Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/01

HILEQARËT DHE POLTRONET POLITIKË



Fotografia e Muhamet Bojku

Nga MUHAMET  BOJKU

Njërëzit janë të ndryshem,dhe vet ndryshimi mes njërëzve na bënë të veçant në personalitet,por qe ka karaktere aq të ulëta në shoqërinë tonë unë se kisha besuar,o është mungesë gjenetike,o është mungesë e mos qasjes kurr në Oda burrash nuk po mund ta dij,por çuditem shumë se si një lloj i njërëzve kur je në nivel shoqëror e pa ndonjë post politik ose pa ndonjë lek ne gjep nuk të përkrahin dhe nuk të respektojnë dhe nuk të llogarisin as për njerii,por menjëherë si të ofrohet një post o pozitë më e lartë të njëjtit njërëz të paraqiten si përkrahës dhe miq,dhe çka është me interesantja edhe lloji i këtyre e quajnë veten shqiptar,mos qofsha ne lëkuren e tyre!


ISNIQ,1 MAJ 2020.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nga data 18 maj 2020 e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.




Sot, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nga data 18 maj  2020 e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.




"Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha Manastirliu.


(Znj. Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Ajo është e martuar dhe është nënë e dy vajzave.

Znj. Manastirliu është dekretuar Minister i Shëndetësisë për herë të parë më 19 Mars 2017. Pas zgjedhjeve parlamantare është dekretuar për herë të dytë më 10 shtator 2017 dhe që nga kjo datë mban pozicionin Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave”, në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”, në po të njëjtën degë. Prej vitit 2009 është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Në vitin 2004 ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social. Në këtë detyrë, Znj. Manastirliu ka qenë një nga kontribuueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të “Strategjisë Lokale të Strehimit Social”.

Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung etj.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Znj. Manastirliu zotëron gjuhën angleze dhe italiane.)

Prof.Dr.Murteza Osdautaj : KRIMINE(jo me A)LIZIMI I POLITIKANËVE TË KOSOVËS (Dystopia Kosovare)



Nuk e di se kur por e di se në një film që e kam parë në shkollën e mesme bëhej fjalë për një shoqëri të çmendur dhe të mbizotëruar nga demonët dhe djajtë. 

Në botën e atij filmi, në tokën e atij filmi, që mund ta quajmë asgjëkundi, jetonin një grup demonësh humanoid të cilët nuk kishin pune tjetër përveç që ta hanin apo ta vrisnin çdo gjë të gjallë që u dilte para vetes dhe, në fund, të vriteshin nder vete duke u munduar t’ia merrnin gjahun njeri tjetrit.

Dhe tash, pas gati katër dhjetë vjetësh, kemi ardhur në një situatë që është fare e ngjashme me situatën e filmit për të cilin ju fola. 

Në këtë vend të varfër nuk mund të gjëshë një politkan të vetëm për të cilin nuk ekziston një tregim për veprat e tij kriminale.

 Nuk gjënë një politikan aktual, sidomos për krahun e luftës, për të cilët nëpër kafene, nëpër fshatra, neper rajonet nga të cilët vijnë ata politikanë, nuk dëgjon rrëfime makabre mbi veprat kriminale të tyre.

 Dhe këto vepra kriminale janë të llojeve dhe të niveleve të ndryshme. 

Për dikë flasin se ka vrarë këtë e atë njëri, për dike flasin se ka dhunuar këtë vajze a këtë grua, për dike flasin se e ka uzurpuar apo e ka vjedhur këtë pasuri apo pasurinë tjetër të këtij vendi, flasin e flasin njerëzit me emër e mbiemër, për emrat e ‘vrasësve’ dhe të ‘dhunuesve’, për emrat e ‘plaçkitësve’ dhe ‘hajnave’, për emrat e të vrarëve dhe për emrat e të dhunuarve, për emrat e të rrahurve dhe për emrat e të sakatosurve.

Dhe, në fund, po këta njerëz, po këta folës të kafeneve, po ky popull që di gjithçka për secilin politikan, del në zgjedhje dhe, për çudi, voton mu këta njerëz të cilët i akuzon gjithë ditën e gatë dhe për të cilët rrëfen tregime nga më të tmerrshmit.

Kjo sepse, në fund, të pakontestueshëm mbesin vetëm viktimat ndërsa që ‘kryesit’ e ‘të dyshimtët’, demonët e krimeve për të cilët flitet, gjithmonë dalin të larë nga gjyqi dhe nga politika se ose shpallen të pafajshëm, ose votohen në mënyrë të çuditshme nga njerëzit.

Dhe këta njerëz vijnë në krye te vendit dhe e krijojnë këtë vend, në Kosovë kurrgjë nuk është e jashtëzakonshme, gjithçka është normale në tragjikomedinë e fatit të mbrapshtë të këtij vendi.

Këtu një president nuk iu përmbahet rregullave të shtetit në situatë pandemie edhe pse kancelarja gjermane dhe kryeministri britanik, qoftë pse kishte një kontakt apo pse ishte infektuar, izolohen me vetdeshirë ashtu siç kërkonin rregullat të vendit të tyre. 

Këtu presidenti akuzohet se ka kontrabanduar ilegalisht ish presidentin vetëm që ai të mund të merrte pjesë në një seancë të parlamentit edhe pse, sipas rregullave të këtij shteti, ai do të duhej të mbyllej në karantinë për 14 ditë. 

Presidenti akuzohet, gjithashtu, që të njëjtin e kontrabandoj pëerseri drejt Shqipërisë për t’i ikur skandalit politik. 

Tash po ky president, njeriu qe e përfaqëson unitetin e popullit, del në mbrëmje dhe e akuzon një parti politike se qenka një organizatë kriminale dhe, bile, i ‘fton’ përfaqësuesit e saj në njëfarë dueli kanunor tek shtëpia e tij.

Del ish presidenti, ish zv. kryeministri, ish ministri i jashtëm, më i pasuri i Kosovës, dhe, pasi e organizon kthimin e tij pompoz me aeroplanin privat, në kohën kur hapësira ajrore e vendit është e mbyllur dhe është ndaluar çdo fluturim komercial, kthehet në Kosovë duke thyer një varg rregullash. 

Për të mos mbetur me kaq, ky dashamiri i këtij vendi të cilit nuk ia solli asnjë të mirë asnjëherë por nga i cili privatizoi gati gjysmën e pasurive, ky ish president, ky ish zv. kryeministër dhe ish ministër i jashtëm, e akuzon vendin e tij, pra shtetin e tij, se ky shtet mund të kryente akt terrorist ndaj tij dhe aeroplanit të tij. 

Ky njeri dhe ky patriot e akuzon shtetin e tij për terrorizëm duke ua dhënë shansin qindra mediumeve nga vendet jo dashamirëse që ta citojnë dhe komentojnë deklaratën e tij në dëm të Kosovës.

Dhe derisa në Distopinë kosovare, politikanët e polarizojnë popullin deri në përmasa të një lufte civile virtuale, njëkohësisht e humbin fuqinë dhe respektin e tyre ndërkombëtar duke u konsideruar të paaftë, të paditur, të pandreqshëm dhe njerëz që janë në gjendje që për t’i shpëtuar bythët e tyre, mund ta dëmtojnë edhe vendin. 

Përfundimisht në kohë demonësh politikë të Kosovës, po vdesin gradualisht të gjitha parimet dhe filozofitë politike mbi të cilat janë ndërtuar partitë politike dhe politikanët.

Ne, fatkeqësisht, kemi politikanë që ndjekin interesat ditore të klaneve dhe klasave të tyre. Kemi politikan që dje ishte ministër i jashtëm e sot e akuzon për terrorizëm shtetin e tij. 

Kemi politikanë që dje i akuzonin për vrasës kundërshtarët politikë dhe sot i lusin me përvuajtje ‘vrasësit’ e tyre.

 Kemi politikanë, që është president, që ruan unitetin e popullit, dhe që e akuzon një pjesë të tij për krim dhe kriminalitet. 

Kemi deputetë që kanë vëllezër të vrarë, që kanë baballarë të vrarë, që kanë axhallarë dhe kushërinj të vrarë, e që e japin votën e tyre për ata që i akuzuan për ‘vrasës’, kemi asi politikanësh që iu përjargen ‘vrasësve të tyre’ për t’i rehatuar ata apo të afërmit e tyre në vende me vlerë pushtetore. Kemi edhe politikanë që vetë janë viktima dhe sot ua japin votën chelatëve të tyre

Në fatkeqësisht, pa na shtyrë askush, e kemi demoniazuar vendin tonë. 

E kemi shndërruar atë nga një viktime me rreth 13000 të vrarë, 20000 gra të dhunuara, me 250000 shtëpi dhe ekonomi familjare të shkatërruara, në një agresor politik të cilin po tentojnë ta dënojnë dhe ta ‘mbysin’ miqtë dhe armiqtë.

Kjo vetëm për faktin se Kosova nuk ka klasë politike që i intereson atdheu, por ka një klasë politike që e ka cak pushtetin me çdo kusht, edhe me kushtin e lirisë, edhe me kushtin e territorit, edhe me kushtin e ndarjes se vendit, edhe me kushtin e tradhtisë.

Krejt kjo me çon në deklarimin e një mikut tim evropian në Bruksel para dy vitesh i cili, kur ra fjala për dy vendet problematike te shqipeve, me tha se Evropës dhe Amerikës më shumë i konvenon një problem se dy probleme shqiptare. Ishte shaka por brenda kishte një të vërtetë, ç ‘shtetëzimin e Kosovës. 

Dhe kjo ka simptome demonizimin ndërkombëtar të viktimës Kosovë me ushqimin e tërë kësaj çmendurie e cila mund të na sjell në situatën që Kosova të zhbëhet si shtet dhe si entitet dhe, si mbetje e pazareve, t’i bashkohet si zorrë qorre Shqipërisë.

Nëse Kosovën e kemi bërë një lloj distopie nga filmat apokaliptikë, të tillë e kemi bërë ne duke i ushqyer demonët dhe djajtë e këtij vendi.

Shokon ish-ushtari serb: Me eshtrat e shqiptarëve janë shtruar rrugët



Një ish-ushtar i Serbisë ka rrëfyer për herë të parë për mënyrën se si shqiptarët vriteshin në kova të mbushura me acid.



Lufta e Kosovës, e cila filloi në 28 shkurt të vitit 1998, la mbi 10 mijë të persona të vrarë si dhe u shënuan shumë dëme materiale nga ushtria paramilitare dhe militare serbe. E për këto krime lufte kurrë nuk u dënua asnjë serb.



Për vrasjet e shqiptarëve kanë kryer analiza edhe patologët e huaj, të cilët kanë treguar për vrasjet e serbëve ndaj shqiptarëve, të kryera në disa masakra të Kosovës, por asnjëherë s’është raportuar kaq detajisht si në rrëfimin ekskluziv të ish-ushtarit serb për "Parrotlla".



Ai flet edhe për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.



Rrëfimin e nisë me informacionin se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona civilë.



Ai thotë që këto nuk do të mund të zbulohen kurrë, sepse me eshtrat e tyre janë shtruar rrugët.



"I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thy me gurë dhe i kanë bërë material për me shtru rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë", ka rrëfyer ish ushtari.































Eurodeputetët apel politikanëve në Kosovë: Mos e keqpërdorni gjendjen aktuale për manovra

Eurodeputetët apel opozitës: Ndalni dhunën, zgjedhjet rruga e ...

Eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme i kanë bërë thirrje BE-së që sa më shpejt të jetë e mundur të hiqet regjimi i vizave për shtetin e Kosovës.

Po ashtu, ata kanë bërë thirrje për hapje bisedimesh me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mbajtja e derës së hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor është në interesin e vet politik, të sigurisë dhe të Bashkimit Europian”, kanë thënë eurodeputetët.

“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia e saj e zgjerimit të mbështesë reformat dhe të sigurojë anëtarësimin e plotë si qëllimin përfundimtar për vendet që do të hyjnë”, përfunduan eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në rekomandimet e tyre për Ballkanin Perëndimor, të miratuar të hënën.

Angazhim më i madh me vendet e Ballkanit Perëndimor

Vendimi për të hapur bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut është në interesin politik, të sigurisë dhe të BE-së, thonë eurodeputetët.

Në thirrjen drejtuar BE-së për lejimin e liberalizimit të vizave në Kosovë ata thanë se BE duhet të angazhojë nga afër përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismat e përbashkëta europiane (p.sh. politikat sektoriale dhe programet) përpara pranimit të tyre, përfshirë Konferencën për Ardhmërinë e Europës.

Luftimi i korrupsionit dhe promovimi i bashkëpunimit rajonal


Eurodeputetët shtuan se BE duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të përqëndrohen në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore, zbatimin e vendimeve gjyqësore, reformat gjyqësore dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“BE duhet të angazhohet gjithnjë e më shumë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale në rajon, duke promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”.

Financimi i duhur para pranimit, që të përfitojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Eurodeputetët kundërshtojnë çdo ndërprerje të fondeve të ndihmës para pranimit që mund të ngadalësojnë reformat në BE.

“BE duhet të prioritizojë projekte specifike në dobi të popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të sigurojë që fondet para pranimit të ndahen në mënyrë transparente, proporcionale dhe jo-diskriminuese, bazuar në treguesit e performancës që matin përparimin e vendeve përfituese në zbatimin e reformave”.

Raportuesi i PE-së Tonino Picula tha: “Ky raport është një shenjë e qartë e mbështetjes së Parlamentit Europian për aspiratat dhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë anëtare të BE-së, pasi të plotësohen të gjitha kriteret. Është gjithashtu një shenjë e qartë që ne mbështesim vazhdimin e procesit të zgjerimit në përgjithësi, pasi ai ka qenë një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Politika e zgjerimit është gjithashtu një parakusht për të promovuar praninë e BE-së dhe interesin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, kështu që duhet parë se është në interesin tonë të ndërsjellë”.

Rekomandimet u miratuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 5 abstenime. Ato do të dorëzohen në Plenarin e PE në një nga seancat e ardhshme, shkruan Klan Kosova.

Më 26 mars, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Para kësaj, në shkurt, Komisioni propozoi një metodologji të rishikuar që duhet t’i japë impuls të përtërirë zgjerimit të BE-së. Samiti për Ballkanin Perëndimor është planifikuar të mbahet para fundit të Presidencës Kroate në qershor.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë filluar negociatat e pranimit, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë kandidatë të mundshëm.

Eurodeputetët thirrje BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Eurodeputetët apel politikanëve në Kosovë: Mos e keqpërdorni gjendjen aktuale për manovra

Disa eurodeputetë, përmes një letre drejtuar politikanëve në Kosovë, kanë apeluar që të mos keqpërdorin situatën me pandeminë e koronavirusit për të bërë manovra politike.

Përmes këtij apeli, ata kanë thënë se manovrat politike për vendin në këtë kohë do të dëmtonin shumë shtetin, reputacionin e tij dhe rrugën drejt demokracisë e lirisë.

“Nënshkruesit e këtij apeli ftojnë të gjithë akterët e përfshirë në politikat e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të matur. Situata aktuale bart rrezik të lartë të eskalimit. Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u rrëzua me mocion në Parlament në një procedurë të rregullt. Gjithsesi, formimi i shpejtë i një qeverie të re në mes të pandemisë kërcënon të ardhmen e institucioneve ende të brishta të vendit”, thuhet në letrën e eurodeputetëve. “Besimi në liderët politikë të këtij riorganizimi qeveritar ka rënë ndjeshëm brenda e jashtë vendit. Çdo formimi i Qeverisë së re duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë legjitimitet përmes mbështetjes së një shumice të zgjedhur në zgjedhjet demokratike”, thuhet tutje aty.

Ata kanë renditur këto pika kryesore:

Ne përkrahim një përafrim në shkallë të barabartë në dialogun dhe konsolidimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë. Gjithsesi, modalitetet e këtij procesi nuk duhet të çojnë në amnisti të përgjithshme krimet e kryera të luftës dhe jo ende të proceduara.

Lusim liderët politikanë të përmbahen nga çdo lloj marrëveshje të shpejtë mes Serbisë e Kosovës nëse ajo rrezikon destabilizimin e rajonit. Kjo do të ishte sidomos nëse ofrohet ndarja etnike mes shteteve. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë përkrahjen e popullit dhe të forcojë ligjin e demokracinë përtej kufijve etnikë.

Fuqishëm rekomandojmë që parimet e demokracisë të respektohen në mënyrë që të ketë zgjidhje politike. Shpresojmë dhe besojmë në fuqinë e institucioneve dhe Gjykatës Kushtetuese që t’iu përmbahet këtyre parimeve. Përndryshe, s’ka mënyrë tjetër të sqarimit të vullnetit të popullit për zgjedhje të reja sapo të lejohet për shkak të situatës. Vetëm një qeveri me legjitimitet demokratik mund të nxjerrë vendin nga kjo krizë politike.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët të mos dalin në protesta apo të reagojnë nëpër rrugë.

Nënshkruesit janë:

Cédric Wermuth, anëtar i Këshillit Kombëtar, Zvicër

Nezahat Baradari, eurodeputet, Gjermani

Viola von Cramon, eurodeputete, Gjermani

Tanja Fajon, eurodeputete, Slloveni

Knut Fleckenstein, ish-eurodeputet, Gjermani

Romeo Franz, eurodeputet, Gjermani

Metin Hakverdi, Gjermani,

Evin Incir, Suedi,

Ueli Leuenberger, Zvicër

Fabian Molina, Zvicër

Kati Piri, Holandë

Andreas Schieder, Austri

Johannes Schraps, Gjermani

Stefan Schwartze, Gjermani

Thomas Waitz, Austri

Ambasadori shqiptar Selim Belortaja në Kinë: S’ka ilaç kundër koronavirusit, kujdesuni për veten

Ambasadori shqiptar në Kinë: S’ka ilaç kundër koronavirusit, kujdesuni për veten
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi) 427 shifra gjithsej. Këtë e thekson ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja.

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja shprehet se në Kinë situata me koronavirusin nuk është zgjidhur, por sipas tij nuk është as gjendje apokaliptike.

Belortaja ndër të tjera shton se, rastet në Kinë duke i llogaritur me vdekje ditore, shkojnë në 50-60, ku sipas tij vetëm ditën e djeshme u shkaktuan 65 viktima si pasojë e këtij virusi. Sipas ambasadorit shqiptarë në Kinës, deri më tani nuk ka ilaç kundër virusit nCoV.

“Në kohë epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri në tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusit ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe një video këngë këto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dërgon në djall virusin ..vetëm me një uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapësirë ngelet për shkencëtarët e vërtetë që po luftojnë të gjejnë rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin për shërim. Dhe masën mbrojtëse për më tej”, thekson Belortaja.

“Jam i shtrënguar të ndërhyj sërish për përgjegjësinë që kemi ndaj bashkëkombësve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shih OBSh bashkangjitur). Numri i të infektuarve rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar këtij prioriteti absolut: stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore për shërimin. E hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Por ende pa ndonjë deklaratë relaksi e ..zgjidhjeje!”, shprehet Belortaja.

Ambasadori i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të kujdesen për veten pasi deri më tani nuk ka zgjidhje konkrete.

“Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye për eufori. I drejtohem sidomos motrave e vëllezërve shqiptare në Kinë. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dinë më shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni në dorë vetë zgjedhjen tuaj për vendqëndrimin këto javë! Askush nuk ka zbuluar ndonjë formulë që s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! Merrni vendim të pjekur”, thotë Belortaja.

“Ndiqni së paku faqen e OB Shëndetësisë! Të jemi optimistë në vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra anë. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mirë për gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës”, shprehet ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja.

Koronavirusi “pastroi” ajrin, në Europë 11.000 vdekje më pak!


Izolimi që solli koronavirusi në Europë pati plot pasoja për njerëzit vetë dhe ekonominë, por përveçse frenoi përhapjen e virusit, ai solli dhe një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në kontinentin e vjetër.
Koronavirusi “pastroi” ajrin, në Europë 11.000 vdekje më pak!
Një studim i fundit tregon se përmirësimi i cilësisë së ajrit gjatë muajit të kaluar të bllokimit të koronavirusit ka çuar në 11,000 më pak vdekje nga ndotja në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë në Evropë, zbulon një studim. Rënia e mprehtë e trafikut rrugor dhe emetimet industriale kanë rezultuar gjithashtu në 1.3 milion më pak ditë mungesë pune, 6.000 më pak fëmijë që zhvillojnë astmë, 1.900 shmangur vizitat në dhomë urgjence dhe 600 më pak lindje të parakohshme, sipas Qendrës për Kërkime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër.

Ndërsa pandemia vazhdon të marrë një numër të tmerrshëm – më shumë se 220,000 vdekje në të gjithë botën që nga fillimi i vitit – autorët e raportit thonë se përgjigja ka ofruar një pamje të mjedisit më të pastër, më të shëndetshëm që është e mundur nëse bota zhvendoset nga ndotja industritë e karburanteve fosile.Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë me 40% ndërsa materia e vogël e grimcave – e njohur si PM2.5 – është në rënie 10%, që do të thotë se njerëzit pa Covid-19 mund të marrin frymë më lehtë.

Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë sistemin e zemrës dhe frymëmarrjes, janë zakonisht përgjegjës për rreth 470,000 vdekje në Evropë çdo vit. Studimi i ri vlerëson se si ka gjasa të ketë rënë kjo duke përdorur modele statistikore që ndërthurin të dhëna për cilësinë e ajrit, kushtet e motit, emetimet, popullsinë dhe përhapjen e sëmundjeve. Ata gjetën numrin më të lartë të vdekjeve të shmangura nga ndotja në Gjermani (2.083), e ndjekur nga Britania e Madhe (1,752), Italia (1,490), Franca (1,230) dhe Spanja (1,083).

Nga sëmundja, pothuajse 40% e uljeve të vdekshmërisë kishin të bënin me dështimin e zemrës, 17% nga sëmundjet e mushkërive siç janë bronkiti dhe emfizema, dhe 13% secila nga goditje dhe kancer. Të tjerët ishin infeksione dhe diabeti. Llogaritja e përgjithshme e 11,000 vdekjeve të shmangura është vlerësimi më i mundshëm nga një seri analizash kompjuterike me rezultate që shkojnë deri në 20,000 dhe sa më e ulët se 7,000.

Koha ditore 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...