
Shkruan: Akademik Mr.sc. Lule Alidema, PSIKOLOGE KLINIKE
Tashmë u bë një muaj e më tepër, ne ende gjendemi në karantinë.
Normale se kjo situatë, ndryshe nga ajo që kishim, nuk është aspak e lehtë për t’a përballuar.
Dikush punoi dhe ende po punon me orarë të plotë, dikush të përgjysmuar, dikush nga shtëpia, e dikujt iu dashtë të ndërpresë komplet aktivitetin në punën e tij.
Në fillim disi u përballua me shpresën se nuk do të zgjasë, menduam që vetëm dy javë janë kritike, nuk e menduam se do të zgjasë edhe shumë dy-javëshe të tjera.
Mirë u bë që kohën e ndanë në periudha, dy- javëshe, sepse kjo ndarje në kohë të caktuar ndihmon të mbajmë njëfarë balanci shprese për t’a tejkaluar këtë gjendje momentale, n’a jep njëfarë shtytje motivimi sa për të mos humbur gjithë vullnetin, motivimin, kondicionin, si dhe energjinë që na mbanë si në aspektin organik, ashtu edhe në atë psikologjikë!
Në të kundërtën, sikur të dinim se do të kaloi muaji, dhe ne ende do të jemi të kufizuar, vështirë do të ishte e pranuar nga truri ynë!
Pa dyshim, edhe gjatë qëndrimit në karantinë duhet energji, durim, qetësi, etj. me një fjalë është sukses të i’a dalim pa pësuar apo pa pasoja të ndonjë dëmtimi organik dhe psikologjikë.
Sigurisht, ky pasivitet për shumicën që janë mësuar me qenë produktiv në punën që bëjnë, është gjendje gogja e konklavitur që të përshtaten, disi sikur brenda nesh mbretëron ndjenja e kotësisë, zbrazëtirës, sikur asgjë nuk po bëjmë, e aq më pak të ndjehemi produktiv.
Kjo ndjenjë e të qënit jo produktiv, mendoj se është e gabueshme, sepse vet ideja e menagjimit në aspekt organik e psikologjikë, të vetes dhe familjes është produktivitet në vete.
Ende je person produktiv, ngase ju ishit ai që arrite të kesh një familje, t’u sigurosh egzistencën edhe atëherë kur nuk je duke punuar!
Nuk jemi vetëm ne, është e përfshirë gjithë bota, flitet për një problem global, pandemi, prandaj nuk duhet fajësuar veten, e as të ndjejmë brenda vetes tonë ndjenjën që nuk jemi produktiv, mjafton të i’a dalim shëndoshë e mirë, dhe nesër të kthehemi njejtë në punët tona, të jemi produktiv ashtu siç ishim!
SHPRESOJ TË JETË DY-JAVËSHI I FUNDIT NË KARANTINË!
No comments:
Post a Comment