Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/14

Krijuesit e “The Simpsons” zbuluan se si i kishin parashikuar shumë ngjarje

Simpsons parashikuan shpërthimin e coronavirusit 27 vjet më parë, pretendojnë shikuesit e këtij seriali

Simpsons parashikuan shpërthimin e coronavirusit vdekjeprurës 27 vjet më parë, kanë pohuar tifozët. 

Në një episod nga viti 1993 një virus i quajtur Osaka Flu përhapet pasi banorët porosisin lëngje nga Japonia,

Pretendimi u shfaq në mediat sociale pasi fansat filluan të postojnë në lidhje me ngjashmëritë midis episodit të shfaqjes me titull ‘Marge in Chains‘ dhe shpërthimit aktual global.


Skenat tregojnë se virusi përhapet pasi punëtorët e sëmurë kolliten mbi të gjitha porositë dhe dërgojnë virusin në Amerikë.Tifozët e shfaqjes i dërguan këto reagime në Twitter për të diskutuar për ngjashmëritë – pavarësisht faktit se virusi në The Simpsons erdhi nga Japonia ndërsa shpërthimi coronavirusit aktual filloi në Wuhan në Kinë.

Disa janë aq të bindur që ata madje morën kohën për të modifikuar ‘gripin Osaka’ tek ‘Coronavirus’.

Episodi i “The Simpsons” në vitin 1993 që parashikoi coronavirusin – nga izolimi i Tom Hanks e deri te blerja e rezervave për shkak të panikut

Shfaqja e animuar “The Simpsons” ka një histori të çuditshme që të parashikojë ngjarjet në botë, dhe në dukje ata duket se kanë parashkuar diçka të ngjashme me coronavirusin në vitin 1993, ku në një nga prodhimet e tyre tregohet se si një grip vrasës goditi qytetin Springfield

“The Simpsons” ka një histori të parashikimit të ngjarjeve botërore dhe rezulton se shfaqja me saktësi e parashikoi edhe virusicn COVID-19, shkruan The Mirror.

Shfaqësi i komedisë vizatimore, Mike Reiss, dërgoi fansat në një tërbim pasi ai ndau me ta në rrjetet sociale një video të episodit të 21-të nga sezoni i katërt i shfaqjes.

Episodi tregon se si banorët e qytetit Springfield infektohen nga një virus vdekjeprurës nga Japonia, i quajtur Grip Osaka.

Reiss shkroi: “E gjithë shfaqja ‘The Simpsons e parashikoi atë’ gjë, është pa kuptim, por The Simpsons e parashikoi atë”.

Episodi tregoi se Homeri dhe Marge së bashku me pjesën tjetër të banorëve të Springfield bëhen të varur nga lëngjet, dhe kështu ata porositin shtrydhëse frutash nga Japonia.


Por kur i hapin kutitë që iu arrijnë me postë, brenda tyre gjenden mikgrobet e gripit Osaka dhe arrijnë të përhapin sëmundjen deri në Springfield.

Ndërsa shpërtheu gripi masiv, qyteti zbriti në kaos.
Blerja e mjeteve parandaluese si shkas i panikut u paraqit në episod, pasi banorët e qytetit nxituan të blinin gjithçka që mund të merrnin në duart e tyre.

Edhe pse coronavirusi është në fazat e tij të hershme në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e dyqaneve kanë shitur vazhdimisht ilaçe dhe letër higjienike ashtu siç kishin parashikuar “The Simpsons”.

Në episod, fëmijëve me simptoma u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi nga shkolla dhe Bart është zemëruar pasi ai ndjehet mirë me shëndet dhe do që të shkojë në shkollë.


Ai arrin të bindë sistemin e tij imunitar të heqë dorë nga gripi vdekjeprurës dhe më në fund lëshohet nga shkolla kur temperatura e tij rritet.

Një skenë tjetër tregon se Z. Burns është duke zbritur në një bunker special, ku ai planifikon të largojë shpërthimin e virusit përmes izolimit.

Sidoqoftë, kur shkon në kasafortën nëntokësore, ai e gjen Homerin tashmë atje duke u tallur me furnizimet e tij.
Është një parashikim i mprehtë i një historie e cila u shfaq këtë javë duke zbuluar se super të pasurit ishin duke u larguar nga bunkerët e katastrofave për t’u izoluar në luksin total.

Sidoqoftë, nuk ishte vetëm ky episod që parashikoi coronavirusin – filmi “Spin-Off” i vitit 2007 madje mund të ketë konfirmuar diagnozën dhe izolimin e Tom Hanks.
Aktori 63-vjeçar, ikonë e Hollylloodit bëri një paraqitje vizuale në filmin “The Simpsons” – i cili gjithashtu parashikoi që Donald Trump do të bëhej president, si dhe ndërtesa ikonike e Shardit në Londër do të realizohej.
Skena në fjalë tregon se Hanks reklamon një kanion të madh të ri, pasi ai pretendon që “Qeveria amerikane ka humbur besueshmërinë e saj, kështu që po merr hua disa nga minat”.



Tom Hanks në filmin e animuar “The Simpsons” 

Tom dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson zbuluan të enjten si kishin dalë pozitivë në testimet për coronavirus, duke thënë se ata të dy janë detyruar të izolohen pas një seri dhimbjesh, të dridhura dhe ftohje. 

2020/03/13

Wuhani kinez nis të gjallërohet përsëri




Qeveria kineze do të nisë në Wuhan, qytetin e parë prej nga ku besohet se ka zanafillën koronavirusi, sistemin e shëndetit, ku nëpërmjet një aplikacioni në celular do të informohen mbi shëndetin e qytetarëve.
Wuhani nis të gjallërohet përsëri
Kjo masë nënkupton që brenda rajonit do fillojë ngadalë qarkullimi, me qëllim nxjerrjen nga izolimi disa mujor. Kjo nismë ndërmerret në saj të uljes drejt minimumit të rasteve te reja me koronavirus.

'Testoni Boris Johnson për koronavirus', thirrje kryeministrit pas infektimit të ministres Dorries

'Testoni Boris Johnson për koronavirus', thirrje kryeministrit pas infektimit të ministres Dorries
Boris Johnson po përballet me thirrje për tu testuar për koronavirus ditën e sotme, pasi ministrja e shëndetit Nadine Dorries u bë e para anëtare e parlamentit që u diagnostifikua me sëmundjen.

Dorries ka deklaruar se ëshët vetë-izoluar, pak ditë pasi mori pjesë në një mbledhje me kryeministrin.

Donald Trump shpall gjendjen e emergjencës në SHBA

Koronavirusi/ Trump shpall gjendjen e emergjencës në SHBA




Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shpallur gjendje e emergjencës për shkak të koronavirusit.

Me një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti ka kërkuar nga spitalet që të marrin masa në lidhje me këtë pandemi.


Drejtëpërdrejtë
3,4 mijë
Open in a new tab
WATCH: President Donald Trump declares a national state of emergency over the coronavirus outbreak.
Follow our live blog for analysis ➡️ https://bloom.bg/33fABbS

Flet eksperti amerikan që parashikoi koronavirusin: 'Epidemia do të zgjasë 6 muaj dhe maskat nuk ju mbrojnë'

Flet eksperti amerikan që parashikoi koronavirusin: 'Epidemia do të zgjasë 6 muaj dhe maskat nuk ju mbrojnë'
Një ekspert i sëmundjeve infektive, i cili parashikoi përhapjen e koronavirusit, ka deklaruar që epidemia do të vazhdojë deri në 6 muaj të tjerë dhe thotë se maskat dhe dorezat janë të padobishme.

Michael Osterholm tha se duke qënë se kishte 125,743 raste të konfirmuara në mbarë botën dhe 4160 vdekje deri të martën, gjërat mund të bëhen vetëm më keq.

Në Shtetet e Bashkuara ka pasur 1135 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 38 vdekje.

“Është vetëm fillimi,” tha Osterholm. “Në terma të dhimbjes, vuajtjes, vdekjeve, është vërtetë vetëm fillimi. Kjo do të vazhdojë për muaj të tërë.”

Shkencëtari i shëndetit publik tha se masat e marra nga qeveria globalisht nuk kanë shumë gjasa ta ndalojnë përhapjen. Ai e quan mbajtjen e maskave dhe doreza si një idiotësi dhe shton: “Nuk është e vërtetë se virusi transmetohet duke prekur fytyrën me duar. Ka pak informacione që e mbështesin këtë fakt.”

Osterholm e pranon që maska më mbrojtëse munden të shmangin infektimin, por tha se ato janë shumë të pakta në numër.

Ai shprehet për sëmundjen: “Beteja me COVID-19 do të jetë shumë sfiduese, por ne do ta kalojmë.”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...