2019-11-05

Akademik Prof.Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj(1951-)












Akademik Prof.Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj ,MD,Ph.D, lindi në fshatin Vuthaj ,më 10 tetor 1951. 

Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin  "11 MAJI " , e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas ish Gllogovci.

Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëheri është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës.

Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe u magjistrua në nëntor të vitit 1983.
Fotografia e Isuf Dedushaj
Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbrojti tezën e doktoraturës.

Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Universitetit të Zagrebit-Kroaci.

Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976-1990 kur për shkaqe etnike dhe politike largohet me dhunë nga puna.

Fotografia e Isuf Dedushaj

Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë, pra Prof.Dr. Ph.D  i shkencave të mjekësisë – epidemiolog

Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate prej vitit 1992 – 1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës.

Fotografia e Isuf Dedushaj
  
Krenaria kombëtare me mjekët e ndritur të kombit:
Kam nderin dhe jam shum i priveligjuar që pata fatin edhe unë të isha student i juaj, i Prof.dr. patolog Hashim Malokut dhe Prof. dr. radiolog Eshref Biçakut, vërtetë  ato gjenerata ishin gjenerata  flori  të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë ! (Flori Bruqi)




Prof.Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës – përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë.

Fotografia e Isuf Dedushaj
Në foto :Bilbili i këngës shqipe Ismet Peja, Legjenda e gjallë  
Adem Demaçi, Isuf Isuf  Dedushaj dhe  Genti Dedushaj.


Ka qenë dhe është anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës.

Prof. Dedushaj ka qenë mentor apo në Komision për mbrojtjen e temave të doktoraturës së 45  kandidatëve prej të cilave disa  jashtë Kosove, pastaj 55 magjistratura shkencore dhe mbi 150  mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme).

Ka publikuar 120 punimeve shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjetë me radhë.

Rezultati i imazhit për isuf dedushaj"


Ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës , kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka publikuar disa  tekste universitare(Epidemiologjia Speciale e sëmundjeve ngjitëse,Epidemiologjia,Imunoprofilaksa etj.).


Me datën  17.10.2019 doli nga shtypi libri i autorit Prof Dr Isuf Dedushaj “Enciklopedi e doktorëve të shkencës të mjekësisë shqipëtare gjithandej globit”.


Promovimi u bë në hapjen solemne të Kongresit dhe panairit të parë të mjekësisë e organizuar nga Oda e mjekëve të Kosovës në krye me Dr Pleurat Sejdiu dhe bashkëpunëtorë.

Vend i posaçëm ishte dedikuar kësaj ngjarje të rëndësishme promovimi i librit, i pari i këtij lloji në fushën e mjekësisë.

Një fjalë rasti ju dha Prof Naser Ramadani si redaktor i librit i cili përpos që shtjelloi në mënyrën më të mirë përmbajtjen e qëlluar të librit dhe rëndësinë e ti, ai në të njëjtën kohë lartësoi në mënyrën më të sinqertë figurën dhe personalitetin e autorit Prof Dr Isuf Dedushaj duke theksuar ndër tjera se ai është profesori më meritor i mjekësisë shqipëtare i cili ka të  botuara shumë libra por këtë vepër voluminoze arrin ta përmbledh vetëm dikush si Prof Dedushaj duke punuar pa rreshtur për afërsisht tri dekada.




Më pas Prof Dedushaj emocionoi si çdo herë një audiencë të tërë duke shtjelluar në pika të shkurtëra nga se si lindi ideja për një vepër të tillë e deri te falënderimi ndaj kolegëve   dhe sidomos familjes e cila e kishte përkrahur gjatë gjithë këtyre viteve të përpilimit të kësaj vepre të madhe e cila do jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e reja.


Nga ky libër mund të pranosh shumë porosi e ndër to edhe se: Të nderosh njeriun është pikënisja e të qenit human.

Prof Dedushaj në fund paralajmëroi se së shpejti do kemi para vetes dhe librin e ti të ri poashtu voluminoz :Historiatin  e mjekësisë shqipëtare ndër shekuj.

Ishte kënaqësi e veçantë kur të gjithë u ngritën me brof në mënyrë instiktive ku secili pavarsisht moshës u ngritën në këmbë për të përshëndetur profilin e këti personaliteti të çmuar kombëtar i cili po i vë vulën punës së ti të pashoqe si mjekë, mësues, profesor e shumë tituj të tjerë të cilët nëpër periudha të ndryshme kohore Prof Dedushaj i fitoi me meritë, punë e përkushtim.


Profesori Dedushaj ka  publikuar një numër të madh të punimeve shkencore  si autorë dhe kooautorë,Po i citojmë disa:





Tularemia outbreak investigation in Kosovo: case control and environmental studies
R Reintjes, I Dedushaj, A Gjini, TR Jorgensen, B Cotter, A Lieftucht, ...
Emerging infectious diseases 8 (1), 69 , 2002


Interacting roles of immune mechanisms and viral load in the pathogenesis of Crimean-Congo hemorrhagic fever
A Saksida, D Duh, B Wraber, I Dedushaj, S Ahmeti, T Avšič-Županc
Clin. Vaccine Immunol. 17 (7), 1086-1093 , 2010


Prevalence of nosocomial infections in high-risk units in the university clinical center of Kosova
L Raka, D Zoutman, G Mulliqi, S Krasniqi, I Dedushaj, N Raka, S Ahmeti, ...
Infection Control & Hospital Epidemiology 27 (4), 421-423 ,2006


Epidemiological, serological and herd immunity of Crimean-Congo haemorrhagic fever in Kosovo
I Humolli, I Dedushaj, TA Zupanac, S Muçaj
Med Arh 64 (2), 91-3 , 2010

Prevalence of Crimean-Congo hemorrhagic fever virus in healthy population, livestock and ticks in Kosovo
L Fajs, I Humolli, A Saksida, N Knap, M Jelovšek, M Korva, I Dedushaj, ...
PLoS One 9 (11), e110982 , 2014

Current situation of Crimean-Congo hemorrhagic fever in Southeastern Europe and neighboring countries: a public health risk for the European Union?
S Dreshaj, S Ahmeti, N Ramadani, G Dreshaj, I Humolli, I Dedushaj
Travel medicine and infectious disease 14 (2), 81-91,2016

Survey of the seroprevalence of brucellosis in ruminants in Kosovo
R Jackson, L Pite, D Ward, R Kennard, J Stack, X Domi, L Dedushaj
Veterinary record 154 (24), 747-751 21 2004
Molecular epidemiology of Crimean-Congo hemorrhagic fever virus in Kosovo
L Fajs, X Jakupi, S Ahmeti, I Humolli, I Dedushaj, T Avšič-Županc
PLoS neglected tropical diseases 8 (1), e2647 , 2014

Biosafety standards for working with Crimean-Congo haemorrhagic fever virus
M Weidmann, T Avsic-Zupanc, S Bino, M Bouloy, F Burt, S Chinikar, ...
Journal of General Virology 97 (11), 2799-2808, 2016

Brain tumors and epilepsy
V Govori, I Humolli, M Cepreganov, I Dedushaj, B Gjikolli
Acta Clin Croat 49 (2), 133-138 , 2010

Nosocomial bacteremia among pediatric patients in Kosova
L Raka, G Mulliqi-Osmani, I Dedushaj, D Pittet, R Binishi, S Ahmeti
Clinical Microbiology and Infection Supplement 9, 2003


Medical Education in Kosova
L Raka, I Dedushaj
Medical teacher 33 (4), e173-e177 ,2011


Denial, Media and Endurance in Infection Control in Kosova
L Raka, G Mulliqi, I Dedushaj, S Krasniqi, T Gjergji, A Krasniqi, D Salihu, ...
International Journal of Infection Control 5 (1),2009

Infection control in Kosova
L Raka, D Zoutman, G Mulliqi, I Dedushaj, A Raka, M Bajrami, S Krasniqi, ...
Journal of Hospital Infection 63 (4), 361-364, 2006

Collective immunity of the population from endemic zones of hemorrhagic fever with renal syndrome in Kosovo
S Mucaj, S Kabashi, S Ahmeti, I Dedushaj, N Ramadani, R Kryeziu, ...
Materia Socio-Medica 21 (3), 144 , 2009


Sexually transmitted infections in Kosovo
L Gashi, N Ramadani, I Dedushaj, A Kalaveshi, I Humolli
Clinical Microbiology & Infection 12, 2006

Biosafety standards for working with Crimean-Congo haemorrhagic fever virus
R Swanepoel, M Niedrig, F Burt, I Christova, A Mirazimi, N Elaldi, ...
Microbiology Society 2016
Tumori mozga i epilepsija
V Govori, I Humolli, M Cepreganov, I Dedushaj, B Gjikolli
Acta clinica Croatica 49 (2), 133-138 2010

Nosocomial meningitis after spinal anaesthesia
R Kryeziu, L Raka, G Mulliqi-Osmani, H Hyseni, I Dedushaj, D Kryeziu, ...
Clinical Microbiology & Infection 12,  2006

P6. 02 Sterilization Practices at the University Clinical Centre of Kosova-Time for Action
L Raka, GJ Mulliqi, A Vishaj, P Sejdiu, P Buzhala, I Dedushaj, T Gjergji, ...
Journal of Hospital Infection 64, S32


http://epidemiologu.blogspot.com/(autor F.B,botuar më 29.10.2007)


Ne na mbetet që Prof Dr Isuf Isuf Dedushaj ti urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe suksese në veprat e ti të radhës.



Flori Bruqi






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...