Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/16

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D : Institucionet e gjuhësisë ecin në një hap me klasën politike




Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotme,lexova artikullin me titull “Stop gjenocidit mbi gjuhën shqipe”, në të cilin jepet njoftimi në vijim:
“Ditën e hënë, dt. 17 shkurt 2020, ora 12, përpara Akademisë së Studimeve Albanologjike te sheshi “Nënë Tereza”, organizojmë me Fondacionin “Albana” tubimin në mbrojtje të gjuhës sonë amtare nga trafikimi e tjetërsimi i fjalorit të gjuhës shqipe që kryhet nga ky institucion që funksionon si kuzhinë serbe e helmit në zemër të Shqipërisë!”.
Dhe më poshtë vijon një informacion befasues:
“Institucionet zyrtare të gjuhësisë, të përfshira brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike punojnë thekshëm kundër gjuhës shqipe dhe tashmë ne mund të numurojmë arritjet e tyre: … Kanë arritur të pranojnë zyrtarisht se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë (93% të gjuhës na e quajnë të huaj)!”.
Së pari, Fondacioni “Albana” duhet falënderuar dhe përgëzuar përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë tubim në mbrojtje të gjuhës shqipe, të kësaj pasurie të vetme të kombit shqiptar, e cila ka mundur të mbijetojë mrekullisht mes rrebesheve të pushtimeve të huaja.
Ja çfarë thonë dy intelektuale të njohura të letrave shqipe:
Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj:
“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cenojnë integritetin territorial të kombit, kur të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturëne e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë shovinizëm”.
Shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi:
“Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte”.
Për mjerimin e institucioneve zyrtare të gjuhësisë, është e domosdoshme që atyre t’u risillen në kujtesë vlerësimet që kanë dhënë personalitete të shquara evropiane për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, me prejardhje pellazgoiliriane.
Një figurë e shquar e kulturës evropiane, dijetari gjerman Leibnici (Gottfried Ëilhelm Leibniz (1646-1716), ka thënë:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.
Studiuesi gjerman Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:
“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarëve. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.
Albanologu i shquar austriak Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz- 1882-1963) shkruan:
“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.
Albanologu francez me emër të madh Robert d’Anzheli (Robert d’Angely- 1893-1966), në veprën e tij të njohur “Enigma”, nënvizon:
“Është një histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit evropian më të vogël të sotëm, por që, në kohën e vet, ka qenë më i madhi i Evropës dhe burim i pothuajse gjithë popujve të kontinentit tonë. Deri sot, për fat të keq, ai iu ka munguar nxënësit, studiuesit, historianëve, letrarëve dhe gjithë publikut të ngritur të gjuhës frënge”.
Studiuesi i talentuar Çlirim Xhunga, njohës i mirë i disa gjuhëve evropiane, në gazetën “Koha jonë” të datës 31 mars dhe 01 prill 2005, ka botuar një ese shkencore mjaft interesante dhe ka argumentuar shkencërisht se greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga shqipja.
Çuditërisht, sa herë që përkujtohet Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908), thuhet se ai u dha shqiptarëve përfundimisht një alfavet “latin”. Me siguri që pjesëmarrësit e atij Kongresi nuk e kanë pasur informacionin e duhur ose nuk janë munduar për të hulumtuar në thellësitë e shekujve se gjuha shqipe ka pasë trashëguar alfabetin ilirik, të cilin romakët e morën nga ilirët.Një gjë të tillë duhej ta kishte thënë me kohë Akademia e Shkencave.
Por atë që duhet ta thoshte dhe ta argumentonte shkencërisht me zë të lartë Akademia e Shkencave, e thotë një i huaj, dhe pikërisht një shkencëtar i shquar romak. Ky është Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës). Në këtë vepër ai shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Një tjetër shkencëtar i njohur,  profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip).Një kopje e këtij libri në bullgarisht gjendjej dikur në bibliotekën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.
Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek.IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”. Prandaj të gjithë ata njerëz të shkolluar që mendojnë ende se alfabeti ynë qenka “latin”, zbulojnë formimin e tyre të mangët intelektual.Kjo vjen pikërisht për fajin e Akademisë së Shkencave, që nuk ka guxuar kurrë ta thotë publikisht me argumente shkencore se cili është alfabeti ynë. Se në këtë mes ka një paradoks të kulluar: edhe thuhet që gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, por shqiptarët na përdorkan alfabetin latin!!!
Po atëherë si qenka e mundur të thuhet në Evropë dhe në Shqipëri që shqiptarët përdorkan alfabetin latin, kur dihet që shqiptarët kanë një prejardhje shumë më të lashtë sesa romakët?
Pra, faji, si gjithmonë, i mbetet në derë Akademisë së Shkencave për moszbardhjen e së vërtetës.Sepse në krye të saj, pas profesorëve Aleks Buda, historian, dhe Shaban Demiraj, gjuhëtar, me përjashtim të profesorit Muzafer Korkuti (arkeolog), kanë qenë intelektualë që s’kishin lidhje absolutisht me gjuhësinë apo me historinë e kombit tonë, si mjek, inxhinier, sizmolog. Shikoni tani se kush është në krye të Akademisë: politikani i thekur veteran Skënder Gjinushi, matematicien, i cili nuk e di absolutisht se ku bien me adresë gjuha shqipe dhe gjuhësia shqiptare.
Pra, nga sa u citua më sipër, gjuha shqipe, faktikisht, është “Kryezonjë” e gjuhëve evropiane. Prandaj Faik Konica thotë:
“Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve.Kjo është Çamëria, të cilën grekërit e shtrembërojnë në Camuria.(Nuk u vë faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje).I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone”.
Së dyti,institucionet zyrtare të gjuhësisë dhe Akademia e Shkencave, me politikën e tyre gjuhësore me orientim antikombëtar, siç del nga artikulli i lartpërmendur për tubimin që do të organizohet më 17 shkurt, kanë për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar, çka është shumë e lehtë për t’u arritur nëpërmjet zhbërjes së gjuhës shqipe, të cilën Naim Frashëri e quante “gjuhë perëndie”. Kësisoj, ato institucione dhe Akademia e Shkencave po ecin në një hap me klasën politike, e cila, që prej vitit 2013, ka punuar dhe vazhdon të punojë intensivisht për zhbërjen e Shqipërisë, çka synohet të arrihet përmes varfërimit të pandërprerë të popullit shqiptar. Pikërisht ky varfërim ka sjellë si pasojë braktisjen e vendit prej gati gjysmë milioni shqiptarësh, gjë që do të thotë shpopullin katastrofik i vendit. Klasa politike e Tiranës tani të kujton klasën politike të kriminelit Enver Hoxha në ndërtimin e marrëdhënieve që vendosi me Beogradin, si argat i regjur i tij.Kjo klasë politike, pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, e ka nxjerrë vendin tonë në bregun e pazarit grekosllav.Klasa politike e deridjeshme e Kosovës pati punuar intensivisht për rikolonizimin e saj prej shovinizmit serbokriminal. Klasa politike e Tiranës ka rënë në bark para shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke.
       Ditë më parë, dhe pikërisht më 21 janar, disa miq të mi që kishin bërë një udhëtim në disa zona të Shqipërisë së Jugut, më patën dërguar letrën e mëposhtme:
       “… Të premten pasdite u nisëm për në jugun e vendit.E nisëm nga Llogarai, ku pimë vetëm një kafe.Vazhduam rrugën në Sarandën e shkretuar, pa njerëz, pa dyqane hapur, pa restorante dhe mëngjesore, pa lëvizje, tamam si një qytet i vdekur.Fjetëm në hotel dhe të shtunën vazhduam në Butrint dhe te Syri i Kaltër.Prej andej në Gjirokastër, që ishte pak më ndryshe se, së paku, kishte pak frymëmarrje jete.Të dielën në mëngjes u nisëm drejt Përmetit. Atë bukuri natyre të jashtëzakonshme e përdhosnin kryqet e bardha helene që dukeshin që 2 km larg, që i gjeje përpara në rrugë, në çdo kodër, ku nuk kishte asnjë shtëpi. Kryqet greke dhe tabelat në greqisht ishin bërë zonja të vendit… Në mes të Sarandës, në hyrje të Gjirokastrës, te varrezat e grekëve e në majë të malit, kishin ngritur kisha të reja që nuk kanë qenë kurrë më parë.Kudo valëvitej flamuri grek. Përmeti  ishte thuajse si Saranda. U kthyem të hallaksur e të trishtuar që këtë vend  të begatë ia kanë shitur Greqisë. Nuk ka asnjë arsye që ta lësh të shkretë dhe në mëshirën e fatit, sikur është një truall vakant, pa zot…”.
       Le të shpresojmë që në tokën amtare ka jo vetëm njerëz që rrojnë vetëm për të ngrënë, duke grabitur dhe duke shitur të huajve pasurinë kombëtare, por ka edhe njerëz që hanë për të rrojtur në atë tokë të shenjtë dhe për mos e braktisur kurrë, me qëllim që një ditë të bukur, pasi të vijnë në krye të vendit, të lexojnë para popullit vendimin, sipas të cilit politikanët mëkatarë duhet të dalin para drejtësisë.
       San Diego, Kaliforni
       14 shkurt 2020


Shkencëtarët po paralajmërojnë se një yll super gjigant afër planetit Tokë ,i quajtur Betelgeuse duket se është në prag të shpërthimit.

Më 21 shkurt  2020 mund të ndodh një Supernova – qielli do të jetë më i errët si kurrë më parë për disa muaj.



Shkencëtarët po paralajmërojnë se një yll super gjigant afër planetit Tokë duket se është në prag të shpërthimit.

Super ylli i quajtur Betelgeuse, është bërë më i zbehtë dhe i zbehtë gjatë disa muajve të fundit, duke ngjallur shqetësime për shpërthimin e tij.



This is what the star Betelgeuse exploding would look like from Earth. Credit: NHK/Cosmic Front


0:23
153.5K views
2:15 PM · Jan 6, 2020TweetDeck
Gjatë ditëve të kaluara, megjithatë, ylli ka filluar të ndryshojë formën, duke sugjeruar që një Supernova mund të ndodhë së shpejti. Në fakt, data e vlerësuar nga shkencëtarët është aktualisht 21 shkurt 2020.

Në 642 vjet dritë larg, Betelgeuse është relativisht afër Tokës në aspektin astronomik. Gjithashtu është edhe masivisht më i madh se Toka dhe Dielli, shkruan Cnet.





GIF
6
36


Megjithëse shpërthimet e yjeve janë ngjarje masive, ylli fatmirësisht është akoma larg nga Toka që nuk do të shkaktojë dëm për planetin.

Thënë kështu, efektet e tij do të ndihen në sistemin tonë diellor, pasi shpërthimi do të krijojë një dritë tepër të ndritshme si ylli në qiell, megjithëse, nëse kjo do të ndodhte me të vërtetë, qielli do të jetë më i errët si kurrë më parë me muaj.

Megjithëse disa shkencëtarë këmbëngulin se shpërthimi do të jetë një Supernova, shumica besojnë se sjellja e çuditshme e super gjigantit është vetëm një pjesë e jetëgjatësisë së saj dhe se nuk do të shpërthejë për 100,000 vjet të tjera.


Sidoqoftë, astronomi Andy Briggs tha se meqë pak dihet vërtet për supernovat, është e mundur që akoma mund të ndodhë një shpërthim.

“Sidoqoftë, duhet të thuhet se parashikimi i supernovave është një shkencë e pasaktë, kështu që ekziston akoma një mundësi, sado e largët, që fundi i zjarrtë i Betelgeuse të mund të ndodhte këto ditë”, shkroi ai.

2020/02/14

Vdiç Sylejman Berisha nga Viçidolli i KuKësit


ISH KRYEMINISTRI I KOSOVËS, GJENERAL RAMUSH HARADINAJ, NDEROI NË VARRIMIN E SYLEJMAN ZEQIR BERISHËS

 Sot, në këtë ditë shkurti 2020, Familja e krejt Fisi Berisha, Malësia e Gjakovës (Tropoja) e Kosova dardane, Sanxhaku Shqiptar, Shqipëria e Veriut…, patën një dhimbje të madhe: përcjelljen për në Varreza të Sulejman Berishës - djali i Zeqir Halil Berishës të Historisë Shqiptare, djali i axhës së Sali Berishës,  mbështetës e kontributor i Luftës së fundit të Kosovës, që “e ktheu shtëpinë e tij në Vicidol në seli e bazë të UCK”, që i dha shumë kësaj lufte fitimtare duke mbetur një hero i heshtur i saj,…
 Në këtë ceremonial përcjelljemortore  për këtë burrë të shquar, të nderuar, të paharruar, për Sulejman Zeqir Berishën, kishte ardhë nga Prishtina edhe ish-kryeministri i Kosovës, gjeneral Ramush Haradinaj, i cili u solli ngushëllimet e tij Familjes së madhe Berisha, kolegut  e mikut të tij - ish kryeministrit e ish Presidentit Sali Berisha, hodhi pak dhe të tokës shqiptare mbi varrin e tij dhe i tha dy fjalë burrështetasi  në vlerësim e nderim të emrit e veprës së tij: 
“Sot në Tiranë për t'i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”. RAMUSH HARADINAJ (RH).
 Këto foto pasqyrojnë ceremoninë e lartë nderuese dhe dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të një burri të mirë e atdhetari të shquar, Sulejman Zeqir Berisha. 
 I paharruem emri e veprimtaria e tij atdhetare e qytetare në kohën e luftës e të paqes, paqes, në brezat e tij e në udhët e lartësitë e kombit! (Ramiz LUSHAJ)


Nga Sali Berisha:

Zi ne familjen tone!

Miq, sot ne percollem ne banesen e fundit nje njeri shume te dashur te familjes tone, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Qe kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte per te gjithe vitet e femijerise dhe me vone si vella per mua. Se bashku ndame lojerat, gezimet, dashurine e prinderve, familjareve tane dhe perfunduam shkollen 7 vjeçare. Me vone rruget tona u ndane por jo zemrat tona. Ai qendroi ne Koder te Prifçit ne Tropoje, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij te mrekullueshme.

Sylejmani pati nje jete plote sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj ne te gjitha minierat e rrethit dhe qarkut te Kukesit. Kurre nuk kam njohur nje njeri me puntor se ai apo qe te kete djersitur me shume ne pune se Sylejmani. Kudo qe ai punoi, me ndershmerine, njerezine dhe respektin e tij beri miq dhe shoke te shumte.

Miq, Sylejmani ishte nje patriot i vertet. Ne vitet 1996-1999 ai e shnderroi shtepine ne Kodren e Prifçit ne nje nga bazat me te rendesishme te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ai vet se bashku me djemte e tij Halilin, Gezimin dhe Arbenin moren direkt pjese ne veprime dhe operacione te UCK kunder pushtuesve serbe! Ai priti dhe percolli me qindra e qindra luftetare te lirise, komandante te shquar te tyre, nder te cilet ish kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshen te UÇK, Ilir Konushevci e shume e shume te tjere.

Ne ato vite me dhjetra gazetare, diplomate, ambasadore, ushtarake, zbulues nga shume vende vizituan shtepine dhe Kodren e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i percolli ata ne perputhje me traditen. Te gjithe ata, pyetjes se pse keni lejuar ketu nje baze ushtarake, moren nga ai vetem nje pergjigje: une  po respektoj traditen e familjes time.

Ne fakt ai e tregoi vehten i biri i te atit, Zeqir Halilit, i cili qe nga mosha e tij e re dhe deri ne vitin 1944 kishte marre pjese ne çdo perpjekje kunder pushtimit serb dhe per lirine e Kosoves! Por kesaj here lufta u fitua.

Sylejmani mbylli syte pergjithmone nen kujdesin e persosur te bashkeshortes dhe femijeve te tij.
Atij i dhane lamtumiren e e fundit familjaret, te afermit, miqte, shoket, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkluftetare te tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

Mbetem pafundesisht mirenjohes ndaj te gjithe atyre qe na nderuan sot me pranine e tyre ne lamtumiren e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin! 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...