Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/13

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpërndau në Twitter një thirrje për shkarkimin e Dr. Anthony Stephen Faucit, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive



Rezultatet e kërkimit

Rezultate nga uebAnthony S. Fauci

Rezultatet e kërkimit

Rezultate nga uebiAnthony S. Fauci, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive tha se mund të ishin shpëtuar më shumë jetë, nëse vendi do të ishte mbyllur më shpejt gjatë shpërthimit të koronavirusit.



Anthony Fauci.jpg




Presidenti  Donald Trump shpërndau të dielën në Twitter mesazhin e shkruar nga një ish-kandidat republikan për në Kongres, i cili citonte komentet e Prof.Dr.Antony S.  Fauci (24 dhjetor 1940) gjatë një interviste televizive të dielën. Mesazhi në Twitter titullohej “koha për të #ShkarkuarFaucin”.



Presidenti republikan në të kaluarën ka shpërndarë mesazhe kritikuese (të të tjerëve) për zyrtarët ose kundërshtarët e tij, duke mos preferuar t'i bëjë vetë kritikat.


 Shpërndarja e këtij mesazhi në Twitter nxiti spekulimet se Presidentit amerikan Donald  Trump po i mbaron durimi me shkencëtarin e mirënjohur dhe se mund ta shkarkojë atë, transmeton VOA raportin e Reutersit.



Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi të hënën këtë veprim në Twitter të Presidentit  Donald Trump.




Prof. Dr. Anthony Fauci ka marrë rëndësi kombëtare dhe një nivel pëlqimi, si një udhëheqës në luftën kundër koronavirusit Covid 19. Ai ka kundërshtuar ose korrigjuar Presidentin  Donald Trump për çështje shkencore gjatë krizës së shëndetit publik, siç ishte p.sh. gjatë diskutimit nëse ilaçi anti-malaria hidroksilklorina është efektiv apo jo kundër koronavirusit.

Dr. Dr. Anthony Fauci u pyet në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN në lidhje me një raport të gazetës New York Times që dokumentonte paralajmërimet e hershme të dërguara Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin Covid 19 . 

Shkencëtari Dr. Anthony Fauci pranoi se mbyllja e vendit më shpejt mund të kishte shpëtuar jetë, por paralajmëroi se ishin të përfshirë një numër faktorësh.

“Natyrisht, do të ishte mirë nëse do të kishim patur një fillim më të mirë, por unë nuk mendoj se mund të thoni se jemi këtu ku jemi tani për shkak të një faktori”, tha epidemiologu i njohur amerikan prof.dr. Antony Fauci . “Është shumë e ndërlikuar”.

I shndërruar tashmë në një objektiv të ekstremit të djathtë për kundërshtitë e tij ndaj Presidentit  Donald Trump, dr.Antony Fauci tërhoqi kritika të mëtejshme pas intervistës.

Materialin e gazetës e denoncoi gjithashtu Presidenti  Donald Trump të dielën në Twitter, duke e cilësuar atë “Fake” (“Fals”).


Javën e kaluar gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin Covid 19 në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump ndërhyri dhe e pengoi dr. Antony Faucin t'i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me hidroksiklorurinën.

George W. Bush, 79 vjeç, ka udhëhequr agjencinë federale të sëmundjeve infektive që nga viti 1984 nën udhëheqjen e presidentëve republikanë dhe demokratë.Ish  Presidenti amerikan George W. Bush gjatë mandatit të tij   e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2008.

Disa sondazhe gjatë krizës së shëndetit publik kanë treguar se amerikanët i besojnë atij më shumë sesa Presidentit  të vendit Donald Trump.

No comments:

Post a Comment

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...