Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

Psikologjia e një karikaturisti(23)

Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu

Lule Alidema Zejnullahu


(Dedikuar mikut tim që më bëri dhuratë këtë karikaturë, profilin tim në formën e artit të tij, karikaturistit shqiptarë Agim Krasniqit)

Sa është vështirë të kuptojmë botën dhe psikologjinë e një artisti?

E kuptojmë pak, ose fare nuk e kuptojmë, ngase është botë në vete!

Çdo sjellje jona, çdo krijim, çdo imagjinatë është produkt i trurit tonë, andaj mendoj se një artist si në këtë rast karikaturisti Agim Krasniqi, ka lindë me trurin e të qënit artist, ngase artist lindë dhe nuk bëhesh!

Po pra, dijmë se gjitha përjetimet tona drejtohen nga truri ynë.
Ashtu edhe arti si veprimtari krijuese është përjetim që buron nga truri ynë, dhe ka fuqinë që të ndikoj pozitivisht në trurin tonë sikurse për atë që e bënë, ashtu edhe për atë që e shikon.

Arti përfaqëson të bukurën, dhe se përjetimi i çdo lloj bukurie vizuale apo dëgjimore ndikon pozitivisht në zonat trunore, përjetim i knaqesisë, aktivizim i kujtesës, ndërlidhje mes mendimeve dhe përvojave.

Arti vizual është veprimtari krijuese njerëzore, që të jep ndjesinë e të përjetuarit e një sërë proceseve psikologjike tek njeriu si: të menduarit, emocionet, përceptimin, ndjenjën etj. 

Vet fjala krijim na bënë te kuptojmë se këtu futet imagjinata krijuese, përveç që manipulon me trurin, shpie në zhvillim të trurit.
Është mishërim mes realitetit, botës që na rrethon, me ndjenjat shpirtërore si dhe provokim emocional.

Veprat artistike janë fryt i ngushtë bashkëpunimi mes objektit, veprës që duhet krijuar, dhe subjektit krijues, artistit.
Pra, akti thelbësor i këtij bashkëpunimi është përjetimi i dukurive përmes shqisave.

Shqisat janë ato që përmes tyre ne përjetojmë artin, na mundësojnë përjetim emocional të formës, ngjyrës, kuptimit etj...!

Për të arritur këtë përçueshmëri tek ai që shef pikturën, apo punimin e një piktori, vërtetë është mjeshtri në vete, sepse për të pasur shpirt artisti duhet të keshë ndjeshmëri të lartë emotive, të ndjeshë atë që don t’a thuash, të reflektosh pa folur qëllimin tënd tek tjerët! Pra të krijosh diçka që flet vet, diçka që ndjehet, diçka që të hap diapozon mendimesh, përceptim me bazë aftësie që ka njeriu!

Mes arteve vizuele qëndron edhe arti karikaturave.

Karikatura gjithmonë percjellë një porosi në vete, është mjeshtri në vete që pos një mendje artisti mund ta realizoj përmes një punimi.
Karikatura është art kompleks, sepse përcillet me një ilustrim humoristik, shtrembëron realitetin, dmth, të jep përshtypjen e një iluzioni të qëllimshëm, por pa i ikur identifikimit real, egzagjerim i ndonji karekteristike që dominon tek personi, objekti apo qëllimi...

Karikaturistët janë njerëz të veçantë, sepse kanë aftësi dhe zgjuarësi, këtë mund të shofim tek karikaturisti Agim Krasniqi në punimet e tij, ngase punimet e tij aq sa të bëjnë të qeshesh aq të bëjnë kurioz të nxjerrësh kuptimin e asaj çfarë porosi ka në vete punimi tij.

Arti karikaturistit Agim Krasniqit, dallon nga arti normal i një portreti, një peisazhi, etj, ka një dallim të dukshëm, është më i fuqishëm, shtynë mendjen të analizoj, ndryshon emocionet, pra të futë në një iluzion të qëllimshëm...po pra për të bërë një karikaturë duhet të kesh aftësinë e krijimit të një tregimi, ngjarje, ndodhie, dmth, përshkruhet një periudhë kohe brenda një punimi..

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...