Zvicër, dhe me vite spiunonte si ,,urrith, në qarrqet e gurbetqarëve shqiptarë dhe atyre që merreshin me intereset e kauzës për pavarsinë e Kosovës dhe Bashkimin e trojeve gjithëshqiptare, “Kuçali” i spiunonte siaps direktivave që i merrte nga UDBA e Gostivarit.

Spiuni ,,Brko” tejet i rrezikshëm!


Në formularin biografik që mbante SDB në dosien e këtij personi thuhet se ,,B.B. janë inicialet e emrit dhe mbiemrit të vërtetë të bashkëpunëtorit ,,Brko,, ka lindur në Saraj të Shkupit ku edhe gjendet si punëtor arsimi. Është duke studjuar në Akademinë Pedagogjike dhe që nga fillimi i vitit 1971/72 me sugjerimet e komandirit të milicisë Dimitries në Gjorqe Petrov,është dëshmuar si lojal dhe i përshtatshëm për ta angazhuar në rrjetin e informatorëve për intereset e SDB. Për këtë qëllim operativisti Sllave Vasovski , pas disa kontakteve që kishte me B.B. e regjistroi si informator me pseodonimin ,,Brko,, dhe është angazhuar për mbulimin operativ të disa personave në vijën e ,,nacionalizmit,, dhe ,,irredentizmit,, shqiptarë dhe të spiunazhit. Operativistët Ilija Bllazhevski dhe Nazmi Musliu janë angazhuar përmes lidhjeve operative që t’i ndihmojnë në dhënien e provimeve pranë AP ku ,,Brko,, studjonte.

Për kontributin e dhënë disa herë është shpërblyer me shuma të ndryshme parashë.Pas Vitit të Ri 1974, sipas një plani operativ dhe disa rrethanave të krijuara, Sektori i II janë të mendimit që informatorin në fjalë da dërgojnë me detyra të caktuara në Zvicër ku do të realizon disa kontakte me objektivin ,,Radusha,, dhe njëkohësisht të realizon disa direktiva të plotësuara edhe ndaj personit PPR ,,Treska,, në Lucern, sepse në raportet e dhëna gjer më tani, ka treguar rezultate të mira dhe është në perspektiv të mëtejm...Është i prirur pas qejfeve me femra dhe aventurave të ndryshme, karakteristika të cilat Shërbimi i ka në dijeni.

***


MAKSUT DEHARIN e spiunonin ata që UDBA i kishte infiltruar në rradhët e SHKA ,,Besa” !


Vetëm pse ishte pishtar dhe e donte arsimin shqip,kulturën dhe këngën e bukur shqipe që ai e interpretonte me dashuri, si i tillë edhe ishte anëtarë dhe solist i SKA ,,Besa,, në Gostivar. Madje edhe për disa kontakte që Maksuti mbante me dr.Kurtin , vëllezërit Shaban e Enver Stafain, Begzat Begzatin, Abedin Shabanin dhe disa persona të tjerë të kulturës dhe arsimit nga malësia ku lindi, UDB-a (SDB) e Gostivarit në krye me udbashët Abdullah Jajovskin, më vonë edhe Sejdali Saliu, të cilët e përcjellnin duke e spiunuar në çdo hap. Pas kthimit nga Shqipëria ku SHKA ,,Besa,, ishte në vizitë, doktor Kurtit dhe Maksutit , pas disa informatave operative që kishin grumbulluar me spiunët e tyre SDB-a ua hapi edhe dosiet personale të quajtura DL.

LUAN STAROVA !

Historia e familjes Starova që nga vitet kur u arratisen nga Shqipëria në Jugosllavi ka vorbollat e saja...Djemt e kësaj familje të vuajtur u arsimuan dhe kryen arsimime të larta! Luan Starova, të cilin e njoha që kur ishte kryeredaktor dhe përgjegjës në TV Shkupin, programi në gjuhën shqipe. Isha i interesuar ta njihja sepse emri i tij shpesh lakohej nëpër raporte dhe materiale operative të SDB në Shkup, duke e mbajtur kjo makineri e çuditshme në ndjekje dhe survejim.Shërbimi ishte mjaft i interesuar si për Luanin njashtu edhe për vëllezërit dhe gjithë familjen e tij, të cilët pasi ishin vendos në Shkup, duke u arratis nga Pogradeci me barkë të ndërtuar prej drrunjësh, UDB-a i mbante nën mbi kqyrje sistematike. Sa kam informacion nga ai Sherbim, ata ishin të interesuar rreth librave të babait të Luan Starovës që kishte në shtëpi, një numër të madh të sjellura me kohë kur plaku është larguar nga Stambolli dhe të shkruara në gjuhën arabishte, e kureshtja e udbashëve ishte e madhe dhe donin të dinin thellë për përmbajtjen e tyre, për dorëshkrimet që posedonin, e të cilën përmbajtje e dinte vetëm plaku Starova .Ndaj edhe kishin anagazhuar një tabor të tërë informatorësh të cilët e spiunonin këtë familje intelektualësh... Por, në vitet e jetës plotë rrëmbime dhe sakrifica, Luani si një njeri mjaft i zellshëm, bujar dhe fisnik, arriti të ngjitej shkallëve të karierës së tij, duke nisur me publicistikën e tij mjaft të thukët dhe të kulluar, u bë edhe person i rëndësishëm në analet e diplomacisë...U bë mjaft i dashur dhe i respektuar, një shpirt njeriu që vuante për hallet e të tjerëve dhe kontribuonte për kulturën, traditën tonë, rrënjët në apsektin tropologjik dhe qënies njerëzore...Për këtë në UDB shpesh diskutonin, ia kishin zilinë dhe dëshirronin rrymat e ndryshme shoviniste që ta pengonin, por ai ecte me krenari dhe vëndosmëri në rrugën e tij jetike si shqiptar i emancipuar dhe mjaft i përkushtuar!

Daut GURRA lindi më 15 tetor 1948, në fshatin Reçicë të Vogël afër Tetovës, në një familje me tradita fisnike, bujare dhe atdhetare.

Pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën “Normale” në Tetovë, punoi si mësues në disa fshatra të kësaj ane, ashtu I devotshëm dhe I flakt për arsimin shqip dhe emancipimin e gjeneratave të reja. Që në vitet e rinisë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste dhe hegjemoniste sllave.Ishte I flakt edhe ndaj fjalës së bukur dhe të shkruar, andaj edhe ushtroi një veprimtari të gjërë duke shkruar vargje, tregime, skica dhe artikuj të ndrysh?m gazetaresk e letrar. Shkruajti poezi për të rritur dhe për fëmijë duke I botuar krijimtarinë e tij letrare ne të gjitha revistat e kohës sin ë gazetën ,,Flaka e vëllazërimit,, ,,Jehona,, ,,Gezimi etj. në Shkup dhe shumë revista e gazeta të tjera në Prishtinë. Shkruante pët shtegëtimet e gurbetqarit shqiptarë, për PAJËN E NUSEVE dhe për KRUSHQIT E LARGËT. Shkruajti për arsimin shqip dhe traditën tonë, shkruajti për dallgët e jetës !Ai herët ra në sytë e UDB-së të cilët nisin sistematikisht duke e survejuar dhe përsjellë sit ë rrezikshëm ndaj pushtetit dhe ideologjisë komuniste, e sidomos gjatë viteve kur do të lidhëte një miqësi me disa patriot dhe intelektualë shqiptarë nga rrethina e Tetovës, madje edhe me Teki Dervishin, Jusuf Gervallën, Gani Bobin, Baki Ymerin etj. me të cilët shpesh kontaktonte në Tetovë dhe në redaksinë e ,,Flakës,, Shkup.Poetit Gurra udbashët në krye me Bedri Sinanin e Gajrës ia sajuan dosjen e fshehtë personale, dhe gjatë gjithë jetës së tij ishte në përcjellje dhe vëzhgim të fshehtë. Informatorët nga disa redaksi shqipe, si nga ,,Flaka,, dhe Radio Shkupi, shkruanin raporte për kontaktet e poetit dhe deklaratat e tij, e artikujt dhe poezitë e Daut Gurrës shpesh dërgoheshin në ,,analiza,, operative nga Muhamer Vishko dhe Adem Gajtani etj.

Dauti si një intelektual dhe pishtar i arsimit ,prej vitit 1972 e më vonë ka punaur në fshatin Çellopek të Tetovës si mësues, ku nxënësit e tij atje, edhe sot e kujtojnë me shumë mallë, respekt dhe dashuri, e figura e tij e ndritur, e një adhetari të rallë, të një mësuesi të devotshëm, icili me mish e shpirt e deshi arsimin, nxënësit të cilët në sytë e tyre gjente qindëra si Luli i Vocër nga poemat e Migjenit. E deshi shkollën dhe gjuhën shqipe, vargun dhe poezinë. Por, Dauti kishte një histori të dhimbëshme vuajtjesh, dhe si i tillë ndante fatin tragjik të kombit që i takonte. Ai deri në vdekje mbeti ipërdjekur… Vdiq në stinën e luleve më 1993, duke mbetur si shembull për gjeneratat që vijnë…


VEPRIMTARI TURAN RUSI NË AMERIKË

Turhan Rusi nga Dibra, në Jugosllavinë titiste hoq të zitë e ullirit,vetëm përse ishte i devotshëm për çështjen kombëtare, me vite e vite ishte i ndjekur nga UDB-a dhe informatorë të kësaj makinerie famkeqe. Ai, pas shumë peripetishë e sakrificash arriti të del në Amerikë ku gjendet edhe sot. Ka zhvilluar një biznes privat bashkë me djemt e tij, dhe vazhdimisht , sin ë vitet e tranzicionit, ka kontribuar mjaft për çështjen shqiptare dhe për Kosovën. Ka ndihmuar skamnorët, siç bën edhe sot e sot. Kjo ka qënë veti dhe karakteristikë e tij si shqiptar i devotshë. Pas rënimit të Jugosllavisë komuniste, ka prit e pëcjellë shumë personalitete dhe delegacione shqiptare të cilë kanë vajtur me vizita në SHBA, duke filluar që nga Ibrahim Rugova e Rexhep Qosja dhe me rradhë! Kjo zatën ka qënë edhe mburje edhe krenari e tij, sepse edhe në këtë mënyrë ka dash të jep kontributin e vlevshëm si shqiptar, edhe për çështjen e Kosovës!

***
E takova në Tiranë, aty te ,,Dy kullat binake,, kishte ardhur në pushime. Aty , në një pallatë ka ble një apartament, sa për të ardhur nga Amerika e të çmallet me Tiranën…Biseda me te ishte shumë e ngrohtë, dhe interesante, sepse ke çfarë të dëgjosh nga njeriu i eksperiencës që e ka mësuar jeta, vuajtjet si i ri, dhe rrebeshet e më vonshme të ndjekjeve dhe survejimeve udbashiane, ku rol të rëndësishëm ka luajt informatory ,,Dhelpra,, (,,Lisica,,) i cili SDB-së i shërbente si burim parallel.,,Por, të gjitha janë të kaluara, duhet të ecim përpara dhe të krijojmë kushte më të mira jete dhe fatin e kombit në përgjithësi!- thotë me një mburje dhe krenari të veçantë Turan Rusi dhe vazhdon më tej rrëfimet e jetës dhe hallet e Dibrës dhe të dibranëve. Nuk le pa përmendur bujarinë dhe fisnikërinë e bashkëvendasve të tij, Flet me vyrtyte burrërore për shumë çështje dhe preokupime. Madje,Turhan Rusit i kujtohen edhe rrëfimet e pleqve, mban mend shumë histori të rrëfyera brez pas brezi edhe per Suf Xhelili, Iljas Pashë Qokun, Ramis Dacit të Dibrës , Qemal Agolli, Shemsi Hatipi e Jonuz Majtara, Dr. Burhan Pasholli, Hafus-Uke Dovolani, mandej mësuesit e parë pishtarë të arsimit si Esat Menzelxhiu, Fetah Hajdini, Medat Cami, Abdi Begu, Irfan Oruçi, Skënder e Faton Daci, Bardhyl Cami, Shehat Marku Mojsi Lutfiu dhe shumë të tjerë. ,, Dibra !Eh Dibra, Dibra!,-psherëtin ky burrë që edhe për Dibrën e dibranët ka shumë nostalgji. Të flasish për Dibrën dhe dibranët do të thotë të shpalosish kapituj të një historie të lavdishme ptej guximi dhe krenarie shqiptare që lidhen me historinë e këtyre Nëntë maleve të kësaj treve, aq shumë e shquar në historinë tonë kombëtare, një ndër Nëntë Malet e Gegërisë dhe bajraku i vetëm i Dibrës, janë simboli ynë i devotshmërisë dhe qëndresës,me njerëz aq inteligjentë, aq bujarë, aq trima e aq atdhetarë, fisnikë të vërtetë, njerëz me sedër të madhe, krenarë për Dibrën, paraardhësit dhe brezin e sotëm, ndryshe nga të gjithë krahinat e vendit, që nga kohërat e Portës Otomane dhe pashallarëve si Hajredin Pasha siç këndohet edhe kënga, të gjitha këto i përmend historia dibrane…! ,,Dibranët kanë qenë të dalluar si për trimëri, bujari, arsimdashës, punëtor të denjë, zanatçi të shquar, por edhe për karakteristikat e mënyrës e të jetuarit, duke filluar nga shtëpitë,me një traditë të veçantë, po edhe veshjet, doket, folklori dhe zakone të tjerë tradicionale,- rrëfen Turan Rusi me një seriozitet në fytyrë dhe vazhdon:
,,Jeta njeriun e bën të fortë, jeta dhe vuajtjet, u rita dhe u kalita në një familje jo shumë të pasur, por shumë bujare dhe me tradita.Por, ja, rrugët e jetës më çuan deri në Amerikë! E tillë është jeta, me shumë bartiera dhe sakrifica. Unë të gjitha i kam përjetuar…Tani, në Amerikë, jetoj mirë, djemt i kam me biznesin e tyre, dhe ecin mirë në binarët e jetës. Të kem vetëm shëndetin!,- përfundon rrëfimin e tij Turan Rusi.Dhe, para se të ndaheshim, më dhuroi disa libra shqip të botuara nga Amerika, ndër to edhe librin mjaft voluminoz me titull ,,Shqiptarët e Amerikës! E falnderova sinqerisht…Të rrallë janë burrat si Turan Rusi.
E përshëndeta atë ditë me diell në Tiranë, dhe e lash pranë tavolinës së restonatit me lule, që kafenë ta pinte në rrahati, duke shpresuar se do ta takoja sërisht !

SABAUDIN ZHUTA NËN MBIKQYRJE

Shkollimet i ka ndjekur në vendlindje dhe në Kosovë. Shkollën e mesme të muzikës e ka mbaruar në Prizren, kurse Akademinë në Prishtinë. Gjersa studjonte dhe merren me muzikë, kishte shumë shokë rreth vehtes. Por, shkaku përse udba e mbante në ,,shënjestër,, ishte ajo se Sabaudini mbante kontakte edhe me persona të cilët ajo i survejonte, sië ishte rasti me Jusuf Gërvallën, Rafet Rudin, Zeqirija Ballatën etj nga Kosova. Madje me Fehim Ibrahimin-kompozitor nga Tirana, Ladi Prelën ish ambasador i R.Shqipërisë- në Shkup dhe shumë e shumë të tjerë. Dhe, farefisni që Sabaudini kishte në Shqipëri, veçmas do ta intrigonte udb.

***

T. D. me nofkën ,,Jabllan,, ende nuk me siguri nëse survejohej nga Udba që kur ishte si nxënës në Normalen e Shkupit bashkë me Adil Merkon, apo ishte e gjithë ajo ishte vetëm një kamuflim kondpirativ dhe ,,lidhje,, operative që i mbante operativi Dushko Cvetkovski. Kurse, pasi emigroi në Amerikë, T.D. kontaktonte edhe me amabsadorin shqiptarë në OKB Abdi Baletën, ndaj të dyve Udba jugosllave, perms SIS-it diplomatik në krye me Mito Llambevskin në Njujork ishin angazhuar edhe dy informatorë të tjerë nga Njuxhersi, njeri maqedonas, Dragan Terziovski dhe tjetri një shqiptar me nofkën ,,Frençi,, !

Ballë për ballë me vdekjen (4)

Beqir Berisha ishte objektiv i UDB-së


Fillimisht më duhet të cek se Beqir Berisha është emri i babait të veprimtarit Bardhyl Mahmutit, i cili që në vitet e rinisë së tij ishte si një njeri i veçantë me një botë befasuese dhe kryengritëse, entuazmi dhe vija e tij ideologjike, si njeri impulsiv, ishte eksponuar si enverist. Madje nga fakti se e donte Shqipërinë, Platformën e PPSH, dhe në përgjithësi kulturën dhe traditën shqiptare, duhej ta shprehte haptas edhe adhurimin e frikshëm, duhej ta donte Enverin dhe enverizmin si ideologji, e kjo donte të thoshte se vetëm kështu mund të vepronte një atdhetar apo veprimtar i vëretët shqiptar. Që do të thoshte se nëse e doje Enverin, e doje Shqipërinë.Të gjitha këto i interesonin UDB-së jugosllave, duke e vë në survejim dhe mbajtjen nën kontroll inteligjencën dhe bindjet e tij, u vë në shënjestër si objektiv! Me rastin e demonstratave të vitit 1968, Beqir Berishës ia sajuan një dosije personale, të cilën dosje e mbanin dy udbashë në Qendrën në Tetovë, një shqiptar me emrin Bedri Sinani nga fshati Gajre me novkën ,,Zhiçara“ dhe i dyti Sllobodan Matevski, një shqiptar ortodoks me novkën ,,Llulla“, grumbullonin informacione e raporte të ndryshme, për ,,lidhjet,, dhe kontaktet e tij, sidomos me Muedin Hadrin, Nexhat Idrizin dhe disa persona të tjerë, të cilët SDB i mbante si persona të evidentuar, dhe ndaj tyre bënin kombinime operative për ndjekje dhe survejim, e të cilat informacione i merrnin përmes të ashtuquajturës metodë, ,,përmes personit të tretë,, dhe nga dy burrime paralele, të cilat materiale me qindra faqe ende ruhen në atë dosje si dokumente sekrete, (nëse ende nuk janë zhdukur ose djegur).



Pas shkuarjes së Beqir Berishës në Prishtinë, nga pas e ka ndjekur dosja famoze. Zatën, edhe kjo ishte një nga strategjitë dhe planet sekrete të UDB-së jugosllave që vepronte ndaj shqiptarëve,se nëse vendoseshin në Kosovë, aty kinse do ishin ,,larg,, nga ndjekjet dhe ,,syri,, i fshehtë i makinerisë që quhej: UDB! Gjë e cila nuk ishte e vërtetë ashtu, sepse SDB vepronte edhe në Kosovë me të njejtat mjete dhe medota specifike. Në Prishtinë Beqir Berisha punësohet në redaksinë e revistët arsimore ,,Shkëndia,, dhe dosijen e tij e mbanin udbashët Muharrem Dana dhe Bashkim Hisari.Kurse rreth tij, për ndjekje dhe spiunim SDB e Prishtinës kishte angazhuar një rrjet të tërë, e ndër to si më produktivë ishin informatori më pseodonimin ,,Vega,, (Vetulla), madje J.F. siç ishin të angazhuar në të gjitha redaksitë, në ,,Zëri,, ishin Ali Olloni, Sharr Hoxha (i biri i Fadil Hoxhës), Mustafa Rushiti, ose në TV ishin Fahredin Gunga,  Agim Zatriqi etj që ishin në angazhim të Shërbimeve të fshehta jugosllave…
…Edhe UDB-a e Kosovës, vepronte me të njëjtat metoda dhe mënyra, duke i transferuar personat e evidentuar dhe për ndjekje permanente nga Kosova në Shkup, siç ishte rasti me Jusuf Gërvallën, Teki Dervishit, Nexhbedin Soba, Mehmet Emërllahu etj.

Vendosën në redaksinë ,,Flaka,, e cila ishte rezidentë e SDB për Mqedoni, ku rol luanin Sllavka Biljanovska, e cial ishte edhe zv. Kryeredaktore e kësaj gazete…dhe Adem Gajtani, mes të cilëve ka pas disa konflikte.....Specifik mbetet në analet e agjenturës jugosllave rasti i Kapllan Resulit, i cili tranferohet nga Ulqini bashkë me Bahri Briskun në Shkup dhe Tetovë për të spiunuar shqiptarët në linjën e ,,nacionalizmit,, ! Dhe, më vonë Kapllani shkon me mision spiunazhi në Shqipëri.

Bota e ndjenjave patriotike dhe kryengritëse të Beqir Berishës të cilën e mbanin nën kontroll rrjeti i spiunimit dhe informatorëve të angazhuar edhe në relacionin Prishtinë- Tetovë dhe anasjelltas, sepse ky ishte një zë patriotik shqiptar, por edhe enverist gjatë viteve të rrënuara të asaj kohe, ndaj të cilit UDB ka bërë edhe disa regjistrime përmes një personi të afërt të miqësisë dhe farefisit, përmes udbashit H.M. nërmes udbashit H.M. në Tetovë. Për këtë kishte në dijeni edhe vetë Beqiri, dhe nga kjo ka qënë mjaft i shqetësuar.

Të gjitha këto ,,linja,, edhe nga sfera e ,,irredentizmit,, dhe ,,separatizmit,, shqiptarë më 1981 i ka shfrytëzuar SDB me perfeksionizëm edhe ndaj djalit të Beqir Berishës, i quajtur Bardhyl Mahmuti, dhe njëherit edhe këtij i hapet dosje personale dhe mbahet në përcjellje dhe ndjekje sistematike si një ndër personat e ,,rrezikshëm,, dhe si organizator i demonstratave të 1981 dhe me vite në ilegalitet.
Babë e birë, zëri i tyre real dhe origjinal patriotik është mbajt me vite e vite nën survejim, dhe dosjet e tyre të mbushura me materiale plotë shqetësime dhe ende mbeten me vokacione të së shkuarës së tyre të lavdishme dhe të ngërthyera me sfondet e errëta të komandës udbashiane në relacionin Maqedoni- Kosovë dhe anasjelltas të kohës.

Ballë për ballë më vdekjen(3)

Nafi.jpg

Shkruan Nafi Çegrani

Informatori “Majeri” ishte person i besueshëm dhe me përvojë në punët agjenturore dhe të spiunazhit të UDB-së me qendër në Shkup. Ishte një nga lojtarët e dalluar edhepse nuk ishte i shkolluar, por që kishte një prirje dhe aftësi për detyra të angazguara nga sfera e spiunimit.Kariera e tij është mjaft e pasur me episode dhe drama të kësaj natyre, të cilat nisin që nga vitet kur ky ishte fut në në burgun e ,,Idrizovës,, për vrasje të tefishtë që kishte bërë, dhe si të tillë krerët e UDB të atyre vitevenë krye me prokurorin e asaj kohe Llazar Mojsovin, sipas një plani të hartuar për diverzant, e kishin programuar edhe ,,Majerin,,! Andaj ky me vetëdëshirën e tij ishte future në analet e një veprimtarie të fshehtë siç ka kërkuar UDB në Shkup, sepse kjo ka qënë e vetmja shpresë e tij që të delte sa më shpejtë nga burgu bashkë me dy vëllezërit e tij.Por, këto janë fenomene të cilat duhet analizuar dhe studjuar si kategori e veçantë e spiunazhit jugosllav, për çka për rastin konkret të ,,Majerit,, do të qasemi një rast tjetër në të ardhmen e shpejtë.Megjithatë, në këtë kontekst duhet të përmend se gjurmëve të ,,Majerit,, ishte edhe informatory ,,Sulltani,, i cili vjente nga disa rrethana të rjera për rastin konkret dhe i angazhuar të jepte informacione për atë se çfarë ndodhi në dasmën e Stambollit,kush ishin pjesëmarrës dhe disa zhvillime të tjera, për disa profile të ptotagonistëve dhe bindjeve të tyre ideologjike, për çka do të bëjmë fjalë në rastin konkret… UDB-a duke e angazguar fillimisht ,,Sulltanin,, të bënte karierë të tillë në vendlindjen e tij,në vijën e ,,iredentizmit,, dhe

,,separatizmit,, shqiptar, duke grumbulluar informacione për farefisin, miqët dhe shokët e tij në kohë dhe hapësirë ku ai gjendej.Por, megjithatë, gjatë zhvillimeve dhe situatave ku informatory përballej, paraqiten edhe konflikte të zgjatura, të cilat i zgjithte kryeshefi Stojçe Gjorgjievski, sepse ishte person i cili kishte kontribuar në këtë mission spiunazhi lokal dhe më gjërë, fijet e të cilit tërhiqen gjer në Stamboll, ku kishte informacione nga më të spikaturat që i interesonin UDB-s.

Ai si resident me punë ishte vendos në Shkup, i kamufluar me një biznes të tij të vogël, e që UDB-a qëndronte si mburojë, ishte dorë e zgjatur në fushën e zbulimit, por që vepronte edhe në anët e Gostivarit dhe Tetovës , si person mjaft komunikativ dhe i përshtatshëm me lidhjet familjare që i kishte në Stamboll, me familje të madhe dhe të shquar për kah traditat dhe ruajtja e kulturës që nga koha e plakut Milaim Pelivanit, i shpërngulur nga Çegrani në kohën e Kemal Ataturkut, dhe i cili gjatë karierës së tij si kampion botëror,ishte pjesëmarrës në lojrat Olimpike në Çikago më 1939, kur edhe u kurorëzuar me fitore si bash pelivan në ndeshjen e mundjes.Por, kur duhej të ngrihej flamuri i shtetit nga ai vjente, Milaimi kërkoi që në vend të flamurit të Turqisë të ngrihej flamuri shqiptarë, sepse tha:,,Unë jam shqiptar e jo turk, dhe dua që të valon flamuriiI kombit tim”!Për këtë gjë u zemrua edhe Kemal Ataturku me të cilin Milaimi kishte kontakte dhe marrëdhënie të mira.Përse veproi kështu, Ataturku e qorrtoi duke i thënë se edhe ai ishte shqiptar, por qe kishte krijuar Turqinë modern…

Milaimi kontribuoi për çështjen shqiptare sin ë Stamboll, në Damask e Siri ku kishte kontakte edhe me diplomat të huaj e të cilët ishin mjaft të interesuar për rrjedhat ballkanike…Këtë Milaimi Pelivani i Çegranit e pagoi shtrejtë , me karijerën e tij, sepse u devalvua dhe nuk arriti dot të mbante kulmet e kampionit botërorë në mundje, edhepse ai ishte bash edhe në mës pelivanave të Jedrenes, gjë të cilën e kishte në dijeni faremirë edhe Ataturku, por kështu vendosi dhe nuk pyeste fare për gjëra të tjera dhe rrethana të cilat e shtynë Pelivanin të vepronte ashtu siç i kishte hije…!

***

Ishte kohë vere,kohë e përshtatshme dhe e bukur për dasma të cilat në rrafshin e Pollogut dhe në malësinë e Sharrit bëhen sipas traditës.Ddielli

me rrezet pingul përtcëllonte natyrën! Nga çdo anë e fshatit dëgjoheshin zyrlet, tupanat, sepse ishte koha kur ktheheshin gurbetqarët në vendlindje dhe bënin dasma, gëzime familjare, fejesa e martesa dhe kështu me rradhë…Dasëm bëhej edhe në Stamboll, por një dasëm e madhe, në shtëpinë e djalit të madh të Milaim Pelivanit, Hajdarit.Çdo gjë ishte e prëgatitur mirë, ishin ftuar mbarë farefisi i tyre në vendlindje, dajollarët, xhaxhallarët, nipëri e mbesa, miq e dashamirë…të gjithë duhej të shkonin në dasmën e Stambollit. Kështu ishte rendi dhe tradita shqiptare të cilat kjo familje me nam I kishte ruajtur me xhelozi në mes shumë vitesh kur e kishin lënë vendlindjen e tyre dhe kishir ardhur në këto anë të Anadollit.

Në këtë dasëm ishte i ftuar edhe informatori i fshehtë ,,Sulltani,, të cilin e kishin shumë të afërt. Pork y, do të vepronte në stilin e Sadik Didës me dajën Mehmet Vocën që i këndohet kënga!

… Herët në mëngjes “Sulltani” u gjend në zyrën e kryeshëfit të UDB-së në Gostivar Stojçe Gjorgjievskit dhe ia sqarroi punët pikë për pike. I tha se në Stamboll bëhej dasëm e madhe dhe se në këtë dasëm do të merrnin pjesë shumë vetë të ftuar, edhe nga rradhët e emigracionit shqiptarë në Amerikë, ka ëdhe diplomat të huaj, edhe ambasadori i Shqipërisë nga Tirana, Ali Ymeri i cili ishte diplomat në Stamboll. Në këtë dasëm gjithashtu do të marrin pjesë edhe personalitete të larta të lobit amerikano shqiptarë nga SHBA. Gjersa ,,Sulltani,, jepte sqarime, shefi i UDB-së fërkonte duarët, sepse ky ishte një shans dhe rast i volitshëm dhe me shumë rëndësi operative, sikur të merrnin pjesë edhe këta. Për këtë edhe ishte futur thellë në mendime.

“Jam i thirur edhe unë dhe shumë familjarë , nipëri e dajollarë nga Negotina, Gostivari , Çegrani dhe kështu me rradhë,- tha ,,Sulltani,, dhe vazhdoi: Jam i mendimit se në këtë dasëm duhet bashkë më mua të vini edhe ju, ose edhe ndonjë tjetër nga UDB-a dhe të shkojmë si mysafirë të ftuar, sepse ata të Stambollit më kanë thënë që mund me vete të marrë gjithë shoqërinë time! Dhe, ashtu u bë…

Stojçe Gjorgjievski, si një operativist me karrierë 35 vjeçare që ishte në (UDB) SDB, me vite kishte qënë një nga lojtarët më të përgatitur dhe i përfeksionuar në fushën e spiunazhit gjatë betejave të fshehta që ka zhvilluar UDB, përplotë me episode e drama, të cilat nisin nga koha e

trajnimit të tij si officer, ishte dëshmuar edhe në disa operacione të ndryshme agjenturore. Por, që kishte pas edhe rënie dhe mossuksese, sidomos në planin për kidnapimin e Alinafi Hoxhës në Marsej të Francës, apo në përgatitjen e atentatit ndaj atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Çikagos, i cili që nga fillimi ka pasur dështime… Megjithatë, Stojojçe e dërgon një depeshë tek eprorët e tij në Shkup dhe Beograd. Ata urgjentisht bëjnë planin e shkuarjes në Stamboll ku bashkë më ,,Sulltanin,, do të ishin edhe tre udbasha bashkë e të cilët si gjuhë e kanë folur dhe komunikuar shqip.

Karvani niset…Disa të rinj janë solemnisht të veshur edhe me tesha kombëtare, shkojnë duke kënduar, duke kaluar edhe Urën e Gallatës, në duar mbajnë flamura kombëtar shqiptar. Në mesin e tyre si më i zjarrti dhe defatori ishte Mensur Zendeli , i cili ishte birë hoxhe, e që UDB-a në vite kishte pas interesime për tabindur dhe futur hoxhën në analet e një bashkëpunimi reciprok, por nuk kishin pas sukses.Prej atëherë kishin rrjedhë shumë ujë në lum. Dhe kjo kishte mbet vetëm një ankth dhe një adhurim i frikshëm për këtë familje.Por,në rastin e dasmës së Stambollit kemi rrethana të tjera dhe një kohë kur njeriu ndjehej më i lirshëm dhe frymonte me kohën e re. Janë storie që edhe sot zgjojnë kërshërinë dhe kureshtjen e fortë të njerëzve!

Atë ditë vere me diell, krushqit dhe dasmorët ishin grumbulluar në oborin e shtëpisë së Hajdar Milaim Pelivanit. Çdo gjë ishte gazmore,gjëmojnë lodra e tupana, zyrle dhe dahire! Të gjithë këcejnë e vallëzojnë. Por, më i flakti është Mensuri.Kjo u ran ë sy edhe udbashëve, të cilët me njëriun të cilin e kishin angazzhuar të bënte fotodokumentacionin dhe regjistrime të tjera me aparatin e tin ,,Kanon,, kryente punën e tij. Më pas do të duhej dasmorët, krushqit dhe të gjithë të ftuarit të shkonin në anën tjetër të Stambollit, në Alibeky ku do të merrej nusja. Të gjithë janë në rradhë. Në krye të vendit tek tavolinat për ballë janë ulur udbashët dhe ,,Sulltani,, kurse në anën tjetër të tavolinave, nga balli në anën tjetër janë të ulur miq të largët të ftuar nga Amerika, ,më tej në vazhdimësi gjendet ulur edhe Halit Shehu- Zajazi, i biri i Mefailit të Madh nga Zajazi i Kërçovës.Pranë tij ulur është amabsadori i Shqipërisë në Stamboll, Ali Ymeri.Ngrejnë nga një dolli, kafe e muhabet… Muzika e preferuar ushton nga çdo anë! Halit Shehu e

njeh mirë informatorin ,,Sulltanin,, dhe ka dyshime se shokët pranë tij mos vallë janë njerëz të UDB-së nga Maqedonia. Për këtë i rrëfen diplomatit shqiptar, se ka dyshime. I rrëfen se disa vite me rradhë edhe ky ka qënë i ndëshkuar nga udbja. Me dhunë e kanë detyruar që të bëhej bashkëpunëtorë i tyre në Shkup, dhe se vite me rradhë e kanë pas në lidhje operative udbashët Jordan Spasovski dhe Nikolla Ilievski, dhe se sa herë që duhet të kalon nëpër Maqedoni për në Gjermani / më vonë/ pas konfliktit të armatosur në dyseldorf më plocinë gjermane, Haliti shpërngulet me punë në Amerikë, por jot ë shkëputët edhe nga kanxhat e UDB/.Për të gjitha këto, Haliti ia qanë hallin Ali Ymerit, i cili e këshillon që urgjentisht të ndërpretë çdo bashkëpunim dhe kontakt me ta, sepse ndryshe do të mbetej i njollosur, damkë e zezë.Për këtë gjë më rrëfen vetë Halit Shehu një rast kur ishte në vizitë tek unë në Çegran, duke më treguar edhe për vizitat që ia ka bërë Nikolla Ilievski në Amerikë… Por, këto janë rrëfime tjera.Pas këshillës që ia dha diplomati shqiptar Haliti ndërpret çdo kontakt dhe marrëdhënie me UDB-në e Shkupit, por tani atje figurin vetëm dosja e tij personale dhe që mban shiftën ,,Bukoviku,, ! PPR ,Predmet vo Predhodna Rabota, që do të thotë: Lëndë e punës paraprake, të cilat UDB-a i mban në kasaforte të evidentuara dhe në to të grumbulluara raporte operative, deklarat, korespondencë, fotogravi dhe të tjera dokumente për personin e caktuar.

***

Dasma e Stambollit bëri bujë të madhe jo për diçka tjetër por për vetë faktin se në këtë dasëm merrnin pjesë personalitete si ata që kishin ardhur mysafir të ftuar nga Amerika, dhe ambasadori i Shqipërisë këtu, por se aty në dasëm bënin pjesë edhe njerës të maskuar dhe të rrezikshëm. Informatori ,,Sulltani,, rrinte disi i mvrëjtur, e afër tij, tanimë ishin ulur Halit Shehu dhe ambasadori Ali Ymeri, pas disa bisedave që këmbyen, ,,Sulltani,, në shenjë protëste u çua nga tavolina dhe deshi të largohet. I tha edhe disa fjalë drejtuar kundër ambasadorit, duke i dhënë në dijeni udbashit Stojçe, kërkoj që familja të shvesheshnin rrobet solemne dhe të largoheshin nga dasma.Sepse ky, nuk dëshironka që në këtë dasëm të ishte pjesëmarrës edhe ambasadori i Shqipërisë.Por, ky ishte vetëm një provokim i cili nuk e shqetësoi fare diplomatin Ali Ymeri.Në momentin kaq të tensionuar ndërhyri Menzur Zendeli, doke i

thënë ,,Sulltanit,, se nuk bënte mirë që sillej kështu, sepse nuk është e hijshme që të prishej dasma.Ndërhynë edhe familjarët e ,,Sulltanit,, duke kërkuar që ai të qetësoi, sepse kishin ardhur për gëzime dasme e jot ë bëjnë marina.Destinacioni ishte i largët…Në Stamboll dhe kudo u bë shumë zhurmë! Sjelljet e ,,Sulltanit,, ishin vetëm një provokim i kot ndaj ambasadorit shqiptar, i cili nuk kishte dhënë shkas me kurgjë.U paraqit një zemrim i madh edhe i Halit Shehut. Kjo i kujtonte atij ngjarrje të tjera të supëriorit direct nga e kaluara e tij gjersa kishte qënë në lidhje operative me udbashët Jordan Spasovskin dhe Nikolla Ilievskin, ky i fundit një antishqiptar dhe shovinist i përbetuar.Udbashët të cilët ishin present dhe të kamofluar në këtë dasëm , me rastin e protestimit të ,,Sulltanit,, kishin hap sy e vesh dhe përcjellnin çdo sjellje edhe të Halitit, të mysafirëve nga Amerika dhe të ambasadorit Ymeri.Vëmëndjen e tyre e tërhoqi edhe personi Mensur Zendeli, i cili valles i jeptë uzdalë dhe duke e aprovuar haptas prezentën e ambasadorit nga Shqipëria, ata e vunë në shënjestër dhe e evidentuan si ,,person interesant,, për kujdesin e Shërbimit që ata i takonin.Megjithatë, Mensuri, duke qënë edhe fakti se ai nuk kishte preokupime ideologjike të shprehura me këtë rast, porse kishte vepruar sinqerisht ashtu siç bëri vetëm nga fakti që të përmbahej rregullit familjar dhe respektit mos prishej qefi i dasmorit, të cilin e kishin në konsideratë.Kështu ai shpëtoi pa therrë në këmbë, shpëtoi pa u thirrë në të ashtuquajtura ,,biseda informative,, tek udbashët në Gostivar dhe fundja që ishte me rëndësi, shpëtoi pa u burgos…Sepse, UDB-a lehtë gjente arsye dhe ,,fakte,, që të të burgoste dhe çonte në ,,Idrizovë,,.

***

Pas kthimit nga dasma dhe Stambolli, informatory ,,Sulltani,, edhepse gjysë analfabetë në skrime, por me ndihmën e shefit Stojçe bëri një raport të gjatë mbi atë, duke përshkruar edhe në imtësira se si vajtën, çfarë ndodhi në këtë dasëm, cilët ishin të ftuarit dhe të tjera, duke mos e lënë anash mllefin ndaj tij të Mensurit i cili me vallet e tijatë mirëfillta shqiptare i jepte uzdajë gëzimit dhe haresë…Në saje të profesionit të tyre dhe në mënyrën e tyre vepruan edhe udbashët duke bërë nga një raport zyrtar rreth dasmës së Stambollit, ku kishin për detyrë të përshkruanin në imtësira të gjitha ato përpjekje dhe zhvillime në këtë

dasëm, duke sistemuar në mënyrë kronologjike gjithë ngjarjet në një rrëfim të thurrur,me shumë detajesidomos rreth personaliteteve dhe kongresmenëve nga Amerika të cilët merrnin pjesë në dasmën e Hajdar Pelivanit në Stamboll, e që, të gjitha këto raporte me përmbajtje të thëllë operative, do u shërbente për punë analitike dhe përpunim të fakteve, sidomos vërejtjet e tyre që kishin ndaj amabasdorit shqiptar Ali Ymerit dhe kontaktet me te të Halit Shehut- Zajazit, sepse këtë të fundit e kishin edhe objek trajtimi të lëndës për punë paraprake,duke ia plotësuar në vazhdimësi dosien e koduar ,,Bukoviku,,! Për të gjitha këto ata informuan edhe shefat e tyre të SDB në Shkupi dhe në Beograd.Denoncimet dhe raportet e operativistëve të SDB-së dhe spiunazhit, për atë Shërbim famkeq kishin rëndësi të madhe, sidomos për projekte e plane, operacione dhe veprimtari të mëtejme , duke bërë analiza dhe elaborate nga më të ndryshmet për çështjet ideologjike, kontakteve dhe marrëdhënieve mes njerëzore shqiptare,përshkak të bindjeve të tyre në vijën ideologjikë, të traditës dhe kulturës shqiptare, e që strategjia dhe qëllimi i tyre ishte, që të gjitha këto vlera t’i minonin në mënyrë të pakundërshtueshme, sepse e tillë ishte veprimtaria e spiunazhit në Jugosllavi, gjë të cilat edhe sot mbeten mister dhe të pazbuluara…

( Marrë nga libri “UDB-a DHE SHQIPTARËT”)

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...