
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që dekreti i presidentit për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, duket se është pritur shumë mirë nga Policia e Kosovës.
Kështu thotë drejtori i përgjitshëm i policisë, Rashit Qalaj. I cili tha se si drejtori i policisë e ka pritur shumë mirë këtë vendim, pasi thotë se është vërejtur një tensionim mes qytetarëve dhe ky vendim thotë se e qetësoi situatën.
“Udhëheqësia e Polcisë vendimi për masën e pezullimit të dekretit e ka marrë si shumë pozitiv, sepse është organi më i lart kushtetues dhe sigurisht se do e merr një vendim i cili duhet të përkrahet nga të gjithë. Si drejtor i Polcisë e kam pritë shumë mirë këtë vendim, meqenëse është vërejtë një tensionim edhe në mes të qytetarëve. Ne normalisht që i kemi ato funksionet vitale, nuk i kemi bartë nëpër institucione, ekzistojnë njësitet e caktuara në kuadër të drejtorisë së përgjitshme të policisë të cilat përcjellin edhe platforma sociale dhe rrjete sociale, mbledhim të gjitha informatat edhe nga terreni, njësitë i inteligjencës dhe konform këtyre bëjmë përgatitjet e duhura. Mirëpo, mund të them që ka ndikuar ky vendim që situata të qetësohet mjaft mirë”, tha Rashit Qalaj në Dukagjin.
Drejtori i Policisë së Kosovës ,zt. Rashit Qalaj tregon se çfarë ka kërkuar për policët e Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për sfidat e policisë gjatë menaxhimit të situatës së pandemisë.
zt>rashit Qalaj në “Debat Plus” ka thënë se pjesëtarët e policisë kanë hasur vështirësi të shumta gjatë kësaj kohe të pandemisë.
Ai thotë se gjatë qëndrimit statik në pozicione të ndryshme për kohë më të gjatë policët kanë pasur probleme të gjejnë tualete dhe të kryejnë nevojat personale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se policët gjatë ushtrimit të detyrës janë ballafaquar edhe me problemin e ushqyerjes.
Ai thotë se policët ushqimin janë detyruar ta marrin me vete ose në disa raste patrullat u kanë dërguar atyre ushqime që i kanë blerë vet.
zt.Rashit Qalaj thotë se ka kërkuar nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm që të kompensohen policët për shujta ushqimore gjatë kohës së pandemisë.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm e ka dërguar kërkesën te Ministria e Financave dhe ende nuk është vendosur. Po flasim për një shujtë ditore që kushton pesë euro e që në baza mujore i bie 100 euro për policë si shtesë”.
Drejtori i Policisë së Kosovës,zt.Qalaj shpreson që Ministria e Financave do të vendos në të mirë të policëve.
No comments:
Post a Comment