Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/01

Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 1 maj 2020




Njoftim përkitazi me kërkesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

01.05.2020
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë.
Me qëllim të shqyrtimit urgjent dhe gjithëpërfshirës të kërkesës, me numër të rastit KO72/20, Gjykata dje ka dërguar shkresat njoftuese përmes së cilave ka kërkuar nga të gjitha palët e interesit në këtë rast që:
a) Komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 1 maj 2020, në orën 12:00;
b) Komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00.
Njoftimi për regjistrimin e kërkesës së parashtruar nga deputetët dhe për dorëzimin e komenteve tashmë u është dërguar: Presidentit të Kosovës; Kryeministrit të Kosovës; Kryetares së Kuvendit të Kosovës, me kërkesën specifike që kopja e kërkesës t’u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit; dhe Avokatit të Popullit.

Gjykata Kushtetuese është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues, këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet.



01.05.2020
Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 1 maj 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KO 72/20 dhe KO 61/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Vendim për masë të përkohshme

Lënda: KO 72/20

Parashtrues: Rexhep Selimi dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Objekti i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, i datës 30 prill 2020, me të cilin  z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Dekreti nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit], paragrafin 14 të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], si dhe me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Parashtruesit e kërkesës kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë edhe masë të përkohshme mbi Dekretin, “në mënyrë që të parandalohen dëmet e pariparueshme për palën dhe institucionin”. Më 1 maj 2020, brenda afatit të përcaktuar, Gjykata ka pranuar komente lidhur me masën e përkohshme nga palët në vijim: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Arban Abrashi dhe deputeti Shkëmb Manaj.
Kërkesa bazohej në nenin 113, paragrafi 2, nën-paragrafi 1 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 29 [Saktësimi i kërkesës] dhe 30 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:
I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;
II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;
Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar.
2. Aktgjykim
Lënda: KO 61/20
Parashtrues: Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Objekti i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së katër (4) vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht të:
(1) Vendimit [nr. 214/IV/2020], i datës 12 prill 2020 – për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”;
(2) Vendimit [nr. 229/IV/2020], i datës 14 prill 2020 – “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunës së Prizrenit”;
(3) Vendimit [nr. 238/IV/2020], i datës 14 prill 2020 – “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunës së Dragashit”;
(4) Vendimit [nr. 239/IV/2020], i datës 14 prill 2020 – “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunës së Istogut”;
Parashtruesit e kërkesës pretendonin se vendimet e lartëpërmendura nuk janë në pajtueshmëri me nenet 35 [Liria e lëvizjes] dhe 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Parashtruesit e kërkesës po ashtu pretendonin se vendimet janë në kundërshtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO54/20 (Parashtrues i kërkesës: Presidenti i Republikës së Kosovës; Objekti i çështjes: “Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit së Vendimit nr. 01/15 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”), i publikuar më 6 prill 2020 dhe gjithashtu kërkuan që Gjykata të vendosë si masë të përkohshme pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të vendimeve të kontestuara deri në zgjidhjen meritore të rastit.
Kërkesa bazohej në nën-paragrafin (1) të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] dhe në paragrafin 2 të nenit 116 [Efekti juridik i vendimeve] të Kushtetutës, në nenet 22, 27, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32, 56, dhe 57 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Përfundime
1. Më 31 mars 2020, Gjykata vendosi për rastin KO54/20 përmes të cilit Aktgjykim, e shpalli të pavlefshëm Vendimin nr. 01/15 të Qeverisë, duke konstatuar se i njëjti ishte në kundërshtim me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë], 43 [Liria e Tubimit] të Kushtetutës dhe nenet ekuivalente të KEDNJ-së, respektivisht nenet 8 (E drejta për respektim të jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe e organizimit), dhe 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr.4 të KEDNJ-së.
2. Në Aktgjykimin e lartcekur, Gjykata kishte theksuar se (i) Qeveria vetëm mund të zbatoj një ligj të Kuvendit që kufizon një të drejtë dhe liri themelore dhe atë vetëm deri në masën specifike që e ka autorizuar Kuvendi përmes ligjit përkatës; dhe se (ii) Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria, është e autorizuar që të nxjerr vendime me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë, vetëm për aq sa është e autorizuar përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ligjit nr. 04/L-125 për Shëndetësi. Gjykata gjithashtu kishte theksuar se këto dy ligje, nuk e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë, që të kufizojë të drejta dhe liri të garantuara me Kushtetutë në nivel të të gjithë Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim.
3. Pas Aktgjykimit KO54/20, më 14 prill 2020, përmes tridhjetë e tetë (38) vendimeve për “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19”, Ministria e Shëndetësisë vendosi kufizime në të gjitha Komunat e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjykata në rastin e tanishëm, KO61/20, nuk është duke e bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë të të gjitha tridhjetë e tetë (38) Vendimeve të lartcekura, sepse parashtruesit e kërkesës nuk i kanë kontestuar të gjitha.
4. Para Gjykatës, janë kontestuar vetëm tri (3) prej tyre, Vendimet [nr. 229/IV/2020]; [nr. 238/IV/2020]; dhe [nr. 239/IV/2020] e datës 14 prill 2020, për Komunat e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, respektivisht. Para Gjykatës, gjithashtu është kontestuar edhe Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë, për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”.
5. Si rrjedhojë, çështja kushtetuese që ngërthen Aktgjykimi KO61/20, është përputhshmëria me nenet 35 dhe 55 të Kushtetutës të katër (4) Vendimeve të kontestuara të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjykata, në vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre, bazuar në nenin 55 të Kushtetutës, praktikën gjyqësore të Gjykatës, përfshirë Aktgjykimin KO54/20, dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së lidhur me nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së, ka vlerësuar nëse “ndërhyrjet”, përkatësisht kufizimet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, respektivisht: (i) janë të “përcaktuara në ligj”, përkatësisht në Ligjin nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse; (ii) ndjekin një “qëllim legjitim”; dhe (iii) janë të “domosdoshme në një shoqëri demokratike”.
6. Bazuar në shqyrtimet dhe vlerësimet e shkresave të dorëzuara para Gjykatës dhe praktikës së saj gjyqësore, Gjykata, njëzëri, vendosi ta shpallë kërkesën KO61/20 të pranueshme për shqyrtim në merita meqë, ishin plotësuar të gjitha kushtet e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës.
7. Gjykata gjithashtu vendosi që Vendimet “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, respektivisht, janë në përputhshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të pikave përkatëse të dispozitivit të cilat përcaktojnë kundërvajtjet administrative, ndërsa Vendimin për shpalljen “zonë karantinë” në Komunën e Prizrenit, e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën.
8. Më saktësisht, Gjykata, njëzëri, vendosi se: (i)  Vendimi [nr. 229/IV/2020] i 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit (pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII); dhe (ii) Vendimet [nr.238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII), respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së. Rrjedhimisht, të gjitha pikat e saktësuara të Vendimeve të lartcekura, Gjykata i shpalli  kushtetuese.
9. Gjykata konstatoi se në nxjerrjen e Vendimeve të lartcekura, Ministria e Shëndetësisë, ka vepruar në përputhje me autorizimet e përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, përmes pikave të lartcekura, ishin “të përcaktuara në ligj”. Gjykata gjithashtu konstatoi se të njëjtat ndjekin një “qëllim legjitim”, përkatësisht atë të mbrojtës së “shëndetit publik”, siç është përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së; janë proporcionale në raport me “qëllimin legjitim” të ndjekur; dhe janë “të domosdoshme në një shoqëri demokratike”.
10. Megjithatë, Gjykata, me shumicë votash, vendosi se: (i) pika V e Vendimit [nr. 229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” për Komunën e Prizrenit; dhe (ii) pika IV e Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020]  të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, respektivisht, ku përcaktohen kundërvajtjet administrative dhe sanksionet përkatëse, nuk janë në përputhshmëri me nenin 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 35  të Kushtetutës dhe nenin 2  të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së. Gjykata arsyetoi se në përcaktimin e mosrespektimit të masave të parashikuara përmes Vendimeve të lartcekura si “kundërvajtje administrative”, Ministria e  Shëndetësisë, ka tejkaluar autorizimet ligjore të përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Gjykata theksoi se bazuar në Ligjin nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, kundërvajtjet dhe sanksionet përkatëse, mund të përcaktohen vetëm me ligj të Kuvendit të Republikës ose me akte të Kuvendit të një Komune, dhe se ky autorizim nuk mund të bartet në organe të tjera. Rrjedhimisht, kundërvajtjet administrative të përcaktuara përmes këtyre tri Vendimeve të kontestuara, nuk janë “të përcaktuara në ligj” dhe për pasojë, u shpallën jokushtetuese.
11. Gjykata, në anën tjetër, me shumicë votash, vendosi se Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenet 35 dhe 55 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së. Gjykata konstatoi se në nxjerrjen e këtij Vendimi, Ministria e Shëndetësisë, ka tejkaluar kompetencat e përcaktuara përmes Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes, përmes karantinimit të të gjithë Komunës së Prizrenit, nuk janë “të përcaktuara në ligj”. Gjykata qartësoi se “karantina” sipas Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, mund të urdhërohet nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit të IKSHPK-së, vetëm për persona fizikë për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me personat e sëmurë apo të dyshuar për sëmundje ngjitëse. Rrjedhimisht, Vendimi për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, u shpall jokushtetues.
12. Për sa i takon kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata konstatoi se pas vendimit të gjyqtarëve që të vendosin në tërësi për meritat e rastit dhe të nxjerrin këtë Aktgjykim, e njëjta ngeli e pa objekt shqyrtimi.
13. Gjykata gjithashtu rikujtoi që përmes Aktgjykimit KO54/20, kishte përcaktuar një datë tjetër të hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj, respektivisht datën 13 prill 2020, duke theksuar se deri në këtë datë, institucionet relevante të Republikës së Kosovës, në radhë të parë Kuvendi, duhet të ndërmarrin masat e duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, të bëhen në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO54/20.
14. Gjykata vë theks në faktin që përkundër kërkesës specifike drejtuar Kuvendit për të njoftuar Gjykatën “lidhur me të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas publikimit të Aktgjykimit KO54/20 të 31 marsit 2020”, Gjykata nuk ka pranuar një përgjigje nga Kuvendi. Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht potencon faktin që është detyrim ligjor i të gjitha organeve publike që “të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së saj”. Për më tepër, Gjykata vë theks në faktin se bazuar në Aktgjykimin KO54/20, Kuvendi është detyruar që, qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcakton mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë, të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO54/20. Në këtë kontekst, Gjykata gjithashtu vë theks në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, bazuar në të cilin vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
15. Gjykata, në Aktgjykimin KO61/20, gjithashtu ka adresuar parashtresën e 23 prillit 2020 të Kryeministrit në detyrë drejtuar Gjykatës në emër të Qeverisë, të titulluar “parashtresë në lidhje me mosrespektimin e afatit ligjor dhe Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në rastin nr. KO61/20”, përmes të cilës janë shprehur “shqetësimet” e Qeverisë për ”shkelje të dispozitave esenciale në lidhje me procedurën dhe afatet që duhet ndjekur” nga ana e Gjykatës, duke theksuar gjithashtu që “Qeveria do të shqyrtojë me kujdes shkeljet ligjore të deritanishme dhe varësisht nga kualifikimi juridik i tyre do të ndërmarr veprimet e nevojshme të bazuara në legjislacionin në fuqi.”
16. Gjykata, këtë parashtresë, si dhe të gjitha të tjerat, e ka ndarë me palët e interesuara në këtë rast. E njëjta, do të publikohet në tërësinë e saj bashkë me Aktgjykimin KO61/20, i cili përmban edhe sqarimet e nevojshme përkitazi me këtë parashtresë. Megjithatë, Gjykata thekson fuqishëm se qasja e Qeverisë ndaj Gjykatës që reflekton kjo parashtresë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës.
17. Gjykata rithekson se ajo është organ i pavarur në mbrojtje të Kushtetutës dhe është interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës. Gjykata gjithashtu rikujton se Kushtetuta i atribuon asaj pavarësi të plotë në kryerjen e përgjegjësive të saj. Për më tepër, është detyrim kushtetues i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës të respektojnë dhe të mos ndërhyjnë në këtë pavarësi. Gjykata gjithashtu i rikujton Qeverisë se Kushtetuta nuk i atribuon asaj asnjë kompetencë përkitazi me vendimmarrjen e pushtetit gjyqësor. Respektimi i vlerave themelore kushtetuese, lidhur me ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit gjyqësor, pavarësinë dhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit, është detyrim kushtetues i të gjitha degëve të pushtetit të Republikës së Kosovës.
18. Gjykata në fund, thekson faktin se pavarësisht situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, dhe e cila ka afektuar mbarë botën, sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës duhet të mbizotërojnë. Këtë e ka theksuar edhe Këshilli i Evropës në Dokumentin Informativ SG/Inf(2020)11 të 7 prillit 2020 për Respektimin e Demokracisë, Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut në kuadrin e Krizës Sanitare të COVID-19, por edhe Opinionet e Komisionit të Venecias, përfshirë atë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në raste të Emergjencave dhe Listën e Kontrollit të Shtetit të së Drejtës. Të gjitha institucionet e Republikës janë të detyruara të veprojnë në përputhje të plotë me kompetencat përkatëse kushtetuese dhe ligjore si dhe në përputhje me Aktgjykimet e Gjykatës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenet 113.2 (1) dhe 116 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, më 1 maj 2020,
VENDOS
I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;
II. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimi [nr.229/IV/2020] i 14 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në territorin e Komunës së Prizrenit (pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
III. TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimet [nr.238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] e 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII), respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
IV. TË SHPALLË, më shumicë votash, që pika V e Vendimit [nr.229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, dhe pika IV e Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, përkitazi me kundërvajtjet administrative, nuk janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
V. TË SHPALLË, me shumicë votash, që Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;
VI. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, pikën V të Vendimit [nr.229/IV/2020] dhe pikën IV të Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020], të cekura në pikën IV të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;
VII. TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin [nr. 214/IV/2020] të cekur në pikën V të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

HILEQARËT DHE POLTRONET POLITIKË



Fotografia e Muhamet Bojku

Nga MUHAMET  BOJKU

Njërëzit janë të ndryshem,dhe vet ndryshimi mes njërëzve na bënë të veçant në personalitet,por qe ka karaktere aq të ulëta në shoqërinë tonë unë se kisha besuar,o është mungesë gjenetike,o është mungesë e mos qasjes kurr në Oda burrash nuk po mund ta dij,por çuditem shumë se si një lloj i njërëzve kur je në nivel shoqëror e pa ndonjë post politik ose pa ndonjë lek ne gjep nuk të përkrahin dhe nuk të respektojnë dhe nuk të llogarisin as për njerii,por menjëherë si të ofrohet një post o pozitë më e lartë të njëjtit njërëz të paraqiten si përkrahës dhe miq,dhe çka është me interesantja edhe lloji i këtyre e quajnë veten shqiptar,mos qofsha ne lëkuren e tyre!


ISNIQ,1 MAJ 2020.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nga data 18 maj 2020 e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.




Sot, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nga data 18 maj  2020 e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.




"Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha Manastirliu.


(Znj. Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Ajo është e martuar dhe është nënë e dy vajzave.

Znj. Manastirliu është dekretuar Minister i Shëndetësisë për herë të parë më 19 Mars 2017. Pas zgjedhjeve parlamantare është dekretuar për herë të dytë më 10 shtator 2017 dhe që nga kjo datë mban pozicionin Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave”, në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”, në po të njëjtën degë. Prej vitit 2009 është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Në vitin 2004 ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social. Në këtë detyrë, Znj. Manastirliu ka qenë një nga kontribuueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të “Strategjisë Lokale të Strehimit Social”.

Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung etj.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Znj. Manastirliu zotëron gjuhën angleze dhe italiane.)

Prof.Dr.Murteza Osdautaj : KRIMINE(jo me A)LIZIMI I POLITIKANËVE TË KOSOVËS (Dystopia Kosovare)



Nuk e di se kur por e di se në një film që e kam parë në shkollën e mesme bëhej fjalë për një shoqëri të çmendur dhe të mbizotëruar nga demonët dhe djajtë. 

Në botën e atij filmi, në tokën e atij filmi, që mund ta quajmë asgjëkundi, jetonin një grup demonësh humanoid të cilët nuk kishin pune tjetër përveç që ta hanin apo ta vrisnin çdo gjë të gjallë që u dilte para vetes dhe, në fund, të vriteshin nder vete duke u munduar t’ia merrnin gjahun njeri tjetrit.

Dhe tash, pas gati katër dhjetë vjetësh, kemi ardhur në një situatë që është fare e ngjashme me situatën e filmit për të cilin ju fola. 

Në këtë vend të varfër nuk mund të gjëshë një politkan të vetëm për të cilin nuk ekziston një tregim për veprat e tij kriminale.

 Nuk gjënë një politikan aktual, sidomos për krahun e luftës, për të cilët nëpër kafene, nëpër fshatra, neper rajonet nga të cilët vijnë ata politikanë, nuk dëgjon rrëfime makabre mbi veprat kriminale të tyre.

 Dhe këto vepra kriminale janë të llojeve dhe të niveleve të ndryshme. 

Për dikë flasin se ka vrarë këtë e atë njëri, për dike flasin se ka dhunuar këtë vajze a këtë grua, për dike flasin se e ka uzurpuar apo e ka vjedhur këtë pasuri apo pasurinë tjetër të këtij vendi, flasin e flasin njerëzit me emër e mbiemër, për emrat e ‘vrasësve’ dhe të ‘dhunuesve’, për emrat e ‘plaçkitësve’ dhe ‘hajnave’, për emrat e të vrarëve dhe për emrat e të dhunuarve, për emrat e të rrahurve dhe për emrat e të sakatosurve.

Dhe, në fund, po këta njerëz, po këta folës të kafeneve, po ky popull që di gjithçka për secilin politikan, del në zgjedhje dhe, për çudi, voton mu këta njerëz të cilët i akuzon gjithë ditën e gatë dhe për të cilët rrëfen tregime nga më të tmerrshmit.

Kjo sepse, në fund, të pakontestueshëm mbesin vetëm viktimat ndërsa që ‘kryesit’ e ‘të dyshimtët’, demonët e krimeve për të cilët flitet, gjithmonë dalin të larë nga gjyqi dhe nga politika se ose shpallen të pafajshëm, ose votohen në mënyrë të çuditshme nga njerëzit.

Dhe këta njerëz vijnë në krye te vendit dhe e krijojnë këtë vend, në Kosovë kurrgjë nuk është e jashtëzakonshme, gjithçka është normale në tragjikomedinë e fatit të mbrapshtë të këtij vendi.

Këtu një president nuk iu përmbahet rregullave të shtetit në situatë pandemie edhe pse kancelarja gjermane dhe kryeministri britanik, qoftë pse kishte një kontakt apo pse ishte infektuar, izolohen me vetdeshirë ashtu siç kërkonin rregullat të vendit të tyre. 

Këtu presidenti akuzohet se ka kontrabanduar ilegalisht ish presidentin vetëm që ai të mund të merrte pjesë në një seancë të parlamentit edhe pse, sipas rregullave të këtij shteti, ai do të duhej të mbyllej në karantinë për 14 ditë. 

Presidenti akuzohet, gjithashtu, që të njëjtin e kontrabandoj pëerseri drejt Shqipërisë për t’i ikur skandalit politik. 

Tash po ky president, njeriu qe e përfaqëson unitetin e popullit, del në mbrëmje dhe e akuzon një parti politike se qenka një organizatë kriminale dhe, bile, i ‘fton’ përfaqësuesit e saj në njëfarë dueli kanunor tek shtëpia e tij.

Del ish presidenti, ish zv. kryeministri, ish ministri i jashtëm, më i pasuri i Kosovës, dhe, pasi e organizon kthimin e tij pompoz me aeroplanin privat, në kohën kur hapësira ajrore e vendit është e mbyllur dhe është ndaluar çdo fluturim komercial, kthehet në Kosovë duke thyer një varg rregullash. 

Për të mos mbetur me kaq, ky dashamiri i këtij vendi të cilit nuk ia solli asnjë të mirë asnjëherë por nga i cili privatizoi gati gjysmën e pasurive, ky ish president, ky ish zv. kryeministër dhe ish ministër i jashtëm, e akuzon vendin e tij, pra shtetin e tij, se ky shtet mund të kryente akt terrorist ndaj tij dhe aeroplanit të tij. 

Ky njeri dhe ky patriot e akuzon shtetin e tij për terrorizëm duke ua dhënë shansin qindra mediumeve nga vendet jo dashamirëse që ta citojnë dhe komentojnë deklaratën e tij në dëm të Kosovës.

Dhe derisa në Distopinë kosovare, politikanët e polarizojnë popullin deri në përmasa të një lufte civile virtuale, njëkohësisht e humbin fuqinë dhe respektin e tyre ndërkombëtar duke u konsideruar të paaftë, të paditur, të pandreqshëm dhe njerëz që janë në gjendje që për t’i shpëtuar bythët e tyre, mund ta dëmtojnë edhe vendin. 

Përfundimisht në kohë demonësh politikë të Kosovës, po vdesin gradualisht të gjitha parimet dhe filozofitë politike mbi të cilat janë ndërtuar partitë politike dhe politikanët.

Ne, fatkeqësisht, kemi politikanë që ndjekin interesat ditore të klaneve dhe klasave të tyre. Kemi politikan që dje ishte ministër i jashtëm e sot e akuzon për terrorizëm shtetin e tij. 

Kemi politikanë që dje i akuzonin për vrasës kundërshtarët politikë dhe sot i lusin me përvuajtje ‘vrasësit’ e tyre.

 Kemi politikanë, që është president, që ruan unitetin e popullit, dhe që e akuzon një pjesë të tij për krim dhe kriminalitet. 

Kemi deputetë që kanë vëllezër të vrarë, që kanë baballarë të vrarë, që kanë axhallarë dhe kushërinj të vrarë, e që e japin votën e tyre për ata që i akuzuan për ‘vrasës’, kemi asi politikanësh që iu përjargen ‘vrasësve të tyre’ për t’i rehatuar ata apo të afërmit e tyre në vende me vlerë pushtetore. Kemi edhe politikanë që vetë janë viktima dhe sot ua japin votën chelatëve të tyre

Në fatkeqësisht, pa na shtyrë askush, e kemi demoniazuar vendin tonë. 

E kemi shndërruar atë nga një viktime me rreth 13000 të vrarë, 20000 gra të dhunuara, me 250000 shtëpi dhe ekonomi familjare të shkatërruara, në një agresor politik të cilin po tentojnë ta dënojnë dhe ta ‘mbysin’ miqtë dhe armiqtë.

Kjo vetëm për faktin se Kosova nuk ka klasë politike që i intereson atdheu, por ka një klasë politike që e ka cak pushtetin me çdo kusht, edhe me kushtin e lirisë, edhe me kushtin e territorit, edhe me kushtin e ndarjes se vendit, edhe me kushtin e tradhtisë.

Krejt kjo me çon në deklarimin e një mikut tim evropian në Bruksel para dy vitesh i cili, kur ra fjala për dy vendet problematike te shqipeve, me tha se Evropës dhe Amerikës më shumë i konvenon një problem se dy probleme shqiptare. Ishte shaka por brenda kishte një të vërtetë, ç ‘shtetëzimin e Kosovës. 

Dhe kjo ka simptome demonizimin ndërkombëtar të viktimës Kosovë me ushqimin e tërë kësaj çmendurie e cila mund të na sjell në situatën që Kosova të zhbëhet si shtet dhe si entitet dhe, si mbetje e pazareve, t’i bashkohet si zorrë qorre Shqipërisë.

Nëse Kosovën e kemi bërë një lloj distopie nga filmat apokaliptikë, të tillë e kemi bërë ne duke i ushqyer demonët dhe djajtë e këtij vendi.

Shokon ish-ushtari serb: Me eshtrat e shqiptarëve janë shtruar rrugët



Një ish-ushtar i Serbisë ka rrëfyer për herë të parë për mënyrën se si shqiptarët vriteshin në kova të mbushura me acid.



Lufta e Kosovës, e cila filloi në 28 shkurt të vitit 1998, la mbi 10 mijë të persona të vrarë si dhe u shënuan shumë dëme materiale nga ushtria paramilitare dhe militare serbe. E për këto krime lufte kurrë nuk u dënua asnjë serb.



Për vrasjet e shqiptarëve kanë kryer analiza edhe patologët e huaj, të cilët kanë treguar për vrasjet e serbëve ndaj shqiptarëve, të kryera në disa masakra të Kosovës, por asnjëherë s’është raportuar kaq detajisht si në rrëfimin ekskluziv të ish-ushtarit serb për "Parrotlla".



Ai flet edhe për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.



Rrëfimin e nisë me informacionin se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona civilë.



Ai thotë që këto nuk do të mund të zbulohen kurrë, sepse me eshtrat e tyre janë shtruar rrugët.



"I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thy me gurë dhe i kanë bërë material për me shtru rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë", ka rrëfyer ish ushtari.































Eurodeputetët apel politikanëve në Kosovë: Mos e keqpërdorni gjendjen aktuale për manovra

Eurodeputetët apel opozitës: Ndalni dhunën, zgjedhjet rruga e ...

Eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme i kanë bërë thirrje BE-së që sa më shpejt të jetë e mundur të hiqet regjimi i vizave për shtetin e Kosovës.

Po ashtu, ata kanë bërë thirrje për hapje bisedimesh me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mbajtja e derës së hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor është në interesin e vet politik, të sigurisë dhe të Bashkimit Europian”, kanë thënë eurodeputetët.

“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia e saj e zgjerimit të mbështesë reformat dhe të sigurojë anëtarësimin e plotë si qëllimin përfundimtar për vendet që do të hyjnë”, përfunduan eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në rekomandimet e tyre për Ballkanin Perëndimor, të miratuar të hënën.

Angazhim më i madh me vendet e Ballkanit Perëndimor

Vendimi për të hapur bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut është në interesin politik, të sigurisë dhe të BE-së, thonë eurodeputetët.

Në thirrjen drejtuar BE-së për lejimin e liberalizimit të vizave në Kosovë ata thanë se BE duhet të angazhojë nga afër përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismat e përbashkëta europiane (p.sh. politikat sektoriale dhe programet) përpara pranimit të tyre, përfshirë Konferencën për Ardhmërinë e Europës.

Luftimi i korrupsionit dhe promovimi i bashkëpunimit rajonal


Eurodeputetët shtuan se BE duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të përqëndrohen në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore, zbatimin e vendimeve gjyqësore, reformat gjyqësore dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“BE duhet të angazhohet gjithnjë e më shumë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale në rajon, duke promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”.

Financimi i duhur para pranimit, që të përfitojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Eurodeputetët kundërshtojnë çdo ndërprerje të fondeve të ndihmës para pranimit që mund të ngadalësojnë reformat në BE.

“BE duhet të prioritizojë projekte specifike në dobi të popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të sigurojë që fondet para pranimit të ndahen në mënyrë transparente, proporcionale dhe jo-diskriminuese, bazuar në treguesit e performancës që matin përparimin e vendeve përfituese në zbatimin e reformave”.

Raportuesi i PE-së Tonino Picula tha: “Ky raport është një shenjë e qartë e mbështetjes së Parlamentit Europian për aspiratat dhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë anëtare të BE-së, pasi të plotësohen të gjitha kriteret. Është gjithashtu një shenjë e qartë që ne mbështesim vazhdimin e procesit të zgjerimit në përgjithësi, pasi ai ka qenë një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Politika e zgjerimit është gjithashtu një parakusht për të promovuar praninë e BE-së dhe interesin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, kështu që duhet parë se është në interesin tonë të ndërsjellë”.

Rekomandimet u miratuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 5 abstenime. Ato do të dorëzohen në Plenarin e PE në një nga seancat e ardhshme, shkruan Klan Kosova.

Më 26 mars, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Para kësaj, në shkurt, Komisioni propozoi një metodologji të rishikuar që duhet t’i japë impuls të përtërirë zgjerimit të BE-së. Samiti për Ballkanin Perëndimor është planifikuar të mbahet para fundit të Presidencës Kroate në qershor.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë filluar negociatat e pranimit, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë kandidatë të mundshëm.

Eurodeputetët thirrje BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Eurodeputetët apel politikanëve në Kosovë: Mos e keqpërdorni gjendjen aktuale për manovra

Disa eurodeputetë, përmes një letre drejtuar politikanëve në Kosovë, kanë apeluar që të mos keqpërdorin situatën me pandeminë e koronavirusit për të bërë manovra politike.

Përmes këtij apeli, ata kanë thënë se manovrat politike për vendin në këtë kohë do të dëmtonin shumë shtetin, reputacionin e tij dhe rrugën drejt demokracisë e lirisë.

“Nënshkruesit e këtij apeli ftojnë të gjithë akterët e përfshirë në politikat e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të matur. Situata aktuale bart rrezik të lartë të eskalimit. Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u rrëzua me mocion në Parlament në një procedurë të rregullt. Gjithsesi, formimi i shpejtë i një qeverie të re në mes të pandemisë kërcënon të ardhmen e institucioneve ende të brishta të vendit”, thuhet në letrën e eurodeputetëve. “Besimi në liderët politikë të këtij riorganizimi qeveritar ka rënë ndjeshëm brenda e jashtë vendit. Çdo formimi i Qeverisë së re duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë legjitimitet përmes mbështetjes së një shumice të zgjedhur në zgjedhjet demokratike”, thuhet tutje aty.

Ata kanë renditur këto pika kryesore:

Ne përkrahim një përafrim në shkallë të barabartë në dialogun dhe konsolidimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë. Gjithsesi, modalitetet e këtij procesi nuk duhet të çojnë në amnisti të përgjithshme krimet e kryera të luftës dhe jo ende të proceduara.

Lusim liderët politikanë të përmbahen nga çdo lloj marrëveshje të shpejtë mes Serbisë e Kosovës nëse ajo rrezikon destabilizimin e rajonit. Kjo do të ishte sidomos nëse ofrohet ndarja etnike mes shteteve. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë përkrahjen e popullit dhe të forcojë ligjin e demokracinë përtej kufijve etnikë.

Fuqishëm rekomandojmë që parimet e demokracisë të respektohen në mënyrë që të ketë zgjidhje politike. Shpresojmë dhe besojmë në fuqinë e institucioneve dhe Gjykatës Kushtetuese që t’iu përmbahet këtyre parimeve. Përndryshe, s’ka mënyrë tjetër të sqarimit të vullnetit të popullit për zgjedhje të reja sapo të lejohet për shkak të situatës. Vetëm një qeveri me legjitimitet demokratik mund të nxjerrë vendin nga kjo krizë politike.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët të mos dalin në protesta apo të reagojnë nëpër rrugë.

Nënshkruesit janë:

Cédric Wermuth, anëtar i Këshillit Kombëtar, Zvicër

Nezahat Baradari, eurodeputet, Gjermani

Viola von Cramon, eurodeputete, Gjermani

Tanja Fajon, eurodeputete, Slloveni

Knut Fleckenstein, ish-eurodeputet, Gjermani

Romeo Franz, eurodeputet, Gjermani

Metin Hakverdi, Gjermani,

Evin Incir, Suedi,

Ueli Leuenberger, Zvicër

Fabian Molina, Zvicër

Kati Piri, Holandë

Andreas Schieder, Austri

Johannes Schraps, Gjermani

Stefan Schwartze, Gjermani

Thomas Waitz, Austri

Ambasadori shqiptar Selim Belortaja në Kinë: S’ka ilaç kundër koronavirusit, kujdesuni për veten

Ambasadori shqiptar në Kinë: S’ka ilaç kundër koronavirusit, kujdesuni për veten
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi) 427 shifra gjithsej. Këtë e thekson ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja.

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja shprehet se në Kinë situata me koronavirusin nuk është zgjidhur, por sipas tij nuk është as gjendje apokaliptike.

Belortaja ndër të tjera shton se, rastet në Kinë duke i llogaritur me vdekje ditore, shkojnë në 50-60, ku sipas tij vetëm ditën e djeshme u shkaktuan 65 viktima si pasojë e këtij virusi. Sipas ambasadorit shqiptarë në Kinës, deri më tani nuk ka ilaç kundër virusit nCoV.

“Në kohë epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri në tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusit ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe një video këngë këto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dërgon në djall virusin ..vetëm me një uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapësirë ngelet për shkencëtarët e vërtetë që po luftojnë të gjejnë rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin për shërim. Dhe masën mbrojtëse për më tej”, thekson Belortaja.

“Jam i shtrënguar të ndërhyj sërish për përgjegjësinë që kemi ndaj bashkëkombësve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shih OBSh bashkangjitur). Numri i të infektuarve rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar këtij prioriteti absolut: stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore për shërimin. E hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Por ende pa ndonjë deklaratë relaksi e ..zgjidhjeje!”, shprehet Belortaja.

Ambasadori i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të kujdesen për veten pasi deri më tani nuk ka zgjidhje konkrete.

“Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye për eufori. I drejtohem sidomos motrave e vëllezërve shqiptare në Kinë. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dinë më shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni në dorë vetë zgjedhjen tuaj për vendqëndrimin këto javë! Askush nuk ka zbuluar ndonjë formulë që s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! Merrni vendim të pjekur”, thotë Belortaja.

“Ndiqni së paku faqen e OB Shëndetësisë! Të jemi optimistë në vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra anë. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mirë për gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës”, shprehet ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja.

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...