Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/01

Kushtetuesja pret sot (1.5.2020) komentet deri në orën 12:00 për caktim të masës së përkohshme për dekret të Hashim Thaçit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Masat që ka marrë Qeveria lidhur me ...


Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se deri në orën 12:00 të 1 majit 2020 do të presë komentet për caktimin e masës së përkohshme për dekretin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Prof.Dr.Avdullah Hotit të LDK-së si kandidat për kryeministër.

Dje 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dërguan në Kushtetuese dekretimin që  Hashim Thaçi ia bëri Avdullah  Hotit për kryeministër. 

Ndër tjera, VV-ja kërkoi që të vendoset masa e përkohshme për pezullim të zbatimit.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës. 

Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses.

Me qëllim të shqyrtimit urgjent, Gjykata ka bërë të ditur se dje u ka dërguar shkresat njoftuese përmes së cilave ka kërkuar nga palët e përfshira që:

a) Komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 1 maj 2020, në orën 12:00;

b) Komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00.

“Njoftimi për regjistrimin e kërkesës së parashtruar nga deputetët dhe për dorëzimin e komenteve tashmë u është dërguar: 

Presidentit të Kosovës; Kryeministrit të Kosovës; Kryetares së Kuvendit të Kosovës, me kërkesën specifike që kopja e kërkesës t’u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit; dhe Avokatit të Popullit. Gjykata Kushtetuese është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues, këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet”, thuhet në njoftim.

2020/04/30

Edhe sa kohë do ta provoni durimin tonë, ju bastardë?

Aurel Dasareti - ngre shqipen
Nga Aurel DasaretiUSAekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shqiptarët e diasporës gjithmonë kanë mbajtur në zemrat e tyre atdheun, ku gjendeshin rrënjët e tyre. Tradita dhe zakone të tilla, por edhe dashurinë për atdheun, ata e përçuan nga brezi në brez.
* * *
Unë nuk kam një shtëpi më të bukur dhe më të dashur se ty, Shqipëria ime. Nëse nuk do të isha i detyruar, nuk do të ndahesha kurrë nga ty, nuk do të të ndryshoja për një shtëpi të dytë…”- citat nga ditari i gjyshit tim të moshuar, që në vitin 1943 ka qenë i detyruar të emigrojë në Amerikë.
Më poshtë, hartimin me shkrim, që e shkrova si 6 vjeçar në klasën e parë të shkollës fillore në Australi, sot e përkthej në shqip:
“Shqipëri, kam dëgjuar për ty që nga lindja,
në fëmijërinë time ëndërroj për ty,
që në rininë time do të të shoh për herë të parë,
dhe do të të dua përgjithmonë”!
Çfarë do të thotë të duash atdheun tënd? E dua Shqipërinë. E dua detin e saj, malet e saj, barishtet, kafshët (me përjashtim të këlyshëve rusofil…) i adhuroj disa njerëz që jetojnë atje. Kush mund dhe ka të drejtë të matë dashurinë time, dhe pse dashuria ime do të ishte më pak se dashuria jote?! Dashuria ndaj atdheut nuk do të thotë bindje dhe heqje dorë nga pikëpamjet e dikujt. Në dashurinë e vërtetë, të gjitha palët e përfshira kanë të drejtë të shprehin plotësisht lirisht mendimet e tyre. Dashuria e vërtetë ndaj atdheut nënkupton komunikim të shkëlqyeshëm të dyanshëm, tolerancë, respekt midis bashkatdhetarëve për mendimet e të tjerëve dhe respekt për ndjenjat e të tjerëve…
Dhe, kur njëra palë nuk e jep atë, atëherë ka anën e pakënaqësisë nga ana tjetër, dhe ajo palë zemërohet, kërkon atë që është e nevojshme, dhe nëse nuk funksionon, marrëdhënia ndër-vëllazërore prishet. Që nuk do të thotë se respekti ndaj tyre që mendojnë ndryshe ama nuk kanë qëllime djallëzore zhduket, por është e vështirë të kthehesh tek e vjetra më pas. Urat janë shkatërruar dhe hidhërimi mbetet…
Ne të gjithë ishim shumë „naivë“ në një kohë dhe e donim vendin tonë, gjithashtu donim disa njerëz të gabuar, krejtësisht të çmendur dhe budallenj, dhe çfarëdo të keqe që ata të bënin ndaj nesh, ne ende do t’i donim dhe mbledhim thërrimet. Të gjithë duhet ta kalojnë këtë fazë, por një njeri i zgjuar rritet me kalimin e kohës, mëson ta dashurojë veten e tij para së gjithash, pastaj të gjithë të tjerët. Mësoni të mos i vendosni emocionet tuaja në pjatë, dhe mbi të gjitha, mësoni kur është koha për t’u dhënë fund të gjitha prirjeve (anshmërive) toksike…
Atdheu gjithashtu përbëhet nga institucione, parti politike, polici, qeveri, gjykata, që shpesh e keqpërdorin detyrën. Dhe ata duhet të bëhen të vetëdijshëm se ne jemi të rritur. Se ne nuk duam dhe nuk respektojmë më gjithçka pa kushte çka bastardët na parashtrojnë: një sërë arsyetimesh të rreme dhe njëfarë numri të dhënash që t`i kuptojmë më mirë rrëfimet e tyre të fabrikuara në kuzhinat ruse, greke, serbe, turke etj. Ne kemi mësuar se duhet të kërkojmë me zë të lartë të drejtat tona, të mbrojmë dinjitetin tonë, të luftojmë!…
Jo, bashkëkombës të nderuar, unë nuk e urrej vendin tim (gjegjësisht, atdheun e gjyshërve të mi); sikur të kisha urrejtje ndaj tij, nuk do të shikoja mbrapa, do të kënaqesha me zemër, në çdo gjë që dua këtu ku kam lindur dhe jetoj, nuk do të helmoja nga gjërat negative të së kaluarës. Por vetëm sepse e dua shumë atë vend dhe ata njerëz, kjo është arsyeja pse unë nuk duhet të them, siç thonë disa kokëtul që i kuptojnë gjërat me shumë vështirësi: “nuk e përfilli“.
Shumë prej tyre tashmë janë zgjuar nga letargjia, duke përhapur krahët e tyre. Shumë njerëz u larguan nga vendlindja me zemër të thyer (si të parët e mi). Shumë mbetën dhe dëshirojnë ndryshime për më mirë, por kjo nuk është e mjaftueshme derisa shumica të hapë sytë, mendjet e tyre, derisa të gjithë ta kuptojnë se vetëm sepse është mirë për ta nuk do të thotë që ata nuk duhet të kujdesen se si e kanë gjendjen të tjerët…
* * *
Atdhe, do të thotë vendi ku një person, ose bashkësi, ka lindur, është rritur, ku ai jeton, ose ku ai kalon jetën e tij. Konstatojmë se dashuria për atdheun është një emocion i natyrshëm njerëzor. Çdo njeri (normal) e do atdheun e tij për shkak të kujtimeve që e lidhin për atë hapësirë, kombin, gjuhën. Çdo njeri në zemrën e tij ka një dashuri për tokën e tij të lindjes.
Padyshim që dashuria për atdheun është një nga vlerat morale që siguron bashkësinë dhe unitetin midis individëve. Ne e dimë që paraardhësit tanë ruanin atdheun e tyre, luftuan për të dhe ranë si dëshmorë. Falë tyre, ne jetojmë në paqe sot… Në qoftë se atdheu nuk është i bashkuar dhe unifikuar, ai shpërbëhet shpejt.
Unë rekomandoj që të jemi bashkë, sidomos në këto momente vdekjeprurëse nga virusi kinez (pandemia), sepse në të njëjtën kohë duhet patjetër ta luftojmë dhe shpëtojmë copëtimin e radhës të Kosovës nga virusi i bastardëve shqipfolës. Pra, apeloj që në mënyrë rigoroze të jemi të rreptë kundër këlyshëve që përpiqen të na shpërndajnë (shpërbëjnë) Kombin dhe copëtojnë Vendin duke ia dhënë Serbisë. Kjo vetëm për të shpëtuar prapanicën e vetë nga gjykata speciale për krime (ndaj shqiptarëve), dhe për të mos i humbur pasuritë e fituara nga kriminaliteti.
Vetëm çmendarakët e arratisur nga qendrat psikiatrike i lejojnë vetes ta dashurojnë pakufishëm dhe të ngjiten fortë (pa kushtëzime) pas ndonjë partie „politike“ në dëm të vetvetes, familjes dhe Atdheut. A doni serish të ktheheni nën sundimin serbo-çetnik vetëm për arsye që të tregoni besnikëri ndaj simpatizuesve të juaj kriminelë? A nuk e kuptoni se nëse ktheheni atje ku ishit (nën terrorin serb) do t`jua bëjnë edhe më keq se para “çlirimit”, dhe askush më nuk do t`ju shpëtoj nga kanxhat e tyre?
Amerika u shpëtoi në vitin 1999, ndërkaq ju 20 vjet nuk dinit të formoni shtet normal-funksional, kjo është arsyeja pse ju jeni aty ku jeni; në vend që t’i kapni kriminelët për gushe dhe fugni në koshin me plehra – akoma e luftoni njëri-tjetrin sikur të ishit gjela!
Mos shpresoni se diaspora gjithë-shqiptare edhe më tej do të jetë me ju, nëse për shkak të inateve primitive dhe mentalitetit klanor të juaj, akoma mbeteni simpatizues të kriminelëve.
Për inat të nënës, do t’ia lejoj kodoshit të më dëmtoje…” – ka thënë një rospie.
Ata 82 “deputetët e Kuvendit” tragjikomik që me puç e rrëzuan qeverinë legale të VV, e tani krijojnë “qeverinë” joligjore, po ju sakrifikojnë për interesat e tyre, sepse mendojnë se jeni kokëtulë.
Sojsëzët i kanë siguruar familjarët e vetë me pasuri kriminale marramendëse të vjedhur nga ju, e ju flijoheni për ata në dëm të familjes së juaj?!!!
Servilizmi i juaj ndaj tradhtarëve është shumë i çuditshëm. Ndryshoni qëndrimet vetëvrasëse, ose merrni trajtim psikologjik, urgjentisht!
Bota çuditet që shqiptarët e Kosovës edhe pas 20 vjet vuajtje nga regjimi i bastardëve, i lejojnë vetes të vuajnë ende duke mos bërë asgjë. Unë do të doja që bashkëkombësit e mi të kuptojnë se dashuria për Atdheun faktikisht është një dashuri e pakushtëzuar për veten e tyre. Atdhedashuria nuk është aspak për hir të të tjerëve, por para së gjithash për hir të vetvetes.
* * *
A u mungon shqiptarëve krenaria? Tradhtarët e urrejnë vendin e tyre dhe qytetarët e saj.
Edhe sikur Drejtësia në shtetin amë Shqipëri dhe pjesën e copëtuar të saj Dardani (Kosovë), të mos ishte e kapur nga kriminelët, dënimi më i rëndë në Ligjin e dy shteteve tona, nuk është ndëshkim i mjaftueshëm për këta autorë barbarë që punojnë për shkatërrimin e Vendit dhe shpërbërjen e Kombit.
PSKjo është kritikë vetëm ndaj atyre që kanë nevojë…


Isa Mustafës i ‘shuhet’ ëndrra për president, Bytyçi zbulon se çka do të bëjë Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë

Isa Mustafa - Hashim Thaçi


LDK ka arritur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe të mërkurën.

Së shpejti pritet dhe thirrja e seancës dhe votimi i qeverisë së re, derisa presidenti i ka dërguar letër LDK-së, duke i kërkuar emrin e mandatarit.

E në qeverinë që pritet ta udhëheqë Avdullah Hoti, do të ketë dhe një zëvendëskryeministër nga Lista Serbe.


E AAK do të jetë partner koalicioni me LDK-në, derisa kjo e fundit e kishte kritikuar për mënyrën e qeverisjes, kur Haradinaj ishte kryeministër dhe madje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë së tij, por që ai dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë, profesori Enver Bytyçi ka thënë për gazetën “Bota sot”, se LDK arriti shumë shpejt marrëveshje me partitë duke bërë dhe lëshime serioze, ndërsa që për koalicion me VV-në iu deshën 4 muaj.

“Përfundimisht është njoftuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshjen e qeverisjes me AAK-në Nismën dhe Listën Srpska. Nga njoftimet që kanë dhënë del se, përveç tri ministrive, Lista Srpska do të ketë edhe një zv. Kryeministër. Ka ndodhur që pakica serbe të ketë një zv. Kryeministër edhe në të kaluarën, por ai ka pasur edhe një post ministri, në përgjithësi. Në këtë marrëveshje bien në sy disa momente: Së pari, Ajo u arrit shumë shpejt. LDK bëri lëshime serioze për partnerët e saj në qeverisje kësaj radhe, ndërkohë që bisedimet me Vetëvendosjen u zvarritën katër muaj, jo për programin, por për emrat dhe postet“, është shprehur ai.

Sipas tij, këtë herë garantues i koalicioni është presidenti i Kosovës, i cili për herë të tretë apo katërt do ta tradhtojë LDK-në, ndërsa që Isa Mustafa sheh ëndrra në diell, se do të bëhet president i Kosovës.

Enver BytyçiProf. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

“Mesa duket kësaj radhe koalicioni qeverisës ka një garant për Lidhjen Demokratike. Garanti është presidenti i Republikës, i cili për herë të tretë a të katërt, sapo të arrijë qëllimet e tij politike, do ta tradhtojë LDK-në dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme. Isa Mustafa sheh ëndrra në diell dhe kujton se do të bëhet president i Kosovës, por ta harrojë këtë. Hashimi sapo ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë do të shpallë zgjedhje të reja dhe Lidhja Demokratike pas kësaj nuk do të ketë më shans të jetë në qeverisje. Arritja e një marrëveshje kaq të shpejtë është diktuar nga Beogradi dhe miqtë e tij rusë ose rusofilë. Isa Mustafa nuk ka asnjë shans t’i shmanget detyrimeve, ndaj dhe e realizoi koalicionin në kohën që ia kërkuan“, ka vlerësuar profesori.

Bytyçi thotë se LDK do të dëmtohet shumë nga koalicioni me AAK-në, të cilën e ka kritikuar shumë në qeverisje dhe qytetarët nuk harrojnë, nuk falin, por që sipas tij, koalicioni i vërtetë është në mes të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

“Së dyti, Lidhja Demokratike, krahu i Isa Mustafës, kur ishte në opozitë e ka sulmuar qeverisjen e AAK-së më shumë sesa Vetëvendosja. Dhe muaj pas kësaj iu bashkua koalicionit me këtë parti. Kjo do ta dëmtojë shumë imazhin e saj. Qytetarët e Kosovës kanë intuitë politike të jashtëzakonshme. Ata nuk harrojnë, siç harrojmë ne në Shqipëri. Dhe ata ndëshkojnë, nuk falin. Të bësh koalicion me një parti, të cilën e ke akuzuar për njëmijë “të zeza”, do të thotë se ke gënjyer ose je bashkuar për një qeverisje të keqe. Çdonjëra nga këto dyja janë të pamoralshme. Megjithatë mendoj se koalicioni i vërtetë është midis Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, pra midis LDK-së dhe PDK-së. Nëse ekipi i ri nuk do t’i ketë ose nuk do t’i kishte votat për besim, ajo do të votohet ose do të votohej nga deputetët e Partisë Demokratike të Thaçit. Prandaj Isa Mustafa deklarohej që para disa ditësh, se LDK i ka votat për të krijuar qeverinë e re“, ka theksuar ai.

Së treti, profesori thotë se në këtë proces sheh një lojë në mes të Mustafës dhe presidentit dhe e gjitha për shkak të marrëveshjes Kosovë-Serbi, që ajo të nënshkruhet nga Thaçi.

“Së treti, në këtë proces shoh një lojë të sajuar midis kreut të LDK-së dhe kreut të shtetit. Nëse keni vënë re, presidenti i bën letër me vërejtje Isa Mustafës, duke i kërkuar që t’ia dërgojë emrin e kryeministrit për mandatim. Loja është shumë e trashë. Gjithçka është rregulluar që presidenti të shfaqet si parimor në letra të tilla, që ia bënte Albin Kurtit! Është një lojë e pistë fund e krye midis të dy këtyre. Dhe e gjitha ndodh për një arsye, të realizohet marrëveshja Kosovë-Serbi, të firmoset ajo prej Thaçit dhe të kalojë në qeveri e në parlament. Kjo ka bërë që të joshet edhe Ramush Haradinaj në këtë aksion politik anti-Kosovë. Unë vazhdoj të besoj se Haradinaj nuk do ta pranojë një marrëveshje të tillë“, ka deklaruar Enver Bytyçi për “Bota Sot” (si nuk e pranoi as marrëveshjen për dhënien e Çakorrit… /AÇ).

Prandaj, ai thotë se do të jetë një zv/Kryeministër nga Lista Serbe, që të jetë bashkë në nënshkrimin e marrëveshjes dhe prandaj Pacolli nuk u pranua ministër i jashtëm.

“Së katërti, kjo është arsyeja pse një përfaqësues i minoritetit serb do të jetë zv. Kryeministër. Edhe ai do të jetë prezent bashkë me Abdullah Hotin, Isa Mustafën dhe ndoshta Ramush Haradinajn, ose Melizën si ministre e Jashtme, në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Thuhet se kjo do të ndodhë shumë shpejt, në qershor, ose maksimumi në shtator. Ndaj dhe nuk u pranua Behgjet Pacolli si ministër i Jashtëm. Ai sakrifikoi me avion të posaçëm, u kacafyt me Vetëvendosjen pse po i krijonte pengesa, vetëm që t’ia bënte shërbimin kësaj qeverie. Erdhi në Kosovë nga Tirana, por sapo mbërriti atje i thanë, jo, nuk mund të jesh ministër i Jashtëm. Shumë mirë u bë. Por kjo lojë u bë, sepse Pacolli nuk u duhet në këtë proces. Pacolli ka qenë, është dhe do të jetë pro marrëveshjes Thaçi-Vuçiq për Kosovën. U duhet AAK dhe Lista Srpska“, ka përfunduar profesori Bytyçi.

Hajde Albion a erdhe a?



Të vdesësh në luftë e fundos një shpirt afër teje, ndërsa shpirti yt është krenar për lirinë e të gjallëve të cilët janë shumë mosmirënjohës. Ata na dhuaruan vdekjen, ja falën kësaj toke, në fakt tashmë ndjehen të lirë dhe janë trashëgimtar të kësaj lirie.

Kujt i rrëfehen në mëngjes nënat që i humbën fëmijët dhe të afërmit në luftë e që ende nuk dinë asgjë për ta? Të tjerat ëndrrojnë dasma për ta, t’i martojnë me ato ceremoni siç kishin qejf sa ishin gjallë. “Një ditë pashë andërr që Albioni erdh në shpi edhe i qiti duart në derë të korridorit, e unë i thashë: Hajde Albion a erdhe a? Ai tha: Jo s’kam ardh për krejt, erdha me ju pa, tha rregulloni qeto çka ju kanë mbet e unë tani vij.

I kemi mbledh krejt çka kemi pas edhe e kemi ndërtu shpinë qysh ka dasht ai, por ai nuk hyni brenda edhe kjo ma ka zbeh shpresë”, tregon ëndrrën e saj Nystrete Kumanova. Këta janë trashëgimtar dhe nuk kanë nevojë për kurora lulesh të thara në altarin e jetës. Duhet të krijojmë vepra arti nga stuhitë e jetës, nga shkundësitë e drejtë të pemëve e të tronditim çdo shpirt. Pse mos të krijojmë një memorial për të gjitha viktimat e luftës së fundit ose një instalacion gjigant?

....të pinin nga një kafe me të afërmit e tyre të vrarë, thotë kritiku i mirënjohur shqiptar Prof.dr.Ilir Muharremi nga Peja ...,dhe thotë : "Çfarë bën artistët tonë gjatë përkutjimeve të masakrave në Kosovë? Asnjë vepër arti, vetëm politikanët mbajnë fjalime patetike. Arti duhet të bashkëpunoj me realitetin ta ndjejë vuatjen sepse vet jeta është vuajtje. Arti duhet të lozë me rrezikun prandaj e do realitetin e tash çfarë rreziku do kishte sikur të krijonim ndonjë memorial për personat e vrarë gjatë luftës?

Sepse bota ka veshë për art e jo shumë për politkë sepse vet bën politikë. Ndoshta duhet të jemi të ndjeshëm ndaj atyre që i humbëm e t’i kuptojmë edhe të gjallët që vuajën për të pagjeturit. T’i kuptojmë ëndrrat e tyre, fëmijët e tyre fantazma që ju shfaqen çdo natë në ëndërr, i thërrasin dhe këta nëse tentojnë t’i prekin, ata zhdukën sepse janë të zhdukur."

Gazetarët kosovarë që shënuan historinë kosovare



Sot po i kujtojmë veteranët e gazetarisë kosovare, me anë të një fotografie të tyre të përbashkët.

Featured Image
Shemsi Mehmeti, Sedat Dida, Zhika Ajdaniqi, Mustafa Shala, Haki Shaban Hoxha dhe Gjeto Leka janë ndër të parët që shënuan gazetarinë në Kosovë.


Shemsi Mehmeti, shembull, vdiq në vitin 2015-të. Ai për shumë vite punoi në të përditshmen “Rilindja”.



Sedat Dida dhe Nadire Dida

 Sedat Dida, i cili konsiderohet edhe si babai i gazetarisë kosovare, punoi si mësues e inspektor shkollash dhe pastaj edhe nënkryetar i rrethit të Suharekës, prej nga më 1948 emërohet drejtor i gazetës “Rilindja”, në Prishtinë, e cila kishte filluar të dilte vetëm tri vjet më parë, në qytetin e tij të lindjes.

Brezat e gazetarëve të “Rilindjes”, që s’ekziston më, e kujtojnë si njeriun i cili me shembullin e vet ua mësoi jo vetëm profesionin, por edhe moralin.


Gjeto Leka ishte redaktor dhe gazetar në RTP. Në vitin 1966 ai intervistoi Fadil Hoxhën, në emisionin e parë televiziv në gjuhën shqipe në Televizionin e Beogradit.


Shemsi Krasniqi

Marrë parasysh se gazetaria në Kosovë vuajti poashtu ndër vite nga regjimi serb, duhet njohur e çmuar sakrifica e këtyre individëve për mos ta ndalur misionin e shenjtë të informimit.



Haki Shaban Hoxha, nga Isniqi është krenaria e familjës dhe krenaria kombëtare


Doajeni i gazetarisë,Haki Hoxha, është krenaria e familjës dhe ...

 Nga Skënder MULLIQI


Ka shumë çka të shruhet për doajenin e gazetarisë në Kosovë tashmë të ndjerin, Haki  Shaban Hoxhën.

VOAL


Ishte njeri ndër themeluesit e gazetës së parë në gjuhën shqipe, në ish-Jugosallvi-Rilindja.Ai me disa shokë të tij vepruan në kushte të vështira, por kurrë nuk u ndalën që edhe shqiptarët e nëpërkëmbur
nga regjimi i huaj , ta shohin dritën e diellit. Baca e Haki siq e thirrën të gjithë ata që e njohen,dhe punuan më te, ishte njeri i dashur, i afertë,bashkëpunëtor i pa shoqmë të gjithë.
Këta janë veteranët e gazetarisë kosovare
Baca Haki ishte nip i familjës tonë.Ishte gjithmonë e buzëqeshur, i hareshem ne biseda ,komunikativ, shumë njeri tolerant, por natyrisht mbi të gjitha ishte atdhetar.Ai dashurin ndaj atdheut dhe kombit e kishte të trashëguar brez pas brezi .Ishte ndër njerëzit e parë të arsimuar në Dukagjin, së bashku më dajat e tij, mësuesin Halit dhe profesorin Mehmet Mulliqi.Jo vëtem që ishin të aferm nga gjaku, por ata ishin edhe shok të pandashëm në jetë.



Baca Haki, së bashku më Halit dhe Mehmet Mulliqin, nxorren nga analfabetizmi dhe shpërndanë rreze diturie të shumë gjenerata, të cilët edhe pas shumë kohësh i përkujtojnë dhe flasin më pietet të lartë për ta.Që të tretë ishin antikomnist të përbetuar, dhe kishin marr pjesë në shumë beteja kunder qetave partizane në Kacuberr të Malit të Zi, e gjetiu.

Baca Haki ,lindi me 11.06.1919 ne fshatin Isniq Komuna e Strellcit ( atëhere ), ndërsa tash Komuna e Deçanit .

Më 1930 mbaron shkollen fillore në Strellc dhe regjistron Gjimnazin Real në Pejë .

Më 1938 e përfundon Gjimnazin Real me nota të shkëlqyeshme, e sidomos më rezultate shumë të mira në Matematikë dhe
në gjuhë gjermane , ai regjistron Fakultetin Juridik ne Universitetin e Beogradit .

Më 1940 se bashku me shumë studentë shqiptarë vazhdon shkollimet superiore, ne Universitetin e Perugjija të Italisë .

Nga viti 1945 emërohet GAZETAR në ” RILINDJA ” se bashku me disa studentë të asaj kohe .

Aty mbeti deri në fund të jetës së tij, si gazetari i parë profesionist në Kosovë .

Viti 1946 deri 1970 ate e zuri ne postin e Redaktor në ” Rilindja ” .

E tërë literatura e botuar në atë kohë ka kaluar nepër duart e tij . Ka qenë njohës i mirë i Sociologjisë ,Ekonomisë Politike ,
Gjeografisë Ekonomike Botërore e sidomos asaj të Kosovës .

Nga 1970 e deri me 1980 kur edhe PENSIONOHET është Zv. Kryeredaktor në Rilindje. Me rastin e pensionimit lenë pas
mbi 80 gazetarë me fakultete të kryera në të gjitha lëmit e jetës .
Haki Hoxha eshtë marr edhe me Lajme , Skica , Reportazhe , Komente etj .

Gjatë kohës së ushtrimit të profesionit është marr edhe me përkthime të veprave kapitale të asaj kohe ,kryesisht politike , ekonomike dhe shkencore .

Krahas këtyre përkthimeve është marr edhe më përkthime të belitristikës prej asaj të fëmijëve e deri te ato kriminalistike letrare .

Ishte gazetar dhe përkthyes eminent i asaj kohe i njohur si Baca HAKI , me të cilin pseudonim është i njohur edhe si mësuesi i të gjithë gazetarëve të gazetarisë deri në pensionim .

Baca Haki për kontributin e dhënë është dekoruar për “Vepër Jetësore në Gazetari ” njera ndër të parat dekorata që u ndan pasluftes në ish Jugosllavi .

Pastaj vjen “Dekorata e Republikës’ me kurorë të artë për kontribut në gazetari.

U nda nga kjo jetë me 17.05 2006 , duke lenw pas djeme , vajza, nipa e mbesa.

Veprimtaria kombëtare e Haki Hoxhës, ishte e begatshme më plot sakrifica.Ai me 1940 e deri në largimin e Gjermanisë ka qenë Sekretar Prefekture .

Haki Shaban  Hoxha ka pasur lidhje të ngushta më NDSH -en nëpër mes Rexhep Mitrovices dhe ministrit Qazim Komoni nga Gjakova .

Me punën e Haki Shaban Hoxhës është organizuar edhe ADMINISTRATA NË GJUHEN SHQIPE .

Në Llukën e Poshtme ka intervenue dhe i ka shpëtuar 400 shqiptarë nga pushkatimi .

Kështu ka pohuar prof. Rrustem Bajraktari . Vlen në këtë shkrim të shkurtër për të theksuar së babai i Haki Hoxhës, Shaban Hoxhë Isniqi, ishte pleqnarë i njohur i kësaj ane…Haki  Shaban Hoxha, është krenaria e familjës Hoxha nga Isniqi, dhe krenaria kombëtare…

NJOLLË E ZEZË MBI KOSOVËN

Shefqet Dibrani 1 | ILLYRIA
Shkruan: Shefqet DIBRANI



Është kryesia e LDK-së e cila po vepron sikur të ishin “Kolonë e pestë”, me mision për të abuzuar sistemin demokratik në Kosovë. Është pikërisht LDK-ja që ia bëri Kosovës edhe një NJOLLË TË ZEZË, e cila nuk do të shlyhet kurrë, dhe për gjatë tërë historisë parlamentare të Kosovës do ta mbajë vulën e LDK-së. E kjo ka të bëjë me faktin se është shënuar rasti i vetëm në gjithë botën demokratike e diktatoriale, kur një parti politike, që ishte pjesë e kabinetit qeverisës, të rrëzojë Qeverinë e vendit të vet, madje tragjikisht e çmendurisht në kohë pandemie?! Pastaj kanë vazhduar shkelje strukturore e zinxhirore në të gjitha hallkat e sistemit, deri në mbledhjen e mbajtur në Kabinetin e Presidentit të Kosovës, me përfaqësuesit e partive politike, ku nuk janë përfillur e respektuar masat mbrojtëse të cilat i ka lëshuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Kombëtar në Kosovë.

Ky mentalitet kaq negativ, po reflektohet në të gjitha zhvillimet politike në Kosovë. Sot nga një kategori, po ndihmohet, po atakohet, po shpifet e intrigohet kudo dhe kurdo, në shtyp, në televizion, (tamam sikur të ishin mediume serbe që operojnë në gjuhën shqipe mbi hapësirën e Kosovës), por që janë shndërruar në mediume të neveritshme s’ka dyshim.

Fatkeqësisht në këtë degradim mediatik, janë involvuar edhe profesor universitar, të cilët qartë shihen se kanë probleme të shëndetit mental, gjë që do të ishte e domosdoshme, strukturat e universitetit, t’ua ndalonin rreptësishtë paraqitjen e mëtutjeshme para studentëve, veçmas e kam fjalën për atë kategorinë që i ka tejkaluar të gjitha normat etike e edukative të debatit televiziv. Jo pse po tregohen të njëanshëm, por arroganca dhe kërcënimet e tyre, frikësojnë studentët, pasi haptas po shprehin armiqësi me përmasa skizofrenike, duke mos u shqetësuar se si do të reflektoj kjo sjellje përpara studentëve, të cilët duhet të jene përzierje, regjionale, fetare dhe politike.

Fundja e fundit, nëse Kosova është në këtë gjendje, është edhe me fajin e analistëve dhe këshilltarëve politik, të cilët riciklohen nga debati në debat, nga njëri medium në tjetrin, nga një kabinet në tjetrin, sikur të ishin pjesë e “Kolonës së pestë”, për të bërë lëmsh e për të prodhuar kaos në Kosovë.

Çuditërisht vetëm në Kosovë po ndodhë që gazetat dhe televizionet ta kryqëzojnë intelektualin, te thërrasin për vrasje e linçime, edhe atëherë kur deklarohet në afekt. Aq më shqetësuese duket fakti kur shihet se udhëheqësi në TV, për të prodhuar skandal mediatik është në gjendje për ta kryqëzuar intervistuesin. E gjithë kjo bëhet në emër të fjalës së lirë, por dikush në emër të “fjalës së lirë”, po kryqëzohet pikërisht nga gazetarët, (rasti i Shkëlzen Gashit), në anën tjetër gazetarit që ishte në Mision dhe në atë Emision, askund dhe askush nuk ia përmendi emrin. Kështu nuk ka vepruar as sistemi serb në Kosovë. Fundja e fundit këto media kanë raportuar edhe për “Babain e Drejtorit”, që po prodhon kriza dhe po iu bënë shantazh intelektualëve, se paska qenë viktimë e dhunës së ushtruar kundrejt tij, me akuzën se ai ishte strukturë e sistemit paraprak, prandaj ky çun i lazdruar nga milionat, për këtë arsye të ditura është dashur të sillej më i arsyeshëm. Se mbase edhe ne i dimë se libra e kush ka trilluar, kundër Luftës së UÇK-së?! Kurse tash në emër të “paqes së porositur”, pikërisht kjo kategori por prodhon skandale duke akuzuar të tjerët?!...

Nuk ka asnjë luftë çlirimtare që ka ndodhur në botë, e cila nuk i ka tejkaluar normat dhe ligjet e luftës, prandaj pse të përjashtohet vetëm Lufta e UÇK-së?! Pra, sikur të ishim më të mençur, dhe sikur të mos ishte në veprim “Kolona e pestë”, edhe ato raste që mund të ishin kualifikuar, do të amortizoheshin me dënime nga gjykatat, sepse urrejtje masive nuk ka pas në vendin tonë. Gjatë luftës kanë qenë “tejkalime”, të cilat më shumë nga frika dhe tmerri në situata dramatike qenkan tejkaluar normat(?!). Në anën tjetër nuk ka vend demokratik, pra duke i përfshirë edhe vendet Ballkanike të përfshirë në konflikte e luftëra të armatosura, që menjëherë pas luftës, nuk i kanë themeluar gjykatat e tyre speciale, për t’i gjykuar ato raste që janë klasifikuar e kategorizuar si tejkalim i dispozitave ligjore, por siç shihet, dikush paska abuzuar në emër të një “pastërtie?!”, duke pasur mision për ta njollosur edhe luftën edhe paqen, por edhe duke rrezikuar demokracinë, të cilën e kemi ngatërruar me fajin tonë.

Qysh gjatë luftës së Kosovës, kam theksuar se “Serbia në këtë humbje të sigurt do të bënë përpjekje maksimale që së paku të ndikojë në orientimin politik të ardhshëm të shqiptarëve, të sforcohen vijat komuniste të përafërta me bindjet politike që synon në të ardhmen të ndjek Serbia”, (“Rilindja”, 10.04.1999), e në një shkrim tjetër të asaj kohe, kam shkruar se “Serbia e ka humbur Kosovën”, por ajo do t’i lë pas, dhe do t’i aktivizojë strukturat e sistemit paraprak, për të operuar në Kosovë, tamam sikurse të ishin “Kolonë e pestë”, për t’i shantazhuar proceset e ardhshme demokratike në Kosovë. Prandaj po flas si intelektual dhe njohës i këtyre zhvillimeve, se Shkëlzen Gashi, para 20 vitesh ishte fëmijë dhe nuk ka pasur mundësi të shpif dhe as të njollos Luftën e Pastër të UÇK-së. As nuk ka mundur për të hartuar raporte me akuza të rënda, prandaj nuk e ka pyetur askush Shkëlzen Gashi, “A është arrestuar babai i tij, ... nga UÇK për shkak të dyshimeve se ka qenë spiun i UDB-së?”, pastaj ai nuk ka shpifur për “Gorillat e UÇK-së”, qysh më 20 shtator 1999, dua të them se s’ka pasur mundësi që mediat gjermane t’i besojnë një fëmije, por iu kanë besuar MISIONARËVE që për 20 vjet rresht, kanë shpifur e prodhuar akuza të sajuara në kuzhinat që po prodhojnë kriza në Kosovë. E keqja e kësaj afere është prodhuar për efekte politike ndaj Albin Kurtit, pa i llogaritur pasojat në kohën e pandemisë, që kanë ose do t’i bartin qytetarët e Kosovës?! E sikur ajo deklaratë të mos zmadhohej, a do të kishin shkruar shtypi në Serbi?! Që pastaj “Kolona e pestë”, t’i riciklonte ato deklarata për ta shantazhuar përsëri Kosovën në kohë pandemie?!

A nuk doli nga këto kuzhina edhe rasti i aferës me ato 1000 teste, që Ministri i Shëndetësisë i paska pranuar nga Serbia?! Dikush e tha, (por nuk e di sa ishte e saktë?), se pikërisht janë përfaqësuesit diplomatik amerikan, në Beograd dhe Prishtinë, që ia paskan sugjeruar këtë kontingjent, Ministrit Vitia, i cili edhe nëse nuk ka pasur nevojë, për t’i zbutur raportet me amerikanët është detyruar t’i pranojë. Por shtrohet pyetja sikur “Kolona e pestë”, që operon edhe mbi mediat ta kishte injoruar “ndihmën humanitare nga Serbia”, duke e heshtur dhe injoruar tërësisht këtë rast, a do të kishte pasur mundësi Serbia ta përdorte si gjest të humanizmit pranë organizatave botërore. E them jo, sepse në shumë raste, vet këto mediume, vet këta analist dhe politikan të papërgjegjshëm ia kanë bërë me dije Serbisë si do të duhej ajo me vepruar e çfarë duhet për të kërkuar.

Ta zëmë: A nuk e polli mendja e Baton Haxhiut për t’i falur krimet Serbisë, dhe vetëm dy a tri ditë më pas, pikërisht në TV Dukagjini, në emisionin Debat Plus, foli edhe për një “Racizëm të heshtur” që zhvillohet në Kosovë?! Pastaj le të merret gazetaria hulumtuese për të treguar se kush ishte i parë që tha se duhet për t’ia falur ata 700 hektarë tokë, Patrikanës në Deçan, dhe hapësira të tjera përreth kishave dhe manastireve, pasi toka përsëri mbetka në Kosovë. A nuk është ky Televizioni Ynë Publik, bashkë me ato private, pa përjashtim, që veriun e Mitrovicës e trajtonin si Mitrovicë Veriore?! Pastaj a nuk thanë analistët dhe politikanët tanë, se Kosova dashka t’iu falë territore Maqedonisë Veriore, Malit të Zi e tash a nuk u tha nga politikanët me nam, dhe analistët tru tredhur, se edhe Serbisë duhet t’i falim diçka se edhe ajo nuk po e pranuaka realitetin e ri që e solli Lufta e UÇK-së. Janë udhëheqësit televiziv, ata që e torturojnë zyrtarin shtetëror për t’i nxjerrë deklarata për koncesion e që u dashka Kosova t’i bëjë në favor të Serbisë. Prandaj mund të konstatojmë se Serbia nuk është aq e mençur, sa është i shkathet budallëllaku dhe çmenduria e atyre që si “Kolonë e pestë”, po tallen me fatin e Kosovës, madje duke nxitur urrejtjen kundër prezencës Amerikane në Kosovë, dhe për të krijuar sa më shumë përçarje edhe me aleatët e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian.

E kaluara komuniste në Kosovë, na tregon se pikërisht udbashët dhe strukturat e sistemit, (nga radhët e shqiptarëve), shtireshin herë si projugosllavë të mirë e herë si shqiptar patriot, madje kur nxeheshin kanë brohoritur edhe parulla patriotike, shumëfish ma të guximshme se ato që i thoshin, grupet në ilegalitet patriotik, e dhjetëra herë më shumë, se sa brohoritjet që vinin nga shtresa intelektuale dhe ajo akademike e cila në të gjitha etapat ka qenë përgjegjëse dhe e kujdesshme për veprimet e veta.

Edhe tashti po brohorasin RROFTË AMERIKA, ata që duan ta shkatërrojnë Kosovën, dhe çuditërisht gati të gjithë mbajnë emra patriotik që ua kanë vënë baballarët e tyre udbash e bashkëpunëtor ta zëmë: Arben, Arbër, Adrian, Arban, Shkëlzen, Baton, Bubullon, Veton, Murmuron, Perëndon, Valëvit, Flamur, Shqiponjë e Bilbil, madje deri te toponimet Shkodran, Butrint, Berat a ndonjë tjetër, por asnjëri sish nuk mbajnë emrat as Sorrë, as Korb e as Laraskë e ruana zot Nish ose Beograd?!

Në anën tjetër na janë të njohur edhe gazetarët dhe shkrimtarët e atij sistemi, të cilët kanë qenë edhe kryeredaktor të Gazetës “Komunisti” , organ i LKK e LKJ-së, edhe drejtor të dhunshëm në gazeta e televizione, kurse poezia e tyre ishte tejet urbane dhe mjaftë patriotike. Vetëm në Kosovë ka ndodhur që në Akademinë e Shkencave të saj, të zgjidhen shkrimtar, (rasti i Sinan Hasanit), romanet e të cilit dihet se si dhe kush i ka shkruar. Por askush nuk e thotë se historia nuk po përsëritet, si qenkan shkruar librat “shkencor?!”, të akademikut të ekonomisë, të cilët janë botuar nga “Preduzeća NOVIINVEST”, në të cilin është shkolluar Elita e tashme udhëheqëse e LDK-së, të cilët me shkelje të rënda statutare dhe demokratike janë katapultuar në udhëheqje të LDK-së. Kurse zgjedhja e një komunisti në krye të LDK-së, pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj, jo në shtetet demokratike, por as në vendet post komuniste në tërë Evropës Lindore, nuk ka ndodhur një NJOLLË E ZEZË MBI DEMOKRACINË?!.

E njolla e radhës është tradhtia që iu bë votuesit, përballë të të cilit LDK-ja ka premtuar se kurrë nuk do të bëjë koalicion me Listën Serbe, se sa për partneritet as që bëhet fjalë. E njëjta gjë ndodhi me partnerin tjerë që thanë se sikur vëllezërit të më ngjalleshin nuk i kisha marrë ato 1000 teste nga Serbia, kurse tash u harruan Radoniqi e akuzat banale, madje duke anashkaluar edhe shumicën shqiptare në Parlamentin e Kosovës.

Kosova është futur në krizë të thellë, pikërisht nga një elitë që në kohë Pandemie ishte kundër vetvetes duke ia vënë një NJOLLË TË ZEZË KOSOVËS. Prandaj e lusim Zotin ta shpëtojë Kosovën nga kjo “Kolonë”, që mbajnë emra patriotik?!



St. Gallen, 30.04.2020.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...