Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/07

Kryeministri në detyrë Albin Kurti për letrën nisur zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pences: Nuk ishte ankesë, por sqarim i pozicionit të qeverisë

Kurti për letrën nisur Pences: Nuk ishte ankesë, por sqarim i pozicionit të qeverisë


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se i është ankuar zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pence, në lidhje me rolin e ambasadorit Richard Grenell në bisedimet Kosovë – Serbi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas dhurimit të gjakut në Klinikën e transfuzionit , sot në Prishtinë, tha se letra është e para një muaji dhe se nuk ka të bëjë më ankesë, por me sqarim të pozicionit të qeverisë që ai udhëheq në lidhje me dialogun.
Mike Pence - Wikipedia

Mike  Pence


“Kam shprehur edhe qëndrimet tona, si qeveri e Kosovës, të mijat si kryeministër në detyrë për çështje të ndryshme politike përfshirë dialogun. 


Is Mike Pence In Danger of Getting Bounced from Trump's 2020 ...

Nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin  Richard Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mija për këtë dialog, se si duhet të jetë parimor. Për shkak se ka shumë keqinformim për qeverinë tonë, për mua si politikan se çka bëj e çka them, i kam shprehur qëndrimet e mija që të mos ketë keqkuptime”, tha Albin  Kurti.

Albin Kurti ka thënë se e ka për detyrë që kur ka keqinformime, të sqarojë situatat.


Media dhe politikanë të shumtë kanë kritikuar  Albin Kurtin ditëve të fundit, duke thënë se i është ankuar të zëvendës-presidenti amerikan i shtetit, Mike  Pences në lidhje me rolin e  ish ambasadorit amerikan në Gjermani zt. Richard Grenellit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, ndërsa ka folur për tema të nxehta që kanë shtuar akuzat e ndërsjella mes partive politike. I pyetur nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, mbi akuzat që ka hedhur ndaj të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se ka gisht në rrëzimin e qeverisë së tij, Albin Kurti e shpjegoi këtë si vijon:

“Ambasadori Grenell në tetor 2019 dhe janar 2020 ka qenë në Kosovë. Unë e kam takuar në të dyja herët, dhe ai fillimisht në tetor pati thënë se Kosova duhet të heqë tarifën 100%, ndërkaq në anën tjetër Serbia duhet ta ndërpresë fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, prej kur shkoi në janar në Beograd këtë pjesën e dytë e hoqi plotësisht dhe thoshte se vetëm Kosova duhet të heqë tarifën, ndërsa nuk fliste për Serbinë. Trysnia e tij fillimisht u shpreh për një lloj insistimi që kërkonte të mos diskutohej. Unë kam komunikuar me të, madje deri vonë edhe pasi jemi rrezuar si qeveri. Në anën tjetër, ai filloi ta shtojë trysninë ndaj partnerit tim në qeverisje deri sa ata u dorëzuan dhe u nënshtruan. Pra, ai ka pasur një rol, i cili nuk ka qenë neutral, por përkundrazi ka pasur një rol aktiv. Për mua kjo nuk do të thotë asgjë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një emisar të SHBA shumë i fuqishëm, me të cilën unë kam bashkëbiseduar, por nga ana tjetër nuk kam pranuar ta vë në pikëpyetje interesin e Kosovës, raportin me Serbinë, subjektivitetin tonë sepse reciprociteti është gjëja më normale në marrëdhëniet bilaterale ne fqinjësinë e mirë pavarësisht insistimeve të tij. Mendoj se ai ka qenë shumë i interesuar për një marrëveshje shumë të shpejtë Kosovë-Serbi. Përqendrimi i tij ka qenë tek nënshkrimi në fund të marrëveshjes se sa tek teksti i saj, që do të kishte pasoja për Kosovën si shtet dhe për popullin e saj", theksoi Kurti.

Pavarësisht mohimit që bëri Grenell për ekzistencën e një plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se nuk është kështu, por theksoi se diplomatët amerikanë nuk kanë thënë fare që nuk ka plan, por se nuk e kanë parë një të tillë.

Ai nuk kurseu akuzat ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilin theksoi se ka ndërtuar një lidhjeje të shkurtër me homologun e tij serb, Aleksdandër Vuçiç. Ai theksoi se dy presidentët, ai i Serbisë dhe i Kosovës kanë hartuar një plan për shkëmbimin e territoreve duke mos përfillur përfaqësuesit europianë.

“Ata kanë thënë se nuk kanë parë një plan, jo se nuk ka një plan. Unë mund ta besoj këtë, sepse presidenti i Kosovës dhe i Serbisë kanë krijuar një lidhje të shkurtër. Unë mendoj se ka një plan midis dy presidentëve, ndërsa në këtë mënyrë ata nuk i përfillin përfaqësuesit europianë", shtoi ai.

Teksa shprehu bindjen e tij se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e votuar në popullatë, Albin Kurti tha se ata që iniciuan planin për shkëmbimin e territoreve do t’u mbetet turpi, ndërsa Kosovës shtoi ai, do t’i mbetet i gjithë territori i saj.

“Kemi herën e parë në këtë shekull që një lider i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë ndërmjetësim ndërkombëtar. Ata kanë hyrë në ujdinë e brendshme për çështjen e shkëmbimit territorial, që për mua është një eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Ndarja e Kosovës është projekt i kamotshëm i Serbisë dhe ai merr forma të ndryshme. Të gjitha këto janë ambalazhe të ndryshme të të njëjtit plan, që është ndarja e Kosovës dhe kjo është e papranueshme për mua si kryeministër, si shqiptar dhe si njeri. Ata që lançuan projektin e shkëmbimit territorial do t’u ngelet turpi, ndërsa Kosovës komplet territori i saj. Ne nuk duhet të japim, ne kemi vuajtur dhe kemi aq shumë humbje në njerëz”, shtoi Kurti.

Flori Bruqi







No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...