Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/16

Gjenerali i UÇK-së , Lahi Brahimaj: Shkëlzeni, shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit


Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies së tij.

Brahimaj ka thënë se Shkëlzeni është shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit.


“Shkëlzen Haradinaj shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit.

21 vite pas përjetësimit tënd, kujtoj ditët e luftës që kaluam bashkë, gëzimet pikëllimet, zhgënjimet e vështirësitë. Ishe ti ai që na mbajte gjallë e të fortë me trimërinë tënde. Ti ngrite moralin tonë, që ne të shkëlqejmë në frontet e luftës. Lavdia jote qëndron përgjithmonë. Ashtu si Maja e Shkëlzenit, që kushedi sa herë e kalove gjatë furnizimeve për armatim. Historia mbase do na harrojë neve, bashkëluftetarëve tu. Por historia kurrë nuk do të ju harroj Ty, Fatmirin, Luanin e Hasimin. Krenar që ishim bashkë. Lavdi!”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),Dr. Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratës se koleges së saj nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli në lidhje me trajtimin mjekësor jashtë vendit të nënës së Ramush Haradinajt.


Me këtë rast,Dr.Time  Kadrijaj ka thënë se Fitore  Pacolli është më helmuese se koronavirusi COVID-19 


“Një femër, pa etikë e pa moral politik, femër e indoktrinuar dhe e skllavëruar politike, paska gjetur kohë dhe paska marrë guxim me fol për nënën Rukë, nënën e gjeneralëve dhe luftëtarëve të pa epur për lirinë e Kosovës. Fitore ‘Pacovja’ e cila se ka as një kontribut as kombëtar e as patriotik, e helmuar politike e cila kudo që ka qenë ka lobuar kundër Kosovës, kundër liberalizimit të vizave merr guxim me fol për nënën heroinë! Palou moj aty e mos helmo popullatën me këto deklarata tua të poshtra si vet jeta jote. Ti je ma helmëse se Covid-19.Turp për ty e për ata qe i përfaqëson!”, ka shkruar Kadrijaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Isa Mustafa është përfshirë në debatin rreth shërimit jashtë vendit të nënës së Ramush Haradinajt, të cilin e ka nxitur deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.



 Kryetari i LDK-së,Isa Mustafa ka thënë se ta përgojosh nënën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit.


“Logjikë fashiste! Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare. Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotsjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu,kujton heroin Shkëlzen Haradinaj në 21-vjetorin e rënies


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka përkujtuar Shkëlzen Haradinajn në 21-vjetorin e rënies, i cili me bashkëluftëtarët e tij u flijua për ta jetësuar Kosovën e lirë dhe të pavarur.


“Gjithmonë, e sidomos në përvjetorë si ky, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për heronjtë e Kosovës dhe familjet e tyre, të cilat dhanë më të dashurit që vendi ynë të frymojë i lirë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Veliu.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka dhuruar 50 për qind të pagës së tij, përkatësisht 684.83 euro për menaxhimin e Covid-19.


Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.


“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 euro për menaxhimin e COVID-19”.

“Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu.

Ta fyesh një nënë të sëmurë e LV-ja të heshtë, tregon për mendësinë e organizatës



Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila u shpreh me fjalë të rënda për nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj e heronjëve Shkelzen dhe Luan Haradinaj.

Kuçi, përmes një shkrimi në Facebook, e ka dënuar atë gjuhë, duke thënë se mosdistancimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga deklarata e Pacollit, tregon se nuk është problem tek një mendësi e një individi, por komplet organizatës.


Postimi i plotë:

Nga piedestali “i lartë“ i moralit dhe etikës që e vendos veten e ke shumë të lehtë të gjykosh dhe pa asnjë pikë ndjeshmërie të fyesh një nënë të sëmurë e të fshehësh hipokrizinë përbrenda partisë tënde.

Fjalët e pista të Fitores e mosreagimi i VV-së na tregon qartë që këtu nuk bëhet fjalë për një individ por për një organizatë me të njëjtën mendësi.

UP-ja ofron ndihmë laboratorike në parandalimin e pandemisë Covid-19

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga përhapja e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, ka vënë në funksion resurset humane dhe ato materiale në ndihmë të institucioneve dhe komunitetit, me mision tejkalimin e situatës së krijuar sa më parë dhe me më pak pasoja.

Në kuadër të kësaj, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, ka kultivuar bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për t’i shërbyer interesit të përbashkët për mbrojtjen e shëndetit publik.


“Fakulteti ynë ka përkrah IKShPK-në me kite për 500 mostra për ekstrahim të ARN-së së virusit në realizimin e metodës molekular-biologjike RT-PCR, si dhe me huazim të pajisjes Thermocycler për amplifikim dhe detektim të gjenomit të virusit”, ka treguar profesori Kurtesh Sherifi.


Ai ka njoftuar që, FBV-ja, po ashtu, i ka dhënë si huazim Institutit, për një kohë të pacaktuar disa pajisje laboratorike, si: centrifugë, termomikser, vorteks, pipeta dhe tri lampa UV për dekontaminim të kabineteve mikrobiologjike, pra aty ku testohen mostrat për analiza molekulare-biologjike me RT-PCR.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë njëherësh ka shprehur vullnetin që në rast të nevojës, ata mund të shërbejnë edhe me staf profesional, të cilët mund ta ndihmojnë Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në kuadër të institutit, në testimin e mostrave të pacientëve me SARS-CoV-2.


Universiteti i Prishtinës vazhdon t’u përgjigjet me profesionalizëm të gjitha kërkesave të institucioneve shëndetësore për ta ndihmuar vendin në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...