Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/03

Aleanca dhe vizioni i perbashket me Ameriken garancia e vetme e prosperitetit te Kombit Shqiptar




Shkruan: Ajet Delaj, New York



Bota gjithnje ka qene ne levizje te vazhdueshme duke ndryshuar konfigurime e aleanca te vjetra e natyrshem jane krijuar te reja por pamvarsisht aksidentit tone historic si Komb Shqiptar pergjate 100 viteve te fundit mbeshtetja e Amerikes per kombin tone te vogel gjithnje ka ardhur ne rritje.

Revolucioni me i madh qe njerzimi ka njohur ne keta shekujt e fundit padyshim qe eshte revolucioni qe ka ndollur ne fushen e komunikimit mbas lindjes se internetit qe eshte pasuar me hapjen e zhvillimin e rrjeteve sociale massive.

Forca dhe ndikimi i individeve ne shoqeri eshte rritur shume pas thyerjes se barrierave zyrtare ne fushen e komunikimit e supermacise ne fushen e komunikimit masiv ne rrjetet sociale keshtu eshte detyre e cdo shqiptari te gjeje veten ne kete realitet te ri e padyshim te vendoset ne sherbim te Atdheut pamvarsisht se ku jeton e punon.

Dy fuqite me te medha te kohes se sotme Washingtoni e Vatikani jane haptas pro shqiptare pasi i pari na lejon dyshtetesine pa asnje kompleks e i dyti i lejon prifterinjte te punojne per kombin shqiptar kur vete organizimi i Selise se Shenjte eshte internationalist.

Bashkombas te nderuar, duhet te kuptojme se askush nuk na ka mbajtur ne qafe e po ashtu askush nuk do na mbaje por miqte e vertete te Kombit Shqiptar na kane dhene shanse dhe jam i sugurte se do vazhdojne te na japin, por ne si shqiptar duhet te luajme rolin tone.

Se pari duhet te rregullojme raportin me te verteten e vlerat ne unison te plote me respektin ndaj vetes e njeri tjetrit dhe Kombit si gurthemeli i ngritjes se nje shoqerie e kombi qe kemi kaluar shume fatekeqesi pergjate historise.

Bashkekombas te nderuar se pari te respektojme veten duke u paraqitur me identitet te sakte pasi fatekeqesisht shume nga ne kemi mbetur tek revolucioni kulturor kinez I viteve 70te e se dyti te respektojme njeri tjetrin pasi te tere flasim shqip e jemi shqiptar me ndonje perjashtim te vogel ku gjaku bastard ka mesuar shqip. Atdheu ka nevoje per kontributin e gjithesecilit nga ne pamvarsisht se ku jetojme e punojme qofte edhe per nje fjale te mire apo nje eksperience positive.

Shume media ne hapsirat shqiptare involvohen ne politikberjen e qendrave te medha boterore e lideret e tyre duke u prononcuar edhe per Presidentin Amerikan Donald Trump duke ju referuar shpesh copa letrash pa vlere por qe ne menyre konstante ruajne frymen anti-Amerikane ne Shqiperi.

Pa u future ne analiza te thella apo shume te holla e profesionale mund te themi se cdo anti Amerikan padyshim qe eshte edhe anti Shqiptar dhe anasjedhtas e ne ditet tona politiken dhe interesat e Amerikes ne bote e Amerike i perfaqeson Presidenti Trump e administrata e tije.

Se pari Presidenti Trump e ka te sigurte mandatin e dyte i suportuar fuqishem nga rezultatet e punes se tije ne mandatin e pare. Marreveshje tregtare me Canada, Mexico e se fundi me China sipas vullnetit te Amerikes dhe Presidentit Trump tregojne se ekspansioni “Trump” sapo ka nisur.

Nese i shtojme kesaj edhe rritjen ekonomike e papunesine ne Amerike ne nivele historike te 50 viteve te shkuara tregon se Presidenti Trump eshte nje burre i madh i Kombit Amerikan qe padyshim i duhet edhe botes por vecanarisht Kombit Shqiptar.

E them me bindje kete pasi Presidenti Trump ne nje kohe qe eshte fokusuar tek rritja e kontributeve per NATOn nga partneret hap bazen e “qesen” e aleances ne Shqiperi . Vazhdon me vendosjen e dy te derguar per Ballkanin nje tregues i mire qe Presidenti Amerikan eshte i fokusuar ne Ballkan e po ju garantoj se shqiptaret jane kombi i pare ne Ballkan per Ameriken e Presidentin Trump.

Shikoni viziten e Sekretarit te Shtetit Pompeo dje ne Bjellorusi e do bindeni per kete qe po ju them pasi fokusimi i Amerikes ne Ballkan eshte per te miren e shqiptareve pasi jemi kombi i favorizuar nga Amerika ne 100 vitet e fundit.

A duhet shqiptaret te bejne dicka qe politika Amerikane te jete productive ne hapsirat shqiptare ne Ballkan?

Sigurisht qe po. Duhet te hapim syte e mendjen e te mos rrine peng i se shkuares se tyre por te bashkojne vullnetin e vizionin e tyre me Ameriken e Presidentin Trump si lider i fuqishem i Amerikes e botes qe do sjelli ndryshimin e pritur te te tere perendimit.

E para prin Amerika ne kete ndryshim , si gjithmone pas i shkon Anglia e i treti Israeli, ne radhe jemi ne shqiptaret nese arrijme te hapim syte e orjentohemi andej nga na ka porositur Naimi i madh “O diell qe lind andej nga perendon”.

Qartesohuni bashkekombas te nderuar pasi Shqiperise e shqiptareve kurre nuk ju ka ardhur ndonje e mire nga armiqte e Amerikes e kunderta ka ndollur pasi eshte Amerika qe ka krijuar e mbrojtur dy shtete Shqiptare ne Ballkan duke e zgjeruar ndjeshem peshen e shqiptareve ne tere hapsirat shqiptare ne Ballkan e me siguri gjera tjera te mira do vijne.

Bashkombas te nderuar, Zoti na ka dhene “mezen e dheut” duke u treguar mjaft bujar me ne shqiptaret ne Ballkan duke na garantuar nje hapsire per jete te begate per me shume se 30 milion banore e nuk kemi nevoje te hame njeri tjetrin sic kemi bere e po bejme apo te marrim canten ne krah e te bredhim rruget e botes.

Mjafton te gjejme me te miret e rraces sone qe po ju garantoj nuk mungojne nder ne e ti vendosim ne krye te puneve duke kuptuar e orjentuar nga miqte qe na ka konfirmuar historia ku padyshim shumica e shqiptareve jane ne nje mendje, ajo eshte Amerika.

Sheksipri ka thene “ bota eshte teater e njerzit jane aktore, mjere ata qe nuk dine te luajne rolin e vet” . Kure Amerika vete e Presidenti Trump thote “Amerika e para” dhe pa asnje kompleks ka thene ne takimin e kombeve te bashkuara se cdo lider duhet te punoje per kombin e tije pikerisht ate qe shqiptaret kane me shume nevoje.

Islam Qerimi (1967-)






Islam Qerimi ,lindi në Dumnicë të Poshtme,komuna e Vushtrisë më 12 prill 1967.Ka mbaruar studimet bazike ne Fakulteti Juridik të Universitetit të Prishtines(10 korrik 2002). Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin Juridik të Universitetit Ruhr të Bochum-it(23 shtator 2004) dhe arrijti gradën shkencore akademike magjister i Drejtesise .

Tezën e doktoraturës më titull”Diversioni në Austri dhe Kosovë.
Krahasim juridik me theks të veçantë tek veprat penale kundër jetës dhe trupit”në Universitetin e Vijenës më 19 janar 2016 morri gradën akademike Doktor i shkencave juridike (Doktor der Rechte).

Punoi si pedagog në Kolegjin Mbretëror “Iliria”, në Prishtinë (01.09.2007-21.04.2010); Kolegjin “Victory”,në Prishtinë (22.04.2010-30.07.2011).

Nga data 24 nëntor 2016 e tutje , Prof. Ass. Dr. Islam Qerimi, është Prodekan për mësim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini", si dhe profesor për lëndet penale.


Ka shumë publikime në disa revista shkencore në   shumë vende të botës Munih , Hamburg, Graz, Rijekë, Osijekë, Prishtinë etj.

Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , Nju Jork , Prishtinë , Tiranë, Shkup( nga viti 2020).


Publikime në revista shkencore:

1.Islam Qerimi – Ardrit Gashi”Wirtschafts- und Organisierte Kriminalität in den Ländern Südosteuropas”, 2010.


2.Islam Qerimi”Die Institutionen der Rache und der Blutrache bei den Albanern“, 2009.


3.Islam Qerimi & Latif Hyseni “E Drejta e autorit dhe plagjiati me theks të vecantë në Kosovë”, 2010.

4.Bedri Bahtiri & Islam Qerimi”Mediation as a Way of Alternative Resolution of Disputes in Kosovo”, 2014.


5. Islam Qerimi & Vebi Mujku “The Situation of repatriates in Kosovo and Their impact on Poverty”, 2016.

6.Islam Qerimi & Bedri Bahtiri „Alternative Sanktionen im kosovarischen Strafrechtssystem Alternative Strafen, Diversion, Mediation und Erziehungsmaßnahmen“, 2017.

7.Bedri Bahtiri & Islam Qerimi “Family and Marriage in the Family Law of Kosovo”,2017.


8.Islam Qerimi & Bedri Bahtiri „Die Entwicklung des Strafrechts- und Strafprozessrechts im Kosovo“, 2017.

9.Islam Qerimi § Vebi Mujku “Abandonment of children, housing and adoption system in Kosovo”, 2017.


10.Bedri Bahtir & Islam Qerimi”The Regulation and Protection of Children’s rights in Kosovo from a legal aspect”, 2019.

11.Islam Qerimi “Legal comparison of the Kosovo and Austrian Criminal Law System with a special emphasis on diversity measures”, 2019.


12.Bedri Bahtiri & Islam Qerimi”Vermittlung und Versöhnung bei den Albanern“, 2020.

Etj.

Librat e publikuar në shtëpitë botuese gjermane:


1.Islam Qerimi & Mejreme Berisha : “Criminal Offences, Sentences and Its Enforcement Under the Albanian Customary Law (German Edition)”, München, 2011.


2.Islam Qerimi:“ Eine Kurze Geschichtliche Zusammenfassung Der Beziehungen Zwischen Albanern Und Osterreichern (German Edition)“ , München , 2011.



3.Islam Qerimi : „Ausländer in den österreichischen Kriminalstatistiken (1990 - 2009) (German Edition) ,2013.


4.Islam Qerimi:“ Urheberrecht und Plagiat (German Edition)“, 2013.


5.Islam Qerimi & Vjollca Salihu :” Social Organization and Self-Government of Albanians According to the Costumary Law (German Edition)” ,München ,2013.


6.Islam Qerimi:“ Einige Fakten und Ansichten des Terrorismus in Ex- Jugoslawien (German Edition) „München , 2013.

7.Islam Qerimi:“ Rolle und Herkunft des Kanun bei den Albanern (German Edition)“ ,München,2013 (Plotësimi i librit – gusht 2018 - Zweite Auflage)


8.Islam Qerimi & Mejreme Qerimi (Berisha):“ Praktisches Beispiel aus der Familienmediation (German Edition)“ )” ,München ,2013.

9.Islam Qerimi: „Gewohnheitsrecht in Albanien (German Edition)“,Hamburg, 2014(Plotësimi i librit të parë - gusht 2018 – Zweite Auflage)


10.Islam Qerimi :“ Dissertation: Diversion in Österreich und im Kosovo : Rechtsvergleichung insbesondere bei strafbaren Handlungen gegen Leib und Leben (German Edition),Vijenë , 2015.


11.Islam Qerimi & Mejreme Berisha:“ Eu-Mediationskonzepte zur Konfliktlösung (German Edition)“,2016.

12.Islam Qerimi & Mejreme Berisha :“ Eu-Mediationskonzepte zur Konfliktlösung (German Edition)“,2016.

13.Islam Qerimi: “Informelle Konfliktschlichtung nach albanischem Kanun. Eine rechtsvergleichende Analyse zum alten Kanun und modernen Recht (German Edition)“, München,2016.

14.Islam Qerimi :“ Kosovo security council and security challenges in Kosovo (English Edition)”, München,2019.

Flori Bruqi






Prof Dr Uran Asllani : Sabiha Kasimati, intelektualja e shquar që u pushkatua nga Enver Hoxha


Gruaja e guximshme që u përball me Mehmet Shehun: Ju jeni kriminelë dhe tiranë, që kërkoni të nënshtroni shqiptarët me terror, por do të vijë një ditë që këto mizori do t’i paguani


Sabiha Kasimati ka qenë një nga femrat intelektuale më të shquara shqiptare, shkencëtare e nivelit më të lartë, por që pati një jetë të shkurtër.

Babai i saj, Abdurrahman Kasimati (1865-1943), ishte i biri i Veli efendiut, një kadi i njohur për erudicionin dhe emancipimin e tij. Djalin e madh të tij, Abdurrahmanin, nuk e dërgoi në shkollën e kadilerëve, siç ishte tradita libohovite, por e regjistroi në Shkollën Perandorake të Mjekësisë e Kirurgjisë. Abdurrahmani e përfundoi universitetin në vitin 1890 dhe menjëherë filloi të shërbente si mjek, duke filluar nga viset më të largëta të perandorisë, në kufi me Irakun. Në vitin 1889 atij i lindi djali i parë, Hifziu( 1889-1962), i cili ndoqi profesionin e të atit. Ai u bë mjek në prag të Luftës I Botërore dhe shërbeu gjithë jetën e tij, deri në vdekje në qytetin e Korçës. Kur Abdurrahmani ishte duke shërbyer në Adananë e largët në kufi me Libanin dhe Sirinë, atij i lindën djali i dytë Refiu (1903-1986), që mbaroi studimet universitare për Inxhinieri ndërtimi rrugë e ura, në Paris, vajza e parë Minirea, që u martua në Izmir dhe djali i tretë Nevzadi (1905-1951), që edhe ky i përfundoi studimet në Paris, që u bë jurist me përgatitje të shkëlqyer. Nga Adanaja, mbas shpalljes së Hyrrietit, në fillim të vjeshtës së vitit 1908, dr. Abdurrahmani transferohet në Ederne (Adrianopojë) në afërsi të Stambollit, pranë Detit Egje. Atje doktorit, në vitin 1912, i lindi vajza e dytë, Sabihaja dhe me vajzën e vogël, pas një viti transferohet në Shkodër, ku shërbeu në vitet 1914-1915. Në vitet e vështira të Luftës I Botërore, familja e dr. Kasimatit vendoset në pronat e saj, prej disa qindra akrash, në Verrie (Karaferie) në Thesali, në afërsi të Selanikut. Duke pasur pranë Selanikun, djemtë e doktorit ndoqën Misionin Laik Francez (gjimnazin 9-vjeçar). Kur në vitet 1923-1924 filloi të realizohej shkëmbimi i pronave të nënshtetasve osmanë me ato të grekëve, që deri atëherë kishin jetuar në Turqi, rreth Izmirit, familja Kasimati nuk pranoi të merrte prona në Turqi, por u kthye ne atdhe, duke riskuar dhe sakrifikuar pronat e tyre deri sot e kësaj dite. Në Shqipëri fillimisht u stabilizuan në Korçë, ku Hifziu filloi punën si mjek dhe ku djemtë dhe Sabihaja ndoqën Liceun Kombëtar franko-shqiptar. Ndërsa Refiu vijonte vitin e shtatë të liceut dhe u diplomua në verën e vitit 1925, Nevzadi filloi vitin e tretë dhe e mbaroi Liceun në vitin 1929, ndërsa Sabihaja e filloi vitin e parë (që sipas sistemit francez quhej viti i nëntë) dhe e mbaroi në vitin 1931. Nuk kishte ndodhur asnjëherë deri atëherë që atë institucion ta ndiqnin me shumë sukses tre fëmijë të së njëjtës familje dhe njëri prej tyre të ishte vajzë.

LICEISTJA

Sabiha Kasimati kishte qenë studente e shkëlqyer, qytetare dhe atdhetare shembullore.

Ja se çfarë shkruan për këtë vajzë prof.Xhuvi Bino, mësues i merituar, ish-student i atij Liceu, në librin e tij “Një mozaik për Liceun e Korçës”:

“Vajza e parë, që ndoqi dhe mbaroi me sukses liceun ishte libohovitja Sabiha Kasimati, që guxoi dhe theu paragjykimet dhe u hapi rrugën në këtë mënyrë edhe vajzave të tjera, për të ndjekur atë shkollë aq të lakmuar. Dy vëllezërit e saj, Refiu dhe Nevzadi, e kishin mbaruar me kohë liceun dhe vazhduan studimet universitare në Francë, por Sabihaja çau rrugën e pashkelur për një vajzë, jo nën hijen e tyre, por me personalitetin e saj, të një vajze të zgjuar e guximtare. Gjithë Korça e njihte Sabihanë, që shoqërohej si djalë me shokët e klasës si kosovarët Selman Riza, Prenk Kaçinari, gjirokastritët Shemsi Totozani, Fejzi Hoxha, Behxhed Reso, Nazmi Shehu, si edhe me Sami Hysin, Dhimitër Dimçon, sikur t’i kishte të barabartë me veten, mbante edhe ajo kasketën e Liceut me shiritin kuqezi, si ngjyrat e flamurit dhe gjithkush në Korçë atë vajzë e shihte me nderim, respekt dhe përgjërim, që ishte aq e shkathët, sa ishte e qeshur dhe gjithë optimizëm. Sabihaja, gjithnjë e para e klasës, ishte e dashur dhe e dhimbsur me të gjithë shokët, që kishin nevojën e mendjes dhe aftësive të saj. Ajo ndihmonte pa përtuar cilindo shokë, që i kërkonte ndihmë asaj për të kaluar dhe përmirësuar notat në shkollë”. Kur ajo përfundoi Liceun Kombëtar, kishin mbaruar gjithsej 78 maturantë, që kishin fituar edhe bakaloriatin e dytë. Sabihaja ishte e vetmja vajzë që ishte diplomuar me bakaloriatin e dytë dhe e vetmja qëndroi deri në vitin 1937, kur atë Lice e mbaroi edhe një vajzë tjetër, gjirokastritja Nedrete Hoxha. Dhe këto kishin qenë të vetmet vajza maturante, deri sa Liceu franko-shqiptar u mbyll nga italianët, në vitin 1939.

DOKTORATURA

Pas mbarimit të Liceut, Sabihaja punoi disa vite si mësuese në Shkollën Normale Femërore të Korçës, me drejtor libohovitin Sali Caushi, ku ka dhënë lëndet “Edukate Morale” dhe “Frëngjisht”. Më pas, mbas vitit 1933, kur shkollat private në Shqipëri u shtetëzuan, Sabihaja u emërua pranë Institutit Shqiptaro-Amerikan të Kavajës, ku përveç lëndëve që kishte dhënë në Korçë, në Kavajë filloi të jepte biologji. Ishte pikërisht ky rast që Sabihaja u lidh me shkencat biologjike. Në verën e vitit 1935, qeveria shqiptare, me ministra me kulturë austro-gjermane, i akordoi Sabihasë bursë studimi për në Itali. Ajo studioi në Fakultetin e Shkencave Biologjike të Universitetit të Torinos. Sabihaja zgjodhi specialitetin e ihtiologjisë. Mbaroi Universitetin e Torinos me rezultate të larta “trente su trenta con lode” (nota 30 kur nota maksimale ishte 30) dhe në vitin 1940 mbrojti edhe doktoratën, me temë: “Fauna ittica di acqua dolce d’Albania”(Fauna ihtiologjike e ujerave të ëmbla të Shqipërisë). Katedra universitare i propozoi asaj vendin e asistentes për disiplinën e ihtiologjisë fluviale, por ajo nuk e pranoi ofertën dhe u kthye menjëherë në atdhe…

PEDAGOGE

Me kthimin në atdhe, Sabihaja u emërua mësuese në Institutin Femëror “Nana Mbretëreshë”, që mbas pushtimit italian e quajt me emrin “Donika Kastrioti”, ku gjeti shume kolegë, intelektualë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët filluan ta donin, respektonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin. Ajo arriti të kishte një kënaqësi të shumëfishtë, profesionale, morale, shoqërore. Paralelisht me punën e saj pedagogjike, Sabihaja i dha një vend të rëndësishëm në jetën e në veprimtarinë e saj shkencore studimit të biologjisë së peshqve të detit që jetojnë edhe në lagunat, kënetat, dajlanët lumore, duke grumbulluar materiale për përgatitjen e veprës madhore të së ardhmes, monografinë: “Peshqit e Shqipërisë”. Shëndeti i saj i brishtë e detyroi atë të linte punën e saj pedagogjike dhe të kurohej në Sanatoriumin antituberkular, në Italinë veriore në Bolzano, ku qëndroi deri në vitin 1945. Kthehet në atdhe dhe në vitin 1947, me krijimin e Institutit të Studimeve, caktohet menjëherë punonjëse e atij Instituti me cilësinë e specialistes (nëpunëse) shkencore.

PUNA SI SHKENCËTARE

Një vit më vonë, kur instituti emërtohet Instituti i Studimeve Shkencore, ajo emërtohet specialiste zoologe, profilizuar për ihtiologji, në seksionin e shkencave biologjike, me shef sektori dr.Sotir Angjelin. Instituti kishte një asamble. Kryetar i asamblesë së institutit, i caktuar nga qeveria komuniste, ishte dr.Manol Konomi, asokohe ministër i Drejtësisë, prof.Mark Ndoja, sekretar kolegjiumi. Anëtarët e tjerë të asamblesë së institutit, gjithashtu të emëruar, ishin Sejfulla Malëshova ministër i Kulturës, ing. Spiro Koleka ministër i Botores, ing. Gaqo Tashko ministër i Bujqësisë, Andrea Nathanaili kryetar i Gjykatës së Lartë, ing. Koço Theodhosi nënministër, prof. Aleksandër Xhuvani, dr.Naum Stralla, Shefqet Musaraj, Dhimitër Shuteriqi, prof. Sotir Angjeli, shef i sektorit të biologjisë Aleks Buda, shef i sektorit të historisë dhe sociologjisë ing. Andrea Xega, ing. Gjovalin Gjadri, Kostaq Cipo, prof. Sotir Kuneshka, dr.Fejzi Hoxha, dr.Frederik Shiroka, Gjergj Canco, Petraq Pepo, Petro Fundo dhe Eqrem Çabej. Një vit më vonë, në këtë këshill u kooptuan me vendim qeverie edhe Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Halim Budo e Kol Paparisto. Dr.Sabiha Kasimati ishte emëruar zoologe-ihtiologe, por ajo u mor jo vetëm me ihtiologji. Ajo kreu një punë voluminoze me përcaktimin e bibliografisë shkencore që gjendej asokohe në Shqipëri, veçanërisht me fondin e bibliotekave të konfiskuara.

ARTIKULLI TEKNIKO-SHKENCOR

Sabiha Kasimati arriti të shkruante një artikull të gjatë programatik të titulluar “Probleme të peshkut dhe të peshkimit në vendin tonë”, të botuar në Buletinin e Institutit në Nr. 2-3 të vitit 1948. Në atë artikull të gjatë tekniko-shkencor, dr. Sabiha Kasimati trajtonte në mënyrë analitike pasurinë ihtiologjike të vendit tonë, sipas zonave, problemet e shumëzimit dhe kultivimit të domosdoshëm, veçanërisht të krapit, koranit dhe levrekut e tjerë. Fillimisht, në atë artikull ajo paraqet kushtet natyrore shumë të përshtatshme që ka atdheu ynë për të pasur një ihtiofaunë të pasur lumore dhe detare. Ajo përmend autorë italianë, që kanë përmendur pasurinë ihtiologjike dhe mundësitë ekonomike të shfrytëzimit të saj. Tregon se, sipas tyre, vetëm brenda një periudhe të shkurtër të vitit kishin arritur të kapnin 800-1000 kv peshk me cilësi të mirë. Më tej, ajo analizonte faktorët natyrorë të përshtatshëm për këtë pasuri faunistike, duke filluar nga konfiguracioni, gjiret e mëdhenj dhe të mbrojtur, kënetat tona të mëdha, ujin jo shumë të kripur dhe që nuk ngrinte asnjëherë. Rëndësi të veçantë ajo u dedikonte rrymave të ujit, me plankton të pasur, që ngjitet nga Deti Jon për në veri të Detit Adriatik. Kusht tjetër të rëndësishëm ajo trajtonte konfiguracionin e shtratit nënujës, platformën nëndetëse, që është e gjerë e shtruar me rërë të hollë ose me baltinë, ku gjenden gjithfarë bimësh ujëse, krustace dhe molusqe të vogla, me të cilat ushqehen peshqit. Sipas të dhënave të studimit të saj, në këto zona gjenden me shumicë peshq të kualiteteve të larta, si bli, levrek, kubla, koca, ngjala. Këto të fundit, sipas S.Kasimati, bëjnë udhëtim prej mbi 300 km deri në kënetën e Maliqit. Me shumicë ajo konsideron shumëllojshmërinë e peshqve të ujërave të ëmbla, si krapin, koranin, barburiqin, njilen, klenin, mlyshin, gurnecin ose skortin. Madje, ajo nënvizon eksperimentet për rritjen dhe kultivimin me shumë sukses të krapit nëpër orizore. Për të bindur opinionin publik dhe ekonomistët mbi leverdinë dhe të ardhurat që sigurohen nga peshkimi, ajo evidenton me tabelë sasitë e peshkut të realizuara nëpër zonat e peshkimit, në dy versione, në atë të shtetit dhe në atë të kooperativave të sapoformuara. Sipas atyre të dhënave të përftuara me kushte mjerane pune, pa asnjë barkë me motor apo me vela, pa rrjeta moderne peshkimi etj., sasia e peshkut arrinte në 3238-4881 kv, me sasinë maksimale nga zona e Nartës, ndërkohë që zona të tjera shumë të pasura, por të pamundura për peshkim, si Butrinti, nuk arrinte as sa 7-8% të sasisë që peshkohej në Nartë, duke ruajtur kështu një rezervë shumë të rëndësishme ekonomike. Një dukuri negative që kishte konstatuar S.Kasimati, ishte shfrytëzimi pa kriter, shumë intensiv i peshqve me vlera të larta komerciale, sikurse ishte korani, bliri, shojza, koba dhe, për rrjedhojë, varfërimin e ihtiofaunës me këto lloje. Për një peshkim modern që i lejonte ekonomisë perspektivë, më shumë rëndësi sipas S.Kasimatit kanë pajisjet për konservimin e peshkut të gjallë, stabilimente të posaçme, si edhe lokale për ruajtjen dhe përpunimin e produkteve të peshkut etj…

PUSHKATIMI NË PRAG TË LIBRIT

Në vitin 1949, seksioni i shkencave të natyrës realizoi një ekspeditë të gjatë duke kaluar në Kukës, Bicaj, Pukë, Burrel, Qafë-Shtamë; Bogë, Theth, duke realizuar kështu një verifikim të konstatimeve të mëparshme lidhur me ihtiofaunën e ujërave të Shqipërisë. Me të dhënat e fituara nga ekspeditat e tri viteve, dr. Sabiha Kasimati arriti të përshkruante përfaqësuesit e familjeve, rendeve, gjinive dhe specieve të të gjithë peshqve të Shqipërisë. Mbas një pune shumë të madhe eksperimentale, shkencore si asnjë shkencëtar tjetër shqiptar, në mesin e vitit 1950, dr. Kasimati i dorëzoi institutit për botim vëllimin prej rreth 200 faqesh dhe të 50 figurave, me titull “Peshqit e Shqipërisë”. Në buletinin e Institutit të Shkencave, Nr. 3 të vitit 1950, fq 78, në rubrikën e jetës shkencore të Institutit njoftohet se janë dërguar për botim, përveç përkthimeve të letërsisë marksiste-leniniste edhe punimet origjinale: “Ortografia e Gjuhës Shqipe”, punë e një kolektivi gjuhëtarësh, si dhe vepra e Sabiha Kasimatit “Peshqit e Shqipërisë”, e planifikuar me një tirazh prej 3500 copësh. Një tirazh i madh për atë kohë, por siç dukej ishte i planifikuar të shërbente për shumë vite. Vepra e Sabiha Kasimatit “Peshqit e Shqipërisë” paraqiste para lexuesit shqiptar ihtiofaunën e Shqipërisë që përmblidhte 257 lloje peshqish, grupuar në 211 familje, të 99 rendeve, duke lënë pa evidentuar dhjetë lloje peshqish, që zakonisht vijnë shumë rrallë në ujërat tona, ose që ende nuk janë ndeshur në Detin Adriatik. Por pikërisht kur libri ishte në shtypshkrim, madje në fazat e fundit të daljes, Sabiha Kasimati arrestohet. Më datë 19 shkurt 1951, në oborrin e Ambasadës Sovjetike, në Tiranë, u hodh një sasi e vogël dinamiti (që u konsiderua bombë). U arrestuan disa dhjetëra shqiptarë dhe, mbas hetimeve, torturave të të gjitha llojeve gjatë 2-3 ditëve, nga ai grumbull i madh të arrestuarish u veçuan 22 persona, të cilët u pushkatuan më 26 shkurt. Ata ishin: Anton Delhysa, Sabiha Kasimati, Fadil Dizdari, Pjerrin Guraziu, Qemal Kasaruho, Zyhdi Ferri, Thoma Katundi, Haki Kodra, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Manush Peshkepia, Ali Qoraliu, Lluka Rashkoviç; Reiz Selfo, Tefik Shehu, Mehmed Shkupi, Gjon Temali, Hekuran Troka….

PËRBALLJA NË HETUESI E MEHMET SHEHUT ME SABIHANË

Nuk u bë asnjë lloj gjyqi, as mbrojtje, as apelim, por nga qelitë ku mbaheshin, mbas një hetim dyditor, të egër dhe barbar, ata u dërguan drejt vendit të pushkatimit, pranë fshatit Mënik, buzë Erzenit. Me hetuesinë e shkurtër të Sabihasë u angazhua personalisht edhe Mehmet Shehu, asokohe ministër i Punëve të Brendshme, të cilit, me kurajën karakteristike të madhe të saj ajo i tha këto fjalë (që gjenden në dosjen e saj pranë Gjykatës së Kasacionit): “Kam qenë kundra këtij pushteti, sepse ai nuk pajtohej me ideologjinë e botëkuptimin tim evolucionist. Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit që me një akt revolucionar të arrihej në socializëm. Unë vetë nuk kam kryer ndonjë atentat dhe as kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje, ku është marrë vendimi për akt terrorist. Ju jeni kriminelë dhe tiranë, që kërkoni të nënshtroni shqiptarët me terror, por do të vijë një ditë që këto mizori do t’i paguani”. Këto fjalë ishin dënimi me vdekje i Sabihasë. Ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Manol Konomi, nuk u pajtua me shkeljen e ligjshmërisë dhe u shkarkua nga detyra. Sipas dëshmitarve fshatarë, që kanë dëgjuar krismat e armëve, kanë dëgjuar dhe britmat me zërin e një gruaje, të cilat u shuan mbas goditjeve me kondakët e armëve. Gruaja e vetme e atij grupi të pushkatuarish ishte Sabiha Kasimati. Kështu përfundoi kjo shkencëtare e parë e Shqipërisë…

PËRVETËSIMI I PUNËS SHKENCORE

Natyrisht që mbas pushkatimit libri i përgatitur nga Sabiha Kasimati u tërhoq menjëherë nga shtypshkronja dhe u arkivua në depozitën sekrete të Institutit, por edhe atje nuk ndenji shumë kohë. Kryesia e Institutit, nën insistimin e Kolë Paparistos, i kërkojnë Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik një specialist ihtiolog të vinte në Shqipëri për përfundimin e botimit të veprës mbi peshqit edhe për ndonjë plotësim të mundshëm. Në fillim të muajit prill 1951, dy muaj pas pushkatimit të Sabiha Kasimatit, nga Leningradi vjen në Tiranë Anatolij Poljakov, i cili qëndroi në Shqipëri gjithsej 18 muaj. Instituti i Shkencave menjëherë i vuri në dispozicion të tij gjithë materialin e përgatitur për botim të Sabiha Kasimatit. Anatolij Poljakovi përgjatë periudhës që qëndroi në Shqipëri jo vetëm përvetësoi punën shkencore të Sabiha Kasimatit, por edhe me ndihmën e dy ish-bashkëpuntorëve të saj, Ndoc Filipit dhe Kozma Bashos, u shtoi 257 llojeve të peshqve të paraqitura nga Sabihaja edhe 10 lloje peshqish, që në detet Adriatik dhe Jon probabilisht gjenden në raste jashtëzakonisht shumë të rralla. Instituti i Shkencave punën e përvetësuar të Sabiha Kasimatit në fillim të vitit 1958 e botoi si vepër të Anatolij Poljakovit. Kështu, Sabiha Kasimatin fillimisht e pushkatuan fizikisht dhe më pas “pushkatuan” edhe veprën e saj. Sabiha Kasimati, ky “pishtar i demokracisë”, pas ndyshimeve politike u rivarros me nderimet që i takonin dhe u dekretua “Martire e Demokracisë”.

Vrasja e shkencëtares Sabiha Kasimati dhe pse Enver Hoxha e çoi para skuadrës së pushkatimit


Kthimi i Sabiha Kasimatit nga studimet në Torino dhe refuzimi i saj për të shkuar në Amerikë si studiuese në një laborator shkencor. Vrasja e Kasimatit më 26 shkurt 1951 dhe arsyet pse Enver Hoxha e përfshiu në listën e personave që duhet të eleminoheshin. Kundërshtarja e sistemit që njihte mirë të shkuarën e errët të diktatorit nga fëminjëria deri në studimet në Liceun Francez të Korçës.



Kamioni i ushtrisë që u kthye në “arkëmort të madh”, po transportonte 22 njerez drejt vdekjes, mbante në udhëtimin e fundit edhe shkencëtaren Sabiha Kasimati. Emir i saj duhej fshirë përgjithnjë, kjo edhe për një motiv “kryesor”, jo vetëm si e dyshuar për qëndrime antikomuniste, por si një intelektuale që e njihte mirë Enver Hoxhën dhe veprimtarinë e tij në kufijtë e perversitetit. Diktatori Enver Hoxha dhe Sabiha Kasimati kishin studiuar të dy në Liceun Francez në Korçë dhe për më shumë ishin nga Gjirokastra. Më pas secili prej tyre kishte marrë rrugë të tjera. Në vitin 1936 fitoi një bursë për studime jashtë vendit. Ishte zgjedhur për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos. Në verën e vitit 1941 përfundoi me sukses studimet në Torino, ku edhe mbrojti doktoraturën. Udhëheqja e Universitetit i ofroi asaj pozitën e asistentit në degën e ihtiologjisë, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye në atdhe. Pas kthimit në Tiranë, punoi në Institutin Pedagogjik Femëror "Nëna Mbretëreshë". Një nga studentët e saj ishte Nexhmije Hoxha. Në vitet e para të pasluftës, sërish Sabiha Kasimati merr një ftesë për të qenë pjesë në fushën e shkencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e refuzoi këtë mundësi, pasi krahas formimit profesional kishte edhe ndjesinë për të kotribuar për vendin. Menjëherë në këtë kohë, me kthimin në Shqipëri, u emërua në Institutin e Shkencave që ishte institucioni më i lartë shkencor i atyre viteve, me drejtor Selaudin Toton dhe ku bashkëpunoi me disa nga emrat më të njohur të shkencës së atyre viteve si Suad Asllani, apo profesor Zuber, (një polak që jetonte dhe punonte në Shqipëri). Ndërsa kryente studime të thelluara dhe botonte libra në fushën e shkencave biologjike, Sabiha Kasimati u bë dëshmitare sesi lufta e klasave po merrte jetët e intelektualëve të vendit që dyshoheshin për qëndrime kundër sistemit komunist që ishte kthyer në një makineri gjakatare. Kasimati shprehej hapur kundër sistemit që në vitet e para kur u ekzetua grupi i parë i deputetëve. Enveri e kishte “halë në sy” këtë grua guximtare dhe kaloi në planin e tij djallëzor, duke eleminuar të gjithë ish-shokët e shkollës, apo njerëz të cilët e kishin njohur nga afër në vitet e rinisë. Kërkonte me çdo kusht tu mbyllte gojën, për të mbuluar të kaluarën e tij. Për Sabiha Kasimatin do gjente momentin për të eleminuar në vitin 1951. Pas shpërthimit të një kallëpi dinamiti në ish-Ambasadën Sovjetike, (që dyshohet se ishte vepër e Sigurimit të Shtetit), u urdhërua arrestimi i rreth 300 personave. Mes të ndaluarve dhunëshëm, në mes të natës, ishte edhe Sabiha Kasimati. Për katër ditë u torturua në mënyrën më të eger në Hetuesinë e Tiranës, deri në mbrëmjen e 26 shkurtit. Me një fletë në duar që mbante firmën e Mehmet Shehut, hetuesit shkuan qeli më qeli dhe “përzgjodhën” 22 persona, mes tyre ishte edhe Sabihaja. Vendimi ishte marrë me propozim të Enver Hoxhës dhe miratim nga e gjithë elita e Byrosë Politike e kohës. Ata duhet të ekzekutoheshin pa gjyq, ndërsa familjet e tyre të internoheshin në zona të thella të vendit. Në momentin e pushkatimit në fshatin Mënik të Tiranës, banorët kujtojnë britmat e Sabiha Kasimatit, pasi e kuptoi se po pushkatoheshin. Dyshohet se plumbat e parë të batareve së armëve nuk e vranë Sabihanë, më pas e goditën me qytët e armëve. Mbi të dhe 21 trupat e tjerë u hodh një pirg dheu për t’i varrosur masivisht. Diktatori Enver Hoxha nuk vrau vetëm një grua intektuale dhe shkencëtare në fushën e saj, por zhduku përgjithnjë edhe një dëshmitare që njihte mirë të shkuarën e tij të errët.

Torturave të tmerrshme që u përdorën gjatë diktaturës komuniste


Rrahje me dru, shpim i mishit me tel të djegur, futja e kripës në mish, lënia në ujë të ftohtë, lënia pa bukë deri në vdekje, varje me kokëposhtë, shtrëngimi i gjinjve me pinca, maçoku në tumane, mbushja e gojës me kripë , futja e jashtqitjes në gojë…

Kjo listë e hartuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, bazuar në një dokumentacion të gjerë arkivor dhe dëshmi gojore nga ish të persekutuar, cilësohet si lista zyrtare e torturave të përdorura gjatë regjimit komunist nëpër qelitë e hetuesive, zyrat e ish Sigurimit të Shtetit dhe rrethana të tjera represioni, gjatë viteve 1945-1991 në Shqipëri.

kujto.al e sjell të plotë listën e torturave si më poshtë:

Llojet e torturave

1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve

Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre. Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete.

2-Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru

Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga dhimbja e madhe.

3-Shpimi i mishit me tel të djegur

Ka qenë torturë barbare e përdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej një tel i nxehur në mish e cila depërton lehtësisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpërdrejt në kockë. Prekja e kockës kishte pasoja të rënda sepse kalonte në humbjen e jetës, ose pasoja të rënda në shëndet, por edhe në çmendje. Nga përdorimi i kësaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa në tetor 1946.

4-Përdorimi i rrymës elektrike në veshë e në trup

Ka qenë teknikë e përdorur nga Sigurimi dhe hetuesia. Përdorimi i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e personit të marrë të pandehur, në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar gjëra në kurriz të të tjerëve.

5-Futja e kripës në mish

Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe në çmendje.

6-Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji

Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe në orën e gjumit.

7-Lënia pa bukë deri në vdekje

Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kota që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948.

8-Lënia pa bukë për disa kohë

Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër.

9-Lënia zhveshur në të ftohtë

Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë.

10-Jeleku

Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell për t’u pjekur.

11-Dinamit në trup

Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do hidhej në erë. Oficeri i Sigurimit vazhdimisht mbante shkresën në dorë duke dhënë përshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe ankthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në sëmundje të rënda e të pashërueshme.

12-Shtrëngim i gjinjve me pinca

Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishit të personit që torturohej. Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje.

13-Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë

Kryhej shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj Sheh Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat.

14-Varje me kokë poshtë

Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore.

15-Lidhje me lin

Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trupin e një njeriu. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime, të cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës.

16-Lënie në diell

Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si shembull për të tjerët.

17-Maçoku në tumane

Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet.

18-Përgatitje e varrit

Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të dënuarit dhe e dyta, kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej.

19-Arma në gojë

Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehuri kërcënohej se do vritej nëse nuk tregonte.

20-Tentativë për çnderim të vajzës

I bëhej drejtpërdrejtë personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij, kur i sillnin një femër të familjes si gruan, vajzën, etj.

21-Djegia e organeve seksuale

Përdorej djegia me benzinë, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari.

22-Rrahja me kamxhik

Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku i lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si, dëmtim i mishit, i enëve të gjakut, etj.

23-Lëshimi i pikës së ujit në kokë

I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin rëndë në kokë.

24-Vendosja e mangallit në vapën e gushtit

I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës (dëshmi e Xhevat Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të mëtejshëm.

25-Lënia në këmbë

Përdorej për të lodhur e sëmurë të pandehurit. Shkaktonte sëmundjet e kockave, mesit, etj.

26-Lënia për të fjetur mbi çimento

Përdorej në hetuesi dhe në biruca gjatë vuajtjes së masës disiplinore.

27-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë

Përdorur nga hetues Irakli Kocani.

28-Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu

Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të brendshme.

29-Detyrimi për të kënduar natën

Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin natën.

“Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga Sigurimi i ushtrisë”.

30-Futja në biruca të errëta

Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”.

31-Lyerja me marmelatë

Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”.

32-Shurdhimi

Vënia në stres të përgjithshëm, duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar e kryer në burgun e Burrelit.

33-Përdorja e tymit brenda qelive

Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provuar e kryer në burgun e Burrelit.

34-Futja në arkivol

Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes.

35-Goditja me pëllëmbë e me shqelma

Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët, në mënyrë që të pranonin sa më shpejt procesin.

36-Hedhja nga lartësia

Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj torture, të proceduarit kanë vdekur.

“Shkova fëmi dhe u ktheva plakë... 45 vite në internim.. u vesha nuse atje”



Është historia e Klora Merlikës, simboli i mbijetesës në kampet e internimit, atje ku shkoi fëmijë e kaloi 45 vite të jetës, ku pa të vdisnin bashkëmoshatarët e saj. Atje ku dashuroi e veshi fustanin e bardhë të nusërisë, atje ku la nënën e saj përgjithmonë.

Nga Luljeta Progni

Një fustan i bardhë dhe një shëtitje nëpër dyert e familjeve të internuara janë të paktat çaste që mban mend Klora Merlika në ditën e shënuar të jetës së saj, atë të martesës. Ajo ditë nuk do të bënte asnjë ndryshim nga ditët e zakonshme të jetës së saj të mundimshme në kampet e internimit nga Berati në Tepelenë e deri në Savër… Kishte mbërritur në kampet e internimit, kur kishte ende përparsen e shkollës fillore dhe është larguar prej andej 45 vite më vonë. E kanë quajtur simbol të mbijetesës, pasi e kanë degdisur thuajse në të gjitha kampet e internimit të Shqipërisë. Është Klora Merlika, nusja e djalit të ish-kryeministrit Mustafa Merlika. Është një ndër ato që ka vuajtur më së shumti terrorin komunist, që kur ishte fëmijë.



Ja si e kujton ajo fëmijërinë në kampet e internimit, atje ku shumë bashkëmoshatarë të saj humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Duke qenë pjesë e familjeve të mëdha, në fillim dhe në fund të kampit ishin banjot, dhe ne të Mirakajve (gruaja e xhaxhait, ishte grua ministri) bashkë me Bardha Markagjonin na vendosën në fund, në një hapësirë jashtë çdo kushti normal… As mbijetesë nuk e quaje dot. U desh shumë mund nga nëna ime e nuset e xhaxhallarëve për ta pastruar vendin rrotull, deri sa mori një pamje të pranueshme. Në Berat ne qëndruam nga viti 1944 deri 1949-n, gati pesë vjet. Shumë herë aty në kamp ra sëmundja e malaries, tifoja, dhe fëmijët e vegjël vdisnin njëri pas tjetrit. Brenda një nate kanë vdekur mbi 20 fëmijë, dhe unë nuk kam për ta harruar kurrë një grua shtatlartë shkodrane, Cuklina e quanin, së cilës i vdiqën të dy foshnjat binjake nga tifoja. Buzët e thara të atyre fëmijëve i kam përpara syve (qan). Unë gjithë kohës rrija pranë nënës e familjarëve të mi, ndërsa mamaja bëri të pamundurën që të më regjistronte në klasë të katërt, në një shkollë pranë kampit, sa për të kaluar disa orë të ditës. Mbaj mend që disa herë rresht e kam shoqëruar time ëmë në Burgun e Kuçovës, sepse aty pranë po ndërtohej nga të burgosurit kanali Kozarë-Kosovë, ndërkohë që ata merrnin edhe njerëz nga kampe të tjera internimi”, thotë Klora.

Po, në internim Klora përjetoi edhe momentin më solemn në jetën e njeriut, atë që praktikisht duhet të ishte çasti më i paharruar: fustani i bardhë dhe nusërimi, deri edhe lindja e nipërve dhe mbesave. Martesa me Fatosin, të birin e ish-kryeministrit Mustafa Merlika, do t’ia rëndonte dënimin, sidomos edhe pas kërcënimit që vetë Mehmet Shehu i kish bërë në burg të shoqit. Janë 45 vite internim, dhe sot 80 vjeçarja Klora Merlika (Mirakaj) ka shumë për të rrëfyer…

“Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty. Të nesërmen direkt u kthyem në punë dhe vetëm një ditë pas martesës Fatosin e detyruan që të shkonte për të punuar në kënetën e Gradishtit. Gjatë ditës troket një oficer i Sigurimit dhe i kënaqur nga vendimi për të degdisur tim shoq, më pyet nëse do e lija apo do e ndiqja kudo, ku shteti do ta transferonte. Unë isha martuar me Fatosin, dhe kisha vendosur që ta ndiqja në çdo vend ku atë do ta caktonin. Në kampet e internimit kam kaluar momentet më të bukura dhe më të trishta të jetës. Martesa është vetëm një kapitull… Në kamp më vdiq ime më, e varrosëm aty. Në kamp më lindi vajza dhe vendosëm me Fatosin që të kishim vetëm një fëmijë, për të mos i hyrë në hak jetës, vuajtjeve… Nuk mund të torturoje veten dhe fëmijën në ato kushte në të cilat jetonim”, thotë Klora.







Uran Kostreci: Dëshmoj jetën e vështirë në qelitë e Burrelit


“Në dhomën ku më caktuan mua, rrinin 33 vetë. Dhoma kishte përmasat 8m e gjysmë me 5m e gjysmë. Aq ishin dhomat në Burrel. Dhoma ishte e shtruar nga cepi në cep me çimento. Rrinim të ulur mbi rrogoz, a dyshek kush kishte.”

Imazh i ngjashëm


Rrëfimet e Uran Kostrecit, për jetën në Burgun e Burrelit:

"Po. U hap dera e burgut. Unë e kisha parë edhe më parë atë oborr burgu, kur shkoja për të takuar babain, sepse takimet me të burgosurit bëheshin në derën e hekurt. Por kur hyra, puna e parë që bëra, ishte të kërkoja me sy djathtas në mur, për atë parrullën “Burgu i Burrelit, vendi i shfarosjes së armiqve të popullit”, për të cilën më kishte folur babai. Dhe aty ishte: e kishin mbuluar me gëlqere, por konturet e gërmave akoma dalloheshin qartë. Një kapter i burgut, Asllan Uka quhej, me një pamje të rreptë siç ishin të gjithë këta kapterët e burgjeve, i lig, megjithëse kishte edhe më të ligj se ai, gjëja e parë që na tha, ishte:

“Hm! Këtu i thonë Burrel, ku hyn dhe nuk del!”

Ishte tamam si përshëndetja e Karontit te “Ferri” i Dantes. Na futën nëpër biruca; mua megjithë tesha në njërën, dhe Astritin në një tjetër. Ne nuk e dinim se çfarë do të bëhej me ne, se nuk e njihnim se si funksiononte burgu. Izolimi aty ishte si fazë paraprake, si punë karantine. Bëmë dhe një banjë, si punë dezinfektimi, se burgu i Burrelit ishte i pastër në kohën kur shkova unë. Pastaj, na ndanë nëpër dhoma; mua më çuan në dhomën numër 8, kurse Astritin e gjorë, në një dhomë tjetër. Në dhomën ku më caktuan mua, rrinin 33 vetë. Dhoma kishte përmasat 8m e gjysmë me 5m e gjysmë. Aq ishin dhomat në Burrel. Dhoma ishte e shtruar nga cepi në cep me çimento. Rrinim të ulur mbi rrogoz, a dyshek kush kishte.

33 vetë... A kishit vend për korridor midis?

Jo, jo, fare. Që të dilje jashtë, duhej të kaloje mbi të tjerët. Por e mira e Burrelit, ishte se aty kam njohur njerëz shumë të mirë, prej të cilëve edhe kam mësuar shumë. Aty ka qenë Tomorr Dosti. Ka qenë Ejëll Çoba, me të cilin u bëra mik, dhe kishte qenë edhe miku i tim eti më parë. Prej Ejllit, mësova italishten; ai komentonte Danten në italisht. Dhe ishin të gjithë më të mëdhenj nga unë në moshë, dhe njerëz shumë seriozë. Nga 33 vetë, vetëm njëri ishte spiun dhe më paralajmëruan që në fillim, që të ruhesha prej tij. Ai ishte nga Myzeqeja, Palush quhej, por nuk dua t’ia përmend mbiemrin se më vjen keq për të.

I burgosur politik, ishte edhe ai?

Po, politik. Me sa duket, ishte thyer në hetuesi a më vonë. Dhe ishte edhe i sëmurë, ishte i paralizuar. Më kujtohet që rrinte në mes të dhomës. Unë ruhesha, dhe nuk pata ndonjë të keqe prej tij.

Përndryshe, ishit të hapur me njëri-tjetrin?

Po. Aty flisnim dhe debatonim, sikur të ishim në parlament. Natyrisht, ata që ishin në moshë, ishin më të kujdesshëm, dhe ruheshin më shumë se sa ne që ishim të rinj, sepse ishin më të sprovuar dhe e dinin se çfarë mund t’i priste. Por shtrohehin biseda akademike; flitej për historinë, filozofinë, dhe në një nivel të admirueshëm. Mos harro se një pjesë e tyre, ishin shkolluar në universitetet më të mira perëndimore. I tillë ishte Ejëll Çoba të cilin e kisha në dhomë, por kishte edhe të tjerë që nuk i kisha në dhomë, me të cilët u njoha në oborr, gjatë kohës kur na nxirrnin jashtë. Burgu kishte dhjetë dhoma gjithsej, dhe na lejonin të dilnim jashtë dy herë në ditë, nga një orë: nga ora nëntë deri në dhjetë në mëngjes, dhe nga ora dy deri në tre pasdite. Aty u njoha edhe me Koço Tasin; ai më dha Histori Filozofie, dhe ku, në oborr, gjatë pushimit. Koçoja ishte 78 vjeç, dhe më kujtohet që rrinte qiri në këmbë. Një orë në ditë, e harxhonte duke më dhënë mua mësim. Të nesërmen, ai nuk vazhdonte me leksionin tjetër, nëse nuk kisha përvetësuar të parin. Pra, tamam shkollë në një farë kuptimi. Po kështu edhe Kudret Kokoshi; aty u njoha edhe me të. Dhe megjithëse isha nga më të rinjtë në burg, unë rrija me këta të moshuarit sepse ishin të ditur dhe me përvojë, dhe doja të përfitoja sa më shumë të ishte e mundur. I mola, në kuptimin e mirë të fjalës. Koço Tasi një orë në ditë më jepte italisht, por pasi i kisha marrë bazat me Ejllin. Dhe aty, kishte shumë libra në gjuhë të huaja.

I linin të burgosurit të mbanin libra të tillë?

Po, i mbanin nëpër thasë, dhe i shkëmbenim me njëri-tjetrin. Në kampe, nuk të lejonin të mbaje libra të tillë, por në Burrel po. Arsyeja, siç e logjikonin edhe të tjerët, ishte se të burgosurit e Burrelit ishin destinuar për të mos dalë gjallë prej andej, kështuqë kujt i bëhej vonë a lexojnë libra të huaj apo jo.

Po komanda nuk ju kontrollonte?

Ata bënin kontrolle një herë në muaj, por librat nuk na i merrnin. Ndonjëherë ka ndodhur që ndonjërit i kanë ardhur libra nga shtëpia dhe i është lejuar t’i mbajë, siç qe rasti i Ejëll Çobës në vitin 1964 a 1965, kur i erdhi një enciklopedi. Ishte Enciklopedia Garzanti me dy vëllime, një libër xhepi ose tascabile, siç i thonë italianët, po me 1 200 faqe. Me Ejllin, për fat të mirë, kam ndenjur për katër vjet në një dhomë, dhe unë vetë përfitova shumë prej enciklopedisë.

A mund të na i përshkruani më me hollësi kushtet e burgut të Burrelit?

Unë kam shkuar në Burrel në maj të vitit 1963. Në fillim, nuk e provova birucën e Burrelit, se në atë kohë në burg ishin 300 vetë, dhe unë isha i ri dhe u mora më shumë me librat. Kështuqë nuk rashë në sy. Por ç’ndodhi? Mbas 11 muajsh, morën 180 vetë nga burgu i Burrelit dhe i transferuan në kampin e Laçit, ku po ndërtohej Uzina e Superfosfatit. Morën të rinjtë dhe ata që ishin të fuqishëm për punë, dhe në Burrel mbetën të moshuarit dhe të sëmurët. Mua, si i ri që isha, më futën në këtë grup. Unë nuk doja të ikja nga Burreli me thënë të drejtën, sepse e pashë si një mundësi për të mësuar, megjithëse Burreli ishte Burrel.

E keqja më e madhe në Burrel ishte se na lejohej të dilnim dy herë në ditë jashtë dhe vetëm nga një orë, kur imagjinojeni se si ishte ajri në një dhomë me 33 vetë, pa hapësirë as për të lëvizur midis. Bënim njëfarë gjoja pastrimi, po aty pluhuri ishte i madh, dhe higjiena ishte shumë kritike se në çdo dhomë komanda kishte vënë një qyp për të urinuar. Dhoma hapej në mëngjes herët, dilnim në oborr në orën 9, dilnim dhe një herë mbasdite, që e përdornim edhe për të kryer nevojat në banjo, edhe njëherë në darkë para se të flinim. Domethënë kishe katër herë mundësi në ditë për të shkuar në banjo dhe ajrosur, dhe vetëm gjatë orareve fikse.

Nuk lëshonte pe komanda për të moshuarit dhe të sëmurët?

I bije derës njëqind herë dhe roja nuk përgjigjej. Vetëm po të ndodhej në turn ndonjë roje më i butë që e hapte, por zor. Edhe pse mundoheshim ta mbanim pastër ambientin, aty nuk mund të kishte pastërti. Rreth gjysma apo tre të katërtat e të burgosurve, pinin edhe duhan. Qypi i urinës aty. Gjatë një periudhe, lejuan edhe përdorimin e ca furnelave të vogla sa një kuti, me dy tela, që shërbenin për të bërë ndonjë kafe a ndonjë çaj. Edhe qymyri ndizej aty, dhe dihet që karboni të mbyt. Shtoji edhe tymin e duhanit...

Një herë, një plak të gjorë e zuri diarea. E rrethuam me batanije dhe u detyrua ta bënte aty, se nuk kishte zgjidhje tjetër. Mbaj mend edhe një Selim Daci nga Kosova, i biri i Ramiz Dacit. Selimi ishte bërë nevrastenik. Mbaj mend që kishte një fshesë të vogël, dhe i ishte bërë fiksim të bubrronte me të gjithë kohën, sikur po fshinte dhe thjesht ngrinte pluhur. Një ditë i thanë:

“Ore Selim, boll se na mbyte me tym.”

“Ohuhaa” reagoi ai, dhe vazhdoi me të veten.

Kurse një tjetër, ia ktheu me shaka: “Jo ore, jo, vazhdo ti Selim, se kjo pastërti na mban gjallë!”

Plasi gazi, dhe ai vetë më në fund, e la fshesën. Momente të tilla humori të zi, ka pasur sa të duash dhe janë të paharrueshme. Një tjetër situatë groteske, ka qenë gjatë ditëve kur po zhvillohej një nga kongreset e Partisë së Punës. Atë ditë, do të zhvillohej dita e tretë e punimeve të kongresit. Komanda kishte vënë një sahan të ndryshkur aty si altoparlant, dhe e përdornin vetëm për të transmetuar lajmet zyrtare ose për ndonjë ngjarje si puna e kongresit që ne nuk donim ta dëgjonim, dhe për bela, kur kishte muzikë, e fiknin radion. Sa fillonte ajo radio-posta, na e mbyllnin. Kishte raste që ndonjë oficer e linte pak, ose harronte ta fikte, por zakonisht, vetëm lajme jepnin.

Atë mëngjes, si zakonisht në ora 5, ra bilbili dhe u bë zgjimi. Në dhomë kishim katër dritare, të cilat i mbanim gjithë kohën të hapura, dimër dhe verë, sepse po t’i mbyllje, me gjithë ata njerëz brenda, asfiksoheshe. Do ti që për bela, ia behu një lukuni qensh atje jashtë, dhe sa mund të lehnin. Ashtu në kor. Atëherë një i burgosur aty në dhomë, tha:

“More, po këta e kishin në ora 9 për të filluar, e paskan filluar herët sot!” Sigurisht plasi gazi, sepse nënteksti ishte për kongresin.

Si ishte ushqimi në Burrel?

Jepnin 600 gr bukë për njeri, po edhe ato 600 gramë, nuk i merrnim të plota se e hanin kuzhinierët. Dy herë në ditë, na jepnin edhe supë, një supë ujë e kungull, ujë e qepë, ujë e bathë. Roja bashkë me kuzhinierin e vinin kazanin te pragu i derës, dhe aty ndahej ushqimi. Dhe e hanim po aty. Merrnim bukën më përpara dhe pastaj supën, që më tepër e pinim se e hanim, dhe kur merrnim supën, bukën e kishim ngrënë thatë se ishim shumë të uritur. Ata më të moshuarit, ishin më sistematikë dhe e ndanin racionin dysh për më vonë, gjë që e mësova edhe unë me kohë. Sa herë që merrje racionin, duhej ndarë dysh, sepse pastaj të pushtonte një uri e madhe.

Dhe pastaj i lanit vetë enët?

Ç’ti laje enës? Me një supë ujë, e larë ishte. I fshinim me kafshatën e bukës, e fusnim në një qese, dhe kur dilnim në oborr pastaj i shpëlanim.

Si ishte uria?

Uria ishte e madhe, shumë e madhe. Meqë ra fjala, më kujtohet një situatë komike me këtë punën e enëve. Aty nga viti 1971, kur në Burrel u pakësuan të burgosurit sepse i shpërngulën nëpër kampe pune, komanda bëri një reformë të madhe, të mirë gjoja, dhe vendosi që një nga dhomat të kthehej në mensë. Vunë disa tavolina aty demek dhe ca rafte për tasat, dhe na duhej të dilnim tri herë në ditë, dy herë për supë dhe një herë për çaj pa sheqer dhe të ftohtë. Ky ndryshim ishte i mërzitshëm për ne, sepse nuk ia vlente të shkonim e të prisnim tri herë në mensë, për një lëng që e pinim në këmbë. E mira ishte që duke dalë më shpesh, mund të lëviznim pak. Vajtja në mensë bëhej sipas dhomave, jo të gjithë njëherë. Dhe përveç tri herëve për në mensë, duhej të dilnim edhe tri herë për të larë enët. Domethënë, u kthye në bezdi ajo punë dhe për çfarë? Dhe më kujtohet një batutë e Dom Nikollë Mazrekut, i cili ishte shumë plak atë kohë, dhe mezi tërhiqej në këto vajtje-ardhje. Ditën e dytë, më tha: “More Uran, po ç’është kjo punë kështu? S’po na lanë as me i ndje lezetin burgut!”

Pjesë nga rrëfimi i gjatë i Uran Kostrecit shkëputur nga vëllimi III “Zërat e kujtesës” botuar nga Instituti I Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...