Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/26

U shkarkua Covid 19- Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti.
Image
Këtë vendim e ka marrë të mërkurën pas mesnate, jo shumë kohë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë e tij.

Kryeministri në detyrë, Kurti, shkarkon zëvendëskryeministrin në detyrë​, Avdullah Hotin

“Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruan në vendimin e shpërndarë për medie, teksa bëhet e ditur se ai hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryeministri.

Kosovën e ka përfshirë koronavirusi, Deputetet e Kosovë Murtaja dhe Faqja e Zezë


Gjashtë deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dënuar përpjekjet për rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe sidomos synimin e presidentit Hashim Thaçi për t’ia marrë kompetencat kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Përmes një njoftimi, ata në të njëjtën kohë i kanë bërë apel edhe shefit të LDK-së, Isa Mustafës.

Rezultati i imazhit për flamuri zvicran

“Botën e ka përfshirë koronavirusi. Edhe në Republikën e Kosovës gjendja është serioze. Si në vende të tjera edhe në Kosovë qeveria ka ndërmarrë masa drastike për të kufizuar me vendosmëri përhapjen e virusit. Por ne po e përcjellim me shqetësim të madh se si qarqe të caktuara politike po përpiqen që krizën ta shfrytëzojnë në dobi të tyre. Sidomos e kemi fjalën për presidentin Hashim Thaçi dhe për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, partia e të cilit është pjesë e qeverisë. Ne e hedhim poshtë me vendosmëri përpjekjen e kryetarit Hashim Thaçi që, duke marrë si shkas koronavirusin, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kështu t’ia marrë kompetencat qeverisë së koalicionit nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti. Një kërkesë e tillë nuk ka asnjë bazë dhe do ta shkatërronte pjekurinë e sapoarritur demokratike të Kosovës”, shkruan në deklaratën e përbashkët të këtyre deputetëve.

Ata i kanë bërë apel në të njëjtën kohë edhe LDK-së, e cila është partnere koalicioni në qeverinë e kryeministrit Kurti.

“Në këto kohëra të tensionuara ne paralajmërojmë urgjentisht që të hiqet dorë nga këto lojëra politike. Rrëzimi i qeverisë së popullarizuar do ta fuste Kosovën në një situatë të pakëndshme politike në valën e koronavirusit”, është thirrja e tyre.

Këta deputetë i kanë bërë thirrje të gjithë akterëve politikë që të japin kontributin e tyre në shtendosjen e situatës. “Qeveria e re sapo ka marrë detyrën dhe deri më tani nuk ka dhënë ndonjë arsye për mosbesim. Përkundrazi, kjo qeveri gëzon respekt të madh në arenën ndërkombëtare. Nëse qeveria Kurti do të rrëzohej me pretekste bajate apo do t’i merreshin kompetenca me urdhëresa të gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë vendet si Zvicra do të rishqyrtonin thellësisht vlerësimin dhe rrjedhimisht edhe marrëdhëniet me Republikën e Kosovës”, kanë paralajmëruar ata.

Deklarata është nënshkruar nga Tiana Angelina Moser, deputete nga Partia e Gjelbër Liberale (GLP) dhe kryetare e Komisionit të politikës së Jashtme, Doris Fiala, deputete nga Partia Liberale (FDP) dhe bashkëkryesuese e Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth, deputet i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe bashkëkryesues i Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, Fabian Molina, deputet nga Partia Socialdemokrate (SP), Sibel Arslan, deputete nga Partia e Gjelbër (GPS) dhe anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe Niklaus-Samuel Gugger, deputet nga radhët e Partisë Popullore Evangjeliste (EVP) dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke e ngritur në 79 numrin e përgjithshëm.


Rezultati i imazhit për arben vitia


Dr.Arben Vitia,

Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, përmes një statusi në Facebook. Ai ka treguar se të enjten janë testuar 89 persona, tetë prej të cilëve janë rezultuar positive, transmeton KOHA.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv”, shkruan dr.Arben Vitia.

Ndërkohë, në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është bërë e ditur nga rastet e konfirmuara pozitive, katër janë raste kontakti në Studime të Ulët, Vushtrri; tri raste janë nga Prishtina dhe një rast është rast kontakti me vendbanim në Llugagji të Pejës.

IKShPK në të njëjtën kohë ka dhënë edhe numrin e përgjithshëm të testimeve të ndërmarra që nga 8 shkurti: 

“Nga data 08.02.2020 deri me 26.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 855 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, shkruan në njoftim.

Flori Bruqi

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, së bashku me 5 pjesëtarë të tjerë të kësaj klinike janë futur në vetizolim pasi ata kanë pasur kontakt me një person të prekur me Covid 19.

Rezultati i imazhit për shemsi veseli
Dr.Shemsi Veseli

Dr.Shemsi Veseli,specialist i Biokimisë Klinike ,i punësuar në QKUK të Prishtinës  ka thënë se që nga dita e diel ata janë futur në vetizolim.

“Kontaktin e parë me një person të prekur me koronavirus e kemi pasur të premten unë dhe dy pjesëtarë të stafit të klinikës. Ne të dielën menjëherë jemi futur në izolim si masë parandaluese ndonëse ende nuk kemi ndonjë simptomë të këtij virusi. Gjendja e të gjithë neve është e mirë dhe stabile”, ka thënë Dr.Shemsi  Veseli.

Megjithatë Dr.Shemsi Veseli ka thënë se do të ishte mirë që atij dhe stafit të tij t’i bëhej testi në mënyrë që në rast se ata dalin negativ të vazhdojnë punën në Klinikën e Biokimisë pasi që është e nevojshme që aty të vazhdohet puna.

Dr.Shemsi Veseli më tutje ka thënë se edhe laboratori i  Biokimisë Klinike pranë QKUK-së në Prishtinë,bëhën  disa analiza për të prekurit me  Coronavirusin kinez COVID -19.

(F.B)

Akti i tradhtisë së lartë

Rezultate imazhesh për biografi e Eshref ymerit

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri

Akti i tradhtisë së lartë Kuvendi i Kosovës, shumica e të cilit përbëhet prej deputetësh-argatë të Beogradit, me në krye dy tradhtarë të regjur - Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën - kreu aktin e tradhtisë së lartë ndaj Rerpublikës së Kosovës, duke votuar më 25 mars 2020 për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Ky akt i lart tradhtie dëshmon më së miri se populli shqiptar i Kosovës vërtet shpëtoi nga kthetrat e sundimit gati një shekullor serbosllav, por ai nuk shpëtoi dot nga kthetrat e sundimit të argatëve brenda shqiptar të Beogradit.

Historia e kombit shqiptar ka vërtetuar në praktikë se,siç shkruan në kujtimet e veta Profesori i shquar Vedat Kokona, sundimi i shqiptarëve prej shqiptarëve ka qenë dhe vazhdon të mbetet më i egër sesa sundimi i të huajve. 

Është në dorën e shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, nëse udhëhiqet nga bindjet nacionaliste dhe nga dinjiteti i lartë kombëtar, se për kë do të votojë në zgjedhjet e ardhshme - për krahun e Albin Kurtit dhe të ardhmen e Kosovës apo për krahun e tradhtarëve, përkrahun e mykur të argatëve të Beogradit, të cilët i kanë rrjepur shtatë pale lëkurë dhe janë pasuruar në mënyrë marramendëse në kurriz të tij.

Nëse ai popull do të votojë në shumicë për këta të fundit, atëherë ai e meriton plotësisht sundimin e shqiptarëve prej shqiptarëve.

 Një votim i tillë do të na kujtojë shembullin e Shqipërisë Londineze, të cilën krimineli dhe tradhtari me damkë në shërbim të serbosllavizmit - Enver Hoxha - e sundoi dhe e poshtëroi deri në atë shkallë, saqë nuk ishte parë ndonjëherë në historinë e Evropës, duke dhënë modelin më të përbindshëm të sundimit të shqiptarëve prej shqiptarëve.

Sinsinati, Ohajo 26 mars 2020

2020/03/25

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe njëherë nisjen e mocionit për votëbesim.


Pas gjysmë orë pritet të nis seanca ku do të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e qeverisë së Albin  Kurti.



Para deputetëve të partive politike, në hapësirat afër Kuvendit të Kosovës është parë të ketë arritur edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

E ndërsa seanca pritet të nis me fillim prej orës 11:00, është pikërisht Kosnett ai që mbrëmë doli me një qëndrim të qartë se SHBA-të përkrahin seancën e sotme.

Deklarimi i tij ishte krejt ndryshe nga ai i evropianëve, konkretisht zyrtarëve gjermanë e francez të cilët bënë thirrje për stabilitet të qeverisë në kohën e përballjes me pandeminë e koronavirusit.

“I kënaqur që shohë që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër. 

Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutë”, ka shkruar Kosnett .






Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur lajmin se Kuvendi i Kosovës do të votojë nëser për mocionin e mosbesimit.

Kosnett, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të respektojnë Kushtetutën.

“I kënaqur që shohë që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër. Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutë”, ka shkruar Kosnett.

Rezultati i imazhit për christian heldt twitter


Ndryshe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, sot e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe njëherë nisjen e mocionit për votëbesim.

“Kjo është tërësisht e papranueshme, nuk e di pse tolerohet një ambasador i huaj kur nuk ka sjellje diplomatike konform mandatit që ka”, ka thënë ai.

Nga 1 korrik 2020, Gjermania do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së

Përplasja me BE-në garanton mos liberalizimin e vizave dhe të ardhme të pa qartë
Njëkohësisht, pardje kancelarja  Angela Merkel ka shprehur qëndrimin e saj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Dje, Ministritë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë shprehë shqetësimin për situatën politike në Kosovë. Në veçanti, dy vende kanë nënvizuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë evropiane dhe në këtë drejtim presidenti Macron dhe kancelarja Merkel do të ftojnë Samit të veçantë në Paris. Njëkohësisht, pardje kancelarja Merkel ka shprehur qëndrimin e saj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Për Institutin EPIK Këto zhvillime ndodhin në një sfond të pa precedentë. Këtë javë Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez, ka përkrahur vendimin e Kosovës për heqjen graduale të tarifës 100%.

Në këtë kontekst, Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për ashpërsimin e përplasjeve në mes spektrit politik të Kosovës dhe aleatëve kyç Evropian, si dhe ndasinë e vazhdueshme në mes Kosovës dhe BE-së.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE.

“Dëshirojmë të nënvizojmë faktin se nga 1 korrik 2020, Gjermania do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së. Si vendi më i madh në BE, Gjermani tani më ka konfirmuar qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në komunikatën e EPIK.

Vazhdimi i diskursit të përplasjes me BE-në, për EPIK-un, do të sjell pasojat negative për vendin, pasi që rrezikojmë të mbesim i vetmi vend pa liberalizimin e vizave për një të ardhme të parashikueshme, ndërsa vend i vetëm pa aplikuar për statusin e vendit kandidat për një të ardhme të pa parashikueshme.

“I rrethuar nga të gjitha vendet të cilat janë duke progresuar drejt BE-së, Kosova rrezikon të mbetet vend i vetëm me ardhme të pa qartë në Ballkanin Perëndimor”, përfundon komunikata.

Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës, sipas një letre të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopma...