Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/14

nga Edo Popović : Kalda, histori nën lëkurë


Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të ‘realitetit të pisët’ ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.

Kalda, histori nën lëkurë

ISBN 97899928410948

Kalda, histori nën lëkurë, është një roman mbi jetën e fotografit Ivan Kalda, duke qenë gjithashtu edhe një roman për kohën tonë. E shkuara atij i shfaqet përpara dhe ajo është ose qesharake, ose dhibsurisht jo e bukur.

Gjithë sa Kalda mendon se e ka hedhur pas shpine, i rishfaqet para syve përmes kohës së rrëfimit retrospektiv.

Roman “i ngatërruar”, siç janë të ngatërruara edhe ndërgjegjet tona, që nuk jetojnë vetëm në të sotmen, është ky libër mbi kujtesën e humbur të fajeve dhe gabimeve mbetur ende pa emër. Edo Popović ka lindur në vitin 1957 në Livno dhe jeton në Zagreb.

Libri i tij i parë në prozë, Perëndesha të mesnatës, 1987 i dha Edo Popović -it statusin e shkrimtarit kult të viteve ‘80.

nga Georgi Gospodinov : Romani Natyral


Jeta e një burri papritur merr tatpjetën. Ai përpiqet të rrëfejë historinë e tij, por ajo vazhdimisht i rrëshqet dhe kthehet në historinë natyrale për WC-të, për mizën , bletët etj. Jeta e tij përqaset në mënyrë misterioze me fatin e dy personazheve të tjerë - të redaktorit (me të njetjtën mbiemër si të tij) dhe kopshtarit të çmendur. Kur historia personale e njeriut shkatërrohet, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëhet mbledhës historish të huaja dhe të kthehet në pjesë të tyre. Një tekst shumë i thjeshtë...

Roman natyral

Shtëpia Botuese Botimet Poeteka
Fletët 138
ISBN 9789928410962

Një roman që nuk hyn në asnjë kategori, i ëmbël dhe i pamëshirshëm, sa i errët, po aq dhe me humor.” ( Page, Paris) “Romani Natyral është diçka si makinë historish.”

(Le Courrier , Geneve)

“Një debutim i bukur...shndrim i prekshëm këndështrimesh.” (Le Soir , Bruxselles) “Një kryevepër e vogël dhe e hijëshme.”

(Frankfurter Allgemeine Zeitung)

nga Srđan Valjarević : Komo

Vasa Pavković - “Danas” “Srđan Valjarević mbërriti nga askund dhe u afirmua tamam si duhej në letërsinë serbe edhe si poet, por dhe si prozatori i një sensibiliteti melankolik i tipit ostbukovskian dhe postkarver; ushtrimet e tij poetike dhe prozaike për tmerret vetjake, por dhe mrekullitë, dhe të gjitha bashkë për historinë e egër të robërimit ishin ato që i bënë për vete shumë lexues-ndërsa shpeshherë shkrimtarin e tyre a lanë shumë poshtë në kohët e këqija, kur ishte kaq e nevojshme dhe kaq e shëndetshme”
Si në librat e tij në prozë, por edhe në poezi, Srđan Valjarević arriti të ndërtojë shumë shpejt tonin e tij të komunikimit, me një sinqeritet të drejtpërdrejtë që i fiton lexuesit. Ky ton i lejon atij të japë një fije prozaike edhe në poezi dhe të mbetet në të njëjtën realitet në temat e njëjta faktike, dhe vetëm me një manovrim të lehtë të ritmit përsëri të na tregojë historinë e ashpër të vetmisë, ekzistencën brenda kufijve të zgjedhur. Modeste, në fakt... “

Komo
Shtëpia Botuese Botimet Poeteka
Fletët 208
ISBN 97899928410986

F.B.


nga Ardian - Christian Kyçyku : Ati


Romani "Ati", me autor Ardian Kyçykun është një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë që i shoqëroi.


Ati

Shtëpia Botuese Botimet Poeteka
Fletët 167
ISBN 9789928230065

Romani “Ati” rimerr nga një këndvështrim tjetër temën e gjak/hakmarrjes. Çdo marrëdhënie mes brezave ka brenda të paktën një etje për hakmarrje. Përtej çdo loje fjalësh, mund të flitet për një gjakdhënie që zgjon hakmarrjen dhe për një hakdhënie që, çuditërisht, ndjell, ose sjell gjakrrjedhje.

Secili brez e ndjen veten të përligjur të hakmerret ndaj brezit paraardhës, gjoja në emër të brezit pasardhës, dhe kësisoj dëmton tre breza. Kjo edhe ngaqë ende jetojmë brenda një historie, ku të ashtuquajturat “ide shpëtimtare” helmojnë gati çdo lidhje gjaku, por edhe anasjelltas: kriteri biologjik i përzgjedhjes, sidomos në fushën e dhuntive, u ndryshon kahun ideve të mira”.

FRAGMENT NGA LIBRI

...Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi. Më mirë të kishin paguar dritat. Qirinjtë flakëronin. Kaherë shtëpia nuk pat qenë aq e ndritshme. Si për të dëshmuar se tepria e ndriçimit u bënte keq, Ati u përkul mbi të gjashtëdhjetë qirinjtë dhe u fryu. Me të njëjtin mllef do t'u kish fryrë edhe viteve të vet....

...pas Luftës së Dytë Botërore, Urdhri kish ndryshuar. Lidhjet mes anëtarëve nuk ishin mbajtur më drejtpërdrejt, ose përmes lajmësve, po përmes letrave. Urdhri nuk i ndruhej hapjes së mundshme të letrave nga ana e shërbimeve të fshehta, sepse kumtet ishin "të përkthyer", domethënë të fshehur. Vetëm anëtari që merrte letrën, pak para se ta digjte, ishte i aftë të zbërthente kumtin përkatës...

....Meri kishte rënë në dashuri me Atin. E nuk do ta kish marrë vesh njeri atë zjarr shfarosës që iu turr nga brenda banakieres bukuroshe, të mprehtë e gjuhëtrashë, po të mos kish vendosur të mos ia linte më as pronarit, as të shoqit...Tani ishte e dashuruar, nuk kish gjumë, shihte ëndrra të thekura me Atin dhe thurte plane t'i hapej, t'i falte në vetmi qoftë edhe një shkëndijë nga ai zjarr qiellor që e kish bërë tjetër njeri...

... e i pat ndodhur edhe t'i bekonte gjakësit, se falë rishfaqjes së tyre jeta e Atit kish ndryshuar me rrënjë, sikur i qenë hapur sytë, pat zbuluar se mjerimi ishte pothuajse i njëjtë tek të gjithë njerëzit, vetëm shprehja e tij ndryshonte nga vdekatari në vdekatar...

F.B.

nga Mark Lucgjonaj : Ligji i maskave



Maska është frikë nga realiteti, është frikë nga vetja, por edhe të fut frikën me pamjen e saj të gënjeshtërt e të pazakontë. Por këtu autori Lucgjonaj e ka stilizuar maskën me efektin e mashtrimit, të gënjeshtrës, të djallëzisë, të falsitetit. Dhe ka luajtur bukur me paradoksin e gënjeshtrës dhe të së vërtetës. Maska është kthyer në ligj, këtë autori na e gdhend qysh në titull.


Ligji i maskave

Romani “Ligji i maskave” i shkrimtarit shqiptar që jeton në Mal të Zi, Mark Lucgjonaj, lundron mes njerëzores dhe fantastikes në një lojë që prek mendjen, ndjenjën e dashurinë në kufijtë e transhendencës; një roman ku kohët dhe ngjarjet takojnë njëra-tjetrën pa u ndier, mes portave sekrete të qiellit dhe ligjeve të pushtetit okult. Një histori fantastike që ruan tensionin e pritjes për të parë kufijtë e deformimit, si metaforë e pakohë dhe e pavend, por, njëkohësisht, lehtësisht e identifikueshme dhe e gjithmonshme e qenieve njerëzore.



Me një mënyrë të eksperimentuari të guximshme, në laboratorin e tij krijues realiteti merr një tjetër dimension dhe zhvishet plotësisht para një shoqërie të nënshtruar ndaj rregullave dhe ligjeve absurde. Stili tërheqës bën që lexuesi të jetë i përfshirë në rrjedhën e ngjarjeve dhe situatave, jo vetëm duke ia shtuar kureshtinë për të zbuluar atë çfarë ndodh, por edhe për t’i nxitur impenjimin për të lexuar mes rreshtave.
“Ligji i maskave” është romani i dytë i Mark Lucgjonaj, pas atij me titull “Fshati i heshtjes”, të dy botuar në Tiranë nga “Naimi”, ndërkohë që Mark Lucgjonaj ka botuar edhe vëllimin poetik “Zhurma e mendimeve”.

F.B.

nga Mira Meksi : Diktatori ne kryq

Mira Meksi çmitizon Enver Hoxhën 
me romanin “Diktatori në kryq”

Shkrimtarja Mira Meksi sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit Enver Hoxha me romanin e ri “Diktatori në kryq”. Meksi me këtë vepër letrare çmitizon pushtetin e Hoxhës te lexuesit.

Mira Meksi shfleton një faqe të re si shkrimtare me romanin me titull provokues “Diktatori në Kryq”. Prototipi i diktatorit të luftës së ftohtë vjen i portretizuar me mjeshtri nga Mira Meksi përmes figurës së diktatorit Enver Hoxha.




Diktatori dhe kryqi janë dy anë të kundërta të medaljes, por Mira Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit. Meksi thotë se vrasësi i klerikëve, kërkon shpëtimin në grahmat e fundit prej kryqit.

Aty ku mori shkëndijat e para për këtë roman nga kryqi i kishës së Labovës, shkrimtarja i ka dedikuar një pjesë të rëndësishme të romanit. Madje edhe shoqëruesi i saj Xha Stefani ishte i pranishëm në prezantim të librit.

Në këtë roman ka një gjuhë të fortë simbolike dhe gjurmë të hershme të shkrimit të gjuhës shqipe thekson Meksi. Kujtesa historike është me mjaft rëndësi në krijimtarinë e Mira Meksit, por kësaj here ka këtë motiv. “Dikatori në kryq” është një libër i ndërtuar me fakte historike, por i rrëfyer më një gjuhë të pasur letrare dhe simbolik që i flet lexuesve të gjerë.



Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.


Diktatori në kryq

Shtëpia Botuese Onufri

Fletët 278

ISBN 9789928261960

Diktatori përjeton ditët e fundit të jetës. Përpara syve të mendjes i shfaqet e gjithë ekzistenca e tij, që nga dashuria në Paris, lufta, pushteti, krimet, tradhtitë, vrasja e Fesë, izolimi, hipokrizia e pamatë dhe deri te makthi rrëqethës nga hijet e të vdekurve dhe të gjallëve…Ai projekton kthimin nga Vdekja. Nëpërmjet Reliktes së Shenjtë të Ringjalljes. Kërkon një mundësi të dytë në tokë. Për të qenë ndryshe. Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishtërimin që ndodhet në Kishën e Kryqit. Ka qindra vjet që agjenturat e fshehta të fuqive të mëdha janë në kërkim të këtij “Graali të Shenjtë”, i cili është shpresa dhe shpëtimi i njerëzimit. Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë


Flori Bruqi

I pushkatuar nga krimineli me damkë Enver Hoxha


Prof. Eshref Ymeri: “Rezonancë magnetike” për Thaçin | Gazeta Telegraf

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D.



Në Portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotmelexova analizën e zotërisë Luan Çipi, me titull “Ipushkatuar nga komunistët shqiptarë”. 

Këtë analizë ai ia kushton jetës dhe veprimtarisësë politikanit, publicistit dhe nacionalistit të shquar Bari Omari, njërit nga përfaqësuesit emblematikë tëinteligjencies shqiptare. 

POETI, MODEL MIRËSIE Nga Luan Çipi... - Klubi i Shkrimtarve dhe ...

                                  Luan Çipi

 Në analizën e vet, zotëria Luan Çipi, me mjaft realizëm, ka hedhur dritë mbishumë aspekte të jetës së Bahri Omarit që prejshpalljes së pavarësisë dhe deri ditën e arrestimit meurdhër të kriminelit Enver Hoxha.


File:Bahri Omari (1945).jpg - Wikimedia Commons

Bahri Omari

 Ai shkruan:“Ishte muaji prill i vitit 1945, kur Gjyqi Specialme prokuror po gjirokastritin (ish toger të Zogut)Bedri Spahiu dhe kryetar (teneqexhiun fillorist) Koçi Xoxe, e dënoi me vdekje bujarin e ditur, Bahri Iljaz Omarin…”

Koçi Xoxe - Wikipedia

                                Koçi Xoxe

Bedri Spahiu dhe Koçi Xoxe, në të vërtetë, nuk ishin ata që vendosën për pushkatimin e nacionalistit Bari Omari, ata ishin zbatuesit e një vendimi të prerë që kishte marrë krimineli Enver Hoxha për pushkatimin e tij. 

Bahri Omari - Wikipedia

                              Bari Omari 

Sepse Bari Omari ishte njëri nga përfaqësuesit e nderuar të intelektualëve shqiptarë, të pajisur me një kulturë të gjerë perëndimore dhe që ,sipas strategjisë antikombëtare që krimineli Enver Hoxha kishte hartuar, në bashkëpunim të ngushtë me armikun e betuar të kombit shqiptar - shovinizmin serbosllav -, ata duhej të shfaroseshin tërësisht nëpërmjet farsave gjyqësore, në prani të një mileti të përzgjedhur dhe të rrasur nëpër salla gjykatash për ovacione dhe duartrokitje çmendurake. 

Përplasjet mes Titos dhe Stalinit përçanë Partinë Komuniste në ...
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu


Para atyre intelektualëve të shquar, kriminelin Enver Hoxha e bluante përbrenda kompleksi iinferioritetit, sepse vetë shkoi në Perëndimin evropian gjoja për të marrë  kulturë perëndimore, por atje nuk frekuentoi asnjë orë mësimi dhe nuk dha asnjë provim, duke mbetur gjysmak në formimin e vet. 

Pikërisht ai kompleks inferioriteti ishte arsyeja kryesore e shfarosjes së liceistëve të mirënjohur të Liceut të Korçës pas përfundimit të studimeve në
universitete të njohura perëndimore dhe kthimit të tyre në atdhe.

Arben Puto: E vërteta e bisedimeve mes Titos dhe Enverit për ...
Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha 


Përfaqësuesit e shquar të nacionalizmit shqiptar ishin halë në sy për Titon dhe për shovinizmin serbosllav dhe, sipas porosive të prera që kriminelit Enver Hoxha i vinin nga Beogradi, ata duhej tës hfaroseshin përmes pushkatimeve, burgosjeve dhe internimeve.

Image result for gjergj fishta
Gjergj Fishta


 Pjesë e strategjisë serbosllave të kryeargatit të Beogradit Enver Hoxha, ishte edhe zhdukja e intelektualëve të shquar të katolicizmit, e kësaj vatre me emër të madh të nacionalizmit shqiptar, vatër kjo që kishte nxjerrë nga gjiri i vet të Madhin Gjergj Fishta dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët, në kujtimet e veta, të botuara në portale të ndryshme, i nderon me raste përvjetorësh intelektuali i njohur shkodran në diasporën shqiptare në Australi Fritz  Radovani.


Fritz Radovani | Proletari


Fritz Radovani


Ja një fakt mjaft domethënës:“20 shkurt 1946... Kallxon nji zojë e cila, asokohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë, me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue:

Image result for anton harapi

Anton  Harapi

“E mbytëm Patër Anton  Harapin e me të kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..”. 

Simbas rrëfimit të grues, ambasadori, diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: 

Rev Kolë “Gjon” Shllaku (1907-1946) - Find A Grave Memorial

Pater Gjon Shllaku

“Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet, - vazhdoi ai, - si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!””.

Atë Daniel Gjeçaj OFM në përvjetorin e kalimit në amshim.


 Këtë fragment zotëria Fritz    Radovani e kashkëputur nga artikulli i autorit Atë Daniel Gjeçaj “Atë Gjon Shllaku, Martir i Fesë dhe i Atdheut”. 

 Ky artikull përfshihet në librin me tetë autorë, me titull:“Martirizimii Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”. Shtypshkronja“Atë Gj. Fishta”. Tiranë, 1993. f. 36).

 Në analizën e vet, zotëria Luan Çipi citon një deklaratë të Bari Omarit, e cila është mjaft mbresë lënëse për lexuesit me brumosje nacionaliste:

“Një Shqipëri e coptuar, pa zëmrën e saj Çamërinë dhe Janinën, pa kryen e saj Kosovën e Jakovën, s’mundet të ketë jetë të gjatë midis fqinjëve të saj lakmues”. 

Këtë deklaratë mjaft emocionuese shovinizmi kriminal serbosllav dhe argati i tij i regjur Enver Hoxha a mund t’ia falnin Bari Omarit? 

Kurrën ekurrës. Sepse një deklaratë e tillë   vinte në kundërshtim të hapët me politikën kolonialiste të shovinizmit serbosllav jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Shqipërisë, të cilën kryeargati i tij Enver Hoxha kërkonte ta shndërronte në republikë të shtatëtë  të Jugosllavisë titiste. 

 Prandaj ky kryeargat i Beogradit, në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht: 

“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur;; dhe;;aqmë pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.

 Lidhur me rolin e kriminelit Enver Hoxha në pushkatimin e Bari Omarit, zotëria Luan Çipi shkruan: 

“Këtu mendoj se ndikoi dhe lidhja familjare me Enver Hoxhën, i cili vuri pandehmën e shpikur se,ndërhyrja për t’i shpëtuar jetën të kunatit, ishte“kurth ndaj tij për ta denigruar politikisht”!

Ajo pandehmë ishte me të vërtetë e shpikur, se kunatin-kriminel të Bari Omarit kush mund të guxonte ta denigronte publikisht?


Publikohet letra e Enver Hoxhës për Titon, shprehet mirënjohja e ...

 Sigurisht që askush, sepse që prej konferencës së Labinotit të marsit të vitit 1943, kur emisarët e Beogradit Dushan Mugosha dhe MiladinPopoviçi e vendosën kryeargatin e tyre në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha u shndërrua në të vetmin person me imunitet të paprekshëm në Shqipëri,derisa ndërroi jetë më 11 prill 1985.
DUSHAN MUGOSHA JEPTE VENDIME ME VDEKJE TE BRIGADA E PARË KOMUNISTE ...
 Urrejtja e kriminelit Enver Hoxha ndaj nacionalistit Bari Omarit, u manifestua pa mëshirë edhe ndaj bashkëshortes së këtij të fundit,motrës së kriminelit, të gjorës Fahrije Omari, të cilën e kujtoj me keqardhje gjatë kohës kur isha student në vitet’60, kur ajo, me një peshore të vogël, dilte në krye Rrugës së Barrikadave, duke i ftuar kalimtarët e rastit të peshoheshin, në mënyrë që të fitonte ndonjë lek për të nxjerrë kafshatën e gojës. 

Ndahet nga jeta historiani dhe aktivisti Agim Musta - ATSH -

Agim Musta 


Vetëm një kriminel me damkë mund të sillej në atë mënyrë ndaj motrës së vet. 

Natyrën e tij prej krimineli me damkë e kanë zbuluar Agim Musta dhe Mexhit Kokalari në veprën me titull “Kush ishte Enver Hoxha” (Shtëpia Botuese “Apollonia”, 1996).


PressReader - Gazeta Shqiptare: 2013-07-22 - Vasfi Baruti: Hoxha i ...


Vasfi Baruti 


 Poashtu, historiani i njohur Vasfi Baruti e ka çmitizuar përfundimisht atë kriminel në dy veprat e veta me titull“Enver Hoxha në optikë të re” (Shtëpia Botuese“UEGEN”. Tiranë, 2013) dhe “Enver Hoxha (Gjysma tjetër e Hënës)” (Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Tiranë, 2017).

Diktatori ne kryq - Bukinist

Mira Meksi

 Ndërkohë,përkthyesja dhe shkrimtarja e shquar Mira Meksi, në romanin me titull “Diktatori në kryq” (Shtëpia Botuese“Onufri”. Tiranë, 2019), kriminelin Enver Hoxha e ka çmitizuar artistikisht.

Kur njihet me përmbajtjen e këtyre veprave, lexuesi gjakftohtë dhe objektiv vjen në përfundimin logjik se krimineli Enver Hoxha përfaqëson faqen më të zezë në historinë e kombit shqiptar...

(Teksti Eshref Ymeri ;Ilustrimet Flori Bruqi)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...