Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/28

Seleksionimi i pacientëve në situata kritike-Jetë a vdekje


Jetë a vdekje: seleksionimi i pacientëve në situata kritike
Për shkak të pandemisë, në Gjermani po diskutohet lidhur me të ashtuqujturën “triage”, pra kujt duhet t’i jepet përparësi për ndihmë mjekësore në rast të një katastrofe.

Në Spanjë, Itali dhe Francë, pacientë me COVID-19 vdiqën në korridoret e mbipopulluara të spitaleve, sepse në repartet e reanimacionit dhe të përkujdesjes intensive nuk kishte më vende të lira.

Në shumë vende mjekët dhe personeli tjetër po përballen këto ditë me vendime tejet të vështira etike: ata duhet të vendosin se cilit pacient duhet t'i japin oksigjen dhe ta lidhin me aparatet ndihmëse dhe cilin jo. Një vendim pra për jetë ose vdekje.

Vendim në një situatë kritike

"Këtu kemi të bëjmë me çështjen e marrjes së një vendimi në një situatë kritike kur nuk ka më aparate të mjaftueshme për oksigjenin", thotë dr. Uwe Janssens, kryemjek në Klinikën për Sëmundjet e Brendshme dhe Mjekësi Intensive në Spitalin St. Antonius në Eshwajler. "Ne duhet të marrim një vendim, se po mos marrin asnjë vendim do të thotë se të gjithë do të vdesin".

Janssens është president i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane për Përkujdesjen Intensive dhe Mjekësinë Emergjente (DIVI). Më 23 prill kjo shoqatë paraqiti një version të rishikuar të "rekomandimeve kliniko-etike", që duhet të shërbejnë si udhëzues për mjekët në situata krize.

Kritika nga shoqatat e personave me aftësi të kufizuara

Sipas këtyre udhëzimeve për secilin pacient duhet të merret në konsideratë perspektiva që mund të ketë terapia për të pasur sukses. Sipas shoqatës DIVI, sëmundjet e mëparshme të pacientëve, mosha, aspektet shoqërore apo fakti nëse dikush është me aftësi të kufizuar nuk janë kritere legjitime për të marrë vendimin e seleksionimit.

"Ne nuk e kemi fjalën për jetëgjatësinë afatmesme apo afatgjatë," thotë Presidenti DIVI, "ne vetëm duam të mbijetojnë sa më shumë njerëz. Me këtë nënkuptojmë të gjithë: pacientët me aftësi të kufizuara, të moshuarit, të rinjtë, ata që vuajnë nga demenca, pra të gjithë ata që kanë vërtetë shans për të mbijetuar."

Kërkesa për rregullim ligjor

Por politikanët gjermanë janë skeptikë për këtë udhëzues.

"Nëse mjekët do të ndjekin rekomandimet e DIVI-t, shumë persona me aftësi të kufizuara nuk do të kenë praktikisht asnjë shans për t'u trajtuar," thotë Corinna Rüffer, anëtare e Bundestagut gjerman. Sipas saj, këta pacientë mund të klasifikohen si "të dobët" dhe kështu mundet që një i ri me aftësi të kufizuara të përjashtohet nga trajtimi mjekësor reanimator. Kjo sipas saj përbën shkelje të nenit kushtetues për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe ndalimin e diskriminimit. Rüffer kërkon që parlamenti të vendosë për rregulla në raste të tilla.

I ngarkuari i qeverisë gjermane për personat me aftësi të kufizuara, Jürgen Dusel, bën thirrje që të paktën të zhvillohet një debat parlamentar për këtë temë. Mjeku reanimator Janssens thotë se vërtet në Gjermani ekziston "një zbrazëti ligjore lidhur me të ashtuquajturin seleksionim "triage” sepse kushtetuta nuk e parashikon një gjë të tillë". Sidoqoftë sipas tij një rregullim ligjor për të ashtuquajturin seleksionim "triage” do të ishte "varianti më i keq për të gjithë".

Edhe Këshilli Gjerman për Etikën mendon se shteti nuk duhet të gjykojë mbi jetën e njeriut dhe të vendosë me ligj se cila jetë duhet shpëtuar me përparësi në një situatë konflikti." Kjo çështje dhe vendimi përkatës duhet t'u lihet në dorë shoqatave profesionale.

A jane shqiptaret aq te vjeter sa mendojne ata?

A jane shqiptaret aq te vjeter sa mendojne ata? Ja citimet e te huajve...
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Dr.Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.

Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nushiq: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Georg Hahn: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

-Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Georg Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.

SARS-CoV-2 sjell në vëmendje laboratorin kinez, a luajti rol në epidemi?!


Në mbi katër muaj që kur Kina raportoi një shpërthim të pneumonisë virale në provincën Hubei, koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.

Kina ka thënë se personat e parë të infektuar e morën virusin nga kafshët e gjalla që shiten në një treg në Wuhan, qyteti kryesor i provincës Hubei. Por që kur dolën në dhjetor të vitit të kaluar njoftimet e para publike për një shpërthim viral të pazakontë, shumë vëzhgues kanë vërejtur gjithashtu se laboratori i parë biologjik i nivelit të sigurisë 4 të Kinës, i cili kryen studime mbi koronaviruset e kafshëve, ndodhet vetëm disa kilometra larg tregut të gjësë së gjallë.

A është thjesht një koinçidencë? Apo luajti laboratori në fjalë një rol më substancial në këtë shpërthim? Pa prova të qëndrueshme, spekullimet po mbushin boshllëkun. Në vazhdim janë gjërat që dihen deri më tani.

Shqetësimet amerikane për sigurinë

I strehuar në rrethinat kodrinore të Wuhanit, laboratori i sigurisë së lartë biologjike është i pari i këtij lloji në Azi. Aty gjenden mbi 1500 modele virusesh.

Laboratori ka përbërë prej dy vitesh një burim shqetësimi për zyrtarët amerikanë.

Dy kabllograme të Departamentit të Shtetit tregojnë se si zyrtarë të ambasadës amerikane në Pekin bënë disa vizita tek ky objekt kërkimor dhe i dërguan Uashingtonit dy paralajmërime zyrtare në fillimin e vitit 2018, për sa i përket masave të pamjaftueshme të sigurisë në këtë laborator. Në atë periudhë, shkencëtarët po zhvillonin studime të rrezikshme për koronavirusët nga lakuriqët e natës, njoftonte gazeta The Washington Post, duke cituar burime të shërbimeve të zbulimit.

Ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të shërbimeve amerikane të zbulimit u thanë gjithashtu mediave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, se komuniteti i zbulimit po shqyrton nëse koronavirusi u shfaq aksidentalisht nga laboratori, apo nëse “pacienti zero” punonte atje.

Megjithatë, burime të zbulimit i thanë Zërit të Amerikës se komuniteti i shërbimeve amerikane të zbulimit “nuk kanë rënë kolektivisht dakort për një teori të vetme” për sa i përket origjinës së koronavirusit.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po hetojnë, zyrtarët thonë se mungesa në vazhdimësi e transparencës nga qeveria kineze, ndër të tjera edhe për Institutin e Virologjisë së Wuhanit, ngre pikëpyetje se si filloi epidemia. Zyrtarët akuzojnë gjithashtu Pekinin se ende nuk po i ndan të gjitha të dhënat që ka me komunitetin ndërkombëtar.

Shqetësime sigurie nga vetë kinezët

Kina refuzon me forcë mundësinë që virusi ta ketë patur fillesën në laboratorin e sigurisë biologjike, në vend të transmetimit nga kafshët tek njeriu në Wuhan. Sidoqoftë, autoritetet kineze nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e tyre.

Madje, ekziston evidencë kineze se laboratori kishte probleme sigurie. Zëri i Amerikës ka gjurmuar njoftimet e mediave shtetërore kineze ku flitet për incidente sigurie të pikasura nga inspektorët e qeverisë kineze, si dhe për aksidente të njoftuara që patën ndodhur kur punonjësit përpiqeshin të kapnin lakuriqët e natës të destinuar për punën kërkimore.

Rreth një vit përpara shpërthimit të koronavirusit, një vlerësim sigurie nga një ekip i qeverisë kineze konstatoi se laboratori nuk plotësonte standartet e vendit në pesë kategori.

Dokumenti i gjendur në faqen zyrtare të laboratorit thotë se pas një inspektimi të rreptë dhe të detajuar, ekipi dha një vlerësim të lartë për menaxhimin në tërësi të sigurisë së laboratorit. “Në të njëjtën kohë, ekipi inspektues paraqiti gjithashtu opinione për korrigjime të mëtejshme për pesë aspektet e pazbatuara dhe dy konstatime të lindura gjatë vëzhgimit“, thuhet po aty.

Përveç problemeve në laborator, media shtetërore kineze gjithashtu raportoi se inspektorët i kanë gjykuar të pakujdesshëm shkencëtarët në menaxhimin e lakuriqëve të natës.

Njëri prej shkencëtarëve që punonte në Qendrën e Wuhanit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i përshkruante medias shtetërore kineze se si ishte sulmuar njëherë nga lakuriqët e natës dhe se kishte përfunduar me gjakun e lakuqirëve në lëkurën e tij.

Në një tjetër incident, i njëjti shkencëtar harroi të vishej me mbrojtëset e duhura dhe urina e një lakuriqi i kishte rrjedhur “si shiu nga maja e kokës” së tij, njoftonte agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Kina, pa një agjensi të vetme për zbatimin e masave të sigurisë biologjike

Qeveria kineze ka mbështetur prej kohësh bioteknologjinë, por më së fundmi udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka bërë sigurinë në laboratore një prioritet kombëtar. Ai tha gjatë një takimi të udhëheqjes kineze në Pekin shkurtin e vitit të kaluar se vendi duhej të përshpejtonte miratimin e ligjit të tij të parë për sigurinë biologjike, ku do të përcaktoheshin politikat kombëtare për menaxhimin pathogjenëve të rrezikshëm. Një projektligj u paraqit në muajin tetor tek Komiteti Drejtues i Kongresit të Popullit, organi më i lartë legjislativ.

Një shqyrtim i pavarur amerikan i sigurisë biologjike të Kinës në vitin 2016 konstatoi se vendi kishte “mungesa zyrtarësh, ekspertësh, dhe shkencëtarësh të specializuar për sigurinë biologjike në laboratore“.

Beth Willis, ish-Kryetarja e Komitetit Këshillimor të Komunitetit të Laboratorëve, me seli në Maryland, tha se rreziku më i madh për publikun nga laboratorët që strehojnë patogjenë të rrezikshëm janë kur punëtorët e laboratorit në mënyrë të paditur infektohen dhe më pas shkojnë në komunitet.

“Kjo në të vërtetë ka ndodhur më shumë se një herë nga laboratorët e USAMRIID (Instituti i Kërkimeve Mjekësore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Sëmundjeve Infektive) në Fort Detrick, Maryland. Ndërsa punëtori u sëmur, ose ishte shtruar në spital me një patogjen vdekjeprurës, ai patogjen nuk ishte infektues nga njeriu tek njeriu, dhe një shpërthim nuk ndodhi,” tha ajo në një email për Zërin e Amerikës.

“Aksidentet ndodhin rregullisht. Kemi parë disa raste të laboratorëve të profilit të lartë vitet e fundit ku kanë ndodhur aksidente ose janë bërë gabime. Për shembull, në vitin 2014 në CDC (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve) ka pasur gabime të sigurisë që përfshijnë virusin Ebola, antraksin dhe gripin e shpendëve, dhe ka patur gabime në NIH (Institutet Kombëtare të Shëndetit) që përfshijnë virusin variola i cili shkakton linë“, tha Dr Filippa Lentzos, një eksperte e biosigurisë në King’s College të Londrës.

“Këto janë vetëm maja e ajsbergut,” tha zonja Lentzos.

Hetimet kineze mbi origjinën e COVID-19

Ndërsa diplomatët dhe zyrtarët kinezë kanë paraqitur një larmi teorish konspirative se ku filloi shpërthimi, ministria e jashtme e vendit ka këmbëngulur që kontrolli duhet të lihet ekspertëve.

“Kina ka përmendur shumë herë që origjina e virusit është një pyetje shkencore, e cila duhet të vlerësohet nga shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë dhe nuk duhet të politizohet,” tha Geng Shuang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, në një konferencë për shtyp të hënën.

Por, vetë zyrtarët kinezë u kanë ofruar pak të dhëna shkencëtarëve që t’i ekzaminojnë, dhe kanë mbajtur laboratorin dhe pjesët kyçe të Wuhanit praktikisht të mbyllura për hetuesit e huaj.

Raporti i përbashkët me Kinën i Organizatës Botërore të Shëndetit botuar në fund të shkurtit, mbi origjinën e mundshme të virusit, renditi tre hetime të vazhdueshme mbi origjinën e virusit, asnjë prej të cilave nuk dukej se e konsideronte laboratorin si një vektor të infeksionit.

Ekspertët e virologjisë të intervistuar nga Zëri i Amerikës besojnë se studiuesit nuk duhet të përjashtojnë mundësinë që virusi të hyjë në popullatën njerëzore për shkak të një aksidenti laboratorik.

“Një komponent kryesor i projektit për virusin e ri në Institutin e Virologjisë së Wuhanit kishte të bënte me infeksionin e kafshëve laboratorike me viruse të reja të lakuriqëve,” tha Richard H. Ebright, profesor i biologjisë kimike në Universitetin Rutgers.

“Prandaj, mundësia e një aksidenti laboratori përfshin dy variante: (1) skenarët me transmetim të drejtpërdrejtë të një virusi lakuriqi tek një punëtor laboratori, dhe 

(2) skenarë me transmetimin e një virusi të lakuqirit tek një kafshë laboratorike, si p.sh. një brejtës, dhe pastaj te një punëtor laboratori“.

Laboratorët e sigurisë biologjike të nivelit 4, si ai në Wuhan, janë laboratorët më të sofistikuar izolues që janë krijuar për të punuar me patogjenët më vdekjeprurës në botë. Sidoqoftë, modeli i laboratorit nuk mund të ndreqë trajnimin e dobët ose gabimet njerëzore.

“Ky rrezik rritet, nëse laboratori po kultivon një virus që është në gjendje të infektojë njerëzit, veçanërisht përmes rrugëve të frymëmarrjes, pasi atëherë çdo pikëz e shkaktuar nga një spërkatje e thjeshtë ose aerosolizimi i lëngut mund të thithet në mënyrë të paditur dhe të infektojë operatorin“, tha Dr. Nikolai Petrovsky, profesor në Universitetin Flinders dhe Drejtor i Kërkimit në Australi.

“Në mënyrë të ngjashme, nëse ata mbajnë doreza të ndotura dhe nuk i heqin siç duhet, kjo mund të shkaktojë infeksion aksidental. Së fundmi, nëse materiali i mbeturinave ose trupat e kafshëve të infektuara nuk digjen siç duhet në temperaturë të lartë, atëherë kjo mund të shkaktojë ndotje duke përfshirë, për shembull, nëse mbeturinat hidhen në një grumbull plehrash që frekuentohen nga minjtë ose macet etj.”, tha Petrovsky .

Profesori i Universitetit Rutgers, Ebright tha se shkeljet e mëparshme të sigurisë në laborator tregojnë se është një burim i mundshëm infeksioni që duhet të merret seriozisht.

“Provat dokumentare tregojnë se projektet për virusin e ri të lakuriqëve Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan, si dhe në Institutin e Virologjisë së Wuhanit përdorën standarde të bio-sigurinë që do të paraqesnin rrezik të lartë të infeksionit të stafit të laboratorit pas kontaktit me një virus që ka vetitë e transmetimit të virusit të të epidemisë“, tha zoti Ebright. 

Koronavirusi SARS-CoV-2(COVID-19) një histori spiunazhi dhe armësh biologjike?

K



Si e vodhi Kina coronavirusin nga Kanadaja dhe po e shndërron atë ...
Në mars të vitit 2019, një dërgesë misterioze e Laboratorit Biologjik të Kanadasë përfundoi në Kinë.
Shumë ekspertë dhe agjenci inteligjence pyetën pse Kanadaja po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë, por ngjarja u la në harresë më kalimin e kohës.
Dërgesa misterioze nuk ishte asgjë tjetër, veçse disa mostra të viruseve të ndryshme vdekjeprurëse, përfshirë mes tyre edhe koronavirusin që po përhapet tani me shpejtësi.

Dërgesa misterioze/ Si e mori Kina koronavirusin nga Kanadaja dhe ...
Po përse i duhej Kinës ky virus? Sipas një investigimi të gazetës “Great India”, Kina e mori koronavirusin nga Kanadaja, me qëllimin e vetëm për ta kthyer në një armë biologjike në laboratorin e saj në Wuhan.për Shëndetin e Njeriut dhe Kafshëve) në rrugën Arlington në Winnipeg Laboratori Kandez i Mikrobiologjisë (Qendra e Shkencave Kanadeze

“Pas marrjes së dërgesës misterioze nga Kanadaja, shkencëtarët amerikanë thanë në atë kohë se viruset ishin shumë vdekjeprurës dhe se ishin një armë e mundshme biologjike ”, shkruan “Great India”.
“Pas hetimeve, u zbulua se viruset kishin rënë në dorën e agjentëve kinezë që punonin në laboratorin e armëve biologjike në Wuhan.


Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup shkencëtarësh kinezë u dëbuan me forcë nga Laboratori Kanadez i Mikrobiologjisë nën dyshimet për spiunazh. Ky laborator është objekti i vetëm i Kanadasë dhe një nga të paktët në Amerikën e Veriut që mund të trajtojë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, përfshirë Ebolan, SARS-in, apo koronavirusin”, thekson gazeta.
Laboratori bio-kimik ne Wuhan
Sipas investigimit, këta shkencëtarë bënë të mundur dërgimin e disa mostrave të koronavirusit në Kinë.
Në Wuhan, qytezën ku u shfaq virusi, që prej vitit nga 2015 është ndërtuar laboratori më i përparuar i Kinës për kërkimin e viruseve, i njohur si Instituti i Virologjisë.
Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse. Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi se qeveria po punonte prej disa vitesh për krijimin e tyre.
Një nga shkencëtaret e përjashtuar, Dr. Xiangguo Qiu bëri të paktën pesë udhëtime gjatë vitit 2018 në Laboratorin e Wuhanit, ku edhe shpërtheu virusi.
Pas vizitave të tij, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Kinës miratoni nisjen e aktivitete kërkimore për viruset e etheve hemorragjike si Ebola, Nipah dhe Krime-Kongo nga laboratori i Wuhanit.
Si u kthye në “armë” biologjike?
“Rastësisht”, ky laborator është i vendosur vetëm 20 milje larg nga tregu ushqimor i cili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.
Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite që ka studiuar armët biologjike kineze, thotë se aftësia e virusit për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur tregon se ai u modifikua nga njeriu.
“Disa laboratorë në Kinë kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit të armë biologjike,” tha zoti Shoham për gazetën amerikane “Washington Times”.
Dr. Xiangguo Qiu
Sipas tij, ai laboratori i Wuhanit është i kualifikuar për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.
“Koronavirusi është studiuar në këtë institut, këtë mund ta them me siguri”, thotë Shoham.
Ndërkohë studiuesi amerikan James Giordano, bashkëpunëtor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së, tha se investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe redaktimin e gjeneve përbën jo pak shqetësim se patogjenë të tillë të kthehen  në armë biologjike.
 “Kjo mund të nënkuptojë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, një mikrob për të cilin vetëm Kina ka trajtimin ose vaksinën. Kjo nuk është luftë në vetvete”, tha ai.
“Por ajo që po bën Kina është të shfrytëzojë aftësinë për të vepruar si shpëtimtar global”, thekson Giordano.
Sipas tij, programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të përfshijë një gamë të plotë të agjentëve kimikë dhe biologjikë dhe një larmi të gjerë të sistemeve të shpërndarjes, duke përfshirë raketa artilerie, bomba ajrore, spërkatëse dhe raketa balistike me rreze të shkurtër.
“Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës me të vërtetë zbuloi një  vaksinë kundër Ebolas të quajtur JK-05, por nuk ka zbuluar asnjë detaj se si mundi ta zbulonte, duke nxitur spekulimet se virusi i Ebolas mund të ketë pjesë e arsenalit të luftës biologjike  të Kinës”, thotë nga ana tjetër Shoham.
Ebola klasifikohet si një agjent bioterrorizmi i “kategorisë A”, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht nga një person në person dhe mund të rezultojë në nivele të larta vdekjesh dhe “mund të shkaktojë panik”. Sipas Shoham, koronavirusi edhe më shumë i rrezikshëm.
Laboratori Kandez i Mikrobiologjisë (Qendra e Shkencave Kanadeze për Shëndetin e Njeriut dhe Kafshëve) në rrugën Arlington në Winnipeg
Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshin hulumtime dhe aftësi armatimi. Laboratori në Wuhan është tani për tani depoja më e madhe e të dhënave gjenetike të Kinës dhe çdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehej në rrezik kombëtar.
Virusi vdekjeprurës në Kinë/ Mediet në SHBA: Në laboratorët e ...

I pyetur nëse koronavirusi i ri mund të jetë përhapur si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike, Shoham thotë se shpërthimi i virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë dhe dalë jashtë objektit në fjalë.
“Por në këtë pikë, nuk kam dyshim se koronavirusi ka dalë nga ky laborator”, thotë ai. “Pyetja e vetme është përse?”

“Pacienti zero” doli nga laboratori në Wuhan? SHBA nis hetimet

SHBA ka nisur hetimet pas një investigimi, sipas të cilit virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kërkoi që Kina të qartësojë këtë situatë.
“Nuk e dimë nëse virusi ka dalë nga laboratori. E dimë që laboratori është pak milje larg tregut. Ka shumë gjëra për të mësuar. Qeveria e SHBA po punon për të kuptuar më shumë,” tha Pompeo.
Rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News ka publikuar një investigim që ngre dyshime se virusi ka dalë nga laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës.
“Pacienti zero” ka punuar aty dhe më pas ia ka ngjitur virusin dikujt në tregun e qytetit.
Kina thotë zyrtarisht se virusi e ka origjinën te ky treg, por Fox News shkruan se kjo është një përpjekje për të mbuluar skandalin më të shtrenjtë në historinë e njerëzimit.
Fox News akuzon Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë se e kanë mbuluar ngjarjen që në fillimet e saj.
Sipas rrjetit televiziv, më 6 dhjetor të vitit të shkuar, një burrë me lidhje me tregun e kafshëve të egra në Wuhan, nisi të kishte simptoma të ngjashme me pneumoninë. Pesë ditë më vonë, ai infektoi gruan, e cila nuk kishte asnjë lidhje direkte me tregun. Kjo ishte prova se virusi kalonte nga njeriu te njeriu.
Pavarësisht kësaj, u desh të vinte janari që Kina të pranonte se virusi kalon te njeriu.
Më 5 janar, OBSH deklaronte se nuk ka prova se virusi kalon nga njeriu te njeriu. Madje shprehej se nuk ka prova se janë infektuar bluzat e bardha.
Sipas një raportimi nga Fox News, virusi nuk ka dalë nga laboratori si armë biologjike, por si një përpjekje për të treguar se Kina është superiore ndaj amerikanëve në identifikimin e kërcënimeve nga viruset.
Gazeta Daily Mail, e cila raportoi e para se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, shkruan se ‘pacienti zero’ punonte në laborator dhe e ka përhapur virusin në popullsi pasi ka dalë nga puna.
Një nga burimet i tha Fox News se “ky mund të jetë një nga mbulimet qeveritare më të kushtueshme të të gjitha kohërave”.
Ka prova në rritje, nga burime të hapura dhe të klasifikuara për këtë, raporton Fox News.
I pyetur për këtë çështje, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “po dëgjojmë gjithmonë e më shumë histori… ne po bëjmë një shqyrtim të plotë të kësaj situate të tmerrshme”.
Dokumentet tregojnë një përpjekje të mjekëve në laborator për të kufizuar përhapjen.
Tregu i lagësht i Wuhan-it, që është identifikuar fillimisht si burimi kryesor, nuk ka shitur kurrë lakuriqë.
Burimet thanë për Fox News se kjo është një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori.

Çfarë zbuluan zyrtarët amerikanë në 2018-ën në Wuhan
Në një investigim të publikuar së fundmi, gazeta amerikane “Washington Post” ka zbardhur disa kabllo të Ambasadës Amerikane në Pekin, që lëshonte paralajmërimet për rrezikun nga laboratorët kinezë. Ishte viti 2018, dy vjet para shpërthimit të pandemisë aktuale dhe disa agjentë amërikane ishin dërguar në Wuhan.
Ambasada shprehte shqetësim në lidhje me eksperimentet me lakuriqët e natës në laboratorin e Wuhan, për të cilin theksonte se nuk kishte standarde të përshtatshme sigurie.
“Dy vjet para se pandemia e koronavirusit të udhëtonte në botë, agjentë dhe zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara vizituan vazhdimisht një qendër kineze kërkimore në qytetin Wuhan dhe dërguan dy paralajmërime zyrtare në Uashington për sigurinë e pamjaftueshme në laborator, i cili po kryente studime të rrezikshme mbi koronavirusin e lakuriqit. Këto kanë nxitur diskutime brenda qeverisë së SHBA-së nëse ky apo ndonjë laborator tjetër në Wuhan ishte burimi i virusit”, – shkruan gazeta amerikane “Washington Post”.
“Në janar të vitit 2018, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pekin ndërmori hapin e pazakontë të dërgimit të vazhdueshëm të diplomatëve shkencorë amerikanë në Institutin e Virologjisë në Wuhan (ËIV), i cili në vitin 2015 u bë laboratori i parë i Kinës për të arritur nivelin më të lartë të sigurisë ndërkombëtare në kërkimin biologjik (i njohur si BSL-4).
“Studiuesit gjithashtu treguan se disa koronaviruse në formë SARS mund të bashkëveprojnë me ACE2, receptori njerëzor i identifikuar për koronavirusin SARS. Ky konstatim sugjeron që koronaviruset e lakuriqit të ngjashme me SARS mund të transmetohen te njerëzit për të shkaktuar sëmundje të ngjashme me SARS”, thekson gazeta.
Kabllot e Ambasadës Amerikane në Kinë, të cilat i janë dërguar presidentit Trump, shpjegojnë se hetimi kishte për qëllim parandalimin e një epidemie tjetër të ngjashme me atë të SARS që ndodhi në vitin 2003. Qeveria kineze ende refuzon t’i përgjigjet çdo pyetjeje themelore në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, duke bërë që shumë zyrtarë brenda Administratës Trump, të ngrenë dyshime për burimin e shpërthimit.
Sipas “Washington Post” , një zyrtar i lartë i administratës tha që ka prova të mëtejshme të ofruara nga inteligjenca amerikane për të mbështetur mundësinë që pandemia është rezultat i një aksidenti laboratorik në Wuhan”.
Inteligjenca amerikane hedh dyshime në origjinën e diskutueshme të virusit.  Versione të të Pekinit flisnin për shitjen e lakuriqëve në tregun e Wuhan, diçka që nuk ndodhi. Kafshë të tilla nuk u shitën atje. Por sikur të mos mjaftonte kjo, pacienti i parë që u paraqit si bartës i Sars-CoV-2 nuk ishte kurrë atje.
“Pekini ende nuk u ka dhënë ekspertëve amerikanë mostra të koronavirusit të ri të mbledhur nga rastet e para. Laboratori Shanghai që lëshoi ​​gjenomin e ri të koronavirusit më 11 janar u mbyll shpejt nga autoritetet. Disa nga mjekët dhe gazetarët që raportuan për përhapjen që në fillim janë zhdukur”, shkruan gazeta amerikane.

Zbulohen 6 lloje të reja koronavirusesh te lakuriqët e natës

Për herë të parë, studiuesit e Programit Global të Shëndetit Smithsonian, kanë zbuluar gjashtë koronavirusë të rinj në lakuriqët e natës në Myanmar.
Sipas autorëve, koronaviruset e zbuluara rishtazi nuk janë të lidhura ngushtë me sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS CoV-1), sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) ose SARS-CoV-2.
Mirëpo, këto gjetje do të ndihmojnë për të kuptuar me tepër rreth koronavirusit që ka gjunjëzuar botën dhe llojet e ndryshme tëkëtij virusi.
Shumë viruse të saj mund të mos paraqesin rrezik për njerëzit, megjithatë, thuhet se koha mund të kursehet përmes zbulimit të hershëm.
“Sa më shumë dimë për viruset tek kafshët e egra, si bëhen mutantë dhe si përhapen në specie të tjera, aq më mirë mund të zvogëlohet potenciali i tyre pandemik”, tha Marc Valitutto, autori kryesor i studimit të botuar në revistën Plos One.

“Pandemitë virale na kujtojnë gjithashtu sa ngushtë shëndetësia e njeriut është e lidhur me shëndetin e jetës së egër dhe mjedisin”, u shpreh Valitutto.
Ekspertët vlerësojnë se mijëra viruse të koronës, shumë prej të cilave ende nuk janë zbuluar, janë të pranishëm të lakuriqët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...