Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/02

'Për hir të jetimave mos e voto qeverinë e re' – Pacolli merr një lutje nga vëllai i të masakruarit në fshatin Mejë



Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë rikujtoi heroin Binak Binaku, i cili ishte vrarë në masakrën e Mejës.

Në postimin prekës të Pacollit ka komentuar vëllai i Binak Binakut, Agimi.

Ai i ka kërkuar Pacollit që mos të votojë për qeverinë, që pritet të formohet mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe minoriteteve dhe sipas gjitha gjasave edhe vetë Pacollit.


Agim Binaku e ka lutur Behgjet Pacollin që te mos votojë qeverinë e re, duke u thënë madje banda.

“Jam vëllau i Binakut, Agimi. Të lutem zotëri Behgjet Pacolli mos voto për Isa Mustafa dhe bandën e tij. Për hir të këtyre jetimave, respekt Agim Binaku”, thuhet në komentin e tij.
Image

Në anën tjetër Pacolli, në postimin e tij, në kujtim të masakrës së Mejës, ka çmuar lart figurën e Binak Binakut.

“Kjo foto më preku sot shumë. Binak Binaku (34 vjeç) kurrë më nuk i pa fëmijët e tij të rriteshin. Kjo ishte fotografia e tij e fundit. Ai është një nga 372 të vrarë të pafajshëm në masakrën e Mejës. Lavdi të rënëve!”, ka shkruar Pacolli.

“Në Prishtinë priten trazira të mëdha, atje legjitimiteti është i lëkundur”.


Aleksandër Vuçiç lideri me duart e përgjakura që akuzon shqiptarët ...

Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në një emision në televizionin publik të Serbisë.

Duke komentuar tentimet për formimin e qeverisë së re në Kosovë, Vuçiqi kujtoi se kjo marrëveshje po bëhet pa Albin Kurtin, partia e të cilit ka më së shumti vota.


“Këtu është problemi me legjitimitetin. Nuk u gëzohem trazirave dhe turbulencave në Prishtinë. Nëse kemi stabilitet në Prishtinë, do të kemi edhe partnerë për dialog”, tha presidenti serb, transmeton Zeri.info.

Në këtë emision, Vuçiqi bëri të ditur se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, si dhe me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, por nuk dha detaje se për çfarë është biseduar konkretisht. Megjithatë, tha se do të donte të krijohen kushtet për lëvizje të lirë të mallrave dhe kapitalit.


“Do të ketë shumë probleme. Nuk do të jetë lehtë”, vlerësoi Vuçiqi.

Albin Kurti, cyberxhemati dhe psikologjia e turmës


Për të mbajtur gjallë mitin e politikanit të pathyeshëm, Albin Kurti dëshiron ballafaqim me peshën e kundërt të kolovajzës mbi të cilën është ulur. Ai përballë krejt botës! Përmes grupeve virtuale sektare dhe trolling, VV-ja mundohet të krijojë realitete, të cilat me çdo kusht duhet t’i përshtaten profecive të gjeniut Albin Kurti. Ai asnjëherë nuk i përshtatet realitetit gjeopolitik që e krijon Amerika, por pret që Amerika t’i përshtatet realitetit paralel që e krijon ai!


Image

Shkruan: Artan Behrami

Hapësira e tenxhereve ishte shumë e vogël për t’i zënë krejt shpresat e thurura nga VV-ja për të zierë puçin e paqenë dhe për ta shpëtuar nga djegia Qeverinë, fillimisht e vetdorëzuar, më pas e shkarkuar.

Kur Amerika zyrtare ua rrënoi krejt piramidën e paranojave, tani shpresat i kanë futur ‘all in’ në nënklientët privatë të zëvendëskryeministrit të shkarkuar, Haki Abazi, klient i “Rockefeller Brothers”.

Cyberxhemati, që synon fuqizimin e gjeniut, duke iu nënshtruar dhe përulur atij, është në kërkim të çdo zëri, qoftë ai edhe zë i izoluar, për të ruajtur gjendjen e transit dhe për t’i ushqyer halucinacionet.

Përmes grupeve virtuale sektare dhe trolling, ata mundohen të krijojnë realitete, të cilat, me çdo kusht, duhet t’i përshtaten profecive të Kurtit, duke shtypur çdo mendim tjetër të këndej botës paralele.

Kurti asnjëherë nuk i përshtatet realitetit gjeopolitik që e krijon Amerika, ai pret që Amerika t’i përshtatet realiteteve që ai i krijon.

Gjeniu, fillimisht krijon iluzionin e Kosovës së shitur, të ndarë, të humbur, të kapur, të shkatërruar, derisa detyra e papërshkruar e filozofëve, myhibëve dhe cyberxhematit është që të shndërrohen në multiplikatorë të këtij iluzioni, që më pas transformohet në hipnozë!

Ata dëshirojnë të krijojnë vetëm një realitet në Kosovë – realitetin e Albin Kurtit, si një e vërtetë absolute, e patjetërsueshme dhe përfundimtare-infinite.

Kushdo që merr guximin për të kundërshtuar ‘apostullat’ dhe ‘suret’ e Albin Kurtit do të quhet antikrisht dhe shejtan! Kushdo që guxon ta kritikojë Kurtin do ta ketë ferrin e garantuar.

Dhe energjia e pashtershme e Kurtit buron pikërisht këtu: nga psikologjia e masës, nga psikologjia e turmës.

Albin Kurti gjithmonë është në kërkim të mbizotërimit mbi turmën, derisa turma është në kërkim të nënshtrimit, në kërkim të udhëheqësit – të Fyrerit.

Një demagog manipulon me turmën, ku pavetëdija për veprimet e saj është shumë më e thellë sesa ndërdija racionale për ta mbështetur atë! Një turmë, e përbërë nga miliona njerëz, por që duhet të ketë vetëm një mendim – mendimin e Alin Kurtit!

Energjinë ripërtëritëse Kurti e merr nga efektet e hipnozës që e prodhon vetë! Ky është cikli i mbijetesës së tij në politikë.

Kurti nuk jeton nga fitoret, por nga humbjet, jo nga triumfet politike në Qeveri, por nga viktimizimi në opozitë. Vetëm kështu mund të shpjegohet vetëdorëzimi pas qeverisjes 50-ditëshe, ku filloi numërimi teposhtë i demistifikimit të tij.

Sa më shumë që do të zgjaste qëndrimi në Qeveri, aq më shumë do të binte poshtë transversalja morale që e kishte ngritur në qiell. Opozita është shtrati ku rritet dhe forcohet mistifikimi për të.

Prandaj, e braktisi dialogun Kosovë-Serbi, prandaj nuk i ktheu të pagjeturit, prandaj nuk e vendosi kufirin në Çakorr, prandaj nuk e bashkoi Kosovën me Shqipërinë, prandaj nuk e luftoi korrupsionin, prandaj nuk e zhvilloi ekonominë, prandaj nuk, nuk, nuk…

Konfrontimi ideologjik me Amerikën

Për të mbajtur gjallë mitin e politikanit me kurriz të pathyeshëm, Kurti dëshiron ballafaqim me peshën e kundërt të kolovajzës mbi të cilën është ulur. Në njërën anë Albin Kurti, në anën tjetër krejt bota.

Prishja me LDK-në e përmbyll ciklin e hasmërisë me të gjitha partitë politike në Kosovë, duke u açikuar nga të tjerët, duke krijuar ndarjen iluzionare ndërmjet të mirës dhe së keqes, të bardhës dhe të zezës.

Ky është përfytyrimi, ky është këndvështrimi qysh ai sheh gjithçka që e rrethon.

Ai mendon se është gjithmonë në gjendje që përmes retorikës me efekt të hajmalisë, përmes aftësisë së një magjistari të relativizojë çdo gjë, të zhdukë çdo pengesë dhe të nxjerrë nga sheshiri lepurin sa herë që i duhet!

Pra, përveç gjeniut, magjistarit dhe manipulatorit, Kurtit këto ditë iu patentua edhe epiteti i mashtruesit. Ambasadori amerikan, Richard Grenell, e vërtetoi se Kurti e kishte gënjyer në sy se do ta largonte taksën 100%.

Përmes këtij triku, Kurti arriti t’i bind amerikanët e Trumpit se do të jetë bashkëpunues me ta. Derisa amerikanët e Bidenit i gënjeu se Kosova do të shndërrohet në ferr, në dështim të politikës së Jashtme të Trumpit!

Prandaj, reagimet e administratës Trump, por edhe të demokratëve të vjetër këto ditë, ishin në funksion të kësaj gënjeshtre.

Pasi në mbi 10 mijë metra katrorë nuk i ka mbetur kush që nuk është konfrontuar me të, ai i kaloi kufijtë shtetërorë për t’u kacafytur me Amerikën.

Sa më të mëdhenj janë kundërshtarët dhe polarizimi me ta, aq më i fuqishëm do të jetë legjendarizimi dhe mistifikimi për të!

Por, përveç kësaj, kundërshtimi ndaj Amerikës nuk është pozicion politik. Në të vërtetë është vetëm reflektim ideologjik. Një ideologji, ku Amerika portretizohet si imperialiste dhe ku miqësia me shtetin që e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën, nuk është më e përjetshme, por i ka ditët e numëruara.

Lëvizja Vetëvendosje dhe filozofët e saj, tash e dy dekada, po mundohen të etablojnë një ideologji të tillë në Kosovë. Prandaj, lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup!

Po të ishte sot president i SHBA-së edhe Bill Clintoni, qëndrimi i kryeministrit të shkarkuar, Kurti, do të ishte saktësisht i njëjtë me qëndrimin e sotshëm që e ka kundër Trumpit.

Në vitin 1999, Kurti i doli kundër presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, sekretares Madeleine Albright, ambasadorëve Richard Holbrooke dhe Christopher Hill!

Gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008, Kurti, përmes protestave të dhunshme, i shpalli tradhtarë të gjithë anëtarët e delegacionit, pjesëmarrës në negociatat për statusin e Kosovës.

Ai doli hapur kundër presidentit George W. Bush, kundër sekretares Condoleezza Rice dhe kundër ambasadorit Frank Wisner, i cili ishte i dërguar i Amerikës në negociata.

Por, nga viti 2014 deri në vitin 2016 filloi edhe konfrontimi direkt i Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai doli kundër presidentit Obama, kundër mikut të madh të Kosovës, Joe Biden-zëvendëspresident, kundër John Kerrryt-Sekretar i Shtetit.

Kurti ishte në konflikt me 10 ambasadorë amerikanë, të cilët në periudha të ndryshme përfaqësonin Amerikën në Kosovë. Madje, ambasadores Tracey Ann Jacobson i kishin shkaktuar edhe lëndime fizike.

Engel vs Haki Abazifeller

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, është proaamerikan vetëm me ata të cilët e ndajnë mendimin e tij. Të gjithë të tjerët i konsideron imperialistë! Dhe, në mesin e 327 milionë amerikanëve, sigurisht që do të gjejë njerëz të tillë.

Megjithatë, kongresmeni Eliot Engel nuk është në mesin e tyre. Engeli, si pak personalitete në Amerikë, ka konsistencë në mbrojtjen e Kosovës.

Kritikat e tij, me vend dhe pa vend, duhet të respektohen. Por, Albin Kurti dhe VV-ja, tash e 20 vjet, në çdo ditë të aktivitetit të tyre kanë qenë kundër angazhimit të kongresmentit Engel.

Edhe pse në historinë amerikane, kongresmenet dhe senatorët, të cilët nuk e kanë mbi vete barrën e pushtetit dhe përgjegjësisë, shpeshherë kanë dalë kundër vendimeve të Administratës amerikane.

Fundja, kjo është pjesë e përshkrimit të punës së një kongresmeni.

Në fund të muajit prill të vitit 1999, nja 26 kongresmenë të partisë së presidentit Bill Clinton, kolegë të Eliot Engel, kishin votuar kundër intervenimit amerikan në Kosovë, në kuadër të NATO-s. Pjesa tjetër është histori!

Por, edhe në atë kohë, njëjtë si sot, besimi te presidenti dhe Administrata amerikane ka qenë shumë më i madh sesa ndaj kongresmenëve dhe senatorëtëve, të cilët shpeshherë udhëhiqen nga interesi për të forcuar partinë që e përfaqësojnë.

Por, krejt ndryshe janë nënklientët e zëvendëskryeministrit në dorëheqje, Haki Abazi. Ata, tash e një kohë, janë duke i legjitimuar paranojat dhe profecitë apokaliptike të Kurtit se në Shtëpinë e Bardhë tashmë është një marrëveshje që e ndan Kosovën dhe e shpërblen Serbinë.

Profesorët Daniel Serwer dhe Eduard Joseph, dikur të paguar nga “Rockefeller Brothers”, janë ndër amerikanët e rrallë që bëjnë thirrje të mos i besohet Amerikës, por t’u besohet atyre!

Dëshirën legjitime të këtyre profesorëve për dështimin e presidentit Trump në arenën ndërkombëtare është duke e materializuar Abazi përmes mediave në Kosovë, të paguara me miliona, tash e një dekadë.

Abazi është duke u munduar që t’i shfrytëzojë ata dhe grupet virtuale sektare për të përhapur iluzionin se Administrata Trump është kundër Kosovës, se është pro serbe, derisa kushdo që bashkëpunon me

Amerikën e tradhton Kosovën!

Por, shqiptarët gjithmonë shpresat i kanë vendosur te Administrata amerikane, jo te individët e as te senatorët dhe kongresmenët.

Me këtë logjikë, Rugova, Thaçi dhe të tjerët nuk do të duhej t’i besonin Clinton, por qindra kongresmenëve, të cilët në prill të vitit 1999 votuan kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.

T’u besonin më shumë profesorëve, analistëve, senatorëve dhe kongresistëve, të cilët në vitin 2008 ishin kundër pavarësisë së Kosovës, sesa presidentit Bush.

Në këto momente historike, Kosova nuk ka kohë për eksperimente që garantojnë vetëm status-quo, por duhet ta përdorim ilaçin, i cili gjithmonë ka funksionuar.

Marrëdhëniet me Amerikën – ekzistenciale për Kosovën

Në situata të rrezikut, të izolimit, të mungesës së perspektivës dhe të sigurisë qytetarët e Kosovës natyrshëm shikojnë kah Amerika.

Është reaksion i natyrshëm gjenetik! Është e vetmja adresë politike, e cila mund t’i përballojë, të paktën në ndërdijen tonë, sfidat para të cilave gjendemi.

Prandaj, Kosova duhet të hyjë në proces të dialogut Kosovë-Serbi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, me një pjesëmarrje unifikuese, si në Rambuje dhe Vjenë, do të ketë dhjetëra mundësi që mos ta nënshkruajë një marrëveshje të keqe.

Ka dhjetëra mundësi për të parandaluar që një marrëveshje e tillë mos të vijë fare në Parlament. Ka dhjetëra mundësi për të dalë nga procesi sa herë që mendohet se interesat e Kosovës po cenohen. Por, mos hyrja në proces, përveçqë është ndjenjë e frikës dhe e dorëzimit, është njëkohësisht edhe braktisje e SHBA-së si partner përcaktues për ekzistencën e Kosovës.

Por, shkuarja e Kosovës në Uashington, nuk është dhe as që duhet të jetë qëllim për të dështuar. Kosova duhet të shkojë atje për të fituar sërish, për t’u bërë pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe anëtare e OKB-së.

Image

Ndryshe, Artan Beharmi dikur ka qenë edhe gazetar ndërsa prej vitesh ai ka filluar të merret me politikë,  Behrami po ashtu është baba i dy djemve dhe është i martuar me moderatoren e njohur, Delfina Krasniqi.


(Autori është këshilltar politik i presidentit Thaçi. Qëndrimet e shprehura janë personale.)

A po rrezikon Kosova vëmendje të padëshiruar në Washington DC?


Shkruan: Ramadan Ilazi

Shumica prej nesh ndoqën ngjarjet e vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara, rreth procesit të “impeachment” nga Kongresi Amerikan ndaj Presidentit Trump. Ajo që ra në sy në këtë proces ishte çështja e Ukrainës, e cila ishte në qendër të zhvillimeve dhe u zhyt në politikën e brendshme Amerikane duke u bërë një arsye/shkak për sulme politike midis demokratëve dhe republikanëve për shkak të veprave të dyshuara që ndodhën në vend nga individë të lidhur politikisht nga SHBA, si dhe qasja e administratës amerikane ndaj Ukrainës për çështje që lidhen me sigurinë. Kështu, Ukraina rrezikoj mbështetjen bipartizane që e kishte dhe dëmtoi seriozisht edhe perceptimin për të. Përkrahja bipartizane është shumë e rëndësishme sepse siguron mbështetje të qëndrueshme dhe koherente. Për vendet ku mbështetja e SHBA-së është jetike, përfshirë Kosovën, ka diçka të tillë si ‘vëmendja e padëshiruar’ në Washingdon DC, dhe kjo ka të bëjë pra me shmangien e bërjes arsye/shkak për sulme politike midis demokratëve dhe republikanëve, me fjalë të tjera, duke evituar përfshirjen në politikën e brendshme. Në këtë kontekst, ekziston një mësim shumë i rëndësishëm dhe urgjent që Kosova të mësojë.

Republika e Kosovës gëzon mbështetje të fuqishme dypartiake në SHBA dhe ruajtja e këtij statusi ose pozicioni është thelbësor për Kosovën, për përfundimin e procesit të ndërtimit të shtetit si dhe për të ardhmen e saj euro-atlantike. Pavarësisht se cilat janë bindjet e juaja politike në Kosovë, sulmet e orkestruar dhe të organizuara kundër administratës aktuale mund të sjellin pasoja serioze dhe të pakthyeshme për vendin tonë, sepse rrezikojmë të na shtyjnë në politikën e brendshme atje, ku ne bëhemi një arsye për sulme politike midis aktorëve politikë në Washingdon DC. Tashmë ne po shohim media të rëndësishme dhe me dnikim, të tilla si “The Hill” që shkruajnë artikuj mbi gjoja se si SHBA po rrëzon qeveritë në Kosovë. Ky lloj i akuzave është shumë serioz dhe si i tillë mund të përdoret lehtësisht nga operativët politikë në SHBA për të krijuar sulme politike. Tutje, opinion-bërësit ndërkombëtar po shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga toni politikë në Kosovë për të sulmuar dhe zhvlerësuar SHBA-të, kinse në emër të mbrojtjes së demokracisë në Kosovës, por dyshoj se motivet e tyre nuk janë të pastra. Sido që të jetë mendimi juaj për këtë, është e gabuar të lejojmë që Kosova të bëhet një shkak për çfarëdo lloj sulmi kundër një qeverie në Washington DC, edhe nëse në mendjen tuaj ju jeni vetëm duke sulmuar ‘individë’ të administratës.

Zyrtarët publik në Kosovë i kanë bërë jehonë këtyre sulmeve kundër administratës aktuale. Duke vepruar kështu, në dukje nga besimi se ata po sulmojnë vetëm individë dhe disi kjo është shkëputur nga administrata shtetërore ose imune nga efektet e mundshme politike, tregojnë se ata kanë një kuptim shumë të dobët të politikës amerikane dhe në përgjithësi të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për shembull, ka anëtar të Kuvendit të Kosovës që haptazi sugjerojnë se administrate amerikane paska një agjende malinje apo të dëmshme kundrejt Kosovës. Kjo është qasja e gabuar dhe vetëm Kosova do të humbasë. Nuk ka absolutisht asnjë nevojë për të djegur ura, veçanërisht ato thelbësore, edhe nëse nuk doni t’i përdorni ato tani. Spektri politikë i Kosovës si dhe qeveria e sajë duhet të ndalojnë promovimin e narrativit se gjoja roli i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi mund të prodhoj një zgjidhje katastrofike për vendin.

Nëse tendenca e tanishme e sulmit ndaj administratës amerikane nuk ndalet, dhe zyrtarët e lartë të Kosovës duket se me vullnet e sulmojnë administratën aktuale, ekzistojnë rreziqe serioze që Kosova të fillojë të marrë llojin e vëmendjes që duhet të shmangim në Uashington DC, duke u bërë edhe pjesë e politikës së brendshme atje. Nëse kjo ndodh, do të zhbëhen dekada investimesh në aleancën amerikane dhe do ta vendos vendin tonë në një mjedis më pak të qëndrueshëm dhe të sigurt. Do të ishte dështimi më fatal i politikës së jashtme të Kosovës.

Asnjë konflikt apo mosmarrëveshje bilaterale në Ballkan që buron nga shpërbërja e dhunshëm e Jugosllavisë nuk është zgjidhur pa SHBA dhe bashkëpunimin me BE. Suksesi më i fundit ka qenë në Maqedoninë e Veriut, ku SHBA luajti një rol kryesor, së bashku me BE-në, në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë, dhe rezultatet ka qenë i menjëhershme pasi vendi u bashkua me NATO-n.

Qasja e politikës aktuale nuk mund të jetë një lojë bixhozi me rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA me shpresën për të ndryshuar pozicionin e administratës ndaj Kosovës, çfarëdo që të thotë kjo. Kjo qasje është e papjekur dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Qëndrimi i qeverisë amerikane ndaj Kosovës ka qenë konsistent dhe nuk ka ndryshuar edhe me Presidentin Trump, përkundër shpresës së lartë në Serbi që të ndodhë diçka e tillë. Në një politikë të jashtme të dominuar nga realpolitika dhe cinizmi, themeli më i sigurt për qëndrueshmëri dhe përparim të shtetit të Kosovës, është në aleancë më të fortë me SHBA-në, pavarësisht se kush është në pushtet në Washington DC.

Kjo gjithashtu nuk do të thotë që ne duhet të zgjedhim SHBA-në mbi BE-në. Ky lloj narracioni është aq i rrezikshëm, saqë kërkon ta vendosë Kosovën në një dilemë si ajo që Serbia ka që duket se është e pavendosur në lidhje me aleancat që kërkon të formoj për të ardhmen e sajë. Kosova gjithmonë ka përfituar duke ruajtur një aleancë të fortë Euro-Atlantike, dhe kjo qeveri do të këshillohej mirë që të vazhdojë kështu, pa mbjellë farat e mosmarrëveshjeve mbi Kosovën në Washington DC. Për efektet e politikës ditore në Kosovë, ne nuk duhet të rrezikojmë aleanca strategjike duke promovuar një diskurs shumë përçarëse kundër administratës amerikane.

Autori është kandidat për doktoratë në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Dublin City University (DCU)


Pandemi politike në kohë pandemie


Shkruan Ridvan Emini



Tukididi konsiderohet ai i cili e përshkroi më së miri Murtajën. Ai e kishte përjetuar në lëkurën e vet atë sëmundje të rëndë të kohës por, që i mbijetoi asaj. “Njerëzit vdisnin si mizat. Trupat e tyre në agoni grumbulloheshin pirg njëri mbi tjetrin. Shikoja krijesa gjysmë të vdekura të endeshin rrugëve duke u kalamendur ose të mblidheshin rreth krojeve për të shuar etjen përvëluese. Tempujt ku gjenin strehë qenë plot e përplot me kufomat e të sëmurëve që kishin dhënë shpirt aty” shkruante Tukididi për Murtajën.



Kosova ashtu sikurse edhe shtetet e tjera të rajonit por, jo vetëm ato, pra thuajse i tërë globi, po vuan nga pandemia Covid-19. Lajmet nga e mbarë bota po tregojnë se kjo pandemi çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish dhe imazhet që po shohim janë thuajse si ato që Tukididi i përshkruante. Përhapja e saj është bërë thuajse e pamundur të ndalohet. Në mungesë të ndonjë preparati adekuat medicinal, ajo ka mbërritur nga Wuhani kinez e gjer te Roma e te Prishtina nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, thuajse tek secili vend në botë.

Pandemia Covid-19, në Kosovë shpërfaqi edhe më shumë ‘sëmundjen’ për pushtet. Në fakt për vite me radhë mund të themi se kishim një epidemi në politikën tonë. Etja për pushtetin virtual kishte filluar gjatë viteve të ’90-ta. Simptomat më të mëdha u panë pas vitit 1999, mirëpo, pas disa vitesh përplasje me gjuhë të ulët dhe të urrejtjes dukej se ishte gjetur një ilaç dhe se në opinion dukej se gjithçka po shkonte si është më së miri. Ishin shtrirë duart e ‘pajtimit’ politik, andaj edhe kishte disa të arritura për vendin. Por, në realitet ‘sëmundja’ politike e kryente aktivitetin e saj në ‘heshtje’ duke u shpërndarë gjithandej, por se shpërfaqja e saj mungonte.

Ajo ‘sëmundje’ shpërtheu si një bombë e kurdisur, pikërisht në një moment të papërshtatshëm për vendin. Në fakt krizat në shtete nuk shpërfaqen kur ato janë më së miri, por kur janë më së dobëti. Zaten thuhet në popull se peri këputet ku është më së holli.

Tashmë duke ditur shpërfaqjen e kësaj ‘sëmundje’ në të kaluarën, mendohej se do të shpiket një ilaç i cili shëron atë. Në realitet nuk u punua as për një çast nga askush në atë drejtim. Si rezultat i kësaj neglizhence u prodhua edhe një teori e cila thotë se nuk ka ilaç që mund t’i shëroj ata politikanë e as atë ‘xhemat’ të tyre sepse, ata tashmë nuk janë në rrafshin praktik të politikës e as në atë teorik, por janë në rrafshin e spekulimit sporadik dhe në taborin e religjionit. Me një fjalë, thuhet se i kemi quar duart nga ta, në fakt ata po na thonë lani duart për ‘murrizi’ sa ma shpesh.

Çdo tentativë drejt byrove politike dhe pallateve shtetërore, është injektim me këtë epidemi. Me gojën plot e përplot me akuza se elita e vjetër politike e ka sjellur këtë epidemi, ‘elita e re’ politike me hov të shpejt ia mësyn byrove dhe pallateve të shtetit por, rreziku çdo herë bëhet edhe më i madh për ta, ashtu siç ishte edhe për politikanët e tjerë më parë.

Nga ana tjetër, politikanët nën ethet dhe zjarrin e epidemisë, duket se aspak s’janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. Etja e tyre është bërë e pa-kontroll, dhe kjo ka bërë, që kjo epidemi t’i kaploj edhe më fort. Orientimi i tyre i vetëm është drejt pallateve të shtetit.

Epidemia Covid-19, në Kosovë është bërë trampolinë për politikanët e ‘sëmurë’. ‘Nevoja’ për pushtet absolut dhe mbajtjen e kërrigave në tempujt e shtetit me çdo kusht nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, epshi për rimarrjen e tempujve të shtetit ka bërë që Covid-19 të jetë ‘lodra’ e vetme që mund ta përdorin dy taborret politike.

Natyrisht, qytetarët siç thotë njëri tabor apo populli siç thotë tabori tjetër, janë spektatorët e mbyllur në shtëpitë e tyre, të cilët po rrezikohen nga Covid-19 po aq sa ‘sëmundja’ politike, për të mos thënë shumë ma shumë nga kjo e fundit.

Mosuniteti politik dhe efektet aktuale në imazhin ndërkombëtarë të Kosovës


Nje artikull i botuar ne Washingtontimes javën e kaluar me autor J. Michael Waller, me titull “Lëreni strategjinë e dështuar të Bill Klinton të Kosovës të thahet në mes të pandemisë COVID-19” ka qenë ndër shkrimet më famëkeqe që lexuesi kosovar ka mundë të hasë nëmediet amerikane nënjë moment shumë kritik për të ardhmen e vendit tonë.

Autori, i cili është profesor i Universitetit të Bostonit dhe duket të jetë një përkrahës i politikave tëekstremit të djathtë, ku edhe e gjen veten kjo media në të cilënështë botuar shkrimi, nuk tregon fareempati ndaj viktimave të luftërave në territoret e ish-Jugosllavisë të shkaktuara nga politika shtetërore shoviniste serbe. Duhet rikujtuar se gjatë viteve të 90-ta luftërat që kanë ndodhur nëterritorin e ish-Jugosllavisë si emërues të përbashkët kanë pasur Serbinënë rolin e saj sipalë direkte ose indirekte.

Për më shumë, nga ky artikull vërehet se theksi kryesor i autorit vihet kryesisht në dy drejtime, ai I kualifikimit të luftës çlirimtare në Kosovë si luftë fetare në mes tëmyslimanëve dhe të krishterëve dhe tjetra duke e vendosur këtë ndarje në relacion tëdrejtpërdrejtë me linjat politike partiake në SHBA në mes partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Autori anashkalon plotësisht dhe qëllimisht mbështetjen e pakushtëzuar që i kanë dhënë ndaljes sëluftërave gjenocidale serbe në Ballkan të dy partitë politike amerikane pa marrë parasysh a ishin apo jo në pushtet. Këtu sigurisht se duhet të përmenden dy presidentëtkyç, Bill Clinton dhe George W. Bush., njëri demokrat dhe tjetri republikan, gjatë mandatit të të cilëvejane vendosur shtyllat kryesor të lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Pikë së pari, duhet të pajtohemi të gjithë se autori, në një vend ku liria e shprehjes është e garantuar, ka të drejtë të shpreh opinionin e tij lidhur mëçështjen në fjalë dhe se kjo nuk duhet të jetë shqetësimi ynë parësor. Sido që të jetë, ka një minimum të përgjegjësisë profesionale dhe morale për të mos shtrembëruar apo edhe fabrikuar fakte, të kundërtën e të cilave e kanë konfirmuar shumë institucione të drejtësisë ndërkombëtare.

Ky artikull shpërfaq ndarjet e thella politike që sot ekzistojnë në SHBA ku nuk lihet asnjë çështje pa u interpretuar përgjatë vijave partiake pa marr parasysh dëmin që mundë ti shkaktohet një vendi aleat sado i dobët që mundë të jetë ai. Këtë duhet ta ketë të qartëpolitika e jashtme e Kosovës në kontinuitet që të mos lejoj që imazhi ynë të varet nga dinamikat e brendshme politike të shteteve tjera por të siguroj një përfaqësim me bazë vlerat dhe faktet historike të krijimit të shtetësisë tonësiç janë, rezistenca paqësore, lufta e drejtë për liri dhe tëdrejta themelore të njeriut, aspiratat dhe garancitë për respektim të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore me kushtetutën tonë si dhe të drejtat e avancuara politike për grupet etnike që përbëjnë rreth 10% të popullsisë në Kosovë. Nëpolitikën e jashtme tëRepublikës së Kosovës është a pafalshme nëselobimi dhe imazhi i saj lidhet me politikat ditore të Kosovës duke bartur edhe ndasitë politike të brendshme tek faktorët lobues ndërkombëtar.

Shqetësim tjetër për tu adresuar duhet të jetë fakti se njëzet vite pas përfundimit të luftës, ende jemi temë diskutimi e mediave nga pikëvështrimi i kualifikimit të luftës tonë çlirimtare e cila në asnjë raport kredibël ndërkombëtar asnjëherë nuk ështëkualifikuar si luftë fetare. Për më shumë, si ndodhë që në një vend mik, pa ndihmën e të cilit nuk do të kishte shtet të Kosovës, ka ende një energji potenciale për të ri-diskutuar këto tema, qoftë kjo edhe nëse bëhet për përfitime elektorale tëpolitikës së brendshme.

Ndër shkaqet kyçe pse sot diskutojmë mbi këtë gjendje është edhe fakti se politika jone e jashtme ka një kohë të gjatë qëështë kryesishtë sipërfaqësore dhe bazohet në reagim pasiv ndaj politikës së jashtme mirë tëorganizuar të Serbisë, sidomos në korrelacion me diskreditimin e shtetësisë së Kosovës. Kjo politikëështëmire e koordinuar me kishën ortodokse serbe gjithkah nëpër botë, ku Ministria e Jashtme e Serbisë bashkë me zyrtarët kishtarë mbajnëligjërata nëpër institute, universitete dhe organizata fetare në SHBA dhe gjetiu duke u munduar ta paraqesin luftën tonë si luftë fetare dhe shtetin e Kosovës si shtet islamik.

Është koha e fundit që institucionet e Kosovës, sidomos ato qëplanifikojnë dhe zbatojnëpolitikën e jashtme,të kenë njëstrategji unike lobuese e cila do ti adresoj këto zbrazëtira dhe e cila strategji do ti përfshinte në vete një spektër sa më të gjerë të shoqërisë Kosovare dhe diasporës së saj në ndryshimin e shpejtë të imazhit të tanishëm të Kosovës në botë. Kjo kërkon energji të madhe dhe sigurisht një shkundje të armatës diplomatike kosovare nga politika ditore partiake dhe lëvizje nga letargjia në të cilën ka rënë tashmë disa vjet.

(Arben Limani – M.A. në Drejtësi nga Chicago Kent College of Law)

Milaim Zeka, ja fut kot : Një milion euro u futën në Kosovë përmes gruas së një lideri politik, kanë për qëllim destabilizimin






Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka mbledhur rreth vetes së tij njerëz me të kaluar kriminale.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në kryesi të partisë, ka persona të cilët janë të përfshirë në terrorizëm, drogë dhe prostitucion.

“Mos te flas pastaje per disa keshilltare politik, te cilet orkestrojne fushate çmendurie ndaje mendimit ndryshe, e mos te flas per ata qe kane hyre ne listate e zeza si kundershtare politik. Kur ky sekt politikofetarotaliban, i mbeshtetur nga sherbetor historik te Beogradit, tip Veton Surroi, i cili deri ne permasat raciste flet kunder te gjithe antijugosllaveve, kane guximin te shajne vendin çlirimtar te Kosoves, pra Ameriken me aleatet e saje, imagjinoni se çka jane ne gjendje t’ i bejne nje qytetari te thjeshte, i cili te vetmin “krim” e ka bere se mendon ndryshe nga Kryeministri”, ka thënë ai.

Zeka madje ka drejtuar akuza edhe më të rënda, duke përmendur emrin e nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, që sipas tij gjatë kohës që ishte drejtoreshë në një shkollë në Gjakovë, ishte marrë me shitjen e diplomave.

Tutje, sipas burimeve ndërkombëtare që citon Zeka, gjate ketyre diteve, permes gruase te nje lideri politik, ne teritorin e Kosoves jane futur 1 milion euro, te cilat sypozohet se kane per qellim shkaktimin e trazirave ne Kosove.

“Ky informacion behet akoma me i besueshem, kur Kryeministri Kurti, ne bisede me gazetar nderkombetar, publikisht ka deklaruar se do te mbeshtesin trazira te tilla, dhe se vendi do te destabilizohet”, ka akuzuar Zeka.

Postimi i plotë:

Rreth Albinit jane mbledhe plote persona me te kaluar kriminale

Plote njereze te aferm ne rrethin e pare politik te Albin Kurtit, kane zhvilluar veprimtari kriminale. Te tille gjene ne kryesi te partise, deri te strukturat e gjera, qe jane te perfshire ne terrorizem, droge, prostitucion, etj.

Mos te flas pastaje per disa keshilltare politik, te cilet orkestrojne fushate çmendurie ndaje mendimit ndryshe, e mos te flas per ata qe kane hyre ne listate e zeza si kundershtare politik. Kur ky sekt politikofetarotaliban, i mbeshtetur nga sherbetor historik te Beogradit, tip Veton Surroi, i cili deri ne permasat raciste flet kunder te gjithe antijugosllaveve, kane guximin te shajne vendin çlirimtar te Kosoves, pra Ameriken me aleatet e saje, imagjinoni se çka jane ne gjendje t’ i bejne nje qytetari te thjeshte, i cili te vetmin “krim” e ka bere se mendon ndryshe nga Kryeministri.

Ne kete orkester te zhurmave te prishura, qe vijne nga defat e çkyer te ketije sekti, prine nenkryetareja e Kuvendit, Arberie Nagavci. Sipas deshmive qe vijne nga Gjakova (A. Hoti), ne kohen kur ajo ishte drejtoreshe ne shkollen fillore “Yll Morina” ne Gjakove, eshte marre me shtijen e diplomave per studentete e Universitetit “Fehmi Agani”, qe kane studiuar gjuhe dhe letersi. Çmimi i nje diplome, sipas kesaj deshmie, ka qene 150 euro. Tash imagjinoni kjo me ta luftu krimin e organizuar ne Kosove!

Burimet nderkombetare me qender ne Bruksel, bejne te ditur se gjate ketyre diteve, permes gruase te nje lideri politik, ne teritorin e Kosoves jane futur 1 milion euro, te cilat sypozohet se kane per qellim shkaktimin e trazirave ne Kosove. Ky informacion behet akoma me i besueshem, kur Kryeministri Kurti, ne bisede me gazetar nderkombetar, publikisht ka deklaruar se do te mbeshtesin trazira te tilla, dhe se vendi do te destabilizohet.

Nese dikush mendon se ka force te dale mbi organet e Sigurise, qe ne radhe te pare eshte KFOR-i, e ka shume gabim. Çdo njeri qe nuk respekton Gjykaten Kushtetuese, dhe organet e tjera te drejtesise dhe sigurise, eshte kunder ardhemerise te vendi tone. Ngjarjet e vitit 2004 nuk munde te perseriten ne Kosove!.

 /Lajmi.net/

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...