Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/06

Akademik Prof.Dr.Arjan Hamiti(1964-)

Akademik prof.Dr.Arjan Hamiti,Ph.D,lindi në Peqin më 6 maj 1964.

Studimet Universitare në "Fakultetin e Mjekësisë'' i kreu në Universitetin e Tiranës(1982-1988).

Punoi si mjek në Librazhd (1988-1991),ishte Shef i Shërbimit spitalor në Peqin (1992-1993) , specializoi për "Mjek Laborant" pranë QSUT- në Tiranë( 1997-2004), ishte shef i Laboratorit në Poliklinikën Nr.6 në Tiranë (1997-2004).





Në periudhën 2000-2001 kreu trajnimin në përdorimin e aparaturave bashkohore laboratorike e finansuar nga nga Banka Botërore si dhe kreu trajnime në përdorimin e aparaturave të sotisfikuara laboratorike tqë ishin të  financuara nga shteti italian.

Nga viti 2004  dhe në vazhdim është pedagog i jashtëm në Fakultetin e "Shkencave Mjekësore Teknike" në Tiranë.

 Punojë si mjek në DRSSH në Tiranë në pozicionin Shef i KEMP-it (2005-2006) .

Në vitin 2006 deri më 15 prill 2013 ishte mjek në ISSH  në Tiranë me pozicionin e Kryetarit të grupit të auditimit të KEMP-it  rajonal.

 Me 1 korrik të vitit 2014 ka mbrojtur titullin"Doktor i Shkencve"
pranë Fakultetit të"Shkencave Mjekësore Teknike", në Tiranë.

 Nga viti 2015 e tutje është pedagog i jashtëm në Universitetin Mjekësor Shtetëror të Tetovës.

Në përiudhën prej 1 korrik 2015 deri më 21 shtator 2019 ishte Administrator i Njësisë Bashkiake Nr.10 në Tiranë.

 Nga data 21 shtator 2019 e në vazhdim është Këshilltar pranë Kabinetit të Kryetarit të Bashkësisë  së Tiranës ,zt.Erion Veliaj.

Prof.Dr.Arjan Hamiti është autor i mjaft shkrimeve dhe librave studimore shkencore.



Fotografia e Arjan Hamiti

Është i Dekoruar me titullin "Ambasador për Paqën" nga Universiteti Peace Federation si dhe nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane në New York. 

Nga viti 2016 është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup.

Është i martuar ,  ka dy fëmijë. Jeton në Njësinë administrative Nr.7 në Tiranë.

 Nga viti 2015 e tutje është pedagog i jashtëm në Universitetin Mjekësor Shtetëror të Tetovës.Në përiudhën prej 1 korrik 2015 deri më 21 shtator 2019 ishte Administrator i Njësisë Bashkiake Nr.10 në Tiranë. Nga data 21 shtator 2019 e në vazhdim është Këshilltar pranë Kabinetit të Kryetarit të Bashkësisë Tiranë zt.Erion Veliaj.



Fotografia e Arjan Hamiti

Prof.Dr.Arjan Hamiti me mikun e tij ish presidentin 
kroat zt. Stipe Mesiq

Prof.Dr.Arjan Hamiti është autor i mjaft shkrimeve dhe librave studimore shkencore.

Është i Dekoruar me titullin "Ambasador për Paqën"nga Universiteti Peace Federation.Nga viti 2016 është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup.

Është martuar dhe ka dy fëmijë.Jeton në Njësinë administrative Nr.7 në Tiranë.

 Akademikë dhe profesor të shquar vlerësojnë veprën shkencore të Prof.Dr.Arjan Hamitit ,  që ju vjen në ndihmë mjekëve familjar 


Botimi më i ri i  Prof.Dr.Arjan Hamitit është një udhërrëfyes, që nëpërmjet informacionit dhe përshkrimit të praktikave mjekësore bashkëkohore, do ndihmojë Mjekët familjarë  dhe specialistët në diagnostikimin e hershëm të të sëmurëve me anemi në Sëmundjet Kronike të Veshkave. 

Për rëndësinë e kësaj vepre flet qoftë dhe prezenca në promovimin e saj në Akademinë e Shkencave e dhjetra profesorëve e akademikëve në fushën e mjekësisë, si: Prof.Dr.Nestor Thereska, Prof.Dr.Isuf Kalo, ish-Presidenti i RSH  prof.Dr.Bamir Topi, Rektori i Universitetit Mjekësor, Prof.dr.Arben Gjata, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sporteve Rauf Dimraj, Zëvendësministrja e Punës e Çështjeve Sociale, Vjollca Braho, Prof. Agron Ylli, Prof. Xheladin Ceka, Prof. Medi Ali Mehmeti, Prof.Arben Ivanaj, Prof. Edmond Pistulli, Dr. Llesh Rroku, Dr. Panajota Konomi, nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, Abaz Hado e Andi Seferi, si dhe disa personalitete të tjera të botës akademike nga hapësira mbarëshqiptare.


Vlerat njerëzore çmohen kështu nga njerëzit e mençur. 

Kjo sentencë, bashkudhëtare e historisë së njerëzimit, gjeti mishërim të plotë gjatë këtij promovimi ku elita intelektuale mjekësore vlerësoi veprën shkencore të një prej personaliteteve më në zë të mjekësisë shqiptare, sië ishte në këtë rast Akademiku i AAAS-it ,Akademik  Prof.Dr.Arjan Hamiti.

Së pari, Prof.Dr.Nestor Thereska, si recensent i librit, e vlerësojë  veprën e Prof. Dr.Arjan Hamitit në një aspekt elitar, por dhe dimensionin njerëzor të tij në Shekullin e sotëm që njihet si “Shekulli i Veshkës”. 


Profesor Thereska  theksojë  më konkretisht në meritat e autorit, ai vlerësoi informacionin teorik por dhe studimin skurpuloz në praktikën mjekësore, rezultatet dhe konkluzionet, rekomandimet dhe referencat që përbëjnë targetin që duhet arritur në kurimin e anemisë. 

Si i tillë ky libër u vlerësua edhe nga Profesori i njohur shqiptar Dr.Isuf Kalo, që sipas tij është një udhërrëfyes për klinikat më të mira.

Ndërsa ish-Presidenti i RSH, Prof.Dr. Bamir Topi vlerësoi kontributin në aspekin social, shoqëror dhe politik, si një dimension i ri i Prof. Dr.Arjan Hamitit. 


Kjo për faktin se megjithë angazhimin si Administrator dhe veprimtar shoqëror, Prof.Dr.Arjan Hamiti nuk i është ndarë profesionit. 


Sipas z.Topi, libri “Anemia në sëmundjet kronike të veshkave” është një analizë thellësisht shkencore për një sëmundje që shpesh neglizhohet. 


Ndërkohë, Presidenti e themeluesi i PDIU, Tahir Muhedini, pasi i shprehu mirënjohjen për konributin në mbrojtje të çështjes çame, e lidhi rëndësinë e veprës së tij shkencore me auditorin e shkëlqyer në të cilin ajo u promovua.

Si doktor i shkencave mjekësore, por dhe si administrator i Njësisë Administrative Nr.10 të Bashkisë së Tiranës, Dr.Arjan Hamiti demonstron një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj bashkëqytetarëve të vet. 


Këtë e dëshmon edhe me këtë vepër dinjitoze shkencore, të mbështetur në të dhënat statistikore, të cilat janë ballafaquar me standardet të bazuara në K-DOQI standard dhe evidence shkencore.


Në libër shtjellohen disa aspekte të trajtimit të anemisë, por disave, si psh vlera “target” për Hemoglobinën iu kushtohet një rëndësi e veçantë. 


Kjo për faktin, se gjatë përvojës së tij si mjek, në praktikën mjekësore e veçanërisht në atë laboratorike, Dr.Arjan Hamiti ka vërejtur se kjo patologji (SKV) paraqet një problematikë aktuale, sa shkencore dhe ekonomiko-sociale.




Prof.Dr.Arjan Hamiti, i diplomuar për Mjekësi, që para 30 vitesh, i specializuar për “Mjek laborant” dhe që mban gradën “doktor i shkencave”, vjen me këtë botim, pas një përvoje të vyer si mjek në Spitalin e Librazhdit dhe si shef i Shërbimit Spitalor-Peqin; si Shef Laboratori në Poliklinikën Nr.6-Tiranë dhe si mjek në DRSH, Tiranë.


 Ai ka kryer disa kualifikime në fushën laboratorike, si në përdorimin e aparaturave bashkëkohore laboratorike të zhvilluar nga Banka Botërore dhe nga qeveria italiane. Nga viti 2004 e në vazhdim është pedagog i jashtëm në Fakultetin e “Shkencave Mjekësore Teknike”, Tiranë. Për veprimtarinë bamirëse ndaj komunitetit të dhënë pranë Klinikës Mjekësore “HIPPOCRATI” është dekoruar me Titullin “Ambasador për Paqen”, nga Universal Peace Federation. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz për më shumë se tre dekada në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të shkencave mjekësore. 


Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare. 


Dhe jo vetëm kaq, si intelektual bashkëkohor, demokracinë e konsideronte sfidë ndaj sistemit që u shemb; sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje. Thelbi i mendimit dhe veprimit të tij ishte vetëm konkurrenca në vlera. Ai besoi dhe dëshmoi se njeriun në jetë e mban vetëm dija. Një miqësi me dijen nuk ka moshë, por mbetet e përjetshme. I qetë, i pjekur, shumë i kulturuar nuk pajtohej me asnjë devijim nga parimet e virtytshme dhe njerëzore, por mbante qëndrim. Shpërthyes dhe autoritar në ndëshkimin e tij individual, sepse përherë qëndronte në vendin e nderit, sinqeritetit dhe dinjitetit. Kuptohet ai ishte individ dhe jo institucion, por idetë dhe praktika e tij mund t’i shërbenin shumë një institucioni, një misioni. Këto cilësi i manifestoi dukshëm edhe si Shef i KEMP-it, Tiranë në vitet 2006-2013. Aktualisht, me botimin e ri synon të vlerësojë korrelacionin biomjekësor të Anemisë në Sëmundjet Kronike të Veshkave dhe trajtimin bashkëkohor të Anemisë tek të sëmurët me SKV. Për Dr.Arjan Hamitin, “Është e qartë, që trajtimi me Eritropoetinë (ilaç, sot i rimbursueshëm nga shteti) duhet të konsiderohet tek të gjithë grupmoshat, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës por, me depistimin dhe diagnostikimin e hershëm të SKV tek moshat e reja, përdorimi i Eritropoetinës merr një rëndësi të veçantë”. Në bazë të rezultateve të studimit jepen disa rekomandime për trajtimin e Anemisë tek të Sëmurët Kronikë të Veshkave që kanë si qëllim të ndihmojnë mjekun e shërbimit primar apo sekondar në identifikimin e të sëmurëve me SKV dhe të atyre që kanë nevojë për një mjekim specifik të Anemisë.


Flori Bruqi

2019/11/05

Përurime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Prishtinë








Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane ne New York, Tirane, Prishtine dhe Shkup ka patur nje peshe te rendesishme ne mendimin akademik shqiptar. Kontributi qe ajo ka dhene vleresohet dhe cmohet nga shqiptaret kudo qe ata ndodhen ne trojet e tyre dhe ne Diaspore, si dhe ne Boten Akademike ne nivel Boteror. E falenderoj stafin drejtues te kesaj Akademie per pranimin tim ne radhet e saj, te cilin e shoh si pergjegjesi per te ngjitur me lart nivelin e krijimeve artistike dhe nivelin shkencor te studimeve te mia qe lidhen me origjinen e shqiptareve si nje nga popujt me kontribute historike ne Ballkan e ne hapesiren evropiane.(kujtim Mateli,Tiranë)

Akademik Prof.Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj(1951-)












Akademik Prof.Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj ,MD,Ph.D, lindi në fshatin Vuthaj ,më 10 tetor 1951. 

Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin  "11 MAJI " , e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas ish Gllogovci.

Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëheri është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës.

Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe u magjistrua në nëntor të vitit 1983.
Fotografia e Isuf Dedushaj
Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbrojti tezën e doktoraturës.

Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Universitetit të Zagrebit-Kroaci.

Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976-1990 kur për shkaqe etnike dhe politike largohet me dhunë nga puna.

Fotografia e Isuf Dedushaj

Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë, pra Prof.Dr. Ph.D  i shkencave të mjekësisë – epidemiolog

Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate prej vitit 1992 – 1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës.

Fotografia e Isuf Dedushaj
  
Krenaria kombëtare me mjekët e ndritur të kombit:
Kam nderin dhe jam shum i priveligjuar që pata fatin edhe unë të isha student i juaj, i Prof.dr. patolog Hashim Malokut dhe Prof. dr. radiolog Eshref Biçakut, vërtetë  ato gjenerata ishin gjenerata  flori  të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë ! (Flori Bruqi)




Prof.Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës – përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë.

Fotografia e Isuf Dedushaj
Në foto :Bilbili i këngës shqipe Ismet Peja, Legjenda e gjallë  
Adem Demaçi, Isuf Isuf  Dedushaj dhe  Genti Dedushaj.


Ka qenë dhe është anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës.

Prof. Dedushaj ka qenë mentor apo në Komision për mbrojtjen e temave të doktoraturës së 45  kandidatëve prej të cilave disa  jashtë Kosove, pastaj 55 magjistratura shkencore dhe mbi 150  mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme).

Ka publikuar 120 punimeve shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjetë me radhë.

Rezultati i imazhit për isuf dedushaj"


Ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës , kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka publikuar disa  tekste universitare(Epidemiologjia Speciale e sëmundjeve ngjitëse,Epidemiologjia,Imunoprofilaksa etj.).


Me datën  17.10.2019 doli nga shtypi libri i autorit Prof Dr Isuf Dedushaj “Enciklopedi e doktorëve të shkencës të mjekësisë shqipëtare gjithandej globit”.


Promovimi u bë në hapjen solemne të Kongresit dhe panairit të parë të mjekësisë e organizuar nga Oda e mjekëve të Kosovës në krye me Dr Pleurat Sejdiu dhe bashkëpunëtorë.

Vend i posaçëm ishte dedikuar kësaj ngjarje të rëndësishme promovimi i librit, i pari i këtij lloji në fushën e mjekësisë.

Një fjalë rasti ju dha Prof Naser Ramadani si redaktor i librit i cili përpos që shtjelloi në mënyrën më të mirë përmbajtjen e qëlluar të librit dhe rëndësinë e ti, ai në të njëjtën kohë lartësoi në mënyrën më të sinqertë figurën dhe personalitetin e autorit Prof Dr Isuf Dedushaj duke theksuar ndër tjera se ai është profesori më meritor i mjekësisë shqipëtare i cili ka të  botuara shumë libra por këtë vepër voluminoze arrin ta përmbledh vetëm dikush si Prof Dedushaj duke punuar pa rreshtur për afërsisht tri dekada.




Më pas Prof Dedushaj emocionoi si çdo herë një audiencë të tërë duke shtjelluar në pika të shkurtëra nga se si lindi ideja për një vepër të tillë e deri te falënderimi ndaj kolegëve   dhe sidomos familjes e cila e kishte përkrahur gjatë gjithë këtyre viteve të përpilimit të kësaj vepre të madhe e cila do jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e reja.


Nga ky libër mund të pranosh shumë porosi e ndër to edhe se: Të nderosh njeriun është pikënisja e të qenit human.

Prof Dedushaj në fund paralajmëroi se së shpejti do kemi para vetes dhe librin e ti të ri poashtu voluminoz :Historiatin  e mjekësisë shqipëtare ndër shekuj.

Ishte kënaqësi e veçantë kur të gjithë u ngritën me brof në mënyrë instiktive ku secili pavarsisht moshës u ngritën në këmbë për të përshëndetur profilin e këti personaliteti të çmuar kombëtar i cili po i vë vulën punës së ti të pashoqe si mjekë, mësues, profesor e shumë tituj të tjerë të cilët nëpër periudha të ndryshme kohore Prof Dedushaj i fitoi me meritë, punë e përkushtim.


Profesori Dedushaj ka  publikuar një numër të madh të punimeve shkencore  si autorë dhe kooautorë,Po i citojmë disa:





Tularemia outbreak investigation in Kosovo: case control and environmental studies
R Reintjes, I Dedushaj, A Gjini, TR Jorgensen, B Cotter, A Lieftucht, ...
Emerging infectious diseases 8 (1), 69 , 2002


Interacting roles of immune mechanisms and viral load in the pathogenesis of Crimean-Congo hemorrhagic fever
A Saksida, D Duh, B Wraber, I Dedushaj, S Ahmeti, T Avšič-Županc
Clin. Vaccine Immunol. 17 (7), 1086-1093 , 2010


Prevalence of nosocomial infections in high-risk units in the university clinical center of Kosova
L Raka, D Zoutman, G Mulliqi, S Krasniqi, I Dedushaj, N Raka, S Ahmeti, ...
Infection Control & Hospital Epidemiology 27 (4), 421-423 ,2006


Epidemiological, serological and herd immunity of Crimean-Congo haemorrhagic fever in Kosovo
I Humolli, I Dedushaj, TA Zupanac, S Muçaj
Med Arh 64 (2), 91-3 , 2010

Prevalence of Crimean-Congo hemorrhagic fever virus in healthy population, livestock and ticks in Kosovo
L Fajs, I Humolli, A Saksida, N Knap, M Jelovšek, M Korva, I Dedushaj, ...
PLoS One 9 (11), e110982 , 2014

Current situation of Crimean-Congo hemorrhagic fever in Southeastern Europe and neighboring countries: a public health risk for the European Union?
S Dreshaj, S Ahmeti, N Ramadani, G Dreshaj, I Humolli, I Dedushaj
Travel medicine and infectious disease 14 (2), 81-91,2016

Survey of the seroprevalence of brucellosis in ruminants in Kosovo
R Jackson, L Pite, D Ward, R Kennard, J Stack, X Domi, L Dedushaj
Veterinary record 154 (24), 747-751 21 2004
Molecular epidemiology of Crimean-Congo hemorrhagic fever virus in Kosovo
L Fajs, X Jakupi, S Ahmeti, I Humolli, I Dedushaj, T Avšič-Županc
PLoS neglected tropical diseases 8 (1), e2647 , 2014

Biosafety standards for working with Crimean-Congo haemorrhagic fever virus
M Weidmann, T Avsic-Zupanc, S Bino, M Bouloy, F Burt, S Chinikar, ...
Journal of General Virology 97 (11), 2799-2808, 2016

Brain tumors and epilepsy
V Govori, I Humolli, M Cepreganov, I Dedushaj, B Gjikolli
Acta Clin Croat 49 (2), 133-138 , 2010

Nosocomial bacteremia among pediatric patients in Kosova
L Raka, G Mulliqi-Osmani, I Dedushaj, D Pittet, R Binishi, S Ahmeti
Clinical Microbiology and Infection Supplement 9, 2003


Medical Education in Kosova
L Raka, I Dedushaj
Medical teacher 33 (4), e173-e177 ,2011


Denial, Media and Endurance in Infection Control in Kosova
L Raka, G Mulliqi, I Dedushaj, S Krasniqi, T Gjergji, A Krasniqi, D Salihu, ...
International Journal of Infection Control 5 (1),2009

Infection control in Kosova
L Raka, D Zoutman, G Mulliqi, I Dedushaj, A Raka, M Bajrami, S Krasniqi, ...
Journal of Hospital Infection 63 (4), 361-364, 2006

Collective immunity of the population from endemic zones of hemorrhagic fever with renal syndrome in Kosovo
S Mucaj, S Kabashi, S Ahmeti, I Dedushaj, N Ramadani, R Kryeziu, ...
Materia Socio-Medica 21 (3), 144 , 2009


Sexually transmitted infections in Kosovo
L Gashi, N Ramadani, I Dedushaj, A Kalaveshi, I Humolli
Clinical Microbiology & Infection 12, 2006

Biosafety standards for working with Crimean-Congo haemorrhagic fever virus
R Swanepoel, M Niedrig, F Burt, I Christova, A Mirazimi, N Elaldi, ...
Microbiology Society 2016
Tumori mozga i epilepsija
V Govori, I Humolli, M Cepreganov, I Dedushaj, B Gjikolli
Acta clinica Croatica 49 (2), 133-138 2010

Nosocomial meningitis after spinal anaesthesia
R Kryeziu, L Raka, G Mulliqi-Osmani, H Hyseni, I Dedushaj, D Kryeziu, ...
Clinical Microbiology & Infection 12,  2006

P6. 02 Sterilization Practices at the University Clinical Centre of Kosova-Time for Action
L Raka, GJ Mulliqi, A Vishaj, P Sejdiu, P Buzhala, I Dedushaj, T Gjergji, ...
Journal of Hospital Infection 64, S32


http://epidemiologu.blogspot.com/(autor F.B,botuar më 29.10.2007)


Ne na mbetet që Prof Dr Isuf Isuf Dedushaj ti urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe suksese në veprat e ti të radhës.



Flori Bruqi






2019/11/04

Akademik Nehat Jahiu( 1951-)



Rezultati i imazhit për Nehat Jahiu"



Nehat Jahiu u lind më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. .Është një ndër themeluesit e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe anëtar i Kryesisë. Është themelues dhe anëtar i redaksisë së Revistës letrare “Doruntina”, themelues dhe nënkryetar i “Klubit të Shkrimtarëve” të Komunës së Likovës, bashkëthemelues dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë.Anëtar i shumë redaksive të revistave letrare etj. Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Nehat Jahiu është edhe Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në New York. Nehat Jahiu për veprimtarinë e tij arsimore, letrare, kulturore, shkencore është shpërblyer me shumë çmime si mirënjohje , diploma etj.
Nehat Jahiu jeton dhe vepron në vendin e tij të lindjes në Orizare.


Antologjitë ku janë prezantuar veprat e Nehat Jahiut:

Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë, 1994),

 Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998),

 Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001),

 Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup,2009).

 Sokol Demaku:“Baladë e përflakur/Flammande balladë”, antologji poetike shqip/suedisht, 2009. Sokol Demaku:“Jehona e shekujve”antologji poetike, shqip/suedisht 2010.

 Milazim F.Kadriu:“Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012.

 Ejup Ajdini:“Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “Tetovë, 2013.

 Ajet Shala:“Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014.

 Luan Maloku:”Antologjia poetike për Qerim Arifin“Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014.

 Ganimete Thaçi “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji ( Tiranë 2014). 

Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. 

Rrahman Hyseni: antologji poetike “Nëna” 2017. Rudi Berisha: “Shqipëri, nëna ime”, Grup autorësh-Përmbledhje poezish. Podujevë, 2017. 

“Prof.ass.Dr. Astrit Bishqemi- Prof.Mr. Sc. Migena Arllati “ Autor të letërsisë shqipe për fëmijë e të runj 1886-2017”,

,- Fjalor enciklopedik- Shaban Pllana “Rrugët e thyra” për Milazim F. Kadriun- 2019.

Nehat Jahiu është prezentuar edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. 

Për krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme. 

Tani pasi është në pension Nehat Jahiu vazhdon të merret më 
 krijimtari letrare.

Deri më sot ka botuar 44 libra në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja.


Veprat e Nehat Jahiut:

1. “Në sytë e tu” -1982
2. “Ura prej zemrave” -1985
3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990
4.”Të pret malli që na treti” -1993
5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994
6.“Kukuvajka” -1995
7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995
8.“Epitaf lirie” - 2000
9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
10.“Huti mbi çati” -2005
11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla
shqipe” - 2008
12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010
13.“Orizarja ndër shekuj”-2010
14.“Rrugës së drejtë” -2011
15.“Zana dhe Guri” -2011
16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli,
Daja” - 2012
17.“Te ura e gjyshes” - 2012
18.“Rreze në dritare” - 2013
19.“Krahët e fluturës”- 2013
20.“Hëna u bë nuse” - 2013
21.“Kënga e zogjve” - 2013
22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014

23.“ Lulëkuqet e lirisë” Çdo shesh nga një përmendore– antologji poetike- Dibran Fylli -2015
24.“A vjen liria“-2016
25.“Mbresa njerëzore për një njeri të
veçantë”- 2016

26.“Biri i shqiptarisë”-2016
27.“Zorite libertatii - Agimet e lirisë”-2016
(pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana
Tabacu)
28.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016
29.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016
(përkthim në anglisht nga Patricia
Lidia)
30.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
31 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
32.“Opinione”-Bukuresht -2017
33.” Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
34.“ Shpirti i mërgimtarit”-2017
35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
36.” Mos m`i prek plagët”-2017
37. “ Në hap me kohën”- 2018
38. “ Aforizma autoriale”-2018
39.”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-
40 “ Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018
41. “ Tahir Sinani” - Antologji poetike- 2018
42. “ Fjala ime”- 2019
43. “ Në shtator” Poezi të zgjedhura për fëmijë – 2019
44. “ Misioni i mësuesisë”- 2019


Për Nehat Jahiun janë shkruar këto libra:

1. “Jetë mes zileve dhe shkronjave shqipe” ( Monografi për Nehat Jahiun)- Autor Namik Selmani- 2013


2. Ligjëruesi lirik shqyrtim kritik mbi veprat letrare të Nehat Jahiut”- autore Violeta Allmuça- 2017


Flori Bruqi
























2019/11/03

Akademik Prof.Dr. Sulejman Abazi (Neshaj) (1954-)


Rezultati i imazhit për sulejman abazi"

Akademik Prof. Dr. Sulejman Abazi (Neshaj) u lind në qytetin e Vlorës në 7 maj 1954.


Shkollën  e mesme të përgjithshme Ushtarake, Tiranë(1969-1972

Arsimin e  lartë  e kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” Tiranë(1972)

Titulluar Oficer  e mori në Fakultetin Gjitharmësh(26 qershor 1976)


Akademinë  e Shtabit të Përgjithshëm të FA e bëri në përiudhën shkollore  1985-1986

 Ka qenë Komandant i ishullit të Sazanit, 3 korrik 1986 – 3 korrik 1992. Ka gradën ushtarake gjeneral  dhe është diplomuar në Kursin e Lartë të Shtatmadhorisë. Mban titullin “Doktor i Shkencave në Psikologji”. Është autor i  disa librave të botuara dhe mbi 300 komente, analiza, opinione në shtypin e ditës. 

Gjithashtu është “Ambasador i Paqes”.





Sulejman Abazi.jpg

Ai ka kryer Kursin e Lartë të Shtatmadhorisë  pranë SHPFA (Master)(1988-1989) si dhe   Kursin  e Drejtimit të Brendshëm që e kreu në Akademinë e Bundesverit, Berlin, Gjermani(2001)



EKSPERIENCË PUNE

  • Shtator 1976 - shtator 1985: Detyra të ndryshme në strukturat ushtarake deri në komandant Brigade;
  • 1986 – 1992: Komandant i Ishullit të Sazanit;
  • Prill – 11 qershor 1999: Komandant i Divizionit të Këmbsorisë të Tiranës, drejtues në kryerjen e manovrës së forcave Rezervë të Shtabit të Përgjithshëm në zonën e Kukësit, pjesmarrës në luftën për çlirimin e Kosovës;
  • 2000 – 2002: Shefi Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë;
  • 2002 – 2003: Specialist për Planizimin, Punën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Akademinë e Mbrojtjes dhe pedagog mësimdhënës, Tiranë;
  • 13 shtator 2003: Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes në 13 shtator 2003, në rezervë, pension të parakohshëm, në gradën ushtarake “Kolonel”.
  • 2005 - në vazhdim: Anëtar i Bordit Drejtues të Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare, Tiranë.
  • 2005 - në vazhdim: “Ambasador i Paqes” që nga viti 2005 nga Federata Universale për Paqen Botërore.
  • 2016 - në vazhdim: Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Privat “Iliria” në Prishtinë.
 

ÇERTIFIKATA DHE TRAINIME

  • Dekoruar me 4 urdhëra e medalje nga Presidiumi i Kuvendit të Shqiperisë.
  • Dhënë provimet e Psikologjisë së Përgjithëshme dhe të Psikologjisë Sociale dhe lëndëve plotësuese në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 1999.
  • Përfunduar studimet në nivelin "Master në Sigurinë Kombëtare" në Kursin e Lartë të SHPFA, 1988-1999 (Konvertuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FA).
  • Titulluar “Doktor i Shkencave në Psikologji” në Universitetin e Tiranës, nr. Diplome 628, nr. Regjistri 70, nr. Regjistrit Themeltar 4089, realizuar në datën 07. 07. 1999.
  • Titulluar "Profesor Nderi" nga AUGP USA & UNUGP në New York, diplomë me protokoll DMPP - 77702/ tetor 2018.
  • Titulluar Doktor "Honoris Cauza" për Sigurinë dhe Paqen, nga Akademia Botërore për Paqen dhe Universiteti Botëror për Paqen i OKB me Nr. PH DMPP 777-78, datë 28 prill 2018.
  • Titulluar “Komisioner Ekzekutiv Ndërkombëtar i OKB” për Sigurinë dhe Paqen me Nr. Prot. 2297/91, datë 27 mars 2018, Akredituar nga UN, EU, USA, NATO.
  • Mbajtës i Medaljes së Artë "Gjenerali i Paqes Ajzenhauer", me nr. prot. 2348/88, shtator 2018. 
  • Titulluar me çertifikatën “Global Peace Misionary and General of Peace”, 15 shkurt 2019, Headquarter: World Peace Gong Road Nr. 1, Jepara 59452, Indonesia.
  • Titulluar me çertifikaten “Poleart Pegasi Albania 2019”, nga Akademia Pegasiane Shqipëri, protokoll nr. 19/7, datë 25 shtator 2019.
  • Karta e Identitetit Diplomatik: The World Peace Committe, International Corps Diplomaric Mission. Chief of Albania, Nr. 502/WPC-ID/2019.
  • Antar i Institutit të Liderve të Paqes Botërore me qendër në Londër, Islamabad, rregjistruar në OKB dhe BE, me nr. ID#IILP-2019-1915, datë 29 shtator 2019.
  • Pjesëmarrës në seminarin në Tiranë dhe Berlin mbi “Drejtimin e Brendshëm dhe marrëdhëniet me publikun”, në strukturën ushtarake të Bundesverit Gjerman.
  • Diplomuar nga Qendra e Drejtimit të Brendshëm të Ushtrisë së Bundesverit, në Akademinë Ushtarake Berlin, Gjermani në Maj të vitit 2002.
  • Trajnuar dhe diplomuar në vititn 2007 nga Shoqata Joqeveritare, Assistenet Albania në çështjet e marrëdhënieve të publikut me pushtetin vendor, (tre kurse të plota)
  • Trajnuar me çertifikatë në seminarin e Doktrinës së Përbashkët të Forcave Tokësore të SHBA, prill 2003.
  • Trajnuar dhe titulluar në nivelin “Drejtor për BE” në Qendrën Investigative “STOP KRIMIT”, për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në vendet e Bashkimit Europian, Tiranë 2017.
  • Kurs kompjuteri në programet: word, excel, power point, përdorim të internetit.
  • I patentizuar dhe i aftë për drejtim automjeti.



KONTRIBUTI SHKENCOR

  • Libër i botuar “Hapsira social psikologjike në Forcat e Armatosura”, 180 faqe, Shtëpia Botuese e Forcave të Armatosura. Tiranë 1999.
  • Libër i botuar “Psikologjia e ndryshimit në Forcat e Armatosura të RSH”, 298 faqe, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë 2001.
  • Libër i botuar “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 1. 184 faqe, Shtëpia Botuese “Albpeipër”, Tiranë, 2003
  • Libër i botuar “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 2. 260 faqe, Shtëpia Botuese “Albpeipër”, Tiranë, 2003.
  • Libër i botuar “Strategjia e Sigurisë në Filozofinë e Bashkimit Kombëtar”. 319 faqe, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë 2004.
  • Libër i botuar “Kombi Shqiptar në Udhëkryq”. 228 faqe, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tiranë 2005.
  • Libër i botuar, “Çamëria, rikthimi tek lavdia e etërve të dikurshëm”. 292 faqe, Shtëpia Botuese “Dajti”, Tiranë 2007.
  • Libër i botuar: “Psikologjia në Drejtim”. 284 faqe, Shtëpia Botuese “Dajti”, Tiranë 2007.
  • Libër i botuar: “Çështja Çame në Strategjinë tonë Kombëtare”. Shtëpia Botuese “Rugova Art”, 366 faqe, Prishtinë, 2012.
  • Libër i botuar: “Sazani – Ishulli i Perëndive”, Shtëpia Botuese “Migeeralb”, 158 faqe, Tiranë 2015.
  • Libër i botuar me dyautorësi: “Mbi Edukimin Qytetar - Adoleshenca”, Shtëpia Botuese “Migeeralb”, 259 faqe, Tiranë 2017.
  • Dorëzuar për botim librin “Metodë Psikopedagogjike”, nën kujdestarinë e Universitetit të Biznesit në Kosovë.
  • Përgatitur librin për botim “Mbi çështjen shqiptare në Ballkan”, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane.  
  • Konsulent shkencor i jashtëm në 9 tema për nivelin “Master” dhe katër kandidatë të mbrojtjes së doktoraturave.
  • Pjesëmarrës në 9-të simpoziume shkencore në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni,
  • Artikuj të karakterit studimor në fushën e edukimit qytetar, të paqes, psikologjisë sociale, psikologjisë ushtarake dhe të Sigurisë Kombëtare, botuar në revistën shkencore “Balkan Journal of Interdisciplinary Research IIPCCL Publishing – Tirana Albania”, ISSN 2410-759X, Tiranë 2017-2019.
  • Botuar mbi 300 komente, analiza, speciale në publiçistik, në shtypin e ditës dhe revista shkencore.
  • Redaktor shkencor dhe redaktor i 12 botimeve, materialeve shkencore të nivelit universitar dhe autor i 7 parathënieve të librave të autorëve të ndryshëm.
 


GJUHET E HUAJA

  • Mbrojtur Gjuhën Ruse në Universitetin Shtetëror Tiranë
  • Njohuri për gjuhën angleze (përfunduar kursin e plotë 3 mujor pranë Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 2002)
  • Flet gjuhën Italiane.


FUSHAT E INTERESIT

  • I interesuar për angazhime në mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe contribute në paqen rajonale e globale, në mësimdhënie në sistemin universitar, për punime studimore shkencore në fushën e psikologjisë, të strukturave të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, në fushën e vëzhgimit dhe analizës politike, krizave rajonale, marrëdhëniet me mediat dhe lidershipin.




Flori Bruqi


Akademik Fritz Radovani(1940)

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Akademik Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940.

 Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. 

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër.

 Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. 

Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. 

Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. 

Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. 

Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg.

 Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. 

Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. 

Rezultati i imazhit për fritz radovani"



Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. 

Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. 

Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. 

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. 

Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. 


Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. 

Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. 
Rezultati i imazhit për fritz radovani"



Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten..

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Ka shkruar shumë artikuj në gazeta dhe internet(Floripress, www.zemra shqiptare .net,VOAL,telegrafi.com  etj.).

Është anëtar i rregullt i AAAS nga Melburni i Australisë.

Flori Bruqi


Akademik Dr. MD.Adem Harxhi (1936-)


Rezultati i imazhit për adem harxhi"


Akademik Dr. MD.Adem Harxhi , lindi në qytetin e Gjirokastrës më 16 Janar 1936. 

Në vitin 1960 mbaron me diplomë të shkëlqyer Fakultetin e Mjekësisë dhe caktohet Pedagog në Klinikën e Neurologjisë së Fakultetit. 

Shpejt ky emërim u anulua dhe u dërgua mjek  okulist në rrethin e Gjirokastrës.

Ai ngriti të parin repart të okulistikës(syrit), që u shërbente rretheve Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.

Ne vitin 1969, emërohet drejtor i spitalit të Gjirokastrës duke ushtruar dhe detyrën e mjekut okulist, detyra te cilat i mbajti deri ne vitin 1986, kur u emërua mjek pranë ambasadës së Shqipërisë në Budapest-Hungari.

Për shumë vite, deri sa u largua nga Gjirokastra, ka qenë pedagog i Fiziologjisë dhe Anatomisë në degët e “Biologjisë” dhe në atë të “Ciklit të Ulët” të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër.

Gjatë jetës së gjatë si mjek dhe si punonjës në fushën e organizimit shëndetësor, Dr.MD.Adem Harxhi ka botuar dhe referuar shumë artikuj në shtypin vendës. 

Ka referuar shumë tema shkencore në sesionet shkencore, kudo nëpër rrethet e Shqipërisë. 

Ka botuar artikuj edhe në revista mjekësore të huaja. 

Në vitin 1986, emërohet mjek pranë Ambasadës së R.P.Sh në Budapest dhe pas kthimit prej andej, punoj si mjek okulist ne Rrethin e Sarandës ku shërbimi i okulistikës ishte mbyllur. Në vitin 1993 emigroi familjarisht ne Sh.B.A, ku për asnjë moment nuk u shkëput nga bota e mjekësisë.

Rezultati i imazhit për adem harxhi"


Në vitin 1994 është ndër nismëtaret, së bashku me Prof. Skënder Kodra dhe Prof. Ulvi Vehbiu, që kërkuan nga shteti i New Yorkut lejen për të themeluar të parën Akademi Shqiptaro – Amerikane të Shkencave. 

Pas aprovimit të saj, ai është zgjedhur dhe vazhdon të jetë nënkryetar i kësaj Akademie dhe Kryeredaktor i revistes se Akademise së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane  “Dituria”, në New York.

Në vitin 2000, duke qenë ne emigrim, botoi librin “Janë Sytë e Tu”. 

Rezultati i imazhit për adem harxhi

Një libër me karakter shkencor popullor, që bënte të ditura për shqiptarët, rezultatet e operacioneve me laser për heqjen e syzave, të cilat sapo kishin filluar të kryheshin në Amerikë. 

Ky libër është vazhdim i interesimit të tij për sytë e rinisë universitare.

Gjatë qëndrimit në emigracion, pati mundësinë të punojë në një fushë që ka qenë pasioni i tij i vjetër, ne fushën e seksualitetit dhe seksit. 


Kjo fushë ka zgjuar interesin e tij, sepse si mjek dhe humanist, ka vënë re se jeta e shumë bashkatdhetarëve të tij, kish humbur shumë nga kualiteti i saj, si pasojë e injorancës seksuale që zotëronte në shoqërinë shqiptare.

Në vitin 2002 , që pas një studimi shumë vjeçar dhe duke përfituar nga eksperienca e disa prej klinikave më të mira të seksterapisë në Amerikë, Dr.MD. Adem Harxhi shkroi traktatin ‘ “Seksualiteti dhe Seksi”.
Me insistimin e tij, duke i rezistuar një opinioni tepër restriktiv në fushën e seksualitetit, u angazhua në edukimin seksual të njerëzve në një nga stacionet televizive të vendit- “Gjeli Vision”. 

Në këtë mënyrë Dr.MD.Adem Harxhi u bë pionier në fushën e edukimit seksual të njerëzve në Shqipëri.

Këtë punë të filluar e ka bërë me përkushtim. Ai ngriti në Tiranë shoqatën “Respekt, për problemet seksuale”, që synon edukimin seksual të njerëzve veçanërisht të rinisë. 


Libri " Janë SYTË e tu"

Ideja për të ngritur këtë shoqatë i lindi nga interesimi i madh i publikut shqiptar për të mësuar më shumë në këtë fushë, që për shoqërinë tonë ka qenë një tabu.

Në vitin 2003, boton një libër shumë të vlefshëm dhe shumë interesant me titull: “Fëmijët duan të dinë për seksin” .

Në këtë libër gjenden përgjigjet për rreth dyqind pyetje që prindërit dhe fëmijët i kanë drejtuar doktor Adem Harxhit.

 Ky libër është një ndihmë e paçmuar për fëmijët, prindërit e tyre, si dhe për arsimtarët.

Ne vitin 2011, boton librin “Ne sinkron me natyren”. 

Ne kete liber Dr.MD. Adem Harxhi u jep pergigje shumë pyetjeve qe lidhen me faktin se si influencon jeta e shendetshme seksuale ne shendetin e grave, vecanerisht, ne shfaqjen e kancerit te organeve gjenitale dhe gjirit.

Janë shumë të njohura emisionet e tij “Linja e Kuqe”, që i zhvillon me pyetje direkte nga shikuesit, tre herë në javë, në orët e vona të natës në Televizionin “ 24 News” të Tiranës.


Disa vjet vjet me radhë , çdo të Shtunë dhe të Diel, Dr. Adem Harxhi, shkruan artikuj lidhur me edukimin seksual në gazetën “Shekulli” dhe nw gazetën “Dita”, "Floripress" etj. 

. Një herë në muaj shkruan në  revistën “Spektri”. Në këto shkrime trajtohen probleme të jetës seksuale dhe përgjigje për pyetjet e lexuesve. 

Punët e tij në fushën e seksologjisë kanë ngjallure interes shumë të madh brënda vendit. Shumë gazeta të vendit kanë shkruar dhe intervistuar Akademikun tonë të ndritur   Dr.MD. Adem Harxhin.

Punët e Dr.A.Harxhit për problemet seksuale, kanë tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja.

Kështu në datën 25 Shkurt 2003, shkroi  një artikull të gjatë revista në revistë “ War and Peace Report”.

Në Mars 2003, shkruante gazeta “Variete” dhe në 16 Qershor 2003 një artikull të gjatë shkroi gazeta “The Times” e Londrës, e cila e quante Dr. Adem Harxhin si Dr. Ruth-in e Shqipërisë.

Në vitin 2004 Televizioni Qendror i Lubljanës Slloveni, erdhi dhe realizoi një emision televiziv me Dr. Adem Harxhin për problemet e seksit, si njw eksperiencë të vlefshme për Slloveninë.

Kontributi i  Dr. Adem Harxhit në fushën e edukimit seksual është i shquar dhe me shumë vlera, ndaj ai vendosi të hape edhe nje faqe në Internet, për t’u dhënë mundësi sa më shumë njerëzve të përfitojnë nga mësimet e tij shumë të vlefshme.

Gjate gjithë kohes Dr. Adem Harxhi ka qene aktiv ne shtypin e Tiranes, per problemet me te mprehta sociale te kohes. Artikujt e tij te karakterit social, jane pritur me shumë interesim nga lexuesit.

Në shtator të vitit 2015  në mbledhjen e  Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ju dha titulli ndër to edhe  “Qytetar Nderi” për doktorin  e shkencave andragogjike  Adem Harxhi.

DR.MD.Adem Harxhi  është një seksolog mjaft i njohur në Shqipëri, sidomos pas emisionit të tij mbi seksin, “Linja e kuqe” në radio “Rash”.

 Fama e doktor Harxhit u rrit më shumë, pasi emisionin e tij e imitonte aktori i humorit, Gazmend Paja në spektaklin “Portokalli”.


 Librat e botuar :
1.Fëmijët duan të dinë për seksin
2.Janë sytë e tu
3.Në sinkron me natyrën 
4.Seksualteti dhe seksi

5.Neper xhunglen seksuale

6.Seksi është gëzim

7.Te mësojme peër seksin

8.Tim biri




Flori Bruqi 





Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...