2020-04-05

Analizë nga :Dr. Henry Alfred Kissinger- Pandemia e COVID-19 do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror




Nga Dr. Henry Alfred Kissinger

Atmosfera surreale e pandemisë së Covid-19 më sjell ndër mend, se si ndjehesha në rininë time, kur isha pjesë e Divizionit të 84-të të Këmbësorisë gjatë Betejës së Bulge. Tani, ashtu si në fund të vitit 1944, ekziston një ndjenjë e rrezikut të porsafilluar, që kish në shënjestër jo ndonjë person të veçantë, por që godiste në mënyrë rastësore dhe me shkatërrim. Por ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis asaj kohe të largët dhe kohës tonë. Qëndrueshmëria amerikane atëherë u forcua prej një qëllimi final kombëtar. Tani, në një vend të ndarë, një qeveri efikase dhe largpamëse është e nevojshme për të kapërcyer pengesat e pashembullta, në përmasa dhe në shtrirjen globale. Ruajtja e besimit të publikut është thelbësore për solidaritetin shoqëror, marrëdhëniet e shoqërive me njëra-tjetrën dhe paqen e stabilitetin ndërkombëtar.

Kombet bashkohen dhe lulëzojnë bazuar në besimin se institucionet e tyre mund të parashikojnë fatkeqësi, të ndalin impaktin e tyre dhe të rivendosin stabilitetin. Kur të mbarojë pandemia e Covid-19, institucionet e shumë vendeve do të perceptohen si të dështuara. Nuk ka rëndësi, nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pas koronavirusit. Të debatosh tani për të kaluarën, vetëm sa e vështirëson të bërit e gjësë së duhur.


Koronavirusi ka goditur me një forcë dhe egërsi të paprecedentë. Përhapja e tij është eksponenciale: rastet në SHBA po dyfishohen çdo pesë ditë. Ndërkohë që shkruaj këtë artikull, nuk ka ende një kurë. Pajisjet mjekësore janë të pamjaftueshme për të përballuar valët e rasteve që sa vjen e zgjerohen. Njësitë e kujdesit intensiv janë në prag kolapsi. Testimi është i pamjaftueshëm, për kryerjen e detyrës së identifikimit të shtrirjes së infeksionit, aq më pak sprapsjes së tij. Një vaksinë e suksesshme mund të dojë 12-18 muaj që të prodhohet.

Administrata e SHBA ka bërë një punë solide në shmangien e katastrofës së menjëhershme. Testi përfundimtar do të jetë nëse përhapja e virusit mund të ndalet dhe më tej të sprapset, në një mënyrë dhe në një shkallë që ruan besimin e publikut tek aftësia e amerikanëve për t’u vetëqeverisur. Përpjekjet e krizës, sado të gjera dhe të domosdoshme, nuk duhet të largojnë vëmendjen nga detyra urgjente e lançimit të një përpjekjeje paralele, për tranzicionin drejt rendit të pas-koronavirusit.

Udhëheqësit po e përballin këtë krizë kryesisht mbi baza kombëtare, por impakti i virusit mbi shpërbërjen e shoqërive, nuk njeh kufij. Ndërkohë që sulmi ndaj shëndetit të njeriut do të jetë – shpresojmë – i përkohshëm, trazirat politike dhe ekonomike që ai ka startuar mund të zgjasin me breza. Asnjë vend, madje as SHBA, nuk mund të kapërcejë këtë situatë të shkaktuar prej virusit, thjesht me përpjekje kombëtare. Adresimi i nevojave të momentit duhet të shoqërohet përfundimisht me një vizion dhe program global bashkëpunues. Nëse ne nuk mund t’i bëjmë të dyja këto njëkohësisht, do të përballemi me më të këqijat e secilës.


Duke nxjerrë mësime nga zhvillimi i Planit Marshall dhe Projektit Manhattan, SHBA është e detyruar të ndërmarrë një përpjekje të madhe në tre fusha. Së pari, të forcojë rezistencën globale ndaj sëmundjeve infektive. Triumfet e shkencës mjekësore si vaksina ndaj poliomielitit dhe zhdukja e lisë së dhenve, ose mrekullia statistikore-teknike e diagnozës mjekësore përmes inteligjencës artificiale, na kanë përgjumur në një vetëkënaqësi të rrezikshme. Ne kemi nevojë për të zhvilluar teknika dhe teknologji të reja për kontrollin e infeksionive dhe vaksinave, nëpër popullsi të mëdha. Qytetet, shtetet dhe rajonet duhet të përgatiten vazhdimisht për të mbrojtur njerëzit nga pandemitë përmes krijimit të stoqeve, planifikimit bashkëpunues dhe eksplorimit në kufijtë e shkencës.

Së dyti, të përpiqet të shërojë plagët e ekonomisë botërore. Udhëheqësit globalë kanë nxjerrë mësime të rëndësishme nga kriza financiare e vitit 2008. Kriza e tanishme ekonomike është më komplekse: Tkurrja e shkaktuar nga koronavirusi është, në shpejtësinë e saj dhe në përmasën globale që ka, ndryshe nga çdo gjë e njohur ndonjëherë në histori. Dhe masat e nevojshme për shëndetin publik, siç janë distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojnë në shtimin e dhimbjes ekonomike. Programet gjithashtu duhet të kërkojnë të zbusin efektet e kaosit që do të vijë, tek popullsitë më të rrezikuara në botë.

Së treti, të mbrojmë parimet e rendit liberal botëror. Legjenda në themel të qeverisjes moderne është një qytet me mure i mbrojtur nga sundimtarë të pushtetshëm, herë despotikë, herë të tjera dashamirës, por gjithnjë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur njerëzit nga një armik i jashtëm. Mendimtarët e Iluminizmit e ribënë këtë koncept, duke argumentuar se qëllimi i shtetit legjitim është të sigurojë nevojat themelore të njerëzve: sigurinë, rendin, mirëqenien ekonomike dhe drejtësinë. Individët nuk mund t’i sigurojnë vetë këto gjëra. Pandemia ka nxitur një anakronizëm, një ringjallje të qytetit me mure, në një epokë kur prosperiteti varet nga tregtia globale dhe lëvizja e njerëzve.

Demokracitë e botës duhet të mbrojnë dhe të ruajnë vlerat e Iluminizmit. Një tërheqje globale nga ekuilibrimi i pushtetit me legjitimitetin, do të bënte që kontrata sociale të shpërbëhej brenda shteteve dhe ndërkombëtarisht. Megjithatë, kjo çështje mijëravjeçare e legjitimitetit dhe pushtetit, nuk mund të zgjidhet njëkohësisht me përpjekjen për të kapërcyer plagën e hapur nga Covid-19. Nevojitet përmbajtje nga të gjitha palët, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të përcaktohen qartë.

Ne kaluam nga Beteja e Bulges në një botë me prosperitet të rritur, dhe me dinjitet të njeriut të forcuar. Tani, jetojmë një periudhë epokale. Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën ndërsa ndërtojnë të ardhmen. Dështimi mund t’i vinte flakën botës.


(Dr. Henry Alfred Kissinger lindi më 27 maj 1923 në Fürth të Gjermanisë. Është diplomat dhe politikan me shtetësi Amerikane dhe me origjinë çifute.

Ishte konsultenti i sigurisë kombëtare të kryetarit amerikan në vitet 1969-1975, dhe Ministri i Punëve të Jashtme i 56'të ShBA'së ndërmjet viteve 1973-1977. Ka qenë nismëtari i butësimit të marrëdhënieve midis ShBA'së dhe Bashkimit Sovjetik, dhe si rezultat është nënshkruar marrëveshja e SALT I në vitin 1972. Në të njëjtën vit u krijuan marrëdhëniet e parë zyrtare me Republikën Popullore të Kinës.

Kissinger ka dhënë mbështetjen bombardimit të Kamboxhias gjatë viteve 1969-1970. Për kontributet e mëdha për zgjidhjen e problemit të Vietnamit, në vitin 1973 Kissingerit ishte dhënë Çmimi Nobel për Paqe. Në vitin 1979 e kontriboi fillimin e marrëdhënieve midis Egjiptit dhe Izraelit me metodën e ashtuquajtur "Shuffle Diplomacy".)

Flori Bruqi

Të lumtë ministër,dr.Arben Vitia !


Arben Vitia, kush është ministri i ri i Shëndetësisë Në Kosovë

 Dr.Arben Vitia , ministër i shëndetësisë së Kosovës ,   
pranon letër falënderimi nga Ambasadori  i ShBA-së në Kosovë,zt.Philip S.Kosnett

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar letër falënderuese nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këtë letër e ka publikuar Dr.Arben  Vitia, në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka treguar që është përgëzuar për profesionalizëm gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

“Këto janë falënderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. 

Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë. 

Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijesim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur”, ka shkruar dr.Arben Vitia.

No photo description available.

Kjo është deklarata e plotë e Ambasadës së ShBA-së:

Ne i përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar rritjen e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19.

Analisti politik, Agron Demi,dëshiron me e mbyllë RTK-në! Vallë për çfarë shërbimi sekret punon ky farë "analisti"

Agron Demi është hulumtues i politikave publike, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP .Më parë ka punuar me NDI, në projekte ndihmëse për komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Agroni ka mbaruar studimet për Administratë Publike dhe për Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë kolumnist i rregullt në disa gazeta vendore. Si aktivist i shoqërisë civile, ai është anëtar bordi i disa organizatave jo-qeveritare.



"Analisti" Agron Demi  për çfarë shërbimi sekret punon ? 

Analisti politik, Agron Demi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se RTK duhet të mbyllet, pasi ajo nuk mund të shpëtohet.

“RTK-në nuk guxojmë ta injorojmë. Edhe pse gjithnjë e më pak e shikojmë RTK-në, gjithnjë e më shumë po paguajmë nga taksat tona për këtë medium partiak. Një kohë kam avokuar për me ndryshuar mënyrën e financimit të RTK-së, me e nxjerrë nga buxheti dhe me u financu direkt nga qytetarët ngase kam menduar se kështu mund të nxirret nga kthetrat e partive. Tash mendoj se RTK duhet me u mbyllë. RTK nuk mund të shpëtohet”, ka shkruar Demi.

Ai tutje shton se, “në emër të interesit publik, në dhjetë vitet e fundit RTK ka marrë nga taksat tona rreth 100 milionë euro dhe angazhon mbi 1000 punëtorë”.

Demi shton se secili medium privat ka paanshmëri më të madhe dhe profesionalizëm më të madh se RTK-ja.

“Por, me më pak buxhet e punëtorë, secili medium privat sot na informon më paanshëm politikisht e profesionalisht se sa RTK. Me ma pak buxhet, secili medium privat sot ka teknologji më të mirë të transmetimit se sa RTK. Ngase RTK, ashtu sikurse Posta, është kujdes të punësojë familjarë të politikanëve e me i transmetu pa ndërprerë konventat e fjalimet bajate të PDK-së”, ka shkruar Demi.

Ai kritikon RTK-në për mënyrën se si mundohej të nxiste kaos.

“Vetëm shiheni edhe një herë raportimin e mbrëmshëm nga ura e Mitrovicës. Sikletin e gazetares kur bashkëbiseduesi i parë refuzonte me ju përshtatë propagandës së RTK. Mënyra se si RTK mbrëmë më çdo kusht mundohej me nxitë kaos, ngase kështu po i duhet Presidentit dhe PAN-it, të cilët janë fajtorët kryesorë pse veriu i vendit është kështu qysh është. Andaj, ku është qëllimi me vazhdu me funksionu RTK?”, ka shkruar Demi.

Krejt në fund pyesim: Vallë për cilin shërbim sekret punon ky farë "analisti" me emrin Agron Demi ?


Flori Bruqi

* Corona: Diçka nuk është në rregull ...! *

Travel to Wuhan | Dorsett Hotels & Resorts in Wuhan City, China
  🔹 Wuhan në Shanghai = 629 km

RTS :: Prestoni kineski grad Peking

  🔹 Wuhan në Pekin = 1052 km

Flights to Milan | Turkish Airlines ® | City Guide
  Wuhan në Milano = 8700 km

10 Best New York (NY) Hotels: HD Photos + Reviews of Hotels in New ...
  🔹 Wuhan në New York = 12000 km

noform
  🔹 Wuhan në Etli = 8670 km

London travel | England - Lonely Planet
  🔹 Wuhan në Londër = 8880 km

Coronavirus: update on the situation in Paris and île-de-France ...
  🔹 Wuhan në Paris = 8900 km

Best things to do in Madrid | Times Expert Traveller
  🔹 Wuhan në Spanjë = 9830 km

Flights to New Delhi | Turkish Airlines ® | City Guide
  
🔹 Wuhan në Indi = 3575 km


Coronavirus shatters trust in Iran's leaders after cases surge ...
  🔹 Wuhan në Iran = 6560 km

  🔹 * Diçka nuk është në rregull…

Qyteti kinez që e infektojë më COVID-19 ,tërë botën!!!

-3:44
Watch 

  Virus Virusi Corona ka origjinën nga qyteti i Wuhanit në Kinë dhe tani ai ka arritur në çdo cep të botës, por ky virus nuk ka arritur në kryeqytetin e Kinës: Pekinin dhe kryeqytetin ekonomik: Shanghai afër Wuhan, pse ...?



  🎈 Pekini është qyteti ku jetojnë të gjithë liderët e Kinës, udhëheqës ushtarakë jetojnë këtu, ata që drejtojnë fuqinë e Kinës jetojnë këtu, nuk ka asnjë bllokim në Pekin!  Shtë e hapur!  Corona nuk ka asnjë efekt këtu, pse ...?

  🎈 Shanghai është qyteti që drejton ekonominë e Kinës, është kryeqyteti ekonomik i Kinës, këtu jetojnë të gjithë njerëzit e pasur të Kinës!  Ata që e mbajnë industrinë të funksionojë, nuk ka asnjë bllokim këtu, korona këtu nuk ka asnjë efekt…!  * Pse ...?  *

  🎈 A është korona një virus pandemik, për të cilin është thënë se duhet të krijoni panik në të gjithë botën, por nuk do të vini në Pekin dhe Shanghai, është shumë e rëndësishme të shtroni Kinën pyetjen se kur vendet më të zhvilluara të botës  Nuk mund ta ndaloja Corona!  Corona krijoi terror në qytetet e mëdha të botës, kështu që pse nuk arriti ky konflikt të arrijë në Pekin ...?  ;  Pse të mos arrijmë në Shanghai ...? 

 * Pse ...?  *

  🎈 Pekini dhe Shanghai janë zonat ngjitur me Wuhan!  Virusi nga Wuhan arriti në çdo cep të botës, por ky virus nuk arriti në Pekin dhe Shanghai…!  * Pse ...?  *

  Sot, e gjithë India dhe 130 Indianë Kore mund të jenë të mbyllur!  Ekonomia jonë po vjen në ngërç, por të gjitha qytetet kryesore të Kinës janë të hapura dhe tani dhe nga 8 prilli, Kina po hap gjithashtu Wuhan!  E gjithë bota është e goditur me terror!  Tani rastet e reja nuk po vijnë në Kinë dhe Kina është e hapur…!  * Pse ...?  *

  Një tjetër gjë e madhe është që tregu i aksioneve në të gjithë botën ka rënë me gati gjysmën!  Nifty ka shkuar nga 12 mijë në 7 mijë në Indi gjithashtu!  Por pjesa e tregut të Kinës ishte në 3 mijë që është vetëm në 2700!  Nuk ka asnjë efekt të këtij virusi në tregun kinez gjithashtu…!  * Pse ...?  *

  Sido që të jenë këto gjëra, ata vetëm tregojnë për një gjë që korona është një armë bio-kimike e Kinës, të cilën Kina e ka lënë për shkatërrim në botë!  Pasi vrau disa njerëz të vrarë, Kina tani ka kontrolluar këtë virus!  Ndoshta edhe ai ka ilaç, të cilin nuk po e ndan me botën!

  * Pse ...? *

Prof.Dr.Fatmir Terziu

ILUSTRIMET : F.B.

2020-04-04

“Të dashur fëmijë, ja pse nuk duhet të keni frikë nga koronavirusi”, letër nga mjeku italian


Nga Alberto Pellai


Është një virus. Është aq i vogël saqë mud të shihet veçse në laboratorë specialë me mikroskopë specialë. Prandaj na frikëson kaq shumë. Sepse është i pakapshëm me sy të lirë. Gjithmonë ne qeniet njerëzore kemi frikë nga gjithçka që na bën keq dhe që nuk mund të shihet.

I ndodhte njeriut që shkonte në pyll për të gjuajtur kafshë të egra. Ai nuk i shikonte dhe I duhej të shkonte t’i kërkonte. Ato qëndronin në vende të fshehta dhe, për të mos u vrarë, mundej që ta vrisnin. Aty truri ynë ka mësuar të ndezë emocionin e frikës. Na ka pajisur me kapacitetin e paralajmërimit të një rreziku që nuk shihet. Na bëjnë të ndjejmë alarmin e rrezikut që kur nuk kemi ende përballë nesh rrezikun. Në këtë mënyrë jemi më të përgatitur për t’u përballur kur na shfaqet përpara syve.


Frika është si sirena e ambulancës që ulëret brenda teje. E dëgjon dhe të paralajmëron që diçka e rëndë do të ndodhë. Nevojitet të shkosh në spital për të shmangur që gjërat të percipitojnë. Koronavirusi, sot, bën që të bien të gjitha sirenat e alarmit të të gjithë botës. Flasin vazhdimisht në televizion. Ka syresh mes të rriturve që janë më të qetë, të tjerë në ankth, disa syresh shumë të frikësuar: e mandej ka njerëz me nerva të fortë që po punojnë ditë e natë për të luftuar këtë rrezik.

Fatkeqësisht kanë anulluar ekskursionet shkollore. Nuk bëhen më stërvitjet sportive. Ngjan sikur jemi në luftë, kjo të vjen ndërmend. Ndjen një frikë të tmerrshme për ta përballuar. Nuk mund ta zhbëjë këtë frikë, por mund të them që, teksa është e drejtë të ndjesh alarmin për diçka që na kërcënon , në të njëjtën kohë duhet të mësojmë të kemi masë në qasjen ndaj gjërave dhe t’i marrim për atë që janë.

Është e vërtetë që koronavirus është një agjent i ri infeksioni që për të parën herë po godet qëniet njerëzore. Më parë ishte prezent vetëm në trupin e disa kafshëve.

Është e vërtetë: ka njerëz të infektuar nga koronavirusi që kanë vdekur. Megjithatë, këto janë pohime të tre të vërtetave që ne të gjithë i dimë tashmë, ja disa të vërteta të tjera që, në këtë klimë alarmi, duhet të tregohen, por që njerëzit i kapin shumë pak. Infektimi për momentin ka goditur një numër shumë të ngushtë njerëzish. Sëmundja është lokalizuar në disa zona të caktuara, të quajtura zona të shpërthimit të infeksionit. Kur u identifikua zona e shpërthimit, ekspertët morën të gjitha masat e mundshme për të mos e lejuar të dilte që atje. Është tamam si një kafshë në kurth. Ja pse banorët e disa rajoneve dhe qyteteve janë sot në izolim dhe karantinë. Iu është kërkuar të mos dalin nga territori i tyre, në mënyrë që të mos transportojnë virusin në vende që nuk ka mbërritur ende.

Sëmundja e prodhuar nga koronavirusi është e ngjashme me një grip. Të shkakton kollë, tështimë, temperaturë. Në shumë njerëz virusi nuk prodhon as këto simtoma. Vetëm pak njerëz sëmuren me simtoma shumë më të rënda, si pneumonia. Sot, 2% e njerëzve të infektuar nga virusi kanë vdekur. Kjo do të thotë që prej të gjithë të sëmurëve, vdes vetëm një person në 50. E duhet të dish mes të sëmurëve nuk ka fëmijë. Ose ta shpjegoj më mirë, duket se ata që janë në moshën tënde, kanë një aftësi të natyrshme t’i rezistojnë sulmit të virusit. Që, pra, nuk përbën një kërcënim të vërtetë për fëmijët.

Përpos kësaj, duhet të konsiderosh që në vendet në të cilat është përhapur infeksioni, ka mijëra njerëz. Prej atyre ,mijëra njerëzve, shumë pak marrin infeksionin, dhe prej atyre të paktëve vetëm një në 50 vdes.

Është e trishtueshme të dish që një njeri vdes nga një sëmundje. Megjithatë është e rëndësishme që ti të kuptosh që frika që ndjen,ka të bëjë me një kërcënim që ka pak mundësi të lidhet me jetën tënde. Por e gjithë bota, për të shmangur që kjo të ndodhë, sot po përpiqet që të shmang përhapjen e virusit.

Por, është thelbësore që njerëzit të alarmohen. Sepse kështu perceptojnë një risk dhe mësojnë të bëjnë gjithë çfarë nevojitet për të shmangur që ky të transformohet në një rrezik në rritje. Është ajo që kanë bërë me ty prindërit e tu qysh kur ke lindur. Të kanë mësuar që përpara se të kalosh rrugën, duhet të presësh që semafori të kthehet në të gjelbër. Në të kundërt rrezikon të tërhiqesh zvarrë nga një makinë. Kjo të ka lejuar të mësosh që të jesh në botë I sigurt, duke ditur se si të shmangësh rreziqet .

Të kanë mësuar që nuk mund të hash vetëm kotoletë dhe patatina. Sepse trupi yt ka nevojë edhe për fibra e vitamina që gjenden tek frutat dhe perimet. Vetëm në këtë mënyrë mund të kesh një trup të shëndetshëm. Të kanë mësuar që kur lundron në internet nuk duhet të japësh të dhënat e tua – emër, mbiemër e adresë –askujt, sepse nuk dihet se kush qëndron në anën tjetër.

Për koronavirusin është diçka e ngjashme. Bota tani paralajmërohet se jashtë është një virus për të cilin nuk dimë shumë gjëra. E prandaj duhet të mbrohemi. Çdo ditë në laboratorë, shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë dhe kurën. Në çdo moment, njerëzit që na qeverisin po miratojnë ligje për të mbrojtur shëndetin tonë. Në të gjithë spitalet personelet mjekësore dhe paramjekësor janë gati të kurojnë njerëzit që do të mund të sëmuren. Dhe të sëmurët kanë 98% mundësi për t’u kuruar. Ashtu si në këtë moment, pothuajse e gjithë popullsia ka mundësi maksimale të mos sëmuret. Ekspertët e paranadalimit na thonë të bëjmë disa gjëra që janë shumë të rëndësishme: — nëse të vjen të tështishë a të shfryshë hundët bëje tek brryli . Në këtë mënyrë, jo vetëm që ulet mundësia e rrezikut për të përhapur koronavirusin, por çdo virus tjetër që ka të bëjë me rrugët e frymëmarrjes — laj mirë duart, lart, poshtë e mes gishtave, me sapun të lëngshëm, për dhjetë sekonda në vazhdim. Mund të këndosh ndërkohë “shumë urime për mua” teksa lan duart, kështu arrin të kryesh procesin për aq kohë sa duhet e ndërkohë thua diçka të bukur dhe fut brenda në shpirt pak gëzim — përdor kartopiceta dhe hidhi menjëherë në një kosh të mbyllur – mos i vendosni duart në gojë, sy, hundë (por tashmë e keni ditur këtë!) dhe mos ha thonjtë. Në fakt, mbaj të shkurtër dhe të rregullt.

Kjo është gjithçka ajo që mund të bësh, në radhë të parë për të mposhtur atë përbindëshin fantazmë, të quajtur koronavirus. Asgjë më shumë nuk mund të thuhet. Të kesh frikë sot është e natyrshme. Ne jemi të frikësuar dhe duhet të mbrohemi nga diçka që ende nuk kemi mësuar mirë ta njohim dhe të merremi me të. Por njeriu, gjatë gjithë historisë ka ditur si të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Mësoi të kapërcejë sëmundje shumë më të tmerrshme, ai shpiku raketa që mund të na çojnë në Hënë, ai zbuloi se si ta shndërrojë dritën e diellit në energji që e bën dritën të ndizet natën në shtëpitë tona, kur ka errësirë jashtë.

Frika na bën të shohim të gjithë anën e errët dhe të zymtë të gjërave. Por ti mos humb në errësirë. Beso në punën e miliona njerëzve sot që po punojnë dhe po luftojnë për të fituar betejën kundër koronavirusit. Mëso t’i imagjinosh të gjithë sëbashku. Një ushtri e pafundme me miliona burra dhe gra – mjekë, studiues, shkencëtarë, infermierë, oficerë të zbatimit të ligjit – kundër një virusi mikroskopik të padukshëm. Ne do t’ia dalim, do ta shohësh që do t’ia dalim.

*Alberto Pellai është një doktor dhe psikoterapeut. Ai është gjithashtu kërkues shkencor në Departamentin e Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Milano

Studimi i Universitetit të Harvardit ngre shqetësime serioze: Virusi mund të ‘ringjallet egërsisht’ në vjeshtën e 2020-tës


Rreziku Covid-19! A e ka ndjekur ky virus njerëzimin prej vitesh?


Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara me titull “Strategjitë e Izolimit Social për të ulur infeksionin COVID-19” ngre shqetësime serioze, për kohën se kur përfundon pandemia e koronavirusit, rasteve e të infektuarve dhe të vdekurve, si dhe heqjes së kufizimeve në të cilat jetojmë aktualisht.


Shkencëtarët në hulumtimin e tyre, përmes përdorimit të të gjitha të dhënave në dispozicion për koronavirusin dhe evolucionin e tij, shohin se masat për trajtimin e sëmundjes nuk janë të njëjta, por përkundrazi ndryshojnë hera-herës sepse virusi ka shumë të panjohura, shkruajnë mediat e huaja.

Në fakt, përmes përdorimit të një modeli matematikor, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndërhyrjet nuk do të jenë të mjaftueshme për të hequr qafe COVID-19, deri në atë masë sa që sistemet shëndetësore kombëtare të mund të plotësojnë nevojat, në këtë rast SHBA.

Kjo do të thotë se masat e izolimit shoqëror që janë marrë mund të sigurojnë që epidemia të zvogëlohet gjatë verës së ardhshme, por gjithashtu mund të çojë në një ‘ringjallje të mprehtë’ të virusit vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo situatë do të përsëritet deri në të paktën 2022, siç parashikojnë studiuesit.

Propozimi i tyre është rritja e kapacitetit të kujdesit spitalor, konkretisht Njësitë e Kujdesit Intensiv, që përveç zvogëlimit të kohëzgjatjes së epidemisë, do të sigurojë që pacientët me sëmundje serioze të mbahen gjallë.

Në veçanti, studimi thotë se një periudhë e vetme e izolimit shoqëror, karantina në të cilën jetojmë, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar rënien e sistemit shëndetësor nga epidemia e koronavirusit në të ardhmen. Mbani në mend, kjo lë një pjesë të madhe të popullatës “të prekshme” ndaj sëmundjes në të ardhmen.

Nëse nuk përdoren strategji alternative, zgjidhja e vetme për të shpejtuar përfundimin e epidemisë është rritja e kapacitetit të sistemit shëndetësor, domethënë, më shumë shtretër dhe njësi në kujdesin intensiv. Në këtë mënyrë shumë njerëz do të sëmuren në secilën “valë”, por do të marrin kujdesin e nevojshëm.

Siç shpjegojnë shkencëtarët nëse izolimi zbatohet me kohë, pasi shanset për “ringjalljen” e virusit në të ardhmen mund të jenë të mëdha, nuk është njësoj sikur të mos kishim marrë masa që nga fillimi!
Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara me titull “Strategjitë e Izolimit Social për të ulur infeksionin COVID-19” ngre shqetësime serioze, për kohën se kur përfundon pandemia e koronavirusit, rasteve e të infektuarve dhe të vdekurve, si dhe heqjes së kufizimeve në të cilat jetojmë aktualisht.

Shkencëtarët në hulumtimin e tyre, përmes përdorimit të të gjitha të dhënave në dispozicion për koronavirusin dhe evolucionin e tij, shohin se masat për trajtimin e sëmundjes nuk janë të njëjta, por përkundrazi ndryshojnë hera-herës sepse virusi ka shumë të panjohura, shkruajnë mediat e huaja.

Në fakt, përmes përdorimit të një modeli matematikor, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndërhyrjet nuk do të jenë të mjaftueshme për të hequr qafe COVID-19, deri në atë masë sa që sistemet shëndetësore kombëtare të mund të plotësojnë nevojat, në këtë rast SHBA.

Kjo do të thotë se masat e izolimit shoqëror që janë marrë mund të sigurojnë që epidemia të zvogëlohet gjatë verës së ardhshme, por gjithashtu mund të çojë në një ‘ringjallje të mprehtë’ të virusit vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo situatë do të përsëritet deri në të paktën 2022, siç parashikojnë studiuesit.

Propozimi i tyre është rritja e kapacitetit të kujdesit spitalor, konkretisht Njësitë e Kujdesit Intensiv, që përveç zvogëlimit të kohëzgjatjes së epidemisë, do të sigurojë që pacientët me sëmundje serioze të mbahen gjallë.

Në veçanti, studimi thotë se një periudhë e vetme e izolimit shoqëror, karantina në të cilën jetojmë, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar rënien e sistemit shëndetësor nga epidemia e koronavirusit në të ardhmen. Mbani në mend, kjo lë një pjesë të madhe të popullatës “të prekshme” ndaj sëmundjes në të ardhmen.

Nëse nuk përdoren strategji alternative, zgjidhja e vetme për të shpejtuar përfundimin e epidemisë është rritja e kapacitetit të sistemit shëndetësor, domethënë, më shumë shtretër dhe njësi në kujdesin intensiv. Në këtë mënyrë shumë njerëz do të sëmuren në secilën “valë”, por do të marrin kujdesin e nevojshëm.

Siç shpjegojnë shkencëtarët nëse izolimi zbatohet me kohë, pasi shanset për “ringjalljen” e virusit në të ardhmen mund të jenë të mëdha, nuk është njësoj sikur të mos kishim marrë masa që nga fillimi!



“Përfundimisht s’do jetë i kontrollueshëm”, shkencëtari i Harvardit flet pë koronavirusin: Mund të preket 70% e popullsisë globale


Epidemiologu i Universitetit të Harvardit, Marc Lipsitch, ka parashikuar që koronavirusi “përfundimisht nuk do të jetë i kontrollueshëm” dhe brenda një viti do të infektojë midis 40 dhe 70 për qind të njerëzimit, sipas “The Atlantic”.

Por shkencëtari këshillon që të mos krijohet panik, pasi nuk ka vend për shqetësime të mëdha. Sipas Lipsitch, shumë prej atyre njerëzve nuk do ta kenë infektimin në shkallë të rëndë dhe madje nuk do të tregojnë fare simptoma, gjë që tashmë është rasti për shumë njerëz që janë testuar pozitivë për virusin.

Kjo është pikërisht arsyeja pse ai nuk mendon se virusi mund të ndalet. Viruse si SARS, MERS dhe gripi i shpendëve përfundimisht u përmbajtën pjesërisht, sepse ishin më intensivë dhe kishin një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.


Por për shkak se koronavirusi aktual, i njohur si COVID-19, mund të jetë asimptomatik, ose të paktën shumë i butë, ka një shans më të mirë që njerëzit me shumë mundësi do ta kalojnë në ditën e tyre si një grip normal. Megjithatë, lajmi i keq është se ky virus bëhet më i vështirë të gjurmohet dhe parandalohet nëse nuk shfaq simptoma.

Në atë kuptim është i ngjashëm me gripin, i cili gjithashtu mund të jetë vdekjeprurës, por shpesh kalon dhe personi i infektuar nuk ka nevojë as të kërkojë kujdes mjekësor. “The Atlantik” raportoi se Lipsitch nuk ka dalë vetëm në këtë parashikim. Ekziston një konsensus që shpërthimi përfundimisht do të shndërrohet në një sëmundje të re sezonale, e cila, sipas tij, një ditë mund ta shndërrojë “sezonin e ftohjes dhe të gripit” në “sezonin e ftohjes, gripit dhe COVID-19”.

Por ndikimi i koronavirusit nuk po ndodh vetëm në shëndetin e njerëzve në botë, por edhe në zhvillimin e ekonomik të vendeve. Shumë kompani që kanë mbyllur prodhimin e tyre në Kinë, kanë lënë të tjerë në vendet europiane dhe në SHBA pa produkte masive për të shitur, kryesisht kompanitë teknologjike, duke ulur parashikimet për fitimet e tyre. Tashmë kompani të mëdha si “Apple” kanë deklaruar se prurjet nuk do të jenë ato që ishin parashikuar në bilancet e mëparshme, duke shënuar rënie.

“Goldman Sachs” e uli perspektivën e rritjes ekonomike së SHBA-së për tremujorin e parë, pasi ekonomia e vendit merr një goditje nga shpërthimi i koronavirusit global. Banka e uli parashikimin e rritjes së PBB-së në SHBA në vetëm 1.2 për qind nga 1.4 për qind, duke parë një zvarritje nga epidemia. Kjo normë e rritjes është në mënyrë drastike më e ngadaltë se rritja e 2.1 për qind në tremujorin e katërt dhe 2.3 për qind për vitin e plotë 2019.

“Rreziqet zvogëlohen qartë kur shpërthimi i virusit të përmbahet”, tha Jan Hatzius, kryeekonomisti amerikan në “Goldman”, të hënën. Numri i rasteve të koronavirusit jashtë Kinës u rrit kohët e fundit, duke shkaktuar frikën e një ngadalësimi të zgjatur ekonomik global nga përhapja e virusit. Aksionet pësuan një shitje të shpejtë të hënën, me “Dow” që ra 800 pikë. Koreja e Jugut ngriti alarmin e koronavirusit në nivelin më të lartë gjatë fundjavës, me numrin më të fundit që e çoi totalin e infektuar në më shumë se 750, duke e bërë atë vendin me shumicën e rasteve jashtë territorit të Kinës.

“Prodhimi i ulët jashtë Kinës për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit ka mbetur i papërfillshëm deri më tani dhe shumica e sektorëve kanë inventar të mjaftueshëm për të vazhduar prodhimin si normal deri në të paktën tremujorin e dytë”, tha Hatzius. Goldman parashikon se disa nga aktivitetet që kanë pësuar humbje do të kthehen në rritje tremujorin e dytë nëse virusi përmbahet.
.


“Kjo pandemi e ka kthyer botën tonë përmbys”, Flet doktori që ndihmoi në shfarosjen e lisë: Ja çfarë do të ndodhë me COVID-19



Larry Brilliant thotë se nuk ka një sferë kristali për të parë të ardhmen. Por 14 vjet më parë, Larry Brilliant, epidemiologu që ndihmoi në zhdukjen e lisë së dhenve, në një fjalim për TED Speech, e përshkroi se si do të dukej pandemia e radhës. Në atë kohë dukej shumë e tmerrshme për t’u marrë seriozisht.

“Një miliard njerëz do të sëmuren,” tha ai. “Ndërsa 165 milionë njerëz do të vdesin. Do të ketë një recesion global, depresion dhe kosto për ekonominë 1 deri në 3 trilion dollarë, do të jetë më keq sesa vdekja e 100 milionë njerëzve, sepse shumë më shumë njerëz do të humbnin punën dhe përfitimet e tyre të kujdesit shëndetësor, në mënyrë të tillë që pasojat janë pothuajse të paimagjinueshme”.


Brilliant është sot kreu i bordit të Ending Pandemics (Fundi i Pandemive) dhe po ndan përvojën me ata që janë në “vijën e zjarrit”. Jemi shumë larg nga 100 milionë viktimave nga koronavirusi, por megjithatë, kjo pandemi e ka kthyer botën tonë përmbys.

Brilliant ka qenë këshilltari teknik për filmin horror “Contagion”, tani një zgjedhje e mirë për ata që po rrinë të mbyllur në shtëpi. Përveçse ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetit në përpjekjen për t’i dhënë fund lisë, Brilliant, i cili tani është 75 vjeç, ka luftuar gripin, poliomielitin dhe verbërinë dhe dikur ka drejtuar krahun jofitimprurës të Google, Google.org.

Unë isha mes dëgjuesve në vitin 2006 kur ju mbajtët fjalimin tuaj në TED. Dëshira juaj ishte “Më ndihmoni të ndaloj pandemitë”. Nuk u plotësua dëshira juaj apo jo?

Jo, nuk më është plotësuar kurrë, megjithëse sistemet që unë kërkova sigurisht që janë krijuar dhe janë përdorur. Është shumë qesharake sepse kemi bërë një film, Contagion.

Ne të gjithë po e shohim atë film tani.

Njerëzit thonë se Contagion është parashikues. Ne thjesht iu referuam shkencës. I gjithë komuniteti epidemiologjik ka paralajmëruar për 10 ose 15 vitet e fundit se nuk kishte diskutim që do të kishim një pandemi të tillë. Ishte thjesht pyetja kur do të vinte. Është e vështirë t’i bësh njerëzit të dëgjojnë. Dua të them, Trump largoi admiralin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili ishte personi i vetëm në atë nivel që ishte përgjegjës për mbrojtjen pandemike. Me të iku gjithë rezultati i punës, stafi dhe lidhjet. Dhe pastaj Trump shkurtoi fondet e [paralajmërim i hershëm] për vendet në mbarë botën.

Keni shpjeguar domethënien e koronavirusit të ri.

Novel do të thotë që është e re. Që nuk ka qenie njerëzore në botë që ka imunitet, sepse mund ta ketë pasur më parë. Kjo do të thotë se është i aftë të infektojë 7.8 miliardë vëllezërit dhe motrat tona.

Meqenëse është i ri, ne ende epo mësojmë për rreth tij. A besoni se nëse dikush që është prekur, dhe shërohet, mund të infektohet sërish?

Unë nuk shoh asgjë në këtë virus, edhe pse është i ri, që bie në kundërshtim me këtë. Ka raste kur njerëzit mendojnë se janë infektuar sërish, por ka më shumë të ngjarë që të jetë një gabim i testit sesa një rikthim i virusit. Por do të jenë dhjetëra miliona prej nesh ose qindra miliona prej nesh ose më shumë që do ta marrin këtë virus para se të përfundojë gjithçka, dhe me një numër të madh si ai, pothuajse çdo gjë që ju pyesni “A ndodh kjo?”, mund të ndodhë. Kjo nuk do të thotë se është me rëndësi shëndetësore publike ose epidemiologjike.

A është ky shpërthimi më i keq që keni parë ndonjëherë?

Është pandemia më e rrezikshme në jetën tonë.

Neve na kërkohet të bëjmë gjëra, sigurisht, që nuk na janë kërkuar kurrë – të qëndrojmë në shtëpi, të mbajmë disa metra distancë nga njerëzit e tjerë, të mos shkojmë në tubime në grup. A po marrim këshillat e duhura?

Epo, tani që po flasim, po pretendoj se jam në një seancë meditimi, por në të vërtetë jam gjysmë i karantinuar në Marin County. Po, kjo është këshillë shumë e mirë. Por, a morëm këshilla të mira nga presidenti i Shteteve të Bashkuara për 12 javët e para? Jo. Gjithë sa kemi marrë ishin gënjeshtra. Duke folur si një zyrtar i shëndetit publik, ky është akti më i papërgjegjshëm i një zyrtari të zgjedhur që kam parë ndonjëherë në jetën time. Por ajo që po dëgjoni tani [për të izoluar, mbyllur shkollat, anuluar eventet] është e drejtë. A do të na mbrojë plotësisht? A do ta bëjë botën të sigurt përgjithmonë? Jo.

Të ulim kurbën.

Duke e ngadalësuar ose ulur atë, ne nuk do të zvogëlojmë numrin e përgjithshëm të rasteve, ne do të shtyjmë shumë raste të reja, derisa të kemi një vaksinë – të cilën do ta bëjmë, sepse nuk ka asgjë në virologji që më bën të frikësohem se ne nuk do të shpikim një vaksinë në 12 deri në 18 muaj. Përfundimisht, do të arrijmë te unaza e artë e epidemiologut.

Çfarë është kjo?

Kjo do të thotë, A, një pjesë e madhe e njerëzve e kanë marrë sëmundjen dhe janë bërë imunë. Dhe B, kemi një vaksinë. Kombinimi i A plus B është i mjaftueshëm për të krijuar imunitet në shkallë të gjerë, që është rreth 70 ose 80 për qind.

Shpresoj të arrijmë te një antiviral për Covid-19 që është kurativ, por përveç kësaj është edhe profilaktik. Është sigurisht e paprovuar dhe është sigurisht e diskutueshme, dhe sigurisht që shumë njerëz nuk do të pajtohen me mua. Por unë ofroj si provë dy punime në 2005, një në “Nature” dhe një në “Science”. Ata të dy bënë modelimin matematikor me gripin, për të parë nëse ngopja me vetëm Tamiflu e një zone rreth një rasti gripi mund të ndalonte shpërthimin. Dhe në të dy rastet, funksionoi. Unë gjithashtu ofroj si provë faktin që në një moment ne menduam se HIV / AIDS ishte i pashërueshëm dhe një dënim me vdekje. Pastaj, disa shkencëtarë zbuluan ilaçe antivirale dhe ne kemi mësuar se disa prej këtyre ilaçeve mund të jepen para ekspozimit dhe të parandalojnë sëmundjen. Për shkak të interesit të lartë për të mposhtur Covid-19, ne do të investojmë njohuritë shkencore, paratë dhe burimet për gjetjen e antiviralëve që kanë karakteristika profilaktike ose parandaluese.

Kur mund të dalim nga shtëpia pa frikë?

Nëse kjo do të ishte një ndeshje tenisi, unë do të thosha se tani ka përparësi virusi. Por ka vërtet një lajm të mirë nga Koreja e Jugut – ata kishin më pak se 100 raste sot. Kina kishte importuar sot më shumë raste sesa kishte nga transmetimi i vazhdueshëm nga Vuhani. Modeli kinez do të jetë shumë i vështirë për ne që ta ndjekim. Ne nuk do t’i bllokojmë njerëzit në apartamentet e tyre. Por modeli i Koresë së Jugut është ai që mund të ndjekim. Fatkeqësisht, ai model kërkon të bësh numrin proporcional të testeve që ata bënë – ata bënë një çerek milioni. Në fakt, deri në kohën kur Koreja e Jugut kishte bërë 200 000 teste, ne ndoshta kishim bërë më pak se 1 000….

A duhet të mbajmë maska?

Maska N95 është jashtëzakonisht e mirë. Poret në maskë janë tre mikronë të gjerë. Virusi është një mikron i gjerë. Kështu që ka njerëz që na thonë mire “kjo nuk do të funksionojë”. Por ju provoni të imagjinoni tre futbollistë të mëdhenj, të cilët po nxitojnë për të shkuar për drekë përmes të njëjtës derë – ata nuk do të hyjnë dot. Në të dhënat e fundit që pashë, maska siguronte mbrojtje 5-fish. Kjo është vërtet e mirë. Por ne na duhen spitalet dhe duhet t’i mbajmë profesionistët e shëndetit të aftë të vijnë në punë dhe të jenë të sigurt. Kështu që maskat duhet të shkojnë atje ku duhen më së shumti: te kujdesi për pacientët.



“Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë”

Një epidemiolog i shquar italian, Pierluigi Lopalco, Profesor i Higjienës në Piza, për shumë vite në Stokholm, ku ai koordinoi strategjitë e vaksinimit për Qendrën Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, ishte ndër të parët që kuptoi se çfarë do të bëhej koronavirusi.

Në një intervistë në “La Repubblica” ai tha se beson që kjo është situatë e njëjtë me gripin spanjoll të vitit 1918 dhe thotë se nëse qeveritë nuk do të kishin marrë masa izolimi dhe nuk do të kishte kujdes intensiv, mund të ishim në një situatë ku pandemia do të kishte marrë mbase 100 milionë jetë. Profesori beson se Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë.

Profesor, le të fillojmë me pyetjen më të njohur në këtë periudhë: kur do të ndodhë kulmi?


“Dy, tre ditë pasi të vëzhgojmë kurbën duke u ulur vazhdimisht mund të themi se ka pasur një kulm. Nuk ka kuptim që sot të jemi në gjendje të bëjmë parashikime: modelet e parashikimit në Covid-19 janë sot si parashikimi i motit. Ata punojnë në 24 orë, ato janë të mira në 48 por tashmë pas 72 orësh nuk janë më të besueshme. Variantet e përfshira janë aq shumë sa e bëjnë të pamundur të bësh një parashikim përtej të menjëhershmes. Kush e bën atë ose ka një sferë kristali, ose llogaritje që unë nuk i njoh.

A do të zgjasë?

“Jo pak. Mbi këtë duhet të jemi shumë të qartë me njerëzit. Kam dëgjuar gjithashtu gjëra të jashtëzakonshme për t’u thënë atyre që janë përgjegjës për rolin: Ministri i Sporteve tha që kampionati i futbollit mund të rifillojë në fillim të majit”, me dyer të hapura apo pas dyerve të mbyllura. “Por për çfarë po flasim? Para tetorit mendoj se do të jetë e pamundur të kthehen njerëzit në stadium. Parashikimi im është që masat kufizuese do të zgjasin të paktën deri në verë: mund dhe duhet të ketë një zbutje të masave, ne do të kthehemi në punë, për të dalë jashtë, por gjithçka do të duhet të bëhet me shumë qetësi dhe me kujdes”.

Por atëherë e gjithë kjo përpjekje është e kotë?

“Përkundrazi, po na shpëton. Numrat thonë se tashmë ka pasur një ngadalësim dhe në këto orë unë imagjinoj se do të shohim një tjetër. Ka kështjella, dhe unë mendoj mbi të gjitha Lombardinë, të cilat ende nuk janë pushtuar. Milano është një rast që padyshim na shqetëson shumë: nëse virusi thyen brigjet e qyteteve metropolitane, qendrat urbane me një dendësi të lartë të popullsisë, bëhet një problem edhe më i rëndësishëm”.

A po thoni që nuk e dimë se kur do të përfundojë?

“Unë po them se problemi nuk është kur, por si përfundon. Ne duhet të shpresojmë që kulmi nuk është aty dhe se e gjithë kjo do të zgjasë sa më gjatë. Mundet vetëm në këtë mënyrë, duke shtrirë epideminë në kohë, që ne do të jemi në gjendje të jemi të sigurt për të kuruar dhe të shërojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Sepse duhet të jemi të qartë edhe për këtë: ne mund ta shërojmë Covid-19”.

Duket se jo…

“Fatkeqësisht, numri i viktimave është shumë i lartë. Sepse virusi shkakton pneumoni të rëndë që mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit e brishtë. Por kurohet. Duhen mjekë dhe reparte të disponueshme. Infektimi është kaq i shpejtë sa mund të mos ketë më kohë. Ngadalësimi i shpejtësisë së transmetimit është një ushtrim në demokraci: të gjithë duhet të kujdesemi për veten, sepse, le të jemi të qartë, kjo është spanjollja e vitit 2020. Covid duket shumë si ndikimi që bëri midis viteve 1918 dhe 1920 gripi spanjoll, me 500 milionë të sëmurë dhe 50-100 milionë vdekje. Do të ishte kështu edhe sot nëse nuk do të kishim kujdes intensiv dhe nëse nuk do të merrnim masa drastike për të kufizuar infeksionin, si ato që morëm. Gjithçka do të zgjaste një muaj dhe do të linim pas 100 milionë vdekje. Ne kurrë nuk mund të pranojmë një tmerr si ky”.

A bëri qeveria gjithçka që duhej?

“Sipas mendimit tim, është sjellë shumë mirë. Bëri zgjedhje të drejta dhe të guximshme para të tjerëve. Ne duhet ta pranojmë këtë. Sidoqoftë, unë do të doja t’ju jap disa këshilla: komunikimi i është besuar plotësisht buletinit të orës 6 të mbrëmjes së Mbrojtjes Civile. Por ky është një buletin lufte, janë shifra të jashtëzakonshme që nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se i frikësojnë njerëzit edhe më shumë. Është një gabim. Unë mendoj se, në vend të kësaj, duhet të tregoni se çfarë po bëni, që të shpjegoni pse kemi zgjedhur këto masa dhe ku duam të shkojmë. Italianët janë njerëz inteligjentë, ata po e demonstrojnë këtë edhe në këtë rast, por duhet ta kuptojnë”.

Ende ka shumë njerëz në rrugë!

“Është e vërtetë. Por jo vetëm që duhet të ndëshkohet. Por gjithashtu të shpjegohet. Dhe mos kini frikë ta bëni atë: vitet e fundit kam punuar kryesisht në programe vaksinimi. Unë i kam parë dhe dëgjuar në të gjitha ngjyrat: komplote, lëvizje, jo vaksina. Ne jemi një vend i filozofëve dhe poeteve. Madje edhe shkencëtarët nganjëherë janë më të apasionuar pas historisë së biologjisë sesa vetë biologjisë. Por njeriu duhet të jetë i durueshëm dhe të mos humbasë kurrë shpresën. Dhe nëse keni nevojë të dilni, kur të ktheheni, lani duart shumë mirë me sapun dhe ujë të nxehtë”.

Ka shumë diskutime për nevojën e tamponëve për të gjithë !

“Bërja e tamponëve për të gjithë është e kotë. Por është e nevojshme, përkundrazi, ta bëjmë atë test për të gjithë simptomatikët dhe ata që janë në kontakt me pozitivët”. Veriu po vuan. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë imazhet që vijnë nga Bergamo, nga Brescia. Ka shumë frikë për Jugun, ku ju keni zgjedhur të shkoni për të luftuar. Cila është situata?

“Rritja është më e ulët se ajo që ndodhi në Veri. Por epidemia është pranë. Ne kemi kohë për të organizuar më mirë rrjetin spitalor. Po bëhet një punë të shkëlqyeshme”.

Bëtë zgjedhjen më të papritur: pranuat ftesën e presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano dhe u kthyet në shtëpi, ku lindët dhe nga ku ishit larguar për shumë vite, për të bërë koordinimin shkencor të Forcës kundër koronavirusit. Pse zgjodhët të ktheheni në Puglia?

“Presidenti i rajonit, Michele Emiliano më thirri. Ai më tha: bashkatdhetarët tuaj kanë nevojë për ju. Koordinimi shkencor është i nevojshëm. Si t’i thosha jo?”.

Del parashikimi, kur përfundon epidemia



Ashtu si qepenat ulen dhe dritat fiken, e gjithë bota duket sikur ka “ulur perden” dhe “është mbyllur”, nga pandemia e rrezikshme e COVID-19.

Në vendet që dikur shihje ngutjen e qytetarëve dhe ritmin e jetës së përditshme, sot sheh “qytete fantazmë”.

Vendet po aplikojnë kufizime masive në jetën tonë, nga mbylljet e shkollave deri tek ndalimet për udhëtime dhe madje daljet me orar nga shtëpia, si në Shqipëri.

Është një reagim i pashembullt global për një sëmundje. Por kur do të përfundojë dhe kur do të jemi në gjendje të vazhdojmë me jetën tonë të dikurshme, që edhe pse ka pak javë që “ka ndalur”, na duket shumë e largët tashmë?

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se ai beson që Mbretëria e Bashkuar mund të “ndërrojë drejtimin e valës” së shpërthimit brenda 12 javëve të ardhshme dhe vendi mund ta shporrë koronavirusin.

BBC shkruan se edhe nëse numri i të prekurve nga virusi fillon të bjerë në tre muajt e ardhshëm, atëherë do të jemi akoma shumë larg përfundimit.

Mund të duhet një kohë e gjatë që të jemi jashtë saj përfundimisht, ndoshta vite.

Është e qartë se strategjia aktuale e izolimit të pjesës më të madhe të shoqërisë nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë. Dëmi social dhe ekonomik do të ishte katastrofik.

Ajo që vendet kanë nevojë është një “strategji dalje” – një mënyrë për të hequr kufizimet dhe për t’u rikthyer në normalitet.

Por koronavirusi nuk do të zhduket.

Nëse hiqen kufizimet që frenojnë përhapjen e virusit, atëherë rastet e të infektuarve në mënyrë të pashmangshme do të rriten.

“Ne kemi një problem të madh në atë që është strategjia e daljes dhe si do të dalim nga kjo”, thotë Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh.

Hulumtimi për vaksinat po zhvillohet me një shpejtësi të paparë, por nuk ka garanci se do të jetë i suksesshëm dhe do të kërkojë imunizim në një shkallë globale.

Supozimi më i mirë është që një vaksinë mund të jetë akoma 12-18 muaj larg nëse gjithçka shkon mirë. Kjo është një kohë e gjatë për të pritur kur tani po përballemi me kufizime të pashembullta shoqërore dhe të papara ndonjëherë gjatë kohës së paqes.

“Të presësh një vaksinë nuk duhet të quhet me emrin strategji, kjo nuk është një strategji,” i tha BBC-së Profesor Woolhouse.

Imuniteti natyror – të paktën dy vjet larg

Strategjia afatshkurtër e Mbretërisë së Bashkuar është që të pakësojë rastet e të infektuarve sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve, kur të mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv, atëherë shifrat e vdekjeve do rriten.

Sapo të ulet numri i rasteve, mund të hiqen disa masa kufizuese për një farë kohe, derisa rastet e te prekurve të rriten dhe të nevojitet një tjetër fazë kufizimesh.

Por kjo mund të jetë e pasigurt. Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, tha se “vendosja e afateve absolute nuk është e mundur”.

Kjo, pa dashje, të çojë në infektimin e gjithnjë e më shumë njerëzve.

Por kjo mund të zgjasë me vite, sipas Prof Neil Ferguson nga Imperial College London:

“Ne po flasim për uljen e infektimit në një nivel ku, shpresojmë se, vetëm një pjesë shumë e vogël e vendit do të preket. Pra, përfundimisht, nëse do ta mendonim këtë për dy vjet plus, mbase një pjesë e mjaftueshme e vendit në atë pikë mund të ishte infektuar për të dhënë njëfarë shkalle të mbrojtjes së komunitetit”. Tre janë deri tani mënyrat më të mundshme për të shpëtuar nga ky lëmsh: Vaksinimi i popullatës; mundësia që një numër i mjaftueshëm njerëzit të krijojnë imunitet përmes infektimit ose ndryshimi i përhershëm i sjelljes në një shoqëri, dhe kjo e fundit, është mjaft e vështirë.

Flori Bruqi

Pandemia e COVID 19, ISIS dhe raporti i SHISH/ Si po organizohen grupet terroriste


Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor u përdorën, në fillimet e konfliktit në Siri, si rajone për rekrutime, çka solli një numër të lartë luftëtarësh të huaj terroristë (LHT) nga rajoni. ISIS/DAESH dhe Al-Kaeda e kanë shënjestruar në vijimësi rajonin nëpërmjet propagandës, thirrjeve e nxitjeve për akte terroriste.

Aktualisht, gjendja paraqitet e përmirësuar, vendet e rajonit kanë përforcuar masat kundër terrorizmit, kanë vënë në zbatim strategji efektive e reforma ligjore në luftën kundër terrorizmit si dhe kanë forcuar bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar. Niveli i kërcënimit për akte terroriste në rajon vijon të vlerësohet i ulët, por me prirje në rritje, sidomos në prag të ngjarjeve simbolike.



Deri tani, në rajon nuk ka pasur akte terroriste të bashkërenduara me pasojë viktima, por nuk kanë munguar nxitjet, organizimet për të tilla, të cilat kanë gjetur terren të përshtatshëm në individë të radikalizuar, të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve të tyre. Synimet dhe planet për akte terrori janë identifikuar dhe neutralizuar në fazë të hershme.

Udhëtimet e Luftëtarëve të huaj terroristë nga Shqipëria drejt organizatave terroriste, pas vitit 2015 e në vijim kanë qenë të shpeshta. Pas trysnisë ushtarake, humbjes së Kalifatit të vetëshpallur fizik, reduktimit të financave dhe burimeve njerëzore, ISIS/DAESH ka filluar tashmë zbatimin e strategjisë së shndërrimit në një lëvizje klandestine, e cila vijon të përbëjë kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

SHISH-i vlerëson se kthime masive të luftëtarëve të huaj terroristë (LHT) nuk janë të pritshme në terma afatshkurtër. Një pjesë e tyre, mund të tentojë të kthehet në vendet e origjinës ose në vende të treta, nëpërmjet rrjeteve të trafikut njerëzor dhe krimit të organizuar.

Më gjasë, organizata do të tentojë të ringrihet në rajone me vakum sigurie. Kërcënimi terrorist në rajon dhe në vendin tone janë ulur ndjeshëm e po shkojnë drejt ndërprerjes. Numri i të raportuarve të vrarë është rritur: 21% e numrit total. Rreth një e treat e tyre janë kthyer tashmë, kryesisht para adresimeve ligjore. Në terma të përgjithshëm, të kthyerit në rajon kanë ruajtur profil të ulët por, shumë prej Luftërarëve të huaj terroristë të kthyer në vendet e origjinës kanë gjetur të njëjtat kushte jetese, çka ka ndikuar në radikalizmin e mëtejshëm të tyre dhe vijimin e veprimtarive ekstremiste apo bërjen pjesë të komploteve të zbulura terroriste.

Në raportin më të fundit të Shërbimit Informativ Shtetëror thuhet se mundësia që vendi ynë dhe rajoni të përdoren si vend tranzit për luftëtarët e huaj apo operativët terroristë drejt vendeve evropiane është në nivel të ulët, për shkak të forcimit të menaxhimit të kufijve dhe bashkëpunimit dypalësh, rajonal apo ndërkombëtar me shërbimet partnere strategjike, por mbi të gjitha për situatën që po kalon e gjithë bota, me Covid 19.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...