Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/06

Profesoresha Lucy Yardley, nga Universiteti i Bristolit, i tha BBC-së se provat tregojnë që “ngarkesa virale” luan një rol të rëndësishëm në mënyrën e sëmundjes.


Profesoresha Lucy Yardley, nga Universiteti i Bristolit ,shpjegon , pse kaq shumë punonjës të kujdesit shëndetësor – të cilët janë në kontakt me pacientët e sëmurë rëndë më Covid 19  –janë bërë viktima të epidemisë.

 Habit shkencëtarja: Ja si llogaritet se kush sëmuret më rëndë nga koronavirusi

Një ngarkesë e madhe virale i jep fuqi sëmundjes që në fillim, argumenton ajo, ndërsa rrit nga ana tjetër rrezikun që sistemi imunitar i një pacienti të mbingarkohet në betejën e tij kundër COVID-19.

Kjo do të thotë me pak fjalë, sipas Yardley, se dikush që është infektuar në mënyrë indirekte, për shembull duke prekur një dorezë dere, mund të përfundojë me simptoma më të butë sesa dikush që goditet nga kolla e spërklat e një personi të infektuar.

Ekspertja paralajmëroi se virusi mund të jetë më vdekjeprurës nëse përhapet në mes të familjarëve që ndodhen në të njëjtën shtëpi për shkak të kontakteve të ngushta e të zgjatura mes tyre.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...