Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

PSE DHE SI U VRA ISA BOLETINI NË PODGORICË, MË 23 JANAR 1916


Prof. Dr. Hakif Bajrami:Fuqia e popullit të robëruar që ia thyen ...


AKADEMIK PROF.DR.HAKIF BAJRAMI,PH.D

 Në bazë të argumenteve arkivore shkaqet për vrasjen e Isa Boletinit janë të shumta dhe të programuar prej argjeturave ruse, serbe, malzeze…. Rrënjët e këtij orientimi për t`i privuar nga jeta patriotët shqiptarë janë orientim i vjetër, jo vetëm i osmanlisë por edhe i pretnduesve të trojeve etnike shqiptare. Pas shpërnguljes së madhe shqiptare më 1877/78, pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, në Vilajetin e Kosovës, do të krijojhet një fuqi urrejtëse ndaj Principatës së Serbisë. Ajo fuqi urrejtëse ishin MUHAXHIRËT, që ishin detyruar t`i lëshojnë trojet e veta të Sanxhakut të Nishit, Pirotit dhe viseve tjera shqiptare, si pasojë e luftës Turko-Serbe më 1877.

Pas kolonizimit të Sanxhakut të Nishit me kolonë sllavë, më 1889 në tërë Vilajetin e Kosovës, sidomos popat serb, do të inicojnë nëpër enklavat serbe, festimin e përvjetorit të Luftës inekzistente të Kosovës (të vitit 1389).

Organizimi kryesor që do të ekspozohet edhe me provokacione më 1889 do të ndodhë në Mitrovicë. Provokimet do të ndodhin edhe në Prishtinë dhe Pejë, aty ku ishin të koncentruar priftërinjët sllavë. Me që në Mitrovicë, disa muhaxherë që ishin buzë vdekjes nga uria, do të provokohen nga katër të rinjë serb, njerin prej të cilëve muhaxhirët e Toplicës, do ta vrasin. Pas kësaj vrasje, në Vilajet do të ngritet shumë zhurmë dhe akuza kundër shqiptarëve, sa që do të shkojë në Mitrovicë edhe valiu që rrinte në Shkup. Me ardhjen në Mitrovicë, valiu do të takohet me një të ri që kishte krijuar autoritet në tërë Shqiptarinë me burrëri, sinqeritet dhe sacrificeë. Ai quhej Isa Boletini. Valiu duke u bazuar në autoritetin e tij, në xhami të Mitrovicës do t`i drejtohet Isa Boletinit: “Ata që nuk janë shqiptarë, për siguri personale dhe familjare, janë në BESËN tënde”. Dhe Isa Boletini, do ta pranonte këtë sepse si nga serioziteti, orientimi familiar, nga pjekuria e hershme dhe pasuria që e kishte, mendonte se do t`i dali zot detyrës së besuar nga Valiu. Valiu i Kosovës ia kishte besuar Isa Boletinit këtë detyrë sepse ai në radhët e muhaxherëve ishte shumë i respektuar, sepse kishte pasuri dhe i kishte strehuar muhaxherët në të gjitha viset e Kosovës e më gjerë.




Nga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali dhe Mehmet Konica. 

Gazetari dhe koleksionisti Ilir Ikonomi në koleksionin e gazetës italiane 'Il Secolo' të vitit 1913, ka gjetur këtë foto, kur Ismail Qemali me këtë delegacion ishte nisur për në Londër për të ndikuar tek Konferenca e Ambasadorëve, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar!

Isa Boletini - Wikiwand
Si u vra konzulli i parë serb në Kosovë më 1890

Pikërisht një vitë më vonë, Isa Boletini ishte në vizitë në Prishtinë dhe rrethinë, për çështje të shitjes së gurëve të mullirit, me cilët nuk kishte konkurencë jo vetëm në Vilajet. Po atë ditë, që ishte Isa Boletini në Prishtinë, konzulli i Serbisë do ta provokojë një muhaxhir duke e fyer. Muahxheri ishte me disa shkopinjë në krah, ndërsa pushkën e kishte ndër shkopijë. Kur konzulli Lluka Marinkoviq, iu drejtua me fjalë fyese, shqiptari muhaxher, i hedhi shkopijtë në tokë, dhe për njëherë e mori në shenjë konsullin, i cili u vra në prag të konzullatit. Kuptohet se agjenturat e ruse, serbe dhe austriake, do ta akuzojnë Isa Boletinin se kinse ai i kishte nxitur muhaxherët të ndërmarrin hapin e tillë. Mos të harrojmë se deri më 1903 Serbia dhe Austro-Hungaria ishin në miqësi politike dhe mbretërore.

***

Si u vra Isa Boletini - Mekuli Press


Në “Besa Besën” e Haxhi Zekës, Serbia dhe Rusia dhe disa shtete tjera që për bazë kishin “luftën kundër islamizmit”, e shihnin kundërshtarin kryesor të zgjimit nacional të shqiptarëve. Prandaj më 1902 do të oragnizojnë likuidimin e patriotit Hazhi Zeka në Pejë. Kjo ngjarje e kishte tronditë Isa Boletinin sepse ai kishte në BESA-BESË me shumë patriotë të tjerë përkrahë Haxhi Zekës. Dhe një vit më vonë në Rrafshin e Kosovës, sidomos në Vushtri do të shpërthej një kryengritje shqiptare e cila mori përmasa edhe në Mitrovicë. Aty, konzulli rus Shçerbini (1903) nuk do të qëndrojë në detyrën konzullare neutral, por do të merrë pozitën e komandimit të ushtrisë gjakatare osmane. Shqiptarët duke e vërejtë këtë qëndrim të konzullit do t’ia kthejnë pushkën dhe do ta vrasin. Edhe për këtë vrasje do të akuzohet Isa BOLETINI, si nga Peterburgu ashtu edhe nga Beogradi dhe Satmbolli, konkludojnë argumentet arkivore.

***
Isa Boletini - Wikiwand


Pas kryengritjeve shqiptare në Vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës 1910-1911, Isa BOLETINI një kohë do të STREHOHET në Podgoricë duke bashkëpunuar me “Komitetin e Fshehtë” shqiptar. Pastaj, në Kryengritjen shqiptare në tërë Vilajetin e Kosovës, më 1912 ISA Boletini do të shquhet edhe si strateg edhe si donator, blerës i armëve, sidomos nga tregtarët serbë, sepse kishte para. Pas çlirimit të Kosovës (marsi - gusht 1912), nga Kulina e deri në Caralevë, nga Kaçaniku e deri në Shkup, Isa Boletini do të shquhet si gjeneral i devotshëm i Hasan Prishtinës, që ishte ideator i luftës çlirimtare. Edhe për këtë EKSPOZIM në luftë Isa BOLETINI do të mirret në shënjestër nga: Serbia, Rusia, Austro-Hungaria, Franca dhe Stambolli. Në fund të tetorit 1912 Isa Boletini do të reagojë te Fuqitë e Mëdha kundër okupimit të trojeve shqiptare. Është e vërtetë se në Shkup Isa BOLETININ e ka udhëheqë dymendësia. Por ajo dymendësi për mos shpalljen e PAVARËSISË në SHKUP, ka ardhë pas KËRCNIMIT të TRE përfaqsuesëve të Fuqive të Mëdha: Francës, Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Diplomatët e këtyre shteteve që diktonin çdo gjë në Ballkan u kërcnuan se: “çfardo rrezultati të ketë lufta e juaj, ndryshim të KUFIJËVE të PERANDORISË NUK DO TË KETË”.

Në këto rrethana Isa Boletini do ta shfaqë një ide se: “Duhet të përpiqemi ta lirojmë PRA Sulltanin nga burgu i Selanikut”. Këtë mendim e shfaqi me shpresë se ai do ta lejojë themelimin e Shqipërisë, si thoshte Boletini në shumë kuvende pastaj. Ky pohim i tij serioz dhe i vendosur, do ta zemronte Hasan Prishtinën, por do të tolerohet sepse politika është çështje e padukshme në disa rrethana. (Shiko: K. Jezdi, Narod i drzhavnici, Beograd 1913, f. 7).



Kuptohet, se Hasan Prishtina, së bashku me Isa BOLETININ, Bajram CURRIN, Idriz SEFERIN e të tjerë do të detyrohen për ta DEMOBILIZUAR ushtrinë e tyre kryengritëse çlirimtare. Me lotë në sy, Hasan Prishtina do ta shqiptonte fjalinë detyruese të Fuqive Evropiane drejtuar kreshnikëve: “Kthehuni nëpër shpia, Zoti e paska shkrue kështu. Asht derdhë gjak, por shumë lufta kanë përfundue kështu, VLLAZËN TË DASHTUN”. (Këtë fakt do të ma vërtetojnë: Mustafë Stublla - i shkolluar, Shyqri Hoxha - i shkolluar, që ishin në taborret e Isa BOLETINIT. Shyqriu ishte vlla i Mulla Ahmet Shtimes -H.B.). Pa çka ngjau pas TRE muajsh, kur Aleanca ballkanike i ndryshoi kufijtë e Perandorisë Osmane, është plagë që kullon gjak, deri me sot. Evropa, shumë pak ka ndyshuar në nëntokën saj diplomatike gjatë dy shekujve të fundit.

Museum of Isa Boletini - Mitrovica Guide

ISA BOLETINI DHE LUFTA E PARË BALLKANIKE

Lufta e parë Ballkanike ishte një komplot evropian - kryqzatë klasike antishqiptare, ashtu si dëshmojnë bashkohanikët: Ramiz Binishi nga Gjakova; Shyqri Hoxha (vëlla i Mulla Ahmet Shtimes) nga Shtimja; Mustafë Stublla nga Llapi më 1972. Fakti që këta e quajnë komplot antishqiptar bazohet në faktin se: “Më 10 tetor 1912 në tregjet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Shkupit me NJË (1) lirë ari mund të bleheshin 82 FESA. Pas 20 nëntorit 1912 në të njetat tregje 82 lira ari kushtonte NJË (1) FES. Kjo do të thotë se ushtritë e Aleancës ballkanike me oficerët instruktorë evropian, kë e gjenin në rrugë me PLIS e likuidonin në vend, pa gjyq. Kë e gjenin me FES e kursenin dhe kujdeseshin për te. Lufta pra ishte antishqiptare e jo antiturke, sepse oficerët turq kishin marrëveshje për tërheqje. Ja ky ishte argument që parinë shqiptare që organizonin mbrojtjen e trojeve kombëtare t`i vrasin kudo, ku munden dhe i gjejnë në kohë dhe hapësirë.

Historia e panjohur e heroit nga Mitrovica, Isa Boletini (VIDEO ...

Në Luftën Ballkanike, Isa BOLETINI do të gjendet në fillim në frontin e Murgulles-Perpellacit-Merdarit-Kulla e Asqerit-Prapashticë-Vranjë. Në Merdar do të ndodhë një ndër tragjeditë më të mëdha për ushtrinë serbe - në tetor 1912. Aty do të likuidohet nga kreshnikët shqiptar NJË BRIGADË e Armatës TRETË. Atë vend të likuidimit edhe sot serbët e quajnë “PREVAR”. Kinse me tradhti, shqiptarët i kanë vrarë ushtarët e okupatorit serb, “duke i mbrojtur interesat e Turqisë”. Ja kështu e trumbetojnë nëpër Evropë serbët këtë disfatë. Por tërë fajin për këtë ia veshin ISA BOLETINIT, i cili nuk ishte në Llap fare, sepe me të shpejtë kishte kaluar në Luginën e Ibrit për t’i mbrojtur pronat e veta dhe të popullit.

Fati i trishtë i familjes e pasardhësve të Isa Boletinit, rrëfimi ...

Pas Luginës së Ibrit, Isa Boletini do të drejtohet për Opojë-Lumë, Malësi e Gjakovës. Në Dibër do të takohet me Mehmet Derallën dhe Hajdin Dragën dhe prej andej do të drejtohen për në Vlorë. Në Vlorë do të arrijë më 29 nëntor 1912. Pas një qëndrimi në Vlorë, më 1 prill 1913 Isa Boletini do të niset së bashku me Ismail QEMALIN dhe Luigj Gurakuqin për të deshmuar dhe mbrojtur Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në hotelin “Kavur” në Milano do të takohet me Ballugjiqin, diplomat serb. Atij Isa BOLETINI do t`i thotë prerazi: “Deri sa të jam gjallë, këmba e Kral Nikollës nuk do të shkelë në Shkodër”. Qëndrim karakteristik, Isa Boletini do të ketë në të gjitha kryeqendrat e shteteve që i vizitoi si në Wjenë-Londër. Pas kthimit, do të qëndronte tërë kohën pranë Qeverisë së Princ Widit, por pa ndonjë angazhim politik apo ushtarak.

Kush ishte Isa Boletini? Nga dëbimi i konsullit rus në Mitrovicë ...

Nuk dihet se çfarë roli ka pasë Isa Boletini në Marrëveshjen Ismail Qemali-Beqir Grebene. Nuk dihet se çfarë qëndrimi ka pasë Isa Boletini ndaj Kongresit Kombëtar shqiptar në Trieshtë. Por dihet se me fillimin e Luftës së Parë Botërore do t’i afrohet Shkodrës. Duke dëshiruar të bashkpunonte me ‘Komitetin e Fshehtë” në Podgoricë, i cili më parë kishte lidhje organizative me Komitetin e Manastirit, Isa Boletini do të vendoset në Podgoricë, i mrojtur nga pushteti. Për ta kontrolluar më në detale Isa Boletini do të vendoset në Shtabin e ushtrisë, afër Urës së Pogoricës. Aty do të ruhet për dumbëdhjetë ditë, do të na thotë një ushtarë i asaj kohe në Beograd më 1977. Ushtari, kishte marrë detyrë që me çdo kusht Isa Boletini mos të dëmtohet dhe ai për këtë ishte koshient. Por me rastin e ardhjes së një çete shqiptarësh pranë urës, do të rrëfejë, ushtari (i cili më 1977 ishte oficerë rezervë në JNA), Isa Boletini, sipas pohimit të tij, do të përpiqet për ta neutralizuar incidentin. Me që dalja e tij nga ndërtesa ishte e ndaluar, unë thotë, ish ushtari, kisha për detyrë që ta paaftësojë për t`i përdorur armët. Kam shti në te, në këmbë dhe e kam plagosë. Për atë njeri nuk kam ditur kush është fare. Por kur ka ardhur babai i Millovan Gjilasit me çetën e tij, ka shti në Isa Boletinin pesë herë dhe ia ka grabit pushkën që ishte e posaçme. Ai burr mbeti i vdekur aty. Më vonë kam kuptuar se kush ishte!”. Kështu e përfundon rrefimin e vet ish ushtari i Kral Nikollës.

Isa Boletini me ngjyra (Colorized) | Albanian fighter Isa Bo… | Flickr

PSE U VRA ISA BOLETINI

Në bazë të dokumenteve të shumta në arkiva, konsideroj se Isa Boletinin e vranë agjenturat serbe sepse e konsideroin se ishte organizator i vrasjes së Konzullit Lluka Marinkoviq më 1890 në Prishtinë; sepse ishte krah i fortë i Haxhi Zekës në Besa Besën e Pejës 1899-1902; sepse më 18 tetor 1912 në Merdar ishte likuiduar një brigadë serbe. Isa Boletinin e vranë agjeturat ruse, sepse konsideronin se është organizator i vrasjes së Shçerbinit në Mitrovicë më 1903; sepse ishte luftëtar i denjë për krijimin e shtetit shqiptar në trojet e veta, ndërsa Rusia cariste planifikonte që Shqipëri mos të ketë fare. Isa Boletinin e vranë qarqet malazeze në pabesi sepse në Hotelin “Kavurr” në Milano i kishte deklaruar troç Ballugjiqit se: “Deri sa të jamë gjallë, këmba e Kral Nikollës në Shkodër nuk ka me shkelë”.


104 vjet nga rënia e heroit, Isa Boletini - Universiteti i Mitrovicës


Isa Boletini ( 1864 - 23 Janar 1916 )


Mbetet enigmatike çështja pse u vra Isa Boletini më 23 janar 1916 kur në të njetën ditë lirohen nga burgu i Cetinës, si të marrë peng: Prenk Bib Doda, Seid Pasha general, Aqif Pasha ish-ministër, Feizi Alizoti ish-ministër dhe Luigj Gurakuqi ish-ministër. Në të njetën ditë këto personalitete lëshojnë një proklamatë me titull: “E çmueshmja besnikëri vëllazënore Shqiptare”, duke e përkrahur okupimin Austro-Hungarez!.

_______________

Burimet dhe literatura:

- Arkivi i Jugosllavisë, koleksionet “Isa Boletini” dhe “Pajazit Boletinit”;

- Arkivi i Jugosllavisë, Fondi CPB. Koleksioni “Arçibad Rajs”, korespodent lufte 1912-1918. Me përkatësi shterore ishte Zvicran, por ishte dhëndërr i serbëve deri më 1928, kur la një testament për serbët. Testamenti ishte i mbyllur deri më 1977. Është botuar. Aty flitet për personalitetin e Isa BOLETINIT;

- Vrasja e Isa Boletinit, si qëllim daton nga viti 1890 kur pashai osman deklaroi: “Isa Boletini është autoritet. Ju serbët jeni në BESË të Isa Boletinit, sepse ai nuk është personalitet dhe i bënë padrejtësi askujtë. Por sjelljet e muhaxherëve që janë të revoltuar, pse i keni përzënë nga Sanxhaku i tyre (i Nishit), vetëm Isa BOLETINI mund t`i frenojë. Janë 21 ditarë lufte 1877/78. Ata ditarë flasin për tmerret që kishin psuar shqiptarët në atë dimër fatal. Isa Boletini me familje i kishte strehuar me mija familje nëpër Vilajet, prandaj ai konsiderohej si shpëtimtar i tyre!.

- Arkivi i Vjenës , koleksioni “Personalitete shqiptare 1912-1918”;

- Arkivi DASIP B. “Albanski Osek 1912-1918”;

- Arkivi VII B. P. 4 dhe P. 3. Isa Boletini “Arnaut ili Arnautash”?;

- Fatmira Musa, Isa Boletini, Tiranë.

- Fehmi Pushkolli , Gjeneral Isa Boletini, Prishtinë 1993;

- Tahir Abdyli, Isa Boletini, Prishtinë 1992;

- Deklaratë e ish oficerit rezervë të “JNA” Beograd 1977.

2020/04/16

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka theksuar se në këto ditë të vështira për vendin tonë është duke vazhduar të zhvillojë operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile, me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid-19.


“Pjesëtarët e FSK-së janë duke kryer detyrat me vetëmohim dhe profesionalizëm të lartë. Gjatë kësaj periudhe njësitë e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake të FSK-së kanë zhvilluar aktivitete transportuese nga të gjitha pikat kufitare dhe Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ për në vend-karantinë”.


“Njësitë e FSK-së gjithashtu kanë mbështetur me tenda, kontejnerë dhe pajisje përcjellëse Qendrat Spitalore të Kosovës. FSK ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK-së, dhe paralelisht, po vazhdon të mbështesë Qendrën Operative të MPBAP-së dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor”, ka njoftuar FSK-ja.

Sipas këtij njoftimi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka theksuar se si forcë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

“Andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet t’i japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale, kam kërkuar nga ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t’i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. Andaj ne vazhdojmë me gatishmëri t’u shërbejmë qytetarëve, të mbështesim institucionet dhe popullin në të gjitha sfidat”, citohet të këtë thënë Rama.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj : : Gjatë viteve 1998-1999 nga regjimi serb u dëbuan nga Kosova mbi një milion shqiptarë


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Eksodit Shqiptar, ka thënë se kujton sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pritjen me dyer të hapura nga vëllezërit tanë në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.



“Mbi një milionë shqiptarë u dëbuan nga Kosova gjatë viteve 1998-1999 nga regjimi serb. Forcat pushtuese detyruan shqiptarët që të largohen nga toka e tyre përmes dhunës, terrorit e gjenocidit! Sot, në shënim të Ditës së Eksodit Shqiptar, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pritjen me dyer të hapura nga vëllezërit tanë në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Shkëlzen Haradinajn, me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë.


“Kujtoj kujdesin e tij, kur na përcillte tek kalonim kufirin, kujtoj burrërinë me të cilën e përballi humbjen e Luanit si dhe trimërinë e pashoq në çdo betejë”.


“Ne jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime ndaj tij e heronjve të tjerë që u vranë krah tij në llogoret e betejës së Maznikut. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në kapitullin më të lavdishëm të historisë së popullit tonë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heronjtë Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn, të cilët kanë rënë në betejën e Masznikut.


Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi ka thënë se heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës.


“Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn. Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimr Limaj, ka përkujtuar dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut në krye me Shkëlzen Haradinajn.


Fatmir Limaj ka thënë se 21 vite me parë Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë.


“Sot kujtojmë me pietet dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut; Shkëlzen Haradinaj, Luan e Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj. 21 vite më parë, Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Deputetja e LVV Fitore Pacolli reagon pasi u kritikua për nënën e Ramush Haradinajt


Pas reagimeve të shumta që ka marrë në lidhje me deklaratën e saj për nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se nuk e ka fyer askënd vetëm se e ka thënë të vërtetën 20-vjeçare në vendin tonë.

Fitore Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se për 20 vjet në emër të luftës dhe të dëshmorëve, e kanë vjedhur paranë publike.


“Unë nuk kam fyer asnjëherë dhe askënd në jetën time private apo publike e as nuk do të fyej askënd. Por do të vazhdoj të them të vërtetën, zhveshur të pa hijeshuar me fjalë të mira. Unë nuk kam fyer nënën e askujt. Kam treguar sesi ata që kanë udhëhequr me vendin nuk kanë investuar asnjë cent në përmirësimin e kushteve në spitalet tona ku të gjitha nënat e sidomos nënat e dëshmorëve e të zhdukurve, që sot jetojnë në varfëri të skajshme e që nuk kanë pasur rastin të kenë ndonjë djalë/vajzë president/ministër e kryeministër, të kenë një vend ku mjekohen e trajtohen me dinjitet në vendin për të cilën flijuan fëmijët e tyre”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i  deputetës Fitore Pacollit:

Për 20 vjet me radhë në emër të luftës e në emër të dëshmoreve/dëshmorëve kemi lejuar që:


të na e vjedhin paranë publike të shtetit tonë për të cilin ranë shumë dëshmorë/e;
të keqpërdorin të mirat tona publike;
të bëhen milioner brenda natës;
të na mohojnë të drejtën të kemi një sistem publik të zhvilluar shëndetësor, ndërsa vetën dhe familjarët e tyre i mjekojnë jashtë shtetit;
të ua mohojnë të gjithë fëmijëve të drejtën e shkollimit cilësor e fëmijët e tyre t’i dërgojnë nëpër shkollat private brenda dhe jashtë shtetit;
të na varfërojnë skajshmërisht e për fëmijët e tyre të kenë milionat në kontot bankare;
veteranë të vërtetë të luftës të bëjnë vetëvrasje nga varfëria e skajshme e shumë të tjetër të jetojnë në varfëri të ekstreme;
të mos kemi të ardhme të sigurt;
të ikim nga vendi ynë për një jetë më të mirë;
vajzat dhe djemtë e këtij vendi të sillen rrugëve të qyteteve me 1 euro ose asnjë në xhepat e tyre;
të blejnë votën nga qytetarët që i varfëruan me vetëm me 2 litra vaj, 1kg sheqer e një thes miell;
punëtorët të shfrytëzohen nga bizneset e tyre e të punojnë pa asnjë masë sigurie e me një pagë që në fakt nuk është as pagë;
punëtorët të rrezikojnë çdo minutë jetën e tyre nga mungesa e pajisjeve në punë dhe nga puna e stërngarkuar e orare tejet të gjata;
të na e ndotin ujin e pastër e të mos kemi mjaftueshëm ujë për pije e ujitje;
të na i shkatërrojnë lumenjtë;
të na degradojnë e ndotin tokën tonë të bukës e të punës;
të mos na lënë as ajër të pastër;
të shesin pasuritë tona shtetërore e të lënë mijëra punëtorë pa punë e shtetin pa të ardhura e pa resurse;
të falin tokën tonë, burimet tona ujore, pikat strategjike e zonat turistike;
të na mashtrojnë për 12 vjet me radhë rreth liberalizimit të vizave;
të paguajnë lobistë nëpër botë për të ndarë shtetin tonë e për të rrënuar atë për të cilën dëshmorët u flijuan;
me paranë publike të paguajnë shkrimtarë që përmes livrave t’ua pastrojnë imazhin e hajnave, mashtruesve e të korruptuarve para botës;
dikush të ketë pagë 12,000.00 euro në muaj e dikush mbi 5,000 euro,por një familje 5-6 apo edhe 7 anëtarëshe të mbijetojë me më pak se 1 euro në ditë.
Kjo listë nuk përfundon këtu është shumë e gjatë. Por vetëm ju e ne bashkë me ju mund t’i japim fund përsëritjes së kësaj liste.

Kjo është FYERJA më e madhe që na e kanë bërë secilit prej nesh për 20 vjet me radhë.


Unë nuk kam fyer asnjëherë dhe askënd në jetën time private apo publike e as nuk do të fyej askënd. Por do të vazhdoj të them të vërtetën, zhveshur të pa hijeshuar me fjalë të mira.

Unë nuk kam fyer nënën e askujt. Kam treguar sesi ata që kanë udhëhequr me vendin nuk kanë investuar asnjë cent në përmirësimin e kushteve në spitalet tona ku të gjitha nënat e sidomos nënat e dëshmorëve e të zhdukurve, që sot jetojnë në varfëri të skajshme e që nuk kanë pasur rastin të kenë ndonjë djalë/vajzë president/ministër e kryeministër, të kenë një vend ku mjekohen e trajtohen me dinjitet në vendin për të cilën flijuan fëmijët e tyre.

Kam thënë sesi ata që kanë udhëhequr këtë vend për 20 vjet ua kanë mohuar të drejtën e shkollimit cilësor fëmijëve të dëshmorëve e veteranëve të vërtetë që sakrifikuan për këtë vend.


Ata që kanë udhëhequr me vendin për 20 vjet na kanë fyer të gjithëve.

Tha mos më fyej. Sapo më the hajn, mashtrues, tradhtar, zhvatës… Po si mund t’i thuash ndryshe një hajni që vjedh paranë publike përveçse hajn, apo një tradhtari që tradhton vendin përveçse tradhtar…???

Asnjë dëshmor nuk u flijua që tu krijojnë mundësi dhe kushte disa individëve të vjedhin shtetin për të cilin ata dhanë jetën. Ata u flijuan për Kosovën e qytetarët e saj jo për xhepat e disa individëve e për pushimet e tyre luksoze.

Lavdi të gjithë dëshmorëve e dëshmoreve.

Përkulem para çdo nëne që ka dhënë djemtë/vajzat e saj për lirinë e vendit tonë për të ardhmen tonë.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...