Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Isak Ahmeti(25.3.1946-)



Isak Ahmeti lindi më 25.3.1946 në Stubëll, komuna e Vitisë. Profesor shumëvjeçar në gjimnazin”Kuvendi i Lezhës” – Viti, kryetar i Komunës së Vitisë (1988-1989), laureat i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve dhe i çmimit vjetor “Ndre Mjeda” (2013) i qendrës muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël dhe i Qendrës së Studimeve Albanologjike të Tiranës, me motivacionin “studiues i letërsisë shqipe, i dalluar për kërkimet shkencore rreth jetës dhe veprës së Ndre Mjedës”.
Ka realizuar qëndrime specializimi në disa qendra të Evropës, është anëtar aktiv i Akademisë Evropiane të Arteve me seli në Paris, poet, përkthyes i afirmuar letrar nga gjuha gjermane dhe italiane, studiues i letërsisë, autor i këtyre veprave:

1.Gallatea, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1972
2.Uratë zbulimi, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1976
3.Kushtimebesë, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1983
4.Njeri i kohës sime, poezi të përzgjedhura të Salvatore Quasimodos (përkthim nga italishtja)
5.Qumështi i zi i agimit, lirikë e re gjermane (antologji), “Rilindja”, Prishtinë (përkthim nga gjermanishtja)
6.Kleri katolik shqiptar dhe letërsia, studim monografik, SHB “Drita”,Ferizaj, Bergamo (Itali), 1994
7.Kosova, studim monografik, “Rilindja”, Prishtinë
8.Bibla në letërsinë shqiptare, GR,1999
9.Letërsia kishtare dhe filozofia e saj, “Illyricum sacrum”, 2000
10.Weisse Zeit – Kohë e bardhë, lirikë gjermane, gjermanisht-shqip, 2000
11.Kur’ani në letërsinë shqiptare, botim elektronik në internet, 2006
12.Mëvetësi e studimit dhe krijimit të letërsisë. Mbi disa vepra të Anton Nikë Berishës, “Faik Konica”, 2014
13.Vepra vlerash të mëdha poetike. Qasje disa veprave të Anton Nikë Berishës, “Faik Konica”, 2018.

Ka mbi dyqind njësi bibliografike: kritikë letrare, ese, vështrime dhe studime nga fusha të ndryshme, sidomos në fushën e letërsisë dhe të filozofisë. Është përfaqësuar nëpër shumë publikime: antologji, bibliografi, leksikone etj.

Emin Kabashi(23.01.1949-)

 Rezultati i imazhit për emin kabashi"


Emin Kabshi lindi më 23.1.1949 në fshatin Drini (ish-Çifllak) të Rahovecit. Shkollën fillore, katër klasë i kryen në vendlindje, kurse katër klasë të tjera në fshatin Balldrin (ish-Ratkoc). Gjimnazin e fillon në Prizren dhe e përfundon në Rahovec.
Studimet i mbaron në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë kohës së studimeve punoi mësues dhe arsimtar i gjuhës shqipe në disa shkolla të Kosovës, duke filluar nga vendlindja e deri në Prapashticë të Gollakut, komuna e Prishtinës. Një kohë ka punuar në gjimnazin e Rahovecit dhe një kohë në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, si dhe në klasë të ndara të këtij gjimnazi në Pleqnar (ish-Kijevë) të Malishevës.
Ka kryer studimet pasuniversitare në Degën e Letërsisë dhe ka magjistruar me temën “Poetika e Lagush Poradecit”, në vitin 1979.
Në vitin 1989 ka mbrojtur tezën e disertacionit të doktoratës me titull “Poetika e poemave të Jeronim de Radës” në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Nga vitit 1974-1992 nuk i është mundësuar të punojë në arsim.
Disa herë gjatë jetës është përballur me politikën antishqiptare që bënte Jugosllavia. Kësisoj, nuk i është mundësuar të punojë as në Institutin Albanologjik të Prishtinës, as më 1974, si asistent, as më 1981 kur ishte pranuar si hulumtues i pavarur shkencor. Në Institutin Albanologjik kthehet në shtator të vitit 1992, pasi kishte mbetur pa punë. Nga kjo kohë punon në Institutin Albanologjik, në Degën e Letërsisë, këshilltar shkencor.
Me shkrime ka filluar të merret që nga vitet ’70. Në fillim, kryesisht me kritikën letrare, pastaj edhe me shkrime artistike dhe publicistike.

Deri tash ka botuar këto vepra:

Njerëz dhe rrugë, roman, “Rilindja”, Prishtinë, 1990
Dimri i Drinisë, roman, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1993
Gjaku i shprishur, dy drama (Të fala nga Shkodra dhe Përtej harrimit), “Rilindja”, Prishtinë, 1993
Dashuri në kohë robërie, roman, “Plejada”, Prishtinë, 1994
Poetika e poemave të Jeronim de Radës, studim monografik, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1994
Jeronim de Rada – poetika e poemave, monografi, e ripunuar, ribotim, “Ombra GVG”, Tiranë, 2003
Përtej grilave, roman, “Rilindja”, Prishtinë, 1996
Përtej grilave, roman, “Eurorilindja”, Tiranë, 1997
Lasgush Poradeci – jeta dhe vepra, studim monografik, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997
Nusja dhe lufta, roman, “Rilindja”, Prishtinë, 1997
Kadare – mendësia shqiptare, studime dhe ese, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinës, 1998
Robëria, iluzionet, shqiptarët, ese, kulturologji, Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 1998
Nusëria e Princeshës, roman, “Rozafa”, Prishtinë, 2001
A erdhi Nusja, dramë, “Rozafa”, Prishtinë, 2002
Liria, dramë, “Era”, Prishtinë, 2003
Batalioni Atlantiku i UÇK-së, monografi, Prishtinë, 2004
Përmasa kombëtare e Luftës së UÇK-së, shkrime eseistike, Prishtinë, 2005
Iluzionet, kultura, Atdheu, shkrime eseistike, IAP, Prishtinë, 2005
Udha e madhe e jetës, monografi, Prishtinë, 2005
Shenjta e kujtesës historike (Lufta e UÇK-së në anën e Malishevës), monografi, Prishtinë, 2006
Jeta në udhëkryqet e historisë, monografi, Prishtinë, 2007
Hisja e atdheut (Dëshmorit të Kombit Ymer Krasniqi), monografi,Prishtinë, 2008
Komandanti i lirisë (Dëshmorit të Kombit Shemsi Ahmeti),
monografi, Prishtinë, 2010
Gjëma e Atdheut, roman, Prishtinë, 2013

Në gazetën e përditshme Rilindja, të shpërblyer, ose të marrë për botim, i janë botuar në vazhdime edhe dy romane: Kohë e zgjebosur, 1992, dhe Përtej vdekjes, 1994, kurse romani Farë e mallkuar kishte filluar të botohej më 1989, por u pamundësua botimi i tij.
Në shtypin e kohës, në revista, në botime të veçanta, i janë botuar me dhjetëra njësi bibliografike, kritikë letrare, eseistikë, studime, kumtesa për probleme të letërsisë së Rilindjes Kombëtare dhe të letërsisë së sotme shqipe.
Deri në vitet ’90 dy herë e kishte të ndaluar veprimtarinë botuese.

Adem Demaçi ( 26 shkurt 1936 - 26 korrik 2018

Rezultati i imazhit për adem demaci"


Adem Demaçi u lind, zyrtarisht, më 26 shkurt 1936, kurse, si mësojmë nga romani “Libër për Vet Mohimin”, që ka pjesërisht edhe karakter autobiografik, u lind, në të vërtetë, në kosimet e dyta, dikund në korrik. Që nga lindja, me sa shihet, si çdo njeri të madh, do ta ndjekin vazhdimisht skajet e tipit shkurt-korrik. Se, derisa për njërën palë (Shqiptarët) do të jetë engjëlli mbrojtës i çështjes shqiptare, për palën tjetër (Serbët) do jetë satanai.

Nëse lufta për liri shënon shkallën më të lartë të emancipimit kulturor të individit dhe të popullit, atëherë mund të thuhet me gojën plot se Adem Demaçi është artikuluesi më i kulluar dhe më i fuqishëm i aspiratave liridashëse të popullit tonë.

Adem Demaçi u rrit në një familje të varfër të Prishtinës. Babai, Zeqiri, i vdiq shumë herët nga tuberkulozi. Demaçi nuk i kishte mbushur as plot tetë vjet. Gjithë barra e familjes ra mbi të vëllanë e tij të madh, Maliqin, i cili, si gazetashitës, ia doli me shumë vështirësi të siguronte kashatën e gojës për familjen (tregimi “Një Natë Bajrami”). Por, pas pesë-gjashtë vjetësh i vdiq edhe i vëllai Maliqi po nga tuberkulozi. Atëherë, për t’i mbajtur në jetë dy fëmijët e mbetur, Ajshen dhe Ademin, nënë Nazifja iu qep vekut dhe duke endur pëlhura të ndryshme, arriti t’i ushqente disi fëmijët, madje edhe ta shkollonte Demaçin (tregimet “Vegjëtarja”, “Vegjëtarja në treg”).

Demaçi do ta mbarojë shkollën fillore në Prishtinë më 1946, ku do ta kryejë edhe Gjimnazin real. Studimet në Degën e Letërsisë Botërore do t’i ndjekë plot pesë semestra në Universitetin e Beogradit, të cilat do të shtrëngohet t’i ndërprejë për shkak të sëmundjes së nënës. Ndaj, u kthye në Prishtinë dhe gjeti punë në veprimtarinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”.

Burgosjes së Tij të parë, më 19 nëntor 1958, do t’i paraprijë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Turqi (“Kthimi”, “Mestani”), aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit. Do ta goditë sidomos burgosja e gazetarit të devotshëm Sedat Dida, e cila do të ngjallë frikë e panik në mesin e punëtorëve dhe gazetarëve të “Rilindjes”. Në procesin gjyqësor të marsit të vitit 1959 të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Demaçi do të dalë hapur me kërkesën që pa bashkimin e Kosovës me Shqipëri, nuk do të ketë paqe në Ballkan. Për këto qëndrime të tij u dënua me 5 (pesë) vjet burg të rëndë. Gjyqi Suprem i Serbisë ia vërtetoi dënimin në 3 (tre vjet), të cilat i vuajti në kazamatin e Sremska Mitrovicës.

Pas lirimit nga burgu, nuk e linin të zinte punë, me qëllim që t’u kallnin edhe më shumë datën të tjerëve për pasojat që mund të kishin. Për më tepër, me ardhjen e Hrushçovit në Shkup, pas tërmetit, më 1963, e izoluan dhe e mbajtën në burg gjatë gjithë qëndrimit të tij në ish-Jugosllavi.

Megjithatë, në fillim të viteve ‘60 ishin krijuar në disa qytete të Kosovës, si në Pejë, Gjakovë e gjetiu, organizata të ndryshme, që luftonin në mbrojtje të kauzës kombëtare. Duke parë disponimin e masës për t’iu kundërvënë terrorit dhe dhunës së shtetit totalitar, veçmas politikës së egër antishqiptare, Demaçi bëri çmos të formohej Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, si dhe hartoi (bashkë me Ramadan Shalën, tash të ndjerë) Statutin dhe Programin e Lëvizjes. Lëvizja formoi komitetet e saj në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan; ndërmori një varg aksionesh për ngritjen e flamujve kombëtarë, u përpoq të vite kontakte me lëvizjet e ndryshme revolucionare dhe ta propagandonte sa më shumë çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Megjithatë, kjo LRBSH u zbulua mjaft herët dhe Demaçi si kryetari i saj u dënua me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, të cilat në fillim i vuajti në Nish, e pastaj, për ta larguar sa më shumë nga familja, e dërguan në Pozharevc, ku në kohën e ish-Jugosllavisë kishin vuajtuar dënimet shumë atdhetarë shqiptarë, midis të cilëve edhe Azem Bejta. Po e theksojmë këtë fakt, sepse kjo mbase do të jetë arsyeja që Demaçi të shkruajë në shtator të vitit 1969 dramën e parë me titull “Popu” (shkurtim i fjalëve po-litika dhe pu-shka), dorëshkrimin e së cilës e nxori nga burgu Xhafer Mahmutxhiku, kryetar i Komitetit të Prishtinës, në një arkë me dy kapakë.

Pas ndryshimeve dekorative politike në ish-Jugosllavi më 1966, dënimin ia zvogëluan në 10 (dhjetë) vjet, të cilat i vuajti ditë më ditë deri më 8 qershor 1974.

Për herë të tretë ra në burg më 6 tetor 1975 në procesin e montuar politik dhe u dënua përsëri me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, vite këto të cilat do t’i vuajë në burgun famëkeq të Stara Gradishkës. Më 21 prill 1990, me urdhërin e Kryesisë shtetërore të ish-Jugosllavisë, lirohet pesë muaj e gjysmë para se ta kryente dënimin e plotë.

Janë proverbiale fjalët e tij pas daljes nga burgu: Që nga 21 prilli i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit - në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë Shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare.

Si luftëtarit më të paepur për lirinë e mendimit, si mbrojtësit më këmbëngulës të lirive dhe të drejtave të njeriut, Paralamenti Evropian, më 4 dhjetor 1991, i dha Çmimin Saharov. Të theksojmë se këtë çmim deri më tash e kishin marrë: Saharovi, emrin e të cilit e mban, Dubçeku, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun, disa nga të cilët (Mandela, Aung Su) u bënë më vonë edhe fitues të çmimit Nobel. Me këtë rast, në Parlamentin Evropian, Demaçi tha se duke më nderuar mua, keni nderuar popullin tim të shumëvuajtur, por gjithmonë liridashës, paqedashës e krenar.

Më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër racizmit, ksenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant dhe për përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të mbështetur në të drejtat e njeriut dhe në shumësi kulturore, që do t’u bënin të mundshme grupeve etnike të ish-Jugosllavisë të jetonin së bashku në paqe e harmoni... Dhe kjo ndodhi pikërisht në kohën, kur qarqet shoviniste serbe e akuzonin për luftënxitje?!

Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel per letersi. Në shtator 1994 u kandidua sërish-tani për çmimin Nobel për Paqe, me ç’rast theksoi se ky është një nder për mua dhe një mirënjohje për popullin shqiptar. Ndërkaq, më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos. Demaçi, duke shprehur falënderimin për këtë çmim, tha: Këtë mirënjohje nuk e kuptoj vetëm si mirënjohje të punës dhe të luftës sime për të drejtat e popullit tim, por edhe si dëshirë të qeverisë e të intelegjencisë paqedashëse norvegjeze që t’i tërheqë vëmendjen opinionit të gjerë ndëkombëtar për problemin e Kosovës.

Sipas burimeve të nënës së tij u lind diku në gusht-shtator 1935, por zyrtarisht i ati Zeqiri e regjistroi më 26 shkurt 1936. Pas okupimit italian më 1941 dhe hapjes së shkollave shqipe në Kosovë, familja e regjistroi në shkollë më 1942.

Në vitet '50 Demaçi shkroi në revistën letrare "Jeta e re" drejtuar nga Esad Mekuli, dhe më 1958 shkroi romanin e tij të parë Gjarpijt e gjakut që trajton temën e gjakmarrjes në viset shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Adem Demaçi u arrestua së pari më 1958 nga regjimi autoritar i Josip Broz Titos, duke u dënuar me tre vite burgim. Pas lirimit ai e inicoi dhe u radhit në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar. U burgos sërish më pas më 1964 për dhjetë vjet burgim dhe u ridënua më 1975 me pesëmbëdhjetë vjet burgim. Më 1969 Amnesty International e njeh si të burgosur të ndërgjegjes. U lirua prej burgut në kohën e presidentit Sllobodan Millosheviç.

Ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare. Sot Adem Demaçi prehet ne Panteonin shqiptar.


Veprat letrare të Adem Demaçit

1. “Gjarpinjtë e gjakut” (roman), Jeta e Re, 1958.

2. “Gjarpijt e gjakut dhe novela të tjera” (zgjedhje), Nju-Jork, 1983.

3. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1984.

4. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim), “Lumi”, Lubjanë, 1984.

5. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim i kthyer në gjuhën letrare), “Buzuku”, Prishtinë, 1990.

6. “Kur Zoti harron” (vëllim me tregime), Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1990.

7. “Libër për Vet Mohimin” (roman), botoi autori, Prishtinë, 1994.

8. “Libër për Vet Mohimin” (ribotim), Rotanor Boksproduksjon AS, Skien Norway, 1994.

9. “La metamorfosi di Vet Mohim” (përkthyer nga Nermin Vlora Falaski), Romë, 1995.

10. Adem Demaçi, “Tung, vargu im”, “Rilindaj”, Prishtinë, 2002.

11. Adem Demaçi, “Heli dhe Mimoza”, botoi autori, Prishtinë, 2006.

12. Adem Demaçi, “Dashuria kuantike e Filanit”, “Infopress” & “Buzuku”, Prishtinë, 2007.

Librat me intervista:
1. “Kosova flet vetë” (intervistoi M. Emërllahu), “Zëri i Rinisë”, Prishtinë, 1990.

2. “Njëzet e tetë vjet - as i gjallë, as i vdekur” (intevistoi M. Hanzhek), “Lumi”, Lubjanë, 1990.

3. “Republika e Kosovës është shpallur në zemrën e popullit tim” (vëllim me intervista), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1990.

4. “Dhjetë mijë ditë robëri” (intervistoi F. Radonçiq), Danas, Zagreb, 1990.

5. “Kosova në udhëkryq”, “Albanian Esperanto-Institut”, Tiranë, 2005

Shënim: Libri i tregimeve “Kur Zoti harron” ishte gati që më 1958, por botohet pas plot 32 vjetësh. Në atë kohë botohen edhe dy fragmente: “Maliqi” dhe “S’ka paqe ndër kasolle” të romanit “S’ka paqe ndër kasolle”, të cilin ia konfiksoi dhe nuk ia ktheu kurrë më policia.

Më 1969 autori shkruan dramën, si e përmendëm edhe më lart Popu : "Politika dhe pushka", e cila u botua së bashku me kompletin e veprave më 2012.

Për veprën letrare të Demaçit kanë shkruar: Nermin Vlora Falaski, Rexhep Qosja, Sadri Fetiu, Arben Hoxha, Teki Dërvishi, Rexhep M. Shala, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Shkëlzen Maliqi, Abdullah Konushevci etj.

Libra për Demaçin dhe Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar

1. Sabri Hamiti, “Leja e njohtimit 1985” (poema dramatike “Kutia e zezë), 1985.

2. Xhafer Shatri, “Pse dergjet në burg Adem Demaçi”, Bernë, 1990.

3. “Alternativa”, nr. 1-2, Lubjanë, 1990.

4. “Alternativa”, nr. 5 Lubjanë, 1990.

5. Agim Vinca, “Popull i pandaluar”, Prishtinë, 1992.

6. Selatin Novosella, “Kosova ‘68”, Prishtinë, 1993.

7. Hajdin Abazi, “Të paepurit”, Tiranë, 1993.

8. Teki Dërvishi, “Palimpsest për Dush Kusarin”, 1993

9. Adil Pireva, “Gjashtëdhjeteteta shqiptare”, Prishtinë, 1994.

10. Selatinë Novosella, “Kosova ‘64”.Prishtinë, 1994.

11. Sefedin Fetiu, “Alternativa e kuptimit”, Prishtinë, 1994.

12. Selatin Novosella, “Kosova ‘75”, Prishtinë, 1995.

13. Fazli Greiçevci, “Gjethet e përgjakuna”, Prishtinë, 1995.

14. Bajram Kosumi, “Koncepti për subpolitikë”, Ferizaj, 1995.

15. Ukshin Hoti, “Historia politike e çështjes shqiptare”, Prishtinë, 1996.

16. Tafil Morina, “Mustafë Venhari –mësues qëndrese”, Prishtinë, 1998.

17. Lëvizja Demokratike Shqiptar, “Materiale”, Prishtinë, 1998.

18. Muhamet Pirraku, “Lëvizja popullore për faljen e gjaqeve, 1990-1992”, Prishtinë, 1998.

19. Faton Abdullahu, “Dimensionet e identitetit qytetërues”, Prishtinë, 1998.

20. Bardh Hamzaj, “Rrëfime për luftën dhe lirinë”, Prishtinë, 1999.

21. Rexhep Qosja, “Paqja e përgjakshme”, Tiranë, 1999.

22. Shyqri Galica, “Mesazhi kritik”, Prishtinë, 1999.

23. Zymer Neziri, “Isa Demaj – jeta dhe veprimtaria atdhetare”, Prishtinë, 2000.

24. Agim Zogaj, “Naim Maloku - dëshmi për për rrugën e lirisë”, Prishtinë, 2000.

25. Muhamet Pirraku, “Për kauzën kombëtare 1997-1999”, Prishtinë, 2000.

26. Safet Zejnullahu, “Lufta për Kosovën – flet komandant Remi”, Prishtinë, 2000.

27. “Misioni i Çlirimit I dhe II” (përmbledhje artikujsh)

28. Ibish Neziri, “Ahmet Haxhiu – një jetë të tërë në Lëvizjen ilegale”, Prishtinë, 2001.

29. Bedri Islami, “E fshehta e hapur e Kosovës”, Prishtinë, 2001.

30. Arif Imaj, “Feniksi i lirisë”, Tiranë, 2001.

31. Xhemil Zeqiri, “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare”, 2001.

32. Skënder Zhitia, “Dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit”, Prishtinë, 2001.

33. Bardh Hamzaj, “Paqja e gjeneralit”, Prishtinë, 2001.

34. Zymer Neziri dhe Ismail Gashi, “Avdi Kelmendi – jeta dhe veprimtaria atdhetare”, Prishtinë, 2002.

35. Shefqet Jashari – Strofci, “Pse jemi kështu siç jemi?”, Prishtinë, 2002.

36. Halit Katana, “Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës”, Tiranë, 2002.

37. Ismail Syla, “Prania e mungesës”, Prishtinë, 2002.

38. Sabile Keçmezi – Basha, “Organizatat dhe Grupet ilegale në Kosovë 1991-1989”, Prishtinë, 2003.

39. Et’hem Çeku, “Mendimi politik i Lëvizjes ilegale në Kosovë, 1945-1981”, Prishtinë, 2003.

40. Fehmi Baftiu, “Kosova – krizë ndërkombëtare”, Prishtinë, 2004.

41. Mehmet Hajrizi, “Sprova të çlirimit”, Prishtinë, 2004.

42. Remzi Baloku, Ruzhdi Baloku, “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, Pejë, 2004.

43. Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi”, Prishtinë, 2004.

44. Adil Pireva, “Vite shprese e qëndrese”, Prishtinë, 2004.

45. Et’hem Çeku, “Shekulli i ilegales”, Prishtinë, 2004.

46. Mehmet Bislmi, “Këtu i thonë Drenicë”, Prishtinë, 2004.

47. Shkëlzen Gashi, “Marrëveshja për paqe të përkohshme”, Prishtinë, 2004.

48. Agim Vinca, “Fije të pakëputura”, Shkup, 2005.

49. Grup autorësh, “Masakra në burgun e Dubravës”, Prishtinë, 2005.

50. Frrok Kristaj, “Imzot Nikë Prela”, Ferizaj, 2005.

51. Azem Beqiri, “Dhimbje krenare”, Prishtinë, 2006.

52. Selatin Novosella, “Demaçi – Metaforë Lirie”, Prishtinë, 2006.

53.Kompleti i veprave letrare - Adem Dema - 2012


Flori Bruqi 

Ukshin Hoti(1943-1999?)

Ukshin hoti.jpg


Ukshin Hoti,lindi më 17 qershor 1943  në Krushë të Madhe të Rahovecit,i biri i Nazif Hotit dhe Fatime Rrustem Danës nga Xërxa. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren dhe më pas në Prishtinë.

Pas diplomimit Ukshini vijoi studimet në vitin 1964 në Zagreb ku u diplomua për shkencat politike dhe u dallua si student i veçantë. Më pas, në vitin 1968, kreu dhe dy vite postuniversitare në Beograd ku ndoqi fushën e tij të preferuar të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe politikës.

Nisi punë në administratën e parlamentit të Kosovës dhe më 1975 nisi të jepte të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Më 1978/1979 vijoi specializime postlaureate për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Chicago, Harvard dhe Washington,[5] pasi kishte fituar bursen Fulbright.

Në vitet '70 Ukshin Hoti kishte qenë i angazhuar në disa pozita të ndryshme politike dhe arsimore në Kosovë ku fillimisht kishte rënë në kundershtim me udhëheqesit jugosllavë në Kosove dhe me sitemin e regjimit jugosllav në Kosove .

Angazhimi i Politik gjate viteve 80-dhjeta dhe burgosja e parë
Me protestat studentore të 19 nëntor 1981, mbështeti kërkesat e studentëve shqiptarë për shpalljen e Kosovës republikë u dënua me 9 vite burg. Më 1984, Gjykata Supreme e Jugosllavisë në Beograd ia zbriti dënimin në 3,5 vite burg.

Pas arrestimit vuajti denimin në disa burgje fillimisht në burgun e Prishtinës e më pastaj në burgun e Zagrebit e më vone edhe në Ljublanë e se fundi transferohet në burgun e Gjilanit. Më 1985 lirohet nga burgu por izolohet ne fashtin e tij te lindjes në Rahovec me qellim izolimin e aktivitetit te tij politik duke ju marre edhe pasaporta.

Në fillim të viteve 90 Ukshin Hoti serish i persekutuar nga regjimi serb i Milosheviçit riaktivizohet në politikë në Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK) si kryetar i degës së LDK-se në Rahovec. Me pas merr detyra arsimore për studentët në Rahovec pasi Universitetet u mbyllën me dhunë nga regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit dhe mesimet bëheshin nëpër shtepi private e në objekte fetare.

Në vitin 1992 në fshatin Brestovc të Rahovecit Ukshin Hoti organizon një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe dy vjet më parë në një demonstratë për Republikën e Kosovës. Me këtë rast ndodh një përplasje midis qytetarëve që po merrnin pjesë në homazh dhe policisë serbe e cila kishte bllokuar rrugën. Ukshin Hoti kërkoi nga policët që ta lironin, ndërsa policët serbë u përgjigjen me breshëri armësh ndaj qytetarëve të paparmatosur të Rahovecit dhe si pasojë u plagosën disa vetë. Pas kësaj ngjarjeje Ukshin Hoti arrestohet. Në këtë kohë ai jep dorëheqje nga LDK-ja pas përplasjeve që kishte pasur më herët me kryesinë e saj.

Me 1993 ai i bashkohet partisë Unitetit Kombetar Shqiptare (UNIKOMB) një parti e cila kishte në program bashkimin kombetar të Shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por pasi represioni i regjimit në Kosovë po rritej, ai në një fjalim në një homazh për nder të dëshmoreve të renë nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikes se Kosovës.

Në prill të vitit 1994 partia Unikomb i ofron Ukshin Hotit qe te bëhet lider i saj dhe kur pritej që kjo gjë të realizohej, Ukshin Hoti arrestohet rruges ne Prishtine më 17 Maj të vitit 1994 me akuzën se po punonte per rrënimin e shtetit jugosllav dhe se ishte pjesëtar i levizjes ilegale Levizja popullore per Republiken e Kosovës si dhe se partia Unikomb ishte subjekt ilegal dhe se nuk ishte e regjisturar si parti politike. Pas disa muajsh Ukshini denohet me 5 vjet burg.


Pas homazhit qe organizoi per deshmoret Ukshin Hoti arrestohet ne vitin 1993 dhe denohet me 55 ditë burg, dhe ne kete kohe braktisë edhe LDK-në

Dhe pas lirimit organizon takime dhe merr pjesë ne disa tubime politike ne Maqedoni (Kondovë, Tetova 1 e 2), me qellim te zhvillimit te idesë për bashkimit kombëtar.

Gjatë burgimit të tij, partia “’Unikomb’’’lufton për lirimin e tij, duke u përpjekur ta bëjë të njohur Ukshin Hotin dhe mendimet e tija jashtë kufijve të Kosovës. Shkrimi i aktit të tij të mbrojtjes, është përkthyer në disa gjuhë dhe është shfrytëzuar si mundësi për ta bërë atë të njohur. Shoku i tij Bislim Elshani, po ashtu nxjerr një broshurë në lidhje me Ukshin Hotin : “Politika në Pranga”. Rasti i Ukshin Hotit më në fund bie në veshët e Parlamentit Evropian. Kështu, kur fillon lufta në Kosovë në mars 1998, bëhet një kërkesë në Këshillin Evropian që autoritetet e Beogradit ta bëjnë lirimin e parakohshëm të Ukshin Hotit. Ndonëse KNKK-ja e ka takuar më 1 mars 1999, Beogradi nuk ka pranuar të shqyrtonte lirimin e tij. Në tetor Parlamenti Evropian me propozimin e Partisë Radikale Transnacionale me seli në Romë, vendos ta nominojë Ukshin Hotin për çmimin Saharov.


 Megjithatë, ishte Presidenti Ibrahim Rugova që e fiton këtë çmim në dhjetor të vitit 1998. Në shkurt të vitit 1999, gjatë konferencës së Rambujesë, që kishte për qëllim ta ndalojë luftën në Kosovë, përfaqësuesit e Kosovës të ballafaquar me përfaqësuesit serbë kërkojnë sipas Hydajet Hysenit, atëherë anëtar i delegacionit shqiptar, lirimin e Ukshin Hotit me qëllim që të mund të marrë pjesë në bisedimet për Kosovën, gjë të cilën Serbia e refuzon edhe një herë. Po ashtu komunikon, me familjen e tij në veçanti me motrën e tij Myrveten, e cila të gjitha letrat që merrte nga i vëllai ua shpërndante gazetave në Kosovë dhe në masën më të madhe redaksisë së "Zërit të Kosovës" në Zvicër. Fshati i lindjes së Ukshin Hotit, Krusha e madhe, bombardohet më 25 mars të vitit 1999. Më pas, forcat serbe hyjnë në fshat duke krijuar një kaos tek banorët. Policia serbe depërton në shtëpinë e Ukshin Hotit dhe atë të prindërve të tij, shkatërruan gjithçka dhe në fund i vënë flakën. Supozohet se midis veprave të djegura të ketë qenë dhe teza e tij e doktoraturës që nuk arriti ta mbronte pas shpërthimit të luftës. Ekziston dyshimi që ndonjë kopje e saj mund të gjendet në ndonjë arkiv universitar të Prishtinës apo Zagrebit. Ndërsa banorët e fshatit marrin arratinë dhe gjejnë strehim nëpër vreshta dhe kodra. Kështu familja e Ukshin Hotit ndahet me dhunë nga policia serbe. Vëllai i tij Ragipi, duke dashur të gjejë gruan dhe vajzën e tij kthehet në fshat, për të mos u kthyer më. Trupi i tij i pajetë do të gjendet 53 ditë më vonë. Prindërit e Ukshin Hotit shkojnë në një fshat të afërt, në Nagavc, ku gjendeshin dhe mijëra banorë të ardhur nga fshatrat përreth. Edhe ky fshat bombardohet dhe Nazifi, babai i Ukshin Hotit, plagoset në krah nga një shpërthim granate.

 I moshuar, i pafuqishëm dhe në pamundësi për t’u shëruar, ai do të ndërrojë jetë nga plagët e marra më 18 prill të vitit 1999. Në këtë periudhë, kur Ukshin Hoti po vuante dënimin e tij në burgun e Nishit në Serbi, ai dhe shumë të burgosur të tjerë do të transferohen sërish në burgun e Dubravës.

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste që gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. Sipas Bajrush Xhemailit, një nga të burgosurit, ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, ditën e diel, me 16 maj 1999, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Që atëherë nuk dihet gjë për të. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb. Tre ditë më vonë, me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. Rojet dhe paramilitarët serbë zbrazin rafalet e tyre mbi të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Organizata mbi të drejtat e njerit Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vuri në dukje dëmet që do t’i publikojnë më vonë në raportin e tyre.

Veprat

Lufta e ftohtë dhe detanti, 1975;
Filozofia politike e çështjes shqiptare, 1995;
Bisedë përmes hekurash, 2000.

Të tjerët për Ukshin Hotin

Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."



Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."

Flori Bruqi 

Ekrem Kryeziu (1943-)



Ekrem Kryeziu (1943, Pejë, Shqipëri), është regjisor produktiv filmash dhe televizioni, autor filmash dhe producent filmash nga Kosova.

Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës.

Diplomoi për dramaturgji nga klasa e profesor Josip Kulungjiçit në Akademinë e filmit në Beograd. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhën shqipe të Televizionit të Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor televizioni dhe kinematografiei. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Është regjisor produktiv filmi, televizioni dhe teatri në Kosovë.

Ekrem Kryeziu, ne TVB nga fillimi 1966 që si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe "Uka i Bjeshkëve të Nemura" (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme.

Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari "irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi". Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës "Labia" dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor.

Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e Luftës së Kosovës në prill 1999, dëbohet si shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në ShBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike.

Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve "Një lindje" ka fituar çmimin ORWO, më 1973; dy seriale televizive ("Po e zëmë, po e zëmë" 1971, skenarist e regjisor dhe "Pranvera në Prishtinë" 2001, skenarist); tri teledrama ("Të ngujuarit" 1972, "Epoka para gjyqit" 1978, "Xhani Ballkaneze" 1980); tetë filma TV ("Buka" 1974, "Por" 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit Televiziv në Portorozh të Sllovenisë, "E kafshoja terrin" 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar "Prix d’Italie", në Milano, "Kur pranvera vonohet" 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Gjurmë të Bardha" 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Një jetë e tërë" 1980, "Gjurmë të Bardha" 1980, që mori çmimin "Arena e Bronztë" për regji në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë në Pula të Kroacisë, "Viktimat e Tivarit" (1993) dhe "Rruga pa kthim" (1994); dy videokomedi, "Pa pardon" dhe "Sherif Patrioti" (1995); dy filma artistikë, "Buka e hidhur" dhe "Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna" (1997). Në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e dramave "Të ngujuarit", (1971) Prishtinë, "Epoka para gjyqit" (1978 dhe 2003), Teatri Popullor, Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, "Korridoret e Tmerrit" (2002), Teatri Kombëtar, Prishtinë, "Lulëkuqet" (2004), Teatri Kombëtar Gjakovë, "Teuta ose qerrja e fitores" (2004).

Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.


Veprat : 

Kodi i jetes - (2009), Regjisor dhe skenarist
Rruga pa kthim - (1998), Regjisor
Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna - (1997) , Regjisor & Skenarist
Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjurmët e bardha - (1980), Regjisor & Skenarist
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor
Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist
Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist
E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist
Dita e mërgimtarëve - (1975), Regjisor
Pikë e gurë - (1975), Regjisor & Skenarist
Brigada e VII e Kosovës - (1974), Regjisor & Skenarist
Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist
Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Hleb - (1973) (TV), Regjisor
Një lindje - (1973), Regjisor & Skenarist
Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjenerata e parë e baletit të TPK-Shkëndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist
Shkëndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Të ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Kronika nga Shqipëria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Po e zëmë, po e zëmë - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist
Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Editor
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)
Pikë e gurë - (1975)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)
Kullat e Junikut - (1973) (TV)
Dasma - (1969) (TV)
Asistent
Crveni udar - (1974) (third assistant director)
Uka i Bjeshkëve të Nemura - (1968) (second assistant director)
Producent
Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkë prodhues)
Por - (1974) (TV) (asistent)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent)

Flori Bruqi

Rexhep Ferri(1937-)

Rezultati i imazhit për rexhep fewrri"


Rexhep Ferri , lindi  në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi Shkollën e Mesme të Artit në Pejë. Në vitin 1962 botoi poezitë e para, nga cikli “Shëtitësit e lodhur” në revistën letrare “Jeta e re” në Prish­tinë dhe paralajmëroi se poezia dhe letërsia në përgjithësi do të jetë preokupimi i tij pothuaj po aq sa edhe artet pamore. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monu­mentale në Akademinë e Arteve në Beograd ndërsa në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare po në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës për kontributin e tij në fushën e arteve figurative. Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Pri­shtinë. Nën drejtimin e tij nga ky institucion do të dalin emra tashmë të njohur të arteve pamore në Kosovë dhe më gjerë.

Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës zgjidhet në vitin 1996, ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2000.

Ka organizuar shumë ekspozita të pavarura në vend dhe jashtë, ka marrë pjesë në manifestime të rëndësishme, ekspozita, bienale, takime, në Kosovë, në Ish Jugosllavi, por edhe në Francë, Itali, Gjermani, Turqi, Egjipt, etj.

Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK.

Në vitin 2010 ASHAK botoi Monografinë ku psqyrohet i tërë opusi i tij artistik, të cilës i prin prezantimi i Gëzim Qendros.

Ka botuar disa përmbledhje me poezi, si dhe ese dhe romane.



Puna krijuese

Ekspozitat e pavarura:

1967 - Galeria e Qendrës Kulturore në Prishtinë.

1968 - Galeria Graficki Kolektiv në Beograd.

1969 - Galeria Darte II Cenacolo, Vicenca – Itali.

1973 - Galerina Grafi?ki Kolektiv në Beograd.

1976 - Galeria Kulturni Centar në Beograd.

1977 - Galeria Lambert në Paris (Francë).

1982 - Galeria e Arteve në Prishtinë.

1983 - Galerinë e Arteve në Sarajevë.

1989 - Galeria Vakko në Ankara, (Turqi).

1995 – Galeria Kulla e Balshajve, Ulqin.

1997 - Galeria Dodona, Prishtinë.

2001 - Galeria Kombëtare, Tiranë.

2007 – Galeria e Arteve e Kosovës

2012 – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.

2013 – Galeria Kombëtare, Tiranë.


Ekspozitat e rëndësishme të përbashkëta:

1972 mori pjesë në Bienalen Mediterane të Aleksandrisë në Egjipt.

1982 dhjetë artistë nga Kosova, Galeria Forum Zagreb.

1985 merr pjesë në ekspozitën “Arti bashkëkohor i Kosovës” në Galerinë Breht në Munih – Gjermani.

2007 mori pjesë në ekspozitën “L‘art moderne kosovar” në Cité internationale des arts – Paris.


Botimet:

Punë gjaku, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Qafa e diellit, poezi Rilindja, Prishtinë, 1981.

Këmisha e bardhë, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1984.

Trekëndësh me detin, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Në profil, Rilindja, poezi, Prishtinë, 1992.

Ndoshta ishte dashuri, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Atdheu im torzo, roman, Rilindja, Prishtinë, 1998; Onufri, Tiranë, 2009.

Portreti i një vetmie, poezi, Rilindja, Prishtinë, 2003.

Frikë nga Gernika, roman, Onufri, Tiranë, 2004.

Njeriu po kush tjetër, roman, Onufri, Tiranë, 2005.

Shapo Albane, Onufri, roman, Tiranë, 2006.

Humbës i lumtur, poezi, Toena, Tiranë, 2007.

Historia e hijeve, ese, Onufri, Tiranë, 2008.

Harrimi antik, poezi, Onufri, Tiranë, 2009.

Britma e Munkut, roman, Onufri, Tiranë, 20011.

Portreti në monedhë, roman, PEN Qendra e Kosovës, 2013.

Gabimet e bukura, ese, ASHAK, Prishtinë, 2015.

Monografia Rexhep Ferri, përgatitur nga Gëzim Qendro.


Shpërblimet dhe mirënjohjet:

1971 - Çmimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës.

1975 - Çmimi për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës.

1997 - Shpërblimin "Penda e artë" për poezinë më të mirë të botuar në revistën "Fjala" gjatë dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë.

2014 – qyteti i Vlorës e shpalli Qytetar nderi.

Idriz Berisha-Xhixhi(1953-)



Fotografia e Idriz Berisha Xhixhi

Idriz Berisha – Xhixhi është piktor e poet, ka lindur më 1953, në Dobërdol të Klinës. Ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë, kurse akademinë e arteve në Universitetin e  Prishtinës. Nga vitet ’80 të shek. të kaluar është angazhuar në rrjedhat e artit figurativ të Kosovës si anëtar i SHAFAK-së dhe rregullisht merr pjesë në ekspozitat që organizon ky asociacion brenda e jashtë vendit. Rreth tri dekada ka punuar si mësimdhënës i artit në disa shkolla të Malishevës e të Klinës. Në vitet 1997-1998 punoi në Këshillin Komunal të Arsimit të Klinës, këshilltar i kulturës, kurse gjatë luftës u angazhua në radhët e UÇK-së me punë profesionale.
Ka dhënë ndihmesën e tij në fushën e kulturës me angazhime të ndryshme në trojet shqiptare dhe jashtë, me veprimtari figurative e letrare. Ka bërë ilustrime të shumta librash, dhjetëra skenografi dramash, festivalesh e koncertesh dhe ka marrë pjesë në disa koloni artistësh në hapësirën kombëtare. Ka marrë disa çmime për pikturë: në Sallonin e Nëntorit të SHAFAK-së, Prishtinë, 2012; Piktor i vitit 2012 (Pegasi – Albania), Piktor –  artist i shquar 2015 (Pegasi – Albania); Çmimi special, Global Art 2, Kosova Art; Çmimi “Agim Ramadani” – ekspozita e përbashkët QK, Cyrih, Zvicër; Çmimi i parë në konkursin gjithëkombëtar për “Vitin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut” (Prizren, qershor 2018), si dhe një varg mirënjohjesh e çmimesh të tjera.
Poezitë e tij janë përfshirë në disa antologji.
Deri tash ka botuar:
Bindi i dheut, poezi, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2012.
Udhëtim mes dy Drinash, poezi, KSH “Vorea Ujko”, 2014, 2018.
Në ç’kohë të gjeta, poezi, “Rozafa”, Prishtinë, 2015.
Arti i daltuar (Arsim Berisha, gjurmë arti, kulture e jete), bashkautor, ”Rozafa”, Prishtinë, 2017).

Në cep nate(poezi,2019)



-Monografi kushtuar artistit Arsim Berisha,piktor,valltar,koreograf e veprimtar i kulturës në Zvicër(2017),bashkëautor me Ismet Krasniqi .

Është anëtar i SHAFAK(Shoqata e Artistëve aplukativ e figurativ të Kosovës,SHSHK,PEGASI ALBANIA.


Është i përfshirë në disa Enciklopedi e libra me poezi të poetëve të njohur dhe në ate të AKADEMISË SË SHKENCAVE E ARTEVE TË KOSOVËS si krijues i suksesëshëm.


Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...