Kosova dhe Covid-19-të...
Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën. Shuma e parave do të përdoren për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.
Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.
“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.
Mjetet financiare jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë njoftuar që kjo kontratë përfshinë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga koronavirusi dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
Në një njoftim të mëhershëm të zëdhënsit të Minsitrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, është thënë se “pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni, shiringë, auto-ambulanca etj”.
Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës”, ka shkruar Hoti në llogarnë e tij në Facebook.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar sot 13 raste të reja të prekura me koronavirus.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, është në njoftim.
Aty po ashtu është thënë se të mërkurën është bërë i ditur lajmi për shërimin e katër personave nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një të vdekur me koronavirus.
Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.
Shqipëria dhe Covid-19-të...
Qeveria Shqiptare zgjati pa afat masat shtrënguese deri në fund të pandemisë COVID-19.
Por, pak orëm më vonë kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama njoftoi se po diskutohen një plan i lehtësimit gradual të masave deri në mesin e këtij muaji. Ndërkohë nga java e ardhshme do të ketë lehtësira të lëvizjes.
Shqipëria po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim zbutje të kurbës. Nuk e dimë kur do të ndodhë por deri në mes të prillit do të kuptojmë sa thellë është shtrirë ky armik mes nesh. Po studiojmë disa lehtësira edhe për lëvizjen duke filluar me pikatore nga java e ardhshme. Prisnim kërcim të numrave në javën që lamë pas por nuk ndodhi as këto ditë. Na bën optimist por nuk do të thotë asgjë deri sot. Vigjilencë dhe rezistencë. Fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik por edhe rezistenca jonë.Do të jetojmë me ditën, jo me javën dhe as me muajin sepse ndryshe se fitojmë dot këtë luftë.
Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë sot afatin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit për një kohë të pacaktuar.
Sipas vendimeve të mëparshme kufizimi ishte deri më datën 3 prill, por sot Ministria e Shëndetësisë ka firmosur në bllok të gjitha vendimet, duke e shtyrë afatin e ndalimit të aktiviteteve deri në afat të papërcaktuar.
Këto vendime prekin ndër të tjera institucionet arsimore, kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në QSUT, aktivitetet publike dhe jo publike, baret, restorantet, etj.
Koronavirusi vijon të përhapet në Shqipëri, i cili deri më tani ka shkaktuar 15 viktima dhe 259 të infektuar.
Ndërkohë, Shqipërisë i ka ardhur në ndihmë Kina duke duke dhuruar teste për COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, teksa falënderon ambasadën kineze në Tiranë për ndihmën ndaj vendit tonë.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe.
🇨🇳 🇦🇱 Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! ”,- shkruan ISHP në “Facebook”
Urdhëri 1: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë tereza’ dhe spitalin Unibversitar Shefqet Ndroqi deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 2:Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 3: Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 4: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 5: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 6: Për marrjen e masave të veçanta për poarandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 7: Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe cerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Maqedonia e Veriut dhe Covid-19-të...
Është regjistruar edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Vdekur, duke e çuar në dhjetë numrin e viktimave nga COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë tha se viktima është një grua 65-vjeçare nga Llabunishta e Strugës, vuante nga disa sëmundje kronike para se të infektohej edhe me kornavirusin e ri.
Të mërkurën janë regjistruar 25 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Ai tha piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.
“
Është regjistruar edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Vdekur, duke e çuar në dhjetë numrin e viktimave nga COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë tha se viktima është një grua 65-vjeçare nga Llabunishta e Strugës, vuante nga disa sëmundje kronike para se të infektohej edhe me kornavirusin e ri.
Të mërkurën janë regjistruar 25 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Ai tha piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.
“Kemi situatë dinamike në të gjitha zonat e vendit. Pikun e presim diku nga fundi i muajit prill. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësor është i përgatitur të pranojë numër më të madh të pacientëve”, ka deklaruar Filipçe.
Numri i personave të shëruar ka arritur në 17. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për 46 raste të shkeljes masave të qeverisë për lëvizje gjatë kohës së orës policore.
Italia dhe Covid-19-të...
Italia ende përballet me vdekje masive të shkaktuara nga koronavirusi. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 727 persona.
Numri total i viktimave që nga nisja e pandemisë është, 13155 ndërsa numri i rasteve pozitive ka arritur në 110 574, duke shënuar 4782 raste më shumë se një ditë më parë.
4035 në terapi intensive, 28 493 në struktura spitalore e 48 134 në kushte shtëpie.
Pacientë të shëruar deri më sot janë 16 847. Në Lombardi numri i ëve është 7953 e numri i rasteve pozitive ka arritur në 44 773. Deri më tani në Itali janë kryer 541 423 tampone.
Masat e izoluese për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Itali janë zgjatur deri në 13 prill, tha ministri i shëndetësisë Roberto Speranza.
Ne nuk duhet të ngatërrojmë sinjalet e para pozitive me një sinjal ‘çdo gjë në rregull’. Të dhënat tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur dhe se vendimet drastike po japin fryte” i tha ai dhomës së lartë të Senatit të mërkurën.
Megjithëse të dhënat kanë treguar që numri i përgjithshëm i rasteve në vend po ngadalësohet – 4,053 infeksione të reja u rapotuan të martën – numri i vdekjeve mbetet mbi 800 në ditë.
Italia u bë vendi i parë perëndimor që vendosi të gjithës territorin e saj në karantinë në 9 Mars.
Speranza shtoi se “beteja (kundër virusit) është ende shumë e gjatë”.
Gjermania dhe Covid-19-të...
Gjermania është përjashtim nga çdo vend tjetër i prekur nga koronavirusi sepse ka një shkalle shumë te ulët vdekshmërie, 800 vdekje në 73 mijë të të infektuar, që llogarit një përqndje shumë të ulët vdekshmërie, karahasuar të paktën me Spanjën që llogarit më shumë se 9 mijë viktima në 100 mijë të prekur apo Italinë që numëron më shumë se 10 mijë viktima në 105 mijë persona të prekur. Franca nga ana tjetër, e cila ka më pak persona të prekur se Gjermania, numëron 4 herë më shumë viktima. Nga 52 mijë të prekur, në Francë kanë humbur jetën më shumë se 3500 persona.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjatur afatin e masave të vendosura për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.
Duke folur pas një konference telefonike me kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë, kancelarja gjermane tha se ishte shumë shpejt për të zbutur masat e distancimit social dhe këshilloi njerëzit që “përgjithësisht të evitojnë udhëtimet private dhe vizita te të afërmit” deri më 19 prill .
Ndërsa Merkel nuk ka pranuar të vendosë një bllokim të plotë të vendit, ekonomia më e madhe e Evropës që nga 23 marsi ka qenë nën një të ashtuquajtur “ndalim kontakti” ku mbledhjet e më shumë se dy personave janë të ndaluara, me përjashtime për familjet.
Merkel tha që ajo do të kërkojë këshilla të mëtejshme shkencore për ndoshta lehtësimin e kufizimeve aktuale në 14 prill.
Sipas institutit Robert Kok, Gjermania në 24 orët e fundit ka regjistruar 149 viktima duke e cuar totalin në 732. Vendi numëron gjithësej rreth 70 mijë të prekur nga virusi dhe mbi 18 mijë të shëruar.
Islanda dhe Covid-19-të...
Ndërsa Islanda ka vendosur që të ndjket testimet masive për koronavirusit, duke mos lejuar karantinimin e detyrueshëm ndaj qytetarëve.
Mësohet se ishulli i Atlantikut Verior ka testuar 5% të popullatës së saj, rretj 17 mijë e 900 persona.
Sipas të dhënave, gjysma e testimeve janë kryer nga spitali kombëtar i Islandës kurse për gjysmën tjetër ka kontribuar një kompani farmaceutike.
Rasti i parë më koronavirus në Islandë u konfirmuar më 28 shkurt, ndërsa aktualisht numri i të prekurve është 1 mijë e 220 të prekur nga të cilët 2 viktima.
Deri më tani, Islanda dhe Suedia nuk kanë pranuar mbylljen e vedit si dhe të vendos masa shtrënguese për qytetarë
India dhe Covid-19-të...
Pas përhapjes së koronavirusit, India vendosi që të izolojë në shtëpi i 1,3 miliardë banorë. Por, ky vendimm përveç se ngadalësoi përhapjen ekoronavirusit, zgjidhi përkohësisht edhe një tjetër problem shëndetësor, atë të nivelit mbytës të ndotjes së ajrit.
Izolimi më i gjerë në botë, nënkupton mbylljen e të gjitha fabrikave, dyqaneve dhe vendeve të kultit si dhe pezullimin e transportit publik. Autoritetet njoftojnë se janë eliminuar grimcat e dëmshme të ndotjes për shkak të ndalimit të qarkullimit të automjeteve dhe kufizimit të punës në termocentrale.
Imazhet dramatike me mjegullën mbytëse të ajrit të ndotur janë eliminuar. Atraksionet turistike të Indisë mund të shikohen me sy të lirë, gjë e cila ishte e pamundur më përpara.
Anglia dhe Covid-19-të...
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit 563 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ky është numri më i lartë i viktimave për vendin në një ditë që prej shpërthimit të pandemisë.
Sipas të dhënave të autoriteteve në Britani deri tani janë testuar 152,979 persona nga të cilët 29,474 kanë rezultuar positivë. Aktualisht COVID-19 ka shkaktuar 2,352 viktima në Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria dhe autoritetet janë përballur me shumë kritika sa i përket numrit të testimeve të kryera në një ditë krahësuar me vendet e tjera Europiane.
Si përgjigje ndaj kësaj qeveria ka vendosur që të kryejë 25 mijë testime në ditë. Shifër kjo ende jo shumë e madhe krahësuar me Gjermaninë që kryen 70 mijë në ditë.
Bota ndodhet në ankthin e një pandemie që ka shkaktuar mijëra viktima e të infektuar, ka kolapsuar sistemet shëndetësore, dhe ka paralizuar ekonominë botërore.
Megjithatë, jo të gjitha vendet janë prekur në të njëjtën mënyrë dhe sistemet e tyre shëndetësore kanë reaguar në forma të ndryshme. Kështu disa e kanë frenuar në mënyrë perfekte (Koreja e Jugut), disa janë thjesht me fat (Japonia) ose po konsiderohen imune (Ferrera Erbognone në Lombardi), të tjerë po konsiderohen “të pavdekshëm” (Gjermania), ndërsa disa të tjerë duket se nuk duan t’ia dinë fare (Suedia, Bjellorusia).
Japonia dhe Covid-19-të...
Vendi aziatik nuk vendosi masa të ashpra ndaluese si Kina, nuk testoi në masë si Koreja e Jugut, megjithatë numrat e vdekjeve dhe të të prekurve ishin të pakrahasueshme me Italinë dhe Spanjën.
Qyteti më i prekur i Japonisë, Hokaido, ka hequr gjendjen e emergjencës. Disa zyrtarë ende mendojnë se Tokio mund të preket nga një shpërthim i dytë i virusit, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur.
Ferrera Erbognone në Lombardi dhe Covid
-19-të...
Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në botë. Me një rekord të frikshëm viktimash dhe një numër të lartë të të infektuarve, vendi fqinj po kalon një nga periudhat më të vështira të historisë moderne.
Rajoni më i goditur italian vijon të mbetet Lombardia. Mirëpo, në një prej komunave të saj, Ferrera Erbognone, me më shumë se 1 mijë banorë, nuk ka asnjë person të prekur.
“Tgcom24” shkruan se ky është një rast i pazakontë dhe ka detyruar ekspertët ta bëjnë atë objekt studimi.
Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave.
Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave.
Koreja e Jugut dhe Covid-19-të...
U bë shembull botëror për frenimin e shpejtë të përhapjes. Vendi më parë është prekur nga SARS dhe MERS, viruse të së njëjtës familje me koronavirusin, dhe kanë një ide të qartë se si të përballen me viruset.
Koreja arriti të ndalojë përhapjen e koronavirusit në 7,5 milionë banorë me masa si testimi masiv, gjurmimi i kontakteve, distancimi social, higjena personale, dhe veshjet mbrojtëse.
Afro 20 mijë njerëz testohen çdo ditë për koronavirus në Korenë e Jugut, më shumë njerëz për frymë se kudo tjetër në botë.
Koreja arriti të ndalojë përhapjen e koronavirusit në 7,5 milionë banorë me masa si testimi masiv, gjurmimi i kontakteve, distancimi social, higjena personale, dhe veshjet mbrojtëse.
Afro 20 mijë njerëz testohen çdo ditë për koronavirus në Korenë e Jugut, më shumë njerëz për frymë se kudo tjetër në botë.
Sistemi shëndetësor apo arsye të tjera?
Ekspertet e shëndetit analizojnë se në Gjermani janë testuar shumë persona, përfshirë të rinjtë dhe personat e shëndetshëm, të cilët kanë pak ose aspak probabilitet të vdesin nga koronavirusi. Ndërkohë shteti gjerman ka parashikuar njëkohësisht të kryerjë testimin e të gjithë popullatës, për të parë antikorpet në gjakun e tyre, duke kuptuar kështu edhe personat që e kanë kaluar virusin pa dhënë simptoma.
Bjellorusia dhe Covid-19-të...
Ndërsa tërë bota është në ankthin e goditjes, në një pikë të Europës jeta vazhdon normalisht.
I konsideruar si regjimi i fundit në Europë, Bjellorusia thuajse ka injoruar cdo paralajmërim për rrezikun e kësaj pandemie vdekjeprurëse dhe madje presidenti i saj Aleksandër Lukashenko ka një recetë se si të shërohemi nga virusi.
I konsideruar si regjimi i fundit në Europë, Bjellorusia thuajse ka injoruar cdo paralajmërim për rrezikun e kësaj pandemie vdekjeprurëse dhe madje presidenti i saj Aleksandër Lukashenko ka një recetë se si të shërohemi nga virusi.
“Populli të bëj sauna, të pijë shumë vodka dhe të punojë po aq, që të shkatërrojë virusin brenda tij”, ishte deklarata e njeriut që qeveris që nga viti 1994 Bjellorusinë me një sistem të ngjajshëm me atë të Bashkimit Sovjetik.
Vendi i ka injoruar aq shumë marrjen e masave sa nuk ka ndërprerë as kampionatin e futbollit dhe as pjesëmarrjen në stadiume.
Suedia dhe Covid-19-të...
Suedia ka reaguar krejt ndryshe nga vendet e tjera të prekura të botës, madje edhe nga vendet fqinje si Norvegjia dhe Danimarka, të cilat kanë vendosur masa ndaluese të forta që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në Evropë.
Baret, restorantet dhe kufijtë janë të hapur, ndërsa vendasit duket se janë shkëputur nga pjesa tjetër e botës, ku pandemia është kryefjalë e jetës së përditshme. Ata vijojnë jetën normalisht, madje kanë refuzuar të anulojnë koncertet dhe shfaqjet teatrale.
Turkmenistani dhe Covid-19-të...
Turkmenistani, një vend aziatik me 6 milionë banorë, deklaron se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Edhe pse vend kufitar me Iranin, që është një nga vatrat e pandemisë, regjimi fsheh informacionet për vendasit dhe nuk jep asnjë shpjegim ose përditësim për Covid-19 që po mban në ankth, gjithë pjesën tjetër të planetit.
Sipas organizatës Reporters without Borders, vetë fjala koronavirus është e përjashtuar nga çdo media shtetërore, dhe nuk këshillohet të përdoret në asnjë dalje televizive.
Sakaq, asnjë kronikë mbi përhapjen ndërkombëtare të pandemisë nuk transmetohet në televizion, dhe asnjë informacion nuk jepet nga Ministria e Shëndetësisë.
Irani dhe Covid-19-të...
Gjithashtu, janë regjistruar 2987 raste të reja, ndërsa numri në total i të infektuarve është në 47593.
Lajmin e ka konfirmuar për televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour.
Në Iran janë 15473 pacientë që janë shëruar dhe kanë lënë spitalet. Rasti i parë me Koronavirusi në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas ai u përhap të në gjithë vendin.