Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/04

Nga Flori Bruqi : Nostalgji historike : Dikur na ishte RTP tash RTK

Radio Televizioni i Prishtinës - Wikipedia


Tashmë i është shuar edhe emri. Por ende jetojnë kujtimet për RTP-në, një televizion që i ka dhënë infrmacion, kulturë, spektakle popullit të Kosovës për disa decenie...

Shumica e punonjësve të RTP-së herë pas here postojnë fotografi nga album i tyre personal duke e mbajtur gjallë edhe emrin e RTP-së.


Sot ishim me tre shokë në Byfenë e Radio Kosovës.Të gjitha karrikat ishin të kthyera mbrapsht...Nuk punonte asë fyfeja ngase Inspektorati sanitar i Prishtinë kishte ndaluar punë.  Pimë nga një makiato në dorë në fund të shkallëve ... Mbi  një tavolinper shifen vetem dy gota te vogla plastike,...gazetarë gumzhinin koridorëve në pultin e Radio Kosovës ...Ata edhe gjatë Covidit   kishim vullnet per punë…

*****

radio televizioni i prishtines Archives - Indeksonline.net

Radio Televizioni i Prishtinës, shkurtuar si RTP ose TVP, ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. 

Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.


 Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas luftës së dytë botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. 


Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.




फ़ोटो का कोई वर्णन उपलब्ध नहीं है.


Më 5 Korrik 1990, forcat policore serbe pushtuan Radio Televizionin e Prishtinës, ndaluan transmetimin e programeve dhe me forcë dëbuan 1300 punonjës të saj. Foto nga një prej demonstratave në Prishtinë gjatë vitit 1990.

RADIO TELEVIZIONI I PRISHTINES Public Group | Facebook

Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). 

Radio, teknologjia që ndryshoi jetët e miliona njerëzve dhe ...


Do kalonin 29 vite deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974. 

Fotografi të punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës



Ndërsa u mbyll ne vitin 1990 për shkak te qeverise serbe.

 Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. 


Fotografi të punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës


Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën "Xhemajl Prishtina" në Prishtinë.

Telekinoja e Radio Televizionit të... - Prishtina e Vjetër | Facebook



Në fillim të vitit 1974 TVP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.


 

Fatmir Nushi, Masar Murtezai, Vera Gjevori, Faik Hima, Antigona Nimani… janë disa nga ekipi i Radio Televizionit të Prishtinës, në fillimet e tij,


28 Vjet që kur forcat serbe ndaluan transmetimin në RTP - Kosova Info

Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi.

Fotografi të punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës



 Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi.


Koha e artë Radio-TV difuzive e Kosovës 

Personeli udhëheqës i RTP -së 



Administrata



Drejtor i përgjithshëm: 



Ismail Bajra



Drejtor i TVP: Riza Alaj



Kryeredaktor i TVP: 



Fahredin Gunga



Drejtor produkcioni: 



Petrit Dushi



Drejtor Teknik:



 Nahid Bejtullahi



Kryeredaktor i programit informativ:



 Qenan Shaipi (1945-1975)



Produksioni



Regjisorë: 



Ekrem Kryeziu, Shkëlzen Zhubi, Besim Sahatqiu, Nezir Sefaj



Xhiruesë filmi: 



Rudolf Sopi (1932-1984), Misha Stojanoviq (1934-2001), Ruzhdi Fejzullahu, Murat Zeka, Shaban Gashi (1939-1990), Agron Sedllari, Shukri Kaçaniku.



Tonist : 



Bejto Jusufi, Sahit Sahiti, Sherif Maxhuni (1935-2003), 

Fahri Raca, Ukshin Grashtica, Fahri Pallaska.


Ndriçues: 



Nexhdet Osmani, Ejup Mumini, Bedri Nimani.



Montazhi filmik: Fadil Selimi-Presheva, Naxhije Petlla, Elida Dauti, Juliana Çela.



Shoferë: 



Januz Uka, Gani Poreshqi, Sabit Zejnullahu, Halit Veseli.



Realizatorë: 



Bashkim Hisari.



Daktilografë: 



Xhafer Dragusha e Kujtim Sokoli.



Korier i produkcionit: 



Kadri Hakiqi



Shef i Autoparkut: 



Osman Abazi


******


Radio Television of Kosovo - Wikiwand


Radio Televizioni i Kosovës (RTK) është transmetuesi publik i Kosovës. 

RTK-ja operon pesë kanale televizive dhe dy radio stacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj., duke i mirëmbajtur katër kanale në rrjetin tokësor dhe satelitor.

RTK – Page 2 – Lajmi.net


RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll më korrik 1990 gjatë luftës së Kosovës. Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e punëtorëve të tij.

RTK para 300 mediave botërore kërkon rregullimin e pagesës ...



RTK transmeton kanalet televizive:


 RTK1 (kanali kryesor  në gjuhën shqipe ), 



RTK2 (që transmeton program në serbisht dhe gjuhë minoritare), 



RTK3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe 



RTK4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së); 



si dhe kanalet radiofonike :



Radio Kosova 1 dhe 



Radio Kosova 2 (kjo e fundit e njohur fillimisht si Radio Blue Sky).


 Programet në gjuhën shqipe dominojnë, por nuk mungojnë as ato në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome. 



Radio në Kosovë - Wikipedia



Webfaqja e RTK-së, rtklive.com ofron lajme dhe video material si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në internet nga të dy radiot.

Menaxhimi


Financimi i RTK-së më parë u bë nëpërmjet taksës shtuar faturave për pagesën e rrymës elektrike, mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ishte e duhur  dhe e shtyu buxhetin e RTK-së kah shteti në mënyrë direkte (duke marrë 0.7% të buxhetit shtetëror). 


Vendimi çoi shqetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së RTK-së.


Radio Televizioni i Kosovës po kritikohet nga populli për mungesën e pavarësisë editoriale (anuar kah partia qeverisëse) dhe gazetarisë hetimore.


***



Parcelën rreth 80 arësh, e cila gjendet në lagjen Veternik, në Prishtinë, Radio-Prishtina e ka humbur në emër të një “borxhi të Radiotelevizionit të Kosovës”.

Shkumbin Qehaja, nëpërmjet gjykatës, në emër të “një borxhi që RTK-ja i obligohet” është bërë  pronar i parcelës 1781/2, e cila është pronë e Radio-Prishtinës. Radiotelevizioni i Kosovës nuk është trashëgimtar i pasurisë së Radio-Prishtinës...


Protestojnë punëtorët e RTK-së, nuk duan të përfshihen në ...


Pasuria e Radio-Prishtinës menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit- AKP. Ky institucion nuk ka qenë fare në dijeni për vendimin e gjykatës që ia ka marrë rreth 80 arë, që i ka pasur nën mbikëqyrje.

Arifaj: RTK mund të cilësohet televizion shtetëror, si ai i Koresë ...


Toka në vlerë milionëshe, që ishte  pronë shoqërore, ka kaluar në emër të pronarit privat, bazuar në një aktgjykim të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj.

Prona e RTP-së tashmë në kadastër figuron në emrin e një pronari privat.

Kosovo journalist reportedly receiving ongoing threats ...

Në maj të vitit 2016 Agjencia e Privatizimit në Kosovës e detyroi  RTK-në  të  largohet vullnetarisht nga ndërtesa në të cilën ka bazën, do të përdorë policinë për ta nxjerrë jashtë sepse ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën e Radio Televizionit të Prishtinës, tani jashtë funksionit.

“Asetet e Radio Televizionit të Prishtinës po përdoren aktualisht nga RTK dhe sipas të dhënave të disponueshme dhe Agjencisë së Privatizimit në Kosovë ndërtesat zotërohen nga RTP,” tha Agjencia.

Radio Televizioni i Prishtinës ishte stacioni televiziv i Kosovës përpara luftës dhe nuk transmeton më. RTK ka përdorur ndërtesën që nga viti 1999, kur u themelua.

Kryeministri në detyrë Kurti ka vizituar Radio Televizionin e ...


Agjencia e Privatizimit gjithashtu urdhëroi RTK të paguajë qiranë nga periudha e përdorimit të ndërtesës.

Nëse kjo nuk ndodh, RTK duhet të lërë ndërtesën brenda pesë ditëve.

Atëbotë Drejtori i përgjithshëm i RTK, Mentor Shala këmbënguli megjithatë se televizionit publik iu dha ndërtesa nga misioni i OKB në Kosovë, UNMIK dhe kështu që nuk po përdoreshin ilegalisht.

Reagime kundër propozimit që RTK të financohet nga buxheti i ...

Ai tha se udhëri nga Agjencia e Privatizimit ishte për t’i bërë presion dhe se qeveria po përpiqet të na thotë “ta mbyllim gojën dhe të mos kërkojmë për rritje buxheti sepse mund të na nxjerrë lehtësisht nga ndërtesa”.

Bordi i RTK tha gjithashtu se vendimi i Agjencisë së Privatizimit duhet të rimerret në konsideratë.


“RTK si një institucion publik, i ngjashëm me të gjithë institucionet e tjera, meriton një pronësi dhe një ndërtesë ku të mund të funksionojë sipas ligjit, duke marrë parasysh interesat më të mira të publikut”, tha bordi i RTK në një deklaratë.

Prishtinë,5.4.2020

DERGJJA E KLEPTOMANISË (A) I KA PREKUR SHQIPTARËT?!

Nga diskursi patologjik:

DERGJJA E KLEPTOMANISË (A) I KA PREKUR SHQIPTARËT?!

(Dhe sinonimet dhe klasifikimi - tipologjia e dukurive negative që janë shndërruar në mani, a mund të kategorizohen si dergjje që kanë simptome të ngjashme me të kleptomanisë?!)



Shkruan: Shefqet DIBRANI

Termi KLEPTOMANIA, rrjedh nga greqishtja, Klepto-vjedh dhe Mania-ves/dukuri, që d.m.th. Vesi për të vjedhur, për të mos u ngopur kurrë, madje ata që vuajnë nga kjo sëmundje vjedhin edhe gjëra pa vlerë, vjedhin pa pasur nevojë edhe pse janë të pasur. Pra kleptomania është përkufizim patologjik, që ka të bëjë me personin vjedhës. Kryesisht nuk vjedhin nga nevoja, por siç thuhet në shkencën e mjekësisë “ata i shtynë një impuls i pakontrollueshëm”, kurse kleptomanët, para se të vjedhin përjetojnë tensione të brendshme që i shtynë të veprojnë, dhe posa të vjedhin atyre i shkarkohet kjo energji.

Kleptomania, si sëmundje, zyrtarisht është e njohur nga viti 2013, prandaj nuk kemi sqarime të mjaftueshme për definicionin e saktë në gjuhën shqipe, ndërkaq popujt dhe vendet e zhvilluara, të cilat botojnë fjalorët e tyre sqarues, gjuhësor e shkencor të çdo vjetshëm, japin sqarime të mjaftueshme, ndërsa tek ne, përveç në ndonjë revistë të shkencës së mjekësisë, nëpër të tjera janë shkrime të pakta e të rralla.

Shkaqet e kleptomanisë mendohet se lidhen në psikikën e të sëmurëve, e cila manifestohet edhe si simptomë e depresionit. Këto çrregullime mund të jenë rezultat i përjetimeve nga e kaluara, ta zëmë nëpër diktaturat komuniste, dhuna nëpër burgje, pasojat e luftës, vuajtjet shpirtërore por edhe nga dhuna traumatike në kohë të fëmijërisë, siç është abuzimi etj. Pra shkaktarët e këtyre çrregullimeve janë të shumta dhe të ndryshme. Mund të ndikojnë edhe konfliktet në familje ose në vendin e punës, veçanërisht mund të ndikojë niveli ulët i vetëbesimit në aftësisë prodhuese, të të menduarit, që duket të jetë kualifikimet e pamerituara etj., llogariten si shkaqe që favorizojnë kleptomaninë.

Mendohet se “manifestimi i kënaqësisë kur vjedh” dhe sidomos agresiviteti i tyre i shpeshtuar si kundërpërgjigje e të gjithëve që i kundërshtojnë, janë shenja të kleptomanisë. (Në aspektin politik e mediatik, kemi diskutimet në parlament dhe debatet televizive).

Kleptomanët, në raport me veprimin e tyre zakonisht qëndrojnë të heshtur, janë të mbyllur dhe mos pranues, prandaj në shumë raste, kleptomanët, mbeten të pazbuluar dhe për këtë arsye as nuk trajtohet. Por përjashtohen dy raste të cilave ua shtojmë edhe një supozim mbi veset e ngjashme:

Vetëm kur viktimat kapen duke vjedhur, ata i nënshtrohen një terapie të përshtatshme për tu trajtuar kleptomania – qoftë si një kërkesë nga zyrtarët përkatës ose vullnetarisht nga individi.
Në terapinë e sjelljes, ata duhet të mësojnë për sjelljen e tyre patologjike, duke iu kërkuar që të heqin dorë nga cikli i vjedhjes impulsive.
Në aspektin e dukurive që manifestohen në shoqërinë tonë, jo vetëm kleptomania, vjedhja industriale e milionave, por mashtrimi, tradhtia, pabesia, çaraveshja, intriga që janë shndërruar në dukuri negative – ves, kërkojnë shërimi afatgjatë përmes terapisë institucionale (ligjit dhe pastërtisë para ligjit), duke i marrë për konsideratë metodat për shërimin e kleptomanisë, është e mundshme vetëm nëse analizohen shkaqet e thella psikologjike dhe kur ato trajtohen në të njëjtën kohë.
A vuan shoqëria jonë nga sindromi i kleptomanisë, si dhe tipologjia e dukurive negative:

“Pshurromani”, si sëmundje duhet të trajtohet në repartin e urologjisë, por nuk e di nëse nga institucione përkatëse trajtohen edhe dukuritë tjera: Vesi i politikanit për ta mashtruar e tradhtuar popullin - elektoratin, qoftë në fushatë zgjedhore, e qoftë si zyrtar shtetëror në institucionin përkatës. Dukuria e “ngrënia e fjalës si djathin me bukë”, premtimet publike tepër kundërthënëse me mënyrën e veprimit, ka sjellë krizë të madhe në shoqërinë tonë. Sot, si asnjëherë më parë, Kodi i Besës, është nëpërkëmbur me pabesi të mëdha. Madje “BESA - Beso.”, vitin e shkuar u përdor edhe si slogan për të mashtruar elektoratin gjatë Fushatës Zgjedhore, ndërsa kohëve të fundit, slogani “BESO.”, është shndërruar në sinonim i tradhtisë. Kleptomanët, (vjedhësit e votës), nuk skuqen(?!), prandaj shtrohet nevoja për studime serioze dhe profesionale të këtyre dukurive të shndërruara në vese, përkatësisht në mani duke u trajtuar në planin profesional. Sjellja si dukuri, po si shëmti “çaraveshja”, si dhe dukuritë dhe veset që kanë kaluar në deformim patologjik: Tradhtia (tradhtiomania), e udhëheqësve politik e shtetëror, çaraveshja e profesorëve universitar nëpër debate televizive, që duhet të klasifikohet si mani, përkatësisht të trajtohet si “çaraveshomani” etj. Në këtë kontekst duhet të merren për studime të gjitha veset negative që janë shndërruar në “Mani” të shëmtuara. Këto defekte do të zbulonin edhe një varg “manish” me të cilat, sot përballet shoqëria jonë. Po sikur të merrej në trajtim “gënjeshtrat e pa kripa dhe të pacipa”, ka rrezik se shoqëria jonë ua kalon edhe atyre popujve të cilët gënjeshtrën e kanë kod patriotik.

Edhe pse kleptomania, si ves a sëmundje është zbuluar vonë, në shoqëritë e zhvilluara ajo trajtohet me kujdes dhe në mënyrë profesionale. Te ne nuk kam informacione nëse ka institucione përkatëse, për tu trajtuar si sëmundje patologjike. Ndërsa shoqëria jonë, kohëve të fundit po vuan nga “kleptomanët-vjedhësit e demokracisë”, dhe kjo është shqetësuese, pasi “vjedhësit e demokracisë” në emër të këtij slogani po shkelin rregulla, nuk po zbatojnë ligjin, thyejnë procedurat kufitare, akuzojnë shtetin e vet se bënë akte terroriste, shkarkojnë qeverinë e vendit të vet në kohë pandemie, duke abuzuar vendimet institucionale në kohë pandemie po tallen me shëndetin e popullit.

Zyrtaret politik dhe shtetëror, vuajnë nga kleptomania, ata kanë harruar se ky sindromi ua ka dëmtuar mendjen, ata i shqetësojnë vjedhjet e tepruara në këto 20 vjet, prandaj shoqëria e re e ka të vështirë për të vënë rend e rregulla, sepse druri i thatë kurrë nuk ndreqet?! Shoqërie e Re, duhet të kuptoj se ka të bëjë me të prekur si me “COWID-19”, prandaj zbatimi i detyrueshëm në karantinë është domosdoshmëri. Përvoja me sëmundje patologjike, na mëson se ata që janë “të prekur”, nuk mund të pajtohen për t’ua hequr tortën, pushtetin dhe paranë ku mund të vjedhin. Janë kleptomanë dhe si të till duhet të trajtohen.

Shërimi i kleptomanisë, në institucionet politike e shtetërore në Republikën e Kosovës është proces jo aq i ngatërruar sa thuhet?! U tha se u bënë shkelje gjatë shkarkimit nëpër borde dhe ndërmarrje, por heshtja ose pranimi i fajësisë duket se është vetëdijesim, pasi duket të jenë të prekur nga Kleptomania, vjedhja e pamerituar e parasë publike. U pa se edhe ç’kapja e shtetit mund të bëhet, andaj shpresoj se duke i zbatuar edhe disa rregulla për “Kleptomanët – vjedhësit” e parasë publike, disa vese dhe mani kollaj do të shërohen. Ndryshimi i jetës, nga çrregullimet e mëdha, në një shoqëri normale nuk është e paarritshme, pasi edhe pandemitë globale janë të tejkalueshme.

Këto çrregullime në shoqëri, duke marrë për bazë kategorizimin e sëmundjes për kleptomaninë, ndahen në dy grupe me karaktere të mëdha:

Disçrrregullimi obsesiv - kompulsiv: ka të bëjë me respektimin e rendit të detyrueshëm, d.m.th. duhet të aplikohet krijimi i detyrueshëm i simetrisë.
Disçrrregullimi obsesiv - kompulsiv: Ka të bëjë me pastërtinë e ndërgjegjes së detyrueshme – përkatësisht kur udhëheqja institucionale bëhet me duar të pastërtia dhe kur do të bëhet normë e detyrueshme që e aplikon zyrtari përkatës, efekti shërues është i madh.
Bota e qytetëruar, me kohë i identifikon kleptomanët, sidomos ata që janë të pasur dhe nuk kanë nevojë për të vjedhur, por vjedhjen e kanë “Mani – Ves”, i pajisin me certifikata ose libreza përkatëse të barasvlershme me ato që i posedojnë zyrtarët përkatës në institucione shtetërore në Kosovë. Andaj nëse në perëndim kanë konsideratë dhe nuk shkaktojnë konflikte me këtë kategori, shoqëria jonë duhet ta shkëpus paqen që kanë ndërtuar me Kleptomanët. Ata janë të njohur, vetëm duhet futur në karantinë, të bëhet distancimi prej tyre, të mos iu jepet dora, tamam duhet të zbatohen të gjitha metodat që i ka vënë në dispozicion Instituti Kombëtar i Shëndetit të Popullit. Kleptomanët, nëse nuk i ka secili në shtëpi, ata janë në lagjet tona, në fshatin a Bashkinë e secilit.

Nëse aplikojmë metodat tashmë të ditura për distancim dhe izolim, ne do t’i ndihmojmë ata pa bërë zhurmë e potere. Terapia mjekësore është kurë që aplikohet për njerëzit e prekur nga sindromi përkatës. Sipas shkencave shoqërore nga fusha e sociologjisë, psikologjisë, ne mund të bëhemi pedagog të mirë vetëm kur për temat e tilla flasim hapur, pastaj ne e kemi provuar se izolimi, distanca dhe duke mos bërë pazare me ta, ndihmohen kleptomanët për të dal nga kriza ku janë futur dhe ndihmohet shoqëria dhe shteti për tu emancipuar. Nuk thuhet kotë se “Pasqyra e qeverisë është populli që i shkon pas”, kurse “pasqyra” është mjetë për ta parë fytyrën e vet secili kleptoman, demagog, tradhtar, dhe të gjithë mashtruesit dhe abuzuesit e sistemit dhe durimit të popullit tonë. Paqja shpirtërore, është hapi i parë për shërimin, jo vetëm të sëmundjes së kleptomanisë, por edhe për t’i evituar të gjitha dukurit e shndërruara në mani.



Zvicër / St. Gallen, 03 maj 2020.

SHKATËRRIMI I HISTORISË ME PARAMENDIM



QIK, 23 dhjetor 1989


Shkruan: Shefqet DIBRANI

Qendra për Informim e Kosovës, e cila (nga korriku 1991, është shënuar vetëm me siglën “QIK”), që pa arsye është konsideruar si Qendra për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


 QIK është themeluar po nga ata gazetar që kanë themeluar edhe LDK-në, ndërsa ngjarja, ka ndodhur vetëm gjysmë ore, e shumta vetëm dy orë, pasi është mbajtur Kuvendi Themelues i LDK-së. 

Selia ka qenë objekti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse drejtues i saj i parë ka qenë shkrimtari e gazetari Ibrahim Berisha (1989-1993), tash profesor universitar.

 Por shkatërrimi i historisë me paramendim në kohë demokracie është veprim i dënueshëm dhe kombtarishtë i papranueshëm, gjë që organet e hetuesisë, përkatësisht prokurori i shtetit duhet të lëvizin në këtë drejtim, sepse faktet flasin për veprime subversive dhe antikombëtare, kur po shihet se atë që nuk arriti ta bëjë Serbia, kundër QIK-ut e bëri KOLONA E PESTË, strukturë në mision, e zbritur, qoftë nga KOLEGJIT NOVIINVES, përkthimi nga serbishtja “RIINVES”, veprimtaria e të cilëve nisur sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova, nëpërmes milionave të mbetur nga Fondi Trepërqindëshit, që kurrë nuk u hetuan, e qoftë nëpërmes strukturave të organizatës kriminale PReK-u që është drejtuar nga dr. Bujar Bukoshi, për qëllime të caktuara. 

Personat që kanë qenë strukturë në PReK, dihen, dihet edhe zëdhënësi i saj që tashmë është zyrtar i lartë shtetëror dhe në LDK. 

Më vonë kjo Kolonë është sforcuar me elementin anti-LDK të ardhur nga Organizatës Joqeveritare “SAHAT”, përkthimi nga turqishtja “ORA”, të cilëve iu mbahen mend sharjet drejtpërdrejt kundër dr. Ibrahim Rugovës, sa ishte gjallë.

QIK, nuk ekziston më, por askush deri më sot nuk është marrë në përgjegjësi, por nuk dihet se si arriti tua mbyll gojën të gjithëve, Isa Mustafa. Madje për këtë akt barbar, nuk kanë thënë qoftë edhe një fjalë as familjarët, ata që janë strukturë dhe vijnë nga fusha e gazetarisë.

Sot, secili që të dojë, në internet mund ta kërkojë fotografinë e Siglës “LDK”?! Përveç një fotografie e shpëtuar nga unë, foto që shoqëron një shkrim timin, përkitazi me shkatërrimin e QIK-ut, askund nuk gjenden fotografi, çka d.m.th se KOLONA E PESTË, ka arritur shenjën/siglën “QIK”, ta heq edhe nga interneti, për ta shlyer më kollaj edhe kujtesën historike.

QIK u themelua nga LDK-ja, jo si Qendër e Partisë, por si Qendra për Informim e Kosovës, ajo ka kryer misionin e saj, pikërisht në Kohën e Luftës, sidomos me lajmet në gjuhën Angleze, Gjermane etj.

Siç e theksova në fillim QIK, u themelua nga gazetarët: Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa, Enver Maloku etj. 


Po ashtu e theksova se Selia ishte Objekti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pra aty ku vepronte edhe LDK-ja. E nëse shikohet data e themelimit, në aspektin historik thotë shumë pasi QIK ka nisur punën po të njëjtën ditë me LDK-në. Kjo qendër u rrit dhe u zhvillua paralelisht me të gjitha zhvillimet shoqërore e politike të kohës. Ndërsa sot, pasi ka ardhur Isa Mustafa në krye të LDK-së, QIK është shkatërrua komplet, madje kanë arritur për t’ia hequr edhe siglën kudo nëpër rrjetet sociale. Pra nuk është rastësi pse LDK-ja u pushtua nga mercenar dhe nga Kolona E Pestë, e cila me paramendim po ia shkatërron historinë Kosovës.

KOLONA E PESTË, e ardhur përmes PReK, Kolegjit Riinvest, Ora, dhe mercenar të pavarur, sado të shkolluar në Evropë dhe Amerikë, a kanë dëshmuar se po bëjnë veprime ANTIAMERIKANE, prandaj ata elektoratit të LDK-së duhet t’ia shpjegojnë nëse ka një shembull tjetër në botë, se si një Elitë e Re, e shkolluar në Evropë dhe në Amerikë, po ia shkatërron historinë Kosovës. E them me përgjegjësi se Qendra për Informim e Kosovës - QIK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK-ja, pashmangshëm janë pjesë e kësaj historie.

Nëse e kthejmë mendjen në retrospektivën historike, “BREZI I REPUBLIKËS” dhe KOLONA E PESTË, duhet ta dinë se pikërisht lajmi për themelimin e LDK-së është shpërndarë me burimin zyrtar të lajmit: “Qendra për Informim e Kosovës (QIK)”, dhe kjo pa dyshim është histori, i pëlqen shkatërruesit apo jo, u pëlqen mercenarëve apo jo, i pëlqen KOLONËS SË PESTË, apo jo.

Ky shkatërrim po bëhet me paramendim, ky shkatërrim po lejohet nga strukturat e tanishme të pozicionuara në kryesinë e LDK-së, prandaj kotë brohorasin RROFTË AMERIKA, pasi veprimet e tyre janë ANTIAMERIKANE. Kot po përpiqen për ta mashtruar opinionin se qenkan shkolluar në Evropë e Amerikë, kur veprimet e tyre shkatërruese dëshmojnë anitevropianizëm dhe antiamerikanizëm të kulluar, dhe së këndejmi janë koncepte antidemokratike, të dënueshme dhe të papranueshme.

Dihet se me kalimin e kohës, edhe numri i gazetarëve dhe përkthyesve që kanë punuar në QIK është rritur, (thuhet se kanë qenë diku rreth 4800 gazetar e bashkëpunëtor), sot ata janë gjallë, janë personalitetet të shquara dhe me ndikim, por heshtja e tyre është abuzim me historinë, prandaj unë po iu bëjë thirrje publike, atyre që i njohë dhe ishin pjesë e proceseve, le ta ngritin zërin për ta thënë të vërtetën, nëse nuk duan t’i mallkojë historia. Unë jam i vetëdijshëm se ata do të heshtin, ashtu siç kanë heshtur për Shkatërrimin e gazetës “RILINDJA”, siç kanë heshtur me shkatërrimin e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), por historia do ta mallkojë edhe ata bashkë me KOLONEN E PESTË, që iu ka futur si thikë përbrenda LDK-së.

Në QIK, kanë punuar e udhëhequr Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku, të vrarë për motive politike. 


Drejtësia ka heshtur, kurse emrat e tyre përmenden vetëm në kohën e fushatës zgjedhore. Vrasësit nuk janë zbuluar edhe pas 20 Vitesh?!

Në anën tjetër dihet se në QIK, kanë punuar emra të njohur të cilët ishin përkthyes ose gazetar profesional siç janë: prof. dr. Ibrahim Berisha, akademik Mehmet Kraja, prof. dr. Milazim Krasniqi, prof. dr. Lindita Aliu - Tahiri, (bashkëshortja e Ramush Tahirit), prof. dr. Muhamet Hamiti, pastaj (duke mos ua ditur gradat akademike po i përmendi vetëm emrat), edhe të: Avni Spahiu, Hilmi Zogjani, Ibrahim Gashi, Skënder Hyseni, Bajram Mjeku, Safet Zejnullahu, Sanije Berisha, Gani Mehmetaj, e shumë e shumë të tjerë, (e bashkëpunëtor i jashtëm për shumë vite ka qenë edhe autori i këtij shkrimi).

Qendra për Informim e Kosovës, e ka bërë historinë e vet, por ia shkatërroi KOLONA E PESTË?! Kur dihet se shkatërrimi i historisë së Kosovës është vepër penale, heshtja kaq e gjatë e Prokurorit të Shtetit, Prokurorit për krime të rënda dhe i Gjykatës Special, për ta hetuar këtë rast duket absurde, kundërmon ANTIAMERIKANIZËM. 


Ky veprim subversiv ka Mision Shkatërrues, jo vetëm të Historisë, por ka qëllim për ta zhbërë (nëse mundet) edhe shtetin e Kosovës, që duket haptas është përpjekje për ta prolonguar Projektin ma të madh në Ballkani, krijimin e paqes dhe të pavarësisë në Republikën e Kosovës që e ka bërë Amerika, në Evropë dhe kudo në botë.

Kjo thirrje publike, iu drejtohet edhe Përfaqësuesve Diplomatik të Amerikës në Kosovë, për t’i vëzhguar veprimet subversive të KOLONËS SË PESTË, që e ka pushtuar LDK-së nga brenda, për tu tallur me Kosovën dhe Amerikën, nën sloganin e miqësisë dhe përkrahjes së Amerikës.

St. Gallen, 04.05.2020.

Legjenda: Shkrimit po ia bashkëngjis emisionin e realizuar nga RTK i datës 27.07.2018

“QENDRA PËR INFORMIM E KOSOVËS -Një Histori 27.07.2018"


 https://www.youtube.com/watch?v=JYr9qgrCSwk

Zhyten te "shkretit" nder baltat e fanatizmit e nuk munden me dale...Edhe pse thirren "shkrimtare"...

Monday, 4 May 2020, 12:26:37 CEST



Nga Federik RADOVANI 




I dashtun Mik Flori !Sa here e shoh parathanjen shume sakrifica te Tuat me kalojne neper mend. 


Kush e di sa vete rrijne e mendojne edhe sande qe jam tue te shkrue: Po Ky Flori ku u lidh me Fritzin prej Shkodres, i tretun ne Australine e larget? 


E pra kjo asht kenja Shqiptar! Mos t' ishe Ti Shqiptar i Vertete, kurr emni em nuk do t' ishte ne faqet e para te librit Tand, i dashtun Mik. Zhyten te "shkretit" nder baltat e fanatizmit e nuk munden me dale...Edhe pse thirren "shkrimtare"... 


Kujtojne se tue notue ne ujnat e turbullta te kohes, shperlahen prej mkatesh... 


Jo, jo! Gjergj Kastrioti na la Vllazen, e Vllazen do te vazhdojme me kene deri kur te dishrojne me na ruejt Zoti nga vllavrasesit e shitun per dy aspra...


Shume shndet Zonjes, trashigimtareve dhe Ju Vlla Flori, prej Fritzit.


Melbourne 4 Maji 2020.

2020/05/03

Psikologjia e një karikaturisti(23)

Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu

Lule Alidema Zejnullahu


(Dedikuar mikut tim që më bëri dhuratë këtë karikaturë, profilin tim në formën e artit të tij, karikaturistit shqiptarë Agim Krasniqit)

Sa është vështirë të kuptojmë botën dhe psikologjinë e një artisti?

E kuptojmë pak, ose fare nuk e kuptojmë, ngase është botë në vete!

Çdo sjellje jona, çdo krijim, çdo imagjinatë është produkt i trurit tonë, andaj mendoj se një artist si në këtë rast karikaturisti Agim Krasniqi, ka lindë me trurin e të qënit artist, ngase artist lindë dhe nuk bëhesh!

Po pra, dijmë se gjitha përjetimet tona drejtohen nga truri ynë.
Ashtu edhe arti si veprimtari krijuese është përjetim që buron nga truri ynë, dhe ka fuqinë që të ndikoj pozitivisht në trurin tonë sikurse për atë që e bënë, ashtu edhe për atë që e shikon.

Arti përfaqëson të bukurën, dhe se përjetimi i çdo lloj bukurie vizuale apo dëgjimore ndikon pozitivisht në zonat trunore, përjetim i knaqesisë, aktivizim i kujtesës, ndërlidhje mes mendimeve dhe përvojave.

Arti vizual është veprimtari krijuese njerëzore, që të jep ndjesinë e të përjetuarit e një sërë proceseve psikologjike tek njeriu si: të menduarit, emocionet, përceptimin, ndjenjën etj. 

Vet fjala krijim na bënë te kuptojmë se këtu futet imagjinata krijuese, përveç që manipulon me trurin, shpie në zhvillim të trurit.
Është mishërim mes realitetit, botës që na rrethon, me ndjenjat shpirtërore si dhe provokim emocional.

Veprat artistike janë fryt i ngushtë bashkëpunimi mes objektit, veprës që duhet krijuar, dhe subjektit krijues, artistit.
Pra, akti thelbësor i këtij bashkëpunimi është përjetimi i dukurive përmes shqisave.

Shqisat janë ato që përmes tyre ne përjetojmë artin, na mundësojnë përjetim emocional të formës, ngjyrës, kuptimit etj...!

Për të arritur këtë përçueshmëri tek ai që shef pikturën, apo punimin e një piktori, vërtetë është mjeshtri në vete, sepse për të pasur shpirt artisti duhet të keshë ndjeshmëri të lartë emotive, të ndjeshë atë që don t’a thuash, të reflektosh pa folur qëllimin tënd tek tjerët! Pra të krijosh diçka që flet vet, diçka që ndjehet, diçka që të hap diapozon mendimesh, përceptim me bazë aftësie që ka njeriu!

Mes arteve vizuele qëndron edhe arti karikaturave.

Karikatura gjithmonë percjellë një porosi në vete, është mjeshtri në vete që pos një mendje artisti mund ta realizoj përmes një punimi.
Karikatura është art kompleks, sepse përcillet me një ilustrim humoristik, shtrembëron realitetin, dmth, të jep përshtypjen e një iluzioni të qëllimshëm, por pa i ikur identifikimit real, egzagjerim i ndonji karekteristike që dominon tek personi, objekti apo qëllimi...

Karikaturistët janë njerëz të veçantë, sepse kanë aftësi dhe zgjuarësi, këtë mund të shofim tek karikaturisti Agim Krasniqi në punimet e tij, ngase punimet e tij aq sa të bëjnë të qeshesh aq të bëjnë kurioz të nxjerrësh kuptimin e asaj çfarë porosi ka në vete punimi tij.

Arti karikaturistit Agim Krasniqit, dallon nga arti normal i një portreti, një peisazhi, etj, ka një dallim të dukshëm, është më i fuqishëm, shtynë mendjen të analizoj, ndryshon emocionet, pra të futë në një iluzion të qëllimshëm...po pra për të bërë një karikaturë duhet të kesh aftësinë e krijimit të një tregimi, ngjarje, ndodhie, dmth, përshkruhet një periudhë kohe brenda një punimi..

Vendi ynë ende është nën presionin e frikës dhe panikut të pandemisë…(22)


Lule Alidema,psikologe klinike; Vendi ynë ende është nën presionin e frikës dhe panikut të pandemisë…

Lule Alidema 

Vendi ynë ende është nën presionin e frikës dhe panikut të pandemisë që përfshiu thuaj gjithë globin. 

Mendoj se tashmë jemi ne një stad vetëdijesimi, se si duhet të mbrohemi dhe masat parandaluese, cilat duhet ndërmarrë që të shmangim shpërndarjen e virusit. 

Po ashtu, në aspektin psikologjikë shihet një stabilitet i dukshëm, besoj shumë duke u nisur edhe nga vetja, që jemi vazhdimisht në gjendje gatishmërie si psikologë dhe staf mjekësor tu dalim në ndihmë çfarëdo çoftë nevoje popullit tonë, rezulton me një siguri dhe qetësi në popull! 

Besoj shumë se nëse vazhdohet me kujdes të shtuar dhe ju përmbahemi këshillave të profesionistëve shëndetësor do të kalojmë pa probleme dhe pasoja…

 Unë lus gjithë popullin tim, që të ruajnë qetësinë, tu përmbahen këshillave të profesionistëve, të gjejnë forma relaksimi në shtëpitë e tyre, nuk ka nevojë panik ngase është kaluese, dhe me kujdes besoj shpejt do t’a kalojmë.

Disa këshilla vetë menagjuese të situatës momentale të krijuar nga virusi covid-19(21)


Disa këshilla vetë menagjuese të situatës momentale të krijuar nga virusi covid-19,nga ;Lule Alidema,psikologe klinike

Lule Alidema,psikologe klinike

Zgjohu me mendim pozitiv, është vetëm një virus dhe do të kalohet, ka një limit kohe, kalon,

Bëj një dush, ndihesh më i/e relaksuar, më i/e freskët,

– Ushqehu si çdo ditë tjetër, pa u ndikuar nga mendimet negative që të japin stres dhe të shtyjnë të ushqehesh gabimisht dhe më shumë,

– Mblidh anëtarët e familjes të pini kafen bashkë, drekoni, darkoni bashkë,

– Fillo rreth rregullimit të ambientit në shtëpi, pastërtia është shëndet, si dhe ndjenjë e mirë, ndihesh më i dobishëm për veten dhe familjen, ndihesh më i/e relaksuar, në të kundërtën do të ndjesh dremitje dhe lodhje,

– Filloni me ndonjë aktivitet që bën më me dëshirë, lojë, vizatim, shkrim, lexim, muzikë, instrument, gatim, thurje, qepje, rregullim kopshti, etj,

– Mos debato e ekzagjero lajme qofshin edhe të vërteta, mundohu të gjykosh e arsyetosh drejt, jo çka thuhet bëhet, dhe jo çka bëhet thuhet,

– Nëse je kryefamiljarë/e ke obligime dhe detyra shtesë, gjithë familja kanë sytë e besimin tek ju, kujdes si e menaxhon situatën, fjala jote ka peshë, sidomos te fëmijët nëse ke rreth vetes,

– Mos parashiko rreziqe pa bazë,

– Mos gjyko në mungesa të ushqimit para anëtarëve më të rinjë të familjes,

– Mos u panikoni kot, nëse kujdeseni për veten dhe u përmbaheni rekomandimeve të profesionistëve asgjë nuk do të ndodhë,

– Shiko rezultatin final të problemit, jo gjithë pësojnë nga një virus,

– Nëse kujdesemi e mbyllemi një kohë në shtëpi nuk do të thotë se jeta jonë kërcënohet, ne bëjmë këtë që mos të përhapet infeksioni nga virusi,

– Beso se nuk do të keni probleme, besimi të shtyn të mendosh pozitivisht, me ç’rast ke imunitet më të fortë,

– Mos krahaso, si pësoi tjetri, shiko arsyet, gjithë jemi të ndryshëm si në aspekt fizikë dhe psikologjikë,

– Nxjerr në pah anët pozitive tuaja,

– Mos ju refero një problemit apo sëmurje që kishe dikur që mund të lidhet me të sotmen, organizmi ndryshon, përmirësohet rigjenerohet,

– Bashkëbisedo me fëmijët, fëmija mendon se prindi është ai që mundet të ndryshoj, bëjë, ndaloj gjithçka, besimi dhe shpresa e fëmijës është tek prindi,

– Krijo, shpik si prind lojëra relaksimi për fëmijën, mos gjyko ndonjë gabim poqëse bëri, ai është vetëm një fëmijë, misioni tij është të bëjë atë që bënë,

– Bëhu prind tolerant, tolero, dëgjo, këshillo, relakso pa bërë zhurmë,

– Jo autoritet karshi fëmisë por marrëveshje, mirëkuptim,

– Trego sa e donë fëmijën, thuaja ngase i jep siguri e vetëbesim,

– Bëhu prind model i mirë, fëmija rritet e modeli mbetet…

– BESO SE KJO ËSHTË JETA PËRBALLJE ME SFIDA TË NDRYSHME, SHPRESO.!‘’preferon dhe uron Lule Alidema psikologe klinike/qendrapress.com/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...