Semundjet infektive
Janë të shumtë mikroorganizmat të cilët jetojnë ne trupin e njeriut. Këta janë zakonisht të padëmshëm ose edhe të dobishëm për shëndetin mirëpo në rrethana të caktuara disa mikroorganizma mund të shkaktojnë sëmundje.Sëmundjet ngjitëse janë gripi,leja qenit edhe disa të tjera. Semundjet infektive,të njohura gjithashtu si sëmundje infektive brenda qelizave të shkaktuara nga futja e mikroorganizmave ose parazitëve në trup nga ndonjë agjent patogjen. Këto sëmundje shpesh quhen sëmundje ngjitëse, sepse ato transmetohen nga një person në tjetrin ose nga një specie në tjetrën. Organizmat që shkaktojnë sëmundje mund të jenë viruset, bakteret, ricketciet, fungjet. Të gjitha sëmundjet ngjitëse karakterizohen nga mundësia e transmetimit tek njerëzit në një ose më shumë mënyra: nga një person në tjetrin, nga kafshët tek njerëzit. Gjithashtu mund të transferohet nga toka e kontaminuar.
Rrugët kryesore të marrjes së infeksionit janë:
Nëpërmjet ajrit (gjatë të teshiturit, kollitjes, spërkatjes me pështymë duke folur) tuberkulozi, pertusis dhe sëmundje e ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes. Kontakt i drejtpërdrejtë i lëkurës , veshëmbathja , çarçafët apo enët të cilët i përdor pacijenti Përcjellja prej kafshëve/insekteve tek njeriu (shembull është bartja e etheve anofele si dhe sëmundjes “psittacosis” prej shpezëve tek njerëzit me anë të mushkanjave); Uji, ushqimi dhe pijet e kontaminuara (në këtë grup bëjnë pjesë tifo,dizenteria, paratifo, kolera). Në rast të infektimeve me ushqim p.sh. gastroenteriti. Gjatë shtatzanisë dhe lindjes, në qoftëse nëna është e infektuar atëhere edhe foshnja mund të infektohet (rubeola,sifilisi,gonorea,konjuktiviti) . Imuniteti artificial arrihet në atë mënyrë kur personit i jtëen organizma të dobësuara (mikrobe ose bakterje të zbehta ose të vdekura) , ose jipen ekstrakte të tyre. Kundër këtyre organizmave trupi ynë formon reaksion pa ndonjë rrezik të infeksionit,të quajtura – antitrupa.Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtja nga infeksioni. Kjo është mënyra e vaksinimit kundër shumë sëmundjeve.Mirëpo,nuk është efektive kundër të gjitha sëmundjeve infektive.

Grupi i pacientëve potencial që mund të infektohen janë:
Bebet më të vegjël se tre muaj Personat që kanë në familje individ të infektuar Të moshuar dhe që janë në shtratë Persona me imunitet të dobësuar (raste onkologjike) Persona që përdorin imunosupresantë Në sëmundjet infektive ka disa simptoma që paraqiten pothuajse te të gjithë pacientë. Këto janë: ethet,lodhje,humbje të oreksit,dhimbje koke,dhimbje të përgjithshme të trupit.
Te disa sëmundje reaksioni mund të jetë skuqja (fruthi) ,Diarrea është symptom I cili paraqitet në infeksionet e sistemit të tretjes.
Çdo fëmijë i lindur duhet të vaksinohet në periudhë të caktuar.
Trupi duhet mbahet i fortë dhe duhet patur kujdes në ushqim.Jeta e shëndoshë është faktor i rëndësishëm.
Duhet konsultohet mjeku dhe të përdoren barnat e duhura, duhet mirren masa të nëvojshme dhe vaksinimi. Mos të konsumohet ushqimi i papastër dhe të kemi kujdes në higjienën e trupit.
Varësishtë nga lloji i mokrobeve shkaktare të sëmundjeve edhe trajtimi i këtyre infeksioneve ndryshon shumë.
Penicilina dhe antibiotikë të ngjashëm janë efektive kundër baktericideve.

Sëmundjet e shkaktuara nga mikroorganizmat protozoar (me një qelizë) p.sh. si malaria, trajtohen gjithashtu me barna të përbërë nga substanca kimike të ndryshme. Sëmundjet e shkaktuara nga viruset nuk preken nga antibiotikët.
Disa nga sëmundjet infektive janë: gonorea, bruceloza, lija, difteria, diarea (amiloid ose bacilar), influenca, hepatiti, fruthit, Kolera, meningjiti, psitakoza, malaria, tetanozi, tularemia, tuberkulozi, sëmundja e gjumit, pneumoni, tiofidea, tifoja…etj.

Sëmundjet infektive të reja e të vjetra
Epidemitë kanë sëmurë dhe vrarë miliona njerëz përgjatë historisë. HIV / AIDS ka marrë 25 milionë jetë që nga identifikimi i sëmundjes ne vitin 1981.
Kjo është një nga sëmundjet e reja ngjitëse, por sëmundjet më të vjetra ende shkaktojnë vdekje të panumërta dhe vuajtjet: kolera, ethet e verdha, tuberkulozi dhe malaria, janë disa prej tyre.
Por çfarë po bëhet për të të përmbajtur këto sëmundje dhe për të shpëtuar jetë njerëzish?
Një pickim nga një mushkonjë e thjeshtë mund të përfundojë jetën e dikujt ose ta ndryshojë atë përgjithmonë.
Një teshtitje, një shtrëngim duarsh apo edhe ndarja e një tavoline mund të bëjë të njëjtën gjë.
Kjo ndodhi ndërsa H1N1 - ose gripi i derrave - u përhap nëpër botë pak vite më parë. Sëmundjet infektive të tilla si malarja, HIV / AIDS , Ebolla, SARS, COVID -19 , tuberkulozi janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global.
Sëmundjet e diarresë të tilla si kolera kanë vrarë më shumë se 100.000 njerëz çdo vit. Haiti dhe Republika Domenikane thonë se kanë nevojë për 2 miliardë dollarë për të luftuar epideminë e kolerës që së pari shpërtheu në vitin 2010.
Që atëherë, sëmundja ka vrarë rreth 8 mijë njerëz dhe ka sëmurë më shumë se gjysmë milioni. Në vitin 2019 u paraqit në Kinë sëmurja infektive COVID 19 , që u përhap infekcioni në tërë botën .
Në një simpozium në Washington, zyrtarë dhe eksperetë amerikanë të shëndetësisë u takuan për të diskutuar sfidat e sëmundjeve infektive, të reja e të vjetra. Dr Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit, tha se shumica e këtyre sëmundjeve janë rezultat nga fakti se ndërsa popullsia rritet, njerëzit vijnë në kontakt më të ngushtë me kafshët.
"Kur popullsia shtohet, mjedisi ngushtohet dhe njerëzit vijnë në kontakt gjithnjë e më të ngushtë me kafshët dhe këto kontakte janë një nga kontribuesit kryesore për sëmundje të reja infektive."
Sëmundjet e reja infektive shfaqen edhe kur bakteret apo viruset shndrrohen dhe nuk ndikohen më nga barnat dikur të efektshme. Një shembull është ilaçi rezistent ndaj tuberkulozit. Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimin e klimës.
Ethe tropikale janë gjetur tani në gjysmën e vendeve të botës. Këto ethe shkaktohen nga një pickim nga një mushkonjë e infektuar me virusin.
Ndërsa kërcënimet janë të mëdha, ne tani kemi mjetet më të mira për t’i luftuar këto sëmundje, thotë Dr. Thomas Frieden, kreu i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve:
"Ne kemi teknologji të re, kemi komunikim më të mirë, laboratorë më të saktë dhe punojës më të përgatitur."
Kjo do të thotë se nga zbulimi i infeksionit të ri deri në përgatitjen e ilaçit apo vaksinës koha është më e shkurtër.
"Imunizimi është në fakt një nga zbulimet më të mëdha të shekullit të kaluar. Vaksinat e sotme parandalojnë rreth tre milionë vdekje çdo vit. Dhe vaksinat që janë duke u zhvilluar mund të parandalojnë miliona vdekje të tjera."
Kontrolli i këtyre sëmundjeve varet nga vigjilenca e vazhdueshme e sistemeve shëndetësore publike në të gjithë botën. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se dobësitë në infrastrukturën e shëndetit publik janë faktorët kryesorë nxitës në shpërthimet e sëmundjeve infektive. Një rast i tillë: shpërthimi i kolerës në Haiti pas tërmetit masiv në vitin 2010, shkatërroi aftësinë e vendit për t'u kujdesur për të sëmurët.