Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/13

Çfarë ndodhi me Kinën dhe OBSH-në? Kush “gënjeu” kë për SARS-CoV-2 ?



Në janar, kur pandemia që tani po gjunjëzon botën ishte ende duke mbledhur forca, një shkencëtar i quajtur Xiao Qiang po monitoronte deklaratat zyrtare të Kinës në lidhje me një koronavirus të ri, që më pas u përhap nëpër Wuhan. Shkencëtari vuri re diçka shqetësuese. Deklaratat e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetit, organi ndërkombëtar që këshillon botën për trajtimin e krizave shëndetësore, shpesh i bënin jehonë mesazheve të Kinës. “Veçanërisht në fillim, ishte tronditëse kur shikoja Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, kur fliste për shtyp … pothuajse të njëjtat gjëra, dhe duke cituar ato që unë lexoja në deklaratat e qeverisë kineze”.

SHBA gjithashtu u tregua e avashtë në njohjen e njohjen e seriozitetit të këtij koronavirusi të ri, i cili i kapi të gjithë të papërgatitur. Presidenti Donald Trump ka fajësuar OBSH-në për katastrofën.

“Ata mund të na kishin paralajmëruar disa muaj më parë”, tha Trump në konferencë këtë javë.


Që në janar, kur autoritetet kineze po minimizonin shtrirjen e virusit, mjekët në epiqendrën e shpërthimit në Wuhan raportohet se vëzhguan transmetimin nga njeriu tek njeriu, dhe jo vetëm duke kontraktuar drejpërdrejt me sëmundjen.

OBSH, ndërkohë, po merrte informacionin e saj nga po ato autoritete kineze që po keqinformonin publikun e vet, dhe pastaj do t’ia ofronin botës të njëjtat informacione, me po të njëjtën këmbëngulje. Më 20 janar, një zyrtar kinez konfirmoi publikisht për herë të parë se virusi mund të përhapet me të vërtetë te njerëzit, dhe brenda disa ditësh Wuhani u izolua tërësisht. Por tashmë ishte tepër vonë.

U desh një javë tjetër që OBSH të deklaronte përhapjen e virusit si një emergjencë globale shëndetësore – kohë gjatë së cilës, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, vizitoi Kinën dhe vlerësoi udhëheqjen e vendit, për “vendosjen e një standardi të ri për reagimin ndaj shpërthimit”.

Një muaj e gjysmë kaloi përpara se OBSH ta quante COVID-19 një pandemi. Në këtë pikë virusi kishte vrarë më shumë se 4,000 njerëz dhe kishte infektuar 118,000 njerëz në pothuajse çdo kontinent.

Sidoqoftë, OBSH ka treguar se mund të ecë në vijën midis nevojës për bashkëpunim dhe shkëmbimit të informacionit nga vendet anëtare, si dhe nevojës për t’i bërë ata përgjegjës për gabimet. Gjatë shpërthimit të SARS në 2003, një zëdhënës i OBSH-së kritikoi Kinën për mungesën e transparencës dhe përgatitjes, e cila kishte lejuar që virusi të përhapej pa kontroll. Kina madje më vonë pranoi gabimet në trajtimin e shpërthimit.

Asnjë kritikë e tillë nuk është bërë kësaj here. Një studim zbuloi se Kina mund të kishte kufizuar infeksionet e veta deri në 95%, nëse qeveria do të vepronte në atë periudhë të hershme kur mjekët fillimisht po ngrinin alarmin dhe Partia Komuniste Kineze ishte ende duke mohuar shtrirjen e problemit. “OBSH në atë kohë nuk e bëri punën e vet,” tha Xiao.

“E kundërta: Ata në fakt u bën palë me dezinformimin e autoriteteve kineze për disa javë. Kjo, për mua është e pafalshme”.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji merr shembullin e Koresë së Jugut për COVID 19: Do kishim dalë tani nga karantina




Nëse Shqipëria do të përqafonte politikat e testimit, gjurmimit dhe trajtimit pa bllokuar lëvizjen në këto momente shqiptarët nuk do ishin në karantinë.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një statusi në Facebook, iu referua shembullit të Koresë së Jugut, e cila e ka vënë në kontroll tani virusin.
STATUSI I PLOTE


Bota kërkon të ruajë qytetarët dhe ekonominë, Rama kërkon të ruajë pushtetin personal dhe paratë e një grushti oligarkësh!
Politika e testimit, gjurmimit dhe trajtimit pa bllokuar lëvizjen që përdori Kore e Jugut është vlerësuar gjerësisht nga specialistët dhe ekspertët në gjithë botën!
Testimi në masë dhe gjurmimi do izolonte vetëm qytetarët e infektuar dhe do të lejonte daljen nga karantina duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe kujdesit personal të qytetarëve.
Qeveria e Ramës nuk e përdor testimin masiv dhe gjurmimin pavarësisht se në Shqipëri ka pak raste dhe popullsia ështē e vogël për ta pasur nën kontroll. Shqipëria nuk ka trasnport publik masiv apo veprimtari të medha ku grumbullohen shumë qytetare siç pjesa me e madhe e botës e ka dhe ku ështē pjesa me e rriskuar për tu infektuar me virus, shoqëruar kjo me gatishmëria e publikut për të sakrifikuar privatësinë, për një të mirë më të madhe dhe me izolimin e qytetarëve edhe para marrjes së masave nga qeveria sot do të kishim dalë nga karantina dhe do kufizoheshin shume pak veprimtari!
Shqipëria dhe qytetarët po ja dalin, Rama po deshton dhe po izolon qytetarët sepse ne këtë forme zgjat pushtetin personal, me normalizimin e situates pushteti i Rilindjes merr fund!
Shqiperia ben pa Ramen dhe qeverine, qytetaret nuk bejne dot pa Shqiperine dhe ekonomine! Qytetarët ia dolên, qeveria dështoi!

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, ka folur për trajtimin e pandemisë Covid-19

Menaxhoi më mirë se gjithë bota COVID-19, kryediplomatja e Koresë së Jugut tregon sekretin



Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, ka folur për trajtimin e pandemisë Covid-19 të vendit të saj, vend i cili është vlerësuar nga e gjithë bota për mënyrën e përballjes me këtë situatë.

Me rreth 10,500 raste të coronavirusit dhe pak më shumë se 200 vdekje deri më sot, Koreja e Jugut ka shmangur nivelin e lartë të vdekjeve që shihen në shumë vende të tjera.

Sidoqoftë, Kang paralajmëroi se disa pacientë në Korenë e Jugut që ishin shëruar nga Covid-19, kanë “testuar pozitiv” disa ditë më vonë.




Gjatë një interviste për France24, përcjell Telegrafi, ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha tha se numri i rasteve me Covid-19 ishte “stabilizuar” në vendin e saj.

Ajo theksoi që qeveria e saj kishte “vepruar shpejt dhe me paramendim”, duke sqaruar se testimi i fortë dhe gjurmimi i kontaktit kishin qenë të rëndësishme për të frenuar pandeminë dhe për ta sjellë atë nën kontroll.

Ajo shtoi se transparenca e plotë ishte gjithashtu thelbësore.

Kang konfirmoi për herë të parë se Koreja e Jugut do të dërgojë rreth 600,000 komplete testimi në SHBA pas një bisede midis presidentëve të të dy vendeve, duke shtuar se kontratat ishin nënshkruar dhe kompletet do të dërgoheshin “së shpejti”.

E pyetur nëse ajo kishte frikë nga një valë e dytë e virusit, ajo pranoi se “(nga) ata të kuruar plotësisht dhe të lëshuar, shumë prej tyre janë gjetur të dalin pozitivë, disa ditë më pas”, duke theksuar se natyra e virusit nuk ishte ende plotësisht e njohur.

“Kemi shumë raste të gjetura midis udhëtarëve të fundit që janë rikthyer në vend nga udhëtimet jashtë shtetit”, shtoi Kang. “Kjo është një sfidë globale; nuk është e mjaftueshme që ne të përmbajë sëmundjen brenda vendit; kjo është një sfidë që ne duhet të kapërcejmë së bashku si një bashkësi globale”.

Sipas ministres së Jashtme të Koresë së Jugut, filozofia e qeverisë së saj gjithmonë ka qenë të “respektojë të drejtën e njerëzve për lirinë e lëvizjes”, por shtoi se kufizimet e udhëtimit ishin vendosur në mënyrë që të shmangnin një valë të dytë të virusit.
Kang tha se ideja e një bllokimi të detyrueshëm nuk do të ishte e pranueshme për koreanojugorët dhe vendi nuk do të impononte një të tillë, edhe kur pati një shpërthim të hershëm të virusit në shkurt.

“Ideja e një bllokade të detyrueshme do të ishte në kundërshtim me parimin tonë të hapjes”, shpjegoi ajo.





Ajo e përshëndeti Organizatën Botërore të Shëndetit si “një partner shumë bashkëpunues dhe shumë i dobishëm” gjatë krizës, duke refuzuar të miratojë kritikën e presidentit amerikan Donald Trump për organizatën.

Më në fund, duke iu drejtuar Koresë së Veriut fqinje, ajo tha se pohimi se nuk ka raste të Covid-19 duhet të merret me një “rezervë” dhe se qeveria e saj po monitoronte nga afër situatën.

Ajo tha se Seuli i kishte ofruar bashkëpunim mbi shëndetin Pyongyang, por ende nuk kishte marrë një përgjigje pozitive.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzon kundërshtarët: Po rrjedhin informacione në media



Presidenti i SHBA Donald Trump dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë hodhën poshtë sugjerimet se publikimi i pritshëm i variantit të plotë të raportit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi kontaktet e fushatës Trump 2016 me Rusinë do të jetë më i dëmshëm se sa varianti fillestar, në të cilin thuhet se as Presidenti dhe as ndihmësit e tij nuk komplotuan me Moskën që ajo ta ndihmonte për të fituar zgjedhjet.

Presidenti Trump shkruante në Twitter: “Duket sikur ekipi i Bob Mueller-it prej 13 urryesve të Trumpit dhe demokratëve të zemëruar po rrjedhin në mënyrë të paligjshme informacione në shtyp, ndërsa Media e Lajmeve të Rreme sajojnë historira me ose pa burime – burimet nuk kanë më rëndësi për Median tonë të korruptuar dhe të pandershme, ajo është një shaka!”
Kreu i Departamentit të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm William Barr po shqyrton raportin prej gati 400 faqesh dhe thotë se ka në plan ta publikojë atë në ditët e ardhshme pas heqjes prej tij të disa informacioneve konfidenciale.

Në fund të muajit të kaluar, zoti Barr publikoi një përmbledhje prej katër faqesh të raportit duke thënë se prokurori i posaçëm Mueller kishte arritur në përfundimin se zoti Trump dhe fushata e tij nuk kishin bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë. Në të njëjtën kohë, ai tha se prokurori Mueller nuk kishte arritur asnjë përfundim nëse zoti Trump, si president, kishte penguar hetimin.


Përsa i përket çështjes së pengimit të drejtësisë, zoti Barr citonte raportin, duke thënë se: “ndërsa ky raport nuk arrin në përfundimin se presidenti ka kryer një vepër penale, ai gjithashtu nuk e përjashton atë”.

Por sipas disa njoftimeve të shtypit, prokurorët e ekipit të zotit Mueller u kanë thënë bashkëpunëtorëve se ishin të zhgënjyer me përmbledhjen e raportit të hartuar nga zoti Barr, duke thënë se varianti i plotë është një rrëfim që e dëmton më tepër zotin Trump për veprimet e tij.

Kundërshtarët demokratë të zotit Trump në Kongres dhe disa republikanë kanë bërë thirrje për publikimin e raportit të plotë të zotit Mueller, madje një komision i kontrolluar nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve votoi javën e kaluar që gjykata të lëshojë urdhër për ta detyruar agjencinë përkatëse ta dorëzojë raportin të plotë.

Ndërkaq, avokati i Presidentit Trump Jay Sekulow tha për ABC News se nuk beson që raporti i plotë të jetë “më i dëmshëm” për Presidentin

“Miliona do të infektohen”- Eksperti amerikan për sëmundjet infektive: Koronavirusi do të vrasë deri në 200,000 njerëz në SHBA


Koronavirusi mund të vrasë 100 mijë deri në 200 mijë amerikanë. Paralajmërimi vjen këtë të diel nga eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive.

Sipas BBC, dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se miliona persona do të infektohen nga COVID-19.



Dr Fauci, tha se megjithatë ky është një objektiv shumë i lëvizshëm.

“Është një objektiv kaq i lëvizshëm sa që është e lehtë të gabosh dhe të mashtrosh njerëzit“, shtoi ai.

Tha se priten mbi 100 mijë viktima, eksperti i qeverisë bën Trumpin të reflektojë

***

“Do kishim shpëtuar më shumë jetë nëse…”, Presidenti Trump thirrje për shkarkimin e ekspertit më të lartë të sëmundjeve infektive

Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive deklaroi qartazi se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me mbi 100 mijë viktima dhe miliona të infektuar nga pandemia e koronavirusit, nëse nuk merren masat e duhura. Nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidentit Donald Trump iu desh të pohonte se dëshira e tij për të hapur vendin pas Pashkëve, kishte qenë thjesht një aspiratë.

Impulset e Presidentit Trump për të rivendosur normalitetin u përballën me realitetin e hidhur të paraqitur nga Dr. Anthony Fauci. Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive tha se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me mbi 100 mijë vdekje dhe miliona të infektuar nga pandemia e koronavirusit.

“Po. Numri që ju dhashë bazohet në një model. Mendoj se është plotësisht e imagjinueshme që nëse nuk e shmangim rrezikun, siç po përpiqemi, mund të arrijmë në atë shifër. Po, po. Është e mundshme… Ajo çfarë po bëjmë është të mos e lejojmë të ndodhë. Pra në vend që të përqëndrohemi tek maksimalja apo minimalja, ne duam t’i ulim të gjitha shifrat sa më shumë…“, deklaroi Dr. Fauci.


Gazetarët në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë kërkuan të dinë nëse përpjekjet e deritanishme të qeverisë amerikane po japin ndonjë efekt.

“…Po. Ne mendojmë se masat tona janë duke dhënë efekt. Është shumë e vështirë ta masësh këtë, pasi kemi dy dinamika që zhvillohen njëkohësisht. Kemi virusin që rritet dhe kemi masat që mundohen ta ulin. Mendoj sidoqoftë se vendimi për ta zgjatur këtë proces parandalues deri në fund të muajit prill, ishte një vendimi i mençur dhe i kujdesshëm“, tha Dr. Fauci.

Vendimi i Presidentit Trump për të zgjatur në kohë udhëzimet për një vetëizolim mbarëkombëtar reflekton se ai tashmë ka pranuar se lufta do të vazhdojë në terma afatgjatë dhe se është real rreziku i rritjes së numrit të viktimave në qindra mijëra.

Ishte një moment kthese efortë nga presidenti, i cili vetëm pak ditë më parë fliste për ta rihapur vendin në pak javë.

Nga Kopshti i Trëndafilave, ai tha se shpresa e tij për një “ringjallje” me rastin e Pashkëve kishte qenë një aspiratë.

Presidenti Trump i është shmangur përgjithësisht përmendjes së shifrave për viktimat e mundshme dhe për rastet e të infektuarve. Megjithatë, ai këtë radhë përmendi një prej modeleve parashikuese që tregonte se mbi 2.2 milionë njerëz do të kishin vdekur nëse nuk do të ishin vendosur masat e distancimit social. Presidenti Trump minimizoi për disa javë seriozitetin e e pasojave të pandemisë së koronavirusit.


Flori Bruqi :Sëmundjet infektive janë çrregullime të shkaktuara nga mikroorganizma - bakterie, viruse, parazitë apo kërpudha.


Semundjet infektive


Si e kanë ndryshuar historinë sëmundjet infektive - Zyrtare
Janë të shumtë mikroorganizmat të cilët jetojnë ne trupin e njeriut. Këta janë zakonisht të padëmshëm ose edhe të dobishëm për shëndetin mirëpo në rrethana të caktuara disa mikroorganizma mund të shkaktojnë sëmundje.Sëmundjet ngjitëse janë gripi,leja qenit edhe disa të tjera. Semundjet infektive,të njohura gjithashtu si sëmundje infektive brenda qelizave të shkaktuara nga futja e mikroorganizmave ose parazitëve në trup nga ndonjë agjent patogjen. Këto sëmundje shpesh quhen sëmundje ngjitëse, sepse ato transmetohen nga një person në tjetrin ose nga një specie në tjetrën. Organizmat që shkaktojnë sëmundje mund të jenë viruset, bakteret, ricketciet, fungjet. Të gjitha sëmundjet ngjitëse karakterizohen nga mundësia e transmetimit tek njerëzit në një ose më shumë mënyra: nga një person në tjetrin, nga kafshët tek njerëzit. Gjithashtu mund të transferohet nga toka e kontaminuar.

gut bacteria - latest news, breaking stories and comment - The ...

Rrugët kryesore të marrjes së infeksionit janë:

Nëpërmjet ajrit (gjatë të teshiturit, kollitjes, spërkatjes me pështymë duke folur) tuberkulozi, pertusis dhe sëmundje e ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes. Kontakt i drejtpërdrejtë i lëkurës , veshëmbathja , çarçafët apo enët të cilët i përdor pacijenti Përcjellja prej kafshëve/insekteve tek njeriu (shembull është bartja e etheve anofele si dhe sëmundjes “psittacosis” prej shpezëve tek njerëzit me anë të mushkanjave); Uji, ushqimi dhe pijet e kontaminuara (në këtë grup bëjnë pjesë tifo,dizenteria, paratifo, kolera). Në rast të infektimeve me ushqim p.sh. gastroenteriti. Gjatë shtatzanisë dhe lindjes, në qoftëse nëna është e infektuar atëhere edhe foshnja mund të infektohet (rubeola,sifilisi,gonorea,konjuktiviti) . Imuniteti artificial arrihet në atë mënyrë kur personit i jtëen organizma të dobësuara (mikrobe ose bakterje të zbehta ose të vdekura) , ose jipen ekstrakte të tyre. Kundër këtyre organizmave trupi ynë formon reaksion pa ndonjë rrezik të infeksionit,të quajtura – antitrupa.Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtja nga infeksioni. Kjo është mënyra e vaksinimit kundër shumë sëmundjeve.Mirëpo,nuk është efektive kundër të gjitha sëmundjeve infektive.

Sëmundjet e gjakut, shenjat që NUK duhet t'i injoroni | GAZETA ...

Grupi i pacientëve potencial që mund të infektohen janë:

Bebet më të vegjël se tre muaj Personat që kanë në familje individ të infektuar Të moshuar dhe që janë në shtratë Persona me imunitet të dobësuar (raste onkologjike) Persona që përdorin imunosupresantë Në sëmundjet infektive ka disa simptoma që paraqiten pothuajse te të gjithë pacientë. Këto janë: ethet,lodhje,humbje të oreksit,dhimbje koke,dhimbje të përgjithshme të trupit.


UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË ...

Te disa sëmundje reaksioni mund të jetë skuqja (fruthi) ,Diarrea është symptom I cili paraqitet në infeksionet e sistemit të tretjes.


Çdo fëmijë i lindur duhet të vaksinohet në periudhë të caktuar.

Trupi duhet mbahet i fortë dhe duhet patur kujdes në ushqim.Jeta e shëndoshë është faktor i rëndësishëm.

Duhet konsultohet mjeku dhe të përdoren barnat e duhura, duhet mirren masa të nëvojshme dhe vaksinimi. Mos të konsumohet ushqimi i papastër dhe të kemi kujdes në higjienën e trupit.

Varësishtë nga lloji i mokrobeve shkaktare të sëmundjeve edhe trajtimi i këtyre infeksioneve ndryshon shumë.

 Penicilina dhe antibiotikë të ngjashëm janë efektive kundër baktericideve.

Si të shërohemi në mënyra natyrale nga sëmundjet infektive të ...
 Sëmundjet e shkaktuara nga mikroorganizmat protozoar (me një qelizë) p.sh. si malaria, trajtohen gjithashtu me barna të përbërë nga substanca kimike të ndryshme. Sëmundjet e shkaktuara nga viruset nuk preken nga antibiotikët.

Disa nga sëmundjet infektive janë: gonorea, bruceloza, lija, difteria, diarea (amiloid ose bacilar), influenca, hepatiti, fruthit, Kolera, meningjiti, psitakoza, malaria, tetanozi, tularemia, tuberkulozi, sëmundja e gjumit, pneumoni, tiofidea, tifoja…etj.


Semundjet infektive ne koherat qe... - multimedicalcenter.mmc ...

Sëmundjet infektive të reja e të vjetra

Epidemitë kanë sëmurë dhe vrarë miliona njerëz përgjatë historisë. HIV / AIDS ka marrë 25 milionë jetë që nga identifikimi i sëmundjes ne vitin 1981.

Kjo është një nga sëmundjet e reja ngjitëse, por sëmundjet më të vjetra ende shkaktojnë vdekje të panumërta dhe vuajtjet: kolera, ethet e verdha, tuberkulozi dhe malaria, janë disa prej tyre. 

Por çfarë po bëhet për të të përmbajtur këto sëmundje dhe për të shpëtuar jetë njerëzish?
Eksperti amerikan për sëmundjet infektive: Koronavirusi do të ...

Një pickim nga një mushkonjë e thjeshtë mund të përfundojë jetën e dikujt ose ta ndryshojë atë përgjithmonë. 

Një teshtitje, një shtrëngim duarsh apo edhe ndarja e një tavoline mund të bëjë të njëjtën gjë.

Kjo ndodhi ndërsa H1N1 - ose gripi i derrave - u përhap nëpër botë pak vite më parë. Sëmundjet infektive të tilla si malarja, HIV / AIDS , Ebolla, SARS, COVID -19 , tuberkulozi janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global.

Sëmundjet e diarresë të tilla si kolera kanë vrarë më shumë se 100.000 njerëz çdo vit. Haiti dhe Republika Domenikane thonë se kanë nevojë për 2 miliardë dollarë për të luftuar epideminë e kolerës që së pari shpërtheu në vitin 2010.

Që atëherë, sëmundja ka vrarë rreth 8 mijë njerëz dhe ka sëmurë më shumë se gjysmë milioni.  Në vitin 2019 u paraqit  në Kinë sëmurja infektive COVID 19 , që u përhap infekcioni në tërë botën .
Në një simpozium në Washington, zyrtarë dhe eksperetë amerikanë të shëndetësisë u takuan për të diskutuar sfidat e sëmundjeve infektive, të reja e të vjetra. Dr Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit, tha se shumica e këtyre sëmundjeve janë rezultat nga fakti se ndërsa popullsia rritet, njerëzit vijnë në kontakt më të ngushtë me kafshët.

"Kur popullsia shtohet, mjedisi ngushtohet dhe njerëzit vijnë në kontakt gjithnjë e më të ngushtë me kafshët dhe këto kontakte janë një nga kontribuesit kryesore për sëmundje të reja infektive."

Sëmundjet e reja infektive shfaqen edhe kur bakteret apo viruset shndrrohen dhe nuk ndikohen më nga barnat dikur të efektshme. Një shembull është ilaçi rezistent ndaj tuberkulozit. Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimin e klimës. 

10 këshilla të vlefshme për të eliminuar rrezikun nga infeksionet ...
Ethe tropikale janë gjetur tani në gjysmën e vendeve të botës. Këto ethe shkaktohen nga një pickim nga një mushkonjë e infektuar me virusin.

Ndërsa kërcënimet janë të mëdha, ne tani kemi mjetet më të mira për t’i luftuar këto sëmundje, thotë Dr. Thomas Frieden, kreu i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve:

"Ne kemi teknologji të re, kemi komunikim më të mirë, laboratorë më të saktë dhe punojës më të përgatitur."


Kjo do të thotë se nga zbulimi i infeksionit të ri deri në përgatitjen e ilaçit apo vaksinës koha është më e shkurtër.

"Imunizimi është në fakt një nga zbulimet më të mëdha të shekullit të kaluar. Vaksinat e sotme parandalojnë rreth tre milionë vdekje çdo vit. Dhe vaksinat që janë duke u zhvilluar mund të parandalojnë miliona vdekje të tjera."

Kontrolli i këtyre sëmundjeve varet nga vigjilenca e vazhdueshme e sistemeve shëndetësore publike në të gjithë botën. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se dobësitë në infrastrukturën e shëndetit publik janë faktorët kryesorë nxitës në shpërthimet e sëmundjeve infektive. Një rast i tillë: shpërthimi i kolerës në Haiti pas tërmetit masiv në vitin 2010, shkatërroi aftësinë e vendit për t'u kujdesur për të sëmurët.


Presidenti amerikan, Donald Trump, shpërndau në Twitter një thirrje për shkarkimin e Dr. Anthony Stephen Faucit, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive



Rezultatet e kërkimit

Rezultate nga uebAnthony S. Fauci

Rezultatet e kërkimit

Rezultate nga uebiAnthony S. Fauci, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive tha se mund të ishin shpëtuar më shumë jetë, nëse vendi do të ishte mbyllur më shpejt gjatë shpërthimit të koronavirusit.



Anthony Fauci.jpg




Presidenti  Donald Trump shpërndau të dielën në Twitter mesazhin e shkruar nga një ish-kandidat republikan për në Kongres, i cili citonte komentet e Prof.Dr.Antony S.  Fauci (24 dhjetor 1940) gjatë një interviste televizive të dielën. Mesazhi në Twitter titullohej “koha për të #ShkarkuarFaucin”.



Presidenti republikan në të kaluarën ka shpërndarë mesazhe kritikuese (të të tjerëve) për zyrtarët ose kundërshtarët e tij, duke mos preferuar t'i bëjë vetë kritikat.


 Shpërndarja e këtij mesazhi në Twitter nxiti spekulimet se Presidentit amerikan Donald  Trump po i mbaron durimi me shkencëtarin e mirënjohur dhe se mund ta shkarkojë atë, transmeton VOA raportin e Reutersit.



Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi të hënën këtë veprim në Twitter të Presidentit  Donald Trump.




Prof. Dr. Anthony Fauci ka marrë rëndësi kombëtare dhe një nivel pëlqimi, si një udhëheqës në luftën kundër koronavirusit Covid 19. Ai ka kundërshtuar ose korrigjuar Presidentin  Donald Trump për çështje shkencore gjatë krizës së shëndetit publik, siç ishte p.sh. gjatë diskutimit nëse ilaçi anti-malaria hidroksilklorina është efektiv apo jo kundër koronavirusit.

Dr. Dr. Anthony Fauci u pyet në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN në lidhje me një raport të gazetës New York Times që dokumentonte paralajmërimet e hershme të dërguara Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin Covid 19 . 

Shkencëtari Dr. Anthony Fauci pranoi se mbyllja e vendit më shpejt mund të kishte shpëtuar jetë, por paralajmëroi se ishin të përfshirë një numër faktorësh.

“Natyrisht, do të ishte mirë nëse do të kishim patur një fillim më të mirë, por unë nuk mendoj se mund të thoni se jemi këtu ku jemi tani për shkak të një faktori”, tha epidemiologu i njohur amerikan prof.dr. Antony Fauci . “Është shumë e ndërlikuar”.

I shndërruar tashmë në një objektiv të ekstremit të djathtë për kundërshtitë e tij ndaj Presidentit  Donald Trump, dr.Antony Fauci tërhoqi kritika të mëtejshme pas intervistës.

Materialin e gazetës e denoncoi gjithashtu Presidenti  Donald Trump të dielën në Twitter, duke e cilësuar atë “Fake” (“Fals”).


Javën e kaluar gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin Covid 19 në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump ndërhyri dhe e pengoi dr. Antony Faucin t'i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me hidroksiklorurinën.

George W. Bush, 79 vjeç, ka udhëhequr agjencinë federale të sëmundjeve infektive që nga viti 1984 nën udhëheqjen e presidentëve republikanë dhe demokratë.Ish  Presidenti amerikan George W. Bush gjatë mandatit të tij   e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2008.

Disa sondazhe gjatë krizës së shëndetit publik kanë treguar se amerikanët i besojnë atij më shumë sesa Presidentit  të vendit Donald Trump.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...