Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/28

Besim Bokshi, gjuhëtari që nuk e njohëm


Flori Bruqi


Kanë kaluar katër vjet nga vdekja e Akademik Prof.dr. Besim Bokshit, gjuhëtarit që mes viteve 2008 - 2011 kishte drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
















Autor i dhjetëra studimeve dhe librave, ndër të cilët “Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike”, Akademik Prof.Dr. Besim Bokshi kishte qenë anëtar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973.

Pikërisht vepra “Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” është marrë si shkas nga gjuhëtarja Lindita Rugova, për të folur për Besim Bokshin. E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Lindita Rugova ka thënë se  Akademik Prof.Besim Bokshi ishte një gjuhëtar i një niveli të lartë, lloji i të cilit është i rrallë.

Besim Bokshi.jpg

Besim Bokshi

Besim Bokshi, gjuhëtar, profesor e akademik lindi në Gjakovë më 12 nëntor 1930 dhe vdiq po aty më 16 gusht 2014.

 Gjashtë klasë të mësimit fillor i kreu në Tiranë, ndërsa dy të tjerat - në Gjakovë. Maturoi në Gjimnazin e Prishtinës. 

Ndoqi studimet në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Beogradit dhe, me ndërprerje, i përfundoi më 1959. Vijoi studimet pasuniversitare në Drejtimin e gjuhësisë në Beograd. 

Tema e tezës së doktoratës iu dha në bazë të punimit Zhvillimi i strukturës së temave emërore të shqipes (Gjurmime albanologjike, 1, 1971). 

Mbrojti tezën e doktoratës me temë Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1977. 

Ka ligjëruar lëndën e gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gjakovës dhe në vitet 1961-63 ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të kësaj shkolle. 

Ka qenë profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës në vitet 1967-73 për Morfologji të gjuhës së sotme shqipe e për Hyrje në gjuhësi dhe në katër vjetët e parë e ka drejtuar punën e kësaj shkolle. 

Dy fjalë lexuesve për "Leksikonin Enciklopedik" të Akademisë së ...

Brenda kësaj kohe për tetë muaj ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Nga viti 1974 është zgjedhur ligjërues i Morfologjisë historike në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe, pas doktorimit, është zgjedhur profesor inordinar e pastaj edhe ordinar deri kur u përjashtua nga Fakulteti më 1991 bashkë me mësimdhënës të tjerë shqiptarë nga dekanati i dhunshëm. Në vitet 1992-2001 ka ligjëruar lëndën Hyrje në studimin krahasues të gjuhëve indoevropiane në Shkallën e tretë të studimeve - Drejtimi i gjuhësisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë anëtar i komisionit për konkluzione të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës më 1968 dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973. Ka marrë pjesë në Kongresin e Studimeve të Evropës Juglindore në Ankara më 1978 me kumtesën për prapavendosjen e nyjës në gjuhët ballkanike. Në Universitetin e Jenës ka mbajtur ligjëratën për origjinën e mbaresave rasore të shqipes. Para ligjëruesve të Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë ka mbajtur ligjëratën për zhvillimin e sistemit emëror të shqipes (1979).

 Ka qenë deputet në Dhomën për Arsim në Kuvendin Federativ më 1967-69. Në zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike më 1992 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitet 1993-96 ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. 

Për veprën Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes ka marrë Shpërblimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës më 1980. 
Ishte  anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës i zgjedhur më 1991, ndërsa nga viti 1996 ishte  anëtar i rregullt i kësaj akademie. Më 2002 u zgjodh nënkryetar i Akademisë.

Akademikun  Besim Bokshi vend të merituar ka  edhe në librin e tij "Leksikon enciklopedik" të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, botuar këto ditë nga Flomed SHPK. Ky libër pritët të përurohetpas karantinimit të Kosovës nga Covid 19-të.



Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, propozon modelin e Lituanisë për kafenetë në Prishtinë

Berat Rukiqi flet për pasojat e mundshme të koronavirusit në ...


Kryeqyteti i Lituanisë, Vilniusi, planifikon t’ua ofrojë hapësirën e vet publike kafeneve dhe restoranteve e qytetit për të funksionuar e në të njëjtën kohë duke ruajtur distancën fizike si masë parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit. E njëjta i është rekomanduar edhe kryeqytetit të Kosovës nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.


Cathedral of Saint Mother Teresa, Pristina - Wikipedia

Lituania ka regjistruar deri tash 1344 raste me koronavirus e 44 persona kanë vdekur. Shumica e kafeneve dhe restoranteve po funksionojnë me hapësirat e jashtme. Sallonet e ondulimit dhe të gjitha dyqanet tjera do të rihapen këtë javë si pjesë e lehtësimit të masave ndaj shpërndarjes së koronavirusit.


Lithuania Facts and Information

Megjithatë, masa e distancimit mbetet në fuqi. Kafenetë e restorantet duhet të kenë tavolina me distancë dy metra njëra prej tjetrës. Kjo fillimisht shfaqi problem për restorantet për shkak të rrugëve të ngushta që e bënë të pamundshme pozicionimin e shumë tavolinave jashtë kafeneve e restoranteve.


Pristina travel guides 2020– Pristina attractions map – Kosovo ...

 Tani ky qytet ka vendosur që të zgjerojë hapësirën duke thënë se “siguria publike mbetet prioritet, por masat duhet të ndihmojnë kafenetë të hapen, të punojnë, të ruajnë vendet e punës e të mbajnë gjallë Vilniusin”. 18 nga shumë hapësirat publike të qytetit janë hapur për kafenetë e restorantet, ndërsa më shumë se 160 pronarë biznesesh kanë aplikuar tashmë për leje.


Kosovo*: High time to restore social cohesion and safeguard media ...

Në një reagim lidhur me këtë artikull të botuar nga “The Guardian”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Rukiqi, ka thënë se kjo është ide fantastike për komunat, sidomos për kryeqytetin e Kosovës.

“Qe një ide fantastike për komunat, sidomos Komunën e Prishtinës. T’i jepet tërë hapësira e lirë publike, në shfrytëzim kafiterive dhe restoranteve, gjatë tërë verës dhe të mundësohet ruajtja e distancës sociale”, ka shkruar ai në Facebook.

EHF-ja e ka vendosur Kosovën në pozitën \ para Serbisë në ranglistë.

Federata Evropiane e Hendbollit ka njoftuar federatat nacionale lidhur me planet për edicionin e ardhshëm të kupave evropiane. Ndër të tjera është bërë e ditur për numrin e vendeve në kupa evropiane të federatave nacionale.

Mediat serbe e vlerësojnë skandaloz faktin se Kosova është para Serbisë në ranglistë

Numri i skuadrave është përcaktuar në bazë të ranglistës së EHF-së, që është përpiluar në bazë të rezultateve të skuadrave në edicionet e fundit të kupave evropiane.

Në ranglistën e EHF-së, Kosova qëndron më lartë se Serbia.

Në fakt Kosova e Serbia kanë nga gjashtë pikë dhe ndajnë pozitën e 29-të. Por EHF-ja e ka vendosur Kosovën para Serbisë në ranglistë.

Ky fakt është vlerësuar skandaloz nga media të Serbisë, por edhe media serbe nga Bosnjë-Hercegovina.

“Vendim skandaloz i EHF-së, e ashtuquajtura Kosova para Serbisë, lista pa BeH”, është titulli i shkrimit të publikuar të martën pasdite në sajtin “Mondo.ba”.

Në fakt Bosnjë-Hercegovina është edhe më poshtë se Kosova. Kosovës, njëjtë si Serbisë i lejohet një skuadër në Ligën Evropiane të edicionit të ardhshëm dhe tri skuadra në Kupën Evropiane. Bosnjës i lejohen vetëm tri skuadra në Kupën Evropiane, që i bie të jetë niveli i tretë evropian. Njëjtë i lejohen edhe Malit të Zi, Bullgarisë e disa vendeve tjera.

“Për rubrikën besoni apo jo. EHF ja publikuar rangimin e shteteve evropiane, klubet e të cilave do të garojnë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, që duhet të filloj më 1 korrik, si dhe garave tjera që i organizon ajo. Është katastrofale e dhëna që në vendin e fundit është Serbia, ndërsa sipër saj, me numër të njëjtë të pikëve, është ‘Kosova’, klubet e së cilës deri më sot nuk kanë fitore sa përshembull Borci i Banjallukës e lëre më sa të gjitha klubet e Serbisë”, ka shkruar “Mondo.ba”.

Anëtari i Bordit të Federatës së Hendbollit të Bosnjë-Hercegovinës, Vojislav Ragja është shprehur i dëshpëruar për ranglistën e EHF-së.

“Nuk e dimë se si ka ardhur te ky kategorizim, që Kosova të jetë në listë e ne të mos jemi. I kam shikuar paraqitjet e ekipeve kosovarë në Evropë. Ato nuk kanë fitore sa ne nga Bosnja kishim vetëm vitin e kaluar. Si kanë fituar e ne nuk jemi në atë kategorizim, vërtetë nuk e kam të qartë. Federata së shpejti do të vendos në cilën mënyrë do të reagojë ndaj EHF-së”, ka thënë Vojislav Ragja.

Ndërkohë “Mondo.rs” ka shkruar se “Serbia ka prekur fundin, është turpëruar nga e ashtuquajtura Kosovë”.

“Nuk ka më keq se kjo: Hendbolli serb është më i keqi në Evropë. Madje edhe Kosova është e plasuar më mirë se ne”, është titulli i portalit tjetër serb, “espreso.rs”.

Ndërkohë në Federatën e Hendbollit të Kosovës thonë se ranglista dëshmon ngritjen e hendbollit kosovar, raporton Koha.net.

“FHK-ja në kohën e fundit është fuqizuar shumë, si me ekipe përfaqësuese ashtu edhe në garat e klubeve. Jemi në mesin e artë, falë rezultateve të përfaqësueses A, përfaqësueses U-21, përfaqësueses së femrave dhe klubeve. Tani inkuadrimi i një skuadre në Ligën e Evropës tregon fuqinë e FHK-së, duke e bërë edhe Serbinë të reagojë. Ne vazhdojmë me punë edhe më të madhe, sukseset na presin”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Izet Gjinovci.

Shërbimet sekrete amerikane zbulojnë mashtrimet miliona dollarësh që lidhen me COVID-19

Faqet qeveritare të internetit në rrezik nga hakerat | OxygenPress


Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po paralajmëron amerikanët që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që lidhen me koronavirusin  COVID 19 duke thënë se “çdo ngjarje e madhe mund të shfrytëzohet nga grupe ose individë të caktuar për qëllime të këqija”.

Shërbimi sekret amerikan tha në një deklaratë se kriminelët tashmë kanë filluar të përdorin frikën e përhapjes së koronavirusit për të manipuluar njerëzit.

Cia logo mockup Royalty Free Vector Image - VectorStock

Agjencia tha se në një rast viktimat morën një e-mail në të cilin pretendohej se ishte nga një organizatë shëndetësore që përmbante informacione gjoja të rëndësishme në lidhje me virusin. 

Në e-mail kishte një dokument, që pas hapjes i kërkonte viktimave të shkruanin fjalëkalimet e tyre që më pas vidheshin ose infektonin kompjuterët me viruse.

Shërbimi Sekret  amerikan tha se skema të tjera mashtruese përdorin faqet e mediave sociale për t’i bërë njerëzit të dhurojnë para për shoqata bamirësie të lidhura me përhapjen e koronavirusit COVID 19 , ndërsa të tjerët përdorin reklama për pajisje mjekësore për të cilat tani ka kërkesa të mëdha, për t’i bërë njerëzit të paguajnë për gjërat që nuk do t’i marrin kurrë.

“Frika mund të nxisë edhe individët normalisht të kujdesshëm të bëhen viktimë e mashtrimeve të ndryshme kibernetike” thuhet në deklaratën e Shërbimit Sekret. Zyrtarët e Shërbimit Sekret u bënë thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm dhe se priten më shumë incidente të këtij lloji.

Policia britanike i publikoi emrat e dy sulmuesve në Londër ...

Po kështu njoftoi edhe Policia në Britani tha se viktimat kishin humbur më shumë se 1 milion dollarë në mashtrime të lidhura me koronavirusin COVID 19 .

 Zyrtarët e policisë thanë se shumica e këtyre incidenteve kishin të bënin me mashtrime për maskat, dhe në një rast një viktimë kishte paguar gati 20 mijë dollarë për maska që nuk u dërguan kurrë.

Çka tha Albin Kurti në “Süddeutsche Zeitung”: “Projekti për ndryshimin e kufijve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur”

Image result for albin kurti


Albin Kurti,kohë më parë  ka folur për gazetën  prestigjioze gjermane  “Süddeutsche Zeitung”.

Albini, është deklaruar për shumë tema: për rolin që po luan në Ballkan ambasadori amerikan në Berlin, i cili nga Donald Trumpi u emërua në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, për vdekjen e projektit për prishjen e kufijve të Kosovës, për luftimin e korrupsionit, raportet me Serbinë, për largimin e njerëzve nga Kosova, për krijimin e vendeve të punës dhe për dembelinë e skeptikëve.

Në vijim disa nga përgjigjet e Kurtit sipas temave.

1. Mbi marrëveshjen për lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në München

Kurti: Çfarë është nënshkruar është një deklaratë për shprehje të synimit, pa shumë detaje. Sigurisht na duhen më shumë rrugë dhe vija hekurudhore. Por negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraprake, ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën. Versionin final (të marrëveshjes) nuk e kam parë. As ministri i infrastrukturës, as unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin. Ende ka njerëz të fuqishëm në pozita të rëndësishme, por ne nuk mund të kthehemi prapa në kohën para 6 tetorit, kur njerëzit votuan për ndryshime. Kosova dhe njerëzit e saj kanë dëshmuar se opozita mund ta largojë dhe zëvendësojë qeverinë. Për dallim nga disa vende fqinje.

2. Mbi rolin e Richard Grenellit, të emëruarit të Donald Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti: Grenell ka sjellë energji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk besoj se ka qëllime të këqija. Por tani kur Kosova ka qeveri të re, negociatat e tilla nuk mund të zhvillohen mes presidentëve. Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura.

3. Mbi luftimin e korrupsionit.

Kurti: Korrupsioni më shumë është sistem se kulturë. Andaj jam optimist se do ta luftojmë. Në një studim të publikuar para dy viteve vetëm dhjetë për qind e familjeve të anketuara kanë thënë se kanë paguar ryshfet për ndonjë shërbim publik. Në njërin nga vendet fqinje kanë qenë 34 për qind. Te ne korrupsioni përqendrohet në nivelet më të larta të shtetit. Na duhen procedura urgjente për përzgjedhjen e gjykatësve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë të policisë. Na duhen prokurorë trima, të cilët do të jenë më të njohur se unë. Suksesi varet nga ajo nëse do të kemi një Eliott Ness kosovar. (Ness u bë i famshëm në luftimin e grupit mafioz zë Al Kapones në SHBA).

4. Mbi skeptikët që thonë se muaji i mjaltit të qeverisë Kurti do të përfundojë shpejt.

Kurti: Është lehtë të jesh pesimist. Për neve së pari kanë thënë: është e pamundur që të fitojnë. Pastaj: kurrë nuk do të arrijnë të krijojnë qeveri. Tash thonë: nuk ka gjasa të jenë të suksesshëm. Njerëzit e tillë unë i akuzoj për dembeli. Guxim domethënë të mos i dorëzohemi këtij pesimizmi të plogët.

5. Mbi planet për të ndërprerë largimin e të rinjve nga Kosova.

Kurti: Njerëzit janë të dëshpëruar, sepse politikanët e korruptuar janë bërë njerëzit më të pasur në vend. Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë një votë e zemërimit, por edhe e shpresës. Qeveria jonë do të forcojë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, do të përkrahim talente dhe tregun e punës do ta ndërlidhim më mirë me arsimin. Sigurisht edhe më tutje të rinjtë do të braktisin vendin. Por ne do të punojmë me ngulm që disa edhe të kthehen. Në Kosovë më shumë se 20 mijë gra e burra të moshës së re kanë diploma universitare, por s’kanë vende të punës. Shumë kamerierë kanë diplomuar në sociologji apo marrëdhënie ndërkombëtare. Neve na duhet një sistem arsimor dual si në Gjermani, Zvicër apo Austri. Shoh shanse të mëdha jo vetëm në sektorin e IT-së, por edhe në atë të energjisë dhe në bujqësi. Gjysma e vendit tonë nuk punohet. Duam t’i bindim edhe investitorët e huaj, por edhe nga diaspora jonë.

6. Mbi dialogun me Serbinë.

Kurti: Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviqit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët.

7. Mbi të ashtuquajturin “shkëmbim të territoreve” dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti: Ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës.

8. Nëse Kosova hyn në BE në vitin 2030 – cili flamur do të valojë mbi ndërtesën e qeverisë në Prishtinë?

Kurti: Mendoj se do ta shohim flamurin europian – dhe çka është më e rëndësishme: do të shohim njerëz që kanë punë, mirëqenie dhe do të udhëtojnë të lirë në kontinentin europian.

9. Mbi idenë e bashkimit me Shqipërinë.

Kurti: T’i lësh njerëzit të zgjedhin është diçka tjetër se sa të sillesh si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, të cilët qëndronin mbi hartat e tyre. Gjithçka do të duhej të ndodhte në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente. Atëherë është në rregull.

Kurt Fleckenstein :Kosova ka nevojë për Qeverinë Kurti, deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.


Ish-eurodeputeti gjerman i bindur se Kosovës i duhet Qeveria Kurti

Ish-eurodeputeti gjerman, Kurt Fleckenstein është i bindur se Kosova ka nevojë për Qeverinë Kurti, deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në “Twitter” në anglishte, ai ka vazhduar se pas përfundimit të krizës pandemike “zgjedhjet duhet të mbahen”. Kësisoji, si ka thënë Fleckenstein, do të ruhej kushtetutshmëria e procesit.

. I am convinced : #Kosovo needs this government until COVID 19 is over and then elections should be held. This is the only way to preserve constitutionality of the process and ensure Kosovo as state and serious entity aspiring to join EU.



“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë Qeveri deri sa të përfundojë COVID-19 dhe pastaj duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për ta siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron t’i bashkohet BE-së”, shkruan ai.

Fleckenstein është ish-anëtar i Parlamentit Evropian dhe ish-raportues për Shqipërinë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...