Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/26

Infermierët e Nju Jorkut janë detyruar të “veshin” qese mbeturinash.

Për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse në një spital në Manhatan, Nju-Jork, infermierët janë detyruar të “veshin” qese mbeturinash.

Në fotografinë që po përhapet me shpejtësi në internet tregon si tre infermierë në Spitalin Maunt Sinai Uest duke pozuar në një korridor spitali të veshur me qese të mëdha të zeza plastike për mbeturina, të shndërruara në uniforma mbrojtëse, njoftoi Nju-Jork Post.

Ndërkohë, stafi i spitalit jo larg distriktit Kolumbia në qendër të Manhatanit besojnë se mungesa e pajisjeve mbrojtëse është fajtore për vdekjen e një prej kolegëve të tyre, i cili u diagnostikua me koronavirusin e ri dy javë më parë.

“Spitali e vrau dhe ai duhet të përgjigjet për të”, tha një nga infermierët.

Një infermiere tjetër tha që problemet me mungesat e pajisjeve nuk ishin të reja dhe zgjatën një vit, për shkak të së cilës personeli shpesh është detyruar t’i fshehte rezervat e personale dhe se situata u bë kritike kur pacientët me koronavirus filluan të arrinin në spital.

Për shkak të kësaj, infermierët filluan të mbajnë thasë mbeturinash.

Njerëzit të cilët janë shëruar nga koronavirusi i ri mund të mbeten bartës të COVID-19 dhe duhet sërish të testohen, deklaroi virologu dhe drejtori i Qendrës për kërkime shkencore në qytetin francez Besankon, Filip Humber.

“Mund të shëroheni nga virusi, por sërish e keni atë në zgavrën e hundës dhe në këtë mënyrë mund ta përhapni. Kjo ndodh te bartësit e hepatitit B dhe C”, shtoi Humber.

”Kjo do të thotë që ju mund të keni antitrupa kundër virusit, por në të njëjtën kohë edhe vetë virusin”, theksoi Humber në samitin e Shoqatës së Korrespondentëve të Jashtëm të OKB-së në Gjenevë.

Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, deri më tani në botë ka 22.000 persona të vdekur nga koronavirusi i ri.

Numri i rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në gjithë botën ka shkuar në mbi 500 mijë.


”Gjithsej 500.542 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën”, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Kinë, me 81.285 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten SHBA me 74.422 raste dhe Italia me 74.386.

Pas tyre vijojnë Spanja me 56.197 paceintë, Gjermania me 41.519, Irani me gjithsej 25.233 raste deri më tani, Franca me 25.233 dhe Zvicra me 11.712 raste.

Vendet në fjalë janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 10 mijë me të infektuar nga virusi.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në Kinë, deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në mbarë botën.

Deri më tani, në mbarë botën jetën kanë humbur 22.334 njerëz. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Londër – 210 milionë stërlina për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19

Britania e Madhe njoftoi sot, pas samitit virtual të G20-s, se do të rrisë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një vaksinë për koronavirusin e ri me 210 milionë stërlina (rreth 230 milionë euro).

“Ky rekord britanik financimi do të ndihmojë në gjetjen e një vaksine për botën”, deklaroi kryeministri konservator, Boris Johnson.

“Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve dhe qeverive të G20-s në mbarë botën të rrisin përpjekjet e tyre dhe të na ndihmojnë për të kapërcyer këtë virus”, shtoi ai.

Përveç kësaj, qeveria njoftoi edhe një fond prej 63 milionë stërlinash për të zhvilluar trajtime dhe teste COVID-19.

Kryetarit i Nju Jork- ut Bill de Blasio: Gjysma e qytetarëve të New Yorkut, do të infektohen me COVID-19



Gjysma e qytetarëve të New Yorkut, pra rreth katër milion njerëz, do të infektohen para se epidemia e koronavirusit të marrë rrjedhën e saj natyrore, është parashikimi i zymtë i kryetarit Bill de Blasio, në dritën e të dhënave më të fundit mbi vdekjet dhe infeksionet.

“Eshtë e besueshme dhe është shumë shqetësuese, por duhet të fillojmë ta themi të vërtetën”, theksoi De Blasio.

Nju Jork ka bëre më shumë testime se çdo shtet tjetër në vend dhe po arrin nivele të ngjashme me Kinën dhe Korenë e Jugut.

Sipas këshilltarit të shëndetit, Oxiris Barbot, epidemia mund të fillojë të ngadalësohet në muajin shtator.

TGCOM24.

Për shkak të koronavirusit qytetarët janë duke i përdorur MASKAT në masë të madhe.


Qytetarët të cilët vijnë nga vendet e mbipopulluara zakonisht mbajnë maska mbrojtëse si preventivë ndaj infeksioneve dhe viruseve të ndryshme.

Në Kosovë kjo nuk ka qenë e zakonshme, por në kohën e fundit për shkak të koronavirusit qytetarët janë duke i përdorur ato në masë të madhe.

Por në vende të ndryshme është ngritur kjo çështje në debat duke thënë se maskat nuk na mbrojnë nga viruset dhe njerëzit e shëndoshë nuk kanë nevojë ta përdorin atë.

E infektologu dr.Valbon Krasniqi, i cili profesionin e tij e ushtron në Klinikën Infektive në QKUK, thotë se ka lloje të ndryshme të maskave, të cilat nuk e kanë efektin e njëjtë.

Ai thotë se maskat mbrojtëse nuk duhet patjetër të mbahen nga njerëzit të cilët nuk kanë pasur ndonjë kontakt me dikë nga të infektuarit, nëse nuk kanë ndonjë grip ose ftohje apo simptomë tjetër.

Dr.Krasniqi shton se si masë preventive ndaj viruseve rol të madh luajnë edhe dezinfektuesit, e që më së shpeshti është duke u përdorur alkooli etilik me masë prej 70%.

E qytetarët thonë se situata e fundit në botë ka bërë që maskat t’i fusin në përdorim çdo ditë. Ata besojnë se ato janë preventiva më e madhe ndaj koronavirusit, për atë edhe janë duke respektuar rekomandimet që janë duke u dhënë vazhdimisht.

Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Ndërsa, vazhdohet të rekomandohet kujdesi më i madh ndaj higjienës, të lahen duart më shpesh dhe të kihet kujdes në distanca të afërta me njerëz.


Të burgosurat në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan (QKFL) kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale.

Lajmi bëhet i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili njofton se në kuadër të implementimit të planit operativ “Corona Virus” me qëllim mbrojtjen e të burgosurve dhe punonjësve të këtij shërbimi nga pandemia e koronavirusit COVID-19 ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale.

Prodhimi i këtyre maskave bëhet me rekomandim të mjekëve profesionistë dhe po përdoret material në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat. Pas përllogaritjes të kostos së prodhimit, ka rezultuar se këto maska kushtojnë vetëm 0,10 cent për copë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij prodhimi synon në uljen e shpenzimeve ekonomike për maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga pandemia COVID-19 nëpër të gjitha institucionet korrektuese në vend.

Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e brendshme të të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet të tjera shtetërore.

“Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi”. Siguria vjen sot nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA), përmes një deklarate nga drejtoresha shkencore Marta Hugas.


Njoftimi i AKU:
Nuk ka prova se Covid-19 përhapet nga ushqimet?
Autoritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore, janë prononcuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me COVID-19

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët tek njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

Po kështu edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.

OBSH gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

- mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore,

- larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,

-shmangien e konsumit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur,

- larjen e frutave dhe perimeve,

- respektimin e rregullave normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.

- Për sa më sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka vënë në zbatim Listën e Verifikimi për OBU-të përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

- Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ,

- Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës,

- Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor,

- Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi, kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës,

- Eliminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi,

- Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin,

- Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore,

- Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...