Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

Kosova përballë COVID-19, 11 pacientë në gjendje të rëndë, mes tyre gruaja 7 muajshe shtatzënë


Ambulanca Kosove
Teksa në Klinikën Infektive të Kosovës janë të shtruar aktualisht 51 pacientë me COVID-19, 11 prej tyre paraqiten në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet ata po marrin oksigjeno-terapi, ndërsa dy të tjerë ndodhen në terapi intensiv. Mes këtyre dy të fundit, ndodhet një shtatzënë në muajin e 7.



Infektologu Murat Mehmeti, tregoi për KP edhe gjendjen e pacienteve që ndodhen të shtruar.
“Mund të ju them që momentalisht janë 51 pacientë të shtrirë, të cilët janë të konfirmuar me Covid pozitiv. Ndërkohë që kemi nëntë raste në pritje të rezultateve. Të cilët janë pranuar, janë testuar dhe presin rezultatet e testeve. Nga këta 51, përkatësisht 60 raste, por 51 të cilët janë të konfirmuar i kemi gjithsej 11 pacientë të cilët janë oksigjeno-terapi. Do të thotë janë pacientë me gjendje të rëndë të cilët kanë pa mjaftueshmëri respiratorë dhe kanë nevojë për oksigjen. Gjithë këta 11 kanë nevojë për oksigjen dhe mund të ju them se është gjendje e rëndë e tyre. Dhe janë dy pacientë në mjekimin intensiv, veç jeni të informuar që është një shtatzënë dhe një pacient tjetër i cili është po ashtu në gjendje më të rëndë, derisa ndodhet në dhomën e mjekimit intensiv”, deklaron Mehmeti.

Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e dymbëdhjetë nga COVID. “Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë edhe gjatë natës së mbrëmshme prej ekipit kujdestare të cilët e kanë përcjellë vazhdimisht, dhe ka pasur ndryshime të theksuara në mushkëri. Dhe përkundër gjitha masave të ndërmarra ranimatore, megjithatë ka përfunduar me vdekje për fat të keq”, thekson Murat Mehmeti.

Po ashtu Mehmeti pohoi se gjendja është e menaxhueshme situata pandemike në Klinikën Infektive. Megjithatë, në rast se do të ketë përkeqësim të gjendjes së pacientëve duhet të barten në kujdesin intensiv. Ndërkohë, 79 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në 449.

Sekretari për biznesin në qeverinë britanike, Alok Sharma ka deklaruar se Britania ka ngritur tashmë një task- forcë vetëm për gjetjen e vaksinës anti- COVID-19.



Sharma deklaroi në një konferencë për shtyp se Britania do e quajë të mposhtur virusin atëhere kur të jetë gjetur vaksina e tij.
Task- Forca do të drejtohet nga këshilltari shkencor Patrick Vallance dhe Jonathan van Tam në bashkëpunim me ekspertë të mjekësisë, industrisë dhe akademisë.
Vaksina Koronavirusi Shba Australia 1100x620 770x433 (1)

Po ashtu Alok Sharma deklaroi se ajo çfarë është më e keqe për Britaninë do të jetë një pik i dytë nëse ndodh.

Greqia shënon 3 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, 17 raste të reja


Greqia ka shënuar 3 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit si dhe 17 raste të reja. Tashmë numri total shkon në 108 viktima dhe 2 mijë e 224 të prekur teksa numri i viktimave për ditë është rritur ndërsa ai të infektuarve është ulur.
Greqi Nea Makri (7)


Greqia si një vend me shumicën e popullsisë ortodokse feston Pashkët këtë fundjavë por nuk do të lejohet lëvizja me makina teksa dhe qytetarët këmbësorë do të lejohen me autorizime për të bërë pazare.

Ceremonitë kishtare do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe live në media dhe jo duke grumbulluar njerëz në ambientet e kishave. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Greqi.

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me SHBA-në

Lajçak
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i emëruar rishtazi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë që detyra e tij është që ta përfundojë suksesshëm këtë dialog dhe të sigurojë që Kosova dhe Serbia një herë e përgjithmonë t’i zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura.



Siç ka thënë ai, ekziston vetëm një dialog, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por ka shtuar që do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me kolegët amerikanë, sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ndajnë agjendën e përbashkët për rajonin”. “SHBA-ja ka qenë partnerja kryesore e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe partnerja kryesore e BE-së në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Lajçak. Ai ka shuar se dialogu i deritashëm, i cili ka nisur në vitin 2011, ka shënuar rezultate domethënëse lidhur me lëvizjen e mallrave dhe njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kodin telefonik ndërkombëtar, integrimin e policëve dhe gjykatësve serbë në sistemin e Kosovës, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në gjithë Kosovën dhe integrimin e Kosovës në nismat rajonale dhe të tjera.

Presidenca e Kosovës për rolin amerikan

Presidenca e Kosovës, megjithatë thotë që roli i udhëheqjes amerikane mbetet i domosdoshëm në këtë proces. Bekim Çollaku, shef i kabinetit dhe këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë që janë të gatshëm që të punojnë me të gjithë për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por kryesisht me ata që “me të vërtetë duan të arrijnë një marrëveshje dhe kanë aftësinë dhe besueshmërinë për ta ofruar atë”.

Sipas tij, ky “proces i gjatë dhe i lodhshëm duhet të përfundojë dhe është interes i Kosovës të arrijë marrëveshje të mirë dhe njohje nga Serbia”. “Roli i lidershipit amerikan mbetet i domosdoshëm në proces. Ngjashëm edhe roli i Bashkimit Evropian, për sa kohë që është në gjendje të përmbushë liberalizimin e vizave dhe të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në BE”, thotë Çollaku.

Skepticizmi ndaj BE-së dhe besimi në SHBA-në

Ai shton se Bashkimi Evropian ka qenë timonier në këtë proces në dhjetë vjetët e fundit, “por kjo nuk do të thotë që ka qenë timonier i mirë dhe i suksesshëm”. Siç thotë ai, përkundër arritjeve të kufizuara, ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Në anën tjetër, përparimi i deritashëm, gjithashtu në masë të madhe është meritë e angazhimit dhe mbështetjes amerikane. Kështu që, sukseset dhe dështimet ndahen midis aktorëve kryesorë të përfshirë në këtë proces, përfshirë edhe paaftësinë e Kosovës dhe të Serbisë për të arritur një marrëveshje”, thotë Çollaku.

Lajçak lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajçak thotë se e ndan zhgënjimin e Kosovës me mungesën e përparimit në liberalizimin e vizave. Ai shtoi se porosia e tij për vendet anëtare të BE-së është që “në rast se ne kërkojmë nga partnerët tanë që t’i përmbushin obligimet, atëherë edhe ne duhet gjithashtu që t’i përmbushim obligimet”.
Marrë parasysh që Komisioni Evropian ka thënë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, ai thekson që çështja më nuk është “nëse” por “kur” do të ndodhë liberalizimi i vizave.
“Kjo do të ndodhë dhe nuk dyshoj në këtë”, tha Lajçak. Në anën tjetër, zyrtari i Qeverisë amerikane, të cilin Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar, nuk ka pasur se çfarë të komentojë lidhur me deklaratat e Lajçakut dhe as për atë se a duhet që marrëveshja përfundimtare të arrihet në SHBA apo në Bruksel.

Çfarë i parapriu emërimit të Lajçakut?

Takimi i fundit i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, është mbajtur më 8 nëntor, 2018. Pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind për mallrat e Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës në fund të nëntorit të po atij viti, Serbia më nuk ka dashur që t’i kthehet tavolinës së bisedimeve në Bruksel.

Megjithatë, ajo është kthyer atëherë kur në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përfshirë ambasadori Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet këtyre dy vendeve, i cili në fillim të këtij viti ka arritur të sigurojë tri letra të qëllimit për vendosjen e linjave ajrore dhe hekurudhore, si dhe për autostradën.

Zyrtarët amerikanë, gjithashtu besojnë që ky moment do t’i japë energji të re dialogut, i cili duhet të sjellë deri te “njohja reciproke” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, më 2 mars, kanë biseduar në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell.

Thaçi: Takimi i Uashingtonit, kthesë në dialogun që do të udhëhiqet nga SHBA-ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas këtij takimi, në disa raste ka theksuar që rolin udhëheqës në këtë proces tashmë e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se mungesa e unitetit midis vendeve të BE-së për çështjen e Kosovës ka reflektuar edhe në gjasën për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi ka folur me tone kritike edhe kur Miroslav Lajçak është vendosur në atë pozitë, para së gjithash për shkak se ai vjen nga Sllovakia, shtet që nuk e ka njohur Kosovën dhe i cili ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ku qëndron Serbia në gjithë këtë situatë?

Nga Presidenca e Serbisë, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, deri në publikimin e këtij teksti, Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje në pyetjen lidhur me rolin e Lajçakut në vazhdimin e dialogut, në krahasim me rolin e Grenellit, si dhe as ndonjë koment lidhur me atë se kush duhet të ndërmjetësojë në dialog. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur me Lajçakun përmes telefonit më 12 prill dhe me këtë rast ka thënë që është i bindur që Lajçak, siç ka thënë ai, “si njohës i mirë i situatës dhe marrëdhënieve në rajon, do të kryejë punën me përgjegjësi dhe paanshmëri”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, në një konferencë online të quajtur “Marrëdhëniet serbo-amerikane përballë sfidave të koronavirusit”, më 16 prill, ka thënë që Serbia është falënderuese për përpjekjet që të dërguarit specialë të presidentit të SHBA-së dhe të sekretarit amerikan të Shtetit, Richard Grenell dhe Mathew Palmer “po investojnë në planin për gjetjen e zgjidhjes së drejtë, të kompromisit dhe të pranueshëm për të dyja palët” kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës.
Se kur do të vazhdojë zyrtarisht dialogu, tash për tash ende nuk dihet, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në anën tjetër, situata në Kosovë është e pasigurt që nga 25 marsi kur në Kuvendin e Kosovës është miratuar mocioni i mosbesimit për qeverinë e kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në mënyrë të ashpër kundërshton që procesin e dialogut në të ardhmen ta udhëheqë presidenti i Kosovës. Ai ka deklaruar që edhe prapaskena e rrëzimit të qeverisë së tij ka të bëj me “tregtinë e presidentit për shkëmbimin e territoreve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar Lajçakut, ka thënë që “në asnjë rast dhe situatë nuk do të diskutojë për çështjet e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe për punët e brendshme”.

“Suksesi gjerman në krizën e COVID-19 dhe faktorët”, Analiza në DW: Qeveria mbetet realiste, por njëkohësisht i shton ofertat për partnerët në vështirësi



53138967 303

Nga Auron Dodi



Qeveria gjermane vendosi t’i zbusë në mënyrë të kujdesshme masat kufizuese të jetës publike. Pak lehtësime do të zbatohen që nga e hëna e javës që vjen, lehtësime më të mëdha do të pasojnë prej datës katër maj. Në zbatimin e këtyre masave, landet federale vënë pikërëndesa të ndryshme, në përputhje me veçoritë rajonale. Por megjithë tendencën për një interpretim më liberal të vendimeve federale në landin e Rhenanisë Veriore-Vestfalisë dhe për një kurs më restriktiv në Bavari, e përbashkëta në Gjermani është vazhdimi i kufizimit të gjerë të jetës publike dhe ekonomike.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se në këtë epidemi nuk ndihmojnë as nxitimi, dhe as përpjekjet këmbëngulëse për të parashikuar me çdo kusht të ardhmen afatgjatë. Orientimi kryesor për qeverinë gjermane janë përfundimet e shkencëtarëve, të cilat bazohen kryesisht në modele matematikore. Instituti kryesor i epidemiologjisë në Gjermani, Instituti-Robert-Koch aktualizoi së fundi edhe një studim të tij të vitit 2012, për virusin Sars. Në të përshkruhen skenarë të mundshëm të ecurisë së epidemisë së Covid-19.

Modelet dhe skenaret për virusin në Gjermani

Në këtë situatë të panjohur në Gjermani, edhe qeveria qendrore bazohet në modele për të marrë vendime. Kancelarja Angela Merkel shpjegoi për mediet se hapësira që ka qeveria për t’i lehtësuar masat është ende e vogël. Një rritje fare e vogël e infektimeve mund ta çojë edhe sistemin shëndetësor gjerman në limit të kapaciteteve. Aktualisht, shkalla e riprodhimit të virusit, pra numri i njerëzve që infekton 1 njeri është afërsisht 1 person (sot 0,7). Po të rritet kjo shkallë në 1,1, të gjithë shtretërit e reanimacionit në Gjermani do të zihen në muajin tetor. Nëse ndër pesë vetë, një njeri, fillon të infektojë jo 1 tjetër, por 2 vetë të tjerë, kurse të tjerët infektojnë vetëm 1 person tjetër, pra nëse shkalla e riprodhimit nuk është më 1, por 1,2, kapacitet e sistemit shëndetësor gjerman arrihen në korrik. Po të kemi edhe një rritje më të madhe të numrit, në 1,3, kapacitetet arrijnë në limit që në qershor.

I njohur është edhe skenari hipotetik që përshkruan në një studim të aktualizuar të vitit 2012 Instituti-Robert-Koch në Gjermani. Po të konfirmohet ai priten disa valë të epidemisë së virusit Corona. Vala e dytë e infektimeve parashikohet në vjeshtë të këtij viti. E treta në pranverë të vitit të ardhshëm dhe e katërta në vjeshtë 2021. Vetëm atëherë do të arrihet infektimi i plotë i popullatës, pra do të infektohen 60-70 përqind e saj. Pra edhe do të ketë edhe antitrupa kundër virusit Corona tek njerëzit. Me daljen e një vaksine kundër virusit Corona, pasojat te njerëzit do të minimizohen. Provat klinike për këtë vaksinë fillojnë edhe në Gjermani javët e ardhshme.

Gjermania e gatshme për më shumë pacientë të huaj

Për të ardhmen, në kohët kësaj pandemie, në Gjermani vendoset çdo dy javë. Në 30 prill në Berlin do të diskutohet sërish a do të zbuten edhe më tej kufizimet. Këtë të premte (17.04.), ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn deklaroi se përhapja e virusit në Gjermani është bërë e menaxhueshme.

Kjo e lejon Gjermaninë që t’i ndihmojë më mirë shtetet e tjera për përballimin e virusit. Ministri Spahn u ka ofruar shteteve të tjera bisedime për parametrat e trajtimit në Gjermani të pacientëve të tjerë të huaj. Deri tani për kurim në reanimacion në Gjermani kanë ardhur 220 pacientë të huaj me virusin Corona: mbi 130 pacientë nga Franca, 50 nga Italia dhe 50 nga Holanda.


Admirim nga partnerët evropianë për Gjermaninë

Gjermania shihet me admirim për menaxhimin e kësaj krize nga shumica e shteteve evropiane. Organizata britanike, London Deep Knowledge Group madje e kategorizoi Gjermaninë “vendin më të sigurtë dhe më stabil në Evropë, dhe të dytin në botë”, bazuar në menaxhimin e krizës. Vendi i parë në botë është Izraeli, që ka përvojë të gjerë me krizat. Pastaj vijnë Zvicra e Austria. SHBA vijnë në vendin e 70-të. Këtë kategorizim të qendrës britanike e citon sot revista Der Spiegel.

Vlerësimi i botës për Gjermaninë në këtë pandemi bazohet në disa faktorë:

Së pari, në nivelin e përgatitjes paraprake dhe të pajisjes së sistemit shëndetësor gjerman. Numri gjithsesi i lartë i shtretërve të kujdesit intensiv para epidemisë, 28.000 shtretër, u rrit aktualisht në 40.000. 30.000 nga këta shtretër kanë aparate respiratore. Meqenëse 10.000 shtretër të kujdesit intensiv janë ende bosh, Gjermania i vë tani ato në dispozicion të pacientëve nga shtetet e tjera, duke ruajtur një rezervë prej 25-30 përqind.

Së dyti, faktor i rëndësishëm ndihmues në këtë krizë të virusit është numri i madh i spitaleve në Gjermani. 1400 spitale janë të shtrira në të gjithë Gjermaninë. Në situatën e tanishme kjo rezultoi e favorshme për testime dhe kurime. Refuzimi i autoriteteve për ta përgjysmuar në 600 numrin e spitaleve, siç kishte propozuar Fondacioni Bertelsmann, për të rritur më tej cilësinë e shërbimit, tani rezultoi fatlum.

Së treti, suksesi i Gjermanisë në këtë krizë bazohet në strategjinë e testimit në masë të popullatës dhe në veçimin pastaj të të infektuarve nga grupmoshat në rrezik. 160.000 teste në javë kryheshin që në fillim të epidemisë në Gjermani, 350.000 teste në javë kryhen sot (kapaciteti është për 700.000 teste në javë, deklaroi të premten ministri Spahn). Për çdo 100 mijë banorë, Gjermania teston mbi 2079 vetë. SHBA testojnë p.sh. 851 vetë.

Këto masa pasqyrohen edhe në numrin deri tani të ulët të të vdekurve nga virusi Corona në Gjermani: pak më shumë se 3000 vetë kanë ndërruar jetë – nga një numër i përgjithshëm prej rreth 134.000 të infektuarish. 81.000 vetë ndërkohë janë shëruar.

Jo së fundi, në këtë pandemi për çdo shtet luan rol edhe rastësia. Të infektuarit e parë në këtë pandemi në Gjermani ishin kryesisht të moshave më të reja, të cilat e përballojnë virusin më lehtë. Izolimi i tyre pas testimeve nga grupmoshat më të mëdha, të rrezikuara më fort, e frenoi numrin e viktimave.

Parashikimet për daljen e vaksinës kundër Covid19 variojnë: më optimistet e shohin daljen e saj në vjeshtë, të tjerët pas një viti e gjysmë, aq sa nevojitet zakonisht për vaksinat. Deri atëherë ne do të vazhdojmë të marrim pjesë në jetën e përditshme. Por me “mendimet e duhura” në mendje: duke ruajtur një distancë 1,5 metra nga të tjerët; me shmangie të aktiviteteve jo të domosdoshme publike; duke mbajtur maska mbrojtëse në dyqane dhe në transport publik, të cilat tani qeveria gjermane i rekomandon me këmbëngulje; dhe duke larë e dezinfektuar duart e sipërfaqet.

“Gjendja është siç është”, është një shprehje tipike e zonës së Këlnit në Gjermani. Situatën aktuale duhet ta pranojmë me ndërgjegje radikalisht, dhe të pranojmë si normale edhe pasigurinë. Gjithsesi, njerëzimi është programuar për të mbijetuar – dëshmia jemi të gjithë ne.

Italia shënon 575 të vdekur në 24 orët e fundit, por rritet ndjeshëm numri i të shëruarve


Italy Pandemic Covid19 Coronavirus
Në Itali në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 575 si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Sic e shohim kemi një rritje krahasuar me ditën e djeshme, 50 të vdekur më shumë.


Deri në këto momente numri i viktimave në Itali nga Covid-19 ka arritur në 22 745. Sipas kreut të Emergjencave Civile , Andrea Borrelli lajm i mirë është që po vijon të ulet numri i personave të shtruar në terapinë intensive.

Në 24 orë u regjistruan 3.493 raste të reja me COVID-19 rreth 300 më pak se një ditë më patë, duke e çuar në 106 962 numrin e te infektuarve me COVID-19. Por ka një numër të lartë të pacientëve të shëruar. Në total të shëruarit janë 42.727 persona, 2563 vetëm në 24 orët e fundit.

VDEKJET NGA COVID 19, MË SË SHUMTI, JO NGA MUSHKËRIJA, SIÇ NA ËSHTË THËNË



Sazan Guri refuzon mandatin e deputetit: Pse për një rrogë do ...

Prof. dr. Sazan Guri



Nuk është corona virusi që vret, sikundër tërmeti që nuk është ai që vret, por janë muret e dobët që vrasin, por gjaku i prishur, gjaku i koaguluar, nga virusi shkak, por më shumë nga 5G, edhe nga vetë protokolli që shkaktonte mpiksje gjaku.

 Shto, edhe merr në konsideratë këtu faktorë si ajër i ndotur, ushqim me kartona, qytetar urban, duhan pirës, obez, diabet, lagështi, pa diell, zona grykë, mish ngrënësa, sepse mishi është shkaktar kryesor i formimit të pllakzave ose emboleve në gjak, gjynahe me natyrën, etj. që të gjitha konvergojnë në sistem të dobët imunitar dhe pastaj, normal ‘puthu me Milon’.

Për sa më lart, mund të themi në interpretimin tim si një vëzhgues me përdorim cerebral të trurit se:

Tashmë sa vjen e po merret vesh, që kemi trajtat e një ‘Corona virusi’ që vepron më së shumti si një grip i ri, dhe si i tillë, duke e gjetur njeriun të papregatitur për këtë riush, vepron dhe përhapet me një koificient 1 me 2.5 apo 3 që në jetën kolektive apo normale bën të rritet eksponencialisht, ndryshe nga gripi sezonal që e ka koificientin 1 me 0,3, por që edhe ky grip sezonal, dikur ka qenë grip i parë.
Duke qenë grip, vjen me anë të duarve (të prekurve) dhe me anë të ajrit, ndaj dhe quhet fllu ose influenca. Pra, duart janë pritësit e parë, (porta e jashtme) që me mikrobet e tyre pozitive e luftojnë virusin, por prekja mund ta musi atë dhe prekja kalon në sistemin nazal, dhe shumë njerëz e marrin e luftojnë me virusin, dhe ose kalojnë në këmbë ose debole apo edhe shtrirë të pa hospitalizuar, me mjete jo farmaceutike. Por, pikërisht në sistemin nazal (hundë e grykë), virusi kap një qelizë, e koopton atë dhe kthen në faktor korone, për të kooptuar qeliza të tjera proteinike dhe ngec në mushkëri. Këtu luhet drama tashmë.
Në një shkrim tjetër e kemi quajtur fisnike organin mushkëri, sepse e bllokon virusin dhe nuk e lë atë të shkojë më tej në organet e tjerë, ppor nga ana tjetër ajo theret për ndihmë. Çfarë? Të furnizohet me gjak sa më shumë, sikundër njeriu pret dorën dhe të gjitha organet punojnë për këtë prerje. Mirëpo ç’ndodh? Një mushkëri e pastër, një trup i fortë, mbi të gjitha një person me gjak të mirë e ndihmon mushkërinë dhe janë ata që rezultojnë të shëruar. Pjesa tjetër i nënshtrohet intubimit, sepse mushkërisë i bie niveli i O2 ose arrin në hipoksi, pra në nivel të ulët të O2 nga 98% që është normal shkon në nën 90%, nën 85% deri në 70-65%. Por, 98% e të intubuarëve nuk kanë shpëtuar?! Pse? Sepse zemra nuk e furnizonte dot me gjak dhe diçka ndodhte në rrugët e qarkullimit të tij.
Këtu fillon loja, diku paaftësi, diku befasi e mjekësisë, diku frikë e pacientit, diku media, por mbi të gjitha, diçka ndodh në proceset e gjakut. Gjaku qarkullon me embolet dhe mikroembolet që shqip quhen pllakëza, gurëza, mpiksje, mikrokoagula, mikroembola që me shkak virusin, mbas virusit rrymat e fushave elektromanjetike 5G që godasin parametrat e gjakut, duke bërë që muret e venave me trombocide, me parete yndyrore të shpërbëhen dhe të hedhin në gjak copëza tip mikroembole që bredhin me gjakun për të furnizuar, me shpejtësi e me kerkesë të lartë mushkërinë.
Kujdes, nuk është rastësi Wahon-i, Lombardia, Madridi me vdekjet më të larta që kanë ndotjen e ajrit më të lartë dhe rrjetin 5G më të dendur. Po pse rrjeti 3G e 4G apo ekspozimi i madh ndaj mobileve telefon nuk ka bërë tëvetën këto 20 vjet në vendet e zhvilluara? Janë këto rryma përgjegjëse që me frekuencat e veta trondisin muret e enëve të gjakut, tentojnë të zbërthejnë edhe vetë ADN, trondisin spermat, ndryshojnë lëvizjen dhe funksionet e baktereve e të enzimave të trupit, etj. Në këtë lëvizje, këto mikroembole përqendrohen dhe formojnë trombe, pas trombeve, trombozë, o në tru, o në zemër, o rrugës për në mushkëri, o në mushkëri. Ndaj dhe thonë që firmos këtu, se ky vdiq nga Korona, ndërkohë që ai nuk ka vdekur nga mushkërija, as nga intubimi, por nga koagulimi i gjakut, nga tromboza e gjakut. Pse? Sepse në shumë raste është përdorur kortizoni antiflamator i mushkërisë, me të drejt, por kjo ka dhënë edhe koagulimin e gjakut. Ndaj, doktori i zakonshëm nga rrethinat e Milanos (Pavia) zbuloi një ilac të gjetur para një shekulli (më 1916) të quajtur heparinë që hollon gjakun ose ç’mpiks gjakun ose tret embolet apo trombocidet. Dhe është quajtur spektakolare këto ditë në Itali ky zbulim nga mjekët e tjerë kardiolog apo patholog apo të sitemin nervor, etj.
Përfundim

Pra, nuk është corona virusi që vret, sikundër tërmeti që nuk është ai që vret, por janë muret e dobët që vrasin, por gjaku i prishur, gjaku i koaguluar, nga virusi shkak, por më shumë nga 5G, edhe nga vetë protokolli që shkaktonte mpiksje. Shto, edhe merr në konsideratë këtu faktorë si ajër i ndotur, ushqim me kartona, qytetar urban, duhan pirës, obez, diabet, lagështi, pa diell, zona grykë, mish ngrënësa, sepse mishi është shkaktar kryesor i formimit të pllakzave ose emboleve në gjak, gjynahe me natyrën, etj. që të gjitha konvergojnë në sistem të dobët imunitar, dhe pastaj, normal puthu me milon.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...