Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

Karantinimi i qyteteve çfarë efekti psikologjik krijon tek qytetarët e qyteteve në karantinë (8)



Akademik Mr.sc. Lule Alidema,psikologe klinike

Tashmë shumë ditë gjendemi të mbyllur nëpër shtëpitë tona, gjendje mbase tepër e rënduar psikologjike, secili u mundua që të gjejnë mënyrën për ta përballuar situatën e krijuar, edhe pse vështirë e përballuar.

 Duket qartë një vetëdijëdijësim i popullatës në menaxhimin e kësaj situate, vetëdijesim i kujdesit psikikë dhe fizikë!

 Megjithatë, virusi si duket ka fuqinë e shpejtë dhe lehtë të përhapjes, sa që tashmë filloi edhe karantinimi i qyteteve. 

Kur flitet për karantinim të qyteteve, atëherë vërtetë është situatë shqetësuese, dhe alarmante. 

Kjo nënkupton se dukshëm është rritur shkalla e rrezikshmërisë, dhe dukshëm është rritur numri i të infektuarve nga COVID-19,
 andaj krahas rritjes së rrezikshmërisë së përhapjes, dhe kohëzgjatjes së karantinimit, rriten edhe shqetësimet në aspektin psikologjikë tek shumica popullatës. 

Sigurisht, çdo sjellje që dërgon në detyrim, nuk është e pranuar nga njeriu, përveç shqetësimeve dhe pakënaqësive të lehta shpirtërore, ajo përcillet edhe me ndryshime më të rënda psikologjike, sidomos nga aspekti emocional. 

Ky karantimim i shumicës së qyteteve në vendin tonë dyshoj se do të nxitë popullin në probleme psikologjike, si dëshpërim, demotivim më të thellë, frustrim, pesimizëm, stres ende më të shtuar, e deri në atakë të panikut. 

Prandaj lus, dhe sugjeroj qytetarët që të ruajnë qetësinë, shëndetin mendor, të mundohen të përballojnë këtë gjendje me shpresën se do të kaloj shpejt dhe pa pasoja!

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...