2020-04-14

nga Mira Meksi : Diktatori ne kryq

Mira Meksi çmitizon Enver Hoxhën 
me romanin “Diktatori në kryq”

Shkrimtarja Mira Meksi sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit Enver Hoxha me romanin e ri “Diktatori në kryq”. Meksi me këtë vepër letrare çmitizon pushtetin e Hoxhës te lexuesit.

Mira Meksi shfleton një faqe të re si shkrimtare me romanin me titull provokues “Diktatori në Kryq”. Prototipi i diktatorit të luftës së ftohtë vjen i portretizuar me mjeshtri nga Mira Meksi përmes figurës së diktatorit Enver Hoxha.




Diktatori dhe kryqi janë dy anë të kundërta të medaljes, por Mira Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit. Meksi thotë se vrasësi i klerikëve, kërkon shpëtimin në grahmat e fundit prej kryqit.

Aty ku mori shkëndijat e para për këtë roman nga kryqi i kishës së Labovës, shkrimtarja i ka dedikuar një pjesë të rëndësishme të romanit. Madje edhe shoqëruesi i saj Xha Stefani ishte i pranishëm në prezantim të librit.

Në këtë roman ka një gjuhë të fortë simbolike dhe gjurmë të hershme të shkrimit të gjuhës shqipe thekson Meksi. Kujtesa historike është me mjaft rëndësi në krijimtarinë e Mira Meksit, por kësaj here ka këtë motiv. “Dikatori në kryq” është një libër i ndërtuar me fakte historike, por i rrëfyer më një gjuhë të pasur letrare dhe simbolik që i flet lexuesve të gjerë.



Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.


Diktatori në kryq

Shtëpia Botuese Onufri

Fletët 278

ISBN 9789928261960

Diktatori përjeton ditët e fundit të jetës. Përpara syve të mendjes i shfaqet e gjithë ekzistenca e tij, që nga dashuria në Paris, lufta, pushteti, krimet, tradhtitë, vrasja e Fesë, izolimi, hipokrizia e pamatë dhe deri te makthi rrëqethës nga hijet e të vdekurve dhe të gjallëve…Ai projekton kthimin nga Vdekja. Nëpërmjet Reliktes së Shenjtë të Ringjalljes. Kërkon një mundësi të dytë në tokë. Për të qenë ndryshe. Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishtërimin që ndodhet në Kishën e Kryqit. Ka qindra vjet që agjenturat e fshehta të fuqive të mëdha janë në kërkim të këtij “Graali të Shenjtë”, i cili është shpresa dhe shpëtimi i njerëzimit. Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë


Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Ismail Kadare[a] (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-'82), zv/kryetar i Fro...