Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/15

PAPA GJON PALI II : “Në emër të Zotit ju përqafoj dhe ju bekoj të gjithëve.”...dhe “Unë do të lutem për vuajtjet e popullit të Çamërisë”.



Imazh i ngjashëm


Nga Flori Bruqi 






Fondi Arkivor online i Ministrisë së Jashtme i Shqipërisë  kishte publikuar dokumentet, shkresa dhe letra të shenjtores shqiptare, Nënës Terezë, e cila ka kërkuar të vizitojë varret e nënës dhe motrës së saj që preheshin në atdhe.

Rezultate imazhesh për letra e nene terezes

Nënë Tereza nuk u lejua nga regjimi komunist asokohe të merrte pjesë në ceremonitë e tyre mortore, por prej vitit 1985, në Shqipëri nisi të kishte disi ndryshime. Sipas dokumenteve të kohës, kërkesa e parë u përcoll në ambasadën shqiptare në Romë, nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëreshë.

Rezultate imazhesh për ramiz alia dhe nena tereze

Në dokumente bie në sy përgjigja e saj në intervistën e dhënë për gazetaren e televizionit shtetëror shqiptar pyetjes lidhur me përshtypjet nga vizita e saj e parë në Shqipëri, ku rëndom dëgjoheshin vetëm vlerësime pozitive, Nënë Tereza do përgjigjej: “Nuk kam ditur më parë ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”.


Rezultate imazhesh për ramiz alia dhe nena tereze

Pas largimit nga Shqipëria, Nënë Tereza iu drejtua me një letër presidentit Ramiz Alia për të lejuar hapjen e një shtëpie në Tiranë për Misionaret e saj të Bamirësisë. Përgjigjja vonoi gjatë.

Vizitat e Misionareve të Nënë Terezës që prisnin në Romë, por edhe të vetë Nënë Terezës vazhduan në ambasadën shqiptare në Romë edhe në muajt në vijim për të marrë një përgjigje nga pala shqiptare.
Imazh i ngjashëm

Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Haver Perez De Kuelar, në Shqipëri në maj 1990 dhe ngjarjeve të korrikut në 1990, në tetor 1990 Alia përgjigjet se së shpejti do kishte një përgjigje pozitive për vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri, shkruan lapsi.al. Po në tetor 1990, në Tiranë kopshtit të fëmijëve që u vizitua nga Nënë Tereza gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri i vihet emri i nobelistes per paqe “Kopshti Nënë Tereza”.

Imazh i ngjashëm

Në këtë periudhë pati zhvillime të reja politike në Shqipëri dhe po flitej zyrtarisht për lirinë e praktikimit të besimit dhe për veprimtarinë e institucioneve fetare. Këto rrethana lehtësonin edhe hapjen e Misionit të Nënë Terezës në Shqipëri. 


Imazh i ngjashëm

Përgjigjja nga shteti shqiptar vjen në nëntor 1990 sipas të cilës Nënë Tereza ishte e mirëpritur për një vizitë të dyte në Shqipëri, ndërsa për aktivitetin e Motrave të saj Misionare të Bamirësisë në Shqipëri duhej të ndryshonte në fillim legjislacioni ekzistues shqiptar që të lejonte këtë veprimtari. Vizita e dyte u zhvillua 1-5 dhjetor 1990.

Imazh i ngjashëm

Shtëpitë e Misionit të Bamirësisë së Nënë Terezës në Shqipëri do të fillonin aktivitetin e tyre në mars 1991 në Tiranë e në Shkodër


PAPA GJON PALI II : 

“Unë do të lutem për vuajtjet e popullit të Çamërisë”.


Rezultate imazhesh për nena tereze dhe papa gjon pali II


Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II , i shkruante letërpërgjigje shoqatës shqiptaro-amerikane “Çamëria”.
“Në emër të Zotit ju përqafoj dhe ju bekoj të gjithëve.”
Ishin këto fjalët e shenjta që tha Papa Gjon Pali i Dytë, kur shkeli tokën shqiptare më 25 prillit 1993. 
                   BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË
Ishte vizita e tij në Shqipëri, vendi që sapo kishte lënë pas diktaturën komuniste për të nisur rrugën e mundimshme në kërkim të lirisë.

 Në sheshin Skënderbej, ku dukej se kishte dalë gjithë Shqipëria, Papa Gjon Pali i II, tha ndër të tjera: 
Rezultate imazhesh për nena tereze dhe papa gjon pali II
“Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. 
Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë mbjellë farat e shpresës. 
Të shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të lirisë në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar.
 T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare.”


BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË


Nisur nga historia dramatike që e ka përndjekur popullin shqiptar shekullin e shkuar, kryesisht atë të diktaturës komuniste, Papa Gjon Pali i Dytë dëshmoi një përkujdesje të veçantë për Shqipërinë.

 Në momente të ndryshme të historisë, ai e ka mbështetur Shqipërinë. Papa Gjon Pali ka folur edhe për Kosovën e Çamërinë.
Ka ndodhur disa vite më parë, kur Shoqata “Çamëria”, i pati shkruar një letër, ku përshkruheshin vuajtjet e tragjedisë së Çamërisë. 
Letra përmbante fakte e ngjarje të historisë së dhimbshme të Çamërisë, vrasjen e mijëra burrave, grave e fëmijëve të Çamërisë. Në letërpërgjigjen drejtuar Shoqatës “Çamëria”, Ati i shenjtë shkruante: 
“Unë do të lutem për vuajtjet e popullit të Çamërisë”. 
Ishte kjo një mbështetje e madhe për Çështjen e Çamërisë.
Përveç se për çështjen Çame, Papa Gjon Pali i Dytë ka folur shpesh për Kosovën. 
Ndër to mbahet mend mesazhi në ditën e Krishtlindjeve, kur gjenocidi serb mbi popullin e Kosovës kishte mbërritur kulmin.
BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

“Drama e Kosovës, ku natën e Krishtlindjes pati ndeshje të reja të armatosura, është përherë e pranishme në zemrën time”, do të thoshte Papa Gjon Pali II , në lutjen e Krishtlindjeve.
 Më 11 prill 1999, duke uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve, Shenjtëria e tij kujtoi që në ato ditë sytë e besimtarëve ishin plot me vdekje, prandaj bëri thirrje që të heshtin armët e të rifillojë dialogu.

****
“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.

Papa Gjon Pali II lumturoi Nënë Terezën e Kalkutës, proces që u finalizua me shenjtërimin e saj nga Vatikani në 4 shtator 2016.

“Me autoritetin tim apostolik, ne garantojmë se shërbëtorja e nderuar Nënë Tereza e Kalkutës do të quhet e lumturuar tani e në vazhdim”, deklaroi atëherë Papa.

Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.


Imazh i ngjashëm

Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës. Nëne Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën. Ajo ka thënë se gjithçka e bënte për hir të dashurisë së Zotit.

Nënë Tereza udhëtonte për të kryer misionin e saj me një automjet gjysmë të shkatërruar. Kur Papa Pavli VI kryente një vizitë në Indi në 1964 i dhuroi asaj limuzinën e tij. Ajo e shiti atë për të siguruar fonde për koloninë e lebrozëve, të cilët i ndihmonte.

Liderë nga e gjithë bota e kanë vizituar atë. Ish-kryeministri i Indisë, Indira Gandi, pas takimit që bëri me te dha kete koment: “Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjen e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë”.


Imazh i ngjashëm


Ajo vazhdoi me vetmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qënie njerëzore të lindur apo jo.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo beri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret femijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qënë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës.

Me kalimin e viteve, ajo nga Gonxhe u bë Madre Tereza, e njohur në të gjithë botën dhe e dhënë për të gjithë botën.


*****

    Nënë Tereza, e mohuar nga shtypi shqiptar


Si ka evoluar njohja e Nënë Terezës përmes shtypit shqiptar; nga njoftimi i thatë nga shtypi zyrtar i vitit ‘89, më 5 shtator 1997, kur u nda nga jeta, ceremonia mortore, si dhe ikja nga jeta e misionares shqiptare ka pasur kulmin e jehonës në mediat shqiptare të cilat shkruanin pothuaj në një zë: Bota shqiptare sot në zi. Më 17 tetor 1979, kur Nënë Terezës iu dorëzua çmimi “Nobel”, asnjë dijeni nuk ka pasur në Shqipëri, qoftë dhe burime të fshehta që të jetë dëshmuar apo folur diku. Vonë në shtypin e Kosovës, shfaqen shkrime nga vitet ‘80 mbi këtë vlerësim ndërkombëtar. Më 25 tetor 1979, në mediat e Kosovës, pikërisht në gazetën “Rilindja” botohet telegrami i Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”. Po në këtë gazetë, më 10 korrik të vitit 1986, njoftohet takimi i Nënë Terezës me Fidel Kastron. 1990, vizita tjetër e Nënë Terezës, ku shtypi më shumë ka pasqyruar pritjet politike që ka pasur ajo me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë.

Është një njoftim i thatë që vjen më 15 gusht 1989 nga shtypi zyrtar i kohës, kur Nënë Tereza bën vizitën e parë në Shqipëri. Vetëm dy radhë njoftojnë ardhjen e saj, pa asnjë sensacion tjetër përcjellës, fjalë për fjalë shkruhej: “Mbërriti për një vizitë private Nënë Tereza”, si dhe njoftohen takimet me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Reis Malile.

Më 16 gusht të 1989-ës, gazetat në Tiranë si agjencia telegrafike e lajmeve (ATSH), “Zëri i popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i rinisë” shkruajnë në pak radhë se Nënë Tereza bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, nënës dhe motrës së saj etj. Nga ky njoftim i vakët, krejtësisht i thatë i shtypit të kohës, pas ‘91-shit nis një valë e re përshkrimi, informimi dhe qëndrimi intelektual për njohjen e figurës së Nënë Terezës. Intensiteti i shkrimeve lidhet me thellimin intim mbi jetën e misionares shqiptare.

Ndërsa më 17 tetor 1979, kur Nënë Terezës iu dorëzua çmimi “Nobel”, asnjë dijeni nuk ka pasur në Shqipëri, qoftë dhe burime të fshehta që të jetë dëshmuar, apo folur diku. Vonë në shtypin e Kosovës, shfaqen shkrime nga vitet ‘80 mbi këtë vlerësim ndërkombëtar për misionaren e paqes. Më 25 tetor 1979, në mediat e Kosovës, pikërisht në gazetën “Rilindja” botohet telegrami i Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”. Po në këtë gazetë më 10 korrik të vitit 1986, njoftohet takimi i Nënë Terezës me Fidel Kastron.

Por jo ndonjë rast mbresëlënës nga shtypi i këtyre dhjetëve vjetëve, përveç shenja e lumturimit dhe e dukshme intensifikimi i njohjes me misionaren shqiptare.

Duke e lidhur këtë pikërisht me një fillesë siç ishte viti 1989, kur për herë të parë Nënë Tereza shkeli Shqipërinë.


I vetmi botim që na njeh me këtë kronologji, si referencë nga më interesantet për një vend origjine, është bibliografia për Nënë Terezën, me autore Liljana Verdhon.



Çfarë është evidentuar në hartimin e kësaj bibliografie ka të bëjë me njohjen e vonë të shqiptarëve për këtë figurë simbolike. Vërejmë se fillimisht figura e Nënë Terezës është pasqyruar në shtypin shqiptar në Kosovë, si dhe në atë të diasporës. Lajmin i parë për të në Shqipëri shënon gushti 1989. Arsyeja është historike, është e njohur, regjimi komunist ia ka ndaluar ardhjen dhe për këtë arsye largimin në kohë për njohjen e Nënë Terezës nga shqiptarët. Nga ai njoftim i vakët, krejtësisht i thatë i shtypit të kohës, pas ‘91-shit nis një valë e re përshkrimi, informimi dhe qëndrimi intelektual për njohjen e figurës së Nënë Terezës. Intensiteti i shkrimeve lidhet me thellimin intim mbi jetën e misionares shqiptare.

Nga mosnjohja dhe mohimi total, shtypi nxiton të ndjekë kronologjinë dhe ritmikën e jetës së Nënë Terezës duke u afruar pranë saj, me ndjesi krenarie. Pak nga pak, por me një intensifikim informacioni, shkrimet pasqyrojnë jo vetëm jetën e Gonxhe Bojaxhiut, emri i vërtetë i Nënë Terezës, por edhe e misionit të saj, punën e misionareve që lidhen me emrin e saj. Nisën të dilnin botimet e para, libra, albume e kujtime.


Rezultate imazhesh për ramiz alia dhe nena tereze

Kjo përmasë njohje u tejkalua edhe në artet pamore, ku mjaft piktorë e patën muzë frymëzuese në pozicionin e saj hyjnor, atë të lutjes.

Kulmi i “publicitetit” të Nënë Terezës arriti në zenit në vitin e Lumturimit të saj, në vitin 2003. Nga ’91 shtypi i Kosovës sjell intervistat e para më Nënë Terezën, dhe më 1991, në një intervistë, ajo çfarë përpiqet të mohohet nga qarqe ekstremiste, pohohet me vetë gojën e misionares së paqes duke thënë: “Unë jam Tereza e Kalkutës, por unë jam shqiptare”.


Imazh i ngjashëm

Deri më ’98 shtypi shqiptar herë pas herë ka në faqet e tij, intervista me Nënë Terezën qoftë nga gazetarët, por edhe të përkthyera nga gazeta të rëndësishme evropiane. Më 17 tetor 1979 kur Nënë Terezës iu dorëzua çmimi “Nobel”, asnjë dijeni nuk ka pasur në Shqipëri, qoftë dhe burime të fshehta që të jetë dëshmuar, apo folur diku. Vonë në shtypin e Kosovës, shfaqen shkrime nga vitet ’80 mbi këtë vlerësim ndërkombëtar për misionaren e paqes. Më 25 tetor 1979 në mediat e Kosovës, pikërisht në gazetën “Rilindja” botohet telegrami i Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”. 


Rezultate imazhesh për ramiz alia dhe nena tereze

Po në këtë gazetë më 10 korrik të vitit 1986, njoftohet takimi i Nënë Terezës me Fidel Kastron. Dom Gjergj Lushi, që njihet si biografi më i rëndësishëm i N. T., bie në sy me një seri shkrimesh te “Rilindja”, deri më 15 gusht 1989 shtypi zyrtar i kohës jep lajmin e thatë: “Mbërriti për një vizitë private Nënë Tereza”. Në vitin 1990 është 80-vjetori i lindjes së N. T. dhe në faqet e shtypit shënohet shkrimi i parë për misionaren i gazetarit Petro Dhimitri: “Nënë Tereza e mbarë botës”, gazeta “Bashkimi”. Autorja e bibliografisë për Nënë Terezën, Liljana Verdho, thotë se mban për shkrim të parë, për dhënien e kësaj figure dhe portretin e saj të plotë, artikullin “Fytyra e ndritur e humanizmit”, shkruar nga Luan Rama, botuar në revistën “Ylli”, në vitin 1990, vit kur pasoi edhe vizita tjetër e Nënë Terezës, ku shtypi më shumë ka pasqyruar pritjet politike që ka pasur ajo si Nexhmije Hoxhën apo Ramiz Alinë.


Rezultate imazhesh për nena tereze dhe papa gjon pali II

Shumë intelektualë, shkrimtarë dhe piktorë bëhen aktivë në dhënien e portretit dhe impresionit të Nënë Terezës. Përmenden këtu Luan Rama, Visar Zhiti, kineasti nga Kosova Gani Mehmetaj, piktori Maks Velo, Pjetër Pepa, Ali Podrimja, Aurel Plasari, Ismail Kadare etj. dhe shënohet përkthyesja e parë e veprës së Nënë Terezës, Donika Omari me autor Franca Zambaninin “Tereza e Kalkutës, Lapsi i Zotit”, përkthyer në vitin 1994. Ndërsa libri i parë për Nënë Terezën, në gjuhë të huaj, është botuar më 1969, nga Petër Day me titull “Aposte of the unwanted Mother Tereza) Melburn, Australi.


Imazh i ngjashëm

Më 5 shtator 1997, kur u nda nga jeta, ceremonia mortore, si dhe ikja nga jeta e misionares shqiptare ka pasur kulmin e jehonës në mediat shqiptare të cilat shkruanin pothuaj në një zë; Bota shqiptare sot në zi; bota sot është jetime! Duke përcjellë dhe ceremoninë madhështore që i është bërë asaj duke u nderuar e vajtuar nga e gjithë bota.


Materiali skeduar, i shumtë në numër, nga shumë autorë shqiptarë dhe të huaj, personalitete të botës, presidentë, kryeministra, shkencëtarë, artistë e shkrimtarë etj paraqitnin figurën e Nënë Terezës jetën, veprën e saj nëpërmjet kujtimeve, veprave letrare artistike, ese, komente etj. I gjithë ky material bibliografik qëndronte i shpërndarë në rreth 100 tituj periodikësh të botuara jo vetëm në Shqipëri.
Imazh i ngjashëm

Shkrimet e autorëve të shumtë shtrihen në një periudhë kohore 30-vjeçare, (1969-2003), të cilat përbëjnë rreth 1200 zëra bibliografikë. Që në vitin 1997 në Muzeun Historik Kombëtar, në mënyrë të rregullt nisi puna për të mbledhur një bibliografi të shkrimeve për Nënë Terezën. Por ishte viti 2003 që bëri të dukshme dhe apeloi drejt konkretizimit të një bibliografie tashmë në formën e një libri të veçantë. Ky botim bibliografik do të konsiderohej si një nga veprimtaritë më të rëndësishme botuese të Muzeut. “Në një periudhë kohore disamujore është punuar për bibliografinë duke pasur parasysh pasqyrimet e figurës së Nënë Terezës në shtypin shqiptar në përgjithësi, pa harruar këtu edhe një bibliografi më tepër të përzgjedhur dhe emblematike për Nënë Terezën në shtypin e huaj. Bibliografia është thelb i katalogut të referencave që dokumentojnë në mënyrë të patjetërsueshme një figurë historike”, – tregon Verdho. Ajo shton se ky material ka karakter dokumentar, kronologjik dhe arkivor. Pasuria bibliografike që përfshihet këtu nuk është dhënë në mënyrë shteruese, por duke lënë rrugën hapur për botime pasardhëse, plotësues e në vazhdimësi.

***
Rezultate imazhesh për nena tereze dhe papa gjon pali II


“Nënë Tereza është fëmija e Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, e cila lindi në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq në Indi më 5 shtator 1997. Ajo ishte fëmija e pestë e familjes, më e vogla, e cila u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, dhe në moshën tetë vjeç e gjysmë, në vitin 1919, u krezmua në katedralen e “Zemra e Krishtit”, Shkup, sipas Selisë së Shenjtë.

Në moshën 18-vjeçare, iu bashkua rregullit islandez të Loretos, motrat e të cilit mbanin një stacion misionar në Kalkutë.

Më 1946 ajo kërkoi leje të ndërpresë shkollën dhe të punojë në mes të të varfërve në lagjet e qytetit, së cilës i erdhi si një “thirrje e dytë” nga Zoti. Në vitin 1948 u lejua të ndërrojë rregullin uniform të Loretos me sarin e lirë indian, duke krijuar misionarët e dashurisë për të ndihmuar, dashur dhe shërbyer të varfërve. Për më shumë se 15 vjet punë në ndihmë të të varfërve, më 1965 rregulli i Nënë Terezës, “Misionarët e dashurisë” pranohet si kongregacion papnor nën mbrojtjen e Vatikanit. Ajo tashmë është një rregullatore e lirë.

Në vitin 1979 Nënë Tereza merr çmimin “Nobel” për paqe, ku komiteti suedez ka vlerësuar shpirtin, i cili përshkon aktivitetin e Nënë Terezës, çdo krijesë njerëzore për të është e shenjtë, që pa ngurrim i dhuron dashuri.

Ndërsa kryetari i Bankës Ndërkombëtare, z. Robert Maknamar, ka deklaruar se Nënë Tereza e meriton shpërblimin “Nobel” për paqe, sepse ajo ngriti paqen në mënyrën më esenciale, me konfigurimin e saj të pacenueshmërisë së dinjitetit të njeriut.

Në marrjen e “Nobelit” midis shumë pyetjeve të tjera, ajo iu përgjigj pyetjes së në gazetari sllav: “N. T. ju keni lindur në Jugosllavi… jetoni në Indi… motrat tuaja veprojnë në shumë vende, si e ndieni veten?”

Nënë Tereza i është përgjigjur: “Për sa i përket gjakut dhe prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane për kah nënshtetësia, motër-murgeshë katolike, për kah thirrja, që i përkas gjithë botës, ndërsa për kah zemra i përkas plotësisht zemrës së Krishtit”. (marrë nga libri i Dom Lush Gjergjit, “Nëna jonë Terezë”, Zagreb, 1990, f. 210.)

***

Ka kohë që figura e Nënë Terezës dhe vepra e saj bashkë me motrat “Misionare të dashurisë” mbushin faqet e shtypit botërore, shkrime që vërehen jo vetëm në faqet e shtypit me karakter fetar, por edhe në faqet e shtypit të përgjithshëm, nga më të njohurat në botë, në të cilat titujt vendosen në faqet e para, me emrin e saj.

Janë shkruar shkrime, libra, për jetën, shembullin dhe veprën e saj, në të gjitha gjuhët e botës, madje edhe brenda gjuhëve, në dialekte, të ndryshme saqë emri i saj është kthyer në simbol të paqes, mirësisë, dashurisë, mirëkuptimit, dhe të sakrificës për më të varfrit e botës duke u quajtur si Nëna e më të varfërve apo Nëna e dashurisë. Kjo logo është përdorur në organizimin e konferencës nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ku u mblodhën për të kremtuar nisjen zyrtare të veprimtarive për 100 vjetorin e lindjes, përfaqësues të katër komuniteteve fetare, si shenjë paqeje, dhe dashurie nga predikimi i misionares që nuk kishte atdhe në besimin e saj.

Stefan Tompson : Popull me besim dhe kurajo të jashtëzakonshme. Shqiptarët dhe Shqipëria, thesar që duhet zbuluar

Rezultate imazhesh për stefan thompson

Stefan Tompson,gazetar polak në Twitter

 Stefan Tompson (@StefanTompson) December 13, 2019


Kalova disa ditë në Shqipëri, ku përjetova edhe pasojat e tërmetit. Tragjedia është pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut, por ajo që na përcakton është aftësia për të përballuar vështirësitë. Këto janë disa përshtypje për ato që pashë në Shqipëri.

I spent a few days in Albania where I witnessed the aftermath of the earthquake. Tragedy is an inescapable part of the human experience, but it is our ability to overcome adversity which defines us. Here are a few thoughts about what I saw in Shqipëria. 🇦🇱
/>
1:04
7,834 views
Si polak më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën Papa Gjon Pali II në Tiranë. Papa ynë i nderuar, Shën Gjon Pali II, vizitoi Tiranën në 1993, tre vite pas rënies së komunizmit. Papa i fundit që u mundua të vizitonte Shqipërinë, Papa Piu II, vdiq rrugës për atje, në 1464.

Diktatori komunist Enver Hoxha e ndaloi me ligj fenë në Shqipëri në 1967. Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë ngritur monumente për Shënjtoren shqiptare, Nënë Terezën, si dhe për Shënjtorin Papa Gjon Pali II. Ishte një moment i mrekullueshëm për mua të hasja këtë monument!


Çuditërisht, Shqipëria është i vetmi vend që u pushtua nga Gjermania naziste, por kishte pas Holokaustit më shumë hebrenj sesa para luftës. 


Kjo ndodhi pjesërisht falë “besës”, një kod nderi vendas, që i siguroi strehim 2,000 hebrenjve. Ky është Muhamed Biçaku, një nga këta burra të besës.

Imazh i ngjashëm
Përkthimini video-reportazhit:

Kohët e fundit kalova pak ditë në Shqipëri, një vend i bukur prej tre milion banorësh në Ballkan, që ka kaluar një varg shkatërrimesh nga Perandori të vdekura, pushtete të së shkuarës, populli i të cilit ka qendruar i bashkuar dhe ka një histori tragjike, të lavdishme dhe të mahnitshme. 

Së fundi, u godit nga një tërmet, i cili vrau me dhjetra njerëz, plagosi qindra të tjerë dhe la të pastrehë mijëra në qytetin e vogël të Durrësit në bregun Adriatik.

 Teksa isha atje duke ecur në rrënoja dhe duke biseduar me të mbijetuarit, u rikujtova për brishtësinë e jetës dhe për faktin që dhimbja dhe tragjedia janë gjërat e vetme të sigurta në ekzistencën tonë këtu në Tokë.

 U preka veçanërisht kur një burrë më tregoi një album fotografik të fqinjëve të tij tashmë të pajetë, të gjetur në rrënoja. E megjithatë në dhimbjen dhe vuajtjen e tij, pashë shpresë, kurajo, forcë dhe aftësi për ringritje. 

Një poezi e vjetër nga poeti shqiptar Pashko Vasa më erdhi ndërmend: 

“Çohu Shqiptar prej gjumit çohu,
Të gjithë si vëllazën në nji besë shtërngonju,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.”

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor. 



Ndërsa udhëtonim përgjatë maleve dhe pyjeve dhe vështronim flamurin shqiptar që valëvitej me krenari, shqiponja e zezë me dy krerë në atë flamur tundej në erë, kuptova sa shumë ka akoma për të parë dhe zbuluar në Shqipëri dhe sa shumë për të ndarë dhe mësuar nga shqiptarët. 



Është një nga thesaret e pazbuluara të Ballkanit dhe në këtë moment të vështirë për ta është një vend i cili nuk duhet lënë në harresë.

pic.twitter.com/qGkVVGQ5V0

2019/12/14

Ivica Daçiç reagon ashpër për Tribunalin, ja çfarë u thotë liderëve politik të UÇK-së



Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiç ka reaguar në paralajmërimin e formimit të tribunalit për krime nga ana e Veselit duke e konsideruar qëllim maskimi të Gjykatës Speciale, shkruan “Novosti”.

Në paralajmërimin e njeriut të parë të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se para parlamentit së shpejti do të vij iniciativa e formimit të Tribunalit “në Kosovë apo Gjykatës Ndërkombëtare” që do merret vetëm me krimet kinse të kryera nga serbët në Kosovë, nuk ka befasuar shumë nënkryetarin e parë të qeverisë Ivica Daçiç.

Daçiç për “Novosti”, ka thënë se këtë e sheh në dritën e tentimit të gjetjes së një balance me punën e Gjykatës special që tash merret me krimet e UÇK-së.


“E kam të vështirë të mendoj se ndokush bashkësia ndërkombëtare do të mbështes formimin e tribunalit me të cilin do të merren dhe dirigjohet nga ish-pendlat e UÇK-së, tash të veshura në rrobat e politikanit, të cilët fare lehtë mund të gjenden para Gjykatës Speciale. Pastaj nuk di pse do të formohet tribunal ndërkombëtar për kishe krimet serbe në Kosovë, kur atë punë e ka kryer tribunal i Hagës. Andaj mendoj se qëllimi i vetëm është qetësimi i opinionit në momentin kur priten ftesat për liderët e UÇK-së që të dalin para gjykatës special” – thotë ai.

Prishtina përndryshe para dy muajve ka miratuar platformën për dialogun me Beogradin ndër të cilat është parashikuar formimi i tribunalit që do merrej me krimet dhe gjenocidin serb. Me këtë rast Veseli këtyre ditëve ka nisur bisedimet në parlament me përfaqësuesit e drejtësisë dhe shoqatat e personave të pagjetur nga lufta.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq deklaroi sot në Beograd se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer qysh para dy muajve i ka thënë se SHBA presin që Albin Kurti dhe Isa Mustafa ta krijojnë qeverinë.


Ai këto komente i bëri pas samitit të 19-të ekonomik të Serbisë, ku tha se gjoja amerikanët i kanë thënë se “se ky është një realitet pak më i ndërlikuar duke marrë parasysh se për herë të parë po ballafaqohen me LVV , partinë e cila angazhohet për Shqipëri të Madhe”.

“Është një çështje se çfarë flet dikush kur është në opozitë, ndërsa tjetra se çfarë do të bëjë kur të vijë në pushtet”, ka thënë  Slloba i vogël, Ivica Daçiq.


Sipas tij, Serbia nuk mund të ndikojë se kë do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës dhe duhet të bashkëpunojë me të gjithë, pavarësisht se a i pëlqen dikujt ndonjë parti politike ose jo.

SHKATËRUESI I SHTETIT APO LUFTA PËR FOTELE !



SHKATËRUESI I SHTETIT

Agim Veliu i kërkon sqarime Prof.Dr. Vjosa Osmanit pse u takua me Albin Kurtin në Parlament

Albin Kurti e Vjosa Osmani janë regjistruar të premten njëkohshëm në Kuvend, si deputetë të legjislaturës së shtatë. Në partinë e saj, Osmani ka marrë kritika të forta për këtë.

Osmani ka qenë kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Pas zgjedhjeve kjo parti ka kushtëzuar me postin e presidentit koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të Kurtit, subjekt politik që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, shkruan sot Koha Ditore. E ka bërë këtë, ani se gjatë fushatës vetë Osmani kishte dhënë zotimin se presidenti i ardhshëm do të përbëjë emër konsensual.

Agim Veliu, nënkryetar dhe njeri me ndikim të madh në LDK,  ka thënë të mos jetë i qëndrueshëm deklarimi i  Vjosa Osmanit se regjistrimi i përnjëhershëm me Albin Kurtin ishte rastësi. Sipas këtij zyrtari të LDK-së, “rastësitë” e saj me Albin  Kurtin janë kthyer në përditshmëri. Ai ka lënë të kuptohet se, nëpërmjet mesazhit me rastin e regjistrimit në Kuvend, ish-kandidatja për kryeministre do që ta vërë në presion LDK-në, për të lidhur marrëveshje koalicioni me LVV-në.

“Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”, ka thënë Agim Veliu. “Ne është dashtë me i bë presion atij (Albin Kurtit v.j.), me punu sa më shumë, në mënyrë që sa më shpejt me u bo qeveria. Pra, që ai me e ofru ofertën dhe LDK-ja me vendosë se a është e pranueshme apo jo”.

Të dyja partitë kanë finalizuar programin qeverisës, por negociatat mes tyre kanë pësuar ngërç, prej kur në rend dite është vënë ndarja e pushtetit. 

Ato janë akorduar që kryeministri t’i takojë LVV-së, e zëvendëskryeministri dhe kryeparlamentari LDK-së, por edhe që secila parti të udhëheq me nga pesë ministri. 



Mirëpo, LDK-ja insiston të ketë marrëveshje edhe për kreun e shtetit, post të cilën presidenti Hashim Thaçi do ta lirojë tek në 2021-n, kur i përfundon mandati.

 Kjo parti e do për vete, ndërsa LVV-ja kërkon që ose të gjendet një person konsensual, ose që deri atëherë të bëhet reforma zgjedhore, në kuptim që shefi i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Bardhyl Mahmuti: Hoxhallarët shqiptarë në UDB


Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj, është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë”, të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”.

Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi, një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”.

Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”.

Prandaj është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

***

Njerëzit që nuk i zotërojnë konceptet teorike për ta analizuar realitetin në dimensionin politik, kanë tendenca prirje ta personalizojnë politikën. Për këtë arsye, një nga shtyllat e orientimit metodologjik të politologëve konsiston në shmangien e kësaj qasjeje, që ka për prioritet sjelljen e njerëzve. Përkundër rëndësisë që ka edhe ky aspekt i problematikës, asnjëherë nuk jam ndalur në këtë çështje, sepse jam përpjekur t’i shqyrtoj ngjarjet në kontekstin global.



Në qindra shkrime të ndryshme nga qindra autorë është bërë denoncimi publik, se një numër hoxhallarësh kishin hyrë në shërbim të politikës së sllavëve të jugut që kishin pushtuar territoret shqiptare. Meqenëse po më shtrohet pyetja që të përmend emra konkretë të teologëve që u kanë shërbyer politikave antishqiptare, po sjell për lexuesin argumentet që kërkojnë teologët e llojit të Mustafa Bajramit.

Për të shmangur çdo lloj manipulimi lidhur me burimet e informatave, do të citoj pjesë nga memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit aktual të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni. Sa i përket problematikës që po trajtoj, memoaret e këtij teologu islam janë më me peshë se të gjitha fjalët dhe argumentet që janë thënë deri tani.

Është imami i parë shqiptar, që tregon haptazi se ka qenë spiun i Shërbimeve Sekrete Sllav, motivet që e kanë shtyrë të bashkëpunojë me UDB-në, kontekstet e bashkëpunimit, avancimin e tij deri në funksionin më të rëndësishëm në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe përfshirjen e Filialeve të UDB-së në gjirin e Bashkësisë Fetare Islame.

Pjesët që do të citoj nga këto kujtime të Sulejman Rexhepi,t do të tronditin të gjithë besimtarët myslimanë që nuk kanë pasur njohuri për këtë realitet të hidhur. Përkundër mendimeve personale që kam për këtë kategori teologësh myslimanë, memoaret e Sulejman Rexhepit janë ndër memoaret më interesante që kam lexuar ndonjëherë. Mendoj se asnjë shqiptar nuk duhet të mbetet pa i lexuar këto memoare, sepse janë dëshmi që sqarojnë shumë hamendësime.

Po sqaroj lexuesin, se citatet që do të nxirren nga këto memoare do të renditen në përputhje me problematikën që po trajtoj e jo në bazë të numrave rendorë të kujtimeve të tij.

Fjalën e ka Sulejman Rexhepi:

“Miq të dashur! Vëllezër e motra!

Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për t’i lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike…

Babai im i ndjerë, policinë jugosllave e kishte frikë në palcë. Më lutej e më qortonte që mos të përzihesha me nacionalistët kosovarë, më luste që të isha lojalist dhe të kisha kujdes, sepse me policinë jugosllave më mirë kalohet duke i shërbyer se sa duke i kundërshtuar”.(Memoari nr.1)

Në memoarin nr. 3 Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha kur ishte nxënës në Medresenë e Prishtinës.

“Jasht Medresesë gjithçka tjetër ishte marksizëm-leninizëm. Vlonte Kosova nga kjo ideologji. Pa dyshim, marksizëm-leninizmi kishte future ndikimin e vet edhe në Medresenë tonë. Sot, kur e kujtoj atë kohë, më vjen të turpërohem prej atyre mësimeve dhe prej atyre hoxhallarëve komunistë që na mbushnin si bateritë e zbrazura me këtë ideologji. Ishte kohë e tillë, po na përgatisnin të bëheshim hoxhallarë komunistë.



Komunistët e dinin se përmes hoxhallëkut, përmes kontaktit me xhemat dhe influencimit tonë mbi ta, më se lehti do të përhapej marksizëm-leninizmi, më së lehti do të zhvillohej bashkim-vëllazërimi, më së lehti do të luftohej nacionalizmi shqiptar i cili ishte dhe mbeti gogol i komunizmit jugosllav”.

Nga edukimi që kishte marrë nga “hoxhallarët komunistë”, Sulejman Rexhepi veçon Mulla Rashitin, i cili e krahasonte me Gjorçe Petrovin (revolucionarin sllavo-maqedonas).

“Jo që kisha njohuri mbi këtë figurë historike maqedonase, por, çuditërisht, sa herë më thoshte Gjorçe Petrov, seç ma përshkonte trupin një zjarr, në prush. Biles kështu më thoshte edhe Mulla Rashiti: “O bir, o Gjorçe Petrov, o krejt “zhar” je bre…”.Ja çka do të thotë mishërimi me historinë e huaj! Më vonë do të më thonë edhe Skenderbe por, kurrë nuk më ka ndjer trupi atë zjarrin e “zharit”, për vetë faktin se emrin Skenderbe e kam dëgjuar shumë vonë, ndërsa me emrin Gjorçe Petrov, jemi rritur, rruga për në Sullaren time i binte nëpër lagjen e Gjorçe Petrovit, pazarin e mjekimin e kemi bërë në këtë lagje. Unë Gjorçe Petrovi në mes të Prishtinës?!

E dija që nuk isha, por nuk e kuptoja se pse trupi flakë më shkonte kur më thoshin me këtë emër, pse trimërohesha dhe pse përpiqesha ta imitoj këtë “vojvodë”! Dhëndërr u futa si Gjorçe Petrov kurse dola si plak i urtë, dola me plane të qarta për jetë. Zoti ishte me mua. Në mua vdiq Gjorçe Petrovi ! Tash e tutje, për të tjerët do të isha Sulejman Rexhep!” (Memoari nr. 2)

Nga kujtimet që i kanë mbetur nga sjellja e Mulla Rashitit, Sulejman Rexhepi përmend edhe rastin kur ky imam i kishte zënë me femra në një lokal të Prishtinës, atë së bashku me Adnan Eminovin dhe Vesel Dautin. Nuk është me interes për temën tonë se si ua shau nënën ky teolog. Ajo që është e domosdoshme të përmendet, se Sulejman Rexhepi pohon se “të tre hoxhallarët përfunduan si hyzmeqarë të UDB-së” (Memoari nr. 3).

Në memoarin nr. 28 Sulejman Rexhepi evokon shpërthimin e revoltës së vitit 1981 dhe mobilizimin e të gjitha strukturave politike dhe fetare për shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar.

Ai pohon se “pas vitin 1981, të gjithë strukturat policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivizuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë speciale po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organizuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqitar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqedoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi.

Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte. Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e nxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër separatizmit shqitar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën.

Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha se, nëse e kryej këtë punë atëherë do t’i kem të gjitha dyert hapur, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre”. (Memoari nr. 28).

Në memoarin nr. 32 të titulluar “Unë dija ta luftoja nacionalizmin shqiptar”, spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, nxjerr në dritë disa të dhëna interesante që lidhen me ngjarjet e vitit 1981.

“Demonstratat e studentëve në Kosovë, në vitit 1981, i dhanë leje të plotë policisë jugosllave për të vepruar lirshëm mbi shqiptarët që shquheshin qoftë edhe me më të voglën shenjë të nacionalizmit dhe irredentizmit.

Shqiptarët u shndërruan si në lepujt e egër të Zhedenit të cilët duhej mbytur sapo të dalin në shënjestër. Me qindra orë ligjerata u zhvilluan në trajnimin e njerëzve specialë që do ta luftonin këtë murtajë e cila po i kanosej shoqërisë jugosllave dhe po i tundte vetë themelet e ish-Jugosllavisë.

Shoku Tito kishte vdekur kurse gjithnjë e më fuqishëm këndohej kënga “DruzheTito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo” (Për ata që nuk e dinë gjuhën serbe teksti i kësaj kënge do të thotë: «Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të largohemi»- Sqarimi BM)! Ne, pro jugosllavët, këtë këngë e kishim moto të jetës, e kishim lutje të ditës, e kishim parim dhe përcaktim jetësor.

Në KQ të LKM-së (Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë-sqarimi BM) u soll vendimi që në këtë aksion të gjërë të përfshiheshin edhe hoxhallarët, sepse ndikimi ynë ishte i madh. U ftuan disa hoxhallarë me ndikim në trajnim por, nuk kaloi asnjëri, madje të gjithë u bënë me nishan, u bënë të dyshimtë, sepse në ligjeratat e tyre ishin tepër të butë, tepër anemik, si ato melaqet që i hapin dyert e xhenetit dhe që i thonë xhenetlinjëve, hajde, urdhëroi, urdhëroni në xhenet! Para xhematit, sidomos para shqiptarëve në xhami, karshi egërsirës së tyre duhej të flitej me egërsinë edhe më të ashpër, karshi tyre duhej demonstruar tërë fuqia e pushtetit jugosllav, me zë të lartë e me gjeste duhej mbjellë frikë e jo butësi. Unë u përzgjodha si njeri më i ashpër, si njeri i përshtatshëm, sepse derisa në orë kursi mbaja prova si të luftohet nacionalizmi dhe seperatizmi shqiptar, më bëhej sikur nxirrja flakë nga goja, fjalët më dilnin si të zjarrta, sikur nuk nxirrja fjalë por gaca, prush. Kurse Kire Fuzofski bërtiste: “Taka “zharko”, taka, davajzhar… zhar… zhar…”

Shoqata ‘Ilmije’ që funksiononte në kuadër të BFI-së dhe e themeluar nga KQ i LKM-së, u caktua që të jetë bartëse e organizimit të mbajtjes së ligjeratave nëpër organet e BFI-së si dhe nëpër xhamitë e vendit. Nuk ishte aksion i letë. Intervenimet policoro-ushtarake jugosllave në Kosovë, pamjet trishtuese që erdhën nga atje, por edhe proceset gjyqësore që vazhdun pastaj kundë udhëheqësve të demonstratave të Prishtinë e gjetiu, kishin pezmatuar mbarë shqiptarët, prandaj edhe nuk ishte e lehtë të dilje para xhematit shqiptar e të flisje kundër asaj lëvizje që në fakt ishte projekt i imerializmit amerikan për ta shkatërruar Jugosllavinë. Prandaj, kërkova dhe ma mundësuan që të paisesha me armë dhe me leje, m’u dha liria e plotë që, nëse vetëm më shikon shtrembër ndonjë irredentist shqiptar ta vrisja në vend, si derrin e egër. Arma në brez më jepte siguri, më jepte forcë, ma shtonte flakën dhe prushin kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Çuditërisht, në të gjitha organet e BFI-së kam hasur në kolegë e hoxhallarë që ma përkrahnin programin, askush nuk e thoshte më të voglën fjalë. Bashkë futeshim nëpër xhami, ku xhemati i hapte sytë katër kurse unë shpërtheja vrullshëm kundër të gjithë atyre avanturierëve që po ëndërronin për prishjen e Jugosllavisë. Nuk kishte bërë vaki më herët që nëpër xhami të dëgjoheshin duartrokitjet frenetike të xhematit. Në fund të ligjeratave, sikur ishte bërë traditë që tashmë të bërtisnin “Ju-go-sllavia, ju-go-sllavia… Sulo, Sulo…” Edhe pse nuk e kishin atë motivacion të thirrjeve “zharko… zharko”, me të cilat shpërthente Kiro Fuzofski kur më dëgjonte, megjithatë, edhe thirrjet “Sulo… Sulo”, seç më bënin krenar dhe të pathyeshëm në rrugën e Titos.

Natyrisht, përveç revoles, me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete. Nuk kishte nevojë të raportohej se kah shkonin ato dinarë, me rëndësi të më shihnin dikush se po ndaj pare, sepse e dija që në mesin e xhemateve kishte plotë spiunë që po e përcillnin punën time dhe që raportonin madje edhe te Kiro Fuzofski. Parja ta zbardhë fytyrën. Kur nuk e ke paranë e ke urrejtjen e Zotit…” (Memoari nr. 32) pohon kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

“Tani, kur e kujtoj babain tim, menjëherë më bëhet e qartë se pse aq shumë insistonte që të ikja diku në tokat arabe për të kryer edhe ndonjë fakultet teologjik. Nuk donte që të përfundoja në Sarajevë. Donte në shtetet arabe. Po pra, sepse vetëm në ato shtete mund të më spastrohej truri nga ai infektim nacionalist që më ishte bërë gjatë shkollimit të mesëm në Kosovë. Iu binda tepër shumë babait, aq shumë sa nga memorja ime kam fshirë të gjithë ata shokë, të gjithë ata njerëz e personalitete me të cilët kuvendonim shqiptarçe dhe me tone mjaft nacionaliste. I pata fshirë si dashakëqinj të karrierës sime dhe, tek pastaj u brumosa me kulturë dhe njohuri islamo-arabe”. (Memoari nr. 1)

“Kujtimet vijojnë me përgatitjen për të shkuar në studime ku duhej «ta spastronte trurin nga infektimi me nacionalizëm shqiptar». Në Memoarin nr.6 të emëruar «Vëllazërim-Bashkimi më i suksesshëm se Islami»Sulejman Rexhepi shkruan: «ditën kur e preva biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoja për në Kuvajt, pas katundarit tim, topallit, më kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin tonë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, m’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektorit për çështjet fetare pranë KOS-it. (Akronim serb për Shërbimin e Kundërzbulimit jugosllav- sqarim BM).

Pasi u bind se unë me tërë shpirt isha jugosllav i zjarrtë, më porositi që këtë imazh ta përcillja kudo që do të shkoja, sepse, kështu do të dilja i nderuar atje por edhe brenda. Më tha që, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri tjetrin, prandaj, më tha, hap sytë dhe, më mirë të raportoshë ti për shokët se sa shokët të raportojnë për ty. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave. ‘Kujdes, më tha, shtetet arabe janë në anën tonë, prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Prandaj, do t’i vëzhgoshë këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminoshë nga pozicioni i gjyetarit, më tha si në shaka e që, duke më shtrënguar damarin e qafës desh më paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, më tha pasi më uroi udhë të mbarë për në Kuvajt

Që nga ai moment, të gjithë që më provokonin, qofshin ata edhe miqtë e mi më të ngushtë, menjëhere krijoja përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi,të më përcjellin, prandaj në të tilla situatë reagoja i papërmbajtur. Prandaj i reagova aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç m’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit më duhej t’i raportoja sa herë që kthehesha në Shkup por, jo rallë i raportoja edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që më takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, më thoshin fare pa m’u prezantuar.

Sapo ma përmendnin emrin e tij, e dija që janë të lozjës së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ne duhej të ishim shembull i Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, shembull këtë që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep botës”. (Memoari nr. 6)

Sulejman Rexhepi evokon kujtimet kur ishte konfrontuar me profesorët në Kuvajt në mbrojtje të komunizmit jugosllav, si i kishte denoncuar te përfaqësuesit diplomatikë të Jugosllavisë në këtë shtet…



“Vitin e parë, kur u kthyem nga Kuvajti, menjëherë pas njerëzve të familjes së ngushtë, më takoi rreshteri i vjetër, Subashiqi. Më pyeti për disa gjëra për të cilat nuk i dite askush përveç se meje dhe shokut tim të ngushtë, Zulhajratit. Në atë çast u pata betuar se do ta djeg këtë njeri. ‘Mos më thënshin Sulë nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin’ !”- ishte betuar Sulejman Rexhepi (Memoari nr. 7).

Këtë betim e realizoi që në raportin e parë me shkrim që i bëri UDB-së.

“Kur Subashiqi mi tregoi disa gjëra të cilat i dinte vetëm shoku im Zulhajrati vendosa që edhe unë të tregoja diçka që dija për të. Më tha që, historia nuk bëhet duke folur por duke lënë gjurmë me shkrim. Më dha një copë letër dhe një laps kimik e më tha: “shkruaj”! Seç m’u duk si urdhëri “ikre”! (Memoari nr. 8)

Për ata që nuk e dinë, fjala “ikre”, që varësisht nga përkthimete ndryshme, ka kuptimin e fjalëve “lexo”, “shkruaj”, “këndo” (në kuptimin “recito”) është porosi e Allahut, të cilën, sipas besimit islam, engjëlli me emrin Xhibril ia tha Muhamedit kur filloi t’i zbriste Kuranin. Përmendja e kësaj fjale nga ana e një teologu në kontekstin e relacioneve brenda Shërbimit Sekret të Kundërzbulimit të Jugosllavisë, tregon se si i ka konsideruar Sulejman Rexhepi urdhrat e UDB-së: si urdhra të Allahut!

Memoari nr. 8 e përfundon me raportin e parë me shkrim, që ky teolog kishte bërë për “shokun” e vet: “Mezi i shkrova në qirilicë nja dy-tre elemente për Zulhajratin: 1. Zuli (kështu i thoshte Subo shokut tim Zulhajratit) i urrente tmerrësisht arabët, të cilët asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të hiqnin dorë edhe prej fesë islame…”.

Sulejman Rexhepi, ky teolog që deklaron publikisht se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “komunist”, lëshohet në krahasimin me nacionalistët shqiptarë, që e donin Enver Hoxhën në raport me Titon.

Ai shtron pyetjen me një pikëçuditje në fund: “A mund të ishin enveristët (ithtarët e Enver Hoxhës) më shqiptarë se unë! Ata, adhuruesit e këtij satrapi, të ishin më nacionalistë se unë nuk ndodh në asnjë mënyrë! Ai njeri që nuk e do fenë e popullit të vet ai nuk e do as vetë popullin. Prandaj, këtë tip nacionalistësh i urreja. Ata marksista-leninista, unë marksist-leninist!Ata e donin Shqipërinë, unë e doja Shqipërinë. Ata dëgjonin këngë folklorike e patriotike, po ashtu edhe unë i dëgjoja. I vetmi dallim ishte se unë nuk e doja Enverin, liderin shpirtëror të tyre. Nuk mund të paramendoja kombin shqiptar pa fe! Më dukej gjë e tmerrshme. Prandaj, qysh në Prishtinë, si nxënës i Medresesë, u pata rreshtuar në anën e atyre që i luftonin këta qafira, këta të pafe. Kishim shkuar aq larg sa e kishim bërë hallall bashkëpunimin me policinë jugosllave kundër këtyre enveristave”. (Memoari nr. 8)

“Kurë nuk arrita ta kuptoj se prej nga buronte tek unë tërë ajo energji negative kundër shqiptarëve irredentistë e seperatistë. Po si nuk patën më të voglin insaf për Jugosllavinë. Të gjitha indikacionet e shërbimeve sekrete flisnin se ata i kishin hyrë punës për ta rrënuar Jugosllavinë, për të cilën baballarët tanë kishin derdhur aq djersë e gjak. Të gjithë që i kontaktoja, me të gjithë që e kaloja ditën dhe natën, ma mbushnin mendjen se me mijëra herë më shumë kishte shqiptarë që e donin Jugosllavinë në krahasim me irredentisët. Kjo ma shtonte urrejtjen deri në zhdukje të tyre. Kjo m’i arsyetonte të gjitha mjetet dhe metodat që i përdorja në luftë kundër këtij irredentizmi e seperatizmi. Nuk besoj të kenë fshehur nga unë ndonjë qëndrim, sepse, të gjithë ishim të sinqertë, të gjithë angazhoheshim për ruajtjen e shtetit të përbashkët të vëllazërim-bashkimit tonë. Se nga dolën pastaj të jenë të gjithë shqiptarët e mundshëm për Kosovën Republikë dhe për Shqipërinë e Madhe këtë kurrë nuk arrita ta kuptoj.



Menjëherë pas demonstratave të para në Kosovë, po ndjeheshin lëvizje edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët po ngacmoheshin sidomos nga studentët e kësaj ane që po studionin në Prishtinë.

Dy persona u përzgjodhëm dhe na i ndanë detyrat të cilat duhej kryer me besnikëri, me devotshmëri dhe me përkushtim.

Unë u angazhova që të ndikoja tek shtresa e teologëve por edhe ta kontrolloja këtë komunitet, ndërsa profesor Sefedin Sulejmani u angazhua të ndikonte dhe të ushtronte kontroll mbi stafin akademik dhe mbi studentët shqiptarë të kësaj ane. Profesori Sefedin e pati më të lehtë, sepse edhe ishte i gojës por edhe i kalemit.

Dinte të shprehje por edhe të shkruante. Në vitet ’80 ai tashmë kishte mbi 50 vepra të shkruara, nga sfera e filozofisë dhe marksizmit, ndërsa unë isha tamam tokmak! Çuditërisht nisën të botohen deklarata të mia por edhe shkrime në emrin tim. Çfarë gëzimi i papërshkrueshëm kur gjeja ndonjë shkrim të botuar me emrin tim.

E merrja gazetën, e fusja nën sqetull dhe i bija poshtë e lartë rrugëve të Bit Pazarit. Nisa të shikohem si një person mjaft atraktiv, vizionar dhe marksist i përkushtuar. Edhe hoxhë edhe marksist – kjo e bënte madhështor qëndrimin tim prej komunisti të përkushtuar. Më vitin 1983, në Takvimin e BFI-së që e përgatiste për botim Shoqata ‘Ilmije’, e cila historikisht më tepër ka qenë organ i Lidhjes Komuniste se sa i BFI-së, botova shkrimin tim mbi irredentizmin dhe seperatizmin shqiptar si dhe për përcaktimet imediate të të gjithë teologëve në rreshtimin e tyre për kalitjen e mëtejmë të vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vetëm ky shkrim u mbajt mend nga ana e shqiptarëve, kurse unë kisha botuar edhe dhjetra të tjerë që po botoheshin nëpër biltenet policore dhe ushtarake nëpër republikat e vendit dhe zonat ushtarake të Jugosllavisë”. Memoari nr. 35

Për shkak të besnikërisë dhe provave që kishte treguar, se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “hoxhë komunist”, Sulejman Rexhepi filloi të ngjitej në grada: iu dhanë edhe informatorë të tjerë, që do t’i përcillnin spiunimet e tyre përmes tij.

“Kiro Fozufski, inspektori më i përgatitur në radhët e UDB-së për përndjekjen e seperatistëve dhe irredentistëve shqiptarë, tashmë kishte krijuar një besim të fuqishëm në mua. Po ndjehej i habitur por edhe pak i lodhur nga gatishmëria e aq shumë shqiptarëve për të raportuar vullnetarisht tek ai. Një herë ma shprehu dyshimin, duke menduar se, mos irredentistët shqiptarë po dilnin më të aftë se UDB-a dhe se qëllimisht po u dërgonin sa më shumë shqiptarë të raportojnë, me qëllim që t’ua tollovisin trutë !

Prandaj, më luti që t’ia eliminoja nja dy si më të besdishëm, dy shqiptarë që natë e ditë ishin në gjendje t’ia mbajnë bolet në duar. Njëri ishte nga Kondova, me nofkën ‘Teglla’, për shkak të xhamit të syzave të tij që dukeshin si fundi i kaVanozit (ZejnullahFazliu), e tjetri ishte nga Morana, me nofkën ‘Mandolina’, sepse kur e raportonte ndonjë informatë e nxirte si tingujt e telave të çakorduara të mandolinës (Azem Morana)!

‘Teglla’ do të dëshmoheshte si më i zellshëm dhe më bashkëpunëtorë, nuk do të ndjehet i ofenduar që të më raportojë mua çdo ditë e unë një herë në javë te Kiro Fuzofski, kurse ‘Mandolina’ do të jetë më kryeneç, më i poshtër, ai kurrë nuk do të pranojë të bashkëpunojë me mua, por, drejt e me shkijet e Draçevës e të Autokomandës. Pisi kishte nisur të më konsideronte si rival të tij, më shihte si konkurrent, e jo si epror të vetin. Prandaj edhe kurrë nuk arrita t’ia jap ndonjë deyrë por as të marr ndonjë informacion prej tij. Kjo më pat shtyrë që të betohem në vete që tan jetës të merrem me të, ta poshtroj ku të mundem e t’ia nxi fytyrën në çdo mexhlis ku do ta takoj». Sulejman Rexhepi sjell detaje se si kishin spiuniuar veprimtarinë e një atdhetari: «Në Kondovëjetote njëfarë Haxhi Enveri, i ardhur nga rrethi i Gjilanit, i burgosu politik dhe, irredentist i papërmirësueshëm. Pa dyshim, nga rrahja e tepërt që e kishte hëngër nëpër stacionet policore, kishte luajtur pak mendësh, nuk ishte sagllam”.(Memoari nr. 36)

Në memoaret e veta Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha e mbledhjeve të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë, gjatë së cilave ky “hoxhë komunist” fitoi pushtet në raport me komunistët e tjerë, sepse kishte mbështetjen e Shërbimi Sekret të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Jugosllavisë. “Askush nuk më reagonte, sepse të gjithë ishin të bindur se, kur flet Mulla Sula, në fakt kanë folur organet më të larta të Lidhjes Komuniste.

Pastaj, ato paraqitje kritike të mijat diskutoheshin në Këshillin e Shkupit, me hoxhallarë e me xhemate. Tani më po bëhesha me krah, po fuqizohesha gjithnjë e më shumë.

Sherif Dehari, edhe pse me pozicione më i madh se unë, si në Parti ashtu edhe në Bashkësi, megjithatë gjunjëzohej parameje. Për mua nëpër mbledhjet e forumeve të Bashkësisë Islame fliste si për një fuqi më të madhe që e ka pasur ndonjëherë Bashkësia Islame. Në organet partiake flitej për mua si për një komunist të paprekur kurse në BI flitej për një hoxhë të papërkulur! Kjo ishte propaganda më e madhe për mua e cila m’i hapte të gjitha shtigjet drejt karrierës sime.

Duhej të arrija majen e autoritetit të fuqishëm. Pa dyshim, kjo arrihet vetëm duke qenë i përkushtuar pas vlerave të sistemit politik shoqëror si dhe duke e disiplinuar xhematin i cili duhet të arrijë shkallën e besueshmërisë së paluhatshme ndaj udhëheqësit të vet fetar. Atë çka e thotë Mulla Sula, asaj thuaji AMIN! Kështu ka qenë në Komunizëm, kështu duhet të vazhdojë edhe në demokraci. Si sistemi, si xhemati – Mulla Sulës duhet t’i thonë AMIN” (Memoari nr. 17).

Nuk do t’i përmend të gjithë emrat, të cilët Sulejman Rexhepi i cilëson si njerëz të UDB-së. A ka ndonjë emër që e ka futur për shkaqe të rivaliteteve brenda Bashkësisë Fetare Islame, këtë e di ai vetë.

“Rezultatet për të notuar në mes valëve të komunizmit jugosllav dhe besimtarëve islam ia atribuon eprorit të vet të sigurimit sekret: “ndoshta ‘faji’ për këtë ishte krejt te Kiro Fuzofski, mësuesi im më i dashur përgjatë tërë karrierës sime. Asnjëherë nuk shkoja në vizitë të ndonjë xhemati paraprakisht pa u përgatitur nga Kiroja. Më mësonte mirë se çka të flas, si të flas dhe ku të godas.

E unë flisja vetëm për Titon dhe për sistemin komunist, flisja rrjedhshëm e guximshëm, qetë dhe me maturi, herë-herë duke e dridhur buzën përvajshëm e duke u përlotur dhe, më së shumti godisja në vëllazërim-bashkimin tonë (…) Kiroja, krejt duke qeshur me zë, duke më rrahur shpinës e duke më përqafu si vëllai vëllain, më thotë, o Sulo, o nuk ka më trim se ti bre. Hallall të qoftë. O krej zjarr je, je prush që të përvëlon, që t’i djeg të gjitha tezat e që t’i përmbysë të gjitha teoritë. Je zjarr! Hajde të hapim një nofkë të re për ty. Tash e tutje për mua dhe për të tjerët, atje poshtë në zyret tona, ti do të njihesh si “Zharko”! Natyrisht, e shtruam muhabetin, pasi tashmë e kishim vrarë e pjekur edhe lepurin e egër.

E çuam “çuturicën”(fjalë serbe për ‘bucelë’, ‘shishe’ alkoholi-sqarim BM) e mbushur me verë të kuqe e për nderë të nofkës sime të re. “Zjarr”, “Prush”, “Zhar- Zharko”, Shejtan bre, kurrë falë mos i qofsha askujt dhe prej askujt mos u varsha! Kush më do mua, duhet të më nënshtrohet, nëse jo në p.s.” (Memoari nr. 40).
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në memoarin nr. 42, të titulluar “Unë, Mulla Sula, kryetar i BFI-së”, deklaron në mënyrë triumfale: “Më në fund u kurorëzua aktiviteti im shumëvjeçar në ruajtjen e vlerave të komunizmit, në ruajtjen e ish-Jugosllavisë si dhe në luftë kundër seperatizmit dhe irredentizmit shqiptar. Tani erdhi momenti për ta përjetuar ndihmën e të gjithë atyreve që i ndihmova për më shumë se njëzet vjet. U bëra kryetar i BI-së!

Paraprakisht, me të gjithë drejtusit e këshillave të BI-së, si dhe me kryetarin e atëhershëm të Kuvendt të BI-së kishin punuar strukturat e caktuara të shtetit. U kishin dhënë direktivë që të më votojnë mua.

Tërë këtë aktivitet e kishin bërë larg syve të mia, unë nuk dija asgjë, thjesht, për të ma lehtësuar punën e mëtejmë, duke qenë i bindur unë se të gjithë ata më donin mua dhe vetëm mua. Pasi u përzgjodha, e kuptova tërë lojën që e kishin luajtur.

Kjo më irritoi shumë, sepse nuk e dija se cila palë po e tregon të vërtetën: ata të shërbimeve të sigurisë, apo teologët. Nuk e di as vetë kur ndodhi në mua ai moment i kthesës por, di që për një moment kam thënë: tash e tutje duhet lidhur me hoxhallarët e kundër atyre shërbimeve që asnjëherë nuk janë të ndershëm në detyrën e tyre. Largimi im prej tyre u bë me kryeneçësi, u bë me rrebelizëm, u bë duke u futur vetë në ato kanale nëpër të cilat futeshin dhe jetonin vet ata të shërbimeve. Kalova në nacionalist i madh shqiptar, sepse, e dija që kjo do t’i lëndojë më së shumti ata dhe se, tani, për herë të parë, do të ndodheshin para një situate të palakmueshme: një nacionalist transparent nuk do të mund ta burgosnin.

Unë isha kryetar i të gjithë myslimanëve dhe, çdo burgosje eventuale e imja do ta përmbyste shtetin.

Atyre u dola ndorësh ndërsa si hakmarrje ata e përdorën liferimin e nofkes sime prej kodoshi (“Zharko” ) si dhe hedhjen në publik të segmenteve nga aktivitetet e mia deri sa bashkëpunoja me ta.

Ja, për herë të parë, publikisht, përmes këtij memoari po e pranoj që kam bashkëpunuar me ta dhe po ju kërkoj falje të gjithë atyreve që i kam lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi im ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht, të bëhem kryetar i kësaj Bshkësie, sepse e kam ditur se, nga ky pozicion do të mund t’i ndihmoja shumë shqiptarëve”. (Memoarin nr. 42).

Megjithatë Sulejman Rexhepi nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga kthetrat e Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit. “Ma bënë krejt vrer postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare. Pas një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortuar se si më lanë si qengjin në kafazin e mbushur përplot me ujqër.

U takuam te restorani i Hotel Belvit. Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rrebelim timin, ndërsa si kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me ‘çakejt’ që po më silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të hapte filialen e vet dhe të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të raportonin për punën time. Nuk e kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! ‘Jo’, më tha Kiroja!

‘Nuk është për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë institucion pa pasur njerëz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të drejtorisë. Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh’! Ky shpjegim sikur më zbuti. Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij.

Ky plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt BI-në. Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë. Këtë nuk mundi të ma garantojë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme”.

Listën e parë të emrave të propozuar nuk i pranoi dhe madje sipas fjalëve të tij u kërcënua se do të shndërrohej në armik të madh.

“Disa ditë më vonë, KiroFuzofski më erdhi me një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, ‘bozhe mili’ (shprehje në gjuhën serbe që do të thotë ‘zot i dashur-sqarim BM)jemi njerëz dhe,sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë veture, apo, si gjyetarë, të na kap ndonjë “plumb bredhës’. Më frikësoi dhe, pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi në kabinet.

Sa të jeshë në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa, mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!?(Shërbimi Sekret në gjuhën serbe-sqarim BM). Po këta i silli në maje të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka. Dakord, i thashë, dal nga dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim.

Mendova se me kaq do të merrte fund puna. Nuk shkuan disa ditë, më thonë që ka adhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli! E pranova, më urdhëron që ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore. Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Hifzi Mehmeti, edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar. Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpeshë, si më parë, në gjyeti. Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin atëherë më plasi dhe nisa të kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë shumë të rëndë. Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni. E kam shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin. Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort, nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që të vetëvritem…” (Memoari nr. 43).

Sulejman Rexhepi tregon se bashkëpunimin e vazhdoi edhe në rrafshin politik. “Unë dhe Kiroja jemi zbulues të shumë aferave dhe projekteve shqiptare. Ndryshe, nuk do të mund të rrija në postin e Kryetarit të BFI-së.

Duhej të rrija në krye të këtij Institucioni dhe të isha bindës si lider kombëtar dhe përmes meje të qarkullonin shumë informata e projekte. Ndryshe, nuk do të më mbanin në atë pozicion as dy minuta. Shërbimeve sekrete nuk ju duhet lider i papërdorshëm. Këtë po e dëshmoj unë përmes këtyre memoareve dhe, po kështu, shumë vite para meje, këtë e ka dëshmuar edhe Nafi Çegrani, udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar” (Memoari nr. 47).

Lexuesit i kujtohet se me paratë që merrte nga Shërbimi Sekret për të korruptuar njerëzit e varfër, Sulejman Rexhepi “një dinar ua jepte atyre e dhjetë i mbante për vete”. Lidhur me raportin e tij ndaj parasë, Sulejman Rexhepi përshkruan rrethanat kur njerëzit e Shërbimit Sekret i zunë pritën kur ky kishte dalë në gjueti. “Kisha dalur për gjyeti kur që të tre më dolën në rrugën malore dhe, thjesht, më çarmatosën. Kiros i vinte keq, ndërsa ata dy më zhveshën në brekë e maicë! M’u kërcënuan keq. Ju thashë, më vrani, para nuk jap. Ku do të jipja para unë që, për paranë e lija kokën, bëja punët më të fëlliqta vetëm e vetëm ta shtoja buxhetin tim familjar. Tani a edhe për kaurë do të punoja! Mjaftonte kontributi im prej spiuni. Para nuk jap! I kam për vete…(Memoari nr. 50).

Memoaret e publikuara të Sulejman Rexhepit, që edhe sot e kësaj dite është kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, janë të mbushura me emra dhe mbiemra të atyre teologëve që kanë punuar për Shërbimin Sekrete Jugosllav.

Siç pohon edhe vetë Sulejman Rexhepi, këta “hoxhallarë komunistë, marksistë-leninistë jugosllavë kanë urryer marksizëm-leninizmin e enveristëve, për arsye se kanë dashur ta prishin Jugosllavinë”.

Nëse dikush nga teologët shqiptarë nga viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga ish-Jugosllavia, që ka punuar për Shërbimet Sekrete Jugosllave, merr guximin e Sulejman Rexhepit, besimtarët myslimanë shqiptarë do të tronditeshin shumë. Kjo tronditje do t’i ndihmonte teologët e rinj që bënin ndarjen e besimit nga shërbimet antishqiptare.

Kërkesa e teologëve që t’u sjell emra të njerëzve që punojnë kundër interesave kombëtarë shqiptarë dhe memoaret e Sulejman Rexhepit më kujtuan një situatë, të cilën ma ka treguar një shok i UÇK-së. Një bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret Serb, bashkëfshatar i tij, kishte ardhur me qëllim që të infiltrohej në radhët e UÇK-së. Pasi u zbulua, nga frika filloi të tregonte gjithçka. Kur filloi të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret të Serbisë që vinin nga fshati i tij, shoku im më tha: “Bardhyl, dola nga dhoma, se kisha frikë mos po del edhe babai im. Sa u lehtësova kur mora vesh se në mesin e spiunëve serbë nuk kishte qenë im atë”.

Po i drejtohem drejtpërdrejti Mustafa Bajramit. Pse kërkon emra nga unë, kur ke mundur të pyesësh babanë tënd, teologun Mulla Jetish Bajramin? Ndoshta do të të kishte informuar se cilët teologë të Kosovës mbanin lidhje me Serbinë, cilët prej tyre villnin vrer kundër demonstratave të vitit 1981 me të njëjtin fjalor që përdor Sulejman Rexhepi, cilët bënin propagandë gjatë viteve ’90 për të dalë në zgjedhje në kuadër të zgjedhjeve që organizonte pushteti i Millosheviqit? Sikur të kisha qenë në vendin tënd, unë do ta bëja një pyetje të tillë. Meqenëse ke nevojë të sqarohen publikisht këto gjëra, unë do ta bëj për të kënaqur kureshtjen tënde.

Babai im, profesor i logjikës, i filozofisë dhe i sociologjisë në gjimnazin e Tetovës, dhe këshilltar i Arsimit për Tetovën dhe Gostivarin, asnjëherë nuk ka qenë anëtar i asnjë strukture të komunistëve jugosllavë e as i ndonjë partie politike.

Në shkurt të vitit 1969, si nacionalist shqiptar u dënuar nga “komunistët marksistë leninistë jugosllavë”. Pas vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës, ai nuk mundi të gjente punë në vendlindje. Erdhi dhe gjeti punë në Kosovë, në vendin ku “kuvendohej shqiptarçe dhe prej nga Sulejman Rexhepi kishte ikur në Arabi, që ta spastronte trurin nga ai infektim nacionalist”. Erdhi nga Tetova, qytet i Kosovës historike të cilin komunistët jugosllavë ia kishin falur republikës sllavo maqedonase, në Prishtinë, qytet që komunistët jugosllavë ia kishin falur Serbisë pas ndarjes si plaçkë të territoreve shqiptare.


Kur i botoi memoaret e veta, Nafi Çegrani, të cilin Sulejman Rexhepi e cilëson si “udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar”, ai publikoi emrat e intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, që ishin bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete jugosllave. Unë nuk pata nevojë ta pyes babanë tim, sepse Nafi Çegrani tregon me emër dhe mbiemër personat që ishin ngarkuar nga sigurimi sekret që të përcillte veprimtarinë e babait tim.

Sa u përket teologëve shqiptarë, të cilitdo besim fetar qofshin, askush nuk mund ta mohojë kontributin e madh të tyre gjatë historisë si në aspektin e ruajtjes dhe të kultivimit të tolerancës fetare, ashtu dhe në aspektin e çështjes kombëtare shqiptare.

Atyre që u intereson të njihen me veprimtarinë e një numri të madh të personaliteteve të shquara shqiptare nga gjiri i teologëve, ju sugjeroj të lexojnë veprën e Faton Mehmetajt, të titulluar “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e një numri teologësh me Shërbimet Sekrete Jugosllave, unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjë teolog shqiptar. As për ata teologë që polemizojnë me mua. Kam bindjen se shumica dërmuese e teologëve shqiptarë nuk kanë bashkëpunuar me këto shërbime sekrete. Së paku kjo është dëshira ime.

Qëndrimet e mia janë kundër atyre teologëve myslimanë shqiptarë me shpirt shkau, që kishin hyrë në shërbim të Shërbimeve Sekrete Jugosllave. Janë ajo kategori e njerëzve të ulët, që, siç pohon vetë spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, me ndihmën e “marksistë-leninistëve jugosllavë ishin shndërruar në ekspertë për tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore, ndërkohë që ua mbanin bolet në duar udbashëve”.

Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se akuzat e teologëve Mustafa Bajrami dhe Muhamed Kajolli janë gjuhë dhe terminologji e sajuar në kuzhinat e shërbimeve sekrete. Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, apo edhe vetëm këtë pjesë të cituar nga “dromcat e memoareve” të tij, mund të bindet se këta teologë nuk sjellin asgjë origjinale në shpifjet kundër “Bardhyl Mahmutit”.

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë” të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”.

Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”.

Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj, është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare. 

P.S.

PO E PËRSËRIS: Memoaret e Sulejman Rexhepit janë memoaret më interesante të shkruara për raportet e teologëve me shërbimet sekrete. U sugjeroj të gjithë shqiptarëve t’i lexojnë këto dromca memoaresh, se kanë çfarë të mësojnë.

Të gjitha citatet nga këto memoare janë përshkruar besnikërisht, duke ruajtur edhe gabimet e shumta drejtshkrimore.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...