Shkruan Fadil Kajtazi
Në njërin nga televizionet tona nacionale, mbrëmë u zhvillua një debat për ndikimin e shërbimeve inteligjente me qëllime armiqësore në drejtim të Kosovës, me theks të veçantë, për ato ruse.
Debati ishte interesant, por kishte edhe të metat e tij, ku ndër me kryesoret ishte zbërthimi i mënyrave praktike të veprimit të këtyre shërbimeve në hapësirat kosovare dhe në ato me interes për Kosovën.
Efektet e aktiviteteve të sherbimeve inteligjente sikur të jenë parciale, siç i spjegonte njëri nga panelistët, nuk e kanë fuqinë e ndikimit subversiv për një objektiv, në këtë rast për Kosovën.
Ato janë të gjithanshme, gjithëpërfshirse dhe nuk mundë të zhvillohen pa perkrahjen e vendorëve (spiuneve) të strukturuar në pozitat me ndikim në jetën e përgjithshme shoqërore, ku politikanët, gazetarët, intelektualët, biznismenët dhe udhëheqësit fetar janë më kryesorët, që këto shërbime rekrutojnë.
Pa katë mbështetje, oficerët e shërbimeve intelegjente ruse e serbe mundë të vijnë e shkojnë sikur turist të zakonshëm dhe ndikimet e tyre nuk kanë ndonjë efekt.
Në kushtet e veprimeve të sotme, detyra e ketyre shërbimeve është Lufta speciale, apo hibride me të renë, e cila konsiston në dokrinën e veprimit “duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza”, ku krijimi i kaosit realizohet përmes krijimit të kauzave, të cilat pastaj aplikohen në terren.
Këto i studijojnë dhe i artikulojnë grupe të specializuara të analitikave të këtyre shërbimeve, kurse oficerët operativ sigurojnë agjenturën në rethet me ndikim, të cilët duke i komprometuar ja dalin t’i rekrutojnë.
Mënyra e veprimit të aplikimit të kësaj lufte realizohet përmes një shablloni të veprimeve ku ndë më kresorit janë:
1. Kamuflimin e veprimtarisë së fshehtë deri në masën që ajo të duket gjë e rëndomtë, duke e reduktuar në nivelin e një fatkeqësie elementare;
2. Sulmin masiv mbi popullatën ose grupet që e masivizojnë efektin;
3. veprimtaria e fshehtë, të orientohet në fushat që kanë ndikim psikologjik te popullata, në mënyrë që me kalimin e kohës, ose të shkaktojnë gjendjen e depresionit dhe paperspektivës, ose të krijojë efekte që i konvenojnë agresorit, në këtë rast Serbisë apo Rusisë;
4. Dhe së fundmi, ndikimi në krijimin e masave të mëdha njerëzish që përhapin idenë se pushteti i agresorit (në këtë rast i Serbisë) është më i mirë.
Po i lë lexuesit t’i analizojë këto shabllone të veprimit, mua më intrigojë pika 4 e efektit, ku një simpatizant i LVV, në postimin e tij në FB shkruan:
“Nëse kryeministri Albin Kurti nuke i fiton 70% vota une personalisht , jom për mu kthy Serbia në Kosov bodh mo!”
No comments:
Post a Comment