
Shkruan : Flori Bruqi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, në një prononcim për media kishte thënë se nga takimet që kishte pasur në Gjermani, kishte kuptuar që Ramush Haradinaj nuk e kishte vendosur taksën vetë dhe se dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshirë dhe po i qëndronte mbrapa.
Lidhur me këtë çështje kishte thënë se do të fliste më vonë dhe do të zbulonte detaje. E tani Vuçiç ka filluar të jap detajet e para.

Në një intervistë për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar në një shtet të fuqishëm europian që sipas tij ka vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.
Siç ka shpjeguar ai si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa europianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive europiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të hedhur poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiç.
Ai thotë se fillimisht nuk e kishte kuptuar një gjë të tillë, por se tashmë di gjithçka.
“E kam kuptuar më vonë. Tashmë di gjithçka. Kush ua ka kërkuar, kush iu ka thënë. Sigurisht, një fuqi e rëndësishme nga jashtë”, ka potencuar Vuçiç.
Ndërkohë tashmë presidenti serb thotë se pas humbjes së një mundësie të tillë nuk do të marrë përgjegjësitë në rast se ndodhë ndonjë ‘katastrofë’ në të ardhmen.
Administrata e Donald Trumpit është krejtësisht ndryshe nga këto dy administrata.Kjo administratë nuk e ka përvojën diplomatike dhe është e tillë që të godet nën brez, në vend se të mendojnë dhe konsiderojnë detajisht se çfarë masash duhen ndërmarrë.
Nëse shohim se çka ka bërë administrata e Donald Trumpit, ata kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në ndikimin amerikan në politikën e jashtme dhe ata do të duhen vite të tëra për të tejkaluar dëmin e madh që është shkaktuar.
Ballkani është thjesht një shembull i kësaj . Kosova nuk ka asnjë obligim që të shkojë (qorrazi) pas Shteteve të Bashkuara kur ato nuk janë duke ecur në rrugën e duhur. Kosova është shtet sovran.
Presidenti Bush, në vitin 2001 kur foli për prezencën ushtarake të NATO-s në Kosovë, ai kishte thënë fjalën e tij të famshme “Ne kemi hyrë bashkë dhe do të largohemi bashkë”. Presidenti amerikan Donald Trump i cili është republikan zgjodhi që të ecë në një rrugë krejt të ndryshme me paraardhësin e tij që po ashtu ishte republikan!
Donald Trump sigurt nuk është një republikan tradicional. Ka ndodhur që ai ka kontroll mbi Partinë Republikane tani, dhe disa mund të argumentojnë se çfarë është e mirë apo e keqe. Por ai nuk është republikan në kuptimin tradicional.Një republikan tradicional e sheh stabilitetin e rajonit të Ballkanit si interes të Shteteve të Bashkuara, zhvillimin e demokracisë në rajon si në interes të ShBA-së e jo të bëjë politika nga të cilat do të pasojnë tronditje nga ajo se çfarë do të ndodhë.
Disa nga muajt e ardhshëm do të jenë të dominuar nga COVID-19 dhe i gjithë ky absurditet në lidhje me tarifat, dhe argumentet mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të lihen mënjanë dhe njëherë të marrim kontrollin e situatës shëndetësore në vendet përkatëse dhe pastaj të bëjmë presionet diplomatike (mundësisht prej atyre) që i kuptojnë ngjarjet.
Kështu që tani, vendimi kritik që duhet të marrin qeveritë është se si ata t’i mbrojnë njerëzit nga ky virus i tmerrshëm që po mbizotëron anë e mbanë botës.
Në fund të fundit dotë ishte e udhës që diplomacia ameriakne të shikojë sesi veproi i ndjeri diplomat Richard Hoolbroke me Sllobodan Millosheviqin gjatë viteve 95-96 deri në vitin 1999, dhe në asnjë moment nuk bëmë një kërkesë për ndryshim të regjimit në Serbi, serbët e bënë këtë vetë. Kështu që, nuk më është kërkuar të bëj një gjë të tillë, dhe nuk jam një adhurues i madh i kësaj as tani.
Bije fjala Ministria e Jashtme e Rusisë ka dalë me një deklaratë dhe kërkesë që Kosova të heqë reciprocitetin.
Interesi i Rusisë është që ta mbajë topin e konflikteve në lëvizje dhe t’i mbajë gjallë këto konflikte. Ata thjesht janë të interesuar të shkaktojnë paqëndrueshmëri në rajon, dhe në Evropë në përgjithësi. Çdo gjë që ndan aleatët e SHBA-së me aleatët tjerë (në BE e NATO) është në interesin e Rusisë.

Moska do të kthehet dhe të bashkëpunojë me Amerikën dhe Perëndimin. Ka një mekanizëm që fillimisht ishte quajtur Grupi i Kontaktit dhe që tani funksionon si Quint ku çështjet e tilla koordinohen. Nuk dihet sa është efektiv ky grup tani.
Kundër administratës së presidentit amerikan Donald Trumpit janë James Pardew Shaun Byrnes, Daniel Server, Edward Joseph, etj.
Ata janë vetëm veteranë të Ballkanit ndërsa administrata e re janë biznesmenë.
Ata kanë një prapavijë krejt tjetër .Ata thjesht duan të bëjnë biznes, të zhvillojnë ekonominë dhe janë transparentë lidhur me këtë. Z. Grenell thotë se gjithçka ka të bëjë me ekonominë, neve nuk na intereson politika, ne kujdesemi për ekonominë.
James Pardew Shaun Byrnes, Daniel Server, Edward Joseph, etj. nuk mund ta shofin këtë marrëveshje Kosovë-Serbi nga kjo pikëpamje?

James Pardew thotë ".... Kjo nuk ka të bëjë me biznes, ka të bëjë me demokracinë dhe zhvillimin e kombeve dhe koordinimin dhe bashkëpunimin midis kombeve. Dhe unë mendoj nëse e shikoni këtë thjesht nga ana e biznesit, mund të bëni një gabim të madh. Nëse nuk e dini se çfarë jeni duke bërë, dhe jeni aq të nxituar për të menduar se thjesht mund të futeni në një rajon shumë të komplikuar dhe të kryeni një lloj mrekullie, kjo është plotësisht gabimisht. Mendoj se është një gabim gjigant për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Sigurisht. Administrata e Trump-it asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi për asnjë gjë ku ka dështuar. Ata janë gjithmonë në kërkim të dikujt tjetër që t’ia hedhin fajin. Nëse shikoni se çfarë po bën Presidenti tani me COVID-19, po fajëson guvernatorët e shtetit dhe kështu me radhë. Ata nuk janë të prirur të marrin përgjegjësi për asgjë.

Përkundrazi ShBA-ja duhet të promovojë shëndetësinë dhe stabilitetin në këtë rajon, përfshirë Kosovën, dhe të ndalojë përpjekjet për bërë ndonjë zgjidhje të mrekullueshme që destabilizon Kosovën dhe rajonin.
Dhe Serbia nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje nëse nuk merr gjithçka që dëshiron e ajo dëshiron shumë. Kështu që nuk mendoj se këto lloj manipulimesh ndërmjet tarifave dhe Kombeve të Bashkuara dhe gjithë kësaj, ato janë probleme të vështira për t’u zgjidhur dhe do të marrin shumë kohë dhe mbase janë si zhvillimi politik që shkon përtej Beogradit dhe Prishtinës. Millosheviqi e promovoi konfliktin etnik për përfitimin e tij politik të brendshëm. Edhe të tjerët e kanë bërë atë dhe Vuçiq po e ndjek këtë traditë dhe se ai nuk është i gatshëm ta zgjidhë çështjen e Kosovës, për ta bërë këtë të mundur. Kështu që ai do të vazhdojë rrugës së njëjtë si deri tash.

Serbia duhet të marrë një vendim, a do të shkojë në rrugën e regjimit të Vladimir Putinit dhe Rusisë, apo do të bashkohet me aleatët perëndimorë? A do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian? A do të bëhet më demokratike dhe më pak e korruptuar? A do t’i bashkohet NATO-së dhe aleancave perëndimore përfundimisht?
Serbia po përpiqet të luajë në të dyja anët. Dhe ata duhet të marrin një vendim: Rusia apo Perëndimi. Dhe deri më tani, ata nuk kanë zgjedhur", thotë ish diplomati amerikan James Pardew.
Tim Judah, Edward Jospeh, Shaun Byrnes, Daniel Serwer janë shpërndarë masivisht në Kosovë. Pala tjetër ka thënë (në Twiter) “Ju jeni vetëm një grup pensionistësh dhe nuk keni asnjë ndikim”. A është kështu?

James Pardew, shton : "Dhe më lejo të them edhe një gjë: uroj më të mirën për popullin e Kosovës në këtë kapitull shumë të vështirë, shpresoj që ju të keni një qeveri të fortë, që të merrni masat që janë të domosdoshme për të mbrojtur veten dhe familjet e juaja përderisa ky virus i tmerrshëm COVID-19 po përhapet në të gjithë botën. Përsëri, gjëja më e rëndësishme tani (për ju) është shëndeti i popullit të Kosovës dhe nuk janë këto çështje politike, andaj i uroj të gjithë njerëzve të Kosovës, të gjitha etnive më të mirën dhe ju lutem bëni kujdes" shton diplomati Pardew.
Që prej rrëzimit pas një mocioni mosbesimi të qeverisë së Albin Kurtit, shumë diplomatë, analistë, miq të Kosovës, që kanë mbështetur çlirimin dhe pavarësinë e saj, kanë rritur dozën e fortë të kritikave kundër sjelljes së administratës Trump, mënyrës arrogante si i dërguari amerikan për dialogun me Serbinë, Riçard Grenell, po sillet ndaj shqiptarëve dhe përçarjes që ky ndryshim kursi ka sjellë mes Uashingtonit dhe Brukselit.
Tezat kryesorë që ata nënvizojnë janë, së pari, frika se ekziston një marëveshje e fshehtë për të pasur një zgjedhje që përfundon me shkëmbin teritoresh. Se e gjitha po bëhet nga një arrivist ambicioz si Richard Grenell, për ta përdorur politikisht për fushatën elekrorale të Donald Trumpit. Se ai po ushtron presion vëtëm mbi njërën palë, shqiptarët, duke i lënë serbët të vazhdojnë me politikat e ç’njohjeve dhe moszbatimit të marëveshjeve të arrituar me Kosovën.
Në të gjitha këto analiza nga zëra autoritarë bie në sy edhe nënvizimi i faktit se ky ndryshim kursi 180 gradë i politikës Amerikane në dëm të Kosovës është mbështetur edhe nga brenda saj, për hir të marëveshjeve që Hashim Thaçi ka bërë me Aleksandër Vuçiçin dhe suportimit qorazi që LDK-ja e Akademik Prof.dr. Isa Mustafës po i jep atyre.

Dëmi që i është shkaktuar kredibilitetit amerikan dhe autoritetit moral në Kosovë, kudo përgjatë Ballkanit, dhe në relacionin me Gjermaninë dhe Francën, ka qenë masiv. E gjithë kjo është nxitur nga i dërguari i posaçëm i presidentit, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ndërsa ka ndikuar njëkohësisht në thellimin e hendekut midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, e sidomos të Gjermanisë
Me botën e shpërqendruar nga përkeqësimi i pandemisë së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshpejtuan javën e kaluar rënien e një Qeverie popullore dhe premtuese reformiste në shtetin mbase më pro-amerikan në botë, Kosovë.

Dëmi që i është shkaktuar kredibilitetit amerikan dhe autoritetit moral në Kosovë, kudo përgjatë Ballkanit, dhe në relacionin me Gjermaninë dhe Francën, ka qenë masiv.
E gjithë kjo është nxitur nga i dërguari i posaçëm i presidentit, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tani bart tri detyra (duke shërbyer po ashtu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si ushtrues detyre i drejtorit për Inteligjencë Kombëtare), ndërsa ka ndikuar njëkohësisht në thellimin e hendekut midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, e sidomos Gjermanisë, shkruan Koha Ditore.
Qeveria e kryeministrit, Albin Kurti, u rrëzua në përpjekjen për ta lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje tejet jopopullore ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, që do ta shtrëngonte Kosovën që t’ia dorëzojë një pjesë të territorit të saj Serbisë, me shpresën se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Koalicioni qeverisës i Kosovës, i formuar ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, u prish më 25 mars, pas vetëm 51 ditësh në detyrë, me anë të një vote të mosbesimit të thirrur nën presionin e Grenellit.

Trazimi do të ketë ndikim të gjatë politik. Por për t’i bërë gjërat akoma më keq, rrëzimi i Qeverisë gjatë krizës me COVID-19 do të ketë pasoja të paparashikueshme mbi shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës.
Çarja e koalicionit ka nisur një javë më herët, pasi që Thaçi (ish-lider i Partisë opozitare Demokratike të Kosovës, PDK), e kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në përgjigje ndaj koronavirusit, me të cilat kontrolli do të kalonte prej Qeverisë te presidenti.
Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, pjesë e LDK-së së partnerit më të vogël të koalicionit, haptazi anoi kah Hashim Thaçi.
Albin Kurti u kundërpërgjigj duke e shkarkuar nga posti, për ta nxitur LDK-në që të dalë nga Qeveria dhe ta iniciojë mocionin e mosbesimit. Por kryetari i LDK-së, Akademik Prof.dr.Isa Mustafa, tha se shkaku i njëmendtë i tërheqjes së partisë së tij ishte refuzimi i Albin Kurtit për t’iu përmbajtur kërkesës së Grenellit që Kosova ta hiqte tarifën kundër Serbisë, ani pse nuk do të merrte gjë si kthim.
Në ditën para votës së mosbesimit, shtetet e Quintit (një formacion ky diplomatik i përbërë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar-Anglisë , Gjermanisë, Francës dhe Italisë) përpiloi një deklaratë të përbashkët, duke e kërkuar ruajtjen e “integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe prioritizimin e luftës kundër COVID-19 para politikës”.
Në një letër të përbashkët të ministrave të Jashtëm gjermanë dhe francezë, po ashtu, kërkohet që LDK-ja ta tërheqë mocionin.
Megjithëkëtë, po atë natë, një veprim i njëanshëm i administratës Trump e rrënoi unitetin perëndimor: qartazi i udhëzuar nga Grenelli, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e shprehu në “Twitter” mbështetjen e tij për mocionin.
Ky ishte një de facto puç: LDK-ja ishte votuar në Qeveri me kartën e përbashkët VV-LDK, pas fushatës si koalicion.
Rrëzimi i Qeverisë nën rrethanat aktuale është skajshmërisht jodemokratik, meqë mënyra e vetme legjitime për ecjen përpara – zgjedhjet e parakohshme – ishin cilësuar si të pamundshme, shkaku i nevojës për t’i reduktuar kontaktet mes njerëzve.
Shkëputje e përnjëhershme nga politika dydekadëshe amerikane në Ballkan
Njohësit e politikave të Qeverisë amerikane kanë provuar më herët – me aq sa kanë mundur – që ta ruajnë vazhdimësinë e politikave të kahershme të SHBA-së dhe t’i mbrojnë marrëdhëniet strategjike dhe afatgjate nga stili i çrregullt, konfrontues e nacionalist i Trumpit.
Kjo mund të funksionojë nëse dhe derisa nuk ka urdhra të kundërta prej lart.
Por mbështetja amerikane më 2018 për marrëveshjen Hashim Thaçi-Aleksandër Vuçiç rreth “korrigjimit të kufijve”, “demarkacionit” apo “shkëmbimit të territoreve” – që të gjitha që e nënkuptojnë ndarjen e Kosovës – sinjalizoi shkëputjen e përnjëhershme prej politikës më se dydekadëshe amerikane në Ballkan, duke e hapur një çarje transatlantike të paparë, në kuptimin e sigurisë evropiane, që prej luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë.

Aleksandër Vuçiçi e propozoi – dhe Hashim Thaçi e pranoi me padurim – “shkëmbimin territorial” në verë të 2018-s, si pjesë e negociatave të vazhdueshme Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bisedimet ishin udhëhequr prej shefes së asaj kohe për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, pa transparencë për shtetet anëtare.
Por rezistenca e prirë prej Gjermanisë, përfshirë prej vetë kancelares, Angela Merkel, ndaj ndryshimeve të mëtutjeshme – dhe mbase destruktive – të kufijve në Ballkan, e vuri përpjekjen e ndarjes në pezullim.

Fraksionet përbrenda Kosovës dhe midis Qeverisë së Kosovës e Serbisë, pastaj u përshkallëzuan.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr asokohe nga kryeministri, gjenerali kombëtar Ramush Haradinaj, e kundërshtoi fuqishëm konceptin e ndarjes dhe insistoi se Qeveria, e jo presidenti, e ka autoritetin për çështje të tilla. Ai e akuzoi Hashim Thaçin se po vepronte në dobi të interesave të veta – dhe jo të vendit.
Beogradi e bllokoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe e vazhdoi fushatën për t’i nxitur vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që t’i tërheqin njohjet. Gjenerali i luftës-Heroi i paqës, zt.Ramush Haradinaj, i mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, u kundërpërgjigj duke e vendosur në nëntor të 2018-s taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia.

Ky veprim i ndali negociatat Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja, pasi që Aleksandër Vuçiçi e kushtëzoi kthimin e tij para tryezës së negociatave me heqjen e tarifës. Washingtoni zbatoi politikën e presionit të fuqishëm ndaj Prishtinës për heqjen e taksës dhe “arritjen e një marrëveshjeje” për zgjidhjen përfundimtare të përplasjes Kosovë-Serbi rreth statusit, e cila do të nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.
Në ndërkohë, më 2019, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi në favor të Qeverisë së Kosovës : negociatat me Serbinë janë kompetencë e Qeverisë dhe e kryeministrit, e jo presidentit.
Një “Obligim Politik i Brendshëm” 2.0
Richard Grenell, i cili derisa shërbeu si ambasador amerikan në Gjermani në vjeshtën e 2019-s e bindi presidentin amerikan Donald Trumpin që ta emëronte si të dërguar për negociatat Kosovë-Serbi, më pas e shfrytëzoi largimin e Federica Mogherinit dhe kalimin e BE-së në një Komision Evropian të porsazgjedhur për ta rrëmbyer iniciativën prej Brukselit.
Duke e bërë këtë,Richard Grenelli dukej se po e zbatonte “obligimin e tij politik të brendshëm”, për ta huazuar termin e përdorur nga zyrtarja e Këshillit për Siguri Kombëtare, Fiona Hill, në dëshminë e saj të nëntorit të 2019-s para Kongresit, gjatë seancave dëgjimore në procesin për shkarkimin e Donald Trumpit. Për muaj me radhë,Richard Grenelli e ndoqi shtegun e veprimeve të njëanshme për Kosovën dhe Serbinë.
E para ishte një letër qëllimi e nënshkruar në Ambasadën amerikane në Berlin midis zyrtarëve të Qeverisë serbe, ministrit të Transportit të Kosovës dhe “Lufthansa”-s për krijimin e një lidhjeje komerciale ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Letra qëllimi shtesë janë nënshkruar nga Aleksandër Vuçiçi dhe Hashim Thaçi në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, për krijimin e linjës së transportit hekurudhor dhe ndërtimin e një autostrade ndërshtetërore.
Në asnjërën prej këtyre instancave nuk ishte e informuar paraprakisht Qeveria gjermane, dhe as pjesa tjetër e BE-së. Përbrenda Kosovës, Hashim Thaçi po ashtu e kishte anashkaluar Qeverinë e ardhshme të Albin Kurtit.
Këto anashkalime ishin qartazi të planifikuara, për të sinjalizuar përçmim dhe mosrespekt për partnerët rajonalë dhe për ta demonstruar unilateralizmin amerikan.

Në fund të shkurtit të 2020-s, i dërguari i posaçëm Grenell i priti presidentët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, me praninë e këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe dhëndrit të Donald Trumpit, Jared Kushner.
Mungesa e qartësisë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë i ushqeu tensionet në rritje përgjatë Atlantikut, si dhe përbrenda Kosovës. Grenelli insistoi se bisedimet kishin të bënin vetëm me ekonominë, e jo me politikën, dhe mohoi rinisjen e bisedimeve për shkëmbim territoresh.
Por Hashim Thaçi bëri të ditur, pas kthimit të tij nga Washingtoni, se një marrëveshje e madhe po ofrohej. Ai deklaroi se dialogu i udhëhequr nga BE-ja – i mbështetur në fillim nga SHBA-ja – është i vdekur; bisedimet do të zhvendosen tani në Washington, deklaroi ai.
Për më tepër, ani pse kryeministri i Kosovës kishte njoftuar pezullimin e pjesshëm të tarifave kundër Serbisë (një veprim ky i duartrokitur nga BE-ja), Richard Grenelli dhe Hashim Thaçi e shtuan presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e tërësishme të tarifës.
Kryeministri tash në largim Albin Kurti e kishte kushtëzuar në mënyrë të arsyeshme heqjen e plotë të tarifës me heqjen e barrierave jotarifore tregtare nga ana e Serbisë dhe përfundimin e fushatës së saj ndërkombëtare për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Edhe pse Aleksandër Vuçiçi sinjalizoi gjatë një video-thirrjeje me kancelaren gjermane Angela Merkel se mund të heqë dorë nga barrierat jotarifore, Grenelli u tërhoq nga kërkesa e tij e mëhershme që Beogradi ta ndalojë fushatën e çnjohjeve dhe kërcënoi madje që ta ndalte mbështetjen ekonomike për Kosovën.

Ç’është e vërteta, agjencia e Qeverisë amerikane “Millennium Challenge Corporation” (MCC) njoftoi se do t’i ngrijë programet e saja, me vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh, të zhvillimit ekonomik në Kosovë derisa vendi të mos e hiqte tarifën.
Aleatët e Donald Trumpit në Kongresin Amerikan e rritën po ashtu presionin.
Senatori, David Perdeu, kërcënoi përmes një postimi në “Twitter” (që u ripostua nga Richard Grenelli) se “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe (që do të thotë ta heqë tarifën), atëherë SHBA-ja mund ta rishqyrtojë praninë e saj aty”. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për tërheqjen e trupave amerikane nga forca e NATO-s. Senatorët, Rand Paul dhe Donald Trump Jr., e shprehën mbështetjen e tyre në “Twitter”.
Shkatërruese për Kosovën dhe rajonin Ballkanik
Ndikimi i marrëveshjes së kërkuar do të ishte shkatërrues për Kosovën, ku dy të tretat e pakicës serbe prej përafërsisht 10 për qind jetojnë në veri, e cila pjesë supozohet se do t’i bashkohej Serbisë. Ndarja, sipas të gjitha gjasave, do të shpinte drejt një eksodi masiv të serbëve të jugut dhe drejt dhunës etnike përbrenda Kosovës dhe mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo gjë do t’i shtonte, po ashtu, thirrjet për spastrime të tjera të negociuara etnike në Ballkan, si në Bosnjë, ku Milorad Dodiku, lideri i kahershëm i Republikës Serbe të krijuar me Marrëveshjen e Daytonit, prej kohësh kishte kërkuar pavarësim.
Por të menduarit afatgjatë dhe konsiderata për pasojat në popullatën në terren, e lëre te aleatët, është larg të qenit një shenjë dalluese e politikave të administratës së Donald Trump, siç u pa edhe nga bisedimet bërthamore me Korenë e Veriut, nga fiaskoja e tërheqjes së nxituar të trupave nga Siria dhe shumë instanca të tjera.

Në manovrën Kosovë-Serbi, dëmi masiv tanimë është shkaktuar, si për reputacionin e Amerikës në Kosovë ashtu edhe për marrëdhëniet e saja me aleatët evropianë.
Përfaqësuesi Eliot Engel, shef i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuese për Marrëdhënie me Jashtë, ka kritikuar fuqishëm politikën “e grushtit të sertë” të administratës, duke e cilësuar si një “akt ngacmimi”, duke e dënuar rrezikimin e Qeverisë Kurti në një kohë kur i gjithë fokusi do të duhej të ishte te masat për luftimin e përhapjes së COVID-19.

Kolegët e tij republikanë në Kongres e bënë të njëjtën gjë. Kështu do të duhej të bënte edhe favoriti demokrat për nominim presidencial, Joe Biden, i cili ka një sfond të fuqishëm në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi.
Njësoj duhet të veprojë edhe kandidati tjetër presidencial demokrat dhe senatori, Bernie Sanders, i cili gjithashtu e mbështeti intervenimin e NATO-s më 1999 për ta ndihmuar pavarësimin e Kosovës nga Serbia, dhe i cili që atëherë e mbështeti atë fuqishëm nga kritikët, përfshirë edhe ata nga e majta ekstreme.
Ata të gjithë duhet të nënvizojnë se administrata amerikane po i keqpërdor politikat e jashtme amerikane, duke e rrezikuar partneritetin transatlantik dhe duke e rrezikuar sigurinë evropiane. Kjo do të ndikonte në zbutjen sadopak të ndjenjës legjitime të kosovarëve për tradhti karshi SHBA-së, por edhe të frikës kudo në Ballkan se Shtetet e Bashkuara do ta përmbysin paqen e fituar me shumë vështirësi për lojëra politike që nuk do të kenë ndonjë jehonë tek elektorati amerikan, ama mund të shkaktojnë kërdi gjetkë.
*****

Në një artikull të botuar në The Hill ai shkruan: “Shumë pikëpyetje e rrethojnë misionin e Richard Grenellit në Kosovë.
Pse u dashka që një person me përvojë kaq të kufizuar dhe me një portofol kaq të rëndëishëm detyrash në vendin e tij të merret me negociatat mes dy kundrshtarëve të dobët ballkanas? Pse po mban Grenelli një qëndrim pro-serb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend pro-amerikan në një kohë kaq të ndjeshme?
Diçka mban erë këtu.
Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Donald Trampit,Richard Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet.
Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Donald Trampit dhe Vladimit Putinit. Unë dyshoj — pa pasur prova — se Vladimir Putini i ka paraqitur Donald Trampit pikëpamjet e tij pro-serbe, i ka theksuar se shqiptarët janë muslimanë dhe më pas i ka kërkuar Donald Trampit ndihmë për negociatat”.
♦Ndërsa Kurt Bassuener bashkëthemelues i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin dhe Bodo Weber ndihmës i Këshillit për Politika të Demokratizimit, i përqendruar në Ballkanin Perëndimor kanë botuar në “Just Security” një shkrim ku e akuzojnë Grenellin. Për dëmin që i ka shkaktuar kredibilitetit dhe autoritetit moral të SHBA-ve në Kosovë. Ata e kritikojnë atë se me këto politika ka ndikuar në thellimin e hendekut midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, e sidomos të Gjermanisë
♦Për qëllime të errëta të kësaj politike tërheqin vëmendjen edhe një grupim intelektualësh të majtë botërorë, kryesisht simpatizantë të Vetëvendosjes, që thonë se gjithë kjo lojë tenton ti imponojë Kosovës, një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë. “ Kjo aleancë “e pabesë” ka gjetur një mentor në Richard Grenell, diplomatin Trumpian ortodoks, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trump dhe qëndrimin politik. Teknika të famshme të thyerjes së krahut të Richard Grenellit u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërngulje të njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë – dhe shumë vuajtje” shkruajnë mes të tjerash ata.
♦Edhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, i ka drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku i tregon për rolin aspak pozitiv të Grenellit. “Richard Grenell është një njeri që ka dështuar si ambasador në Gjermani dhe po dështon si Drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare.
Ai gjithsesi po bën një punë “mashtruese” në Ballkan, duke prezantuar marrëveshjet e vogla të transportit si hapa të mëdhenj përpara…Qëllimi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokës/njerëzve, gjë për të cilën administrata Trump po bën presion dhe ju keni treguar shenja se mund të pranoni” shkruan ai duke i rekomanduar Thaçit: “Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe në mënyrë që të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së. Deri atëherë, përmirësimet në rritje janë gjithçka që mund të shpresohet. Arti i qeverisjes kërkon që të inkurajoni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjëra të mira vijnë për ata që mund të presin”.
♦Ambasadori amerikan në Serbi, Michael P. Colt, diplomat me 35 vite përvojë, ka bërë një postim në Tëitter “Nuk ka asnjë arsye që Kosova nuk do duhej ta kërkojë trajtimin reciprok të tregtisë së saj me Serbinë. Presioni amerikan në Kosovë në këtë rast është i gabuar”.
♦Çështja e tarifave për të cilat Grenelli ushtroi presion të madh dhe heqja dorë e amerikanëve për të bërë presion mbi Sebinë për fushatën e çnjohjeve ka shqetësuar edhe një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, kreun e komisionit të politikës së jashtme të kongresit amerikan Eliot Engël. “Presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i pabalansuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën, teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus.
Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypin prej Administratës që të vërë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje.
Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës”.
Lajmi "Fake News" në TOP news MK
Një lajm jo i konfirmuar nga Lobi Shqiptar dhe jo i konfirmuar nga vetë zoti Joseph J. DioGuardi .
Sipas një shkrimi të zt. Shpëtim Pollozhani, citojmë : " Presidenti amerikan Donald Trump e ka shkarkuar përfaqsuesin e vetë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, zt. Richard Grenll.

Atë e zëvendëson zt.Redclif një mik i madh i Lobit shqiptar në Amerikë.Urime të gjithë shqiptarëve të Amerikës,të cilët kontribuan për këtë kthesë të madhe në dobi të demokracisë dhe të lirisë.


Informacioni i publikuar nga TOP news MK, më dt.6.5.2020 :
https://topnews.mk/2020/05/e-konfirmon-dioguardi-grenell-eshte-shkarkuar/ lypset më e verifikuar nga vetë zt.DioGuardi.
Se a është lajm i saktë ,agjencioni "Floripress" nuk e dinë deri në këto memente, por shpreson që agjencioni TOP news.mk është i saktë ngase :

Agjencioni" Floripress" nga Prishtina , falenderonë publikisht Anetarin Ekzekutiv te Bordit, Faton Bislimin, qe publikisht ka reaguar ndaj ketij "lajmi te rremë" : "Fake News" me qellime anti-kombetare!
Faton Bislimi
Faton Bislimi shkruan : https://www.facebook.com/aaclus/ :
Eshte totalisht e pavertete se z. DioGuardi ka bere prononcime per "shkarkimin e z. Grenell!"
Zevendesimi i z. Grenell nga Kongresisti Ratcliffe ne cilesine e Drejtorit Nacional te Intelegjences se SHBA-ve, nuk e afekton detyren e tij si Ambasador ne Berlin dhe i deguar per ceshtjen e Dialogut Kosove-Serbi.
DioGuardi nuk ka bere asnje prononcim per kete pune per askend.
Kete e konfirmoj ne cilesine time si Anetar Ekzekutiv i Bordit te Drejtoreve te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Ka disa portale qe ia kane atribuar nje lajm te pavertete DioGuardit dhe kjo po behet per te krijuar me shume amulli.
Figura dhe puna e DioGuardit jane historike, te pazevendesueshme dhe ta pa cenueshme.
Kushdo qe perpiqet te hedhe balte aty, eshte antikombetar dhe soj i armiqeve tane!
DioGuardi si gurethemel i marredhenjeve tona specifike dhe permanente me SHBA-te si dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si organizata e vetme e regjistruar lobiste ne Washington, DC, do te vazhdojne te punojne ne favor te kauzes sone kombetare dhe ne interes te popullit shqiptar!
Nuk ka kush as qe i ndale e as qe i shantazhon per interesa miskime te politikes ditore!, shkruan mes tjerash patrioti i devotshëm i çështjës shqiptaro-amerikane zt.Faton Bisslimi.

New York Times: Richard
Grenell ka dështuar tre herë
Richard Grenell shkarkohet nga posti i tij në CIA për shkak mosbesimit të amerikanëve. Kriza e koronavirusit sugjeron që Grenell ka dështuar!

CIA mbi formimin e spiunëve të Amerikës ("The Cloud Forming Over America’s Spies") me këtë titull sot gazeta prestigjioze amerikane Neë York Times është marrur rreth një rrëmuje që është krijuar në administratën e presidentit Trump në kohën e pandemisë, sidomos për të gjetur njeriun numër një të CIA-së.

Douglas London
Një pensionist C.I.A. oficeri sheh rrezik përpara për pavarësinë dhe paanshmërinë politike të 17 agjencive të inteligjencës amerikane nëse konfirmohet zgjedhja e Trump për drejtor të inteligjencës kombëtare.
Emërimi në shkurt i Richard Grenell, një operativ politik dhe besnik i Donald Trump, si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare pas emërtimit të ish-Kongresmenit John Ratcliffe për të mbushur përgjithmonë pozicionin pasi të konfirmohet, ka shumë profesionistë aktualë dhe të mëparshëm të inteligjencës thellësisht të shqetësuar.
Javën e kaluar, për shembull, në të njëjtën ditë kur zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare (DNI me pak fjalë) lëshoi një deklaratë publike duke pohuar konsensusin e komunitetit shkencor se "virusi Covid-19 nuk ishte i bërë nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht," Neë York Times raportoi se administrata Trump po i shtypte zyrtarët e inteligjencës që të kërkonin prova për të provuar ndryshe - mbase që ajo kishte origjinën në një laborator kinez. Jo rastësisht, drejtori i përkohshëm Grenell, një përdorues pjellor i Tëitter, nuk arriti të nënshkruajë pozicionin zyrtar të bashkësisë së tij të inteligjencës.
Raportimet e fundit në The Washington Post dhe New York Times kanë sfiduar mesazhet e rreme të presidentit për ato që po i thoshte komuniteti i inteligjencës qysh në dhjetor. Shkencëtarët, mjekët dhe analistët e C.I.A siguruan padyshim modele të sofistikuara se si do të përhapet pandemia me siguri nga Kina dhe sa dëm do të shtonte Pekini duke shtypur informacionin për të.
Përkundrazi, komentet mashtruese të Z. Grenell në lidhje me pozicionet aktuale të agjencive kanë minuar besueshmërinë e komunitetit me amerikanët dhe duke llogaritur gabime në mesin e kundërshtarëve dhe aleatëve të huaj. (Mr. Grenell’s misleading comments about the agencies’ actual positions have undermined the community’s credibility ëith Americans, and risk miscalculations among foreign adversaries and allies.)
Por kriza e koronavirusit sugjeron që Z. Grenell ka dështuar në të tre raste. (But the coronavirus crisis suggests that Mr. Grenell has failed at all three.)
Për fat të mirë, ai gjithashtu ka dështuar në prishjen e vendosmërisë së komunitetit të inteligjencës për të bërë punën e vet. Mundohuni sa të jetë e mundur, as ai dhe as presidenti nuk mund të parandalojnë një shumicë të madhe të këtyre patriotëve jo-politikë të kryejnë punët e tyre.
Për dallim nga Prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr, as Z. Grenell dhe Z. Ratcliffe nuk ndajnë sfondin e trajnimit të forcës së tij të punës. Ata janë, në rastin më të mirë, fillestarë të inteligjencës dhe nuk kanë shkallën e kontrollit mbi 17 agjencitë e tyre që Z. Barr gëzon mbi Departmenët e Drejtësisë
Sigurisht, drejtori i inteligjencës kombëtare mund të shpenzonte më mirë energjitë e tij në mbrojtjen e forcës së punës nga frikësimi dhe presioni. Dan Coats, i cili i parapriu Z. Grenell, e bëri atë me art, duke siguruar një tampon kundër shpërthimeve dhe kalendarëve të zotit Trump pas konferencës së Vlerësimit të Kërcënimit në të gjithë botën 2019, përafrimi i tij me zgjedhjet e Vladimir Putinit duke u ndërhyrë, pavarësisht se çfarë po i thoshin ekspertët e tij të inteligjencës, dhe tij afrohet në Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin.
Por Presidenti Trump, Z. Grenell dhe Z. Ratcliffe (nëse ai duhet të konfirmohet) shpesh do të mbingarkohen dhe mashtrohen nga pavarësia dhe aftësia e komunitetit të inteligjencës. Ndërsa presidenti vazhdon të mësojë rrugën e vështirë, komuniteti nuk është sekretariati i tij personal. Ajo siguron inteligjencë 24/7 për një larmi të gjerë të zyrtarëve në çdo agjenci federale dhe vepron nën mbikëqyrjen e kongresit.
Ruajtja e misionit dhe integritetit të komunitetit të inteligjencës nuk do të vijë pa viktima ose dëme, si për forcën e punës, ashtu edhe për vendin, por shtypja e tij nuk do të jetë shëtitja e tortës që presidenti imagjinon. Mbishkrimi në hyrjen e C.I.A dhe i përqafuar si ungjill i tij, është shkruar: "Dhe do ta dini të vërtetën dhe të vërtetën do t'ju bëjë të lirë".
Douglas London is a retired CIA Clandestine Service senior operations officer and an adjunct associate professor at Georgetown University’s Center for Security Studies. His assignments spanned the Middle East, South Asia, Africa, and Central Eurasia, during which time he served several times as a CIA chief of station. Mr. London retired at the end of 2018, and his last assignment was as the CIA’s chief of counterterrorism for South and Southwest Asia. You can follow him on Twitter @douglaslondon5.
https://www.mei.edu/experts/douglas-london
No comments:
Post a Comment