
Lule Alidema
Duke parë situatën në të cilën ndodhemi, e shkaktuar nga kjo pandemi që nuk na kurseu as neve, sikurse gati gjithë globin, normale se te secili nga ne reflekton me një dozë shqetësimi, nervozizmi dhe euforie.
Po pra, secili nga ne kemi turbulenca të ndryshme emocionale, çoftë mashkull, çoftë femër, çoftë i vjetër apo i ri.
Secili po e ndjejmë…!
Përveç shqetësimit që mundë të prekemi nga virusi aktual, neve na ndryshoi ritmi i jetës në çdo aspekt.
Prandaj, para së gjithash të dijmë që në një formë, dhe mënyrë sa më të mirë, dhe gjithmonë duke gjetur arësyen t’a menagjojmë këtë situatë, aq sa të komplikuar po aq edhe të vështirë për t’a menagjuar!
Kaherë kishte filluar një ndarje e përkohshme mes familjarëve brenda shtëpisë, nuk ishim mësuar që të qëndrojmë kohë të gjatë bashkë e gjithë familja, nuk dijë nëse ishte “trend” i kohës apo edhe rrethanat e bënin të tillë!
Kishim jetën deri diku të organizuar, secili në punën e vet, obligimet e veta, kishte njëfarë rregulli ditorë në familje!
Tashmë që mbase jemi në këtë gjendje, nëse mundë të them “të izoluar” si në aspekt të lëvizjes ashtu edhe në atë psiçikë, disi po dalin në pah edhe dobitë tona, në aspektin kontribues e ndihmues brenda shtëpisë.
Njeriu normal mundë të zotëroj thuajse çdo punë, sidomos punëve që kërkohen brenda një shtëpie, asnjëherë mos të lejojmë t’i themi vetes apo tjetrit/es nuk mundë të bëjë se nuk e dij, ngase askush nuk lindi duke ditur, gjithë u mësuan me kohë.
Në situatën në të cilën ndodhemi, duke qenë brenda shtëpisë, nuk është e udhës që t’i ndajmë detyrat dhe obligimet në role, apo baza gjinore, por bashkarisht të përkrahim njëri tjetrin, qoftë burrë-grua dhe anasjelltas, ngase shqetësimi nëpër cilin po kalojmë ndjehet njejtë në dy gjinitë, natyra e problemit gjithëve na futi në një demotivim e pesimizëm…
Sigurisht se, ndoshta edhe është një mundësi e mirë të vetëdijësohemi se nuk ka rëndësi kush dhe si kryen atë punë në shtëpinë tonë, puna që duhet të bëhet nuk zgjedhë njeri të caktuar, rëndësi ka të bëhet, fundja është foleja jonë e përbashkët, gjithë njejtë duhet kontribuar për një mirëqënie dhe ambient të ngrohtë familjarë!
Nuk është e nevojshme të kufizojmë veten, dhe të themi jo nuk e bëj atë se jam burrë, apo grua, kjo është vetëm një “tabu” për kohën e sotit, bëje atë që ke forcën të bësh, poqëse nuk e din mësoje, është rasti të mësosh edhe diçka ndryshe, asnjëherë jetës nuk i dihet se me çfarë mundë të përballesh, mos thuaj se nuk është detyrë imja. Gjithmonë i detyrohemi famijes, pa marrë parasysh natyrën e punës, punë të keqe apo gjinore nuk ka!
Puna që bënë nuk të ndërron gjininë!
Nëse na u deshtë të ndërpresim për një kohë punën që bënim jashtë shtëpisë, nuk do të thotë se duhet të pasivizohemi totalisht, ngase mundemi edhe aty ku jemi, të jemi të dobishëm.
Çdo punë që bëjmë është e dobishme në një formë! Përveç që ndihmojmë njëri-tjetrin, së pari e ndihmojmë veten,
shpërqëndrojmë vëmendjen, largojmë mendimet negative, urrejtjen, largohemi nga të gjykuarit e tjetrit, bëjmë disa lëvizje, ndihemi më të relaksuar, e mbi gjitha ndjejmë knaqësi që kemi një familje ku mundemi të kontribojmë per ta…!
No comments:
Post a Comment