
Disa kompani kanë nisur përgatitje për internetin celular të gjeneratës së re, 5G. Testimet janë realizuar dhe ZTE premtoi telefonin e parë 5G në 2019-ën.

Tranzicioni drejt 5G-së premton telefonë inteligjentë më të shpejtë, internet më të shpejtë dhe teknologji të reja.
Ajo është gjenerata e pestë e rrjeteve celulare. Kjo gjeneratë do të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e internetit në pajiset tona mobile.
Krahasuar telefonisë me 4G-në, i cili është pjesë e thuajse çdo telefoni të ditëve të sotme, 5G ofron bandwidth disaherë më të lartë dhe vonesa më të ulëta transmetimi.
E thënë thjeshtë përdoruesit e telefonëve do të mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë video e foto shumë më shpejtë. Sa shpejtë? Ende nuk dihet.
Nëse mbani mend tranzicionin e telefonisë drejt 4G-së, telefoni juaj 3G nuk kishte internet po aq të shpejtë. Kështu lindi nevoja për një telefon që mbështeste telefoninë 4G por edhe 3G. Diçka e ngjashme pritet të ndodhë kur telefonët e rinj do të mbështetin 5G por edhe 4G.
5G-ja është më shumë sesa një internet më i shpejtë celular. Teknologjitë që do të përfitojnë nga vonesat e ulëta të transmetimit janë realiteti virtual dhe pajisjet e lidhura në internet të njohura i Interneti i Gjërave (IoT.)

5G-ja do të mundësonte një shoqëri të ndërlidhur, një mision që 4G-ja nuk ishte ndërtuar për ta përmbushur.
Telefoni i parë me 5G ka ardhur nga ZTE në 2019-ën ndërsa testimet e para janë kryer në Korenë e Jugut.
Por për ministrin Gjermane të financave Olaf Scholz, ankandi i frekuencave 5G ka qenë një sukses dhe vendi synon ti përdorë për të financuar zhvillimin e infrastrukturave dixhitale në vend.
Tenderi i frekuencave 5G në Gjermani u mbyll për 52 ditë pasi grumbulloi plot 6.6 miliardë euro në një betejë të egër mes Deutsche Telekom dhe Vodafone .
Shuma ishte shumë më e lartë sesa kishin pritur analistët prej 3 deri në 5 miliardë euro.
Katër kompanitë që fituan të drejtat e ofrimit të shërbimeve 5G ishin Deutsche Telekom me 2.2 miliardë euro, Vodafone me 1.9 miliardë euro, Telefonica me 1.4 miliardë euro dhe Drillisch me 1.1 miliardë euro.
Deutsche Telekom kritikoi çmimin e lartë të frekuencave 5G. Kompania tha se kjo do të bëhet pengesë për zgjerimin e rrjetit 5G brenda afateve të parashikuara.
Shefi i operacioneve Gjermane të Vodafone gjithashtu mbështeti qëndrimin e Deutsche Telekom duke thënë se tenderi ka qenë një fatkeqësi për Gjermaninë.
Por për ministrin Gjermane të financave Olaf Scholz, ankandi i frekuencave 5G ka qenë një sukses dhe vendi synon ti përdorë për të financuar zhvillimin e infrastrukturave dixhitale në vend.

Ankandi i fundi i frekuencave celulare u mbajt në 2015-ën ku u ngritën 5.09 miliardë euro.
*****
Telefonia 5G dhe pandemia e koronavirusit COVID 19
Në kohën kur pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën, po ashtu janë përhapur dhe teoritë e konspiracionit në lidhje me se çfarë e shkaktoi atë. Disa prej tyre fajësojnë teknologjinë e re 5g.
Në Angli, Australi dhe Shtetet e Bashkuara, aktivistët besojnë se rrjeti teknologjik 5g fshihet pas pandemisë së koronavirusit. Shumë prej tyre madje besojnë se koronavirusi është një mashtrim.
Por, pse i besojnë njerëzit teoritë e konspiracionit?
Në rrënjë të këtij besimi është në fakt mosbesimi tek qeveritë dhe organizatat e mjekësisë. Po ashtu, njerëzit janë veçanërisht të tërhequr nga këto teori gjatë periudhave të krizave.
Shumë prej teoricienëve të teorive konspirative e quajnë veten “kërkuesit e së vërtetës”. Ata punojnë “prapa skenave” dhe “burimi i së keqes” është i padukshëm. Në dallim nga kjo, “burimi i së keqes” në rastin e teorive konspirative në lidhje me rrjetin 5g dhe koronavirusin është i dukshëm, i thjeshtë të identifikohet dhe i aksesueshëm.
Njerëzit në përgjithësi duan që gjërat e komplikuara të thjeshtëzohen. Në rastin e pandemisë ekzistojnë 2 teori konspirative, njëra është zyrtare dhe tjetra jozyrtare. Teoria konspirative zyrtare është e thjeshtë: COVID 19 u transferua nga kafshët tek njeriu.
Teoria jozyrtare lidh teknologjinë 5g me përhapjen e pandemisë. Popullariteti i kësaj teorie nga ana tjetër ka të bëjë me mosbesimin tek teoritë shkencore, ekspertët dhe tek e vërteta. Gjithashtu dhe tek mosbesimi tek qeveritë dhe tek mënyra se si ato reaguan në lidhje me menaxhimin e krizës; nëse reaguan shumë herët apo shumë vonë.
Ajo çka është më shqetësuese është se grupet populiste të djathta po e intensifikojnë këtë klimë mosbesimi. Donald Trump, Mateo Salvini, Jair Bolsonaro dhe Nigel Farange po fitojnë mbështetje duke e portretizuar këtë “luftë” si ajo e liderave të mirë kundër institucioneve të këqia.
Ndarja midis të vërtetave shkencore dhe teorive konspirative është bërë e paqartë deri në nivel qeverish. Ndërhyrjet politike të cilat supozohet që të zgjidhin problemin janë në fakt pjesë e problemit.
Këto problematika bëhen dhe më të rëndësishme në një kohë kur njerëzit janë në izolim dhe kalojnë më shumë kohë se zakonisht në internet. Në kohën kur njerëzit po përpiqen të përshtaten me mënyrën e re të jetesës, të famshmit në Youtube apo “kërkuesit e së vërtetës”, janë duke marrë një vemendje të paprecedentë.

Megjithëse në Facebook mund të shfaqen udhëzimet zyrtare të qeverive në lidhje me koronavirusin, grupe private përhapin informacion që i kundërshton këto udhëzime.
Pra, 5G është rrjeti i gjeneratës së re të telefonave mobilë dhe premton shpejtësi më të madhe, kohë të përgjigjes më të shpejtë dhe më i besueshëm se teknologjia 4G.
Shpejtësia e një shkarkimi do jetë 5 deri në 10 herë më e shpejtë se tani. Kjo do thotë se një film do të shkarkohet brenda disa sekondave dhe jo në disa minuta. Përgjatë viteve në vijim do të bëhet edhe më i shpejt teksa teknologjia përparon.
Ndoshta gjëja më e rëdnësishme që 5G do të bëjë për përdoruesit është kapaciteti më i madh, që do të thotë se më shumë përdorues do të lidhen në të njejtën kohë.
Kjo do u nevojitet shumë personave që dëshirojnë shpejtësi të madhe dhe që jetojnë në zona me popullësi të dendur. 4G shpesh ka pasur probleme si për shembull kur keni pasur sinjal të plotë në telefonë por rrjeti po punonte jashtëzakonisht ngadalë.
Nuk pritet që të kushtojë shumë më shtrenjtë.
Në Britani parashikohet që të kushtojë vetëm 5 funta më shumë se rrjeti 4G.
Për të e përdorur rrjetin 5G ju duhet një telefon i menqur me një modem 5G. Samsung Galaxy S10, OnePlus 7 Pro janë disa nga këto, si dhe Iphone X poashtu.
Në “Mobile World Congress”, që u mbajt në fund të muajit shkurt në Barcelonë, liderët e sektorit theksuan se 5G do të jetë revolucioni i ardhshëm mobil.
Ekspertët thonë se rrjeti mund të vihet në përdorim vitin e ardhshëm. Avantazhet e tij janë shumta: shpejtësia e rrjetit dhe koha që i nevojitet mundëson krijimin e ‘smart city’, ndërhyrjet kirurgjikale në distancë dhe download-ime më të shpejta, midis funksioneve të tjera të panumërta.

Një grup prej 170 shkencëtarësh kanë ngritur shqetësimin rreth teknologjisë në Bashkimin Evropian, duke u bërë thirrje vendeve të BE-së që të rishikojnë kufijtë e ekspozimit, duke përmendur rreziqet shëndetësore që mund t’u shkaktohen qytetarëve evropianë,telefonia 5 G.
Për të llogaritur rritjen e vëllimit të informacionit që do të transferohet nga rrjetet 5G, do të jetë i nevojshëm më shumë spektër me frekuenca më të larta – tha për Euronews një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Frekuencat më të larta që do të përdoren, do të jenë rreth dhjetë herë më të larta se frekuencat që përdoren nga teknologjitë aktuale të rrjetit – aktualisht deri në disa dhjetëra GHz. Ekzistojnë udhëzimet ndërkombëtare deri në 300 GHz, përtej frekuencave maksimale që janë duke u diskutuar për 5G.
Ndërkohë që Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-jonizues (ICNIRP) po rishikon udhëzimet e tij në lidhje me radiofrekuencën, ka paraqitur një draft këshillash në lidhje me frekuencën e lartë (nga 100 kHz në 300 kHz) për një konsultim publik. “Efekti më i rëndësishëm i ekspozimit ndaj frekuencës së lartë që lidhet me shëndetin dhe sigurinë e njeriut është ngrohja e indeve të ekspozuara” – lexohet në draft.
“Fushat me frekuencë të lartë mund të depërtojnë në trupin e njeriut (sa më e lartë frekuenca, më e ulët është thellësia e penetrimit)… kjo shkakton fërkim e për rrjedhojë nxehtësi”. ICNIRP thotë se efektet akute dhe afatgjata të ekspozimit të frekuencës së lartë nën pragun termik janë studiuar gjerësisht, duke treguar se nuk kanë asnjë pasojë të dëmshme te shëndeti i njeriut.

Se çfarë rreziqesh mund të sjellë rrjeti 5G, “askush nuk i di”, shprehet Dariusz Leszczynski, ekspert i biologjisë molekulare dhe profesor në Universitetin e Helsinkit, në Finlandë.

“Siguria që jepet ndaj shqetësimit në lidhje me rrezatimet e rrjetit 5G mbështetet ekskluzivisht te supozimi se sasi të ulëta rrezatimi janë të sigurta, jo në hulumtime biomjekësore”, shtoi profesori. Në mënyrë të veçantë, pikëpyetja qëndron tek efektet e valëve milimetrike, të njohura si frekuenca jashtëzakonisht të larta, që do të përdorë 5G.
“Ne nuk e dimë në praktikë ndikimin e tyre në sistemin tonë imunitar”. Valët me frekuencë të lartë penetrojnë vetëm disa milimetra në trup dhe ky përdoret si një argument mbrojtës nga industritë e teknologjisë – por lëkura jonë është organi më i madh i trupit dhe lidhet me gjëra të ndryshme, duke përfshirë edhe përgjigjen imunitare”, shpjegon Leszczynski.

Antena 5G do të jetë e pranishme në çdo makinë dhe shtyllë në qytetet inteligjente dhe sensorët duhet të instalohen edhe në shtëpi, pasi valët milimetrike nuk mund të depërtojnë nëpër mure dhe dritare, shpjegon Leszczynski.
Por, pjesa më e madhe e rrezatimeve, nuk vijnë nga këtu. “Ashtu si tani, me rrjetet 3G dhe 4G, pjesa më e madhe e rrezatimeve do të vijë nga telefonat celularë”, thotë ai. Antenat do të përçojnë rrezatim më të ulët krahasuar me këtë”. “Rrezatimet nga shtyllat do të jenë të ulëta, përjashto rastin kur jeni pranë tyre”, shtoi prof. Leszczynski.

Leszczynski thotë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga rreziqet e panjohura që lidhen me rrjetin 5G është e njëjta këshillë me rrjetin 3G dhe 4G – të kufizoni ekspozimin.
“Përdoreni telefonin sa të dëshironi, por mos e përdorni kur nuk është e nevojshme”, thotë ai. Është e këshillueshme të tregoheni të kujdesshëm.

“Parandalimi ka kuptim derisa dyshimet të jenë zhdukur”, thotë Lerchl. “Është ndoshta më mirë të tregoheni të kujdesshëm”.

No comments:
Post a Comment