Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/19

Mirlind (Maxhun) Bruqi(1968-)




Prof. Dr. Mirlind (Maxhun) Bruqi, Ph.D, lindi në fshatin Isniqtë Deçanit, më 21 janar 1968. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Deçan. Studimet i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë më 1992, studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë më 1997.

Në vitin 2005 e mbrojti tezën e doktoratës më titull :"Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibileasembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena”
Bruqi është i punësuar në Në Fakultetin Teknik të Prishtinës, (Dega e mekanikës), ku ligjëron këtolëndë:

Mësimdhënës në lëndët e nivelit Bachelor:

1. Teknologjia e përpunimit

2. Përpunim me deformim

3. Përpunim me deformim I

Mësimdhënës në lëndët e nivelit Master:

1. CIM, 2. Përpunim me deformim II, 3. Makinat për përpunim me deformim. 4. Modelimi i sistemeve prodhuese, etj.

Në Tiranë nga viti 2016 ligjëron edhe në Universitetin Politeknik lëndën: “Teknologjia Mekanike” për pjesën e përpunimit plastik.

Profesori Bruqi, më tepër merret me hulumtime shkencore në fushën e projektimeve të proceseve teknologjike si dhe veglave të përpunimit me deformim dhe me simulimin e proceseve prodhuese - CIM.

Është autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare si dhe mori pjesë në disa kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. MirlindBruqi është autor i softuerit për enkriptimin dhe dekriptimin e të dhënave, GOV-DYN Code (2008) si dhe X-Code (2009), që përdorën sot në Stafin diplomatik të Republikës së Kosovës.

Ushtroi disa funksione në arsimim, ekonomi, dhe shkencë, si anëtar bordesh, konsulent i shumë projekteve qeveritare dhe universitare etj.

Botime:

1.Hulumtimi i mundësisë për automatizimin e disa elementeve të procesit projektues dhe konstruktues të teknologjisë së farkëtimit(magjistratura, 1997).

2.Sistemi programues për llogaritjen automatike të disa parametrave optimal të procesit të farkëtimit,1998.

3.Llogaritja automatike e formës dhe dimensioneve optimal të pjesës farkëtuese të bashkësisë sipas kritereve të Bashkësisë Evropiane, “EUROFORGE”, 2001.

4.Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibileasembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena, (Doktoratura,2005).

5.QualityManagement, Prishtina, 2007.

6. Data Security, Prishtina, 2007.

7.Computer Networks, Prishtina, 2008

8.GOV-DYN-Code - Office of the Prime MinisterofRepublicofKosovo, 2008.

9. X-CODE - MinistryofForeignAffairs, 2009.

10.Metal forming I, Prishtina, 2011.

11. Metal forming II, Prishtina, 2011.

12. Formingmachines, Prishtina, 2011.

13.Harmonizimi i kërkesave të tregut të punës me sistemin Arsimor, zhvillimi i standardit të profesionit dhe kualifikimit në nivelin 6 dhe 7 të KKK në fushën e Mekatronikës.,ALLED, 2016.

14. Withscientistsandinvitedcompanies “biomassco- generation” –(MIRECK, Hamburg UniversityofTechnology, TUHH -Germany, 2017.

15.Projekti i Klasterit Industrial për Energjinë e Ripërtrishtshme dhe Industrinë e përpunimit të metaleve (KIMERK); FIM nga UP, MTI, Bizneset Kosovare, Klasteri i Hamburgut dhe GIZ-(” –(MIRECK, Hamburg UniversityofTechnology, TUHH -Germany,2017).

16.Përdorimi i aluminit dhe lidhjeve të tij në industrinë automobilistike,Tiranë, 2017.

17.Trendët bashkëkohore nga të cilat sot është i zhvilluar përpunimi plastik i metaleve, Tiranë, 2017.

18.Përdorimi i TI në teknologjinë e përpunimit plastik të metaleve,Tiranë, 2017.

19. Krijimi e softuerit për automatizimin e procesit teknologjik të përpunimit me deformim plastik, Tiranë 2018.

20. Certifikimi i produkteve sipas normës evropiane CE, Tiranë, 2018.

21. CIM, 2018

22.Flexiblemanufacturingsystem, 2018

23.Automatizimi i procesit teknologjik të farkëtimit dhe CIM,2018.

24.Optimisation offlexibleassemblysystemsforelectricalmotors,2018.

25. Optimal designandanalysisofvehiclesuspensionsystem,2018.

26. Certifikimi i laboratorëve provues,Tiranë,2018.

27. Torzioni me presion të lartë ( Highpressuretorsion - HPT),Tiranë, 2019.

28. Cilindrimi komulativ (Accumulativerollbonding - ARB), Tiranë, 2019.

29. Tejshtypja alternative (Reciprocatingextrusion - compression - REC), Tiranë 2019.

30.Përkulja e përsëritur alternative (Repetitivecorrugationandstraightening - RCS), Tiranë, 2019.


2019/11/18

Vilson Culaj(1973-)


Rezultati i imazhit për vilson culaj


Vilson Culaj u lind më 6 gusht 1973 në Klinë.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Klinë, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar po ashtu në Prishtinë, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Ka bashkëpunuar me revista e shumë gazeta të ndryshme anekënd Kosovës, si "Studenti" – Fakulteti Juridik, "Shpresa", organ i aksionit të rinisë shqiptare "Pjetër Bogdani", "Oaza", Biblioteka ndërkomunale "Hivzi Sylejmani" e Prishtinës, "Bota e re", revistë studentore e Universitetit të Prishtinës, Klubi i Shkrimtareve "Vora Ukjo" Klinë, Epoka e re, Kosova Sot, Zemra shqiptare, "Drita", reviste kulturore - fetare Prizren - Prishtinë, "Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë, "Iliria Post", gazetë e përditshme kosovare ku punoi Vilsoni etj.
Ka botuar shkrime në gazetat e përditshme, si në "Zëri", "Bota Sot", "Express", "Iliria Post", "Ars", "Pavarësia News" , Kosovarja, "Identiteti "," Koha Javore" - Mali i Zi, "Gazeta 55" , "Zemra Shqiptare" revista ,, Mirdita ‘’ – Reshen i shqiperisë, etj. Shkruan ese, poezi, prozë, kritikë letrare etj. Është aktiv në jetën kulturore dhe letrare në mbarë Kosovë dhe me gjërë që nga vitet e '90 ta. Ka marrë pjesë në takimet e ndryshme letrare, si "Takimet e Gjeçovit" në Zym, "Flaka e Janarit" në Gjilan, "Takimet e don Mikelit" në Stubëll të Epërme të Vitisë, ku në ,,Orën e Madhe Letrare të emërtuar "Agim Ramadani", në vitin 2010, është shpërblyer me vendin e parë me poezinë ,, Loti i Tamarës’’. Po ashtu ka marrë pjesë dhe është laureuar në takime dhe manifestime të tjera, si "Mitingu i poezisë" në Gjakovë, "Gjurmët e Gjeqovit" në Janjevë, "Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga: në Mitrovicë, Gjilan , Drenas ,, Ora e Rifat Kukajt ,, Në flakën e Janarit – Gjilan , Zym të Hasit, Prishtinë, Rozhajë- Mali i Zi, Tiranë, Bajram Curr, Kukës, Rëshen, e Lezhë e Laç të Shqipërisë, Kastriot - Obiliq ku është shperblyer me çmimin ,, Anëtar nderi i shoqatës miqësia shqiptaro – Italiane për kontribut letrar, pastaj në Pejë, si Takimet e "Azem Shkrelit", Zllakuqan dhe Klinë, ku ka marrë disa çmime e shpërblime edhe në nivelin komunal si prozator i dalluar ( çmimi i parë 2015 ). Ka punuar në Gjykaten Komunale të Klinës, vite me radhë, edhe si gazetar. Ka punuar poashtu edhe si mësimdhënës ne Shkollën fillore ,, Atë Gjergj Fishta,, në Jagodë, kurse aktualisht është sekretar në shkollën fillore ,, Ismet Rraci ,, në Klinë. Vilsoni është pjesmarrës në shumë aktivitite kulturore, ku veçohet me analizat dhe veshtrimet e tij letrare dhe studimore ( diku 50 sosh ). Është bashkëpunëtor i denjë dhe shumë aktiv në bashkëpunim me shkrimet e tij në revistën kulturore dhe letrare ,, MIRDITA,, kun ë vitin 2015 është shperblyer më çmimin ,, Prozator i vitit ,, me romanin I DËBUARI, Çmim i marrur në Tiranë.
Në vitin 2019 është shpërblyer me ,, Çmimin e Karrierës në leminë e letërsisë, nga Shoqata e Shrimtarëve ,, Fazli Fazliu ‘’ nga Kastrioti.
Shkrimtari Vilson Culaj shquhet për shkrimet filozofike dhe psikologjike nga lëmenj të ndryshëm, sidomos në recensione të cilat i ka botuar në periodikët e kohës dhe gazetat e rregullta ditore dhe elektronike të lartpërmendura. Është i përfshirë në disa Antologji dhe shumë libra autorial me shkrimet dhe studimet e tij.
Për librat e tij kanë shkruar e vlerësuar me dhjetëra kritik të njohur letrar.
Deri me tash ka botuar këto libra:
1. Tinguj të padëgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarëve "Vorea Ukjo", Klinë 1998,
2. Furra e Nabukodonozorit, roman, Klubi i Shkrimtarëve ,, Vorea Ujko", Klinë 2001,
3. DAHO & VE, poezi, SHB "Shpresa" & "Faik Konica", Prishtinë 2003,
4. Përgatiti për shtyp librin antologjik ,, Zhbërja e Ikjes’’, poezi përkushtimore nga poetë të ndryshëm( 101 të tillë) për shkrimtarin Rifat Kukaj, Botoi SHKK ,, Anton Pashku’,’ Prishtinë 2006,
5. Stuhi e fjetur, prozë, SHKK ,, Anton Pashku ‘’ – Prishtinë 2009.
Libri më poezi ,, Dy kohë ‘’ Botoi SHKK. ,, Anton Pashu ‘’ Prishtinë 2013
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2002.
Romani i tij ,, I DËBUARI - 2015 ,, është i shtatë me radhë i cili libër i ka kaluar kufinjtë nacional sa i perket vlerave të tij ideo – artistike dhe mesazhit që ngerthen në të.
Vilson Culaj jeton dhe vepron në Klinë dhe Prishtinë.

Gjon Boriçi(1977-)

Rezultati i imazhit për gjon boriçi"


Gjon Boriçi ka lindur nё Tiranё mё 12 qershor 1977. 

Ka pёrfunduar studimet universitare nё Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranёs. 

Mban titullin doktor i shkencave historike nё fushёn e marrёdhёnieve ndёrkombёtare tё Shqipёrisё diplomuar nё Institutin e Historisё tё Qendrёs (sot Akademia) sё Studimeve Albanologjike. 

Ёshtё i specializuar nё marrёdhёniet shqiptaro-kineze dhe studimet e marrёdhёnieve ndёrkombёtare nё periudhёn e Luftёs sё Ftohtё. Dr. Boriçi ka njё eksperiencё 14 vjeçare nё mёsimdhёnie nё arsimin e lartё brenda dhe jashtё Republikёs sё Shqipёrisё.



Nё shtator 2017, Dr. Boriçi ёshtё zgjedhur sё bashku me 27 studiues tё tjerё nga e gjithё bota pёr tё marrё pjesё nё programin studimor shkencor ndёrkombёtar "China Studies" organizuar nga Akademia e Shkencave Shoqёrore dhe Ministria e Kulturёs e Republikёs Popullore tё Kinёs. 

Dr. Gjon Boriçi ёshtё punonjёs shkencor nё Departamentin e Historisё Bashkёkohore nё Institutin e Historisё tё Akademisё sё Studimeve Albanologjike nё Tiranё.

 Ёshtё autor i disa monografive dhe i shumё artikujve shkencorё. 
Botime :

1.Studime, Artikuj, Ese – Studies, Articles, Essays (Shqip-Anglisht) (GEER 
2006); ISBN:99943-38-01-32

2. Marrëdhëniet ndërkombëtare në vorbullën e diplomacisë (GEER 2006);Botimi II: UFO University Press 2009 ISBN:99943-38-39-0

3. Pushteti & Lidërshipi (GEER 2007) – Botimi II: UFO University Press2009); ISBN:978-99956-19-41-1

4. L’ex Yougoslavie entre la violence et la paix (GEER 2007); ISBN:978-99943-38-70-2

5. Lufta për paqen në ish Jugosllavi 1987 – 1999 (GEER 2008); Botimi II:UFO University Press 2009; ISBN:978-99956-19-40-4

6. Politika, marrëdhëniet ndërkombëtare & diplomacia në shekujt e historisë(1600-1899) Vol. I (GEER 2008); Botimi II: UFO University Press 2010;ISBN:978-99956-19-51-0
Etj.

PËRKTHYES I LIBRAVE NGA SHQIPJA NË ANGLISHT:

1. “Albanian diplomacy between the past and the future” autori Lisen Bashkurti; (GEER 2004); ISBN: 99927-946-7-4; Tiranё

2. “National and European Identity of Albanians” autori Lisen Bashkurti;(GEER 2004); ISBN:99943-854-7-x; Tiranё

3. "Serb terrorist and extremist organizations in Kosova" - autori FetneteRamosaj; (ISGJS 2015); ISBN: 978-9951-625-06-7; Prishtinё-Kosovё

Etj.

N.H.

HALIL KAJTAZI ( 1935-2018)


Rezultati i imazhit për halil kajtazi

Halil Kajtazi lindi më 21 qershor 1935 në Vitak të Drenicës. Shkollën Fillore dhe Gjimnazin e ulët e kreu në vendlindje, Shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, në Prishtinë.

Me shkrime letrare u paraqit për herë të parë më 1952. Një kohë ishte arsimtar i gjuhës shqipe në Runikë të Komunës së Skënderajt, në Rakosh të Komunës së Istogut (Burimit), pastaj gazetar i Radio-Prishtinës si dhe i gazetës “Kosova” të Obiliqit. 

U mor me krijimtari letrare – kryesisht në prozë dhe me mbledhjen e studimin e folklorit shqiptar. Vdiq më 1 qershor 2018 në Prishtinë.

Halil Kajtazi, deri më tash i ka botuar këto vepra:

Veprat folklorike:

Xingli-mingli, Prishtinë, 1967
Nina-nëna, (grup autorësh), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1978
Proza popullore e Drenicës (financues autori), Prishtinë, 1970
Proza popullore e Drenicës II, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1972
Nga lirika popullore e Drenicës, “Rilindja”, Prishtinë, 1972
Proza popullore e Drenicës, I, II, III, Prishtinë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1986
Proza poipullore e Drenicës. IV, Shtëpia botuese “Rozafa”, Prishtinë 2007
Proza popullore e Drenicës V, Prishtinë, 2010 (financues: PTK)
Fjalë të urta nga Drenica, Prishtinë, 2015 Shtëpia botuese ULPI


Veprat letrare:

I treti, roman, Prishtinë, 1979
Në Shtëpinë e bardhë, roman, Prishtinë, 1996
Një kohë tjetër, tregime, Prishtinë, 1997
Pehlivan Guri, roman, Prishtinë, 2002
Loti në tri kohë, roman, Prishtinë, 2002
Shkrime letrare, ese, Prishtinë, 2002
Norka, roman, Prishtinë, 2003
Orët e mëngjesit, roman, Prishtinë, 2005
Udha e eshtrave, roman, Prishtinë, 2011
Në Shtëpinë e bardhë, roman, Prishtinë, ribotim Shtëpia botuese Fai Konica 2012
Shtalbakët e Vitakut, roman, Prishtinë,
Koha e gjarpinjve, roman, Prishtinë,
Guri i mullirit, poezi, Shtëpia botues ULPI, Prishtinë 2013
Hija e jetës, roman, Prishtinë, 2014 Shtëpia botuese ULPI.
Erërat e Kosovës I, Prishtinë, 2014 Shtëpia botuese ULPI
Dasmë e ftohtë, tregime, 2014 Shtëpia botuese ULPI
Besa-Besë, roman, Shtëpia botuese ULPI 2014
Shtalbakët e Vitakut, roman, Shtëpia botuese ULPI 2014
Erërat e Kosovës II, Prishtinë, 2015 Shtëpia botuese ULPI
Pena e re, Prishtinë, 2015 Shtëpia botuese ULPI
Koha dhe Zemra, tregime, 2015 Shtëpia botuese ULPI
Erërat e Kosovës III, Prishtinë, 2016 Shtëpia botuese ULPI
Kosovë lirika jonë, Prishtinë, 2018 Shtëpia botuese ULPI
Legjenda e Drinisë, Prishtinë, 2018 Shtëpia botuese ULPI
Për ty nënë, Prishtinë, 2018 Shtëpia botuese ULPI
Luani dhe miza, Prishtinë, 2018 Shtëpia botuese ULPI
Tokë e pnjohur, Prishtinë, 2019 Shtëpia botuese ULPI
Degë e këputur, 2019 Shtëpia botuese ULPI


Krahas marrjes me letërsi ka bërë shumë gjurmime dhe hulumtime në folkloristikë si dhe në mjekësinë popullore për mjekimin praktik.

Ka botuar doracakët:

“Shërimi i majasëllit (hemorroideve)”,
“Shërimi i bronkitit kronik dhe i astmës”
“Shërimi me pemë dhe barishte natyrore”.

Pas vdekjes iu botun pesë libra. Shumë materiale dhe shkrime i kanë mbetë në dorëshkrim.

N.H

Hava Shala – Qyqalla (1960 -2015)


Hava Shala u lind nëTrudë të Prishtinës , më 23.V.1960. Shkollimin e mbaroi në vendlindje, Gjimnazin në Prishtinë, Fakultetin Filozofik (Filologjisë) degen Gjuhe Shqipe e Letërsi e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. 


Më 1985 ia filloi punës në Shkollën e Mesme Profesionale në Prishtinë. Më 1987 zgjedhetAssistente (në mbështetje të suksesit të lartë në studime që ka treguar) në Fakultetin e Filologjisë (ish Filozofiku) në degën e Gjuhës shqipe, për lëndën Gramatika Historike e Shqipes të cilën lëndë e ligjëroi deri në vdekje.

Më 1995 mbrojti me suksese punimin e magjistraturës te mentori Akad. Besim Bokshi, me temën : Format e pashtjelluara të foljes në sistemin historik dhe mori titullin Magjistër e shkencave të Gjuhësisë.

Më 2009 mbrojti me sukses Disertacionin e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe mori titullin: Doktore e Shkencave të Gjuhës Shqipe

Më 2016 pas ndërrimjetës, u botua vepra e saj shkencore – gjuhësore

“Sistemi foljor i shqipes në veprën e PjetërBogdanit”
Më 2010 gradohet me titullin Profesor ass.

Merr pjesë me kumtesa, ligjërata, punime shkencore në të gjitha Seminaret e Gjuhës, Letërsisë e Kulturës Shqiptare që mbaheshin në Prishtinë e Tiranë që nga viti 1987.

Po i shkëpusim vetëm disa nga punimet e saja shkencore që zgjuan interesim tek studiuesit e Gjuhësisë Shqiptare :
Një vështrim i zhvillimit historik të paskajores dhe përdorimit të saj në shqipen standard, më 2002

Tingujt antihiatizues në strukturën e fjalës, më 2003
Probleme të kulturës së gjuhës në institucionet arsimore, më2004 në Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë në Tetovë
Format foljore perifrastike të shqipes në veprën e PjetërBogdanit , botuar në Studime Filologjike Shqiptare, mbajtur në Konferencën Shkencore të ASHAK dhe ASHSH

Studimet e HolgerPedersenit për morfologjinë historike të shqipes, SNGJLKSH, më 2004

Studimet historike të strukturës së shqipes në 100 vjetorin e tyre, Studime Albanologjike, Tiranë 1/2012

Më 2010 në Universitetin e Lubljanë të Sllovenisë në katedrën e Gjuhëve të huaja mban ligjëratë dhe kumtesë : Shkëmbim i përvojave mes universitetit tonë dhe atij në Lubljanë, përkatësishtë trajnim i metodologjisë së mbajtjes mësimore për seminaristët e huaj që mësojnë e studiojnë gjuhën

Këto janë vetëm disa nga punimet e shumta që i zgjedha . Ka folur e shkruar në 4 gjuhë (shqip, anglisht, gjermanisht e serbokroatisht). Deri nëndërrimjete ka punuar Profesoreshë e lëndës së Gramatikës Historike të Shqipes, por edhe lëndë tjera si Formimin letrar, Tekste të Vjetra, Shkrim Akademik dhe përpos në Universitetin e Prishtinës ka mbajt mësim edhe në Gjakovë, Prizren, Gjilan. Edhe përkundër sëmundjes që lëngonte dhe ishte në ditën e fundit të jetës, ajo për asnjëcast nuk iu nda punës me student. Dhe vetëm 15 ditëparandërrimjetës ajo ishte mentore e masterit të studentit Mevludin Mazrreku dhe ashtu mezi rrinte ulur mori pjesë në mbrojtjen e masterit dhe më nuk u duk në fakultet , aty ku i dha shkencës së gjuhësisë shqiptare dijen, zotësinë e studimin e saj të zellshëm, të thellë e shkencor. Vepra e saj do të jetoj në shekuj.

Ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës, më 30 korrik 2015 pas njësëmundjej të pashërueshme. Pas vetës la dy djemë(Ilirianin e Shpendin) dhe vajzën Teutën.

L.Q

ADEM KAMBER AVDIA(15.06.1956-)

Adem Kamber Avdia ka lindur në qytetin e Kukësit më 15 qershor të vitit 1956.

Arsimimin e mesëm të përgjithshëm e kreu në qytetin e Kukësit me rezultate të mira.

Në vitet 1976 – 1980 kreu studimet në Akademinë e Mbrojtjes dhe u titullua “Oficer aktiv” duke shërbyer në rradhët e Forcave të Armatosura të RSH deri në vitin 2006, ku për arësye të ristrukturimit të Forcave të Armatosura doli në rezervë.

Gjatë periudhës së shërbimit në Forcat e Armatosura ka punuar më së shumti në sektorin e komunikimit, aty ku kishte studiuar, por edhe në sektorë të Personelit apo si Këshilltar ligjor i Njësisë Ushtarake.

Është kualifikuar hërë pas here në institucionet ushtarake. Në vitin 2001 ka përvetësuar gjuhën gjermane dhe ka kryer një kualifikim afat mesëm për sektorin e komunikimit në Gjermani.

Vitet e shërbimit aktiv kanë qenë dhe vite ku ka spikatur me forcë dhe theks të dukshëm pasqyrimi i njohurive të tij, ato të sferës ushtarake, në shtypin periodik, organe të Ministrisë së Mbrojtjes së R.SH. 

Në revistën “Mbrojtja”, apo në gazetat “Luftëtari” a “Ushtria” gjen vazhdimisht në këtë periudhë shkrime të tij. Këtu spikasin si shkrime mbi “Luftën elektronike”, mbi “Shpërndarjen e radiovalëve” apo studime të mirfillta për organizimin e komunikimit në rajonin ku vepronte njësia ku shërbente.

Nuk kanë munguar shkrimet që kanë pasqyruar luftën e vitit 1999. Në shkrime është dalë në përfundime e konkluzione të vyera se si duhet të organizohet komunikimi dhe si duhet të shmangim ndërhyrjet reciproke të reparteve në luftim dhe të kundërshtarit përballë.

Në shtypin e kohës gjen dhe artikuj tematikë, me problemet që kalonte ushtria dhe rrugë se simund të dilej me zgjidhje.
Pas daljes në rezervë/lirim Adem Avdia filloj të merrej me aktivitet privat, si riparues i mjeteve kompjuterike, pa lënë pasdore shkrimet.

Ka botuar librin monografik “Fejzallarët në vështrimin tim” ku paraqet jo thjeshtë personat fizik të fisit, por nëpërmjet tyre luftën dhe përpjekjet e popullit të Lumës për liri e pavarësi, që nga koha e Tanzimatit e deri në çlirimin e vendit.

Libri i dytë i tij është me poezi “Unë dhe Tinë 55 poezi”, ku është pasqyruar përvoja asimiluar në vite, përjetimet njerëzore dhe intelektuale.

Ka në botim librin “Ushtria – përjetime në mjegullnajë”, ku nëpërmjet tregimeve, skicave e humorit të hollë pasqyron jetën e thjeshtë ushtarake, larg asaj jete të pasqyruar në media dhe shtypin e kohës.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

ZEF KAKOCA(1957-)


Giuseppe Cacozza (i njohur artistikisht si Pino Cacozza dhe në shqip Zef Kakoca) u le Shën Mitër, katund arbëresh i Kalabrisë në Itali, tek i njëjti vend ku jetoi poeti i madh Jeronim De Rada, në daten 27 shtator 1957.

Bëri studimet klasike te Kollegji i Shën Adrianit dhe mori llauren në Gjuhë dhe Letërsi të Huaj në vitin 1980 tek Universiteti i Kalabrisë me profesorin Francesco Solano (poeti Dushko Vetmo) me një tezë mbi vepren të shkrimtarit F. S. Noli.

Punon si profesor i gjuhës franceze në Rossano, qytet ku banon.
Është linguist, letrar, shkrimtar, poet, aktor dhe kantautor i Arbërisë.

Si autor, kompozitor dhe këngëtar fitoi gjashtë hërë Festivalin e Këngës Arbëreshe (në të cilin ka qenë drejtor artistik për katër vjet), herë të tjera ka marr vendin e dytë ose e tretë dhe shumë herë çmimin e kritikës kushtuar ideatorit e festivalit “Giuseppe D’Amico”.

Ndër performancat artistike përmendojmë recitalet muziko-teatrale“De Rada dhe Milosao” me Grupin Artistik Zjarri i Ri, “Rrënjat e Arbërisë” (Le radici dell’ Arbëria), “Udhëtimet e Arbërisë” (I percorsi dell’ Arbëria) dhe “Omazh De Radës”, në gjithë të cilët është autor dhe interpretues.

Bëri aktivitete kulturore, artistike, këngëtare e teatrale në të gjitha komunitetet arbëreshe, në Shqipëri (Festivali i Gjirokastrës që në vitin 1978, Festivali i Këngës së RTSH në 1992), në Kosovë (Prishtinë), në Maqedoni (Shkupë, Tetovë dhe Strugë), në Malëzi (Ulqin).

Nga publiku dhe nga kritika është konsideruar personaliteti më i njohur dhe përfaqësues i këngës poetike arbëreshe, rapsodi i traditavet dhe historisë arbërore.

Ka qenë ideatori i Festivalit të Fëmijevet Arbëreshë në vitin 1985.
Eshtë President i Shoqatës Arbitalia, e para gazetë arbëreshe on line (www.arbitalia.it).

Në vitin 2009 morri në Napoli “Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Kreativitetin”, mirënjohie që i jipet çdo vit personalitetevet që me vepren e tyre kanë punuar për paqen ne vendet e arees mesdhetare, me këtë motivacjon: “Sepse ka dhënë shprehje shpirtit kollektif të popullit arbëresh. Në të madhën prodhim poezie dhe kënge bëri për të mbijetuar me invencjon dhe gust legjende kujtimet i një komuniteti që u ka shtuar me kombin italian pa humbur idenditetin dhe traditën historike dhe gjuhësore. 

Duke preferuar teatrin e sheshit, në recitalet e tij shtron vargjet dhe muziken eksaltimit të gjithë një popull, ringjall rrënjët, forcon ndjenjën dhe sjell uditorin në rrethin e vallës korale me të cilën mbyll gjithmon shfaqen.”

Në vitin 2010, si përfaqësues i letërsisë arbëreshe, merr pjesë në eventin “Struga Poetry Evenings” në Maqedoni, ku mban me sukses recitalin e tij “Rrënjat e Arbërisë”.

Është antar i Komitetit Shkencor për Vlerësimin e Komunitetevet Arbëreshë në Zyrën Rajonale e Shkollës në Kalabri (Ministria e Arsimit).

Ka qenë antar i Komitetit Shkencor i Institutit Rregjonale të Kalabrisë për Komunitetin Arbëresh.

Është president I Shoqates “Arbëreshë në Corigliano-Rossano.
Drejton kollanen e librit digjital “Le Perle di Arber” dhe ka botuar 11 libra e-book (www.arberia.info).

Në vitin 2015 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani në rastin e vizitës së tij në komunitetet arbëreshë, me një cerimoni madhështore në sallen e Këshillës Komunale të Shën Mitrit e dekoron me Titullin “Naim Frashëri” me këtë motivacjon: “Për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor në dobi të bashkëkombasve të tij të përtejdetit, duke mbajtur gjallë një traditë të madhe të letërsisë dhe kulturës arbëreshe në përgjithësi, kur kohët moderne ushtrojnë trysni ndaj këtyre lloj kulturave të shkëputura nga areali i tyre, siç është ajo arbëreshe”.
Është antar i Lidhjes së Shkrimëtareve të Kosovës.

Në muajn e korrikut 2017 boton romanin e parë “La Terra di Yll”, Ferrari Editore.

Është në dalje romani i dytë.


Të tjera dhëna mbi aktivitetin e tij gjënden në webin www.pinocacozza.it.

PROFIL FACEBOOK: https://www.facebook.com/pino.cacozza

BIBLIOGRAFI

1. Coopertativa Musicale Arbëreshe, Valle Valle, musicassetta con 10 canti arbëreshë, 1984, CMA, Palmi (RC)
2. AA. VV., Këngë popullore nga Shën Benedhiti, 1984, Bisignano (CS)
3. Elmo Italo (a cura di), S. Benedetto Ullano – La storia attraverso le immagini, 1985, Rubbettino Editore, Soveria M. (CZ)
4. AA. VV., La presenza nella cultura italiana della minoranza albanese di Calabria, 1986, Lega Italiana di Difesa della Minoranza Albanese, Cosenza
5. AA. VV., Chi dona tramanda,1988, Calabria Letteraria Editrice, Soveria Mannelli (CZ)
6. Grupi Folkloristik i Arbëreshëve të Kalabrisë, Program për Gjirokastrën ’88, 1988, Lega Italiana di Difesa della Minoranza Albanese, Trimograf, Spezzano Albanese (CS)
7. Kakoca Zef, Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes, 1989, Edizioni Vatra, Spezzano Albanese (CS)
8. Elmo Italo e De Marco Pasquale (a cura di), Këngë popullore, 1989, Edizioni El.Dema, City Record, Milano
9. Berisha Anton Nikë, Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe, 1999, Centro Editoriale e Librario Università degli Studi della Calabria, Rende (CS)
10. Berisha Anton Nikë, Antologji e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë, 2001, Mësonjëtorja, Tirana
11. Fusca Francesco (a cura di), Poeti per Kodra, Grafosud, 2002, Rossano (CS)
12. Cacozza Giuseppe, Dheu mbrënda – “Il mondo dentro”, 2003, Corbec Edizioni, Plataci (CS)
13. AA. VV., La Diversità Arbëreshe, Vol III, (la letteratura, il canto, il libro), 2003, Amministrazione Provinciale di Cosenza, Assessorato alla Cultura, Cosenza
14. Università della Calabria, Omaggio a De Rada – Homazh për De Radën, 2004, Rende (CS)
15. AA. VV., Spigolature, II ed. recital di poesie, 2007, Associazione Apeiron, Isola di Capo Rizzuto (KR)
16. Cacozza Pino, Historia - Kënga poezi – La canzone poesia, CD con 17 canzoni in lingua arbëreshe, 2007, Arbitalia, San Demetrio Corone (CS)
17. Cacozza Pino, Rrënjat e Arbërisë - Le radici dell’Arberia, 2008, Arbitalia, Castrovillari (CS)
18. Cacozza Pino, Rrënjat e Arbërisë - Le radici dell’Arberia, 2009, seconda edizione, Arbitalia, Castrovillari (CS)
19. Cacozza Pino, Rrënjat e Arbërisë - Le radici dell’Arberia, 2009, CD audio con l’opera integrale in lingua arbëreshe, Arbitalia, San Demetrio Corone (CS)
20. Siciliano Giuseppe Carlo, Pano Pirro, Guagliardi Damiano, La Diversità Arbëreshe, opera in 4 volumi, Volume III (La letteratura, il canto, il libro), Amministrazione Provinciale di Cosenza, 2009, Falco Editore, Castrovillari
21. Altimari Francesco, Berisha Anton Nikë, De Rosa Fiorella, Belmonte Vincenzo (a cura di), Antologia della letteratura degli Albanesi di Calabria – Antologji e letërsisë së Arbëreshëvet të Kalabrisë, Università della Calabria, 2009, T & P Editoriale, Cosenza
22. AA. VV., Frammenti di-versi, a cura di Coriolano Martirano, 2011, Comune di San Demetrio Corone (CS)
23. Cacozza Pino, Rrënjat e Arbërisë (Le radici dell'Arbëria), III Edizione, Le Perle di Arber 1, Arbitalia E-book Edition, San Demetrio Corone, 2013
24. Cacozza Pino, Udhëtimet e Arbërisë (I percorsi dell'Arbëria), Le Perle di Arber 2, Arbitalia E-book Edition, San Demetrio Corone, 2013
25. Cacozza Pino, Një fjetë jete – Un foglio di vita, Arbitalia, San Demetrio Corone, 2016
26. Cacozza Pino, Udhëtimet e Arbërisë (I percorsi dell'Arbëria), CD, Arbitalia Edition, San Demetrio Corone, 2017
27. Cacozza Pino, La Terra di Yll, romanzo, Ferrari Editore, 2017.
28. Cacozza Pino, Rrënjat e Arbërisë (Le radici dell'Arbëria), IV Edizione, Arbitalia Edition, San Demetrio Corone, 2019
29. Cacozza Pino, I percorsi dell’Arbëria (Udhëtimet e Arbërisë), Infinity Books Ltd, Malta, 2019

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...