Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/18

Kastriot Tusha(1964-)

Kastriot Tusha (lindur më 14 prill 1964 në Elbasan) është tenor shqiptar.
Kastriot Tusha.jpg

Mësimet fillestare për kanto i mori në Shkollën e Mesme të Muzikës "Onufri" (Elbasan) nga viti 1978 deri në vitin 1982. Në vitet 1983-1984 kryen kursin 9-mujor të krjimtarisë popullore për kanto në Tiranë. Në vitin 1984 fillon studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, dega kanto, nën drejtimin e tenorit të mirënjohur Gaqo Çako. Përveç detyrimeve shkollore, në këtë periudhë ka zhvilluar aktivitet koncertor me pianiste dhe orkestra. Mbrojtjen e diplomës e bëri me rolin e Pinkertonit nga Opera "Madam Buterfly" e Puçinit, me Orkestrën e Akademisë së Arteve.

Pas mbarimit të studimeve u emërua solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, kohë në të cilën ka realizuar disa role kryesore. Nga viti 1999 e në vazhdim është pedagog i kantos në Akademinë e Arteve.

Kastriot Tusha ka treguar aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasike, muzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane. U paraqit në koncerte në Kosovë, Maqedoni, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Angli, Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, ShBA, Kanada, etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: "Kastriot Tusha me Miqtë", "Latino American Classic", "Vikena Kamenica & Kastriot Tusha", "Tre Tenorët" etj.

Me rastin e premierës së operës të parë kosovare Dasma arbëreshe Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit.

Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik.
Kastriot Tusha këndoi himnin kombëtar të Gjermanisë me rastin e një ndeshjeje të boksit, për titullin e kampionit te Evropës, për te cilin ndeshej dhe shqiptari Luan Krasniqi. Kjo ndodhi pas kërkesës së vet boksierit.

Rolet operistike 

1989. TOB - Opera "Pagliacio" (në rolin e Beppes).
1989. TOB - Opera komike "Paja" (në rolin e Kolës).
1990. TOB - Opera "Peshkatarët e Perlave" (në rolin e Nadirit).
1990. Katedrale Tiranë - Mozart "Requiem" për solist, kor dhe orkester (tenori). Trupa e TOB-së.
1991. TOB - Opera "Traviata" (në rolin e Alfredos).
1992. TOB - Opera "Mrika" (në rolin e Dodës).
1992. TOB - Opera "Trovatore" (në rolin e Ruiz).
1993. TOB - Skena nga Opera "Rigoleto" (në rolin e Dukës).
2003. Teatri Kombëtar Prishtinë - Opera "Dasma Arbëreshe" (në rolin e Arbrit).

Veprat muzikore 

Jeto jetën
Serenata
Dua më shumë Shqipërinë
Disa nga këngët e tij
Vitet ikën tutje
Shqipëri falemderit
Ti Shqipëri më jep nder
O Korça ime
Mos harrojmë Adem Jasharin
Lërmë të të puth
Drenusha ime
Emocione nga Turqia
Veç nje dite te jetoja prane teje
Je si yll e je si hene
Jo ... se nena dhe tata nuke don
Çapkënia
Për datëlindje
Falni Dashuri
Intimitet - orkestrale për kitarë
Ditë të bardha
Jepma mollën
Rinia nuk vjen më
Turkesha gazmore
Vajze xheloze
Zëri i jetës

2019/11/17

Murteza Osdautaj (15prill 1964-)


Fotografia e Murteza Osdautaj


Prof.Dr.Murteza Osdautaj 

Murteza Osdautaj,lindi në fshatin Isniq të Deçanit me 15 prill 1964. Është  Drejtor i  përgjithshëm i Departamentit për  planifikimi dhe mbikëqyrje  e zhvillimit të sistemit të shkencës dhe teknologjisë  pranë  Ministrisë  së Arsimit,Shkencës  dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. 

Fotografia e Murteza Osdautaj

 Dhjetor 1989 : Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe

Fusha kryesore e profesionit Letërsia shqipe e realizmit, letërsia shqipe neoklasiciste, Kritika letrare, shkollat e studimit të letërsisë(Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filologjik,  Prishtinë, Kosovë)
Fotografia e Ismet Osdautaj

Datat Shtator 1997 :  Magjistër i shkencave filologjike (Letërsi)

Fusha kryesore e profesionit Letërsia shqipe e realizmit, letërsia shqipe neoklasiciste, Kritika letrare, shkollat e studimit të letërsisë

Emir dhe tipi i organizatës që ka ofruar edukimin/trajnimin Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, Kosovë

Niveli sipas klasifikimit ndërkombëtar dhe Evropian

ISCED 5A – shkalla e dytë, EQF 6


Dhjetor 2002:  Ciscocertifiednetworkassociation (CCNA)

Fusha kryesore e profesionit Hardueri dhe softueri për rrjetat kompjuterike, konfigurimi dhe planifikimi i rrjetave të mëdha WAN dhe të vogla LAN(CiscoNetworkAcademy - USA).


Datat Dhjetor 2003: Microsoft Application Specialist (MAUC)
Fusha kryesore e profesionit Specialist për aplikacionet e Microftit të paketave Windows, Office, SQL Server etj.(Microsoft Corporation - USA;ISCED 5 – shkalla e parë, EQF 5)

Fotografia e Bardhyl Tushi

Datat Qershor 2008 :  Doktor i shkencave filologjike (Letërsi)

Fusha kryesore e profesionit Letërsia moderne shqipe, teoritë letrare, shkollat e studimit të letërsisë( Universiteti iPrishtinës, Fakulteti Filologjik)

Niveli sipas klasifikimit ndërkombëtar dhe evropian

ISCED 6,EQF 8

Datat Prill 2009 : Masteri shkencave të edukimit (edukimi special)
Fusha kryesore e profesionit Arsimi I personave me nevoja të veçanta(Universiteti iPrishtinës, Universiteti I Juvaskulës-Finlandë dhe FSDEK, Fakulteti i Edukimit-Prishtinë)
Niveli sipas klasifikimit ndërkombëtar dhe evropian ISCED 5A – Shkalla e dytë

Fotografia e Murteza Osdautaj
Tetor 2008-janar 2009 : Ligjëruesi lëndës Arsimi Inkluziv në projektin PARK

Tetor 2010-shkurt 2010:Ligjërues i lëndës Letërsia e Romantizmit në Fakultetin e Edukimit-UP (Gjakovë)

Nëntor 2010-Mars 2011: Ligjërues i lëndës Kulturë gjuhe dhe shkrim akademik nëprogramin për aftësim dhe kualifikim tëmësimdhënësve (AKM)

Tetor 2011- janar 2012 : Ligjërues i lëndës Shkathtësi të mësimit akademik, në vitin e parë të drejtimit parashkollor – Fak. i Edukimit në Gjakovë.

Shkurt 2012-qershor 2012 : Ligjërues i lëndës Kulturë gjuhe dhe shkrim akademik në programin për aftësim dhe kualifikim të mësimdhënësve (AKM)

Shkurt 2012-qershor 2012 : Ligjërues i lëndës Kulturë gjuhe dhe shkrim akademik në programin për aftësim dhe kualifikim të mësimdhënësve (AKM)

Shkurt 2012- tetor 2012; shkurt 2013 – tetor 2013 : Shkrim Akademik dhe kulturë gjuhe, në vitin e dytë të drejtimit Arkitekturë – UBT - Prishtinë.
Fotografia e Nuri Osdautaj
Mars 2013-tetor 2013 : Edukim special - Inkluziv në programin për aftësim dhe kualifikim të mësimdhënësve (AKM)

.Mars 2013-tetor 2013:Teori e mësimit dhe punë praktike, Kolegji AAB – dega Gjakovë


Tetor 2013- tetor 2015 : Shkrim Akademik dhe kulturë gjuhe, në vitin e dytë të drejtimit Arkitekturë – UBT - Prishtinë.

Tetor 2015 - tetor 2016 : Ligjërues i lëndës Kulturë gjuhe dhe shkrim akademik në programin për aftësim dhe kualifikim të mësimdhënësve (AKM) , Universiteti i Prishtinës dhe MASHT-Prishtinë.

Fotografia e Berat Dakaj
Nga 2008: Kryetar I Bordit të Qendrës për Inovacione dhe Transfer të Teknologjisë, të Kosovës

Nga 2008 : Anëtarë i Komisionit shtetëror për hartimin e Strategjisë për Qeverisje Elektronike

Nga 2008, anëtar i Grupit Qeveritar për Inovacione dhe kohezion Social

2009: Anëtarë i grupit hartues të Programit Kombëtar të Shkencës

2007 – 2009, Anëtar i grupit qeveritar për hartimin e ligjit për Institutin Albanologjik.

2010 - 2019; Anëtar i Këshillit Shkencor të MASHT

2011: Anëtar i grupit profesional të UP-së për hartimin e strategjisë për kërkim shkencor të UP-së

2012 :Hartues i Draftit të rishikuar të Ligjit për Veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe tranfer të teknologjisë
Fotografia e Erestina Osdautaj
2012: Kryesues i grupit punues për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të inovacioneve në Kosovë (OECD).

2012: Anëtarë i grupit ndërkombëtar për hartimin e strategjisë së Ballkanit perëndimor për hulumtim dhe zhvillim dhe inovacione (Banka Botërore).

2013 :Kryetar i grupit qeveritar për draftimin e ligjit për Akademinë e shkencave dhe arteve të Kosovës

2014 – 2019 :Anëtar i këshillit Kombëtar të Librit – Kosovë
2015 Kryetar i grupit qeveritar për hartimin i Ligjit për inovacion dhe transfer të teknologjisë

2008-2018 :Redaktor i botimit të kumtesave “Kumtesa” nga konferenca vjetore e shkencës ‘Java e shkencës”.



Librat e botuara:

1. Haleluja në gjumë (poezi) - ‘Dielli’, Prishtinë, 1995
2. Vdekja e Sizifit (poezi), KL “Jusuf Gërvalla”, Deçan, 1996
3. Lumenj të shterruar(poezi) – Eurorilindja, Tiranë, 1999
4. Psalme dhe sakrilegj (poezi), Pejë, 2000
5. Fjalë dhe gurë (poezi), SHKP – Pejë (bashkautor) 2003
6. ‘Leximi poetik’ (studim kritik) ese për poezinë bashkëkohore,Shoqata e Artistëve Pejë, 2008
7. Hermesii ndalur, monografi (Bashkautor), Prishtinë 2007.
8. Poetika e DritëroAgollit, SHB ‘Faik Konica’, Prishtinë, 2011
9. Kompozicioni i Veprës Epike, ‘Faik Konica’ , Prishtinë, 2012
10. Puhizë mbi Koshare. Përmbledhje poezish (bashkautor),‘Faik Konica”, Prishtinë, 2014
11. Poetika Kontekstuale e tekstit ShSh të Kroacisë , Zagreb, 2014
12. Psalme dhe nudo (poezi), ShB ‘Faik Konica’, Prishtinë, 2016
13. Psalme dhe djaj (poezi), ShB ‘Armagedoni”, Prishtinë, 2018
14. 53 (poezi), ShB ‘Armagedoni’, Prishtinë, 2019.

Dispensatëbotuara për studentë:

1. Fillet e shkrimit Akademik, dhe
2. Arsimi special dhe qasja ebarabartë e FNV nëshkollë

Libra në botim

1. Novatorizmi dhe avangardizmi në poezinë shqipe (D. Agolli dhe Ismail Kadare);
2. Mitologjia botërore në letërsinë shqipe;
3. Arsimi Special, historia dhe zhvillimi, libër universitar për studentë të fakultetit të edukimit;

Fotografia e Murteza Osdautaj

Kumtesat shkencore:

1. Format e narracionit në romanin shqiptar të viteve nëntëdhjetë, konferenca ndërkombëtare vjetore e Institutit Albshkenca, shtator 2008 (Tiranë).
2. Format e polifonisë dhe karnevaleskës në romanin e DritëroAgollit, konferenca ndërkombëtare vjetore e Institutit Albshkenca, shtator 2009 (Tetovë).
3. Perspektivat e Ndikimit të Qendrave burimore në zhvillimin e Arsimit Special në Kosovë, Konferenca ndërkombëtare për Arsimin parauniversitar, Prishtinë 2009
4. Arsimi i lartë, bizneset dhe trendët e zhvillimeve shkencore në Kosovë, Konferenca ndërkombëtare për inovacionin, shkencën dhe zhvillimin biznesor në Evropë, Bruksel 2009.
5. Hulumtimi Shkencor, karakteristikat dhe perspektivat e ndikimeve të tij në zhvillimin socioekonomik te Kosovës, Manifestimi ndërkombëtar ‘Java e Shkencës në Kosovë’ Prishtinë 2009.
6. Aspekte te ndertimit të personazhit në romanin shqiptar të viteve 90-të - Konferenca ndërkombëtare “Java e Albanologjisë“ – Instituti Albanologjik i Prishtinës, nëntor 2010
7. Kompozicioni i poemave të Agollit, Konferenca vjetore kombëtare e shkencës “Java e Shkencës” 2011
8. Probleme terminologjike, funksionale dhe metodologjike rreth arsimit special dhe qendrave burimore në Kosovë, Konferenca vjetore kombëtare e shkencës “Java e Shkencës” 2011
9. Gjendja e hulumtimeve shkencore në Ballkan dhe Kosovë, studim krahasimtar, Java e Shkencës 2012, Prishtinë.
10. Identifikimi i fëmijëve me nevoja të veçanta, kërkesë dhe pengesë e zhvillimit të gjithpëfshirjes në arsim në Kosovë, Java e Shkencës 2012, Prishtinë.


Punimet  të publikuara shkencore:

1. Mimeza në Veprën e ‘Lahuta e Malsisë‘ – 6 vazhdime, Ars Poetika, 2002 1,2,3,4
2. Orfeu dhe poezia e një Poeti – 5 vazhdime Ars Poetika, 2004 3,4,5,6
3. Aspektet e mitit biblik në veprën e EthemHaxhiademit, ‘Zëri’-2003
4. Simboli i Kalit të Trojës dhe paraqitja e tij në letërsinë shqipe, 10 vazhdime, ‘Dukagjini’ 2002
5. Miti i Prometeut, 5 vazhdime, Simbolika e Mitit të Sizifit,
6. Simbolika e Kullës dhe arketipi i saj, ‘Zëri’ 2000
7. Poezia ‘Laookonti’ – simboli i sakrificës së përjetshme
8. Aspekte të paganizmit, ese, ‘Dukagjini’ 4, 2001
9. Subgjuha e një poeti, ese në 4 vazhdime,



Libra të pabotuar:

1. Kompozicioni dhe Mimezisi – shqyrtime teorike për veprën e Gjergj Fishtës
2. Mitologjia dhe letërsia
3. Perspektiva e ndikimit të Qendrave Burimore në Zhvillimin e Arsimit Special në Kosovë (temë për master).

4. Shkrimi akademik, tekst universitar për studentët e shkencave humane. (e shpërndarë në formë dispense)

Ka të botuara edhe afro 25 recensione të shkurtra në disa gazeta periodike dhe ditore të Kosovës.
Njëkohësisht prej 1999 e deri 2003 ka të  botuara   rreth 80 punime poetike e letrare nëpër gazeta të ndryshme.

Flori Bruqi

Dijana Toska(1965-)




Dijana Toska,  është lindur në Shkup, Republikën e Maqedonisë së Veriut më datë 04.06.1965. Rjedh nga një familje veprimtarësh, Familja Shuku. 

Shkollën fillore dhe të mesme i mbaron në Shkup. Ciklin e parë të studimeve i përfundon në Universitetin shtetëror të Tetovës në Fakultetin për Gjuhë dhe letërsi angleze dhe merr titullin Profesor i Gjuhës dhe letërsisë angleze. 

Në vitin 2012 e përfundon ciklin e dytë të studimeve në UEJL në Tetovë në Fakultetin e shkencave politike dhe administratës publike, dega Diplomaci dhe me mbrojtjen e temës të magjistraturës me titull “Lobimi si mekanizëm i rëndësishëm i ndikimit diplomatik” merr titullin Magjistër i Diplomacisë.

 Vite të tëra ka punuar si Profesor i Gjuhës angleze ndërsa që nga viti 2012 mban postin më të lartë në administratën shtetërore si Këshilltare shtetërore për promovimin e eksportit dhe marrëdhënieve ndërkomëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Agjencinë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të RMV-së.

 Ka ndjekur shumë trajnime dhe seminare të ndryshme nga fusha e administratës publike si dhe ka qenë anëtare në grupe të ndryshme punuese në vend dhe jashtë saj dhe njëkohësisht ka marrë pjesë në grupin e ekspertëve si dhe ka qenë koautor në përpilimin e “Manualit për zgjidhjen e konflikteve mes qeverive dhe sindikatave” në kuadër të ITC/ILO, në Torino të Italisë.

Me poezi merret që nga rinia e hershme. Në vitin 2014 e boton dhe promovon librin e parë me poezi në gjuhën shqipe “Gërsheta malli” e cila përmban gjithsej 70 poezi. 

Në vitin 2017 e boton dhe promovon librin e saj të dytë “Rruazat e jetës”.

Në vijim është duke punuar intenzivisht në tre libra nga të cilat dy përmbledhje me poezi dhe një përmbledhje me tregime të cilat duhet të botohen në vitin 2020. 

Ajo është e njohur si autore e teksteve për këngë për fëmijë dhe ka qenë aktive me pjesëmarrje nëpër festivale mbi dhjetë vite me rradhë në vend dhe rajon. 

Poezitë e saj rregullisht botohen në portalet letrare elektronike si dhe janë të përfshira në shumë antologji si: Antologjia e poezisë moderne shqipe; Panorama e krijimeve të zgjedhura për nder të manifestimit – Ora e Astritit; Antologjia e parë Ars-Albanica; përmbledhja e krijimeve letrare nga autorë të njohur shqiptarë “ILLZ” i cili botohet në Tiranë, përmbledhja letrare MAPO Letrare në Tiranë si dhe në shumë tjera.

 Në mënyrë aktive merr pjesë në organizimin e ngjarjeve kulturore, kryesisht në ngjarjet letrare në vend dhe në rajon.

DijanaToska çdoherë thot:

“ Qëndrimi im çdoherë ka qenë dhe do të jetë ky: Të jesh grua është më shumë se kompleksitet i mënyrës të të menduarit. Do të thotë, një forcë interaktive, forcë njerëzore e cila e inspiron intelegjencën e saj, botën e lirë, kreativitetin i cili e karakterizon me të gjitha dëshirat dhe ëndrrat. Personalisht unë Gruan e më shumë e shoh si një potencial kryesor në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë”


Mustafë (Nezir) Haziri( 1966-)

Mustafë Haziri



Prof.Dr. Mustafë Haziri , lindi në fshatin Leçinë të Skenderajit më 03.01.1966. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Skenderaj ne vitin 1983. Fakultetin filozofik në Universitetin e Prishtinës e kreu më  1987 .Në vitin 1989 filloi punën si mësimdhënës në shkollën fillore në Shipol.

Punoi  si profesor në Gjimnazin "Frang Bardhi", rreth 20 vjetë ,ndërsa në vitin 2008 u emrua drejtor i shkollës  fillore ''Shaban Idrizi'' ne Zhabar të Mitrovicë.Në vitin 2010 e përfundoi masterin në Universitetin e Prishtinës, dhe Doktoroi në leminë e Historisë.

Është bashkëpunëtor i jashtëm  i Institutit të Historisë dhe Institutit Albanogjik dhe bashkautor në projektin për Historinë e Kosovës si dhe bashkëpunëtor në projektin e enciklopedisë së hartuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës .

Është autor i 2 monografive dhe i mbi 38 punimeve shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit në revistat kredibile ndërkombëtare me impakt faktor,

Ai është organizator i shumë konferencave shkencore brenda dhe jashtë vendit , fitues i bursit ndërkombëtar CIPUS .
Është anëtar i bordit të Universitetit "Isa Boletini" ne Mitrovicë, sekretar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës si dhe kordinator i Qendres për studim dhe hulumtim në Mitrovicë .

Botime nga  
Mustafë (Nezir) Haziri

1.Dasma gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit XX në rrethinën e Preshevës , Preshevë, 2012.

2.Shtypi i kohës për Grevën e Minatorëve tëTrepçës ,2012

3.Greva e minatorëve të Trepçes ne Stan - Terg 1989, 2011

3.Monografi per "Shaban Idrizin ",2012 .

4.Shtypi vendor dhe i huaj për Grevën e Minatorëve të Trepçes në Stan-tërg, 2010.

5. Trepça ndër shekuj ,Mitrovicë ,2012 .

6. Mardhenjët Shqiptaro – Jugosllave” , gjatë vitit 1945 - 1950 , 2014.

7. Zhvillimi i arsimit shqip në Mitrovicë me rrethinë gjatë sundimit Austro – Hungarezë ,
Mitrovicë, 2015 .

8. Roli dhe rëndesia historike e deklaratës së 2 Korrikut në historiografinë  bashkëkohore të Kosovës.

9. Tranzicioni në jugosllavi gjatë vitit 1986 – 1989 dhe ndikimi i grevës së minatorëve të trepcës në zhvillimet e mëvonshme politike në Kosovë ,Durrës, 2015.

10.Personaliteti i veprimtarit te çështjes kombëtare “Shaban Idrizit” , dhe kontributi i tijë në fushën e Arsimit Shqip në Mitrovicë me rrethinë,Mitrovicë, 2015

 11. Kontributi i Mitrovicës me regjion në shpalljën e pavarësise së Shqipërisë,2015

12. Personaliteti i heroit kombëtar Isa Boletini dhe kontributi i tij nëshpalljën e pavarësise së Shqipërise,Prishtinë, 2016.

13.Veriu i Kosovës dhe pozita gjeografike dhe gjeostrategjike gjatëshek. XX,2016.

 14. Gadishulli ballkanik dhe çështja shqipëtare gjatë shek, XX, 2016

15. Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zona e parë operative e Drenicës ,2016.

16.Veshjët kombëtare dhe diversiteti i saj,Medvexhë , 2018

17. Skenderbeu dhe Lidhja e Lezhes, 2019.

18.Ritet e dasmës shqiptare në Drenicë të Kosovës, 2019.


Etj.


Hydajet Hyseni (10 mars1954-)


Rezultati i imazhit për Hydajet Hyseni"

Hydajet Hyseni lindi më 10 mars1954, në Përlepnicë të Gjilanit. Ka studiuar gazetari-diplomaci dhe ka punuar gazetar i “Rilindjes” së Prishtinës.

 Në rini – disa vjet ilegal, pjesë e Lëvizjes së fshehtë çlirimtare të kohës dhe i shtypit ilegal; për shumë vjet – në burg politik, pas lirimit – veprimtar politik i Alternativës së kohës, i lidhur me Lëvizjen e fshehtë, LPK-në. 

Njëkohësisht edhe anëtar dhe nënkryetar i KMDLNJ-së, gazetar, redaktor dhe kryeredaktor i gazetës,”Bujku” (“Rilindja”). 

Njëri nga pjesëtarit në Konferecën e Rambujesë, anëtar i Qeverisë së përkohshme dhe bashkëdrejtues në strukturat e përbashkëta administrative. 

Deputet shumëvjeçar, anëtar i kryesisë, përfaqësues disavjeçar i Kuvendit të Kosovës, në KGJK si dhe në Asamblenë Parlamentare të KE-së…

Nga viti 1995 – kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë; nismëtar i Këshillit të Paqes në Kosovë, bashkëkoordinues i Këshillit Shqiptar për Paqe dhe anëtar i Këshillit Global të FPU-së.

Është kryesues i KP të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Flet gjuhën frënge, angleze, serbe dhe në mënyrë pasive edhe italisht e gjermanisht.

Jeton në Prishtinë.

Deri tash ka botuar:

“Këngët e lirisë“,

“Pushka amanet“,

“Përrallat flasin gjuhën time“,

“Paraverë në katër pamje“,

“Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundërrevolucion“,

etj.

Bedri Halimi (1963-)


Bedri Halimi: Për librin “Dëshmorët e Opojës”, ish-kryetari Salim Jenuzi nuk financoi asnjë cent

Bedri Halimi ,  lindi  më 5 mars 1963, në fshatin Kuk të trevës së Opojës (komuna e Sharrit). Ish i burgosur politik në burgjet serbosllave(Goli Otok, etj). 

Ka të  kryer Fakultetin e bujqësisë në Universitetin  "Hasan Prishtina", në Prishtinë.Është Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.

Bedri Halimi   ka botuar punime të shumta kulturore, letrare e shkencore (nga lëmia e agronomisë) në revista të ndryshme të hapësirës shqiptare.

Deri tash ka botuar disa libra vepra:

Ditar Dardanie, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1992

Plagë shpirti, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1995

Cubat fshehin Hënën, poezi, Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1999

Rugova – ngritja dhe rënia, publicistikë, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2000

Kafshët e botës sime,poezi për fëmijë, “Rilindja”, Prishtinë, 2001

Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj, KL“Luigj Gurakuqi”, Sharr, 2002

“Haxhi Ymer Prizreni” (përgatiti për botim), revista “Sharri”, 2006

Pemët, perimet dhe drithërat në mjekësinë popullore, studim, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2009

Karnavalet e djajve, poezi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2013

Dëshmorët e Opojës, 2014, monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2014

Opoja – aspekti historik (përgatiti për botim), monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, 2016

Haxhi Ymer Prizreni – figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017

Panoramë opojane, poezi për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2017

Opoja – aspekti folklorik, monografi (përgatiti për botim), shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017

Ecje nëpër furtunë, roman, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017

Etj.

Që nga viti 1991 drejton dhe boton revistën për kulturë, art e shkencë “Sharri”, Sharr.

Flori Bruqi 

Gëzim Ajgeraj( 1967-)



Gëzim Ajgeraj lindi më 1967 në Malësinë e Vërrinit. Jeton dhe krijon në Zvicër.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe. Nga janari i vitit 2004, nxjerr revistën “Metafora” çdo tre muaj. Së fundi, boton edhe revistën “Vërrini” (dy herë në vit).

Veprat e botuara:

“Klithmë malli”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1997
“Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998
“Qiellit po digjem”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998
“Flakë në plagë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998
“Kënga e babait”, poezi për fëmijë, “Apolonia”, Prishtinë, 1998
“Urti popullore të Vërrinit 1” (bashkautor), “Apolonia”, Prishtinë,1998
“Mallëngjimi”, poezi, “Rilindja”, 2000
“Balada e Vërrinit” (poemë), KL “F. S. Noli”, Prizren, 2001
“Rruga e lirisë”, dramë, “Meshari”, Prishtinë, 2001
“Rruga e lirisë” (intervistë me Zafir Berishën), Asociacioni i Veteranëve të UÇK-së, Prizren, 2002
“Pëllumbat e lirisë”, novelë për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2004
“Ditët e bardha”, novelë për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2004
“Lulëkuqet e Vërrinit”, poezi, “Metafora”, Zvicër, 2005
“Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007
“Huqet e Benit” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Zvicër, 2007
“Bosi lepurushi”, fabula, “Metafora”, Zvicër, 2006
Gjëegjëza: “Metafora”, Zvicër, 2006
“Dita me Tonin” (poemë), “Metafora”, Zvicër, 2006
“Muajt e vitit me Ardin” (poemë), “Metafora”, Zvicër, 2006
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007
“Kroi i qytetit tim” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007
“Masakra e Tuzsuzit”, monografi, (bashkautor), “Metafora”, Prizren, 2007
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007
“Misioni i kriminelit”, roman, Prizren, 2009
“Serboarmatosja”, roman, Prizren, 2012
“Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013
“Kthimit furtunat m`i bëjnë prita”, poezi, Prizren, 2013
“Nxitoj të kthehem me dritë”, poezi, Prizren, 2013
“Xhevat Berisha – Legjenda e Vërrinit”, monografi, Prizren, 2013
“Bashkimi bën fuqinë”, (poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2013
“Studentët”, roman, “Metafora”, Prizren, 2014
“Arti poetik i Ibrahim Skenderit nën optikën e rivlerësimit”, kritikë letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
“Shtigjet e bardha”, Novelë letrare,(Ribotim), “Metafora”, Prizren, 2014
“Të jesh shkrimtar…!1”, Ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
“Ah, ky art i shkrimit… 2”, ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
“Arti e “Metafora” 3”, ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
”Një kafe me miqtë e metaforës”, antologji, “Metafora”, Prizren, 2014
“Në rrjedhën e Drinit”, antologji, “Metafora”, Prizren, 2014
“Çaste alpike”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2014
“Piktura në mur”, poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2014
“Duhemi sikur…”, lirika dashurie, “Metafora”, Prizren, 2014
“Art “Metafora”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2014
“Helmimi”, Roman, “Metafora”, Prizren, 2014
“Metafora e lirisë”, vështrim rreth krijimtarisë së Bedri Halimit, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, 2014
“Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren – 1”, publicistikë, “Metafora”, Prizren, 2014
“Larg pikon malli”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2015
“Mbi rima bie shi”, botoi, “Metafora”, Prizren, 2015
“Larg pikon malli”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2015
“Pranvera poetike në Vërri”, antologji, “Metafora”, Prizren, 2015
“Metafora” e fjalës”, studime letrare, “Metafora”, Prizren, 2015
“Kukulla Elonë”, poezi për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2015
“Teatri Lona”, poezi për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2016
“Gjemba në fjalë”, poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2016
“Rob”, roman, “Metafora”, Prizren, 2016
“Gjashtë picimulët në olipiadë”, përralla për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2016
“Libri është porta e botës”, poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2016
“Trëndafilat e pranverave të kuqe”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Notesi i poetit mërgimtar”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Copëzat e idealzmit”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Kësulëkuqja Koni kërkon një shtëpizë” (përralla për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2016
“Ditari i ushtarit të lirisë”, SHKYP, Prizren, 2016
“Fjalë e mall”, “Metafora”, Prizren, 2016
“Publicistika në luftë e në paqe dhe arti poetik i Qazim Thaçit” (monografi përmes shkrimeve autoriale), SHKYP, Prizren, 2016-2017;
“Trenat dhe Toni”, tregime për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Buka e gjyshes”, tregime për fëmijë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Parullat”, “Metafora”, Prizren, 2017
“Giti”, “Metafora”, Prizren, 2017
“Katundi e bon luftën, sheri e ngra bajrakun” (urti popullore e Vërrinit 2), “Metafora”, Prizren, 2017
“Festat dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit” (etnos kulturor), “Metafora”, Prizren, 2017
“Unë po e thej qafën, po shkoj n’darsëm”, tregime popullore vërrinase, “Metafora”, Prizren, 2017
“Plaga e lirisë”, dramë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Dhembjet e epokës së kuqe”, dramë, “Metafora”, Prizren, 2017
“Psikologji, ndërgjegjësimi i individit – vlerë e së ardhmes”, “Metafora”, Prizren, 2017
“Gjuha e Lonës”, poezi për fëmijë, botoi, “Metafora”, Prizren, 2017
“Stinët e udhëve të mia”, tregime, “Metafora”, Prizren, 2018
“Poetët për poetin”, kritikë letrare, “Metafora”, Prizren, 2018
“Anekdota nga Vërrini”, “Metafora”, Prizren, 2018

Është përfaqësuar në shumë antologji dhe leksione me punimet e tij. Deri më tani, ka botuar 113 libra, nga të gjitha zhanret letrare. Janë dhënë shumë vlerësime kritike për veprën e tij.
Është nderuar me çmimin “Shkrimtari më mirë i vitit 2014” nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, komuna e Prizrenit, 2014.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Zvicrës (SSV) dhe anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...