Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Nexhat Z. Rexha(1956-)


Nexhat Z. Rexha,  lindi më 01 shkurt 1956 në Topanicë, Komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse Fakultetin Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1980.

Merret me krijimtari letrare në zhanrin e poezisë, prozës dhe kritikës letrare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Kryeredaktor i revistës letrare "Nositi" - Dardanë. Anëtar i redaksisë së revistës letrare "Agmia" - Gjilan. Redaktor dhe recensent i shumë librave letrar dhe shkencor. Fitues në disa konkurseve letrare. Poezitë e tij janë publikuar në shumë gazeta, revista dhe albume poetike. Po ashtu, ato janë përkthyer edhe në disa gjuhë.
Punon profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin ”Ismail Qemali" në Dardanë dhe jeton në vendlindje.

.
Deri tani ka botuar:

”Ndrydhja e pikës K”- poezi, 2003.
”Unazë qiellore”- poezi, 2005.
”Ligjërime përjetimesh” - kritikë, 2006.
”Dhembja kujtesë”- poezi, 2008
”Binecuvantarea Secolelor”, ”Bekimi i shekujve”, poezi, Bukuresht- 2009.
”Pikojnë heshtjet”- poezi, 2010.
”Fjala ruan kujtimin” - 2010
“Etje E Pashuar” Poezi nga autorë të Dardanës - 2010 (Bashkautor).
"Emra dhe vlera", kritikë, 2012.
“Samtal Med Skuggorna “Bisede me Hijet”- 2012, poezi, në gjuhen suedeze.
"Fluturojnë zogjtë në kafaz", poezi, 2014
"Shtjellimi i tekstit", kritikë, 2015
"Vlerësime letrare, kritikë, 2016
"Shfletime dhe kundrime letrare, kritikë, 2018

Majlinda Zorba(1967-)



Majlinda Zorba, ka lindur në Tiranë më 22 maj 1967. Gjatë viteve 1986 - 1990 ka mbaruar studimet në fakultetin Histori - Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Kurse gjatë viteve 2012 - 2016 është diplomuar për "Studime letrare" në Qendrën e Studimeve Albanalogjike". Mëpastaj, ka punuar prej 16 vjetësh si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën 9 vjeçare "Ali Demi" në Tiranë.
Majlinda ka redaktuar dy libra të shkruar në gegërisht "Llesh Nik Daka", "Historia e Lezhës". Ka berë një studim letrar për tri romanet e autorit Zija Çela "Burrat nuk dalin nga lufta", "Gjaku i dallëndyshes", "Las Varrezas". Po ashtu, ka publikuar edhe një studim kritik "Gjama e malësorëve", qe është botuar në revistën "Perla" në vitin 2016.


Veprat:

"Ëndërr e thërrmuar", poezi, SHB "Marin Barleti", 2007
"Shërimi i vetmisë", tregime, SHB "Marin Barleti", 2011
"Kalorësi i bardhë", poezi shqip-ilalisht, SHB "Marin Barleti", 2017

Zekerija Idrizi(1969-)

Zekerija Idrizi lindi në vitin 1969, në lagjen e Dizhonit në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen "Medreseja Isa Beu" i kreu në Shkup. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Shkencave Islame, në Sarajevë. Botoi qindra shkrime në revistën informative, kulturore e shkencore islame "Hëna e re", organ ky i Bashkësisë Fetare Islame, në Maqedoni. Herë pas herë, botoi edhe në gazetat tjera shqipe si në: "Flaka" (Shkup), "Fakti" (botimi në diasporë dhe Shkup), "Koha ditore" (Prishtinë) dhe "Bota sot" (Cyrih). Gjithashtu botoi edhe në revistat: "Familja" (Tiranë) dhe "Dituria Islame", organ ky i Bashkësisë Islame të Kosovës. Deri më tani ka përkthyer nga boshnjakishtja veprën kapitale "E drejta islame" (Islamsko pravo) të autorit dr. Jusuf Kardavi (botoi BI, Shkup, 1995) dhe si bashkëpërkthyes nga arabishtja veprën
"Të vërtetat esenciale të Islamit" (El-Hakaiku-l-Esasijjetu lil-islam) të autorit Abdullah Sead (botoi BI, Shkup, 1994).
Romani i tij "Arratisja nga "vdekja" është ribotuar disa herë dhe është përkthyer në disa gjuhë.


Veprat e këtij autori:

"Mozaiku fetar dhe çështja kombëtare", botoi Komuniteti Shqiptar Mysliman, Shkup, 1997
"Xhamia në analet e historisë-Hoxhallarët dhe tempujt fetarë në shërbim të çështjes kombëtare", Cyrih, 2009.
"Letër bijave të mia", botoi Shoqata Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Amanda Edit, Bukuresht, 2015
"Veprimtaria universale e imamit në kurbet", SHB "SHKUPI", Shkup, 2015
"Fundamentalizmi islamik i fiksion dhe myslimanët antifundamentalistë", botoi Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup, 2015
"Letra shpirti", SHB "Shkupi", Shkup, 2016
"Tradhtia me profil dhelpre , Megaintervistë me H. Sulejman ef. Rexhepin, Reisul Ulema i BFI në RM", Biblioteka "Hëna e Re", Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup, 2017. Po këtë vit u botua edhe në gjuhë maqedone "Predavstvo so profil na lisica - Megaintervju so H. Sulejman ef. Redzepi, Reisul Ulema na IVZ vo RM"
"Stop dukurive negative në shoqëri", Biblioteka "Hëna e Re", BFI në RM, Shkup, 2017
"Letër bijave të mia", ribotoi SHB "SHKUPI", sponsorizoi Ministria e Kulturës në RM, Shkup, 2017
"Në botën e artit", Bukuresht, 2017.
"Arratisja nga "vdekja", roman psiko-filozofik, SHB "Grand Print", Tiranë, 2017

Petrit Ruka(1954-)



Petrit Ruka.jpg
Petrit Ruka, lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 - 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005


Disa nga veprat e këtij autori:

1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
5. “ Në zemër bie shi...” vёllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
8. “Iso dashurie“  Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015
9. “Nëntë vjet e nëntë ditë“  Poemë baladeske, 2015

Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.


 Vepra tё ekranizuara:

1. “Eja” 1986, skenari pёr film artistik, regjisor Piro Milkani.

2. “Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.

3. “Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.

4. “Njё djalё dhe njё vajzё” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.

5. “Vazhdojmё me Bethovenin” 1995 skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani

Filma dokumentarë.

1. “Shembja e idhujve” 1994 skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.

2. “Tё burgosurit e galerisё” 1994, sken pёr film dok, regjisor S.Kumbaro

3. “Nёnё Tereza” 1999, skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.

4. “ Butrinti i gjallë” 1996 skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka

5. “Në fillim ishte Ademi” skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.

6. “Braktisja e Madhe” skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.

7. “Qyteti mbi gur” 2002 skenar pёr film dokumentar, regjisor Eli Bici.

8. “Qyteti mbi naftё” 2003 skenar pёr film dokument, regjisor P. Dervishi.

9. “Nënë Tereza” 2004 skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjoni.

10. “Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar pёr film dokument, regjisor N.Ajazi.

11. ’’Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006 skenar pёr film dokum, regjia Esat Ibro.

12. “Kur vriteshin poetët” 2007 skenar për film dokumentar. Regjia N.Ajazi.

13. “Poet i ekranit” skenar për film dokumentar. regjia P. Ruka.

14 “Aleksandër Moisiu“ skenar për film dokumentar. regjia N. Ajazi.

15. “Unë jam Ismail Qemali“ skenar për film dokum. regjia Viktor Gjika.

Filma vizatimorë.

1. “I vdekuri i gjallё” 1993, skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.

(shpallur skenari mё i mirё i filmit nё Fest e 10 kombёtar tё Filmit shqiptar.)

2. “Ekuilibёr” 1994 skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.

3. “Nёntё vjet e nёntё ditё” 2001, skenar pёr film vizatim, regjia Artur Dauti.

Si regjisor ka realizuar: (skenari dhe regjia)

1 “Njëqind për qind” 1994 film artistik, skenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.

2. “Plumbi prej plasteline” 1995 film art, s kenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.

3. “Butrinti i gjallë” 1998. dok. për Kadri Roshin, skenari e regjia Petrit Ruka.

4. “Në fillim ishte Ademi” 1999 dok. për A, Jasharin, skenar e regji P. Ruka.

5 “Braktisja e Madhe” 2001 dok për emigrimin. skenari e regjia Petrit Ruka.

6. “Kapedani i këngëve”, 2005 dok. poetit Maliq Lila. S kenar e regji P. Ruka.

7. “Amanet Labërinë” 2006. Dok. për Enver Guga. skenari e regjia P. Ruka.

8. “Me varrin hapur” 2006 dok për L. Mërkurin. skenar e regji P. Ruka.

9. “Bolenë, trimja Bolenë” 2007 dok. skenari e regjia Petrit Ruka.

10. “Aulona Folk Inernacinal Festival“ I 2009 dok. skenar e regji P. Ruka.

11. “Folk Inernacinal Festival“ II film dok. S kenari e regjia Petrit Ruka.

12. “Folk Inernacinal Festival“ III film dokument. skenari e regjia Petrit Ruka.

13. “Poeti i ekranit, Viktor Gjika” 2009 film dok. skenari e regjia Petrit Ruka.

14. “Homerët e filmit ballkanik“ - vëllezërit Manaqi. dok. sken e regji P/ Ruka.

15. “100 vjet me Himnin e Flamurit“ film dokum. skenari e regjia P. Ruka.

16. “Flamurmbajtësi i Vatrës“ film dokumentar. skenari e regjia P. Ruka.

17. “Syri i Shqiponjës“ film dokumentar. skenari e regjia. Petrit Ruka.

18. “Buzët tek kënga...“ dok për poetin Agim Shehu. skenar regji. P. Ruka.

Etj.

Flori Bruqi

Izri Rexha(1964-)



Izri Rexha lindi me 14.05.1964 në Barilevë të komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Prishtinë në Gjimnazin “Eqrem Qabej”. Ai ka mbaruar studimet në Univetrsitetin e Prishtinës, drejtimin e Pedagogjisë. Pas përfundimit të studimeve punësohet si profesor i psikologjisë dhe pedagogjisë në gjimnazin "Eqrem Qabej" në Prishtinë, aty ku kishte kryer shkollën e mesme. Më pas emigron në Austri dhe atje fillon të punoj si mësimdhënës i gjuhës gjermane për të huajt në qëndrat e aftësimit profesional BFI dhe WIFI. Mëpastaj ka punuar edhe përkthyes dhe tash është mësues i gjuhës shqipe në Linz të Austrisë, ku edhe jeton.

Veprat:

“Bazat e Gramatikës për gjuhën shqipe”, "Blendi", Prizren, 2012
“Në plazh të përhirtë”, poezi, “Ada”, Tiranë, 2014
“Erë Muzgu”, poezi, “Ada”, Tiranë, 2014
“Rri dhe sonte”, poezi, “Ada”, Tiranë, 2015
“Natë pa hënë”, poezi, “Ada”, Tiranë, korrik 2015
“Mbretëria e fluturave” përralla dhe tregime, “Ada”, Tiranë, 2016,
“Kur lind dielli”, poezi, “Lenagrafik”, Prishtinë, 2017

Isa Alibali(1940-2018)



Isa Alibali lindi në Shkodër më 26 janar 1940. I diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar 3 vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj, ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion.
Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”.
U nda nga jeta në moshën 78 vjeçare në shtator të vitit 2018.

Disa nga veprate këtij autori janë:

"Në Shkodër të gjithë këndojnë"
,“Prenkë Jakova”
“Mirënjohje”
“Me Tano Banushin dhe humorin e tij”
“Si e njoha Mirditën”.
“Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën)
“Përtej mjegullës ka dritë”, roman
"Bejtet shkodrane"

Faik Ballanca(1945-1977)


Faik Ballanca më 1945 në Tiranë, në një familje me origjinë nga Dibra. Mbaroi Fakultetin Histori - Filologji në degën e gazetarisë dhe pas përfundimit të tij punoi në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në revistën “Nëntori” të Lidhjes së Shkrimtarëve. Tregimet e para nisi t’i botonte në vitin 1962.
Nevoja për te lexuar edhe literaturë jashtë kornizave të socializmit realist ate e shtynë të mësoi gjuhë të huaja. Përktheu nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja. Me krijimet e tij, Faik Ballanca arriti të krijonte personalitetin e tij të veçantë si shkrimtar, në saje të kulturës së gjerë, intuitës së hollë artistike dhe skrupulozitetit të tij krijues.

Vrau veten më 1977.

Titujt e veprave:

Rrëmbimi, tregime dhe reportazhe, Tiranë, 1970.
Mbasdite të lagura. Tiranë, 1971.
Katër orë larg shtëpisë, novela, Tirane 1972.
I fundit, novelë, Tiranë 1972.
Shtigjet me helm, novelë, Tiranë 1972.
Letra anonime, novelë e tregime, Tiranë 1973.
Pritësit e rrufeve, tregime. Tiranë 1975
Tregime të zgjedhura, Tiranë 1976
Nomeja e largët, roman, Tiranë 1998, ribotuar më 2015.
Kënga e fundit e Marko Boçarit, novelë. Tiranë 2002.
Mbama pak pallton, çun!, tregime të zgjedhura Tiranë 2003


Thanë për Faik Ballancën:

Ismail Kadare, për romanin e tij të parë "Nomeja e largët": "Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë
një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne".


Dritëro Agolli: "Faik Ballanca e pati të shkurtër kohën e krijimtarisë, ashtu siç e patën Lermontovi, Migjeni, Veli Stafa apo Drago Siliqi. Nga kjo anë, e fundit të dhimbshëm të jetës së shkurtër, megjithëse në rrethana të ndryshme shoqërore, ai u shëmbëllen në fatin tragjik këtyre shkrimtarëve, që nuk i dhanë dot të gjitha ato që mund të jepnin. Megjithatë, ky i dashuruar i marrë i librave, la një trashëgimi të vyer letrare, që përcjell te njerëzit një kënaqësi të vërtetë estetike edhe sot e kësaj dite”.


Vath Koreshi: "Jo rrallë më ndodh që, duke lexuar tregime të Faik Ballancës, më vjen në vesh zëri i tij gjithmonë i shtruar dhe i mbushur me magjinë e zemrës dhe mendjes së tij aq të mprehtë. Faiku ngjallet sa herë, sepse gjithmonë ne kemi nevojë të na plotësojë me diçka që na mungon. Kur jemi të padrejtë, ai na ofron ndershmërinë e tij, kur na tut jeta, ai na bën më të guximshëm. Ai di të na shtyjë gjithmonë që të bëhemi më shumë njerëz, më shumë shokë dhe më shumë të mençur. Gjithë artin e tij ky njeri me zemër vezullimtare e vuri në funksion të fisnikërimit të njeriutë të tregojë se ç‘rrezatim të fuqishëm ka një shpirt që do, që dhemb dhe që nuk e pranon meskinitetin".

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...