Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/16

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që doli publikisht para 21 vjetësh, duke dhënë alarmin për krimet serbe në Kosovë, Willaim Walker, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Rezultate imazhesh për Willaim Walker

Walkeri deklaroi se është i kënaqur që njerëzit vijnë dhe nderojnë të rënët e Reçakut, pasi sipas tij, kjo simbolizon gjithë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Ai shtoi se populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo masakër tjetër që ka ndodhur njësoj sikurse këtë të Reçakut.

“Jam shumë i kënaqur se çdo vit më shumë njerëz nga Kosova vijnë të shohin se çfarë Reçaku është, atë që përfaqëson. Unë nuk jam i lumtur por i kënaqur që i kushtohet më shumë vëmendje asaj se çfarë ka ndodhur këtu sepse përfaqëson atë se çfarë ka ndodhur në të gjithë Kosovën. Jam i familjarizuar me Masakrën e Reçakut, por kishte dhjetëra e qindra masakra të tjera dhe shpresoj që populli i Kosovës t’i kujtojë ato masakra ashtu siç e kujtojnë Masakrën e Reçakut, ajo se çfarë ndodhi këtu dhe ajo se çfarë ndodhi me krimet e tjera të luftës nëpër Kosovë”, deklaroi ai.

Walker tha se është i lumtur sa herë vjen në Reçak, për shkak të dashurisë dhe respektit që merr nga banorët.

Megjithatë, ai theksoi se gjithnjë i kujtohet ajo ditë e para 21 vjetësh dhe për tmerrin që kishte parë.


“Kur unë vij këtu, me të vërtet e kujtoj ditën kur isha më 1999, dhe që më sjellë kujtime shumë të këqija, por duke parë fëmijët, familjet dhe fshatarët, shikoni si më trajtojnë mua, si mund të mos jem shumë i kënaqur dhe i lumtur kur vij në Reçak”, përfundoi Walkeri.

Më 15 janar 1999 Walkeri akuzoi forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për masakrën e Reçakut, duke kërkuar drejtësi.

“Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, kishte qenë deklarata e famshme e Walker.

Para 21 vjetësh në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walkerin “person nongrata” dhe i dha një afat prej 48- orëve për t’u larguar nga Jugosllavia.

Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-s.

Serbia do të jap llogari për krimet e saja! “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.


Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.


Me këtë rast, kryeparlamentari theksoi se nënat gjakovare përsëritën kërkesën e tyre për angazhim edhe më të madh të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, si dhe shtruan nevojën për rregullim më të mirë ligjor lidhur me mbështetjen instituconale për familjet e të pagjeturve.

“Konstatuam se asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft në angazhimin për të ndriçuar fatin e të pagjeturve. Në çdo rrethanë, do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të tyre. Kurrë nuk do pushojmë së kërkuari që të gjithë kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Rreziqet madhore të 2020, sipas Forumit Ekonomik Botëror(FEB)


Si paraqitet viti 2020 nga këndvështrimi i rreziqeve më të mëdha në horizont? Më poshtë, rendisim pesë rreziqet kryesore afatshkurtra me përqindjen përkatëse të të anketuarve, që presin një rritje të rrezikut gjatë vitit aktual. Kjo është ajo që përshkruhet në Raportin e Riskut Global të Forumit Ekonomik Botëror 2020, botuar në pritje të samitit të radhës të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili do të zhvillohet ndërmjet datave 21-24 .01.2020.

5 rreziqet madhore të 2020, sipas Forumit Ekonomik Botëror

Përplasja ekonomike = 78.5%

Polarizimi politik kombëtar = 78.4%

Valët ekstreme të nxehtësisë = 77.1%

Shkatërrimi i ekosistemeve të burimeve natyrore = 76.2%

Sulmet kibernetike në infrastrukturë = 76.1%.

“Polarizimi ekonomik dhe politik pritet të rritet këtë vit, dhe për këtë bashkëpunimi midis drejtuesve, kompanive dhe politikëbërësve nga e gjithë bota është bërë më i domosdoshëm se kurrë, në mënyrë që t’u përgjigjet kërcënimeve serioze klimatike, mjedisore, shëndetësore dhe atyre teknologjike”, shkruan raporti.

Kjo kërkon qartë një “qasje shumëpalëshe, një angazhim për të zbutur rreziqet, në një kohë kur bota nuk mund të presë më shpërndarjen e mjegullës, të shkaktuar nga çrregullimi gjeopolitik”.

Për këtë vit, raporti parashikon një rritje të përçarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një ngadalësim të ekonomisë, siç tregohet nga FMN dhe OECD.

Trazirat gjeopolitike po na shtyjnë drejt një skenari të njëanshëm të “paqëndrueshmërisë” me përballjen e fuqive të mëdha rivale, në një moment historik, në të cilin drejtuesit e korporatave dhe institucioneve duhet të bashkëpunojnë, dhe të fokusohen urgjentisht në menaxhimin e rreziqeve të përbashkëta.

Mbi 750 ekspertë globalë dhe vendimmarrës kanë hartuar një listë të shqetësimeve kryesore, në terma të probabilitetit dhe impaktit, dhe 78% thanë se presin një rritje të “konfrontimit ekonomik” e “polarizimit politik kombëtar” në vitin 2020.

Pasojat mund të rezultojnë katastrofike, veçanërisht përballë sfidave urgjente për t’u përballuar, siç janë kriza klimatike, humbja e biodiversitetit dhe rrallimii i shpejtë i specieve. Raporti, i krijuar në bashkëpunim nga Marsh & McLennan dhe Cyrih Insurance Group, udhëhequr nga CEO Mario Greco, përcakton nevojën që politikë-bërësit të koordinojnë objektivat e mbrojtjes së planetit dhe ato për përparimin ekonomik. Ndërkohë që për kompanitë, thekson nevojën që të përshtasin objektivat e bazuara në shkencë, për të shmangur rrezikun e humbjeve katastrofike në të ardhmen.

Për herë të parë në perspektivën dhjetëvjeçare të anketës, të pesë rreziqet globale për sa i përket probabilitetit kanë të bëjnë me mjedisin. Raporti ngre alarmin në lidhje me:

Ngjarje ekstreme të motit me dëme të konsiderueshme në pronë, infrastrukturë dhe humbje jetësh.

Dështimi i masave për zbutjen dhe ndryshimin e klimës nga qeveritë dhe kompanitë.

Dëmet mjedisore dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga njeriu, përfshirë krimet mjedisore, siç janë derdhjet e naftës dhe ndotja radioaktive.

Humbje e rëndësishme e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit tokësor ose detar, me pasoja të pakthyeshme në mjedis, të cilat shkaktojnë një varfërim serioz të burimeve për njerëzimin dhe bizneset.

Fatkeqësi serioze natyrore, për shembull tërmete, tsunami, shpërthime vullkanike dhe stuhi gjeomagnetike.

Raporti nënvizon gjithashtu nevojën që palët e interesit të përshtaten me “ndryshimin historik të fuqive aktuale” dhe paqëndrueshmërisë gjeopolitike, në çdo rast duke u përgatitur për të ardhmen, në mënyrë që të shmangin skadimin e kohës në dispozicion, për të përballuar disa nga sfidat më urgjente ekonomike, mjedisore dhe teknologjike.

Prandaj, raportohen fushat në të cilat ndërhyrja e kompanive dhe hartuesve të politikave, është më e nevojshme.

“Peizazhi politik është i polarizuar, niveli i detit po rritet dhe ndryshimi i klimës tani është një realitet. 2020 duhet të regjistrojë bashkëpunimin e liderëve botërorë me të gjithë sektorët e shoqërisë, në mënyrë që të forcohen sistemet tona të bashkëpunimit, jo vetëm që të përftojnë një avantazh në afat të shkurtër, por të jenë në gjendje të përballen edhe me rreziqet më të thella”, deklaroi Børge Brende, president i Forumit Ekonomik Botëror.

Raporti Global i Riskut është një pjesë integrale e Iniciativës globale të Risqeve, që bashkon palët e interesuara në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të integruara për zgjidhjen e problemeve më të ngutshme në të gjithë botën. Raporti i këtij viti përqendrohet në mënyrë të qartë në pasojat e një pabarazie në rritje, në boshllëqet në menaxhimin e teknologjisë dhe sistemet shëndetësore nën presion.

SHBA do refuzojë vizat për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë dhe Kosovës


Rezultate imazhesh për ambasada amerikane ne Prishtine

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të dërguar në burg politikanët shqiptarë të korruptuar të Shqipërisë dhe Kosovës pa pyetur fare se në çfarë niveli janë.

Ambasadat amerikane  në Tiranë dhe Prishtinë  ua ka prerë shpresat kupolës politike në Shqipëri dhe Kosovë se do të livadhisin në vizitat jashtë vendit, duke paralajmëruar se do t’u refuzojë vizat, pasi po turpërojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

Dhe refuzimi i vizave për politikanët shqiptarë(Shqipëri ,Kosovë) është i barabartë me procedimin penal në Shqipëri dhe Kosovë , pasi që  disa politikanë  dhe të tjerë në sistemin e drejtësisë që u janë refuzuar vizat nga SHBA, janë në proces penal dhe jashtë sistemit të drejtësisë.

Rezultate imazhesh për ambasada amerikane ne tirane

Dhe këtu vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor(Shqipëri,Kosovë) është e pathyeshme. Ambasadat amerikane(Tiranë, Prishtinë) do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojnë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim.

Do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur , për shkak të turpërimit që kanë sjellë dy vendet në Ballkan.

Rrezikojnë që t’u refuzohen vizat nga SHBA disa funksionarëve të lartë shtetër dhe politikë si dhe tërë soji e sorollopi i politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri, që kanë përfituar miliona nga paratë e qytetarëve .
Rezultate imazhesh për ambasada amerikane ne Prishtine
Gazetat kanë  paralajmëruar disa herë një masë të tillë drastike të SHBA, duke renditur madje të gjithë politikanët e zyrtarët e korruptuar që rrezikojnë të shpallen “non grata”.

Me sa duket Zoti dhe këtë herë është në anën e sovranit  dhe procesi i arrestimit të “peshqve të mëdhenj” po përshpejtohet, si një shpëtim për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar menjëherë do të fillojë të pranojë aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 50 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për aplikuesit e moshës mbi 60 vjeçare.

Pasi që ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përpiqet të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza, dhe ka konsideratë për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, duke pasur parasysh mbylljen e rrugës kryesore, ajo ka vendosur t’i zgjerojë shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.


Në të ardhmen, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-ve në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend të aplikimit, dhe të caktojnë terminin për intervistë në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konsullor.

Vini re se këto procedura dallojnë nga ato në ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Aplikantët të cilët tashmë e kanë paguar tarifën për vizë në mënyrë elektronike apo në Bankën Raiffeisen nuk mund ta përdorin këtë pagesë për të aplikuar në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë – ata ose duhet të aplikojnë në Shkup ose duhet të bëjnë një pagesë të re. Gjatë intervistës të gjithë aplikantët duhet të dëshmojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, një ditë pune pas intervistës.


F.B

Amerikanët i kanë refuzuar vizën. FBI vijon hetimin e Bashës për lobimin me para ruse



Rezultate imazhesh për refuzimi i vizes se lulzim bashes nga amerikanet

Amerikanët, të zhgënjyer për mënyrën se si kreu i PD shpëtoi nga akuza e pastrimit të parave përmes lobimit rus në Uashington. Presioni i Edi Ramës mbi drejtësinë alarmon partnerët. FBI po heton dëshmitë e Muzin për 650 mijë USD të paguara nga kompania guackë “Biniatta Trade” në emër të PD. Organet ligjzbatuese amerikane, në dijeni të rrugëtimeve të Bashës në Skoci, për të fshehur gjurmët e parave. Prandaj u iu refuzua viza


Gjykatësi Lazër Sollaku vendosi fatin e dosjes në ngarkim të kreut demokrat, duke i hequr akuzën e pastrimit të parave dhe dhe duke mos i dhënë përgjigje pyetjes se kush ia dha 650 mijë dollarët për të lobuar te presidenti amerikan Donald Trump.

Mbetet në dëshirën e ndonjërit prej prokurorëve të çështjes, nëse ajo do të ankimohet në Apel. Nuk përjashtohet mundësia që prokurori Kolë Hysenaj ta bëjë një gjë të tillë, pasi nuk ka qënë dakord me dërgimin në gjykatë të dosjes së paplotësuar, sidomos me dëshminë e Nick Muzin.




Megjithatë duket se gjithçka ka qënë e kopsitur, pasi presioni i kryeministrit Rama ndaj drejtësisë bëri që Basha të “falet”.

Një lëshim i tillë i kreut të qeverisë shqiptare u shoqërua një ditë më pas me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës, për reformën zgjedhore.

Madje dhe pranimi nga ana e PD si faktor relevant i opozitës së re të kryesuar nga Rudina Hajdari në tryezë tregon se në këto tre ditë gjithçka kishte qënë përgatitur në mënyrë thuajse matematikore.

Teksa SHBA, si një nga tre faktorët që uli në tryezë palët politike në Shqipëri, bashkë me BE dhe Britaninë, e përshëndeti këtë marrëveshje pas një viti për Reformën Zgjedhore, kjo nuk do thotë se e ka “gëlltitur” presionin e Ramës ndaj gjykatës për “shpëtimin” e Bashës.

Burime diplomatike bëjnë me dije se SHBA ka qënë e zhgënjyer me faktin se drejtësia shqiptare nuk mori dëshminë e Nick Muzin për të zbardhur me prova dhe fakte se cili është burimi i financimit të 650 mijë dollarëve të lobimit të Bashës në SHBA.

Organet ligjzbatuese amerikane kanë qënë në dijeni dhe të udhëtimit të Lulzim Bashës në drejtim të Skocisë për të zhdukur me sa të mundë provat që të çojnë tek financimi me para ruse i PD nga kompania guackë “Biniatta Trade”, me qendër në Edinburg.

Duke e lidhur me faktin se Nick Muzin ka raportuar zyrtarisht në Departamentin e Drejtësisë, tek “Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj”, si dhe faktin se aty deklarohet se kompania guackë “Biniatta Trade” do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të PD, FBI amerikane po heton pikërisht këto elementë.

Për të mos pasur “nëpër këmbë” Lulzim Bashën, si dhe faktin se është nën një hetim intensiv nën akuzën e personit bashkëpunues për pastrim parash, aq më tepër të parave ruse, FBI ka kërkuar refuzimin e hyrjes së kreut të PD për një afat të pacaktuar në SHBA.

Ndërkohë që FBI vijon hetimet me kapacitet të plotë, mbështetur dhe në dëshminë e Nick Muzin dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, në kuadër të një goditje të fortë të lobimeve me para ruse në Uashington dhe pastrimit të parave, ekziston mundësia e rihapjes së dosjes së Bashës për pastrim parash.

Nga gjetja e elementëve të rinj pritet të riaktivizohet akuza e pastrimit të parave nga Basha. Duke qënë se një nga elementët e krimit, objekt i hetimit të SPAK në Shqipëri është dhe pastrimi i parave, dosja e kreut të PD pritet të kalojë në këtë institucion të drejtësisë së re për hetim. Për t’u gjykuar më pas nga Gjykata Speciale.

Ndaj, Basha i druhet hetimit të FBI dhe është gati të bëjë lëshime politike deri në banalitet, vetëm e vetëm që të shpresojë tek shpëtimi përfundimtar nga përballja me drejtësinë e re.


Kreshnik Spahiu plas “bombën”: SHBA i ka refuzuar vizën Lulzim Bashës, ja pse anuloi vizitën gjatë muajit tetor 2019-të.


Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë ditën e djeshme një deklaratë të fortë, ku deklaroi se sipas informacioneve të tij 100 për qind të sakta, kreut demokrat Lulzim Basha i është pezulluar hyrja e përkohshme në SHBA 3 muaj më parë. Në një reagim në një studio televizive, Spahiu tha se Basha u detyrua të anulojë në atë kohë si vizitën dhe axhendën në SHBA, si dhe prej 4 muajsh nuk ka shkuar më në Uashington.

Sipas tij, presioni i brendshëm dhe i jashtëm që rëndon mbi kreun demokrat e kanë detyruar atë të bëjë marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama. “Ka dy ngjarje që kanë kaluar pa u vënë re, që kanë çuar në një marrëveshje me Ramën. Ka një pakt të ri. Tre muaj më parë Bashës i është pezulluar hyrja në SHBA. Lulzim Basha është në presion të brendshëm dhe të jashtëm. Tre muaj më parë përpara se të udhëtonte i është pezulluar hyrja e përkohshme në SHBA dhe është detyruar ta anulojë të gjithë axhendën dhe vizitën e tij. I kam 100% këto informacione të sigurta dhe PD të sqarojë pse Basha pas 4 muajsh nuk ka shkuar në SHBA”, deklaroi Spahiu.


Më tej ish kreu i Aleancës Kuq e Zi deklaroi se janë rreth 14 zyrtarë shqiptarë që janë të shpallur non-grata në SHBA, duke shtuar se hetimet nga Uashingtoni kanë nisur sepse klasa politike po punon kundër politikës amerikane. “Emra nuk mund të jap por di i është hequr viza për në SHBA pushtetarëve aktualë, ish-pushtetarë, gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë. Ka një lajm të mirë dhe të keq në këtë mes. Lajmi i keq është se nga 100 persona non-grata 14 janë shqiptarë. Lajmi i mirë është se vëmendja e ShBA-së është nga Shqipëria. Ne jemi populli më pro-amerikan në rajon dhe kemi klasën politike e cila punon kundër interesave të Amerikës, prandaj ka nisur hetimet”, tha ai.

Spahiu shtoi më tej se asnjë nga liderët politik në vend nuk po largojnë pjesëtarët e tyre nga partia, edhe pse sipas tij SHBA i ka shpallur të padëshirueshëm. “Pse nuk dalin në deklaratë 3 bandat politike për të thënë që do bashkëpunojnë me Departamentin Amerikan të Shtetit. A janë të gatshëm liderët kryesorë, Rama, Basha, Meta të pastrojnë partitë e tyre nga personat që janë non-grata në SHBA. Do ishte i gatshëm që Rama të largonte deputetët e tij që janë non-grata në SHBA? Do ishte i gatshëm Lulzim Basha të largonte nga partia Sali Berishën në qoftë se është në këtë listë?Do jetë i gatshëm LSI-ja të largojë Petrit Vasilin”, tha Spahiu.

Alarmohet Gjermania, 3 persona bëhen spiunë të Kinës, mes tyre edhe një ish-zyrtarë i BE. Policia bastis zyrat dhe banesat

Prokurorët gjermanë janë duke hetuar tre persona për lidhje me Kinën, e mediat vendase raportojnë se mes të dyshuarve, është edhe një ish-diplomat gjerman në BE.

Alarmohet Gjermania, 3 persona bëhen spiunë të Kinës, mes tyre edhe një ish-zyrtarë i BE. Policia bastis zyrat dhe banesat

“Mund të konfirmojmë se po zhvillohet një hetim mbi dyshime të forta spiunazhi për shtetin kinez”, thanë për AFP-në burime nga zyra e prokurorit federal.

E përjavshmja “Der Spiegel” shkon më tej. Është ajo që e tregon se një prej të dyshuarve është një diplomat gjerman që ka punuar në Komisionin Europian në Bruksel përpara se të shërbente për periudha të caktuara kohe si ambasador për BE-në në vende të huaja. Dy të tjerët janë lobistë, të punësuar nga një firmë mjaft e njohur gjermane lobimi.

Prokurorët kanë refuzuar të ofrojnë detaje të tjera mbi të dyshuarit dhe thonë se deri tani, nuk janë bërë arrestime. Megjithatë, ata i konfirmuan informacionet e Spiegel-it se policia ka bastisur banesat e zyrat e lidhura me treshen e të dyshuarve për spiunazh në favor të Pekinit ne Berlin, Bruksel e landet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttembergut.

Sipas të përjavshmes, prokurorët e akuzojnë ish diplomatin dhe njërin prej lobistëve se: “kanë ndarë informacione private dhe tregtare me ministrinë kineze të sigurisë shtetërore”. I dyshuari i tretë duket se vetëm ka shprehur “vullnetin për ta bërë një gjë të tillë”.

Diplomati në qendër të hetimit e ka mbyllur karrierën e tij në BE në vitin 2017 dhe nisi të punonte për firmën e lobimit, ku ka qenë pikërisht ai që ka rekrutuar dy të dyshuarit e tjerë.

Qeveria shqiptare bashkon partitë e Luginës së Preshevës, garojnë me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi



Qeveria shqiptare bashkon partitë e Luginës së Preshevës, garojnë me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi


Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, ku u dakordësua që partitë shqiptare të kandidojnë me një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare në Serbi.


Lista do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Për herë të parë, nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Sot përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë dhënë shembullin më të vyer e domethënës se si shumë dallime partiake mund të artikulohen brenda vetëm një qëndrimi kombëtar. Kjo listë do të ketë funksion të pazëvendësueshëm në ngritjen e një vargu të gjerë shqetësimesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore.”

Cakaj tha se Qeveria e Shqipërisë do të angazhohet për të mbështetur listën e përbashkët të Luginës së Preshevës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...