Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/14

Neritan Hasan Ceka (1941-)

Rezultate imazhesh për neritan ceka

Neritan  Hasan Ceka lindi më 11 shkurt 1941 në Tiranë.Ai është i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arke-ologjike të Apollonisë.

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, në vitin 1962, ai iu kushtua plotësisht kërkimeve arkeologjike. Mban titullin Profesor Dr

Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh. Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit.

 Atje drejtoi ekspeditat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vitet e fundit.

Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji të Univer-sitetit të Tiranës.

Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera.

Ka shkruar librin shkencor “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme” (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arke-ologjike.

 Që nga viti 1991 është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Neritani është anëtarë i disa instituteve të arta shkencore si Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutit të Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutit të Kolde-ëay Gesellschaft në Gjermani

.Karriera

1985-1990: Shef i Departamentit të Arkitekturës në Institutin Arkeologjik;1990-1993: Drejtor i Institutit Arkeologjik.;1991: Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.;1991: Nënkryetar i PD-së.
1992-: President i Aleancës Demokratike.;1997-1998: Ministër i Brendshëm;1998-2005: Kryetar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare;2008-: Nënkryetar i Kuvendit te Shqipërise propozuar nga PD.Etj.

Veprat 

1.Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme (1985);2.Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria (1994); 3.Ilirët (2001);4.Apollonia e Ilirisë (1982);5.Butrinti (2001);6.Bglise (2004);7.Bylisi (me bashkautor),
8.Udhëtim në kështjellat ilire(2006).

Arkeologu dhe studiuesi i njohur shqiptar, Neritan Ceka,  ka botuar në gjuhën angleze librin e tij "Ilirët". Studimi është fryt i një pune voluminoze mëse 10 vjecare, është një nga librat më të kërkuar aktualisht nëpër libraritë e Tiranës, sidomos nga studentët dhe turistët. Po ashtu mjaft të kërkuar janë edhe librat e tij të tjerë  në shqip, anglisht dhe gjermanisht Apolonia, Butrinti dhe Bylisi.

Por vendin më të rëndësishëm mes tyre e zë natyrshëm libri për ilirët, i cili ka  hedhë dritë mbi njërën prej periudhave më interesante dhe të panjohura të lashtësisë së popullit shqiptar. "Kushdo që do ta lexojë librin, do ta kuptojë që historia jonë është një histori lineare, pa ndërprerje, pa katastrofa. Ndoshta ka pak mjegull në historinë e shqiptarëve që nga shekulli VI deri në shekullin XI kur shfaqen krejtësisht të qartë me emrin e tyre të trashëguar nga antikiteti nga albanoi tek arbërit, por kjo është një histori e cila nuk mund të kontestohet me asnjë argument tjetër; kaq i fortë është argumenti historik i vazhdimësisë që përkon dhe me argumentin arkeologjik" - thotë zoti Ceka.

Bazuar mbi zbulimet arkeologjike dhe studimin e burimeve të shkruara, libri i prof.Cekës trajton me detaje prejardhjen e shqiptarëve të sotëm nga ilirët, një nga popullsitë më të vjetra të rajonit.

 Pikërisht kjo periudhë e lidhjeve mes ilirëve dhe shqiptarëve e kishte tërhequr prof.Cekën  gjithmonë në punën e tij shkencore, ndonëse ka qenë e mbuluar prej shumë vitesh me errësirë dhe enigma, si edhe botime fare të pakta, kryesisht të autorëve të huaj.

"Kjo ka qenë një periudhë refleksioni, një periudhë e dëshirës për të përshkruar më mirë veçanërisht kapitujt e fundit të librit, që bëjnë fjalë për kalimin nga ilirët dhe deri tek shqiptarët. Pra, është historia që nga shekulli IV i erës sonë kur sipas mendimit tim mund të flasim për herë të parë për shqiptarët e parë, jo në shekullin XI kur shfaqen në histori, por natyra e tyre është brumosur që në antikitetin e vonë, që kur krishterimi filloi pak a shumë të seleksiononte popujt që kishin shpëtuar nga kasaphana e dyndjeve të popujve të shekujve IV-VI dhe jam i sigurt që shqiptari i parë i takon pikërisht kësaj kohe; antikitetit të vonë, i mbrujtur me traditën mesdhetare greko-romake, me traditën ilire natyrisht, por edhe me identitetin që krijoi krishterimi i hershëm në vendin tonë" - thotë ai.

Prof. Dr.Neritan Ceka thekson se studimi hedh dritë edhe mbi lindjen dhe origjinën e gjuhës shqipe si dhe trajton gjerësisht pjesëmarrjen aktive të ilirëve në qytetarinë romake. Sipas tij, një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar fuqishëm në mbijetesën dhe kompaktësimin e popullsisë shqiptare ka qenë edhe konflikti i madh me sllavët në atë periudhë kur këta të fundit u vendosën në rajon.

Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e parë të këtij studimi që në vitin 1987 për ta dërguar në shtyp kohët e fundit. Ai trajton një nga cështjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasion që e ka të trashëguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu një arkeolog i njohur shqiptar. Libri "Ilirët" në shqip u publikua për të herë të parë në takime me studentë të Universiteteve të Tiranës dhe të Elbasanit, si dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke ngjallur menjëherë interesimin e qarqeve shkencore universitare.

Sipas arkeologut Ceka ,arkeologjia shqiptare është lënë në mjerim prej vitesh, vështirësitë për punën e arkeologëve nuk janë të pakta. Në reagimet e tyre profesorë të njohur pohojnë se pas viteve ’90 ka munguar vëmendja shtetërore për të ndihmuar arkeologët në punën e tyre. Mjerim, pohon arkeologu Neritan Ceka  gjendjen me të cilën përballet sot arkeologjia shqiptare. Kohë më parë në Tiranë  u zhvillua dhe konferenca “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri, prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”, që mblodhi arkeologë dhe studiues të ndryshëm. Në reagimin e tij prof. Neritan Ceka shprehet se janë buxhetet që shpenzohen për projekte pa vlerë, por arkeologjia nuk ndihmohet. “Pa bërë kërkime, pa përgatitur një klasë intelektuale do të jemi gjithmonë në fushën e propagandës. Shteti të mos vjedhë kaq shumë, por ti lërë për studime. Këtë e dinë gjithë shqiptarët. Ministria e Kulturës ka dhënë dhe për një absurditet për MHK 230 milionë lekë të vjetra, që mban ekspeditat arkeologjike për 10 vjet. Por dhe këto para po shkojnë kot, absurditet të plotë. Arkeologjia dhe arkeologët po mbijetojnë me programet, që kemi me të huajt. Deri më sot gjysma e ekspeditave nga arkeologët e huaj financohen. Paratë që jep qeveria janë vetëm 60 milionë lekë të vjetra për të gjitha, dhe nuk na paguan as dieta, etj”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Në këtë gjendje sipas tij as me Kosovën nuk bëhen krahasimet për trajtimin e arkeologëve. “Mjerimi i arkeologjisë, mjerimi i një shteti që është bërë fukara në shpirt. Nuk krahasohemi me Kosovën kur arkeologët paguhen shumë më mirë se sa në Shqipëri dhe shkojnë bëjnë ekspedita dinjitoze me kushte dhe persona, punëtorë, kanë mundësi botimi, etj”, vijon profesor Ceka. Edhe pse shprehet se sistemi para ‘90 ishte në diktaturë, sërish sipas tij për arkeologjinë kishte vlerësim. “U bë një konferencë nga instituti, që përkujtohet 100 vjetori i fillimit të gërmimeve arkeologjike shkencore në Apolloni nga Camillo Praschnieker gjatë Luftës së Parë Botërore, por dhe rifillimi i tyre më 1948 nga arkeologu Hasan Ceka. Ai sistem i para ‘90 nuk po them për drejtuesin e tij, por kishte një respekt për vlerat kombëtare dhe ku arkeologjia është themeli. Në atë shtet kriminal dhe absurd iu dhanë arkeologjisë para dhe mundësi për të hapur gërmimet arkeologjike në Shqipëri dhe ishte viti që u bë dhe muzeu arkeologjik. Sot pas 70 vitesh kemi qeverisje që vetëm po e sakrifikon kudo arkeologjinë. Jo vetëm kjo qeveri e fundit por dhe më parë”, shprehet profesor Ceka.

Qeveritë nuk e kanë idenë për arkeologjinë


 Pas viteve ‘90 filloi shkatërrimi i arkeologjisë shqiptare. “Arkeologjia u bë një shkencë shqiptare dhe institucionale vetëm nga 1948 deri në 1990, sepse pati korifenj të mëdhenj të arkeologjisë.Agjencioni "Floripress" , po përmend këtu dekanin e arkeologjisë profesor Hasan Cekën, arkeologun e prehistorisë që është emër shquar Frano Prendi, profesor Skënder Anamali, etj.

Zhvillimi i arkeologjisë në ato vite u bë me kritere të forta shkencore dhe u bënë dhe dy Kuvende të Studimeve Ilire si dhe revista “Iliria”, që ishte shumë serioze.

Por pas ‘90 filloi shkatërrimi. U shkatërruan institucionet dhe Instituti i Arkeologjisë e humbi rolin e tij si një qendër kërkimore shkencore, ku ishin dhe bërthamat arkeologjike nëpër rrethe.

Qeveritë nga 1992 dhe deri më sot se kanë idenë për arkeologjinë në vend. Shteti ka përgjegjësinë dhe fajin më të madh në këtë mes. Qeveritë shqiptare nga viti 1992 dhe deri më sot nuk e kanë idenë fare se çfarë është arkeologjia dhe ka një injorancë shumë të madhe ndaj arkeologjisë në vend.
Nuk është hera e parë, që arkeologë të ndryshëm pohojnë problemet, dhe sipas tyre kjo situatë do të vijojë nëse nuk tregohet vlerësim për arkeologjinë shqiptare.

Flori Bruqi

Tyran Prizren Spahiu (1954-)


Fotografia e profilit të Tyran Prizren Spahiu


Tyran Prizren Spahiu, lindi në vitin 1954.Arsimin fillor dhe të mesëm  e ka ndjekur në shkollën fillore Mustafa Bakiu, gjegjësisht arsimin e mesëm në gjimnazin e Prizrenit.  Diplomoi në Gjuhë dhe letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës.

 Ai është një artist i mrekullueshëm, pasionant; posedon njohuri të thella dhe aftësi të larta letrare në artin e prozës.

Në veprat e tij ai zbuloi çështjet kryesore të ditës, sjell kohë në dimensionet e tij, duke ndërtuar një botë të fuqishme të mendimeve, psikikës dhe ideve të shkëlqyera.

 Filozofia e tij është e thjeshtë, por kapëse dhe mjaft transparente. Ai u solli lexuesve, të vërtetën e madhe; vjen me një stil të vërtetë në poeyin-prozën moderne shqiptare, poashtu edhe n; ate angleze, me një pamje shumë depërtuese dhe plot ngjyra psikoanalitike.

Ndërton fraza mjaft të qarta dhe u jep atyre liri me shumë art, mjeshtëri krijuese dhe padyshim shumë lloje jetësore të nektarit.

 Vjen midis nesh si një romancier i shquar dhe inovator, ku vepra e tij krijuese artistike ndërthuret me shumë aftësi me realitetin e kohës dhe njerëzve.

 Romani i tij ‘’Prapa kurrë më!’’ është padyshim një kontribut i vlefshëm dhe serioz në prozën moderne shqiptare dhe mbarëbotërore.

Autori Tyran Prizren Spahiu , dëshmon të jetë një artist krijues, i kërkuar dhe mjaft i aftë.

 Proza e tij është një arritje e re, e cila i jep autorit të drejtën të renditet në mesin më të njohur dhe më të aftë nga emrat e rinj të  letrarëve  modernë në Kosovë dhe më gjërë në trollin shqiptar.

 Jeton dhe vepron në Prizren.Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Krijimtaria letrare:

Vëllime poetike

1.Vargje poetike I ,1999 ; 2.Vargje poetike II ; 3.Jeta është dhunti ;4.Vargje poetike III;5.Mbaje ëndrrat gjallë;6.Vargje poetike IV; 7.Poezia buron nga zëri i brendshëm;8.Vargje poetike V;
9.Pesë shtylla ;10.Vargje poetike VI ; 11.Kalldrëmi ;12.Vargje poetike VII ;13.Jetëshkrimi burimor
14.Vargje poetike VIII ; 15.Kështjella e poezisë ;16..Vargje poetike IX ; 17.Ikonë; 18.Vargje poetike X ; 19.Bohemi;20 Vargje poetike XI ; 21.Lidhja; 22. Vargje poetike XII; 23.E-dita;24. Vargje poezike XIII; 25.Buron; 26. Vargje poetike XIV ; 27.Shkronjtari; 28.Vargje poetike në gjuhën Angleze;
29.The Bohemian

Romane

29. Prapa kurrë më( Vëllimi I); 30.Prapa kurrë më(Vëllimi II); 31.Mort.

Gjuhë

32.Learn Your Dream Language(Mëso gjuhën e ëndrrave).

Flori Bruqi

2020/01/13

Lush Gjergji (1949-)


Rezultate imazhesh për don lush gjergji


Dr. dom Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë Shkup-Prizren, ka lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme të Karadakut, komuna e Vitisë (Kosovë).

Lushi i vogël, zuri të dallohej në mes shokëve bashkëmoshatarë për urtësi, bujari, zgjuarësi e devotshmëri.

Shkolla ishte pjesë e jetës së tij. Katër vitet e para të shkollës fillore i mori në vendlindje. Ishte ndër nxënësit më të dalluar e të dashur me të gjithë që e rrethonin.

Mësonte mirë e me rregull, ndonëse në shtëpi nuk kishte kushte të përshtatshme. Studionte mbi një sofër druri karakteristike, që i shërbente si një tryezë për të përgatitur mësimet dhe më pas pjesëtarët e familjes shtronin sofrën për miqtë e shumtë.

Së bashku me të vëllanë dyfish: në familje e në Krishtin, të devotshmin dhe të nderuarin dom Ndue Gjergjin (famullitar në kishën "Zoja Pajtimtare" (Shqiptare) në Beverly Hills në Detroit të Michigan në SHBA), mësonin dhe bënin detyrat, për të nesërmen në shkollë. Ende i vogël, duke medituar dhe shkuar shpesh pranë kishës, binte në sy të tjerëve devocioni i thellë që kishte për të Lumin Jezu Krisht.

Por, mbi të gjitha, në shpirtin e vogël të Lushit, dhe në vitet e adolishencës, do të mbetën të pashlyera gjurmët dhe shembujt e lartë që jepnin meshtarët e kësaj treve pjellore, bijë martirë të Kosovës, përherë kreshnike në historinë e lavdishme të nacionit shqiptar. Ngjarja shpirtërore e gëzim i brendshëm, lumturoi Lushin e vogël, thirrja e Zotit, për t’a pasur pranë si shërbestar besnik, duke e pranuar në gjirin e meshtarëve, që i përkushtoheshin Zotit, njeriut dhe vendit, ku ato kryenin misionin baritor të popullit shqiptar.

Mirëpo Stubulla e Eperme, ka ngjarje që ruhen thellë në kujtesën e historisë nacionale e fetare të këtyre trevave, ku, kulmojnë ndër të tjera edhe martirët që e falën jetën e tyre, në shërbim të krishtërimit (mbi të cilët sot ekzistojnë edhe libra studimorë, të realizuar nga autorë shqiptarë, në formë monografie me fakte e të dhëna të pasura me ndodhitë e historisë). Këtu ruhen me dashuri, ende si jehonë të shekujve që kanë kaluar afresket e kishës plot kolorit të gjallë, që shfaqen hijshëm nëpër faqet e murale të objektit të kultit, të cilat, me stoicizëm i kanë rezistuar erërave të furishme të historisë që ka përjetuar kisha.

Këtu meshtari i ardhshëm lutej dhe vetëm lutej, për vete dhe të tjerët. Ai, do të kujtojë me mall ceremoninë e bukur të krezmimit të tij. Përsëri vitin e pestë, vocrraku që hidhte shtat, do të vijojë çdo ditë shkollën e Vitisë. Ndërsa tre vjetët e fundit nga klasa e pestë deri në të tetë i ndjek në shkollën e fshatit Zheger. I riu, vijon studimet në gjimnazin klasik në Dubrovnik, ku vitin e parë gjendet si student në degën e filozofisë pranë qytetit të Splitit, kurse vitet e tjera të filozofisë, niset për t’i ndjekur në Romë, ku më pas mbron magjistraturën me temë: "Pavdekshmëria e shpirtit në Plotinon", më 1970.

I etur për të zgjeruar dhe thelluar dijet, me të cilat nuk kënaqëj asnjëherë, përsëri në Itali, vijon studimet e arrin të marrë diplomën e teologjisë, pranë Universitetit Papnor të Urbanias ose siç njihet "Propaganda Fide" në Romë. Hapësirat kulturore për këtë meshtar ende të ri, nuk do të njohin kufi. Paralelisht me studimet e larta universitare të filozofisë e teologjisë, ka bërë pronë të tij asimilimin e plotë të studimeve universitare dhe pasuniversitare në Insitutin e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror "La Sapinza" të Romës, ku ka doktoruar më 1975, duke mbrojtur temën e disertacionit: "Gruaja shqiptare".

Sipas vlerësuesve profesorë laikë dhe klerikë të famshëm në Itali, që kanë asistuar në këtë eveniment shkencor, theksohet, se punimi i autorit shqiptar shquhet për një trajtim korrekt dhe serioz, e pasur me argumente logjike dhe burime të larmishme shkencore shqiptare e botërore në fushën e psikologjisë shoqërore.

Dr. Gjergji, ka preferuar të rrokë temën e ndieshme të një forcë të shoqërisë shqiptare: "Roli i femrës shqiptare në familje dhe shoqëri", të cilin nënshkruesi e botoi dhe ribotoi si vepër te veçantë. Shtypi i kohës, i ka kushtuar një kujdes të veçantë në shumë rrafshe.

Në veçanti shquhet një artikull vlerësues, konceptuar me kulturë nga studiuesi i letërsisë shqipe prof. Isak Ahmeti, ku midis të tjerave e ka cilësuar këtë vepër, si një "... hap i guximshëm prometik në lëmin përkatës" ("Drita", 3 Maj 1978).

Sapo e hap për të shfletuar, në hyrje të veprës së vet, sa të thellë në analizën e shumanshme shkencore, aq dhe aktuale, për pjesën e rëndësishme të komunitetit shqiptar sot. Këtu bie në sy ndërthurja, zbërthimi me hollësi e maturi dinjitoze i analizave, që u ka kushtuar temave. Lënda të parë e materialit faktik, ka të bëjë me gruan shqiptare, në të drejtat zakonore të Lekë Dukagjinit, me gruan shqiptare në tërësi etj. Për me tej autori, thotë: " Nënës time, përsonifikimit të dashurisë, të mirësisë, të vuajtjeve, të duresës, të qëndresës dhe të urtësisë, asaj e cila më rriti dhe me plot dashuri, gëzim dhe hare në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje!"

Më 1975, pasi përfundon me sukses doktoraturën, kthehet në Kosovë, duke mbartur me vete një kulturë të shëndoshë, i paisur me cilësi të lartë morale, fetare, shoqërore e patriotike. Ai bëhet një përkushtues deri në ditët tona i interesave të larta të devocionit të fesë dhe të nacionit shqiptar. Ai, është njohur sot, jo vetëm si prift i thjeshtë (në një ndër zonat më të vështira të Kosovës, çka të kujton shën Jeronimin dhe mons. Simon Filipaj-n, që përkthyen Biblën i pari në latinisht dhe i dyti në shqip në kushte shumë të vështira, duke mbetur të pavdekshëm për botën dhe shqiptarët, shënimi im K.K.), por mbi të gjitha si një njeri me botë të madhe njerëzore, duke vënë të gjithë talentin e tij intelektual dhe njerëzor, vetëm për të mirën e popullit e vendit të tij.

Me erudicion, më përpara dhe tashti, diti me mjeshtëri, të ndërthurë e kanalizojë interesat nacionale, shoqërore të popullit tonë, me nevojat e brendshme shpirtërore të tij. Edhe në ditët tona shpesh porositë, se: "Në mënyrë graduale duhet të vijë ripërtritja e qëndrushme ose rindërtimi i shpirtit të njeriut veçanërisht për Shqipërinë, duke e shëruar nga plagët e thella, të shkaktuar nga konflikti me sietmin dogmatik ateist, i cili për pasojë solli edhe rënien e kulturës.

Në këtë kontekst të nevojës imediate, njeriu duhet të ripërtërihet, duke rifituar drejtimin ndaj vlerave më të larta të jetës shpirtërore, ku inkuadrohen në unitet: feja, shpresa dhe dashuria. në këtë mënyrë mund të rimarrim jetë dhe lulëzim, të ripërtërihen në gjerësi dhe thellësi tërësia e strekturave të shoqërisë dhe qytetërimit. Në qoftëse duam të krijojmë njeriun e vetëdijshëm, si njëri të vërtetë brenda komunitetit të krishter, domethënë njeriun e krijuar, sipas shëmbëllimit dhe ngjashmërisë së Perëndisë, duhet edhe në këtë rast t’i përshtaten strukturat e mendimit të njeriut, në të cilin rregullat e drejtësisë po fuqizohen dhe plotësohen nga dashuria, në fushën e marrëdhenieve njerëzore, të karakterizuara nga bashkësia dhe solidariteti..."

Vala e rëndë e keqtrajtimeve, që përfshiu Kosovën, si pasojë e okupimit të gjatë nga kolonizatorët serbë, bëri dr. dom Lush Gjergji të gjendet më pranë halleve e shqetësimeve të përditshme të grigjës së vet, duke qenë një bari model i populli besimtar, që si dele e urtë e ndiqte nga pas, për t’iu gjendur në këto çaste të vështira, që po kalonin çdo ditë.

Pra, ai shquhet, për një aktivitet të ngjeshur edhe në poret e tjera të jetës në Kosovë, ku angazhimi shoqëror dhe atdhetar zinin peshë të dukshme. I palodhur u gjend në të gjitha tubimet, ku printe flamuri nacional, duke i paraprirë misionit fisnik për pajtimin e gjaqeve, përkrah profesorit të nderuar Anton Çettës.

Aksioma udhëheqëse e këtij akti sublim popullor, për rëndësinë që po merrte për dr. dom Lush Gjergjin ishte e shkruar në ndërgjegjën e zemrës së tij: "Ne më parë duhet të shërojmë plagët tona, pastaj t’i kthemi vetvetes". Në ato çaste, kur gjakmarrja përmes normave kanunore të maleve ishte kthyer në një plagë, u gjend me Kryqin në dorë dhe Biblën si fitimtare tash 2000 vjet, meshtari i matur e i urtë, në realizimin me sukses të misioneve pajtimi, dom Lush Gjergji.

Këtu, më tepër se kurrë, u pa karakteri i vërtetë i shqiptarit, ku, mbi të gjitha dominoi logjika e shëndoshë njerëzore, me vullnetin e vetë popullit fisnik, me një shpirt të gjërë që di të falë, u realizuan shumë pajtime midis kuvendeve të burrave, duke u dhënë normalitet dhe jëtë të gjatë foshnjave të reja, që nuk do të kërcënohen më nga armët vrastare.

Viti 1990, shënoi një ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar në Kosovë, ku, merr jetë themelimi i Shoqatës Humanitare me emërimin e një shenjtoreje, me emrin "Nënë Tereza", në krye të së cilës u zgjodh si kryetar dr. dom Lush Gjergji. Ai, pa kursim, por me vullnet të madh mori pjesë në hartimin e programit dhe të statutit të kësaj Shoqate. Mirëpo, ajo që e dallon këtë meshtar, është thjeshtësia si virtyt cilësor i dr. Gjergjit. Ai shprehet: "E kam parasysh një thënie të vjetër të Pjetër Bogdanit: "Fati i popullit tim është edhe i imi", prandaj (në çdp formë organizimi, që ka për bazë mirësinë ndaj popullit tij), kam ofruar mundësitë e mia organizative dhe krijuese"

Nënë Tereza "flet" në shumë gjuhë të botës dhe biografi i afërt dr. dom Lush Gjergji

Ka më shumë se dy dekada, që qarqet publicistike botërore, përmes shkrimeve në gazeta e revista prestigjioze religjioze e kulturore, njohin pendën e palodhur të mendjes së ndritur të dr. Lushit, që një jetë të tërë ruan bashkëpunimin me shumë ente botuese dhe median botërore sot. Si një intelektual, është kërkues drejt horizonteve të reja të kulturës shqiptare e botërore, duke i dhuruar njerëzimit 7 vepra të Nënë Terezës, me shifra astronomike me tirazh 4 milion kopje, sikurse është "Madre della carita" (Nëna e mëshirës).

Ashtu si për Shën Nënë Terezën e Kalkutës, India ka qenë atdheu i dytë i saj edhe për dr. dom Lush Gjergjin India dhe viset e tjera të botës, ku ndoqi jetën dhe mirësitë e Nënë Terezës kanë qenë atdheu i dytë, një lëndë e parë për hartimin e veprave që janë bërë pronë e thesarit të artë të kulturës.

Ai i përket mbarë njerëzimit, duke u rradhitur me dinjitet në panteonin e artë të kulturës evropiane dhe botërore me dinjitet si një shqiptar i vërtetë. Ky biograf e studiues i afërt i jetës së Gonxhe Bojanxhiut, u bë motoja e jëtës së tij, krahas detyrës baritore të përditshme, me arsyen e parë për t’i treguar mbarë botës, se kush janë shqiptarët që Shkrimi i Shenjtë i Biblës i përmend me krenari tash 2000 vjet, për t’i përcjellë botës, se kjo Nënë e vogël, shpirtërisht kishte një zemër të madhe, sa mbarë bota, që e respektoi përjetësisht me veneracion.

Ajo, kur ka ndërruar jetë në lumninë e pasosun, së bashku njerëzimi ka ngritur zërin e kërkesës, për t’a bërë pjesëtare të denjë (beatifikua) në familjen e madhe të shenjtorëve të krishtërimit. Këto vepra janë shumë të rëndësishme, sikurse vlerëson prof.Isak Ahmeti, në librin e njohur "Kleri katolik shqiptar dhe letërsia", kur shkruan: " ...kanë vlerë monumentale, janë dëshmi e gjallë se kemi të bëjmë me një pendë të rrallë, që po krijon ura afrimi të botës shqiptare, të botës humanitare, në botën e komunitetit evropian..."

Meshtari e publicisti, mbrojti me stoicizëm identitetin shqiptar të Nënë Terezës, ndonëse në kohën që kishte botuar librin biografik "Nëna jonë Tereze", shtypi i atëhereshëm jugosllav, kishte mbushur faqet e saj me pretendimin, se ajo është jugosllave. Ishte pikërisht serioziteti dhe ofrimi i fakteve autentike që studiuesi i palodhur dr. dom Lush Gjergji i ka bërë kësaj figure madhore të njerëzimit. Më pas media e shtypi i huaj, ka marrë si pikë referimi e botoj shkrime nga jeta e Nënë Terezës, duke u mbështetur në veçanti nga burimet origjinale të hulumtuesit shqiptar dr. Lush Gjergji. Kështu do të vijojnë edhe 6 vepra të tjera që autori i ka përkushtuar Gonxhe Bojaxhiut.

"Lule për Nënën", është libri ekskluziv, që u botua në shqip dhe italisht e kohët e fundit në gjuhët e tjera. Këtu përmblidhen kontribute arti, që në këtë rast i kushtohen Nënë Terezës. Kjo është tema më e preferuar universale, që ka trajtuar shpesh penda e mendja e dr. Lushit, ku poezitë përkushtuar Engjëllit të përjetshëm të Paqes, do të mbesin si një lule që freskon zemrat e do njeriu, që ka pasur fatin ose privilegjin e madh të takojë ose të ketë mbi kryet e vet, për një çast solemn meditimi duart e shenjta të Nënë Terezës.

Poezia shqipe, që është krijuar mbi Nënë Terezën e që vijon të krijohet ka shpërblyer vrudhshëm e në tërë bukurinë e saj, sepse, "kjo poezi, e frymëzuar nga triumfi i humanizmit nga vetëflijimi i Nënë Terezës për Njeriun, për Njerëzimin, pulson nga një Frymëmarrje e gjërë, nga Triumfi i metaforës poetike", vlerëson studiuesi prof. Isak Ahmeti.

Ndërsa në 80 vjetorin e lindjes së saj, autori nxjerrë nga shtëpia e botimit me titull domethënës: "Madre Tereza" (1990). Ajo, është në vetvete, një pasqyrë monografike dhe reale me vlera shumëdimensionale e historisë shqiptare, mbasi këtu bëjnë pjesë shënime historike, mbi origjinën, traditën dhe gjuhën shqipe "...që ishte mburojë e pathyeshme e Ballkanit dhe e Evropës ", siç vlerëson edhe vetë biografi i veprës.

Në qoftëse, do të ndanim me kujdes librat firmën me dr. dom Lush Gjergji, atëherë rezulton, se në biografinë shqiptare brenda trojeve etnike, janë lëvruar mbi 14 libra në gjuhën shqipe, ndërsa të tjerat janë në gjuhë të huaj. Kështu, vëtem libri "Nëna jonë Tereze" në fillim u botua në gjuhën amtare, më pas u botua me sukses edhe në 9 gjuhë të botës, si: anglisht, italisht, gjermanisht, portugalisht, spanjisht, frengjisht, sllovenisht, hungarisht dhe kroatisht.

Monografia monumentale, shpalos me madhështi dinjitoze botën e madhe humanitare të shqiptares, përmes një pende të rrallë të përdorur me efikasitet. Jepet këndshëm jeta e përkushtimi i nobelistes, si motër nderi e të gjithë botës, duke rradhitur me kujdes një mori dokumentash që ka hulumtuar vetë në Indi e kudo, ku, mund të marrësh, mesazhe, episode tërheqëse dhe emocionale.

Tek e lexon e rilexon me endje, ndjen në thellësi të shpirtit pikërisht figurën e qetë, të kësaj krijese ëngjëllore gjithnjerëzore, fisnike në zemër e shpirt, të urtë e të dlirë, të dashur e të përkushtuar, të vendosur e vetmohuese, në një kontekst më të gjërë mbi gjithçka që me finesë. Ai, ka skalitur me portretin e Nënës së shekullit XX, me emrin: Nënë Tereza, këtë përfaqësuese të dashut të shumë konfesioneve (besimeve) të kombeve e të racave të ndryshme, ku ajo dhuroi dhembshuri, dashuri, jetën e vet kushtuar Zotit e njeriut të varfër kudo nëpër botë.

"Madre della carita" (Nëna e dashurisë), mbasi u botua në shqip në vitin 1990, u përkthye në: italisht, frengjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht e polonisht. Libri i ri, është një publikim i rrallë, i veçantë, duke rrezatur e vendosur një urë afrimi mes botës shqiptare me atë humanitare amtare, të mishëruar në piedestal, përmes Nënë Terezës, si shembull përsosmerie në tërë botën.

Ajo, si vepër, ka arritur në një shifër rekord në 4 milion kopje, çka do t’a kishin zili shumë shtëpi botuese njëhezazi në Evropë dhe për disa dhjetëvjeçarë në Shqipëri. Shtypi e ka përcjellë kështu: "...një letrat me talent e kallzimtar që na e kujton Barlecin, përmes shkrimesh e ngjyrash të gjallë, ka përjetuar figurën madhore të Nënë Terezës." Varianti në italisht "Madre della carita", në një numër prej 500 kopjesh janë speciale, pra, me një fjalë të mbështjell me lëkurë ariu të bardhë të zonave polare. 500 ekzemplarë i janë dhënë Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II, i cili ua dhuron autoriteteve botërore të lëmeve të ndryshme.

Intelektuali dr. Gjergji, njihet për libra të tjerë: "Kosova, strategji pa dhunë", botuar në italisht më 1993. Eshtë ribotuar disa herë në vit. Eshtë rast i vetëm, që një autor shqiptar me librin në fjalë shërben si literaturë plotësuese e informuese për shkollat e mesme në Itali. Libri tjetër që ka zgjuar shumë interesimin e botës evropiane është "Bosnje, s’mund të na detyroni t’ju urrejmë". Autori, ka shkruar një libër tjetër: "Të falem për të jetuar", dhe më 1997 është botuar në italisht. Ngjarjet, i ka marrë nga jeta e përditshme e bashkëatdhetarëve të vet në Kosovë, që zë fill në pjesën më të madhe më 1981. Ai për shumë vite me radhë ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore "Drita", si dhe i shtëpisë Botuese me të njëjtin emër në Ferizaj Kosovë.
Në botë emri dhe vepra e tij, veç shkrimeve origjinale (në gjuhë të huaj), ka pasur nderin të jetë si bashkëpunëtorë i shumë revistave kombëtare dhe ndërkombëtare, veçmas me punime dhe studime rreth edukimit të fëmijëve dhe rinisë, studiues e analist i kujdeshëm bashkëkohorë i çështjeve familjaro-shoqërore. Eshtë bashkëpunëtorë i revistës së njohur kulturore-rinore "Shpresa" në Prishtinë.

Dr. dom Lush Gjergji, është një fabrikë që prodhon përherë me cilësi për fenë e nacionin dhe së shpejti do të prezemtohet me vepra të reja, që prej vitesh i ka në dorëshkrim, për të cilat janë të interesuar shumë shtëpi botuse prestigjioze në Evropë, SHBA dhe madje dhe një shtëpi botuese serbe në Beograd.

Don Lush Gjergji njoftohet se mori titullin “Monsinjor”, nga Papa Françesku. Këtë titull ia kumtoi në Katedralen në Prishtinë, delegati i Papës për Kosovën, duke thënë se Monsinjori Lush Gjergji tani i përket të ashtuquajtures familjes Papnore.

“Nuk duam ta shpallin shenjt, sepse ai do të duhej ta lëshoj mënjehrë këtë tokë, por njohim meritat e tij shumta. Ju Momsinjor jeni formuar në shkollën e Shën Terezes”, tha delegati i Papës për Kosovën.
Ndërsa, Monsinjor Lush Gjergji, duke falenderuar për këtë titull, ishte shumë modest, ku ka thënë se as se ka kërkuar e as merituar këtë titull.


Ipeshkvia e Kosovës lajmëron të gjithë besimtarët e saj dhe njerëzit vullnet mirë qëmë datën 13 nëntor 2016, do të kremtojë Meshën e falënderimit për Lumnimin e 38 Martirëve Shqiptarë, të cilët u shpallën të lumë në Shkodër, më 5 shtator 2016. Mesha do të kremtohet në orën 11:00, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Delegati Apostolik për Kosovë, SH.T. Imzot Juliusz Janusz.

Me këtë rast, Delegati Apostolik Sh. T. Imzot Juliusz Januzs do të shpalle zyrtarisht edhe emërimin e Don Lush Gjergjit, Kapelan i Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, që nënkupton titullin Monsinjor.
Në të njëjtën ditë, meshë falënderimi do të kremtohen në të gjitha famullitë e Ipeshkvisë së Kosovës.
Dom Lush Gjergji është edhe një autor shqiptar dhe dijetar i njohur gjerësisht njifet nga e gjithë bota si biograf i librave të të Shejetes Teresa. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të . Ai thotë se bekimi i Zotit është një burim gëzimi për shqiptarët e të gjitha besimeve.

"Ne në Kosovë kemi qenë të përgatitur për këtë ngjarje jo vetëm tani, por për vite. Kjo është një ngjarje e rëndësishme fetare dhe kombëtare, për shkak se për herë të parë një Shejteresh është, një shqiptare, që u kanonizua nga Kisha Katolike kryesuar nga Francesku me 4 Shtator në Vatikan Shenin e Shen Pjetrit. me një fjalë, të gjithë në Kosovë, Shqipëri, trevat shqiptare e diasporë, kan perjetur këtë ditë me gëzim dhe lumturi, duke falënderuar Perëndinë, kishën, papën, dhe sidomos duke falenderuar familjes Bojaxhiu dhe Nënë tonë Terezën, i cili na ka përfaqësuar në botë me një dinjitet të veçantë, dhe ne do ti thërrasim tani E Shejta Teresa ", ka thene tha Monsinjor Lush Gjergji.
Monsinjor Lush Gjergji thotë se ai mendon se shpejtësia e jashtëzakonshme,e Lumnimit dhe e Shejterimit te saj ishte rezultat i një konsensusi globale: "Ky proces ishte pjesërisht i ngutshëm, sepse jeta e Nënë Terezës dhe aktiviteteve të saj ishin të jashtëzakonshme" eshte shprehur Monsinjor Lush Gjergji.


Flori Bruqi

: Gonxhe Bojaxhiu(26 gusht 1910-5 shtator 1997)

:
Rezultate imazhesh për nena tereze


Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza,Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. 

Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. 

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga (Rrethi i Shkodres) dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme.

Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër.

 Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. 

Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. 

I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë.

 Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:

“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin.

 Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

 “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. 

Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

 Shkrimet e saj ne shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga "Zëri i Amerikës"(VOA) me 17 qershor 1978.

 Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi:

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. 

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. 

Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. 

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. 

Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. 

Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. 

Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”. 

Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. 

Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.


Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhën shqipe. 

Për shembull poezinë e mëposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjatë rrugës për në Indi. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.

Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. 

Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar Presidentit te Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. 

Më në fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhëne për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më 1989.

 Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia.

 Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. 

Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. 

Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrise Israelite dhe guerilëve palestinez.

 E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali I shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.


Kur Evropa Lindore pati një rritje në sinqeritet në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionarët e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. 

Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thene, “ Pavarësisht kush thotë cfarë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.”

 Ajo vizitoi Republiken Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. 

Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. 

Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende.

 Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. 

Shtëpia e parë e Misionarë të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; deri më 1984 asambleja punonte në 19 institucione gjatë gjithë vendit. 

Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë : Bengalisht, Shqip, Serbisht, Anglisht dhe Hindishte.

Nënë Tereza vuajti një sulm në zemër në 1983 përderisa vizitonte Papa John Paul-in II. 

Pas një sulmi të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. 

Në 1991, pas një beteje me pneunomine derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. 

Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, por motrat e asamblesë, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. 

Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punen e saj si kryetare e asamblesë.

Në Prill 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu kockën e qafës.

 Në Gusht ajo vuajti nga malaria dhe dështimi i barkushe të majtë të zemrës. 

Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qarte se shëndeti i saj ishte duke rënë. 

Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të përformuar një eksorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit.

Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. Ajo vdiq me 5 Shtator 1997.

Në kohën e vdekjes së saj, Misionarët e Bamirësisë së Nënë Terezës pati mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, duke punuar në 610 misione në 123 vende.

Keto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me lebrozë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla. 

Misionaret e Bamirësisë u ndihmua edhe nga bashkë-punëtorët, të cilët ishin mbi 1 milion deri me 1990.

Nënë Tereza u prehë në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në Shtator 1997.

 Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria Indiane në shenjë falenderimi për shërbimin e saj për të varfurit e të gjitha feve në Indi. 

Vdekja e saj ishe u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Naëaz Sharif, kryeminstri i Pakistanit tha se ajo ishe një “ një idivid i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. 

Përkushtimi i saj i përjetshëm për tu kujdesur për të varfurit, të sëmurët dhe të pafatë ishe një ndër shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tone.”

 Ish Sekretari- Gjeneral i KB Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”


Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. 

Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. 

Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar.

 Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. 

Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

 Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bëmirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. 

Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmure në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shperblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.

Me 5 shtator 1997 : bota mësoi se Nënë Tereza ( Angel of Mercy) vdiq në moshën 87 vjeçare duke lënë pas dashuri .

Ndërkohë në Maqedoni është botuar një monografi që paraqet Nënë Terezën si maqedonase!

 Sipas gazetës "Washington Post ", 16 tetor 2003, deklarohet qartë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup në kohën kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi ishte qytet i perandorisë otomane. 

Më tej rikujtohet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo është shqiptare. 

Në librin e Kathryn Spink të përkthyer në gjermanisht, biografi që është e autorizuar nga Nënë Tereza, thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. 

Kishte shkuar atje me një shëndet shumë të mirë dhe u kthye prapa i shtrirë për vdekje.

 Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtarët e familjes ishin të bindur se Nikola ishte helmuar në Beograd.

Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të madhen Nena Terezë, por të gjitha flasin në të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete.

Flori Bruqi

Rexhep Boja (1946-)

Rezultate imazhesh për rexhep boja
Prof.Dr. Rexhep Boja ka lindur më 20 qershor 1946 në fshatin Kërrnicë (Klinë) të Republikës së Kosovës në familje myslimane mesatare


Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa të mesmen, studimet universitare e pasuniversitare dhe doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin Islamik të Medinës, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Dhe pas përfundimit të doktoratës, është kthyer në Kosovë, ku filloi punën si imam në qytetin e Pejës. Më pas, filloi punën si profesor në “Alaudin”, medresenë e vetme të mesme në Republikën e Kosovës.



Në vitin 1990 është zgjedhur Kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate (mbi 13 vjet). Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003. Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite. Gjatë kohës sa ishte në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare. Vazhdon të jetë pjesëmarrës në konferencat, tubimet e simpoziumet botërore dhe përfaqëson shumë institucione si:

Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Kosovës;Koordinator zyrtar për aktivitetet bamirëse dhe njerëzore në shtetet arabe;Anëtar në Këshillin e Lartë Botëror për xhamitë në Ligën e Botës Islame;

Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Republikën e Kosovës;Ish-kryetar i Bashkësisë Islame dhe ish-myfti i Republikës së Kosovës;Ish-anëtar në Këshillin Transitor kosovar të formuar nga OKB-ja;

Ish-anëtar i Kryesisë Fetare në Sarajevë në Federatën jugosllave;Ish-anëtar në Këshillin Shura për Euroazi, që udhëhiqet nga Turqia;i ngarkuar me punë i Republikës së Kosovës në Riad;

Më 8 maj 2012 ,presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar emërimin e Rexhep Bojës ambasador rezident të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Ka shumë studime në fusha të ndryshme, me të cilat është paraqitur në konferenca e simpoziume, dhe gjithashtu artikuj të shumtë që janë botuar në gazeta e revista vendore e ndërkombëtare në gjuhën shqipe, arabe e angleze.



Librat e botuar :

1. “Shqiptarët (Arnautët) në Islam” në gjuhën arabe;
2. “Myslimanët në ish-Jugosllavi” në gjuhën arabe;
3.“Për të nesërmen më të mirë” në gjuhën shqipe;
4.“Shteti i Emirateve, donacione dhe zhvillim në Republikën e Kosovës”, në gjuhën arabe.

Flori Bruqi

Esat Loshaj(1954-)


Esat Loshaj , lindi më 3 .10. 1954 në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmën në  gjimnazin “Vëllëzërit Frashëi, në Deçan(1968 –1972 ).

 Ka  të kryer edhe Shkollën e Mesme të ndërtimtarisë në  “Shtjefan Gjeçovi”, Prishtinë ( Teknik  ndërtimtarisë së  lartë(1972-1976).

Fakultetin Filologjik për gjuhë dhe letërsi shqipe e kreu në Prishtinë(1979-1982).

Nga viti 2009 e deri me tash është kryetar i Shoqatës  së  Shkrimtarëve në Pejë.

Plotë 40 vjetë u morr me gazetari, eseistikë, kritikë letrare, recensione librash, redakturë, aktrim ,
regji.,takime letrare mbarëkombëtare”Peja poetike” si dhe  më organizimin tradicional letrar “Flaka e janarit”.

Esat Loshaj, në vitin 1995 ka bërë regjinë e dramës “Takimi i ores 9 të mbrëmjes” të Ernest Koliqit.

Kjo shfaqja ka marrë pjesë në festivalin e teatrove amatore në Prishtinë  dhe është shpërblyer me mirënjohje,  dhe më çmim   për aktoren më të mire znj.Rudina Zhara për rolin kryesor e cila tashmë është aktore profesionale.

Më iniciativen e  zt.Esat Losha(viti 2000) është bërë lirimi i Teatrit të Qytetit të Pejës, i cili ishte i uzurpuar nga KFOR-i spanjoll. Teatri profesionist i qytetit “Istref Begolli” në vitin 2008 i ka dhënë mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin e teatrit të Pejës.


Është autor i katër veprave letrare me poezi:

1.“Qëndresë”, botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë (1993),
;2. “Me diellin në duar”, Medaur, Tiranë (1999);
3. “Sytë e ditës”, Rilindja, Prishtinë (2000)
 4. “Lisnaja e gurit”, SHSHP, Pejë (2013).


Flori Bruqi








NË VEND TË HYRJES : PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE


Edhe disa ditë , nën siglen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në Nju Jork,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup botohet libri

“Leksikon enciklopedik”


Image result for leksikon enciklopedik

Në këtë libër janë të përfshirë rreth 350 shkencëtar,shkrimtar,artist nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që kanë lënë gjurmë në Shkencë, letërsi , art etj.

Libri sipas programit të AAAS-it promovohet më 24 mars 2020.




Autor libri : Akademik Pof.Dr. Flori Bruqi,PH.D



Kryeredaktor : Akademik Prof.regjisor  Dibran Fylli



Redaktor përgjejgës: Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D



Recensent: Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D



Redaktor gjuhësor(lektor) : Mr.sci.prof.Fatmir Halimi



Korrektor: Prof.Abdullah Troshupa







Nga Flori Bruqi 


NË VEND TË HYRJES

PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE


Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar deri më sot.

 Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë. 

28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në New York.

 Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj. 

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora. 

Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një serë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. 

Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore të Arshi Pipës. 

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze. 

Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

 Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj. ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik deri me tash nuk ka ekzistuar. 

Shkencëtaret, shkrimtarët dhe artistët tanë edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre se janë shqiptarë. 

 Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave. 

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.

 Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot. 

Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art. 

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë.

 Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.

 Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. 

Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. 

Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore. 

Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre. 

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

 Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre. 

Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike, ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë. 

Leksikon Enciklopedik Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi, inxhinieri, shkenca ekzakte, letërsi dhe albanologji, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë, i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmët e tij. 

Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fusha të shkencave ekzakte, mjekësisë, teknologjisë, albanologjisë e tj., duke shkuar në thellësi të mijëvjeçarëve.

 Kjo Enciklopedi është hartuar në atë mënyrë, që edhe lexuesit e zakonshëm, por edhe studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. 

Në këtë botim janë përfshirë një numri të konsiderueshëm autorësh, të cilët kanë sjellë kontribute të rëndësishme në të gjitha fushat e dijes, duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi, teknologjisë, jurispondencës e në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore. 

Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike, që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.

 Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në gjithë dimensionin e saj historik, nga lashtësia e deri në ditët e sotme. 

Prandaj mund të themi se kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. 

Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Prof. Dr. Skënder Kodra, Ph. D, i cili mundi të bashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike, ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre edhe në Diasporë, pasi që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror. 

Tashmë Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit akademik që prodhohet në trojet shqiptare, duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave. 

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike shkencore e letrare si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar ato vazhdimisht. 

Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër. Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë, Albanologjisë etj. 

Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane, të cilat kanë emërtime pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme. 

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës, u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori, e cila nga historianët quhet para ilire. 

Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë pasur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone, që e kanë zanafillën nga ajo periudhë dhe autorët e antikitetit i emërtojnë pellazgjike, siç është adhurimi për lisin e shenjtë, apo adhurimi për malin e Tomorit, të cilat ishin rite dhe kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie, që quhej popullsi pellazge.

 Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare. 

Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë, prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror. 

Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme. 

Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka pasur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.

 Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë, biznesit, gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti . 

Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në  trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. 

Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. 

Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore. 

Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë. 

Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore. 

Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qenie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë. 

Letërsia shqipe i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.

 Personazhet e letërsisë shqipe aq sa individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne. 

Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohëra i shpirtit paqësor dhe liridashës. 

Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen më shumë se 300 autorë të trojeve shqiptare dhe Diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore si shkencë, art, kulturë e letërsi. 

Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror. 

Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht bibliotekave dhe librarive.

 Ky botim do ta bëjë më të lehtë punën e studentëve dhe pedagogëve, të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë. 

Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...