Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/24

Nuri Dragoj( 1951-)



 Image preview


Nuri Dragoj u lind më 22 prill të vitit 1951 në fshatin Zhepovë të rretht të Përmetit. Pasi kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Musa Fratari” në Këlcyrë, nuk iu dha bursë për shkaqe biografike, ndaj kreu shërbimin ushtarak 2-vjeçar. Mw pas iu mundësua vijimi i studimeve në Fakultetin e Veterinarisë dhe është diplomuar Mjek Veterinar në vitin 1976. Gjatë jetës studentore ka qënë redaktor në gazetën “Studenti i Bujqësisë”. Ka punuar si Mjek Veterinar në ekonomitë bujqësore të rrethit të Përmetit, në vitet 1977 - 1986, kryesisht në fshatrat Ballaban, Kajcë dhe Zhepovë. Më pas është emëruar kryeveteriner i NB Otllak në Berat. Ka kryer një sërë specializimesh për të rejat e shkencës në Veterinari (1995), specializim për të rejat në fushën e shkencës së riprodhimit (1976-1977) etj.
Pas vitit 1993 ka punuar në media të ndryshme elektronike dhe të shtypit të shkruar. Nga viti 2003 deri në vitin 2009, ka qënë kryeredaktor i Gazetës Republika. Pas kësaj ka kryer detyrën, drejtor i Bibliotekave dhe Arkivit të Qendrës Albanologjike Shqiptare. Prej 16 vitesh është kryeredaktor i gazetës mujore “Dëshnica”, drejtor i Qendrës për  Kulturë Demokratike “Fan Noli”, nënkryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Dëshnica”, nënkryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Bujqësisë etj.
Ka mbrojtur doktoraturën në Fakultetin e Filologjisë, pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, në fushën e Historisë.

Disa nga botimet e autorit

1. Lumo Pavari, monografi, Tiranë: Shtëpia Botuese Globus R, 2004. Libri i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit Lumo Pavari, intelektual dhe patriot përmetar, i cili u vra nga gjermanët në mars të vitit 1944, në Poshnjë të Beratit.
2. Hajrulla Muhametaj midis tri epokave, monografi, Tiranë: Shtëpia botuese Albpaper, 2005.
3. Dëshnica dhe Dëshnicarët” - libër studimor në tri vëllime.
4. Vështrim gjeografik dhe jeta ekonomike, Vëllimi I, Tiranë: Shtëpia botuese Mokra, 2005. Tregon zhvillimin ekonomik në trevën e Dëshnicës së rrethit Përmet, me 45 fshatra dhe rreth 25 mijë banorë, toponiminë, kolektivizimin dhe rënien e sistemit të dështuar komunist.
5. Njerëz që u këndon zemra, Vëllimi II, Tiranë: Shtëpia botuese Mokra, 2005. Bën fjalë për traditat dhe zakonet e krahinës në fjalë, në gjithë aspektet e jetës, në ndërtimin e banesave, mikpritjen, gëzimet, hidhërimet etj.
6. Penë dhe pushkë për  mëmëdhenë, Vëllimi i tretë, Tiranë: Shtëpia botuese - Mokra, 2006.  Në këtë vëllim pasqyrohet lufta e zhvilluar në shekuj dhe kontributi i dhënë nga njerëzit e kësaj treve.
7. Eshtra që akuzojnë (Zhvarrimet në Përmet, turp i politikës), Tiranë: Shtëpia botuese Albaper, 2006. Bën fjalë për veprimet  ilegale të kryera nga qarqe politike të Athinës, mbështetur nga krerë të kishës ortodokse dhe qarqe caktuara helene, të  cilët kishin si qëllim të mbushnin me eshtra shqiptarësh, kutitë - varre, që u vendosën në Manastirin grek të ngritur në varrezat e Grykës së Këlcyrës, pasi në varrezat e ngritura kërkoheshin shumëfish i eshtrave që ishin gjetur.
8. Trebeshina një jetë  para gjyqit, studim monografik, Tiranë: Shtëpia Botuese - Globus R, 2007. Është një botim që i kushtohet shkrimtarit Kasëm Trebeshina. Vepra është pasuruar gjerësisht me të dhëna mbi jetën e shkrimtarit, në mënyrë të veçantë me dosjen e gjyqeve të zhvilluara kundër tij dhe motivet e sajuara nga regjimi komunist për ta lënë njeriun e letrave në burg dhe spitale çmendimi tërë  jetën, për shkak sae nuk pajtohej me sistemin.
9. Shqiptarët dhe grekët - realitete historike, Monografi, Tiranë: Shtëpia Botuese Wesso, 2009. Libër studimor e historik me 594 faqe. Aty trajtohen marrëdhëniet midis dy vendeve, kryesisht në tre  shekujt e fundit, përpjekjet e parreshtura për helenizimin e trojeve shqiptare, praktikë e cila vazhdon edhe sot.
10. Familja Qerimaj në sfidat e pentagramit, monografi, Tiranë: Shtëpia Botuese Wesso, 2009, kushtuar muzikantëve të shquar të familjes “Qerimaj”.
11. Rreziku i Shkombëtarizimit, Tiranë: Shtëpia botuese Albpaper, 2011. Libri bën fjalë për rrezikun që kanos shqiptarët dhe trojet e tyre, si në veri dhe në jug me anë të vetëdeklarimit etnik e fetar.
12. Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit, Tiranë: AlbPaper, 2012. Libri bën fjalë për raportin e poetëve me systemin njëpartiak të para viteve 1990, duke patur në qendër poetin Xhevahir Spahiu, dënuar disa herë nga sistemi.
13. Prapaskenat e Konferencës së Londrës, Tiranë: Iceberg, 2013. Libri tregon me dokumente të panjohura më parë, atë çfarë kurdisej nga fqinjët e Shqipërisë, të mbështetur nga Fuqitë e Mëdha, para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, lidhur me coptimin e trojeve shqiptare.
14. Arsimi në Përmet (1912-1944), Tiranë: West Print, 2015. Është vëllimi i parë i serisë së librave studimor-shkencor, me oponenntë dhe recenzentë professor të shquar të Albanolgjisë Shqiptare, kushtuar nënprefekturës së Përmetit. Në 565 faqet e tij, pasqyrohet ecuria e arsimit në nënprefekturën e Përmetit, pa shmangur të dhëna për gjithë qarkune  Gjirokastrës, nga viti 1840 deri në vitin 1944. Aty jepet numri i shkollave, gjuhët në të cilat zhvillohej mësimi, numri i nxënësve, madje të ndarë edhje sipas besimeve, numri i mësuesve etj. Për këtë studim, i cili deri tani ka shkuar në 7 vëllime, është punuar rreth 20 vjet.
15. Përmeti dhe lufta për pavarësi, Tiranë: West Print, 2015. Ky është vëllimi i dytë i serisë së librave kushtuar Përmetit. Në 450 faqet e tij flitet për veprimtarinë atdhetare dhe politike të përmetarëve, nga vitit 1870 deri në vitin 1914, natyrisht e pashkëputur nga konteksti kombëtar. Vend me rëndësi zënë përpjekjet për pavarësi dhe ngjarjet në vitet 1912-1914. Përmeti midis dy luftërave botërore, Tiranë: West Print, 2015. Ky libër me 520 faqe, është vëllimi i tretë i serisë së librave për Përmetin dhe bën fjalë mbi zhvillimet atdhetare dhe politike nga viti 1914 deri në vitin 1939.
16. Në përballje me krimin, monografi, Tiranë: Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve, 2016. Libri i kushtohet një dëshmori të rënë në mbrojtje të depove të armatimit, gjatë vitit të zi 1997.
17. Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore (prill 1939-korrik 1943), Vëllimi I, Tiranë: Botimet M&B, 2018. Në 430 faqet e tij trajtohen zhvillimet politike dhe luftarake në Përmet dhe gjithë jugun e vendit, gjatë pushtimit të Shqipërisë. Rëndësia e këtij botimi nuk qëndron vetëm te trajtimi dokumentar e shkencor, por mbi të gjitha, për vërtetësinë dhe shmangien e trajtimit të deritanishëm të historisë, bazuar në ideologjinë komuniste.
18. Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore (korrik 1943 - nëntor 1944), Vëllimi II, Tiranë: Botimet M&B, 2018. Libri ka 530 faqe dhe flet për zhvillimet politike dhe luftarake në Përmet dhe gjithë jugun e vendit, duke nisur nga momenti I hyrjes së trupave gjermane në Shqipëri.
19. Përmeti, Organizimi administrativ, 1912-1939, Tiranë: Botimet Agolli, 2019. Ky është vëllimi i gjashtë i serisë së librave përnënprefekturën e Përmetit. Ka 450 faqe dhe bën fjalë për organizimin administrativ të komunave, nënprefekturës, politicisë, xhandarmërisë, gjyqësorit etj. Gjithçka trajtohet e lidhur ngushtësisht me organizmin qëndror të shtetit shqiptar.
20. Përmeti, Popullsia dhe shëndetësia, 1912-1939, Tiranë: Botimet Agolli, 2019. Ky është vëllimi i shtatë i kësaj serie. Pavarsisht se trajton dimanikën e zhvillimti ët popyullsisë gjatë periudhës së formimt ët shettit shqiptar, aty jepen mjaft të dhëna për popyullsinë edhe gjatë administrimti të trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane. E njëjta gjë duhet thënë edhe për shëndetësinë.
Redaktor dhe recenzentë në disa libra si dhe ka botuar qindra artikuj në gazeta dhe revista të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit .

Po rendisim disa nga artikujt shkencor të botuar në organe të ndryshme:

1. Qëndrimi i përmetarëve gjatë presionit të ushtruar nga politika greke dhe ajo italiane (1919-1920).
2. Veprimtaria e diplomacisë ruse ndaj Shqipërisë deri në gjysmën e shekullit XX.
3. Masakra gjermane në fshatrat Zhepë e Draçovë, pushkatohen 64 burra.
4. Arsimi përmetar në vitet 1920-1924
5. Operacioni gjerman “Herridoh” në jug të Shqipërisë
6. Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve të Jugut të Shqipërisë përballë intrigave greke
7. Përpjekjet e përmetarëve për ruajtjen indetitetit kombëtar në vitet 1919-1920
8. Operacioni gjerman i dimrit 1943-1944
9. Konferenca e Ambasadorëve në Londër, cilët ishin përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha që hodhën firmën për copëtimin e trojeve shqiptare
10. Treva e Përmetit përballë pushtimit grek, në vitet e para të shtetit të pavarur shqiptar (1913-1914)
11. Kongresi i shqiptarëve në Triste 1913 dhe rëndësia e tij.
12. Lëvizja “vorio-epirote” dhe masakrat e kryera nga ushtria greke në Shqipërinë e Jugut (1913 - 1914).
13. Faktorët që çuan në pushtimin e Përmetit nga forcat ushtarake greke, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
14. Sejfulla Malëshova, krijuesi që nuk pajtohej me padrejtësinë
15. Lufta e Përmetit 1-5 korrik 1943, djegia e qyteteve dhe pasojat sociale, forcat politike në kërkim të fajtorit
16. Zhvillimet arsimore në nënprefekturën e Përmetit  në vitet 1925-1939
17. Konflikti austro-rus për çështjen e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve, Londër 1912-1913
18. Vështrim mbi luftën italo-greke dhe pasojat që rrodhën prej saj në trevat jugore të Shqipërisë
19. Zhvillimet në trevat jugore gjatë dhe pas vendosjes së kufijve, 1913-1914
20. Pa Mitrovicën nuk ka kuptim Kosova. Politika kombëtare nuk duhet ta heqi nga axheda ditore për asnjë çast “çështjen Mitrovica”
21. E vërteta mbi revolucionin e qershorit të vitit 1924 dhe vendi që zë nënprefektura e Përmetit në atë ngjarje
22. Përpjekjet greke për helenizimin e trojeve shqiptare nëpërmjet shuarjes së shkollës shqipe
Luftrat Ballkanike dhe Shqipëria
23. Miladin Popoviçi për dy kundërshtarët politkë të Enver Hoxhës, Ymër Dishnica dhe Sejfulla Malëshova
24. Liri e plotë për helenizimin e Jugut të Shqipërisë
25. Kontributi i Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij, Johana Terëin, në ndihmë të Shqipërisë
26. Ministri i jashtëm i Francës Vadington, presion Abdyl Bej Frashërit: Takimi ndërpritet, nëse nuk flasim greqisht
27. Minoriteti grek në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944)
28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” e Përmetit dhe lufta e Vlorës
29. Si e mbrojti Malëshova Konicën dhe Fishtën në vitet 1945.
30. Kosovë dhe Çamëri, në veprën e Arben Kondit, personazhe të gjallë, skalitur me mjeshtëri


F.B 

Dritan Korumi(1970-)


Dritan Korumi, lindi në Grevë të Peshkopisë, më 1 Janar 1970. Arsimin 8-vjecar do ta përfundonte në Grevë me rezultate të shkëlqyera. Për këtë asrye fiton të drejtë studimi në Shkollën e Mesme Mjekësore në Korcë. 

Aty do të dallohet për cilësi të vecanta në procesin mësimor dhe jetën sociale .Në Korcë do ta plotësonte pofilin kulturor.

 Do të vlerësohej nga mësuesit me programe dhe rekomandime të vecanta. Në përfundim të studimeve,kishte fituar Olipiadën e Fizikës si dhe Rekomandimin që të vazhdojë studimet e larta për mjekësi.

Në vitin 1988 do të fillonte studimet e larta në Tiranë,Universiteti Politeknik, Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme. 

Në Fakulteti i Mjekësisë ligjëronin personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare . Ata do të krijonin tek gjenerata e tyre  profilin human të mjekut,cilësi keto qe do të manifestohesh dhe përsoseshin gjatë ushtrimit të detyrën. Shkurt mjeki ishte Misionar dhe njeri human  i Shëndetësisë shqiptare në veçanti.

Pasi diplomohet në vitin 1993 do të kthehet në vendlindje. 

Për 1 vit do të bënte stazh pranë Spitalit të Peshkopisë dhe në vitin 1994 do të emërohej mjek familje në Qendrën Shëndetësore Melan,duke qënë në ndërkohë dhe drejtues i saj.

 Me detyrim të lartë moral ndaj vendlindjes,do të krijonte modelin e mjekut të përkushtuar, njerëzor e të papërtuar.

Në vitin 2004 fillon studimet pasuniversitare në Moskë(Federate Ruse) ,pranë Akademisë Sechenova.

 Pas një viti i ndërpret studimet për arsye familjare,ishte familja ajo që i financonte studimet. 

Atje,veç studimit të gjuhës dhe praktikës mjekësore do të ndiqte jetën artistike dhe kulturore,duke u bë pjesë e rrethit artistik të Baritonit me famë,Renat Ibragimov,Artist i Popullit i Rusisë dhe Tartaristanit.

Pas kthimit në Shqipëri,do të fillojë  të punojë su mjek në Drejtorinë e burgjeve,duke qënë edhe shef shërbimi në disa institucione. 

 Nga ky institucion është vlerësuar për korrektesi  profesionale dhe displinë institucionale. 

Për këto arsye është ftuar në vizitë zyrtare nga Ministria Britanike e Drejtësisë, në vitin 2012-2013.

Në vitin 2014 emërohet mjek familje dhe më pas Drejtor në Qendrën Shëndetësore Zall-Bastar,Tiranë,ku dhe vazhdon të punojë.

Në vitin 2016 do të formojë Sindikatën e Pavarur të Shëndetësisë,si institucion pëerfaqësues kombëtar,duke u zgjedhur President i saj. 

Do të shënoheshin arritje të dukshme në strukturimin e këtij institucioni si dhe krijimi i raporteve ndërkombëtare,sidomos në Austri. 

Vlen të përmendet krijimi i lidhjeve të vecanta me Federatën e Pavarur të Shëndetësisë në Kosovë duke shënuar hapa konkret.

Me 1 tetor 2016  pranohet anëtar i Akademisë Shqipëtaro-Amerikane të Arteve dhe Shkencës në New York,Tiranë, Prishtinë  dhe Shkup. 

Në kuadër të kësaj akademie ka marë pjesë në disa aktivitete të akademisë ku vecohet vizita në New York e cila pati si event të rëndësishëm një bisedë në studion e VOA në New York mbi problemet e shëndetësisë në Shqipëri si dhe projektin e Akademisë Shqipëtaro-Amerikane të Arteve dhe Shkencës .

 Po ashtu ka patur disa prezantime në TV në Tiranë dhe  në Kosovë.

Flori Bruqi

Skendër R.Hoxha(1949-)

Rezultati i imazhit për skender r. hoxha"
Skendër R.Hoxha ,lindi në vitin 1949 në Jabllanicë (tash Shqiponjë), e Dushkajës, komuna e Gjakovës.

 Në vendlindje dhe ne disa fshatra përreth kryen shkollimin fillor. Në Gjakovë kryen Gjimnazin dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në Universitetin e Prishtinës mbaron Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shipe. 

Ndërsa në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka mbaruar Studimet Pasuniversitare. 

Ka gradën shkencore Magjistër i letërsisë shqipe  dhe gjatë gjithë karrierës, deri kur u pensionua, punoi profesor i lëndës Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Jeton dhe vepron në Pejë dhe në vendlindjen e tij në Jabllanicë.
Deri më tash ka botuar 27 vepra zhanresh të ndryshme:

1. Vepra letrare:- “Pëllumbi në fluturim” (poezi), Klubi letrar “Karagaçi” Pejë, 1990; “Kalorësit e mortit” (poezi), Fjala, Prishtinë, 1993; “Bilbili i Dushkajës” (poezi për fëmijë), Shkëndija, Pejë,1995; “Dy akte të dramës së pakryer” (poezi), Lidhja e Veprimtarëve të Kulturës, Pejë, 1997; “Vjersha dhe poema” (poezi), Art poetika, Pejë, 2004; “Poemë e dhimbjes krenare” (poezi), Art poetika, Pejë, 2007; “Në mes meje e dhimbjes”, (poezi), Art poetika,Pejë, 2010; “ Këndimi i muzave” (poezi,haiku dhe sibila, shqip-anglisht),Tiranë,2011.“Udhëkryqet e Fatamorganës” (poezi, shqip – rumanisht), Bukuresht, 2012. “ Lirikë për këngë harrimi” (poezi), Penat e Dushkajës, Cërmjan, 2015.

2. Vepra studimore:

- “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (I)”, botoi “Përparimi”, Prishtinë, 1992; - “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (II)”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2000; - “Toponimia e Dushkajës”, botoi “Jakova”, Gjakovë, 2007. - “Fitonimia dhe zoonimia e Dushkajës”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2010.
- “Prozat e dramatizuara të Azem Shkrelit – shtresime gjuhësore, letrare e stilistike”, Art poetika, Pejë, 2016.
3. Vepra publicistike:
- “Tridhjetë vjet pune të shkollës së mesme “Shaban Spahija” të Pejës” (monografi), SHMT “Shaban Spahija”, Pejë, 2002; - “Jabllanica (Shqiponja) e Dushkajës” (monografi), Art poetika, Pejë, 2004; - “Radoniqi e Rakoci të Dushkajës” (monografi), Art poetika, Pejë, 2005; - “Poet i trazuar” (libër – bisedë me shkrimtarin Hasan Hasani), Art poetika, Pejë, 2007; - “Hasan Hasani në sytë e kritikës” (përmbledhje kritikash për veprat e H. Hasanit), Art poetika, Pejë, 2008;
- “Rrugëtimi për në panteon – Aspekte të krijimtarisë letrare të Hasan Hasanit”, ( Vështrime, ese, recensione, kritika, këndvështrime, për veprat e Hasan Hasanit), Art poetika, Pejë, 2009; - “Thanë për veprat e mia – thashë për veprat e tyre (I)”, Art poetika, Pejë, 2011. - “Beci i Dushkajës” (monografi), Art poetika, Pejë, 2013. -“Muza e Dushkajës” (Qasje nga autorë shqiptarë krijimtarisë letrare pesëdhjetëvjeçare të Hasan Hasanit), Faik Konica, Prishtinë, 2017; “DUSHKAJA – Gjurmime etnokulture e historie”, Art poetika, Pejë, 2017. “Thanë për veprat e mia – thashë për veprat e tyre (II), Art poetika, Pejë, 2019.

4. Vepra historike:

- “Kolonizimi dhe rikolonizimi i Dushkajës me sllavë(sipas burimeve shkrimore dhe informatorëve në terren)”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2010.

5. Përfaqësimi nëpër antologji dhe përkthimet në gjuhë të huaja: - “Roje drite”, përmbledhje krijimesh letrare të anëtarëve të klubit letrar “Karagaçi” i Pejës, Pejë, 1988 Etj.

Engjëll Koliqi(1956-)

Rezultati i imazhit për engjell koliqi"
Engjëll Koliqi është i lindur më 10 nëntor 1956, në Stubëll të Vitisë në Kosovë. Shkollën fillore tetëvjeçare e ka mbaruar në vendlindje, gjimnazin – drejtimin e shkencave natyrore/matematikore në Viti dhe në Ferizaj. Në Universitetin e Kosovës në Prishtinë ka mbaruar fakultetin e edukimit dhe ka marrë titullin akademik: profesor i pedagogjisë.
Tetë vjet ka punuar në vendlindje, si mësimdhënës e edukator. I ndjekur nga regjimi okupues i Beogradit, pasi më parë edhe ishte arrestuar, në mars 1990 është detyruar të largohet nga vendlindja dhe shkon në Itali, ku edhe sot jeton e vepron me familjen e tij. Që nga fillimi ka punuar gazetar dhe redaktor në Radio Vatikan, korrespondent i radiotelevizionit shqiptar – RTSH në Tiranë e pastaj i radiotelevizionit të Kosovës – RTK në Prishtinë. Ka punuar edhe për radiotelevizionin publik të Maqedonisë, si dhe për radiotelevizione të tjera private në gjuhën shqipe. Mbi 20 vite shkruan në shtypin e përditshëm dhe atë periodik shqiptar – në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në diasporë. Më së shumti ka shkruar në gazetat: Rilindja, Bujku, Bota Sot, Lajm Ekskluzive, Pavarësia News, Koha Jonë, Rilindja Demokratike, Panorama, Shekulli etj. Ka bashkëpunuar edhe me gazetat italiane – Corriere della Sera, La Repubblica, Il Messaggero, La Stampa, Il Mattino, Resegone, L’Avvenire, Famiglia Cristiana etj. Poashtu ka bashkëpunuar edhe me dy qendrat kreyesore radiotelevizive italiane – RAI dhe MEDIASET

Mbi 30 vite është marrë me organizimin e shoqatave atdhetare, kulturore, artistike dhe humanitare. Në politikë nuk është angazhuar as aktivizuar në asnjë parti, edhepse bashkëpunon me të gjitha palët e politikës shqiptare, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Është i akredituar nga Qeveria e Kosovës, si gazetar dhe veprimtar në Itali.
Përveç artikujve gazetareskë dhe shkrimeve publicistike, ka botuar edhe qindëra poezi, nëpër gazeta e revista shqiptare. Në italisht ka botuar përmbledhjet me poezi “Il mio secolo si chiama amore” (Shekulli im quhet dashuri), si finalist i konkursit ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005”, në Shtëpinë Botuese IBISKOS, në Empoli, si dhe përmbledhjen tjetër voluminoze, prej 161 poezishë, me titull “Sentimento di luce” (Ndjenjë drite), më 2007, nga Shtëpia Botuese BOOPEN, në Napoli. I njëjti libër, në gjuhën portugeze, me titull “Sentimento de luz” është botuar nga Shtëpia Botuese PROTEXTO, në Curitiba (kryeqytet i shtetit Paraná, në Brazil). Ndërkaq në vitin 2008, Shtëpia Botuese O LUTADOR në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit Minas Gerais, në Brazil), ka botuar librin e këtij autori “Madre Teresa – um amor sem limites” (Nënë Tereza – një dashuri e pakufijshme), me parathënien e Hirësisë së Tij – Kardinalit Serafim Fernandes Araújo dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Që të dy librat, në gjuhën portugeze i janë përkthyer nga Profesoresha e mirënjohur Dr Vera Lúcia Alves Neves. Në vitin 2009 shkrimtari Baki Ymeri ia ka bërë një përzgjedhje poezishë, ia ka përkthyer rumanisht dhe ia ka botuar në Bukuresht, në shtator, librin poetik me titull “Să schimbăm lumea cu iubire” (Ta ndërrojmë botën me dashuri), për të cilin libër kanë shkruar kritikë letrarë të atjeshëm shumë pozitivisht. Shqip ka botuar librin “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell” kushtuar Nënë Terezës, që këto ditë doli nga shtypi edhe në gjuhën italiane (La Stella di Dardania irradia terra e cielo – në shtëpinë botuese “Trisauro” në Kalabri, sponzorizuar nga Komuna e Strigarit/vendlindja e Zef Serembes), dhe po përkthehet edhe në disa gjuhë botërore. Libri mbi Nënë Terezën është botuar më 2010 (shqip në maj, kurse italisht në shtator). 

Në Tiranë, shtëpia botuese Globus R, ia ka botuar librin poetik “Trokitje të heshtura”, në gushtin e vitit 2010. Në maj 2011, shtëpia botuese “Rugova Art” në Prishtinë nxori librin e tij monofrafik “Dr Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës”, ndërkaq në muajin shtator, në botimet “ADA” në Tiranë, doli libri me ese dhe reportazhe “Për një jetë më të mirë”. Gjithasshtu në vitin 2011, në botimet “ADA” në Tiranë, i doli libri me ese dhe reportazhe “Për një jetë më të mirë” dhe në Prishtinë vëllimi poetik “Nën kurorën e lisit plak”, redaktuar nga Naim Kelmendi dhe Zhuliana Jorganxhi, në “Rugova Art”.

 Ky libër, në qershor të vitit 2012 fitoi konkursin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë në Gjermani, duke u shpallur libri më i mirë poetik i autorëve të diasporës, i botuar në vitin 2011 dhe i dha Çmimin e parë “Azem Shkreli”. 

Në fund të vitit 2012, në Shtëpinë Botuese “Vllamasi” në Tiranë, i doli vëllimi poetik “Njëqind lule për Nënën” kushtuar Shqipërisë në 100 Vjetorin e Pavarësisë. Ditë më parë, në Prishtinë, nga shtëpitë botuese “Rugova Art” dhe “Drita” iu botua libri tjetër publicistik “Miku i madh i shqiptarëve” kushtuar Papës Gjon Pali II, me redaktor Naim Kelmendin e recensentë Dr Dom Lush Gjergjin dhe Visar Zhitin, si dhe vëllimi poetik “Fituese është dashuria”, nga Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë. 

Në Shtëpinë Botuese “ADA” në Tiranë, në vitin 2016 ka botuar romanin e parë “Rebeka, një dashuri e rigjeneruar”, me redaktorin Demir Gjergji, i cili është romansier dhe redaktor kulture në Radio Tirana. Pra Koliqi deri më tani ka gjithsej 16 lëibra të botuar, në 4 gjuhë. Ka edhe shumë libra të tjerë në dorëshkrim, që po presin ndoj sponzorizim për të parë dritën e botimit.

Engjëll Koliqi është edhe Ambasador i Paqes, titull jetësor, marrë në Tiranë, më 2011 nga seksioni shqiptar i Federatës Universale të Paqes. Është edhe anëtar me të drejta të plota i Akademisë Europiane të Arteve, me seli në Paris, ku në fund të vitit 2014 ka marrë çmimin e parë publik për poezi, të seksionit shqiptar, në Durrës. Në vitin 2012 ka fituar Çmimin “Azem Shkreli”, për libër poetik më të mirë të vitit 2011 nga autorët e diasporës, nga SHSHASH në Gjermani.

 Ka fitujar edhe çmimin special “Martin Camaj” për librin më të mirë, që e jep dega e LDK në Gjermani. Ka marrë edhe çmime të tjera letrare, kombëtare e ndërkombëtare, prej të cilëve më së shumti e çmon atë me emrin e Agim Ramadanit “Muza e Agimit”. 

Të dhuruar nga Familja e heroit Ramadani, Engjëll Koliqi e ruan Flamurin e Dardanisë, origjinalin unikat, të qëndisur special për Presidentin Historik Dr Ibrahim Rugova, që presidenti ia kish dhuruar familjes së Agim Ramadanit e ata ia kanë dhuruar Engjëllit.

Në janar të vitit 2009 pati një aksident të tmerrshëm automobilistik në Slloveni dhe mbas afër gjashtë javë në gjendje koma, falënderojmë Zotin që dëgjoi dhe përfilli lutjet e shumë dashamirësve, e ringjalli mrekullisht dhe po e merr vetin ngadalë, por sigurtë. 

Nga ky autor mund të presim edhe shumë tituj e shumë libra të tjerë, sepse nuk pranë kurrë së shkruari, me penën e tij mjaft të mprehtë e të ëmbël.

Mbas 23 vite mërgimi në Itali, është kthyer dhe nga janari 2013 punon në profesionin e rij të parë – mësues në Kosovë, pikërisht aty ku ishte vatra e parë e shkollës shqipe, në SHFMU “Dom Mikel Tarabulluzi” në Srubëll.


Ramadan Zejnullahu(1957-)




Ramadan Zejnullahu, i lindur më 8 maj 1957 në Llapshticë të poshtme, Komuna e Podujeves- Kosovë, është matematikan shqiptar nga Kosova dhe ish-rektor i Universitetit të Prishtinës. 

Ai mori mandatin dyvjeçar në periudhën 2014-2016 të lënë përgjysmë nga dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi.

Zejnullahu është lauruar magjistër i matematikës më 1984 me tezën "Karakterizimi i splein-funksioneve në hapësirat e Hilbertit" dhe doktor i shkencave matematike më 1988 në Universitetin e Prishtinës me tezën "Disa veçori të splein-funksioneve interpolative në hapësirat e Hilbertit". Nga viti 2000 punon si profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP.


Është autori i librave shkollor të matematikës për klasët 1-9. Është poashtu autor i shumë librave universitar mbi analizën matematike.


Në periudhën 1997-2001 ishte Dekan Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së, në periudhën 2000-2001 anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së dhe Këshillit për Edukim të Kosovës në periudhën 2006-2009 Kryetar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë.

Ramadan Zejnullahu u zgjodh rektor i Universitetit të Prishtinës më 2 shtator 2014.


Më 21 tetor 2015, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës shkarkoi rektorin Ramadan Zejnullahu. Anëtarët e këshillit drejtues të votuan për shkarkimin e rektorit ishin: Fevzi Berisha, Alberta Troni, Kemajl Bislmi, Shefkie Islamaj, Zeqir Veselaj, Beqir Sadikaj.

 Shkarkimi ndodhi në bazë të kërkesë së nënshkruar nga 28 anëtarë të Senatit të UP që ishin të pakënaqur me insistimin e rektorit Zejnullahu për respektimin e kritereve për zgjedhje në thirrje akademike. Nënshkruesit e kërkesës për shkarkim ishin: Bujar Dugolli, Kemajl Kurteshi, Naser Kabashi, Skender Ahmeti, Sedat Kuçi, Ethem Çeku, Naser Pajaziti, Musli Bajraktari, Enver Hamiti, Tahir Arbneshi, Sabrije Osmanaj, Avni Puka, Rifat Krasniqi, Patriot Kelmendi, Egzon Daku, Imer Rusinovci, Muhamer Hamzaj, Arben Mehmeti, Senad Beqiri, Salih Ahmeti, Afrim Loku, Musa Selimi, Artur Avdaj, Shaban Buza, Jehona Lushaku, Haxhi Gashi, Bekë Kuqi dhe Bedri Dragusha.

Shkarkimi i rektorit nxiti reagime të shumëta në Kosovë dhe në diasporë, pasi konsiderohej si fitore e së keqes.

 Si rezultat i protestave, vendimi për shkarkimin e rektorit u shfuqizua nga MASHT, ndërkaq rektori, më 27 tetor 2015, iu kthye detyrës së vet.

Si rezultat i zhvillimeve të mëvonshme, rektori Zejnullahu dha dorëheqje nga posti më 16 shkurt 2016, një muaj para skadimit të mandatit të tij. I pakënaqur me zhvillimet në Universitet, Zejnullahu në letrën e dorëheqjes thekson: “Qëndrimi im i mëtutjeshëm në krye të Universitetit do të ishte lajthitje, mashtrim i qytetarëve se çdo gjë është në rregull dhe se çdo gjë do të bëhet mirë. Megjithëse ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundimin e mandatit tim, unë nuk dëshiroj të qëndroj në krye të institucionit i cili ka zgjedhur një rrugë që nuk përkon me vizionin tim dhe me angazhimet e mia.”


BOTIME:

Libra shkollor

Përmbledhje detyrash nga matematika 8. Libri shkollor, 2003.

Përmbledhje detyrash përgatitore për provim kualifikues në shkollat e mesme. ETMM i Kosovës, 2002

Përmbledhje detyrash përgatitore për garat e matematikës për kl.7,8 dhe 9. Matrix, Tetovë, 2004

Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e IV të shkollës së mesme ETMM i Kosovës

Matematika 8. ETMM i Kosovës, 2003


Përmbledhje detyrash nga matematika 8. Libri shkollor, 2003

Matematika 7. Libri shkollor, 2002

Matematika 6. Libri shkollor, 2003

Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e II të shkollës së mesme, botimi i dytë, Libri shkollor1999


Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e I të shkollës së mesme, botimi i dytë, Libri shkollor1999

Matematika 1, Dukagjini, botimi i nëntë 2011

Matematika 1-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 1-testet, Dukagjini, botimi i nëntë 2011

Matematika 2, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 2-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 2-testet, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 3, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 3-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 3-testet, Dukagjini, botimi i tetë 2011

Matematika 4, Dukagjini, botimi i shtatë 2011

Matematika 4-fletore pune, Dukagjini, botimi i shtatë 2011

Matematika 4-testet, Dukagjini, botimi i shtatë 2011

Matematika 5, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011

Matematika 5-fletore pune, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011

Matematika 5-testet, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011

Matematika 6, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 6-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 7, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 7-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 8, Dukagjini, botimi i katërt 2011

Matematika 8-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011Matematika 9, Dukagjini, botimi i pestë 2011

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza matematike I. Libri shkollor,Prishtinë 1983. (meM.Berishën)(ky tekst është ribotuar tri herë)

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza matematike I. Libri shkollor, Prishtinë 1983. (meM.Berishën)(ky tekst është ribotuar tri herë)

Përmbledhje detyrash nga analiza matematike II. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1995. (meM.Efendiun)

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale. Libri shkollor, Prishtinë 1985. (me M.Berishën)

Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale dhe funksionale. Libri shkollor, Prishtinë 1987. (me M.Berishën)

Kurs i matematikës së lartë. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1995

Analiza funksionale. Libri shkollor, Prishtinë 1998

Analiza reale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000

Analiza funksionale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000

Analiza matematike I - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001

Matematika për kimistë - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Libri shkollor, Prishtinë 2003.(me R.Gjergjin)

Analiza matematike I . Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2010 Analiza matematike II (dorëshkrim i gatshëm për botim)

Publikimet shkencore


Një teoremë mbi pikat fikse në Hapësirat metrike probabile të tipit të Mengerit ,BULETINI i punimeve shkencore i FSHMN ,Nr = 9.(1983-1986) (65-68).
Pikat proximale dhe plotësi ortogonal në hapësirat e Hilbertit ;KËRKIME. ASHA e Kosovës Nr = 4.(1986)(21-24).

On a problem of minimisation in Banach spases ;RAD. MAT. ANU BiH ,Sarajevë ,Nr = 4. (1988)(113-119)
Etj.

Flori Bruqi 

Marjan Dema(1957-)


Rezultati i imazhit për marjan dema"

Marjan Dema ,lindi  më 27 maj 1957 në Klinë, Kosovë.

Ka të kryer Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

 Fitoi titullin magjistër i shkencave matematike më 1984 me tezë "Disa veçori të interpolimit të funksioneve analitike në hapësira të Hilbertit" dhe doktor i shkencave matematike në vitin 1987 me tezë “Interpolimi i shumëfishtë në hapësirat Hp pa konditën e Karlesonit”, nga Universiteti i Prishtinës.

Marjan Dema ka filluar karrierën në Departamentin e Matematikës të FSHMN-së në vitin 1980. 


Në vitet e nëntëdhjeta është transferuar në Fakultetin Ekonomik, ku ka ushtruar edhe detyrën e prodekanit, ndërsa me të shpërthyer lufta në Kosovë, është larguar me familje në SHBA ku ka qëndruar deri në vitin 2005.


 Atëherë është kthyer për një kohë në Departamentin e Matematikës, ndërsa në vitin 2007 ka vazhduar karrierën në FIEK. 


Po atë vit është zgjedhur prorektor i Universitetit të Prishtinës, në kohën kur rektor ka qenë Prof.Dr. Enver Hasani.


Në periudhën 2009-2012 shërbeu si anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.


Në mars 2016 ai u emërua rektor i Universitetit të Prishtinës.


PUBLIKIMET SHKENCORE

Marjan Dema. “Certain Inequalities for ( -Convex functions”, International Journal of Mathematical Archive-2(12), 2011, Page:2520-2524

2. Muje Gjonbalaj, Marjan Dema, Iliriana Miftari., “The Role of Statistics in Kosovo.Eenterprises:, Journal of Applied Quantitative Methods, Vol. 4, No. 3 Fall 2008

3. Xhevat Z. Krasniqi, Huseyin Bor, Naim L. Braha and Marjan Dema, “ On Absolute Matrix Summability of Orthogonal Series”, Int. Journal of Math. Analysis, Vol. 6,2012,No 10, 493-501

4. Dr Marjan Dema. “On a Problem of Multiple Interpolation in Hp Spaces.” – Liet. Matem.Rink., Vilnius, Lithuania.1985

5. Dr Marjan Dema. “Një problem mbi interpolimin në Hapësirat Hp”- Buletini I FSHMN,Prishtinë 1995

6. Dr Marjan Dema, . “Interpolimi I shumëfishtë mbi hapësirat Hp”. – Buletini I FSHMN,Prishtinë 1995

7. Dr Marjan Dema. “Mbi interpolimin e shumëfishtë më peshë në klasat Hp(p≥1)”.Kërkime, Prishtinë 1997

8. Marjan Dema. “Disa veçori të interpolimit të funksioneve analitike në hapësirat të Hilbertit”,punimi i magjistraturës, Prishtinë 1984

9. Marjan Dema.“Intrerpolimi I shumëfishtë në hapësirat Hp pa konditën e Karlesonit.,punim i disertacionit të doktoratës, Prishtinë 1987.



TEKSTET UNIVERSITARE

1990 Dr Marjan Dema, Probleme te zgjidhura nga Gjeometria Deskriptive,Prishtinë (dispense)

1995 Dr Marjan Dema, Dr Fuat Rizvanolli. Matematika për ekonomistët,Prishtinë 1995

1997 Dr Marjan Dema, Dr Nexhat Muhaxheri, Testet për provimin
klasifikues, Prishtinë, 1997


KARRIERA PROFESIONALE DHE THIRRJET AKADEMIKE

1978-1981 Profesor ne gjimnazin “Sami Frashri” ne Prishtine

1981 Asistent ne FSHM, Departamenti i Matematikes,
Universiteti i Prishtinës,

1984 Ligjërues për lenden Gjeometri Deskriptive , Universiteti
i Prishtinës, FSHMN

1988 Është zgjedhur në thirrjen e docent për lëndën e Gjeometrisë
Deskriptive, FSHMN, UP

1994-2001 Është zgjedhur në thirrjen e profesorit inordinar për lëndën

POZITAT NË UNIVERSITET

1981-1985 Sekretar i Katedrës se Matematikes ne FSHMN

1996-1998 Ka qenë prodekan për qeshtje materiale në Fakultetin
Ekonomik të Universitetit të Prishtinës

2006/09 Zgjidhet Prorektor për burime dhe infrastrukture dhe
zëvendës Rektor në Universitetin e Prishtinës

2009 Zgjidhet Rektor, u.d. I Universitetit të Prishtinës

2009-2012 Anëtar i Këshillit Drejtues te Universitetit të Prishtines

Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup nga viti 2019.

Flori Bruqi

Kristaq Turtulli


Rezultati i imazhit për kush eshte kristaq turtuli"


Kristaq Turtulli, është  gazetar, piktor, romancier ,shkrimtar, poet, i njohur korçar me banim në Kanada. Fitues i disa çmimeve kombëtare në prozë. Veprat e tij janë të përkthyera në gjuhën angleze Rrjedh nga një familje e shquar patriotike e cila gjithmonë i është gjendur pranë kombit. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Kanadasë.



Librat e botuar :

Hija e Ariut, roman 1996
Hani me dy Porta, roman, 1997
Ç’është jeta e një njeriu, roman 2003
Vetmia e zërave, roman 2006
Dëgjo, floriri im, roman 2009
Frends, novelë për fëmijë në anglisht 2009
The inn with two doors, novel 2009
Në trenin e linjës 16, roman 2010
Puthje e pamundur, roman 2010
Syri i Rirës, roman 2011
Tulipani i koresë, roman 2012
Pianisti, roman 2013
Zhgënjimi, roman: shkurt 2015
Kujdes vajzë, novelë 2015
Ati dhe fati, roman 2016
Ikje prej vetes, roman 2016
Misteret e parisit të vogël, roman 2017
Ëngjëlli I koresë, roman, ribotim, 2018












Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...