Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/22

Çfarë duhet të dini patjetër në këtë periudhë nëse blini bukë në furra



Në këto ditë koronavirusi ku shumica e njerëzve janë izoluar, pjesa më e madhe dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë bukë në furra.

Nisur nga shqetësimet e vazhdueshme Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave është e nevojshme të ritrajtojë edhe njëherë problemin e prerjes bukës.
Çfarë duhet të dini patjetër në këtë periudhë nëse blini bukë në furra
“Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve. Një buke e prerë do të thotë prishja e guaskës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240° dhe prishja e kësaj guaske krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin”, thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet se në kushtet e tanishme të Covid-19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute dhe se kjo duhet t’ju bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe kërkohet që makina prerëse të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht. Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbullimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shtëpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne.

“Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qenë në rregull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë”.

Shkencëtarët tregojnë sa kohë qëndron koronavirusi në trupin tonë dhe a mund të infektohemi sërish



Ndërsa numri i rasteve rritet ndjeshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut, koronavirusi ka arritur kulmin në disa vende aziatike, dhe hulumtimi i parë për efektet afatgjata të virusit ka dalë.

Sa kohë jeton në trupin tuaj?

Një studim nga revista mjekësore Lancet jep një përgjigje të kthjellët. Raporton që pacientët me koronavirus mund ta mbajnë patogjenin në traktin e tyre të frymëmarrjes për 37 ditë, që do të thotë se ata mund të mbeten infektues për shumë javë.

Duke pasur parasysh që periudha aktuale e karantinës rekomandohet si 14 ditë, pacientët mund të mbeten ngjitës shumë kohë edhe pasi simptomat e tyre zhduken.

Mund ta marrësh përsëri?

Ekzistojnë disa raportime se njerëzve të kuruar me koronafirus u riinfektuan. Të dhënat nga zyrtarët shëndetësorë në provincën Guangdong të Kinës raportuan se 14 përqind e njerëzve që u shëruan më pas u testuan përsëri dhe dolën pozitivë me koronavirus.
Shkencëtarët tregojnë sa kohë qëndron koronavirusi në trupin tonë dhe a mund të infektohemi sërish
Në fund të shkurtit, Reuters raportoi për një grua në Osaka, Japoni që gjithashtu testoi pozitive pasi ishte shëruar nga një infeksion i mëparshëm. Një rast i ngjashëm u raportua në Korenë e Jugut.

Ekziston mundësia që ajo të mbetet e fjetur pas një periudhe fillestare të sëmundjes me simptoma minimale, përpara se të sulmojë mushkëritë. Ose gjithmonë ekziston një gabim njerëzor siç është testimi i pasaktë ose pacientët që dalin nga spitali para kohë.

Në mënyrë tipike, kur një infeksion viral mposhtet nga sistemi imunitar i trupit, ai e di se si ta mposhtë përsëri sepse janë imunë.

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, u shpreh në një seancë dëgjimore para Komisionit të Mbikëqyrjes së Shtëpisë dhe Reformës të enjten: “Ne nuk e kemi vërtetuar zyrtarisht atë, por ka shumë të ngjarë që të ndodhë kështu. Sepse nëse ky vepron si çdo virus tjetër, pasi të shëroheni, nuk do të riinfektoheni. ”

Pse SARS dhe COVID-19 janë në familjen e “koronavirus” -eve vdekjeprurësë dhe dalin nga Kina?


Që nga fillimi i marsit 2020, një koronavirus i ri, i quajtur COVID-19, është përhapur në më shumë se 70 vende dhe ka vrarë më shumë se 4 mijë njerëz, shumica dërrmuese në Kinë. Këtu virusi u shfaq në dhjetor 2019.
Pse viruset vdekjeprurëse dalin nga Kina? (VIDEO)
Ky nuk është një fenomen i ri për Kinën; në 2003, virusi SARS gjithashtu u shfaq atje, dhe në rrethana të ngjashme, para se të përhapej në të gjithë botën dhe të vrasë afro 800 persona. Ky virusi është përhapur deri më tani në 83 shtete.

.


Të dy, SARS dhe COVID-19 janë në familjen “koronavirus”, dhe të dy duket se kanë dalë nga kafshët në tregjet famëkeqe të kafshëve të egra të Kinës. Ekspertët kishin parashikuar prej kohësh që këto tregje, të njohura si burime të mundshme të sëmundjes, do të mundësonin një shpërthim tjetër.

Tregjet dhe tregtia e kafshëve të egra që i mbështesin ato, janë problemi themelor i këtyre pandemive; derisa Kina ta zgjidhë atë problem, ka shumë të ngjarë të shfaqen sërish.

Virusi aktual është përhapur shumë sesa Ebola në 2014, dhe Organizata Botërore e Shëndetit e ka caktuar një pandemi.
Në vitin 2003, një virus shumë i ngjashëm me SARS-CoV-2 doli nga një treg në Foshan, Kinë. Ajo shkaktoi sëmundjen SARS, e cila u përhap në dhjetëra vende.

Ngjashmëritë midis dy viruseve shtron pyetjen: Pse sëmundjet e reja vazhdojnë të shfaqen nga Kina?

Ky episod i Vox Atlas shqyrton çështjen më të thellë të tregtisë së kafshëve të egra të Kinës dhe se si ajo po vë në rrezik shëndetin global, shkruan panorama.

Siç tregon eksperti Peter Li në video, “Shumica e njerëzve në Kinë nuk hanë kafshë të egra. Ata njerëz që konsumojnë këto kafshë janë të pasur dhe të fuqishëm – një pakicë e vogël” Kjo video shpjegon se si njerëzit e Kinës janë vetë viktima të kushteve që çuan në koronavirus.

Shkencëtarët thonë shërohemi nga Koronavirusi njëjtë si nga gripi


Shkencëtarët në Australi thonë se ata kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin Covid 19. Hulumtimi i tyre, botuar në revistën “Nature Medicine” të martën, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri njësoj si gripi.
Shkencëtarët thonë shërohemi nga Koronavirusi njëjtë si nga gripi
Përcaktimi se cilat qelizat imune shfaqen duhet të ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e vaksinave, thonë ekspertët.

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid 19, që do të thotë se sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin. Për herë të parë, hulumtimi identifikoi katër lloje të qelizave imune, që paraqiteshin për ta luftuar Covid 19. “Ky zbulim është i rëndësishëm sepse është hera e parë kur ne me të vërtetë po kuptojmë se si sistemi ynë imunitar lufton koronavirusin e ri”, tha bashkautori i studimit, prof. Katherine Kedzierska.

Studimi sjell rastin e një gruaje 47-vjeçare e cila ishte e prekur nga koronavirusi dhe që u shërua brenda 14 ditëve. Profesor Kedzierska tha për BBC se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjerësinë e përgjigjes imune” në këtë pacient. “Tri ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike u vunë re në gjakun e saj. E njëjta gjë ndodh edhe te pacientët me grip të zakonshëm, ku këto qeliza shfaqen rreth kësaj kohe para shërimit, tha profesoresha Kedzierska

A transmetohet koronavirusi nga nëna tek foshnja në bark? Kjo është përgjigja


Një nënë shtatzënë 24- vjeçare e prekur nga koronavirusi ka arritur të lindë një foshnjë të shëndetshme në rajonin e Attikon-it në Greqi.

A transmetohet koronavirusi nga nëna tek foshnja në bark? Kjo është përgjigja

Mjekët grekë testuan foshnjen për koronavirus dhe rezultoi negativ. Ata janë optimisë se koronavirusi kinez COVID-19 nuk transmetohet nga nënat shtatzëna tek foshnjat e tyre dhe lindjet mund të kryhen normalisht.

Operacioni zgjati për 1 orë dhe ishte një ndërhyrje çezariane ndërkohë të dy si nëna e infektuar dhe foshnja janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Shumica e personave, të cilët janë nën moshën 60-vjeç dhe nuk kanë ndonjë sëmundje ekzistuese, nuk do të pësojnë ndonjë gjendje kritike edhe nëse infektohen me Covid-19.


Gjithsesi,kjo sëmundje ende ka një rrezikshmëri të lartë të shkaktoj simptoma respiratore shumë më serioze se sa një grip sezonal. Ekziston një grup i personave, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje, siç janë personat të cilët punojnë në terren.
Covid- 19: A janë të rrezikuar vetëm të moshuarit nga ky virus?
Kujdesi i duhur, pastrimi i duarve, shmangia e vendeve me shumë njerëz, ra portimi i hershëm i simptomave dyshuese dhe vet-izoloimi, kanë njëj rol të rëndësishëm në mbrotjen e vetes dhe të tjerëve nga kjy virus.

Prandaj, edhe pse personat e moshuar janë më të rrezikuar, kjo nuk do të thotë që të rinjtë janë imunë ndaj këtij virusi, prandaj kujdesi duhet të jetë tek të gjithë grup moshat.

Parashikimi i nobelistit izraelit: Koronavirusit i vjen fundi në këtë muaj


Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në Kinë dhe nuk do të paraqes rrezik për shumicën e njerëzve, thotë laureati izraelit i Nobelit, Michael Levitt.
Parashikimi i nobelistit izraelit: Koronavirusit i vjen fundi në këtë muaj
Shkencëtari i biofizikës i cili fitoi çmimin Nobel më 2013 megjithëse nuk është specialist në epidemiologji parashikoi me saktësi në muajin shkurt ngadalësimin e virusit në Kinë duke u dhënë shpresë atyre që janë prekur.

Larg të qenit një profet i ditëve të sotme, ai shpjegon se si nxori përfundimin duke përllogaritur shifrat.

Gruaja e tij, Shoshan Brosh, është studiuese e artit kinez, që nënkupton se çifti rregullisht udhëton në Amerikë, Izrael dhe Kinë. Në këtë mënyrë, me shpërthimin e virusit në provincën Hubei, Levitt komunikoi miqtë e tij.

“Kur ata na përshkruan sa e vështirë ishte situata e tyre, vendosa të shikoj më thellësisht në shifra me shpresën për të gjetur një zgjidhje”, shpjegon ai.

“Shkalla e infektimit me virus në provincën Hubei rritej me 30 për qind çdo ditë dhe kjo ishte një statistikë e frikshme. Nuk jam ekspert i gripit por mund t’i analizoj numrat dhe kjo është një tregues i rritjes”, thotë ai.

Sikur rritja të vazhdonte me atë ritëm e gjithë bota do të infektohej brenda 90 ditësh.

Por derisa Levitt po llogariste shifrat, modeli ndryshoi.

Më 1 shkurt kur ai i shikoi statistikat, provinca Hubei kishte 1800 raste të reja në ditë. Ndërkohë më 6 shkurt numri kishte arritur në 4700 raste në ditë.

Por në 7 shkurt  2020 diçka ndryshoi.

“Numri i të infektuarve filloi të binte në mënyrë lineare dhe kështu vazhdoi”, shpjegon Levitt.

“Një javë më vonë, e njëjta ndodhi me numrin e rasteve të të vdekurve”, tha ai.

Në këtë mënyrë, theksoi ai, arriti të hamendësonte përmirësim të situatës në Kinë brenda 2 javësh.

Kështu ai parashikoi përfundimin e virusit në Kinë në fund të muajit mars 2020.

Përqindja e madhe e të infektuarve dhe vdekjeve në Itali sipas tij, ndodh për shkak të numrit më të madh të të moshuarve që ka ky shtet në krahasim me Kinën dhe Francën.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...